David Villa

Dita e sotme në tregun e transferimeve ka qenë tejet intenzive. Për të mos ju bërë juve montone që për çdo spekulim të kemi nga një lajm, ne bëjmë përmbledhjen e më të rejave të ditës së sotme në Merkato, e cila mbyllet nesër.

Zyrtare: Fiorentina transferon sulmuesin e Barcelonës Keiirison

Të dy kandidatët për postin presidencial të Barcelonës synim kryesor e kanë mesfushorin katalan të Arsenalit Cesc Fabregas.

Asier del Horno kalon nga Valencia në Valladolid.

Manchester United ka bërë ofertë në sekondat e fundit të merkatos për super talentin Sergio Canales.

Valencia konfirmon: Manuel Fernandes nuk shkon në Inter.

Antonio Cassano refuzon Fiorentinën për të qëndruar në Sampdoria.

Manchester City është gati ta mposht Interin në garën për mesfushorin e Parmës Mc’Donald Mariga.

Zyrtare: Hitzlsperger kompleton transferimin te Lazio.

Trajneri i Arsenalit deklaron se ka menduar transferimin e Maroune Chamakh dhe David Villës.

Henry kërkohet nga City…

Kapiteni i Egjiptit, Ahmed Hassan, duke mbajtur trofeun. Përfaqësuesja e Egjiptit është shpallur kampioni i ri i Afrikës, pasi që në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës e ka mposhtur Ganën.
Faraonët shënuan fitore minimale prej 1-0, për të fituar për të tretën herë radhazi trofeun e Kupës së Afrikës dhe për të treguar dominiomin e tyre në “kontinentin e zi”.
Heroi i mbrëmjes ishte Mohamed Nagy Geddo, i cili shënoi golin e vetëm në këtë finale.
Nani (majtas) dhe Rooney (djathtas) festojnë golin.Manchester United ka deklasuar në Emirates Arsenalin, që ishte i pafuqishëm ndaj kampionëve të Anglisë.

Më poshtë do të gjeni dhe një bllok të pasur për rrjedhën e këtij super derbi.


Pjesa e parë


Pjesa e parë filloi me presion të madh të Arsenalit. Ishte Andrey Arshavin ai që me një goditje tentoi të mposht Van der Saar por pa kurfar suksesi.


Në minutën e 23’ Gallas godet nga largësia për në himalaje…


Dhe në minutën e 32’ vjen goli më i mirë i sezonit. Luis Nani, pasi kalon dy lojtarë të Arsenalit, kalon dhe të tretin, depërton në thellësi të zonës, bënjë gjysmë harko-parabollim të cilin e devijon Almunia, e që natyrisht përfundon në gol. Kjo vepër është për muze të Luvrit, por goli i pranohet Almuniës.


Fabregas në minutën e 36’ tenton me një goditje por më kot.


Pas kundërsulmit të goditjes së Fabregas, Nani bukur pason për Rooneyn që nuk e pati të vështirë të shënoj dhe golin e dytë në takim për United, 2-0.


Nani tre minuta pas golit përsëri godet por kalon për një fije peri pranë golit. Fat i madh për Arsenalin.


Alex Song goditi mirë në fund të pjesës së parë por as ky nuk arrin të shënoj.


Arsenal pati fat në pjesën e parë që nuk pësoi ndonjë debakël më të keq, përderisa United tregoi pjekuri të madhe.


Pjesa e dytë


Manchester United nisi më mirë pjesën e dytë.


Në minutën e 52’ Ji Sung Park shënon golin e tretë për United në Old Trafford pasi u gjend vetëm me Almuniën.


Alex Song në minutën e 57 godet jashtë kuadratit.


64’. Cesc Fabregas godet fuqishëm por nuk shënon.


Dhe goli i nderit për Arsenalin vjen në minutën e 70 kur pas një harkimi të Nasrit Gallas e dërgon topin te Vermaelen që me një gjsymë-volej të bukur shënon për 1-3.


Arsenal me këtë humbje, ja vështirëson vetës në garën për titull përderisa Manchester United është në pozitë lakmuese. Arsenali, nëse humb javën e ardhshme nga Chelsea nuk do ti ketë punët mirë.


Rooney pati një paraqitje fantastike, në të cilën shënoi dhë golin e 27-të në të gjitha garat dhe të 20-tin në premier league.

Cristiano Lucarelli (majtas) barazoi rezultatin. Rossonerët nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në përballjen e të dielës ndaj Livornos.
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), kapiteni Massimo Ambrosini kaloi Milanin në epërsi.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Cristiano Lucarelli barazoi rezultatin dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me rezultat të barabartë kanë përfunduar edhe ndeshjet: Cagliari-Fiorentina (2-2), Catania-Udinese (1-1) dhe Chievo-Bologna.
Sampdoria ka mposhtur Atalantan, ndërsa ndeshja Parma-Inter është shtyrë si pasojë e reshjeve të borës
Festa e Giallorossëve. Roma ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Sienas në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico.
John Arne Riise kaloi vendasit në epërsi (29’), ndërsa Simone Vergassola barazoi për mysafirët (41’) për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Chuka Stefano Okaka shënoi golin e fitores që pati vlerën e tre pikëve.
Pas kësaj fitoreje, Roma përforcon pozitën e tretë dhe barazohet me pikë me Milanin që mban pozitën e dytë.
Mesfushori gjerman Thomas Hitzlsperger ka kompletuar kalimin te skuadra italiane Lazio, pasi ka arritur marrëveshje me, tashmë ish-klubin e tij, Stuttgart, për të shfuqizuar kontratën.
Kontrata e Hitzlsperger ishte e vlefshme deri në qershor të këtij viti, mirëpo të dyja palët u pajtuan që ta anulonin kontratën, dhe kështu 27-vjeçarit iu dha mundësia që të transferohej te Biancocelestët.
Hitzlsperger kaloi katër vite e gjysmë te Stuttgarti duke siguruar vend edhe në përfaqësuesen e Gjermanisë, mirëpo ai vendosi se kishte ardhur koha të ndërronte skuadër.
Roger Federer Tenisti numër një në botë, Roger Federer, ka fituar titullin e sivjetmë të Australian Open duke shënuar fitore bindëse përballë Andy Murray, me rezultat 3-0 në sete: 6-3, 6-4 dhe 7-6 (13-11). Zvicerani ishte bindës në dy setet e para duke dominuar kundërshtarin dhe duke fituar 6-3 dhe 6-4, mirëpo seti i fundit ishte dramatik.
Pas humbi dy sete, Murray përqendroi të gjitha forcat në setin e fundit duke arritur epërsinë në 5-2, mirëpo Federer nuk lejoi befasi dhe e barazoi rezultatin në 5-5.
Ishte sërish britaniku që kaloi në epërsi 6-5, ndërsa tenisti më i mirë në botë reagoi për të barazuar në 6-6 dhe pastaj për të fituar 7-6 (13-11).
Ky është titulli i 16-të ‘grand slam’ i Federer (duke përfshirë edhe titujt e mëparshëm të Australian Open në vitet 2004, 2006 dhe 2007) pas 22 finaleve të luajtura.
Njoftohet se Juventusi ka arritur marrëveshje me menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, i cili pritet ta marrë drejtimin e Bianconerëve që nga fillimi i sezonit të ardhshëm.
Zonja e Vjetër sapo ka shkarkuar trajnerin Ciro Ferrara dhe në pozitën e trajnerit ka angazhuar Alberto Zaccheronin, i cili do ta drejtojë Juven deri në fund të sezonit, ndërsa Independent njofton se përfaqësuesit e skuadrës më të madhe italiane kanë arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll, i cili do të vijë në krye të bardhezinjve pas mbarimit të sezonit aktual.
Në mars të vitit të kaluar Benitez nënshkroi kontratë, e cila e lidh me Liverpoolin deri në vitin 2014, mirëpo paraqitjet e dobëta të Të Kuqve këtë sezon, do të mundësojnë prishjen e kontratës së tij.
Hernan Crespo (Parma) Të shtunën, sulmuesi Hernan Crespo është prezantuar si lojtar i Parmës, ndërsa nuk e ka fshehur entuziazmin për kthimin te skuadra nga e cila u largua para dhjetë vitesh.
“Kur u largova nga Parma para dhjetë vitesh, shkrova një letër ku thash se do të më pëlqente ta përfundoja karrierën time duke luajtur sërish në këtë stadium”.
“Ja ku jam. U ktheva. Realizova ëndrrën time. Shpresoj të shënoj shumë gola. Premtoj se do ta vë veten në dispozicion të ekipit dhe do të jem profesionist”, është shprehur 34-vjeçari.
Argjentinasi ka bartur fanellën e Parmës gjatë viteve 1996-2000, ndërsa tani u transferua nga Genoa dhe ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2011.
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e konsideron si tepricë sulmuesin Michael Owen, sidomos për shkak të paraqitjeve të dobëta të anglezit me fanellën e Djajve të Kuq.
Në repartin e sulmit, Ferguson ka emra të tillë,si Wyne Rooney, Dimitar Berbatov, Danny Wlbeck, Federico Macheda, Mame Biram Diouf, ndërsa pritet edhe ardhja e një sulmuesi tjetër, ashtu që Own nuk është i nevojshëm për skuadrën.
Ish-lojtari i Liverpoolit nuk ka gjetur formën e tij më të mirë te United, ndërsa kampioni i Ligës Premier nuk dëshiron që të shpenzojë para për pagën e tij të lartë.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mbajë këtë hap dhe të vazhdojë të kryesojë Ligën Premier.
Të shtunën, Blutë fituan si mysafirë të Burnleyt me rezultat 2-1, dhe tani janë katër pikë para Manchester United, që të dielën zhvillon derbin e vështirë kundër Arsenalit.
“Krijuam disa raste të mira, por Burnley është një ekip i vështirë për t’u mposhtur dhe në këtë fazë, para ndeshjes së madhe (Arsenal-Manchester United), ishte me rëndësi të fitonim, dhe ne e bëmë këtë”.
“Jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe tash për tash jemi në formë të mirë, dhe është me rëndësi që të vazhdojmë kështu”, është shprehur anglezi.
Mediat italiane njoftojnë se Antonio Cassano është pranë kalimit te Fiorentina, skuadër e cila dëshiron të zë vendin që pritet ta lë bosh Adrian Mutu.
Violanews.com shkruan se të shtunën, sulmuesi i Sampdorias është parë në Firence ku ka biseduar me drejtuesit e skuadrës vjollce.
Për më shumë, Sky Sport 24 njofton se Cassano është shumë pranë kalimit te Fiorentina në formë huazimi, deri në fund të sezonit.

Real Madridi ka shënuar fitoren e parë në Riazor që nga viti 1991 kundër Deportivo La Corunas, ndërsa trajneri Manuel Pellegrini është shprehur i entuziazmuar me fitoren.
“U munduam të fitonim që nga fillimi, ndërsa edhe pse nuk ishte një finale, ne e dinim se ishte një ndeshje e rëndësishme kundër një rivali të vështirë. Jam i kënaqur sepse është tradicionalisht një fushë e vështirë për ne, dhe ne luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë”.
“Megjithëse ishim nën presion në fund të ndeshjes pas penalltisë, unë kisha besim. Liga do të jetë e hapur derisa të jetë e pamundur matematikisht (që të fitohet titulli)”, ka thënë Pellegrini për Marca pas ndeshjes.
Pamje nga ndeshja Deportivo La Coruna - Real MadridReali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Riazor kundër Deportivo la Coruna me rezultat 1-3.
Pas disa rasteve të mira të pashfrytëzuara nga mbretërit goli i parë vjen në minutën e 13 nga Esteban Granero. Pas këtij goli Raul humbet një rast të shkëlqyer ku pas një pasimi të Marcelo u gjend përballë portierit por nuk ariti te shenoj.
Pas një asisti maestral nga Guti në minutën e 40 Benzema shënon për 2-0, dhe për ta thyer tabunë 19 vjeçare të Real Madridit në Riazor.
Golin e vetëm për La Corunën në këtë ndeshje e shënoi Riki nga penalltia në minutën e 87.
Për ta vulosur fitoren e Mbretërve u përkujdes Benzema në minutën e 90.
Me këtë fitore Real Madridi mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë, pesë më pak se Barcelona që kryeson (52 pikë).