Nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, Interi ka konfirmuar transferimin e McDonald Mariga nga Parma.
Paraprakisht, transferimi u përball me disa probleme, siç është leja e punës për mesfushorin nga Kenia, ndërkohë që Manchester City ishte i gatshëm që “ta rrëmbente”.
Interesimi i zikaltërve për Marigan u shtua pasi dështoi transferimi i Cristian Ledesmas nga Lazio.
Paraqitja mbresëlënëse e Andy Murrayt në Australian Open, ku arriti deri në finale, ka bërë që të ngritët në vendin e tretë, sipas rangimeve më të reja të ATP-së.
22-vjeçari, i cili në finale u mposht 3-0 në sete nga tenisti numër një në botë Roger Federer, kthehet në pozitën e tretë për herë të parë që nga muaji tetor.
Rafael Nadal, i cili u tërhoq në çerekfinale të Australian Open si pasojë e lëndimit, është zhvendosur në pozitën e katërt, ndërsa kjo është hera e parë që nga viti 2005, që i ndodh diçka e tillë spanjollit.
Në vend të dytë, është ngritur serbi Novak Djokovic, i cili u eliminua në çerekfinale të Australian Open nga Jo-Wilfried Tsonga.
Daniele De Rossi Drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, ka thënë se Daniele De Rossi nuk do t’i shitet Real Madridit, përkundër spekulimeve se Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e mesfushorit italian.
“Real Madrid? Krejt çka mund të them është se Daniele De Rossi nuk do të largohet nga Roma nën udhëheqjen e presidencës aktuale”, ka thënë Prade për Sky Sport Italia.
Drejtori sportiv ka folur edhe për moslargimin e Jeremy Menez dhe Julio Baptista, që ishin të kërkuar nga PSG dhe Interi, respektivisht, duke thënë se Giallorossët kanë vepruar mirë me mbajtjen e tyre.
Trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri, ka fituar çmimin për trajnerin më të mirë të vitit në Itali- “Banka e Artë”.
Ky është një vlerësim i punës së shkëlqyer të Allegrit, i cili ka arritur të bëjë një punë të madhe me Cagliarin, që aktualisht mban pozitën e nëntë në tabelë, por është vetëm gjashtë pikë larg vendit të katërt.
Në garën për trajnerin më të mirë të vitit, 42-vjeçari ka arritur ‘ta mposhtë’ madje edhe Jose Mourinhon.“Jam i lumtur për këtë çmim, nuk mendoj se kam qenë në duel me Mourinhon. Nuk jam i lumtur që dola para Mourinhos, por për faktin se trajnerë të shkëlqyer votuan për mua”, është shprehur Allegri.
Vëllai i Kaka, Digao, është huazuar nga Milani te skuadra nga Serie B, Crotone, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit aktual.
“Crotone njofton se ka siguruar shërbimet e Rodrigo Digaos nga Milani dhe ai vjen në formë huazimi me mundësinë e blerjes së gjysmës së kartonit”, shkruan në komunikatën zyrtare të Crotones.
Digao u huazua sezonin e kaluar te Lecce, ku duhej të qëndronte deri në qershor të këtij viti, mirëpo marrëveshja u shfuqizua dhe ai u kthye te Rossonerët, për t’u huazuar tash sërish në Serie B.
Roma do ta mbajë në skuadër sulmuesin Jeremy Menez, pasi që ka refuzuar një ofertë prej 8.5 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain.
Sipas L’Equipe, PSG ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e francezit, mirëpo Giallorossët i kanë thënë JO kësaj oferte.
Roma e transferoi Menezin nga Monaco në vitin 2008, për shumën prej 11.5 milionë eurosh, që është një tjetër arsye pse kryeqytetasit nuk e kanë shitur për 8.5 milionë, sepse do të humbnin 3 milionë euro.
Anësori i Interit, Amantino Mancini, është huazuar te Milani deri në fund të sezonit aktual.
“AC Milna njofton se ka transferuar Amantino Mancinin nga Interi në formë huazimi me mundësinë e blerjes së gjysmës së kartonit të tij nga Interi”, shkruan në deklaratën zyrtare të Rossonerëve.
Ish-lojtari i Romës, asnjëherë nuk tregoi formën e tij më të mirë te zikaltrit, prandaj nuk po zë vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai është krenar pasi në takimin përballë Arsenalit ka shënuar edhe golin e 100-të të tij në Ligën Premier.
Anglezi ishte në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe është arsyeja kryesore që Manchester United vazhdimisht i qëndron në shpinë Chelseat.
Në takimin derbi të mbrëmshëm Rooney tregoi edhe një herë kualitetet e tij duke shënuar golin jubilar, të 100-tin në Ligën Premier.
“Është diçka që më bën krenar. Është ndjenjë e mirë të luash në Ligën Premier dhe të shënosh 100 gola. Shpresoj se do të vijnë edhe shumë të tjerë dhe unë vërtet jam i lumtur për momentin”, ka thënë Rooney.
Stefano Okaka Fulham ka kompletuar angazhimin e sulmuesit të Romës, Stefano Okaka, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Italisë tashmë një kohë të gjatë është cak i Roy Hogson pasi menaxheri i Fulhamit ishte impresionuar nga paraqitjet e tij pas takimeve në mes dy ekipeve në Ligën e Evropës.
“Sulmuesi i Romës dhe përfaqësueses italiane deri në 21 vjet, Stefano Okaka, i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e Fulhamit.
Lojtari mbrëmë u angazhua për romakët dhe shënoi gol që edhe i dha tre pikë ekipit të drejtuar nga Claudio Ranieri.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona Finalja e Ligës së Kampionëve e vitit të kaluar në mes të Barcelonës dhe Manchester United ka qenë ngjarja sportive më e shikuar e vitit të kaluar.
Një raport nga ‘Initiative Futures Sports and Entertainment’ ka bërë të ditur se finalja e Ligës së Kampionëve ishte shikuar nga një audiencë prej 109 milionë njerëzish, krahasuar me ndeshjen kryesore të sportit amerikan, NFL Superbowl, e cila është shikuar nga 103 milionë.
Raporti bën të ditur se duke u bazuar në rritjen e audiencës në Azi, finalja e Ligës së Kampionëve pritet të jetë edhe më e popullarizuar në vitet e ardhshme.
Në finalen e vitit të kaluar Barcelona triumfoi ndaj Manchester United me rezultat 2-0 duke u shpallur kampion i ri evropian.
Palermo kishte dërguar ofertë të shtunën në drejtim të West Ham United për të marrë shërbimet e mesfushorit Valon Behrami.
Burime nga Sicilia thonë se agjenti Alessandro Beltrami ishte munduar të bindë West Hamin për të shitur Behramin, por ka marrë përgjigje negative.
West Ham e ka bërë të qartë se Behrami nuk mund të shitet me aq pak kohë për të gjetur zëvendësim për të.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar ndikimin e kapitenit Carles Puyol në ekip në garën e këtij sezoni.
Puyol luajti në pozitën e mbrojtësit të djathtë në fitoren e vikendit ndaj Sporting Gijon për të mbuluar të lënduarin Dani Alves dhe ndihmoi Barcelonën të ruajë portën e paprekur për të pestën ndeshje radhazi.
“Ne nuk do të mund të ishim aty ku jemi këtë sezon pa të. Ai është lojtari i cili ka luajtur më së shpeshti dhe ai zgjidh shumë probleme për ne”, ka thënë Guardiola.
Kobe Bryant ka kompensuar paraqitjen e dobët duke shënuar pikët vendimtare të fitores së Los Angeles Lakers, që mposhti Boston Celtics me rezultat 90-89.
Bryant bëri një kërcim të shkëlqyeshëm kur kishin mbetur edhe 7.3 sekonda ndërsa Ray Allen më pas humbi një trepikësh derisa mbaruan edhe sekondat e fundit, për t’i dhënë fitoren e 37-të të sezonit Los Angeles Lakers (11 humbje).
Bryant përfundoi takimin me 19 pikë dhe gjashtë asistime, me tetë të shënuara nga 20 tentimet, ndërsa Andrew Bynum kontribuoi me 19 pikë.
Rajon Rondo udhëhoqi te Boston me 21 pikë dhe 12 asistime. Celtics vazhdojnë të kenë 29 fitore, ndërsa çojnë në 16 numrin e humbjeve këtë sezon.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka vlerësuar paraqitjen e Wayne Rooneyt në fitoren e mbrëmshme perj 3-1 ndaj Arsenalit, si ‘të pabesueshme’.
Sulmuesi anglez ishte lider në paraqitjen impresive të Djajve të Kuq, duke shënuar njërin prej tre golave, dhe paraqitja e tij morri shumë lëvdata nga menaxheri i ekipit.
“Rooney ishte i pabesueshëm. Ai ishte lojtari kyç dhe ata nuk mund ta ndalonin atë. Ai është shumë i lumtur në klub. Ai është i popullarizuar në mesin e lojtarëve dhe nuk mund të jetë më mirë”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se goli i fitores i shënuar nga John Terry në ndeshjen kundër Burnleyt mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit.
Terry është nën presion të madh që nga dita e premte, kur u zbulua se ai kishte pasur aferë me Vanessa Perroncel ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge.
“Ai është një djalosh i fuqishëm dhe një lojtarë i shkëlqyeshëm profesional. Çdokush mund të ketë probleme dhe është e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar në detyrë dhe ai e ka bërë këtë”.
“Ajo është jeta e tij private. Kjo është puna. Nuk duhet të themi asgjë pasi ai është shumë profesional, një kapiten fantastik dhe ka bërë një punë fantastike për ne. Të gjithë e përkrahim atë dhe familjen e tij”.
“John Terry është i veçantë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ai shënoi një gol fantastik, që mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit. Ndoshta është një shenjë për përcaktimin e fatit të titullit të Ligës Premier”, ka shtuar Ancelotti.
Sulmuesi islandez Eidur Gudjohnsen është i ngazëllyer me kalimin e tij te Tottenham.
Ish-ylli i Chelseat dhe Barcelonës kaloi pjesën e parë të sezonit te Monaco, nga ku është huazuar te Spurs për pjesën e dytë të sezonit.
“Është shkëlqyeshëm të rikthehem në Angli, të jem në dhomën e veshjeve, atmosfera, sensi për humor, gjithçka është mirë. Jam shumë i kënaqur dhe shoh përpara për të shfrytëzuar mundësitë për të luajtur për Tottenham Hotspur”.
“Duket se e gjithë bota është duke shikuar kah Liga Premier dhe më ka munguar kjo. Po pres ta shijoj këtë”, ka thënë Gudjohnsen.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se ekipi i tij është mposhtur pastër nga Manchester United në takimin e mbrëmshëm në Emirates.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier shënoi fitore bindëse prej 3-1 ndaj topçinjve, që ka nxitur edhe debate nëse klubi nga Londra është aq i mirë për të garuar për titullin e ligës. Wenger thotë se ekipi i tij nuk ishte aq i mirë në fushë, dhe kjo ishte një humbje që vështirë përballohet.
“Është vështirë ta pranosh, por lehtë ta shpjegosh pasi ishim të dobët edhe në sulm edhe në mbrojtje. Bëmë një paraqitje jo aq bindëse dhe kjo është arsyeja se pse u mposhtëm pastër. Ishim naiv”, ka thënë Wenger.
“Nuk ishte vetëm Rooney që na shkaktonte probleme. Ne i dhamë hapësirë gjithkujt. Rooney ishte ai që shfrytëzoi këtë avantazh. Ishte një goditje e madhe dhe një zhgënjim i madh, por duhet ta përballojmë këtë. Është pjesë e futbollit në Premier”, ka shtuar francezi.
Derbi i javës së njëzet të La Ligas, është zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan, ku janë takuar Sevilla dhe Valencia.
Andaluzianët kanë shënuar fitore me rezultat 2-1 përballë Los Che, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma.
Heroi i vendasve në këtë takim ishte Alvaro Negredo, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë për t’ia siguruar tre pikë ekipit të tij.
Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët në këtë takim, ishte ngushtimi i rezultatit me golin e David Navarros në minutat shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me tre pikë më pak se Valencia që gjendet në vendin e tretë, dhe me nga dy pikë më shumë se Mallorca dhe La Coruna që mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë.
Trajneri i ri i Juventusit, Alberto Zaccheroni. Kryendeshja e javës së 22-të në Serie A, e zhvilluar ndërmjet Juventusit dhe Lazios, nuk dha fitues.
Bianconerët kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Biancocelestëve, në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të vet në Torino.
Zonja e Vjetër zhvilloi ndeshje më të mirë dhe dominoi thuajse gjatë gjithë takimit, mirëpo rezultati nuk ishte ai i nevojshmi.
Ikona bardhezi Alessandro Del Piero fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol (70’) për të kaluar vendasit në epërsi.
Mirëpo, fitoren Juventusit ia mohoi Stefano Mauri, i cili shënoi tetë minuta më vonë (78’), për t’ia siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës kryeqytetase.