Sipas mediave spanjolle, Milani është i interesuar ta ketë në radhët e veta edhe një sulmues brazilian, atë të Villarealit, Nilmar.Spekulohet se rosonerët pas fundit të sezonit do të kenë për qëllim forcimin e sulmit pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur nga Klaas-Jan Huntelaar, i cili arriti gjatë verës nga Reali i Madridit.
Edin Dzeko, caku kryesor i Milanit në afatin kalimtar të verës, përmendet si një prej prioriteteve të klubit, por boshnjaku nuk është opsioni i vetëm për Milanin.
Sipas Cadena Ser, rosonerët tashmë një kohë janë duke e përcjellë sulmuesin e Villarrealit, Nilmar. Braziliani arriti në El Madrigual nga Lyon verën e kaluar për 11 milionë euro.
Leonardo thuhet se ka mendim pozitiv për bashkëvendasin e tij dhe dëshiron ta ketë atë në radhët e veta në sezonin ardhshëm.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta ketë në ekip në sezonin e ardhshëm mesfushorin Steven Gerrard.Mediat në Itali tashmë një kohë shkruajnë se Steven Gerrard është prioritet për Interin për sezonin e ardhshëm dhe se përfaqësues të nerazurëve kanë qenë në Angli për ta përcjellë kapitenin e Redsave.
Liverpooli nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e Gerrard ndërsa edhe vetë lojtari e ka pohuar besimin e tij ndaj klubit. Por Sportmediaset shkruan se Mourinho nuk ka hequr dorë nga angazhimi i Gerrard.
Raportet e fundit thotë se strategu tashmë ia ka bërë të ditur presidentit Massimo Moratti se është e nevojshme ta ketë në përbërje mesfushorin anglez në sezonin e ardhshëm.
Jose dëshiron që në ekip të sjellë edhe një përforcim të veçantë krahas kapitenit të të Kuqve. Krahas Interit për Gerrard është i interesuar edhe Reali i Madridit.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i gatshëm t’i japë pushim John Terryt nëse kapiteni i bluve ka nevojë për këtë.Mediat vazhdimisht shkruajnë për aferën e John Terryt me ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij Wayne Bridge. Por, pavarësisht presionit për shkak të jetës private, Ancelotti ka dalë në mbështetje të lojtarit të tij dhe thotë se është i gatshëm t’i japë edhe pushim.
“Nëse ai ka nevojë për pushim, unë do t’i jap. Nëse nuk i nevojitet, ai do të luajë kundër Cardiff”, ka thënë Ancelotti.
Chelesa përballet me Cardiff City më 13 shkurt në kuadër Kupës FA, ndërsa mediat angleze shkruajnë se Ancelotti dëshiron t’i japë pushim me qëllim që ai të kalojë Shën Valentintnin (14 shkurt) me bashkëshorten e tij.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk është aspak i impresionuar nga nënshkrimi i ri, Amantino Mancini.Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Milani kompletoi huazimin e anësorit të Interit me mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit.
“Vërtet nuk e kam kuptuar atë lëvizje. Ai është edhe një trequartista, ndërsa ajo që ne kemi nevojë është një i cili i përfundon gjërat duke shënuar gola. Për më shumë, ai ka luajtur pak në dy vitet e fundit. Nuk pajtohem me këtë nënshkrim dhe ia kam thënë këtë Adriano Gallianit”, ka thënë kryeministri italian, i cili është në vizitë në Izrael.
Palermo, do të përpiqet të transferojë mesfushorin e West Ham United, Valon Behrami, edhe gjatë verës.Klubi i Serie A u përpoq ta rikthejë atë në Itali edhe në afatin kalimtar të janarit, por nuk arriti të bindë West Hamin ta shesë shqiptarin me nënshtetësi zvicerane.
Palermo është e gatshme të paguajë 7 milionë funte për mesfushorin, që mund të funksionojë gjatë verës nëse West Ham gjen një zëvendësim të përshtatshëm për Behramin.
Mediat italiane përsërisin se Walter Sabatini, drejtori sportiv i Palermos, ka raporte te mira me kosovarin dhe nuk do të heqë dorë në përpjekjen për ta sjellë atë në klub gjatë verës.
Kevin Durant ka vazhduar formën e tij të shkëlqyeshme duke shënuar 33 pikë dhe 11 kërcime në fitoren 106-99 të Oklahoma City Thunder ndaj Atlanta Hawks.Durant hyri në këtë ndeshje si shënuesi i dytë më i mirë në ligë me 29.6 pikë, dhe nëse vazhdon këtë formë së shpejti mund të marrë edhe kreun e listës së shënuesve të NBA-së
Jeff Green shënoi 19 pikë për Thunder që tash kanë 27 fitore përkundër 21 humbjeve. Josh Smith shënoi 15 pikë për Atlanta që kanë 30 fitore dhe 17 humbje këtë sezon.
Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka porositur mesfushorin francez Franck Ribery të harrojë transferimin te Real Madrid.Van Gaal i ka thënë Ribery se ai do të bënte një hap të gabuar nëse do ta vazhdonte karrierën e tij te Reali i Madridit.
“Do të doja që Franck Ribery të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Ai e di se, në Madrid, yjet nuk luajnë gjithmonë dhe mund të jetë zëvendësues si Van der Vaart, Van Nistelrooy dhe Raul”, ka thënë trajneri holandez.
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai ishte përpjekur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Keirrison, para se këtë ta bëjë Fiorentina.Sulmuesi brazilian iu bashkua Violas të hënën në një marrëveshje dyvjeçare huazimi nga kampioni i Evropës.
“Jam i lumtur që Keirrison ka arritur në Serie A. Jo aq shumë pse ai iu bashkua Fiorentinas dhe ekipi im mund të përballet me të, por sepse jam tepër i bindur nga potenciali i tij. E di se Milani u përpoq të nënshkruajë me të, por nuk kam pendime. Kam një ekip të fuqishëm. Jam kurioz ta shoh Keirrison në Serie A”, ka thënë Leonardo.
Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez thotë se Manchester United tashmë është një klub i të kaluarës për të.Ylli i Manchester Cityt shënoi dy herë kundër ish-klubit të tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës FA, edhe pse City u eliminua në ndeshjen e dytë të kthimit.
“Kisha pasion për United kur luaja për ta. Por tash pasioni im është për Manchester City. Golat e mi kundër United ishin për fansat e Cityt. Nuk kam nevojë të dëshmoj asgjë”, ka thënë Tevez.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Milanit është ndeshja më e madhe e sezonit.United udhëton te Milani më 16 shkurt, para se të presë italianët në ndeshjen e kthimit tre javë më pas.
“Mendoj se po (është ndeshja më e madhe e sezonit). Kupa Evropiane gjithmonë është diçka e veçantë për ne dhe kemi pasur disa mbrëmje të mahnitshme në Old Trafford. Thjesht shpresoj të kemi edhe një”.
“Do të jemi në udhëtim në ndeshjen e parë, që nuk do të jetë e lehtë, por jam i sigurt se ndeshja vendimtare do të jetë ajo në Old Trafford”, ka thënë Ferguson.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është pranë kthimit nga lëndimi, ashtu që mund të luajë në ndeshjen e të enjtes kundër Udineses, në kuadër të Kupës së Italisë.Yahoo! Eurosport njofton se të martën, simboli romak i është bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje, prandaj pritet që ai të luajë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia.
Edhe pse këtë sezon nuk ka mundur të luajë si pasojë e lëndimeve, Totti ka arritur të shënojë 10 gola në 13 paraqitje në Serie A dhe thuhet se është duke menduar për t’u kthyer në përfaqësuesen e Italisë për të luajturi në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, i ka paralajmëruar Manchester Unitedin dhe Arsenalin se titulli i Kampionatit anglez këtë sezon do t’u takojë Bluve.“Kohëve të fundit kemi luajtur shumë mirë dhe mund të shihet vetëbesimi te secili (lojtar) se jemi të aftë të ndryshojmë ndeshjet në fushë”.
“Po i vëmë Manchester Unitedin dhe Arsenalin nën presion. Kemi ndeshje që vijnë shpejtë dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato”.
“Duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet dhe pastaj, kuptohet, nëse të tjerët fillojnë të humbin pikë, ky mund të jetë skenari më i mirë për ne”, ka thënë portieri çek për faqen zyrtare të Chelseat.
Napoli shpreson të transferojë sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi, gjatë afatit kalimtar veror.Ish-sulmuesi i Parmës vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Serie A, ndërsa sipas NapoliSport.net, Nëndetësja e Verdhë është e gatshme që ta lejojë largimin e tij në qershor.
Villarreali nuk është në pozitë të mirë këtë sezon, ashtu që mund të detyrohet që ta shesë 23-vjeçarin, i cili ka shënuar vetëm pesë gola në La Liga.
Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, thotë se është pajtuar me gjendjen e tij te Los Blancos- në rolin e zëvendësuesit.Ardhja e superyjeve te Mbretërit, si Kaka, Ronaldo dhe Benzema, ia zbehën rëndësinë ikonës së klubit dhe duke llogaritur moshën e tij, është e kuptueshme që të qëndrojë në bankën rezervë.“Situata ime nuk është ideale për cilindo lojtar. Kam luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet në 15 vitet e kaluara, ndërsa fillova të luaj më pak tre muajt e fundit”.
“Ky moment doemos duhej të vinte, herët a vonë. Duhet të pranohet situata e këtillë, ngjashëm si veprova unë”.
“Është me rëndësi që të jem i qetë dhe të kuptoj se bashkëlojtarët e mi janë në formë të shkëlqyer”, ka thënë rekorderi i Realit në një konferencë për shtyp.
Ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, beson se ylli i Napolit, Marek Hamsik, ka kualitetet për të qenë pasardhësi i tij te Bianconerët.“Hamsik është pasardhësi im i vërtetë. Ai është një lojtar me karakteristikat që ia mundësojnë të luajë sikur unë”, i ka thënë Nedved të përditshmes çeke Sport.
Zonja e Vjetër ende nuk e ka gjetur një zëvendësues të denjë të Nedved, duke qenë se Diego luan thuajse si sulmues dhe nuk ka aftësitë defensive që i ka pasur Nedved.
Amantino Mancini, i cili u huazua nga Interi te Milani, thotë se është i gatshëm për të filluar aventurën e re te Rossonerët.“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Po shoh një atmosferë ndryshe në Milanelllo dhe ndihem si një djalë i ri, i cili ka dëshirë të madhe për të luajtur”.
“Viti i kaluar ishte i vështirë (për mua), por unë dua ta harroj atë dhe të vazhdoj përpara këtu”.
“Dua ta falënderoj presidentin e Interit, Massimo Moratti, i cili kuptoi situatën time dhe po ashtu (dua ta falënderoj) Milanin për besimin”.
“Jam i entuziazmuar dhe dua ta tregoj formën time si kur isha te Roma”, ka thënë braziliani.
Trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, është në dijeni për fuqinë e Interit, para takimit të parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza.“Interi ka qenë skuadra më e fortë në Itali qe një kohë të gjatë, duke fituar Scudetto pas Scudetto”.
“Por Fiorentina nuk duhet të ketë frikë. Ne duhet të mendojmë për ta vënë kundërshtarin në pozitë të vështirë dhe të shkojmë atje për të shënuar gola, sepse nganjëherë skuadrat e mëdha lënë hapësira”, është shprehur Prandelli.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë për të arritur në finale të Coppa Italia.Zikaltrit zhvillojnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë gjysmëfinale si vendas, kundër Fiorentinas, ashtu që portugezi dëshiron rezultat sa më të mirë.
“Kur arrin në gjysmëfinale, atëherë dëshiron edhe finalen. Fiorentina nuk është kundërshtar i lehtë, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në prill, kështu që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u ka thënë ‘I Veçanti’ për gazetarëve.
















