Jose Mourinho konsideron se Interi mund ta eliminojë Chelsean nga Liga e Kampionëve, por me kusht që të luajë shumë më mirë sesa në ndeshjen kundër Fiorentinas.“Po, ne mund ta mposhtim Chelsean. Mundemi, por jo nëse luajmë ashtu sikurse kundër Fiorentinas”.
“Nuk jam i kënaqur me faktin që nuk kemi vazhdimësi në paraqitjet tona”, ka thënë trajneri zikaltër.
Në një konferencë të sotme për shtyp, mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka deklaruar se Los Merengues nuk varen nga Cristiano Ronaldo.“Cristiano Ronaldo është njëri nga më të mirët në botë, por ne jemi skuadër. Kemi shumë lojtarë dhe madje edhe pas lëndimeve dhe suspendimeve, kemi dëshmuar se kushdo që luan ne e ruajmë kualitetin tonë”.
“Skuadra ka kapacitet që të fitojë me apo pa Cristianon”, citohet spanjolli nga AS.
Fjalët e Albiol janë vërtetuar në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas, kur Reali shënoi fitore 3-1 si mysafir.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është duke u përcjellë nga kampioni i Anglisë, Manchester United, duke qenë se ai mund të ndërrojë skuadër nëse Juve nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.Tuttomercatoweb.com njofton se Djajtë e Kuq janë duke shqyrtuar opsionet e tyre për zëvendësimin e Edwin Van der Sar, i cili pritet të largohet këtë verë.
Ditë më parë Buffon tha se nuk mund të paramendonte të mos luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa kjo ka nxitur spekulime se ai mund të largohet nga bardhezinjtë.
Mediat italiane njoftojnë se Real Madridi dëshiron t’ia ofrojë brazilianin Kaka Juventusit, ndërsa për shkëmbim dëshiron dyshen Diego dhe Giorgio Chiellini.Kaka nuk po gjen formën e tij më të mirë në Santiago Bernabeu, ndërsa Sportmediaset.it njofton se ai mund të rikthehet në Serie A.
Vështirë se do të pranojë Juventusit një shkëmbim të tillë, duke qenë se të dy lojtarët i konsideron si pjesë e skuadrës në të ardhmen, mirëpo në futboll gjithçka mund të ndodhë.
Krahas interesimit për Fabregas, Barcelona raportohet se është e interesuar edhe për një futbollist të Arsenalit, Emmanuel Eboue.The Sun shkruan se Barcelona është e interesuar për shërbimet e Emmanuel Eboue, krahas kapitenit të topçinjve që mbetet caku kryesor i blaugranëve.
Barcelona është duke kërkuar portier, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor dhe ata janë të gatshëm ta testojnë Arsenalin duke ofruar 40 milionë funte për Fabregas, ndërsa apo ashtu kanë edhe Eboue është në radarin e tyre.
Eboue do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është një opsion joshës për katalanasit.
Nicklas Bendtner beson se mund t’i ndihmojë Arsenalit ta mposhtë Chelsean dhe të rikthehet në garë për titullin e Ligës Premier.Pas pauzës për shkak të lëndimit, Bendtner luajti dy ndeshje për Arsenalin, në të cilat u fut si zëvendësues. Danezi thotë se së shpejti do të jetë i gatshëm të luajë një ndeshje të plotë dhe synon të shënojë fitore në Stamford Bridge të dielën.
“Kur do të rikthehem me fuqi të plotë, do të mund të kem ndikim të madh. Kemi lloje të ndryshme të sulmuesve të cilët mund të bëjnë gjëra të ndryshme, dhe mendoj se ekipit i mungonte një sulmues i llojit tim”.
“Nuk arritëm kundër Manchester United, por të dielën kemi një shans tjetër të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Kemi shanse për titull nëse e fitojmë ndeshjen. Pse të mos e bëjmë këtë”, ka thënë sulmuesi.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është i kënaqur me fitoren ndaj Fiorentinës por jo edhe me lojën që treguan nerazurët dhe e di se ndeshja do të zgjidhet në rundin e dytë në Firencë.Interi mbrëmë shënoi fitore minimale në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me golin e Diego Milito. Mourinho thotë se është i kënaqur me fitoren, por nuk e di nëse është një avantazh i mjaftueshëm për kualifikim në finale.
“Pas ndeshjes së dytë do të shohim nëse rezultati i sotëm është i mirë. Ashtu që tash nuk mund të them nëse është avantazh që nuk morëm gol. Kurrë nuk është e lehtë në Firencë, ata do të japin gjithçka nga vetja për të na mposhtur, por ne do të jemi me një avantazh të lehtë”.
“Rezultati më pëlqen më shumë sesa loja e zhvilluar e futbollistëve të mi. Prita më shumë nga ta, veçanërisht në pjesën e dytë kur Fiorentina luajti më mirë dhe duhej të bëja zëvendësime për të nxjerrë edhe një futbollist në mesfushë”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Los Angeles Lakers, Phil Jackson, ka thyer rekordin e të gjitha kohërave si trajneri me më së shumti fitore me Lakers, pasi ekipi i tij mposhti Charlotte Bobcats me rezultat 99-97.Jackson tejkaloi rekordin e mëhershëm që mbahej nga Pat Riley, duke shënuar fitore e 534-të me Lakers dhe të 1.079 në karrierën e tij, duke qëndruar edhe i pesti në listën e përgjithshme të NBA-së.
Kjo arritje e Jackson vjet një ndeshje pasi ylli i Lakers, Bryant, u bë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i këtij ekipi.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmshme, Boston Celtics i bëri ballë mungesës së liderit Paul Pierce duke shënuar fitore 107-102 ndaj Miami Heat. Rajon Rando shënoi 22 pikë, derisa Eddie House 16.
Mbrojtësi i Arsenalit, Sol Campbell, është krenar me rekordin e tij të paraqitjes me kombëtaren angleze.Campbell beson se do të jetë vështirë për dikë që dikush ta bëjë atë që ka arritur të bëjë ai, të përfaqësojë Anglinë në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtar.
“Do të jetë shumë vështirë për dikë ta bëjë këtë përsëri. Ata do të duhet të fillojnë në moshën 20 vjeçare dhe të kualifikohen në të gjitha Kampionatet Evropiane dhe Kupat Botërore (gjatë karrierës)”, ka thënë Campbell
Portieri i Portsmouth, David James, thotë se ata ende mund të shmangin rënien edhe pas humbjes së mbrëmshme nga Fulhami.James, i cili mbajti shiritin e kapitenit në takimin e mbrëmshëm në Craven Cottage, thotë se asgjë nuk ka mbaruar ende.
“Ne kishim dy ndeshje më pak, tash është një, por gjashtë pikë diferencë nuk është e pakapërcyeshme”.
“Na patë në Fulham. Ne luajtëm mirë. Një incident na kushtoi me gjithë ndeshjen ku patëm katër ose pesë shanse dhe nuk i shfrytëzuam. Nuk mendoj se vetëbesimi është problem. Ne dukeshim mirë”, ka thënë James.
Sulmuesi i porsatransferuar te Roma, Luca Toni, thotë se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit të Italisë me ‘Ujkonjën Romake’.“Së shpejti do të kthehem në fushë, shumë shpejt. Ndjehem mirë. Tash nuk mund të them saktë se kur do të kthehem, por jam i bindur se nuk do të pres edhe shumë”.
“Unë jam këtu për të fituar diçka. Dua ta fitoj Scudetton me Romën”, është shprehur sulmuesi italian.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka marrë të gjitha përgjegjësitë sa i përket transferimit të lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm, punë që deri më tani e ka bërë drejtori sportiv, Txiki Begiristain.Marca njofton se trajneri më i mirë në botë për sezonin e kaluar duhet të vendosë se cilin lojtar do ta transferojë në afatin kalimtar veror, mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas apo atë të Bayern Munichut, Franck Ribery.
Guardiolas më shumë do t’i konvenonte Ribery, mirëpo bavarezët refuzojnë ta shesin yllin francez, madje nëse e lejojnë largimin e tij, do të jetë për një shumë të majme parash, 60-80 milionë euro.
Fabregas është objektivi tjetër. Sipas spekulimeve, spanjolli tashmë i ka thënë PO kalimit te Barca, por do të varet nga shifra që do ta kërkojë Arsenali, që po ashtu është e lartë, 40-45 milionë euro.
Çmimet e larta të tyre ia kufizojnë mundësitë Guardiolas që t’i transferojë të dytë, prandaj ai duhet të vendosë për njërin.
Mesfushori i Chelseat, Deco, mendon se bashkëlojtari i tij, Didier Drogba, është sulmuesi më i mirë në botë.Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 20 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
“Secila skuadër e dëshiron Didierin, për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë kur është në formë”.
“Është shumë mirë që ne e kemi atë dhe ai ofron më shumë opsione për skuadrën”, ka thënë portugezi.
Këtë fundjavë, Chelsea do të jetë nikoqir i Arsenalit në Stamford Bridge.
Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se Wayne Rooney është duke ndërtuar një status që së shpejti do të konsiderohet lojtari më i mirë në botë.“Ai po i afrohet grupit (të lojtarëve më të mirë në botë). E keni parë këtë (duke luajtur) për Anglinë dhe për ne në stadet më të rëndësishme. Kjo është ajo që bëjnë të gjithë top-lojtarët”.
“Gjëja më e mirë është se Wayne ende po zhvillohet. Ai është 24-vjeç tash dhe shkon vetëm duke u bërë më i mirë”.
“Apetiti i tij është i fuqishëm dhe ai është një lojtar i shkëlqyer për ta pasur në skuadër”.
“Edhe atëherë kur nuk luan mirë, ai u shkakton probleme skuadrave kundërshtare. Kjo është një cilësi shumë e rrallë”, ka thënë Giggs për Manchester Evening News.
















