Juventusi nuk po arrin të shijojë fitoret as nën drejtimin e trajnerit të ri, pasi biankonerët nuk kanë mundur të nxjerrin më shumë se një barazim 1-1 në fushë të Livornos.Vendasit nga Livorno kaluan të parët në epërsi me golin e Antonio Filippinit në minutën e 26-të të ndeshjes, ndërsa edhe goli tjetër i ndeshjes, ai i barazimit erdhi po ashtu në pjesën e parë, me Nicola Legrottaglie barazoi katër minuta para pauzës (41’).
Tetë minuta para fundit të kohës së rregullt, Juventus mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi Felipe Melo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Por vendasit nuk arritën të përfitojnë nga epërsia numerike dhe u ndanë të kënaqur me vetëm një pikë.
Ky është barazimi i dytë në dy ndeshje për trajnerin e ri të Juves, Alberto Zaccheroni, që i humb këtij ekipi edhe pozitën e pestë, ku tash është ngjitur Palermo.
Barcelona ka shënuar fitore edhe në takimin me Getafen në Camp Nou me rezultat 2-1.Messi në minutën e 7 shënoi dhe golin e epërsisë për Barcelonën.
Barcelona ishte e njëjtë gjatë gjithë takimit nuk ndryshoi aspak dhe kjo u vërejt dukshëm.
Pique prishi gjithçka kur në minutën e 26 dërgohet në zhveshtore duke e lënë Guardiolën pa një mbrojtës.
Në fakt kjo nuk paraqiti asnjë problem për Barcelonën por golat mungonin.
Xavi përfundon dilemën në minutën e 67 të takimit kur shënon për 2-0.
Kur askush se priti, akordohet penalti për Getafen në minutën e fundit të takimit. Penaltinë qetë e ekzekuton Soldado.
Getafe nuk arriti ta barazonte rezultatin sepse mbetën edhe disa sekonda.
Barcelona mban kreun dhe pret ndonjë gabim eventual të Realit për ta përforcuar atë.
Albert Bunjaku ka shënuar golin e 10-të të tij në Bundesliga, megjithatë ekipi i tij Nurnberg u mposht para tifozëve të vet nga Stuttgart me rezultat 2-1.Stuttgart kaloi në epërsi pas 22 minutash lojë me anë të golit të shënuar nga Timo Gebhart, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë të ndeshjes.
Heroi i javës së kaluar, Albert Bunjaku, i cili shënoi hat-trick kundër Hannoverit, u gjend sërish në listën e golashënuesve, duke barazuar rezultatin pas saktësisht një ore lojë. Por tre minuta para fundit të kohës së rregullt mysafirët shënuan edhe një herë kësaj here me anë të Robert Hilbert.
Ky është goli i dhjetë i Bunjakut në Bundesliga këtë sezon, dhe aktualisht renditet i treti pas Stefan Kiessling (Leverkusen) me 13 gola, Kevin Kuranyi (Schalke) me 12 gola.
Tottenhami ka nxjerrë vetëm një barazim pa gola në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë vendore përballë Aston Villas.Vendasit kishin posedimin më të madh të topit dhe shanset më të mira, por mbrojtja e mirë e Villas, në veçanti e dyshes Richard Dunne dhe James Collins, siguroi një pikë për ekipin mysafir.
Në fakt përfituesi më i madh i këtij barazimi ka qenë Liverpooli, që do të qëndrojë në pozitën e katërt në të cilën u ngjit më herët gjatë ditës, pas fitores minimale, 1-0, në derbin ndaj rivalit lokal, Evertonit.
Palermo ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në fushë të vet ndaj Parmës në ndeshjen e javës 23-të të Serie A.Pas një pjese të parë pa gola Edinson Cavani i dha epërsinë ekipit vendas në minutën e 63-të, para se Jonathan Biabiany të barazojë rezultatin për Parmën.
Një gol i vonshëm i shënuar nga Fabio Simplicio ndihmoi Palermon të shënojë fitore dhe të marrë tre pikë mjaft të veslfnga kjo ndeshje.
Me fitoren e sotme Palermo ngrihet në pozitën e pestë të tabelës së Serie A, me 37 pikë, tre më shumë se Juventusi që sonte më vonë udhëton te Livorno.
Bayern Munich ka shënuar fitore 3-1 ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës, Wolfsburg, për të barazuar pikët me Bayer Leverkusen në maje të tabelës.Arjen Robben ishte ai i cili hapi rezultatin që në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa Daniel van Buyten dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të të takimit.
Pas më pak se një orë lojë (57’), erdhi edhe goli i tretë për mysafirët, kësaj here nga Ribery.
E gjithë çfarë arritën kampionët ishte një gol i nderit i shënuar nga Grafitte në çastet e fundit të ndeshjes, i cili lojtar më herët kishte humbur edhe një penalti.
Bayer Leverkusen në takimin tjetër të kampionatit gjerman nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushë të Bochum, duke humbur dy pikë të vlefshme.
Bayern dhe Bayer tash mbajnë kreun e Bundesligës me nga 45 pikë, me farmacistët e Leverkusen që do që qëndrojnë në pozitën e parë falë diferencës më të mirë të golave se bavarezët.
Manchester United ka shënuar fitore të lartë në takim me Portsmouthin duke vërtetuar kështu formën e lartë që po kalon klubi nga Manchesteri.United ishte i padiskutueshëm në këtë takim. Në ansjë moment kësaj skuadrë nuk ju cënua fitorja.
Është Rooney ai që në minutën e 40 shënon golin e parë të takimit. Rooney tani ka 21 gola në Premier Ligë kurse 27 në të gjitha garat.
Pesë minutë më vonë Andi Vanden Borre shënon autogol për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë autogolat nuk kishin të ndalur.
Hughes shënon në minutën e 59 një autogol, i cili duhej të i shkruhej Michael Carrickut për të kompletuar një gol fenomenal.
Sidoqoftë, Berbatov shënon për 4 – 0 në minutën e 62.
Shtatë minuta më vonë, Wilson firmos kapitulimin e Portsmouthit në terren të vet.
Kështu, Manchester United lëviz përkohësisht në pozitën e parë me 56 pikë, 1 më shumë se Chelsea në pozitën e dytë. Chelsea zhvillon nesër derbin europian të kësaj jave ndaj revolverëve të Arsenalit.
Mbrojtësi "i ri" i Arsenalit, Sol Campbell, ende shpreson se ai mund të luajë për Anglinë në Kupën Botërore Afrika e Jugut 2010.Campbell në fillim të janarit u rikthye në Ligën Premier, pasi Arsenali vendosi t’i ofrojë marrëveshje të shkurtër deri në fund të sezonit.
“Vazhdimisht mund të shihni prapa në skenarë të caktuar, por më e rëndësishme është të vazhdoni të shihni përpara nëse dëshironi të arrini në jetë. Nuk kam menduar për kombëtare, por kush do ta refuzonte një mundësi të tillë?”, ka thënë Campbell.
“Do të doja përsëri të luaj për vendin tim. Nuk do ta refuzoja një mundësi të tillë. Nëse më jepet rasti sigurisht se do të mendoj mirë, por më e rëndësishme është të luaj disa ndeshje me Arsenalin. Mund të luaj për Arsenalin dhe të mendoj për të”, ka shtuar 35-vjeçari.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edmond Kapllani ka shënuar gol për ekipin e tij të ri, Koblenz, që barazoi në ndeshjen e Bundesliga II në udhëtim te Energie Cottbus.Shqiptari i dha avantazhin ekipin mysafir në minutën e 11-të të ndeshjes, ndërsa mysafirët arritën të barazojnë vetëm tetë minuta para fundit të kohës së rregullt me anë të Nils Petersen (82’).
Për Koblenzin deri në minutën e 86-të u aktivizua edhe shqiptari tjetër Ervin Skela. Përndryshe për këtë ekip ‘shqiptarësh’ angazhohen edhe dy shqiptarë të tjerë, sulmuesi Nijazi Kuqi si dhe mesfushori Shqipran Skeraj.
Në pjesën e parë të sezonit për Koblenz ishte aktivizuar edhe Shefki Kuqi, i cili në afatin kalimtar dimëror kaloi te Swansea në kampionatin anglez.
Edhe pse me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes, Liverpooli ka arritur të shënojë fitore minimale, 1-0, përballë rivalit lokal, Evertonit.Ndeshja e zhvilluar në Anfield filloi me agresivitet nga të dyja anët e që pas tre kartonëve të verdhë në 30 minutat e para kulmoi edhe me një karton të kuq në dëm të Liverpoolit. Një reagim i Sotiris Kyrgiakos ndaj Marouane Fellaini rezultoi me karton të kuq për grekun në minutën e 34-të.
Edhe pse me një lojtar më pak në fushë të kuqtë arritën te fitorja falë golit të shënuar nga Dirk Kuyt. Holandezi shënoi në minutën e dhjetë të pjesës së dytë (55’) pas një harkimi të topit nga këndi nga ana e kapitenit Steven Gerrard.
Ndeshja edhe më tej vazhdoi me ashpërsi dhe solli edhe katër kartonë të tjerë të verdhë dhe një karton të kuq për Steven Pinnear (90’), por nuk rezultoi me ndonjë gol tjetër.
Tre pikët e reja e çojnë Liverpoolin në pozitën e katërt të tabelës me 44 pikë, dy më shumë se Tottenhami që më vonë gjatë ditës ka një punë të vështirë, pasi pret në fushë të vet Aston Villan.
Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, thotë se ata janë të fuqishëm po aq sa edhe Interi, por vetëm se kishin një trajner pa përvojë.Biankonerët e filluan sezonin me shumë ambicie dhe rikthimin e Skudetos në Torino. Por pas një serie të rezultateve të dobëta, ata tash ndodhen në pozitën e pesë dhe tashmë janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë.
“Është gabim të thuhet se Inter është më i fuqishëm se Juventus. I mposhtëm ata në Torino ndërsa edhe ndeshja e Kupës së Italisë ishte e ekuilibruar, andaj mund ta kishim fituar edhe atë ndeshje”.
“Është e vërtetë se ne jemi një ekip i cili ndërtohet dhe ishim të drejtuar nga një trajner i papërvojë, ndërsa Inter është një ekip i cili një kohë më të gjatë luan së bashku dhe ka një strateg të shkëlqyeshëm në stol”, ka thënë Melo.
Shumica e kanë fajësuar Melon dhe bashkëvendësin e tij Diego për sezonin e dobët të Juventusit.
Marcelo ka nënshkruar marrëveshje të re me gjigantin spanjoll Real Madrid, ka konfirmuar vetë klubi.Mbrojtësi brazilian Marcelo ka vazhduar kontratën me klubin mbretëror për pesë vite të tjera, saktësisht deri në vitin 2015.
Braziliani, i cili mund të luajë edhe si anësor, ka qenë në Madrid që nga transferimi i tij nga Fluminense në janar të vitit 2007 dhe ka qenë aktiv në ekipi që nga largimi iRoberto Carlos drejt Fenerbahces në atë verë.
Mediat në Spanjë shkruajnë se Sergio Canales është lojtari i ri i Real Madridit, pasi mbrëmë është arritur marrëveshje në mes të Racing dhe Realit.As dhe Marca kanë shkruar se talenti i madh i futbollit spanjoll, Sergio Canales është lojtari i ri i Real Madridit dhe se konfirmimi zyrtar do të arrijë shumë shpejt.
Gazetat shkruajnë se marrëveshja është arritur pas negociatave pesorëshe në mes të presidentit të Racing, Francisco Pernia, dhe drejtorit gjeneral të Real Madridit, Jorge Valdano.
Reali raportohet se ka paguar 5 milionë euro për shërbimet e Canales, i cili thuhet se që më herët ka arritur marrëveshje me mbretërit në kohëzgjatje prej gjashtë viteve dhe do të fitojë një pagë prej 1.5 milionë eurosh për sezon.
Marrëveshja është kompletuar me qëllim që të shmangen problemet të cilat do të mund të kishin pasuar në pjesën e mbetur të sezonit, pas supozimeve se Barcelona dëshironte ‘ta vjedhë’ lojtarin para hundës së rivalit të vet.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, dhe menaxheri i Evertonit, David Moyes, kanë fituar çmimet e më të mirëve të muajit.Rooney erdhi te shpërblimi i lojtarit më të mirë të muajit janar pas një serie të paraqitjeve të shkëlqyeshme që ndihmuan Djajtë e Kuq të qëndrojnë në hap me Chelsean në luftën për titullin e ligës.
Anglezi shënoi gjashtë gola gjatë muajit janar dhe u ngrit në maje të garës për Këpucën e Artë të Ligës Premier, pasi u bë lojtari i parë që kaloi kufirin e 20 golave. Rooney ka të shënuar 20 gola në 23 ndeshje në Ligën Premier, dhe i bashkohet Steven Gerrard që po ashtu ka fituar këtë shpërblim pesë herë.
Menaxheri i muajit janar është David Moyes, i cili e fiton këtë shpërblim për të gjashtën herë, pasi Evertoni shënoi tre fitore dhe një barazim në ligë gjatë muajit të kaluar.
Boston Celtics kanë marrë veten në çerekun e katërt të ndeshjes për të mposhtur New Jersey Nets me rezultat 96-87 gjatë të premtes mbrëma dhe për t’ia shkaktuar këtij ekipi humbjen e 13-të radhazi në udhëtim.Nets ishin me një pikë avantazh në fillim të çerekut të katërt, por Eddie House shënoi 10 pikë në këtë pjesë për Boston për t’ia dhënë edhe fitoren ekipit. Ray Allen shënoi pikët më të larta për Celtics, 26, ndërsa Rajon Rondo shënoi 17 pikë.
Humbja e pestë radhazi e New Jersey çon në 45 numrin e humbjeve në gjithë sezonin, krahas vetëm katër fitoreve. Nets kanë shanse të fitojnë rekordin më të keq në historinë e NBA-së, të cilin aktualisht e mban Philadelphia 76-ers që përfundoi sezonin 1972-73 me 9 fitore dhe 73 humbje.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar se ata e kanë shitur Kakan te Real Madrid duke ditur se ai kishte probleme.Braziliani thuhet se ka problem me hernie që e ka penguar përmirësimin e formës së tij që kur ai u zhvendos në Spanjë.
“Vitin e kaluar Kaka ka luajtur 31 ndeshje në ligë dhe vazhdimisht në tre muajt e fundit. Kaka nuk ka probleme kronike me hernie. Nuk më pëlqen kur dikush mendon se ne i kemi dhënë Realit lojtar të lënduar”, ka thënë Galliani.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.Ibrahimovic pritet të angazhohet për takimin kundër Getafe, pavarësisht formës së tij të dobët sa i takon shënimit të golave së fundi.
“Ajo është një prej gjërave, por ai krijon hapësirë. Ne nuk nënshkruam me të për të shënuar 25 gola në vit, por pasi ai bën edhe shumë gjëra të tjera. Kjo është arsyeja se pse Barcelona bëri një investim të tillë për të nënshkruar me të”, ka thënë Guardiola.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, pritet të përballet me një rënie të të hyrave deri në 20 milionë euro, pasi është shkarkuar nga detyra e kapitenit të kombëtares së Anglisë.The Sun shkruan se mbrojtësi i Chelseat, 29-vjeçar, është zëvendësuar nga Rio Ferdinand në postin e kapitenit të kombëtares, pas një takimi që zgjati vetëm 12 minuta me përzgjedhësin Fabio Capello.
Ekspertët e sponzorimeve presin rënie të të hyrave të Terryt pas aferës së tij me ish-partneren e bashkëlojtarit të kombëtares, Wayne Bridge, që mund t’i kushtojë atij me humbje të disa kontratave të bujshme.
Kontrata e vetme aktuale e tij është ajo në vlerën e 4 milionë dollarëve me Umbro, pasi kontrata e tij me “King of Shaves” përfundoi në vitin 2008. Suksesi i mundshëm i verës në Kupën Botërore dhe mundësia që ai ta ngrejë trofeun, do ta dërgonte Terryn në një nivel tjetër të ‘tregut’.
Por tash ai nuk ka shanse të rivalizohet me David Beckham, në sponzorimet e kompanive të mëdha si Vodafone, Gillette dhe Pepsi, të cilët i kishin ofruar atij kontrata nga 3 dhe 5 milionë secila.
Terry parashihet të humbë edhe mundësi të tjera përfitimi që mund ta çojnë në 20 milionë këtë shifër.
Mesfushori i Chelseat, Deco, thotë se titulli i këtij sezoni do të vendoset në mes të Chelseat dhe Manchester United.Mesfushori portugez e ka përjashtuar Arsenalin nga gara, në prag të takimit të nesërm në Stamford Bridge.
“Lëndimet prekin shumë ekipe dhe mendoj se edhe ata kanë probleme të vërteta ku mungesa e Robin van Persiet ka dalë të jetë një faktor i rëndësishëm”, thotë Deco.
“Lojtarët e tyre të rinj kanë qenë sensacional, por ata ende nuk kanë shfrytëzuar shanset e tyre për të qenë kampionë. United, për shembull, ka lojtarë shumë më me përvojë dhe që është e rëndësishme në këtë shkallë të sezonit.
“Andaj është normale që gara të jetë në mes të United dhe Chelsea. Parashikimet e bëra në verë po realizohen”, ka shtuar portugezi.
















