Njeriu i ndeshjes, Didier Drogba. Kryendeshja e javës së 25-të në Ligën Premier është zhvilluar në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit. Takimi i zhvilluar të dielën, ka përfunduar me fitoren e liderit Bluve, me rezultat 2-0.
Përkundër se zhvilloi ndeshje të mirë, Arsenali nuk arriti t’i bëjë ballë skuadrës së Carlo Ancelottit për të nxjerrë një rezultat pozitiv.
Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didir Drogba, i cili shënoi dy herë në portën e Topçinjve (8’ dhe 23’), ndërsa nuk pati fatin të shënonte het-trik, pasi në minutën e 83-të goditi shtyllën.
Pas kësaj fitoreje, Blutë qëndrojnë në vend të parë në tabelë me dy pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester United.
Ndërkohë, Arsenali tashmë gjendet nëntë pikë prapa liderit të Kampionatit të sivjetmë anglez, dhe vështirë se mund ta konsiderojë veten në garë për titull.
Reagimi i Marco Borriellos. Rossonerët nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në përballjen e javës së 23-të në Serie A, kundër Bolognas.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Dall'Ara përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0.
Pas këtij barazimi, Milani rrezikon ta humbë pozitën e dytë në tabelë, pasi që me fitore eventuale kundër Fiorentinas, Roma do të ngjitet në vend të dytë.
Interi ka shënuar fitore të lartë dhe tejet të rëndësishme në takim me Cagliarin duke shfrytëzuar gabimin e Milanit që barazoi pa gola ndaj Bolonjës në transfertë.
Interi dhe Cagliari luajtën me balance gjatë gjithë takimit. Posedimi ishte i barabartë por Interi shfrytëzoi rastet që i kishte.
Ishte Pandev ai që shënoi golin e parë në minutën e gjashtë. Maqedonasi ju gëzua golit pas një goditjeje të devijuar të Samuel Eto’os që erdhi direkt në këmbën e tij, dhe të cilin nuk e pati të vështirë ta vendos në rrjetë.
Mbrojtësi Samuel dyfishoi epërsinë me kokë pas një rrëmuje në zonë gjatë një goditjeje nga këndi.
Me të filluar pjesa e dytë Diego Milito përfundon takimin pas një aksioni fenomenal.
Milan nga ana tjetër barazoi duke ja lejuar Interit avantazh në tabelë. Milani ishte skuadra që dominoi por vendasit u mbajtën mjaft mirë. Duhet të përmendet goditja me kokë e Ambrosinit në qastet e fundit të takimit e cila qëlloi shtyllën.
Me këtë fitore Inter mund të thuhet se me një hap ka siguruar titullin në Serie A pasi që është 10 pikë para rivalit të përbetuar Milanit. Inter dhe Milan kanë një ndeshje të pazhvilluar. Interi të mërkurën takohet me Parmën kurse Milani me 24 Shkurt me Fiorentinën.
Tifozët e Manchester United duke protestuar. Tifozët e Manchester United janë të vendosur që të bojkotojnë biletat sezonale që do të shiten gjatë verës së ardhshme në mënyrë që të detyrojnë familjen Glazer të largohet nga klubi.Borxhet e Manchester Unitedit kapin shumën 800 milion euro, dhe tifozët mendojnë se nëse e prekin familjen Glazer në xhepin e tyre, atëherë do ti detyrojnë ata të largohen.
Numri një i tifozëve të Manchester United Andy Welsh nuk e ka vizituar Old Traffordin që nga koha kur pronarë u bënë familja Glazer, e që atëkohë të gjithë i mirëpritën. Sot, Welsh thotë se si kurrë më parë tifozët dëshirojnë largimin e familjes Glazer.
“ Ne do ti bëjmë ata të largohen. Për këtë ju betohem në kokën time. Të gjithë jemi të organizuar, sepse të gjithë e duam këtë klub. Mjaft më.
“ Kjo ditë në historinë tonë na kujton se Manchester United është më shumë se një biznes.”
“ Manchester United është një familje me një histori dhe traditë si asnjë tjetër në botë. Dëmin që po e bën familja Glazer duhet ta ndalojmë.” theksoi Welsh.
Sot është tërhequr shorti për kualifikimet kampionatit europian Ukraina dhe Polonia 2012 në të cilin shqipëria është shortuar në një grup relativisht të vështirë.
Grupet më interesante do të jenë Grupi A dhe Grupi C.
Gjermania në grupin A do të ketë punë me Turqinë dhe Austrinë e paparashikueshme.
Në grupin C Italia do të ketë të bëjë me Serbinë tepër të fortë dhe poashtu me Irlandën Veriore që di të shkaktoj telashe.
Kampioni europian Spanja ka rënë në një grup të lehtë me kundërshtarët më të fortë Çekinë dhe Skocinë.
Shqipëria do të ketë të bëjë me nën kampionin e botës Francën, Rumaninë, dhe Bosnjën.
Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga shtatori i vitit 2010.

Grupi A
Gjermania
Turqia
Austria
Belgjika
Kazakistani
Azerbaigjani


Grupi B


Rusia
Sllovakia
Irlanda
Maqedonia
Armenia
Andorra


Grupi C


Italia
Serbia
Irlanda Veriore
Sllovenia
Estonia
Ishujt Faroe


Grupi D
Franca
Romania
Bosnia-Hercegovina
Bellarusia
Shqipëria
Luksemburgu


Grupi E


Holanda
Suedia
Finlanda
Hungaria
Moldova
San Marino


Grupi F


Kroacia
Greqia
Izraeli
Letonia
Gjeorgjia
Malta


Grupi G


Anglia
Zvicra
Bullgaria
Uellsi
Mali i zi


Grupi H


Portugalia
Danimarka
Norvegjia
Qipro
Islanda


Grupi I


Spanja
Çekia
Skocia
Lituania
Lihtenshtajni

Blerim Xhemaili Skuadra e Parmës po përballet me një vështirësi, pasi që mesfushori Blerim Xhemaili ka lënduar gjurin e majtë gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Palermos.
La Gazzetta dello Sport njofton se mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësorë për të vlerësuar lëndimin.
Ndërkohë, ekziston frika se ka lënduar ligamentin përparmë, që do të thoshte përfundim i sezonit për të.
Kjo do të ishte goditje e rëndë për Parmën, që pas fillimit të jashtëzakonshëm të sezonit, në gjashtë ndeshjet e fundit ka pësuar pesë humbje.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se sulmuesi Mario Balotelli është pjesë e rëndësime e klubit zikaltër, i cili nuk planifikon shitjen e lojtarit.
Mediat në Itali vazhdimisht spekulojnë për mundësinë largimit të sulmuesit italian, mirëpo presidenti mohon çdo mundësi largimi.
“Balotelli është pronë shumë e rëndësishme e klubit dhe dëshirojmë ta ndërtojmë skuadrën me të dhe të fitojmë me të”.
“Jam i sigurt se ai do të na japë arsye që të jemi të kënaqur dhe e di se Mourinho nuk është kundër tij”, ka thënë Moratti.
Yaya Toure do të mungojë 10 ose 15 ditë, pasi është lënduar në ndeshjen kundër Getafes.
Marca njofton se mesfushori i Barcelonës ka lënduar muskulin e këmbës së majtë, ashtu që u desh të largohej në pjesën e dytë të lojës.
Barcelona do të ketë probleme të mëdha defensive në ndeshjen kundër Atletico Madridit, pasi që Dani Alves, Rafael Marquez dhe Gerard Pique nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola.
Mesfushori ofensiv i Juventusit, Diego, i konsideron vetë lojtarët fajtorë për mossuksesin e bardhezinjve, të cilët regjistruan edhe një barazim të shtunën mbrëma.
“Duket se nuk jemi të aftë të shënojmë gola dhe t’i konvertojmë të gjitha rastet që i krijojmë, por kjo është ajo që duhet të bëjmë”.
“Është e vërtetë se vuajtëm në pjesën e parë, por u përmirësuam dukshëm pas pushimit. Por neve na duhet një fitore. Nëse nuk fiton është vështirë dhe asgjë nuk ndryshon, ky është problemi”.
“Personalisht, nuk mendoj se po e kam më vështirë në Itali, është një problem i përgjithshëm. Ndjehem mirë, por nëse nuk fitojmë, gjërat vështirësohen edhe më shumë. Duhet të punojmë më shumë”, është shprehur braziliani.
Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë në ndeshjen e të shtunës mbrëma duke mposhtur Espanyolin, ndërsa mbrojtësi Raul Albiol beson se ky do të jetë sezoni i suksesit për Mbretërit.
“Ndjehemi më komfort tash. Tash që e njohim njëri-tjetrin jemi shumë më të fortë”.
“Doemos duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Nuk mund të dështojmë në Ligë dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Albiol për Marca.
Kaka dhe Marcello festojnë golin. Real Madridi ka shënuar edhe një fitore të radhës. Këtë herë, viktimë e lojës së madrilienëve ishte ekipi Espanyol – të cilin në Bernabeu futbollistët e trajnerit Manuel Luis Pellegrini e mposhtën me rezultat 3:0.
Golin e parë për madrilienët e shënoi Sergio Ramos, në minutën e 5 të pjesës së parë, ndërkaq epërsinë solide në këtë pjesë të lojës për Real Madridin e siguroi Kaka, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 30.
Duhet cekur se Reali ka lëshuar edhe një mori rastesh, për të shënuar gol në pjesën e parë të lojës. Raste të mira shënimi pati legjenda Raul, mirëpo portieri i Espaniolit, Carlos Kameni, ishte në nivel të detyrës.
Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes Reali dominoi në tërësi, ndërsa fitoren e madrilienëve e kurorëzoi Higuain, i cili u fut në lojë si zëvendësim, dhe tregoi se përkundër një mungese prej disa ndeshjesh nuk e ka harruar zanatin e shënimit të golave.