Takimi i zhvilluar ndërmjet Crystal Palace dhe Swansea City, skuadra të cilat bëjnë gara në League Championship, ka përfunduar me fitoren minimale të mysafirëve.Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi kosovar me pasaportë finlandeze, Shefki Kuqi, i cili shënoi golin e vetëm në këtë përballje (14’).
Kuqi kaloi te Swansea si transfer i lirë gjatë afatit kalimtar të janarit, duke qenë se i kishte përfunduar kontrata me skuadrën parapake, TuS Koblenz.
Ndërkohë, në të kaluarën sulmuesi ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës që mposhti sonte, Crystal Palace (2006-2009).
Sunderlandi ka lëshuar fitoren nga dora në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma si mysafir i Portsmouthit.Skuadra e Lorik Canës avancoi me epërsi minimale deri në minutat shtesë të takimit, kur vendasit arritën ta barazojnë rezultatin.
Golin për mysafirët e shënoi Darren Bent nga penalltia (12’), ndërsa Dindane barazoi në minutën e pestë shtesë (90’+5).
Duhet përmendur se Portsmouthi luajti me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 9-të kur u përjashtua Rocha, ndërsa deri në fund të ndeshjes u përjashtuan dy lojtarë mysafirë, Cattermole (54’) dhe Meyler (88’).
Manchester City ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Bolton Wanderers, në kuadër të xhiros së 26-të të Ligës Premier.Goli i parë në ndeshje erdhi nga sulmuesi në top-formë i ‘pasanikëve’, Carlos Tevez, i cili realizoi nga pika e bardhë (31’).
Epërsinë e dyfishoi sulmuesi tjetër, Emmanuel Adebayor, i cili shfrytëzoi një krosim të Patrick Vieiras për ta mposhtur portierin Jaaskelainen (73’).
Pas kësaj fitoreje, City ngritët në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Liverpoolin që mban pozitën e katërt në tabelë.
Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, nuk ka mundur të shërohet nga një infeksion me virus, ashtu që nuk do të luajë në Emirates kundër Arsenalit.Konfirmimin për mungesën e italianit e ka bërë vetë trajneri Rafael Benitez, i cili ka thënë se ai është i dobët fizikisht si pasojë e sëmundjes dhe vjelljes, ashtu që nuk është në gjendje të udhëtojë në Londër.
Në ndërkohë edhe treshja Fernando Torres, Yossi Benayoun dhe Glen Johnson nuk janë në dispozicion të trajnerit.
Të shtunë katalunasit mbetën edhe pa Dani Alvesin, i cili do të mungojë tri javë, ndërsa në ndeshjen kundër Getafes u lëndua edhe Yaya Toure, i cili nuk do të mund të luajë për dy javë.
Ndërkohë, për shkak të kartonëve të kuq, Marquez dhe Pique nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola në ndeshjen kundër Atletico Madridit.
Mbrojtësi i brazilian Cicinho është huazuar nga Roma te skuadra e tij e dikurshme, Sao Paulo, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.“Cicinho i është ribashkuar Sao Paolos dhe mbrojtësi i djathtë i Romës vjen në formë huazimi deri më 30 qershor”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit brazilian.
Cicinho e ka pasur të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të Claudio Ranierit dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar një skuadër tjetër ku do të luajë më shumë.
Sulmuesi i Realit Madridit, Karim Benzema, ka munguar në seancën e sotme stërvitore, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është vërejtur një lëndim në këmbën e majtë, i cili do t a mbajë jashtë fushe për një javë.Kjo do të thotë se francezi nuk do të mund të luajë në ndeshjen e fundjavës kundër Xerezit, ndërsa është në dyshim edhe për takimin e Ligës së Kampionëve kundër ish-skuadrës së tij Olympique Lyon.
Ky nuk është një lajm i mirë për sulmuesin e Los Blancos, pasi që tash është kthyer nga lëndimi Gonzalo Higuan dhe po ashtu kthehet nga suspendimi Cristiano Ronaldo, dhe ai do ta ketë të vështirë të sigurojë një vend startues në skuadër.
Anësori i ri i Milanit, Amantino Mancini, është i kënaqur me debutimin e tij për Milanin gjatë vikendit.Mesfushori u huazua nga Interi deri në fund të sezonit, me mundësi për ta shndërruar kontratën në të përhershme, dhe pati shansin të debutojë në barazimin pa gola ndaj Bolognas.
“Pas gjithë kësaj kohe ishte bukur të luajë një ndeshje të tërë. Fatkeqësisht loja ime e parë nuk solli fitore. Ekipi u përpoq dhe krijoi disa shanse të shkëlqyeshme, por fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam. Ende jemi në rrugë dhe mendoj se me këtë grup mund të arrijmë diçka vërtet të rëndësishme”, ka thënë Mancini.
Informatat e fundit të mediave në Itali thonë se ekipi i Milanit ka hequr dorë nga tentimi për të angazhuar Edin Dzekon për shkak të çmimit të lartë.Rosonerët u përpoqën ta angazhojnë Dzekon në verën e kaluar dhe, edhe pse lojtari shprehu dëshirë për të kaluar në radhët e Milanit, rosonerët nuk arritën të merren vesh me Wolfsburg për shumën e dëmshpërblimit.
Milani më pas transferoi Klaas-Jan Huntelaar, por holandezi nuk arriti të gjendet mirë në kampionatin italian dhe se mund të largohet në fund të sezonit.
Meqë rosonerët nuk janë të gatshëm të paguajë shumën prej 40 milionë eurove për Dzekon, mediat italiane spekulojnë se Reali ia ka ofruar sulmuesin Karim Benzema, Milanit.
Thuhet se mbretërit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Benzema edhe për 25 milionë euro.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, më në fund ka pranuar se lojtarët e tij janë shumë të papërvojë për të mposhtur klubet e mëdha.“Mosha jonë mesatare është 23 vjet dhe e Chelseat 29 vjet .Mendoj se kjo u tregua në momentet vendimtare në fushë. Ne duhet të japim gjithçka deri në sekondën e fundit në kampionat, çfarëdo që ndodh”.
“Nuk mund të pendohemi, dhe nëse Chelsea është më i mirë dhe e fiton titullin, ose nëse Manchester United, ne do t’i urojmë ata. Por kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar. Duhet të tregojmë dinjitet për ambiciet tona dhe ndonjëherë kjo do të thotë të luftojmë deri në fund”, ka thënë Wenger.
Los Angeles Lakers kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e dytë pa Kobe Bryant duke mposhtur kësaj here San Antonio Spurs me rezultat 101-89.Pau Gasol shënoi 21 pikë, tetë asistime dhe pesë bllokime, derisa Lamar Odom shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime për kampionin në fuqi të NBA-së.
Los Angeles ishin pa Bryant në fitoren e 40-të të këtij sezoni (13 humbje), i cili mungon për të dytën herë për shkak të lëndimit në gjurin e majtë.
Pavarësisht fillimit të mirë, Spurs (29 fitore dhe 21 humbje) nuk arritën ta ruajnë avantazhin dhe pësuan humbjen e tretë në pesë ndeshje. Manu Ginobili shënoi 21 pikë ndërsa Tony Parker 20 për San Antonio.
Franck Ribery thotë se sipas gjasave, ai do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, por destinacioni i tij mbetet i paqartë.Duke folur për RTL Radio, Ribery ka thënë s ai është i gatshëm të largohet drejt Ligës Premier ose La Ligës pasi Bundesliga është një rang më poshtë se dy kampionatet më të mira të Evropës.
“Nuk do të jetë vendim i lehtë, jam mirë në Munich”, ka thënë Ribery, i cili ka thënë se është i informuar për interesimet nga Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea.
“Thierry Henrry? Ne kemi raporte shumë të mira dhe e di se ai dëshiron që unë të shkoj në Barcelona”, ka shtuar francezi.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, raportohet se e ka refuzuar ofertën e re për vazhdimin e marrëveshjes me klubin spanjoll.Gazeta sportive spanjolle Sport, shkruan se Reali nuk po arrin t’i kompletojë negociatat me Higuain rreth një marrëveshje të re.
Higuain, përmes përfaqësuesve të tij, tashmë raportohet se e ka refuzuar ofertën e parë. Sulmuesi ka kontratë me Realin deri në vitin 2012 dhe dëshiron që ajo të vazhdohet deri në vitin 2015.
Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i Realit, por mbetet lojtari më pak i paguar në klub me 1.5 milionë euro në vit.
Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Juventusi dëshiron të ofrojë 30 milionë euro për të marrë shërbimet e argjentinasit.
Ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin, thotë se topçinjtë nuk arritën ta ndalojnë Didier Drogban gjatë takimit të së dielës.Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi të dy golat e fitores 2-0 të Chelseat ndaj Arsenalit në Stamford Bridge, për ta nxjerrë këtë të fundit nga gara për titull.
“Një prej arsyeve për humbjen tonë është se ne nuk ishin në gjendje të përballemi me Drogban. Tash ka vetëm një gjë për t’u bërë – të përgatitemi për Liverpoolin”, ka thënë Arshavin.
Valon Behrami mund të largohet nga West Ham United në fund të sezonit, shkruajnë mediat angleze.The Sun shkruan se West Ham ende duhet t’i paguajë Lazios 2.5 milionë funte për anësorin shqiptar me nënshtetësi zvicerane, edhe pse kanë kaluar një vit e gjysmë nga arritja e tij.
Dhe lojtari mund të shitet për shkak se, siç shkruajnë mediat angleze, edhe familja e tij e ka të vështirë të rehatohet në Angli.
Janë një varg skuadrash të interesuara për të, veçanërisht nga Serie A, ku së fundi Behramin u mundua ta transferojë Palermo.
Ylli i Los Angeles Galaxy, tash i huazuar te Milani, David Beckham, thotë se ai është penduar që është larguar nga Manchester United.Beckham do të rikthehet në Old Trafford kësaj here në cilësinë e kundërshtarit për takimin e Ligës së Kampionëve që nxori Milanin përballë Manchester United.
“Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e Manchester United. Edhe pse tashmë nuk jam atje, jam ende një fans i madh. Të përballesha me faksin se nuk jam lojtar i United vërtet ka qenë gjëja më e vështirë me të cilën jam përballë”.
“Gjithmonë dua që ata të kenë sukses pasi ai klub ende ka shumë domethënie për mua. Ende mbaj tiketa sezonale dhe gjithmonë do t’i mbaj pasi më pëlqen ta shoh çdo ndeshje që kam mundësi. Do të doja t’i marr djemtë e mi një ditë. United gjithmonë do të mbetet një vend i veçantë për mua, andaj do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë Beckham.
















