Chelsea ka konfirmuar sot në ueb faqen zyrtare se mbrojtësi i krahut të majtë Ashley Cole do të mungoj për së paku tre muaj.Ashley Cole morri një frakturë në gjurin e tij dje në ndeshjen e humbur 2-1 nga blutë e Londrës në Goddison Park ndaj Evertonit.
Ashley Cole do të mungoj së paku tre muaj. Ai rrezikon që të mos paraqitet edhe në kampionatin botëror.
Ky është lajm i mirë nga ana tjetër për Nerazzurët e Inter, me të cilët Chelsea do të ketë të bëj pas dy javësh në Meazza, dhe pas katër javësh në Stamford Bridge.
Opcionet e Ancelottit janë të limituara dhe si pasojë do të detyrohet të luaj ose me Paulo Ferreiran ose me ndonjë nga mbrojtësit e krahut të djathtë, apo edhe Essien ka mundësi që të luaj në këtë pozitë.
Mediat Spanjolle nuk kanë të ndalur së publikuari raporte të ndryshme rreth kalimit të Francesc Fabregasit në Barcelonë, në një kontratë pesë vjeçare, dhe më në fund, përsëri, është vet protagonisti që hesht zërat.“Barcelona e ka mohuar, edhe unë e mohoj. Unë dua të fokusohem te Arsenali, dhe mendoj vetëm për Arsenalin mbi të gjitha, për secilin lojtar në histori, tifozët, klubin dhe për veten. Mendoj se meritojmë më shumë respekt.”
Fabregasi është ish lojtar i akademisë së Barcelonës, duke u larguar në drejtim të Arsenalit së bashku me prindërit, me mendim se atje ka më shumë vend në përbërjen e parë.Sot Fabregas është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe është i pazëvëndësueshëm në kombëtaren spanjolle. Ende nuk mund të dihet saktësisht e ardhmja e tij…
Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, beson se anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, do të ishte një transferim i shkëlqyer te Zonja e Vjetër.“Ribery është një lojtar i shkëlqyer. Po të vinte te Juve, do të ishte gjë e bukur dhe ai do të na ndihmonte shumë”, ka thënë Momo për Juventus Channel.
Ndërkohë lojtari nga Mali ka folur edhe për spekulimet, sipas të cilave, trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, verën që vjen do ta drejtojë Juventusin.
“Nëse ai vjen unë do të isha shumë i lumtur. Ai ma dha mundësinë të luaja te Valencia në moshën 17-vjeçare. Nën udhëheqjen e tij fituan një titull, ai është një strateg shumë i mirë”, ka shtuar Sissoko.
Në një konferencë për shtyp, anësori i Real Madridit, Marcelo, është shprehur i kënaqur me aktivizimin më të madh këtë sezon nga trajneri Manuel Pellegrini dhe njëherit ka thënë se shpreson që të udhëtojë në Afrikën e Jugut me përfaqësuesen e Brazilit.“Jam gjithmonë në shërbim të trajnerit për të luajtur në mes të fushës ose në krah. Kam luajtur në të dyja pozicionet. Mendoj se kur luaj në qendër i jap skuadrës një stil të ri të lojës”, është shprehur braziliani për AS.
Ndërsa sa i përket Kampionatit Botëror 2010, Marcelo ka thënë se asnjëherë nuk e ka humbur shpresën dhe se do t’i pëlqente shumë që të ishte me kombëtaren e tij në Botëror.
Një ekzaminim me rreze X ka zbuluar se mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, e ka thyer krahun dhe do të mungojë në katër javët e ardhshme.36-vjeçari u lëndua të mërkurën në ndeshjen kundër Aston Villas, me ç’rast u desh të largohej në minutën e 74.
Kështu, dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, do të mungojë në përballjen e parë ndaj Milanit (të martën), po ashtu do të mungojë edhe në finalen e Carling Cup (28 shkurt).
Sipas mediave Italiane, Juventusi tashmë ka filluar bisedimet për rikthimin e Raffaele Palladinos në skuadër.25-vjeçari ka treguar formë të mirë në dy sezonet që po luan me Genoan, e cila refuzoi kërkesën e Zonjës së Vjetër që t’ia dorëzojë italianin në janar.
Mirëpo, sipas Il Secolo XIX, Juventusi që posedon 50% të pronësisë së lojtarit, ka filluar bisedimet për ta kthyer Palladinon në fund të këtij sezoni.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Marcello Lippi është njeriu që duhet të vendosë nëse Mario Balotelli do ta përfaqësojë Italinë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.“Mos më pyetni mua, pyeteni Lippin”, i është përgjigjur shkurt Moratti pyetjes nëse SuperMario duhet të luajë në Botëror.
Ndërkohë presidenti zikaltër është shprehur i kënaqur me barazimin e Interit në ndeshjen e mbetur kundër Parmës.
“Rezultati nuk më shqetëson. Fituam pikë në një terren, i cili tradicionalisht është i vështirë për ne”, ka thënë Moratti.
Andrei Arshavin thotë se Arsenali duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura nëse dëshiron të ketë gjasa për ta fituar titullin e Ligës Premier.Të mërkurën mbrëma, Arsenali shënoi fitore, ndërsa Chelsea u mposht, kështu që mesfushori rus thotë se ekziston mundësia që Topçinjtë të shpallen kampionë.
“Pas këtyre rezultateve, kjo duket e mundshme. Diferenca në pikë është zvogëluar në gjashtë”.
“Kuptohet, rezultati kundër Liverpoolit është i mirë për ne, por nëse duam që të bëhemi kampionë, do të duhet që të fitojmë në të gjitha takimet e mbetura. Është vështirë të thuhet nëse kjo është e mundur”, ka thënë Arshavin.
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se skuadra e tij nuk do ta humbë shpirtin luftarak në ndeshjet e rëndësishme në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.“Ky është muaji më i rëndësishëm për Milanin. Nuk kemi kohë për ndryshime, duhet të qëndrojmë të qetë, por të mos e humbim agresivitetin, nderin dhe vullnetin që kemi përbrenda”.
“Nuk duhet të harrojmë ku filluam dhe ku jemi tash. Kemi punuar mirë, zakonisht nën kushte të vështira”, ka thënë Leonardo.
Milani ka bërë të ditur se Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë nënshkruar marrëveshje të reja deri në vitin 2014.Të dy lojtarët kanë dalë nga shkolla e të rinjve e Milanit, por ishin dërguar në huazim te klube të tjera para se të rikthehen sërish në San Siro.
Disa muajt e fundit të dy lojtarët janë pjesë standarde e ekipit të parë, për shkak të lëndimit të disa lojtarëve të tjerë, dhe kanë treguar paraqitje të solide, për të cilën arsye klubi edhe i ka ‘qerasur’ me marrëveshje të reja.
“Ekipi i Milanit dëshiron të bëjë të ditur se lojtarët Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë vazhduar marrëveshjet me klubin deri më 30 qershor të vitit 2014”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Sipas mediave spanjolle, ekipi amerikan New York Red Bulls, planifikon të angazhojë Raul Gonzales, Paolo Maldinin dhe Thierry Henryn.Marca në edicionin e sotëm shkruan se kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales është një opsion shumë serioz i New York Red Bulls. Gazeta shkruan se sulmuesi mund t’i luajë muajt e fundit me Realin, pasi është shumë e mundshme që ai t’i japë fund karrierës në Bernabeu në fund të sezonit.
Besohet se ekipi i Ligës MLS ka bërë ofertë të parefuzueshme për Realin, ndërsa lojtarit i ka ofruar të njëjtën pagë të cilën ai e merr në klubin mbretëror.
Spekulohet se New York Red Bulls po ashtu do të mundohet ta rikthejë në fushë ish-mbrojtësin e pensionuar të Milanit, Paolo Maldini, ndërsa opsion është edhe Thierry Henry.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se do të jetë mrekulli nëse ata arrijnë ta angazhojnë Cesc Fabregas nga Arsenali.Xavi po ashtu nuk ka dyshime se Fabregas mund t’i përshtatet lojës së katalanasve, pasi kapiteni i Arsenalit në vete ka ADN-në e Barcelonës.
“Cesc do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm. Ai është lojtar me ADN të Barcelonës. Fabregas në mënyrë të përkryer do të përshtatet në ekip, pasi ai shumë mirë e njeh klubin dhe shumë lojtarë në përbërje. Ai është larguar, por sigurisht se mund të rikthehet”, ka thënë Xavi.
Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka pranuar se ai mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë verës.Aguero tashmë një kohë është cak i klubeve më të mëdha evropiane, por klubi spanjoll refuzon të heqë dorë nga shërbimet e tij. Edhe lojtari 21-vjeçar thotë se ndjehet mirë në Atletico, por nuk mund të mohojë një largim.
“Kam një joshje të madhe për Atleticon por nuk mund të them se do të qëndroj këtu përgjithmonë. Për momentin jam i lumtur këtu dhe i dua fansat. Shpresoj t’ia dal mirë për ta edhe në fushë”, ka thënë Aguero.
Aguero është duke u kërkuar nga një varg klubesh nga Spanja, Italia dhe Anglia, mes të cilave edhe Chelsea dhe Manchester United.
Mario Balotelli ka thënë se ai është pjesërisht i kënaqur me paraqitjen e tij në barazimin e mbrëmshëm 1-1 të Interit në fushë të Parmës.Sulmuesi i Interit u fut në lojë nga stoli dhe brenda më pak se një minute barazoi rezultatin, pasi Parma më herët kishte shënuar me anë të Valeri Bojinov.
“Jam i lumtur deri në shkallë, kam shënuar një gol të mirë vetëm disa sekonda pasi jam futur në lojë, por po ashtu kam keqpërdorur një goditje që mund të na kishte dhënë fitoren”, ka thënë Balotelli.
Parma përfundoi ndeshjen me 10 lojtari pas përjashtimit të Francesco Valiani me karton të kuq, por Interi po ashtu humbi Marco Materazzin për shkak të tërheqjes së muskulit.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, pas fitores së mbrëmshme të Chelseat në Goodison Park, ka mohuar se John Terry është ‘lodhur’ nga kritikat mbi jetën private.Terry nuk tregoi formën më të mirë në takimin e mbrëmshëm, pasi dy gafat e tij i lejuan Louis Saha të shënojë dy golat e fitores.
“Mendoj se Louis Saha luajti shumë mirë sonte. Ai shënoi dy herë, dhe mund të kishte shënuar katër. Andaj mendoj se ai është më meritori. Por John Terry është një mbrojtës i klasit. Nëse Chelsea nuk e dëshiron, do ta marr unë!”, ka thënë Moyes pas fitores së mbrëmshme.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbështetur komentet e tij të bëra më herët gjatë javës, duke thënë se ekipi i tij është rikthyer në garën për titull, disa ditë pasi doli nga ajo.Topçinjtë fituan me rezultat minimal 1-0, ndaj Liverpoolit në Emirates Stadium gjatë të mërkurës, për t’iu afruar në gjashtë pikë liderit të tabelës, Chelseat. Në takimet tjera, Chelsea u mposht nga Evertoni, ndërsa Manchester United u ndalua me barazim nga Aston Villa.
“Kam thënë pas ndeshjes ndaj Chelseat se do të luftojmë deri në sekondën e fundit të sezonit. Ne e bëmë këtë sonte dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë. Çdokush mund të humbë pikë kudo. Është një garë e hapur”, ka thënë Wenger.
Los Angeles Lakers vazhdojnë të fitojnë në mungesë të shtyllës së ekipit, Kobe Bryant, duke mposhtur Utah Jazz me rezultat 96-81.Lamar Odom ishte më i sakti me 25 pikë dhe 11 kërcime, derisa Pau Gasol shënoi 22 pikë. Kjo është fitorja e tretë radhazi për Lakers pa Bryant dhe e 41-ta në përgjithësi këtë sezon (13 humbje).
Andrei Kirilenko shënoi 17 pikë për Utah, që pësuan humbjen e parë pas nëntë fitoreve radhazi. Jazz tash kanë 32 fitore dhe 10 humbje këtë sezon.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, duket i kënaqur që Chelsea ka humbur ndaj Evertonit në ndeshjen e mbrëmshme në Goodison Park.United po ashtu pati një sfidë të vështirë përballë Aston Villas në Villa Park, por arriti të nxjerrë një pikë pas barazimit 1-1.
“Mendoj se mund të jetë një natë e rëndësishme dhe fitorja e Evertonit ndaj Chelseat na ka lejuar të ngushtojmë diferencën në një pikë dhe, kush e di, kjo mund të jetë një kthesë e rëndësishme”, ka thënë Alex Ferguson.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, e vlerëson Arsenalin si konkurrent për të fituar titullin e Ligës Premier.Topçinjtë mbrëmë shënuan fitore minimale ndaj Liverpoolit në Emirates duke i dhënë fund serisë negative në ndeshjet e fundit, në anën tjetër të kuqtë u ndaluan pas një serie të ndeshjeve pozitive.
“Ky vit do të jetë i vështirë për secilin për të fituar aq shumë ndeshje në varg. Gjëja kryesore është të ruash qetësinë dhe të vazhdosh deri në fund. Ne do të vazhdojmë të luftojmë”.
“Sa i takon Arsenalit, ata janë një ekip i mirë dhe kanë një menaxher me përvojë andaj pse jo? Liga është e vështirë. Askush nuk fiton shumë ndeshje radhazi. Nuk ka asnjë ekip që është i pandashëm, andaj kurrë nuk i dihet”, ka thënë Benitez pas disfatës së mbrëmshme.
Klubi rus shpreson të transferoj Super Marion në Moskë këtë verë.Sipas raporteve italiane, CSKA Moscow janë të gatshëm që të transferoj një superlojtar, spekulohet se ata tani kanë përgatitur 20 milion euro për yllin e Interit 19 vjeçarin Mario Balotelli.
Tuttomercatoweb raporton se CSKA Moscow dëshiron të përfitojë zënkat e Balotellit dhe Mourinhos.
CSKA ka raportuar se ata i kanë përgatitur tashmë paratë nëse Balotelli dëshiron të largohet nga Interi.
Për Balotellin janë të intersuar edhe shume klube angleze.
















