Pamje nga ndeshja - Javier Zanetti dhe Salvatore Aronica Pas barazimit kundër Parmës, kampioni i Italisë në fuqi, Inter, ka lëshuar sërish pikë.
Takim i zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin San Paolo, ndërmjet Napolit dhe Interit ka përfunduar pa gola.
Pas këtij barazimi, ngushtohet diferenca ndërmjet Nerazzurëve dhe Romës në shtatë pikë, dhe një lëshim i radhës i zikaltërve, ndoshta do ta rihapte garën për titull.
Dy golashënuesit e Atleticos, Forlan dhe Simao. Kryendeshja e javës së 22-të në La Liga, e zhvilluar të dielën mbrëma në Vincente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1.
Kryeqytetasit krijuan epërsi të hershme (9’), kur Reyes pasoi te sulmuesi Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Valdes.
Goli i dytë i vendasve erdhi nga një gjuajtje e lirë, dhe ishte një supergol i realizuar nga Sabrosa Simao (23’), i cili dyfishoi epërsinë.
Pas një goditje nga këndi, Zlatan Ibrahimovic u gjet mirë para portës vendase dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 (27’).
Përkundër lojës së bukur të treguar nga të dyja skuadrat, deri në fund të ndeshjes nuk u shënua gol tjetër, dhe është Atletico që e mposht për herë të parë Barcelonën këtë sezon.
Pas kësaj humbjeje të Blaugranëve, diferenca me Real Madridin është vetëm dy pikë.
Heroi i Juventusit në ndeshjen kundër Genoas, Alessandro Del Piero, ka analizuar ndeshjen e të dielës duke thënë se bardhezinjtë por rikthejnë dalëngadalë vetëbesimin.
“Javën e kaluar pamë shenja të përmirësimit. Fakti që po vazhdojmë të ndërtohemi, na jep vetëbesim që të vazhdojmë përpara”
“Të shpresojmë se rezultatet do të vazhdojnë të vijnë, sepse janë shumë të rëndësishme për moralin në momente të këtilla”, ka thënë ikona bardhezi për Sky Sports.
Në tribuna ishte i pranishëm edhe djali i Del Pieros, ndërsa kapiteni thotë: “Ndoshta kjo ishte ndeshja më e mirë që kam treguar para djalit tim, por kam pasur edhe paraqitje tjera me të cilat jam krenar”.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur para ndeshjes kundër Atletico Madridit në Vicente Calderon, duke thënë se takimet e tilla janë gjithmonë të paparashikueshme.
Blaugranët do të hynë në këtë ndeshje me mungesa të shumta, sidomos në repartin defensiv, ku mungojnë emra të tillë, si Daniel Alves, Eric Abidal, Gerard Pique dhe Rafael Marquez.
“Nuk kemi ndonjë arsye për mungesat që kemi. Ka personel të mjaftueshëm në dispozicion për ta fituar ndeshjen. Ndeshjet kundër Atletico Madridit janë shumë të hapura dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Laporta.
Juventusi regjistroi fitoren e parë pas pesë javësh dhe të parën nën drejtimin e Alberto Zaccheronit, ndërsa ky i fundit shpreson që skuadra e tij të lë pas vetes frikën dhe presionin dhe të përmirësohet në mesfushë.
“Tash ekziston shpresa që kjo skuadër më në fund të lë frikën e javëve të fundit pas vetes”.
“Luajtëm jashtëzakonisht mirë në lëvizjen e topit shpejtë dhe në krahë. Sot pashë shumë shenja të Juventusit të vjetër dhe kjo është e kënaqshme”.
“Tash duhet të presim e të shohim nëse mund të vazhdojmë me paraqitje të këtilla dhe të vazhdojmë nga kjo fitore. Është me rëndësi të mbështetemi në këtë fitore dhe të kthehemi në renditje”, ka thënë Zaccheroni për SkySport.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, mendon se Manchester Unitedi nuk është skuadër e cila mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Në një intervistë për Sky Sports, holandezi ka thënë se skuadrat favorite për ta fituar këtë edicion Ligën e Kampionëve, janë Chelsea dhe Barcelona.
“Mendoj se edhe Manchesteri është jashtë gare këtë vit, sepse mendoj se Chelsea dhe Barcelona janë dy skuadrat që aktualisht janë favorite”.
“E them këtë, sepse Manchesteri ka kaluar nëpër një periudhë transitore, duke humbur lojtarin kryesor, Ronaldon. Po luan mirë, mirëpo është një skuadër ndryshe nga viti i kaluar”, ka thënë Seedorf.
Të martën mbrëma, Milani dhe Unitedi takohen në San Siro për të zhvilluar takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka lancuar një deklaratë të jashtëzakonshme në të cilën pohon se ka filluar ti mungoj ish klubi Manchester United, dhe nuk e ka mohuar mundësinë për tu rikthyer ndonjëherë në Old Trafford.
Ronaldo u largua nga Old Traffod verën e kaluar për një shumë rekorde 94 milion euro për të plotësuar ëndrrën e tij për tu bërë galaktik.
Anësori portugez pranon se atij i mungon klubi i Sir Alex Ferguson, ku ai fitoi tre tituj të premier ligës dhe një Ligë të Kampionëve, duke hapur rrugë për një rikthim sensacional.
“Natyrisht, më mungon loja në Manchester United.”
“Jo vetëm klubi por edhe shokët janë ende atje. Unë luajta atje për gjashtë vite dhe ajo është kohë e gjatë. Sa herë që kam rastin, unë i shikoj ata.”
“Ende interesohem për ta shikuar Manchester Unitedin, dhe kurrë nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen do të rikthehem që të luaj atje. Është gjithnjë e mundshme.”
“Nuk dua të them se nuk jam i lumtur në Real Madrid. Unë jam shumë i lumtur dhe të gjithë e dinë se ky është klubi im, por natyrisht, më mungon Manchester United, bossi, lojtarët, sepse kam lënë një familje të tërë atje.”
“Unë dua të respektoj kontratën me Realin, por në të ardhmen, vetëm zoti e di se çfarë do të ndodhë.”
Ronaldo gjithashtu lavdëroi ish kolegun e tij në United.
I pyetur se a është bërë Rooney lojtar më i mirë pas largimit të tij, Ronaldo u shpreh.” JO. Ndoshta ka shënuar më shumë gola se sezonin e kaluar, por Rooney është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për Manchester United dhe Premier Ligën.”
“Ai është një lojtar fantastik por nuk do të thotë ai po luan mirë pse unë u largova. Ai gjithnjë ka luajtur mirë.”
Për kampionatin botëror ai u shpreh:
“A mund ta fitoj Anglia kampionatin botëror? Pse jo? Ata kanë lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer.”
“Nëse luajmë me Anglinë në finale do të jetë sepse Portugalia ka luajtur mirë në kampionat.”
“Unë mendoj se Anglia është shumë e fortë, dhe nuk dua të mendoj tani përballjen me Rooneyn apo Ferdinandin, unë po mendoj se si të kualifikohemi.”
“Por, do të ishte interesant nëse do ti shihja Rooneyn dhe Ferdinandin në finale.” Përfundoi Ronaldo.
Festa e bardhezinjve. Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 kundër Genoas, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadiumin Olimpik të Torinos.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Marco Rossit (16’), ndërsa Amauri barazoi rezultatin (42’), pas një harkimi të bukur të Caceres, për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat 1-1.
Pas një lëvizjeje të bukur, Alessandro Del Piero në bashkëpunim me Diegon, kapiteni legjendar i Juventusit kaloi vendasit në epërsi (61’).
Mirëpo, Genoa e barazoi shumë shpejt rezultatin (63’), kur një gabimi të portierit Gigi Buffon, e ndëshkoi sërish Marco Rossi.
Fitoren Zonjës së Vjetër ia solli ikona bardhezi, Alex Del Piero, i cili nxori një penallti, të cilën e shndërroi në gol (78’).
Ishte kjo një fitore shumë e rëndësishme e Juves drejt qëllimit për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, mendon se Milani është skuadër ndryshe pas largimit të Ricardo Kaka dhe është i bindur se Djajtë e Kuq mund t’i eliminojnë Rossonerët nga Liga e Kampionëve.
Herën e fundit që këto skuadra u takuan (2007), Milani doli skuadër më e suksesshme pas dy ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani, sipas Ferguson, do të jetë ndryshe.
“Është një moment i mirë për ne që të shkojmë te Milani. Ata kanë luajtur këtë vikend, iu mungon Kaka dhe kanë disa lëndime, përderisa ne nuk luajmë këtë vikend dhe do të na shërbejë pushimi’.
“Që kur nuk është Kaka, ata kanë ndryshuar... (Por) duhet pranuar se atyre nuk iu mungojnë aftësitë dhe përvoja. Ronaldinho, Pato, të gjithë këta lojtarë, por njëherit edhe ne kemi lojtarë që mund ta fitojnë ndeshjen”.
“Në bazë të përvojës në San Siro para tre vitesh, kur ata e dominuan ndeshjen, unë e di se kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë Ferguson.
Simon Ammann Atletët nga Sllovakia, Zvicra, Koreja e Jugut, Holanda dhe SHBA-të kanë fituar medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Dimërore, Vancouver 2010.
Anastasia Kuzmina ishte femra e parë që mori një medalje të artë në LOD, Vancouver 2010. Njëherit ajo është edhe atletja e parë sllovake që fiton një medalje të artë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Zvicerani Simon Ammann fitoi medaljen e parë të artë në edicionin e sivjetmë të LOD, ndërkohë që kjo ishte medalja e tretë e artë e skiatorit 28-vjeçar, i cili medaljen e fundit të artë e kishte fituar para tetë vitesh
“Jam sërish në krye të botës. Nuk kam fjalë për ta përshkruar situatën. Është çmenduri”, tha Amman, i cili pas zhgënjimit në LOD, Torino 2006, duket si është kthyer në formën e tij më të mirë.
Mesfushori i Milanit, David Beckham, thotë se ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është në nivelet e bashkëlojtarit të tij te Rossonerët, Ronaldinho.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldinho është shpallur dy herë lojtari më i mirë në botë dhe konsiderohet si lojtari më i talentuar i gjeneratës së tij, ndërsa mesfushori anglez thotë se bashkëkombësi i tij, Rooney, mund të krahasohet me brazilianin.
“Do ta krahasoja Waynen me Ronaldinhon. Unë gjithmonë kam thënë se Wayne është njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në futboll. Dhe pikërisht tani ai është duke e dëshmuar këtë”.
“Ai është te një klub i madh si Manchester Unitedi dhe ai e bën atë që di më mirë- shënon gola”, ka thënë Beckham për Sunday Mirror.
Roma shënoi fitore prej 4-1 kundër Palermos, ndërsa realizuesi i dy golave, Matteo Brighi, thotë se Giallorossët kanë mundësi që ta arrijnë Interin në krye të tabelës.
Aktualisht diferenca ndërmjet vendit të parë dhe të dytë është vetëm gjashtë pikë, por të dielën Nerazzurët zhvillojnë ndeshjen e javës së 24 kundër Napolit.
“Po përparojmë mirë dhe dëshirojmë të arrijmë sa më shumë që mundemi, por ishte një ndeshje e vështirë (kundër Palermos)... Ishim në gjendje të luanim shumë mirë, kështu që morëm pikët maksimale”.
“Interi? Është e qartë se ne jemi pas tyre. Ata janë një skuadër e shkëlqyer, por duhet të lëshojnë pikë ashtu që ne t’i arrijmë. Ne do të vazhdojmë me punën tonë”, ka thënë Brighi për Sky Sport Italia.
Manchester City ka barazuar në kuadër të raundit të pestë të FA Cup kundër Stoke Cityt, në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit, ashtu që do të duhet të zhvillohet një tjetër ndeshje për ta vendosur fituesin.
Megjithatë, duke folur pas ndeshjes, trajneri Roberto Mancini është shprehur i kënaqur me lojën që tregoi ekipi i tij.
“Luajtëm shumë mirë në gjysmën e parë, edhe në pjesën e dytë luajtëm mirë, por në një rast ata barazuan rezultatin”.
“Por tash duhet të përgatitemi për dy ndeshjet- të martën, në Ligën Premier dhe për rizhvillimin (e ndeshjes kundër Stoke)”, tha Mancini.
Fiorentina ka pësuar disfatë si mysafir i Sampdorias, ndërsa trajneri i Violas, Cesare Prandelli, nuk ishte i kënaqur me lojën që tregoi skuadra e tij.
“Dy lëndimet i shqetësuan lojtarët psikikisht, por ata nuk u humbën dhe vazhduan lojën”.
“Aktualisht po na mungon përvoja. Duhet të bëjmë më të mirën me ata që i kemi në dispozicion. Kemi probleme në ndeshjet si mysafir”, ka thënë Prandelli për La Repubblica.
Pas kësaj humbjeje, Fiorentina pozicionohet në vendin e 11-të me 31 pikë, ndërsa mund të zhvendoset edhe më poshtë nëse Parma dhe Chievo shënojnë fitore.
Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Xerezit.
Los Blancos fituan me rezultat 3-0, për të ngushtuar diferencën në dy pikë me Barcelonën, që të dielën mbrëma zhvillon takimin e vështirë kundër Atletico Madridit.
“Jemi shumë pranë Barcelonës. Jemi në formë të mirë, me një numër të madh lojtarësh për të zgjedhur”.
“Ronaldo përmbajti veten sot, edhe atëherë kur kishte ndërhyrje të parregullta në të dhe gjyqtari vazhdonte lojën”, tha Valdano për Marca pas ndeshjes.
Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini Sampdoria ka shënuar dy herë në pjesën e parë për të mposhtur në fushë vendore Fiorentinën me rezultat 2-0.
Të dy golat erdhën nga dy ish-lojtarët e Fiorentinës, Franco Semioli dhe Giampaolo Pazzini, që shënuan kundër ish-ekipit të tyre.
Goli i parë erdhi pas 16 minutash lojë kur goditja me kokë e Nicola Pozzi preki shtyllën, dhe Semioli reagoi shpejt për të dërguar topin në rrjetën e portierit Sebastien Frey.
Pesë minuta më pas, Semioli po thuajse dyfishoi rezultatin, por Frey ishte i sigurt kësaj here. Në minutën e 40-të, Pazzini shënoi golin e dytë për të vulosr fitoren e vendasve.
Fiorentina vazhdon serinë negative të ndeshjeve në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munichut që zhvillohet të mërkurën. Viola ka vetëm një pikë të nxjerë nga pesë ndeshjet e fundit.