Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, thotë se Djajtë e Kuq kanë një sfidë të vështirë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi për kundërshtar kanë Milanin.Rooney është i vetëdijshëm se është vështirë të luhet kundër mbrojtësve italianë, sidomos kundër Alessandro Nestas.
“Ndjeshmëria e tij (Nestas) për pozicionim është e jashtëzakonshme. Është vështirë të luash kundër tij- ai e lexon shumë mirë rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë anglezi për UEFA.com.
Përveç Milanit, sulmuesi në top-formë, në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Interit dhe Romës, prandaj e di se është vështirë të luhet kundër skuadrave italiane, e sidomos kundër Milanit.
Milani dhe Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën mbrëma në San Siro.
Problemet e Pep Guardiolas nuk kanë fund, ndërsa spitali në Camp Nou dita ditës po mbushet. ‘Pacienti’ më i ri është Xavi Hernandez.Klubi i Barcelonës ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare të saj, se mesfushori spanjoll Xavi Hernandez do të mungojë në dy javët e ardhshme.
Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Xavi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë, dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë kundër Stuttgartit (LK) dhe Racing Santanderit dhe Malagas (La Liga).
Blaugranët në ndeshjen kundër Atletico Madridit humbën edhe Sydou Keitan, i cili do të mungojë për katër javë.
Ish-drejtori kontrovers i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se skuadrat italiane- Inter, Milan dhe Fiorentina- nuk do ta kalojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Në 1/8 e finales, Interi ka kundërshtar Chelsean, Milani përballet me Manchester Unitedin dhe Fiorentina luan ndaj Bayern Munichut, ndërsa Moggi thotë se futbolli italian nuk mund të konkurrojë me skuadrat kundërshtare, prandaj të tria ekipet do të përjetojnë eliminimin.
“Liga e Kampionëve vazhdon këtë javë dhe do të shohim se futbolli italian nuk është konkurrues në nivel ndërkombëtar”.
“Do të ishim të lumtur nëse njëra nga ekipet italiane kualifikohet në raundin tjetër”, ka thënë Moggi për Gold Sport.
Mbrojtësi i krahut i Bayern Munichut, Philipp Lahm, thotë se nuk është i interesuar të kalojë te Barcelona.Lojtari gjerman ka qenë për një kohë të gjatë i lidhur me një transferim të mundshëm te Blaugranët, mirëpo ai thotë se kjo çështje tashmë është e mbaruar.
“Për mua çështja e kalimit te Barcelona ka marrë fund”, ka thënë 26-vjeçari për Kicker, i cili thotë se është i bindur se edhe Franck Ribery nuk do të braktisë bavarezët.
Të martën mbrëma, Milani dhe Manchester Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Rossonerëve, Leonardo, thotë se ky do të jetë një moment historik në sezonin e kuqezinjve.“Të dyja skuadrat e njohin njëra-tjetrën mirë, jo vetëm për ndeshjet e të kaluarës së afërt, por edhe për shkak të shqyrtimeve të vazhdueshme ndërmjet tyre”.
“Unë e njoh Manchester Unitedin. Skuadra e Fergusonit vjen nga një moment i vështirë, ka pasur shumë lojtarë të lënduar, të cilët janë rikuperuar ngadalë”.
“Mirëpo, United është një skuadër, e cila gjithmonë kthehet më e fuqishme. Ne kemi kualitetet tona dhe duhet të përqendrohemi te plani ynë i lojës”.
“Kemi 180 minuta për ta realizuar këtë plan. Mospranimi i golit është qëllimi kryesor, por Manchester Unitedi është skuadër e cila gjithmonë mundohet të shënojë. Milani do të mundohet ta gjejë baraspeshën e duhur ndërmjet mospranimit të golit dhe tentimit për të ndëshkuar”,
“Milani është një skuadër me përvojë e cila ka fituar shumë dhe këtë vit kemi arritur të zhvillojmë futboll të lumtur me teknikë të shkëlqyer”.
“Tash është koha të tregojmë gjithë atë që kemi parë në një moment vendimtar për sezonin tonë”, ka thënë trajneri brazilian.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Los Blancos do të garojnë për të dy trofetë këtë sezon, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.Pas humbjes së Barcelonës nga Atletico Madridi, diferenca e pikëve ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm është ngushtuar në dy, ndërsa të martën mbrëma reali zhvillon ndeshjen e parë çerekfinale kundër Lyonit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Jemi më mirë se kurrë. Do të kërkojmë gjithçka, jo vetëm La Ligan, por edhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë portugezi në një intervistë për Marca.
Alessandro Del Piero thotë se nëse paraqitet mirë për Juventusin, ai do të arrijë ta bindë trajnerin e Italisë, Marcello Lippi, që ta ftojë në Afrikën e Jugut.“Natyrisht që shpresoj të luaj në Kampionatin Botëror. Vullneti dhe shpresa ekzistojnë, ndërsa do të rriten edhe më shumë në tre muajt e ardhshëm, sidomos nëse luaj sikur sot (të dielën kundër Genoas)”, ka thënë kapiteni për Goal.com Italia.
Del Piero nuk ka luajtur për Italinë që nga Kampionati Evropian 2008, ndërsa këtë sezon është inkuadruar pak për Juven, për shkak të lëndimit që e mbajti jashtë fushe.
Mirëpo, nëse luan në të gjitha ndeshjet si kundër Genoas, padyshim që mund ta sigurojë ftesën e Lippit.
Ylli i Milanit, Alexandre Pato, thotë se përballja ndaj Manchester United do të jetë një ndeshje shumë e veçantë.Milani nesër (e martë) pret Manchester United në San Siro në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Është një ndeshje e madhe, të gjithë e dimë se Manchester United është një ekip i madh. Alex Ferguson erdhi të premten në San Siro për ta parë ndeshjen kundër Udineses. Ne, lojtarët, jemi të qetë dhe e dimë se do të japim më të mirën për ta fituar takimin e të martës”, ka thënë Pato.
Pato, i cili është rikthyer në aksion pas një mungese në fushë për shkak të lëndimit, thotë se ai ëndërron të fitojë shumë me Milanin.
“Dua të arrij shumë. Erdha në Milan si 18-vjeçar, duke luajtur krahas një lojtari i Kaka. Tash dua të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi dhe të dal në fushë krahas yjeve si Ronaldinho, Beckham, Maldini, Nesta, Seedorf. Kjo është një realizim ëndrre për mua”, ka shtuar braziliani.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i pakënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij në humbjen e mbrëmshme 2-1 ndaj Atletico Madrid.Madrilenët befasuan kampionin në fuqi të Spanjës, duke mos i lejuar hapësirë për të zhvilluar lojën e tyre. Me humbjen e mbrëmshme Barcelona qëndron vetëm dy pikë mbi Real Madridin në tabelën e La Liga, duke e bërë më interesante vazhdën e garës.
“Ekipi im nuk luajti mirë, megjithëse duhet po ashtu ta vlerësoni paraqitjen e kundërshtarit. Na mungoi kontrolli që na ndihmon të luajmë lojën tonë”.
“Gjithmonë kemi qenë një ekip që krijon shanse dhe sot ka qenë më vështirë se normalisht për ne, për shkak të pune të shkëlqyeshme që bëri Atletico. Ata ishin shumë mirë të organizuar dhe i uroj për fitoren. Nuk ishim të kujdesshëm sa duhet”, ka thënë Guardiola.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka kritikuar presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, si dhe Ditën e Valentinit.Pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Napolit, Mourinho ishte kritikuar nga producenti i filmave të Hollywoodit, De Laurentiis, por portugezi nuk ka nguruar t’ia kthejë.
“Nga muhabeti për burra, duhet të flas për djaloshin (De Laurentiis), i cili foli para meje. Ai foli sikur futbolli të ishte Hollywood, dhe ai flet, flet dhe flet, por futbolli nuk është ashtu. Pastaj, rezultati 0-0 është i mirë me përjashtim të penaltisë, por duket ta harroj atë, përndryshe duhet të paguaj 30 mijë euro dhe nuk mund t’ia lejoj vetes këtë, andaj do ta harroj”.
“Valentini? Është një mashtrim për shitoret, nuk kam asgjë t’i kushtoj askujt. Ne flasim këtu për futboll, nuk jemi në Hollywood”, ka thënë Mourinho i pyetur për Ditën e Valentinit.
Alexandre Bilodeau skijoi nën presion për të fituar medaljen e parë për kanadezët në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi triumfoi në finalen e skijimit me pengesa për meshkuj.Një ditë pasi miku tjetër i ekipit Jennifer Heil dështoi të kënaqë pritjet e fansave kanadez për të fituar medaljen e parë, Bilodeau doli dhe zbriti teposhtën gungaçe të malit Cypress duke bërë një paraqitje po thuajse të përsosur.
“Ende nuk mendoj se e kam arritur qëllimin, është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Festa sapo ka filluar për Kanadanë”, ka thënë Bilodeau.
Jose Antonio Reyes bëri një paraqitje të jashtëzakonshme për Atletico Madrid në fitoren befasuese ndaj Barcelonës dhe është i ngazëllyer me rezultatin.“Sot nuk dalluam të ftohtin ose diçka tjetër, të gjithë ishim të lumtur që luajtëm dhe fituam, nuk mund të kërkonim më shumë. E dinim se duhej të ishim shumë të mirë taktikisht, pasi Barcelona mund të shënojë gol në çdo kohë dhe e kemi parë këtë më herët”.
“Në ndeshjet e fundit kam qenë në gjendje të ndryshoj gjërat për veten. Është kënaqësi të ndjesh përkrahjen e tifozëve”, ka thënë Reyes.
Dwyane Wade nga Miami Heat ka shënuar pikët më të larta të ndeshjes, 28, dhe ka kontribuar me 11 asistime për të ndihmuar yjet e Lindjes të shënojnë fitore ndaj Perëndimit me rezultat të ngushtë 141-139 në ndeshjen vjetore të NBA-së, All-Star.Duke luajtur para një turme rekorde prej 108,713 personash në publik në Cowboys Stadium në Arlington, Texas, avantazhi kalonte nga një anë në tjetrën derisa Chris Bosh shënoi gjuajtjet e lira për t’i dhënë fitoren Lindjes kur kishin mbetur pesë sekonda.
Bosh e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, ndërsa MVP i NBA-së për sezonin e kaluar, Lebron James nga Cleveland Cavaliers, shënoi 25 pikë për Lindjen.
Wade u shpall MVP (Lojtari më i Vlefshëm) i ndeshjes duke bërë edhe një paraqitje të fuqishme në Dallas, vendin ku ndihmoi ekipin e tij Miami Heat të fitoi finalet e NBA-së në vitin 2006 ndaj Mavericks, kur ishte shpallur MVP i NBA-së.
Perëndimi u udhëhoq nga Carmelo Anthony i Denver Nuggets, i cili shënoi 27 pikë dhe 10 kërcime, derisa Dirk Nowitzki i Dallas Mavericks shënoi 22 pikë.
Mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, thotë se cak i tyre në takimin e Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit do të jetë kapiteni Cesc Fabregas.Dy ekipet do të takohen nesër në stadiumin ‘Estadio do Dragao’ në 1/8 e finales së garës evropiane, dhe Alves beson se nëse ata arrijnë ta pengojnë Fabregas të ketë ndikim në ndeshje, do të prishin shanset e Arsenalit.
“Është Cesc Fabregas i cili veçohet për kualitetet e tij, loja e tij sulmuese, mënyra se si imponon tempon e tij. Ai pa dyshim është lojtari më i mirë i Arsenalit. Andaj duhet ta shfuqizojmë atë”, ka thënë Alves.
Ish-menaxheri i kombëtares angleze, Sven-Goran Eriksson, beson se Tre Luanët mund ta fitojnë Kupën Botërore nëse të gjithë lojtarët kryesor mbeten në formë.Suedezi, i cili së fundi u largua nga roli i tij si drejtor futbollistik i Notts County, është i bindur se ekipi i kompletuar i kombëtares anglez është mjaft i mirë për ta fituar kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
“Kampanja kualifikuese ishte tepër e mirë. Ata kanë një ekip të fuqishëm, lojtarë shumë të mirë, me eksperiencë. Shumica e tyre kanë luajtur në një, disa në dy Kupa Botërore më herët. Kjo llogaritet kur shkoni në një turne si Kupa Botërore”, ka thënë Eriksson.
“Anglia ka shanse të mira. Gjithçka varet nga lojtarët nëse do të jenë të formë. Nëse lojtarët do të qëndrojnë të palënduar, ata kanë shanse të mira si çdo ekip i madh”, ka shtuar suedezi.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i bindur se përforcimi i ri Maxi Rodriguez do të vazhdojë të përmirësojë formën e tij.Argjentinasi ka bërë disa paraqitje që kur u transferua në Ligën Premier nga Atletico Madrid në muajin janar, por ende nuk po arrin t’i përshtatet futbollit anglez.
“Mendoj se ai po ia del mirë. Për lojtarët e ri gjithmonë është vështirë, por ai po na jep disa kualitete në posedim dhe në lëvizje të mira, dhe po punon shumë”, ka thënë Benitez.
“Ai do të përmirësohet. Kur të kuptojë lojtarët tjerë, kjo do t’i ndihmojë atij në lojë dhe po ashtu gjërat do të përmirësohet edhe për ne. Ai është OK, por ai duhet të përmirësojë edhe gjuhën angleze”, ka shtruar strategu spanjoll.
Trajneri i Lyonit Claude Puel beson se Real Madridi ka më shumë aftësi se sa të varet nga Ronaldo për të rrezikuar skuadrën e tij në sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve.Skuadrat takohen në Stade Gerland në martën mbrëma, në një fazë në të cilën Real Madridi ka dështuar të kualifikohet që pesë vite radhazi.
“Unë nuk do të mendoj për Ronaldon, sepse ka më shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Karim Benzema, Kaka, Higuain, ata kanë aq shumë potencial sa që smund të ndaj individë.”
“Për ne do të ishte mirë ta shihnim përsëri Benzemën në Lyon. Mendoj se ai po luan mirë. Ishte me rëndësi që ai u largua për tu rritur në nivel ndërkombëtar.”
“Ka shkuar në një klub me plot personalitete dhe do të duhet të luftoj për një vend në atë ekip. Kjo është e re për të.”
“Mendoj se duhet ti japim vetes më shumë mundësi në ndeshjen e parë. Ne nuk do të dorëzohemi, dhe ne do të krijojmë raste si në Lyon ashtu dhe në Madrid.” Deklaroi Puel.
















