Barcelona ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Racing Santander me rezultat 4-0.Në këtë ndeshje Barcelona tregoi lojën siç jemi mësuar ta shohim çdo herë. Edhe pse mungoi sulmuesi kryesor i Blaugraneve Zlatan Ibrahimovic ata arritën të shënoni një fitore të lehtë por shumë të rendësishme kundër Racing Santanderit.
Në minutën e shtatë Iniesta shënon për epërsinë e hershme te Barcelonës. Në minutën e 29 shënon një supergol nga gjuajtja e lirë njeriu më i kritikuar te Barcelona Thiery Henry.
Rafael Marquez shënon edhe nje supergol tjetër nga gjuajta e lire ne minutën e 34, para se Thiago (84) ta perfundonte kapitulimin e Racin Santanderit.
Me këtë fitore Barcelona do te mbetet në vendin e parë për së paku edhe nje javë tjeter, pasi që ka 5 pikë me shume se Real Madridi që është në vendin e dytë.
Shefki Kuqi ka shënuar gol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij Swansea në udhëtim te Derbi County në kuadër të takimit të ligës së dytë angleze.Goli i Kuqit erdhi pjesën e dytë të ndeshjes, kur kosovari shënoi me kokë pas një harkimi të topit në zonë nga Angel Rangel.
Të dy ekipet e përfunduan ndeshjen me nga 10 lojtarë. Së pari në radhët e vendasve u largua Jay McEveley, ndërsa më pas te mysafirët Gorka Pintado.
Goli është i dyti i Kuqit në katër ndeshje për Swansea ku u transferua në janar nga Koblenz. Shqiptari shënoi javën e kaluar kundër ish-ekipit të tij, Crystal Palace.
Për Swansea në stol qëndroi edhe shqiptari tjetër, Besjan Idrizaj.
Chelsea ka arritur të mposhtë Wolves në transfertë me rezultat 2-0 përderisa nga ana tjetër, West Ham United ka arritur të shënojë fitore të lartë në takim me Hull Cityn.Chelsea padyshim ishte skuadra e palëkundur në këtë takim. Emri i shumëlakuar në media për formën e lartë Didier Drogba shënon dy herë si në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën, më saktësisht në minutat 40 dhe 67.
Valon Behrami shënoi golin e parë për skuadrën e tij që shkatërroi Hull Cityn. Behrami shënoi pas tre minutash lojë.
Carlton Cole dyfishon epërsinë në minutën e 59, kurse Faubert trefishoi epërsinë për fundin e takimit në minutën e fundit.
Chelsea tani është katër pikë larg Man.Utd që pësoi humbje turpëruese nga Evertoni, dhe është gjashtë pikë larg Arsenalit që mposhti Sunderlandin.
West Ham përkohësisht është jashtë rrezikut për të rrënë nga Premier Liga angleze.
Arsenal ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 në takim me Sunderlandin, në Emirates Stadium në një ndeshje shumë dinamike.Ndeshja pati shumë raste. Protagonisti kryesor ishte Nicklas Bendtner kur në fillim qëlloi shtyllën nga një devijim.
Numërohen dhe disa raste të panumërta të Arsenalit, por vlen të përmendet dhe ai rast i Sunderlandit në pjesën e parë kur topi kaloi shumë pranë portës.
Ishte Nicklas Bendtner ai që shënoi në minutën e 27 për 1-0.
Nw minutën e fundit të takimit Fabregas shënoi nga penaltia për 2-0 dhe fundin e takimit.
Lorik Cana luajti nga fillimi dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35.
Kjo fitore e Arsenalit është e rëndësisë së lartë. Arsenal tani është vetëm dy pikë larg Manchester Unitedit që ka një kalendar me ndeshje shumë të vështira në të ardhmen e afërt. Chelsea mbetet ende larg pas fitores së sotme.
Bayern Munich nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen si mysafir i ekipit të Albert Bunjakut, Nurnberg.Bavarezët kaluan në epërsi që në pjesën e parë me golin e Thomas Muller (38’), por vendasit barazuan me anë të Ilkay Gundogan në pjesën e dytë (54’). Bunjaku nuk arriti të shënojë në portën e Bayernit edhe pse luajti gjithë ndeshjen, gjatë të cilës u ndëshkua me karton të verdhë.
Barazim pa gola ka nxjerrë edhe rivali i Bayernit për titull, Hamburg, në takimin si vendas i Eintracht Frankfurt.
Me pikën e fituar Bayern Munich ngrihet në krye të tabelës së Bundesligës me një pikë më shumë se Bayer Leverkusen, që nesër do të ketë një punë të vështirë në udhëtim te Werder Bremen.
Stuttgart ka shënuar fitore të thellë prej 5-1 në udhëtim te Koln falë katër golave të shënuar nga Cacau.Braziliani me nënshtetësi gjermane, Cacau, shënoi hat-trick që në pjesën e parë të ndeshjes (13’, 31’, 38’), para se vendasit të barazojnë me anë të Schorsh në fund të kësaj pjese (44’).
Në pjesën e dytë sulmuesi rus Pavel Pogrebnyak shënoi golin e katërt për mysafirët (70), katër minuta para se Cacau shënojë të katërtin e tij dhe të pestin për fitoren e thellë të Stuttgart.
Evertoni vazhdon të tregojë lojëra të mira dhe t’ua prishë planet ekipeve lidere të Ligës Premier. Dhjetë ditë pasi mposhtën Chelsean, djelmoshat e trajnerit David Moyes kanë arritur përmbysin disavantazhin prej 1-0 për të fituar në fund me rezultat 3-1 edhe në ndeshjen përballë Manchester United të zhvilluar në Goodison Park.Djajtë e Kuq kaluan në epërsi herët në ndeshje kur në minutën e 16-të të ndeshjes pas një asistimi të Nani, Dimitar Berbatov shënoi nga afërsia për të çuar në nëntë numrin e golave në Ligën Premier këtë sezon. Por vendasit arritën të barazojnë shpejt, pas vetëm tre minutash, me anë të një goditje të rusit Diniyar Bilyaletdinov.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë për Evertonin, që të dy nga lojtarë zëvendësues, që i dhanë fitoren këtij ekipi. Dan Gosling i dha epërsinë për herë të parë Evertonin duke shënuar nga afërsia 15 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa Jack Rodwell vulosi fitoren në çastet e fundit të takimit.
Humbja pengoi Manchester United të marrë kreun tabelës dhe i jep shansin Chelseat të forcojë kreun nëse shënon fitore më vonë në udhëtim te Wolves.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet të cilat e lidhin atë me një kalim te Reali i Madridit.Mediat spanjolle dje shkruan se Mourinho mund të zëvendësojë Manuel Pellegrinin në stolin e Realit në sezonin e ardhshëm.
“Disa gazetarë janë pa respekt dhe trillojnë tregime, por unë nuk dua të futem në këtë lojë. Nuk është ajo që unë bëj. Rrallë jap intervista jashtë konferencës së shtypit, e as nuk shkoj në televizion”.
“Nuk është se jam i përjashtuar nga biseda me mediat, por nuk më pëlqen ta bëj atë. Në fakt, do të flas vetëm në konferencën zyrtare të shtypit para ndeshjes me Chelsean”, ka thënë Mourinho.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se hapi i ardhshëm do të jetë më i vështiri për sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.Rooney ka qenë në një formë të jashtëzakonshme për United, duke shënuar 25 herë këtë sezon.
“Mendoj se Wayne është një lojtar i klasit dhe mendoj se ai do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai shënon gola në lojën e tij, është i pjekur dhe i kuptueshëm, të gjitha gjërat të cilat duhet t’i pritni nga një lojtar i pjekur”.
“Mendoj se koha do ta testojë nëse ai do të bëhet më i miri në botë, por ai është sigurisht shumë afër kësaj”, ka shtuar Moyes.
Manuel Pellegrini nuk është i shqetësuar shumë rreth spekulimeve për largimin e tij, pasi ndjen se ai do ta udhëheqë edhe më tej Realin më të mirë të 15 viteve të fundit.Pas humbjes nga Lyoni në Ligën e Kampionëve, Pellegrini u gjend nën presion të madh nga mediat, të cilat vazhdojnë të spekulojnë se Reali është në kërkim të një pasuesi të tij. Por Pellegrini nuk shqetësohet për këtë.
“Akuzat ndaj ekipit nuk korrespondojnë me realitetin. Gjatë të gjitha ndeshjeve të cilat i kemi luajtur jashtë fushës, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ne gjithmonë udhëhiqemi nga qëllimi për të fituar, dhe këtë e bëmë edhe në Lyon”.
“95% e njerëzve e pëlqejnë mënyrën se si luan Real Madridi, dhe ky është Reali më i mirë i 15 viteve të fundit në të gjitha aspektet. Ndoshta mund të kemi më shumë pikë, por edhe më pak shënime, por kjo nuk është ajo që e duam”, ka thënë Pellegrini.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se ai synon të arrijë deri te një shifër shumë e veçantë – 300 gola në fanellën e Juventusit.Italiani tashmë është lojtari me më së shumti paraqitje dhe gola në fanellën e Juventusit, por ai nuk është i kënaqur me kaq.
“Dua të vazhdoj të shënoj gola dhe të arrij deri te shifra e 300 golave. Pastaj, dua të shënoj edhe një, edhe një, edhe një tjetër...”, ka thënë Del Piero.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai gjithmonë është i vetëdijshëm me kërcënimin që paraqet Roma në garën për titull.Kryesimi i Interit në tabelën e Serie A është ngushtuar në shtatë pikë, që megjithatë është diferencë e madhe, por Mourinho ka një kompliment për Romën.
“Kam qenë një prej atyre të cilët kurrë nuk e kanë humbur respektin për giallorosët, pasi ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm”.
“Sigurisht ata janë edhe një klub dinak, i cili në afatin kalimtar din të qajë për mungesën e parave për të blerë lojtarë, por pastaj thotë jo për çdokënd që përpiqet të nënshkruajë me yjet e tyre”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se Thierry Henry është ende në planet e tij të ekipit të parë.Henry nuk ka dalë në fushë në tre takimet e fundit të Barcelonës, por Guardiola thotë se francezi do të ketë rastin të luajë dhe të ndihmojë ekipin.
“Ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekip. Pak njerëz kanë aq shumë besim në Henry sa kam unë, por ne kemi 20 lojtarë të veçantë dhe unë e zgjedh ekipin ashtu si e shoh se përshtatet në secilin moment”.
“Qëndroj ende prapa Henry, por nuk mund të gjej përgjigje për tetë lojtarët të cilët nuk luajnë secilën javë”, ka thënë Guardiola.
Agjenti dhe vëllai i sulmuesit të Lazios, Mauro Zarate, ka reaguar për të qetësuar spekulimet të cilat e lidhin argjentinasin me një largim nga klubi romak.Kërcënimet për kontratë më herët gjatë javës nxitën spekulime të cilat e lidhnin atë me një kalim në Ligën Premier, ku thuhet se janë të interesuar Arsenal, Liverpool dhe edhe Manchester City.
“Është normale që ka klube në botë të cilat interesohen për Mauro. Por askush nuk më ka kontaktuar deri tash. Edhe nëse do të kishte ndonjë ofertë, vëllai im nuk do të lëvizje pasi është i lidhur me fansat e Lazios”, ka thënë Sergio Zarate.
Dallas Mavericks janë rikthyer nga deficiti prej 11 pikësh në çerekun e tretë, për të mposhtur Orlando Magic me rezultat 95-85 dhe për të forcuar kryesimin në Divizionin Jugperëndimore.Mavericks, të cilët kanë 34 fitore dhe 21 humbje këtë sezon, shkonin drejt humbjes para se të shkëlqejnë me një seri prej 19-0 në fund të çerekut të tretë dhe fillim të çerekut të katërt.
Dwight Howard ishte shënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë për Magic (37 fitore, 19 humbje) dhe ndihmoi me 16 kërcime, për të arritur për të 44-tën herë (rekord) double-double. Dirk Nowitzki ishte lider te Mavericks me 23 pikë.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, pranon se John Terry nuk ka qenë në formën më të mirë në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, por shpreson se ai do të tregojë aftësitë e tij në takimin e radhës.Pasi iu lejua të pushojë në fitoren e javës së kaluar në kuadër të Kupës FA kundër Cardiff, për të qenë në shoqërim të gruas së tij, Terry do të rikthehet në fushë në udhëtimin e sotëm te Wolves.
“Pajtohem se Terry nuk ia doli mirë në ndeshjen e tij të fundit. Por askush nuk është i përkryer. Çdokush bën gabime në ndonjë moment. Kur i shoh paraqitjet e tij kundër Burnley, Hull dhe Arsenal, nuk mendoj se ajo që ka ndodhur ka ndikuar në formën e tij në fushë”.
“Ai është stërvitur shumë mirë këtë javë dhe është në formë të mirë. Ai është shumë i motivuar dhe mendoj se do të bëjë në paraqitje të mirë kundër Wolves”, ka thënë Ancelotti.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron që Paul Scholes të luajë edhe sezonin e ardhshëm.Derisa Ferguson ka zbuluar se mesfushori, i cili shihet si një prej më të mirëve të gjeneratës së tij, është duke menduar nëse do të vazhdojë, ai ka shprehur besimin e tij në Scholes për të mbetur pjesë e ekipit për edhe 12 muaj.
“Do të isha i lumtur të bëj diçka për kontratën e Scholes, por nuk ka asgjë ende. Kjo varet nga ajo se si Paul e sheh veten. Por ai ishte i shkëlqyeshëm në Milan dhe forma e tij në disa javët e fundit ka qenë e mahnitshme”, ka thënë Ferguson.
“Nuk ka nevojë për të të mendojë për pensionim, siç thonë disa njerëz. Ai po tregon në fushë se çfarë është në gjendje të bëjë dhe, për mua, edhe një vit nuk do të ishte problem për djaloshin”, ka shtuar strategu skocez.
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ka kritikuar mënyrën se si veprojnë pronarët e Manchester Cityt, në prag të derbit mes dy ekipeve në kuadër të Ligës Premier.Mascherano pranon se derisa City është disa hapa më përpara në kualitet të lojës, lojtarët e këtij ekipi kurrë nuk do të kenë pasionin dhe krenarinë që ekziston në Anfield.
“City ka blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe ata vërtet kanë një ekip vërtet të mirë, por unë do të them një gjë – ju mund të blini lojtarë, por nuk mund të blini historinë”, ka thënë kapiteni i kombëtares së Argjentinës.
“Unë sigurisht nuk dua të luaj për Cityn. Mund të blesh yje, mund të harxhosh shumë para për të qenë në top katërsh, por nuk mund të blesh atë që ne kemi në Anfield. Këtu luajmë me histori të klubi prapa. Ne nuk i kemi paratë e tyre, por jemi krenar të luajmë për Liverpoolin”, ka shtuar Mascherano.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se Robin van Persie mund të kthehet kah fundi i muajit prill, nëse rikuperimi shkon në mënyrë të duhur.Van Persie u lëndua duke luajtur me përfaqësuesen e Holandës, ndërsa Wenger thotë se rikuperimi lojtarit po shkon mirë dhe pritet që të kthehet më parë saqë është menduar.
“Nëse më pyetni nëse Van Persie do të kthehet në fillim të prillit, do t’u them kategorikisht jo. Ai ende nuk ka filluar me një fitnes të vërtetë. Kur do të fillojë me këtë, do t’i nevojiten rreth gjashtë javë që të rikuperohet plotësisht”, ka thënë trajneri.
















