Bode Miller Lojërat e 21-ta Olimpike Dimërore janë futur në javën e fundit, pas 8 ditë konkurimesh plot emocione, të papritura dhe momente ngadhënjyese.
Podiumi i fituesve priti dje skiatorin e famshëm amerikan Bode Miller, që pas fitores dy herë të titullit Kupës së Botës në Ski dhe 4 herë të titullit Kampion Bote, siguroi më së fundi edhe medaljen e parë të artë olimpike. Ndërkohë kanadezët pësuan dje goditjen më të rëndë në këto Lojëra me humbjen në sportin më popullor në vend, hokej në akull, përballë Shteteve të Bashkuara:
Si në çdo ditë konkurimi në pistat e akullta të Olimpikeve, edhe dita e djeshme nuk bënte përjashtim. Pas një tentative zhgënjyese në Torino, dhe pasi thuajse e braktisi përfundimisht sportin vjet, skiatori amerikan Bode Miller u kthye në pistë për të kërkuar të parën medalje olimpike. Ndryshe nga Lojërat e 2006, kur ai mori vetëm emër si i dhënë pas qefit dhe pijes, këtë radhë ai siguroi edhe të parën medalje të artë olimpike.
“Ishte moment emocionues. Nuk e mendoj veten si njeri që përlotet. Por ai moment ishte shumë emociunues. Mendoj se kishte domethënie të madhe edhe për familjen e për miqtë e mi që janë këtu. Ishte një garë e shpejtë, dinamike, pra një sfidë që nuk e mendoja. Kur arrita vijën e finishit, më ishin bllokuar gjunjët. Por ajo që ka rëndësi është se skiova shkëlqyeshëm.”
Një kurorë e re arritjesh i takoi në këto Olimpike patinatorit në garat e shpejtësisë Apollo Ohno, i cili pas fitores së të shtunës, mban tani rekordin si olimpisti amerikan me numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Dimërore. Vetë Apollo thotë se nuk ishte rekordi që e shtyu drejt fitores: “Vetëm të konkurosh në emër të Shteteve të Bashkuara është në vetvete një nder i madh. Medaljet janë një tjetër kënaqësi që i shtohet këtij nderi.”
Megjithë problemet fillestare me motin e ngrohtë, me vdekjen e konkurentit të lugesë nga Gjeorgjia para fillimit të Lojërave dhe pas akuzave se pistat ishin këtë radhë tepër të rrezikshme, një javë pas fillimit të Lojërave, Kanadaja po merr përgëzime për organizimin e Olimpikeve 2010. Por publiku kanadez pret mbi të gjitha të shohë flamurin e vet në podiumin e medaljes së artë. Dje, një ndeshje e shumëpritur paraprake mes ekipit amerikan dhe atij kanadez, përfundoi me fitoren e amerikanëve 5-3. Ishte një fitore që amerikanët po e quajnë momentin historik të këtyre lojërave. Amerika garantoi mbrëmë një vend në çerek-finale, ndërkohë që kanadezët, të tronditur nga kjo fitore, përpiqen të fitojnë në eliminatoren kundër Gjermanisë nesër. Humbja në fushën e vet, përballë amerikanëve duket se i ka prekur thellë kanadezët.
Për ekipin amerikan, pista e hokejt është një tjetër mundësi për të rritur numrin e medaljeve të fituara. Me konkurentët e sivjetshëm, duket se Amerika po krijon një traditë të re për Olimpiket dimërore. Ekipi amerikan ka deri tani një total prej 7 medaljesh ari, por çka është më e rëndësishmja renditet në krye të të gjitha vendeve konkurente me 24 medalje deri tani në këto Lojëra, një total shumë më i madh se Gjermania që renditet në vend të dytë me 18 medalje. Për herë të parë në 78 vjet, Shtetet e Bashkuara kanë shansin të kurorëzohen si vendi me numrin më të madh të medaljeve, duke anashkaluar konkurente të fuqishme në Lojërat e Mëparshme dimërore, si Gjermania, Norvegjia apo Rusia.
Mediat portugeze bëjnë të ditur se dy rivalët e kampionatit spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi, do të futen në një garë tjetër në fund të sezonit, kësaj here për të marrë shërbimet e mesfushorit argjentinas, Angel Di Maria.
Argjentinasi, i cili luan për klubin portugez Benfica, vazhdimisht është përcjellë nga gjigantët më të mëdhenj evropian, pasi shkëlqeu në Olimpiadën e Pekinit dy vite më herët.
Sipas gazetës portugeze A Bola, argjentinasi ka një numër të madh klubesh që e pëlqejnë, në mesin e të cilëve janë edhe Barcelona dhe Real Madridi.
Krahas dy konkurrentëve të mëdhenj nga La Liga, gazeta shkruan se në garë janë edhe tre ekipe nga Liga Premier, Chelsea, Manchester United dhe City.
Mediat në Angli kanë bërë të ditur se Chelsea tashmë ka filluar negociatat me Benfican dhe blutë janë të gatshëm të ndajnë 40 milionë euro për angazhim të anësorit.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se rivali nga qyteti, Manchester City, kurrë nuk do të mund të bëhet një klub i madh sa ai që drejton vetë.
Ferguson paralajmëron Cityn se pronarët e pasur të tyre, kurrë nuk do të jenë në gjendje të blejnë shpirtin që dominon në Old Trafford.
“Ky është një klub me aq shumë pasuri sa mund të blejë çdo lojtar në botë, por a mund ta blejnë ata një ekip, a mund ta blejnë shpirtin e Manchester United?”,
“Nuk pres që City të bëhet më i madh se ne. Vërtetë jo. Problemi me të gjithë paratë është se ju blini pa kriter. Sunderland në vitet 1950-ta. Banka e klubit anglez. U eliminua nga liga. Nuk do të doja rënie të Cityt”, ka thënë Ferguson.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Leonardo e ka besimin e bosit të tij, Silvio Berlusconi.
Humbja e javës së kaluar nga Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve, solli kritikat e hapura të Berlusconit ndaj Leonardos, që e bëri atë publikisht të pranojë se është i gatshëm të japë dorëheqje.
“Ka pasur një keqkuptim. Fjalët e presidentit janë keqinterpretuar. Ai është përgjigjur në pyetjet nga një reporter politik. Ka pasur diskutim me trajnerin tonë dhe tash gjithçka është zgjidhur”, ka thënë Galliani.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, ndjen se ai po rikthehet në formën e tij më të mirë.
Walcott tregoi një lojë të shkëlqyeshme në fitoren e Arsenalit ndaj Sunderlandit në Emirates.
“Kam filluar të arrij atje. Po bëj hapat e fundit drejt formës më të mirë. Nuk kam pasur shumë paraqitje këtë vit, ka qenë një sezon me ngritje dhe zbritje. Kam qenë shumë i dëshpëruar, por shpresoj se me një varg ndeshjesh dhe lojë të qëndrueshme, do të kthehet forma”, ka thënë Walcott.
Real Madrid bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për të shënuar fitore të lartë prej 6-2 në derbin e javës në La Liga përballë Villarrealit, për të lehtësuar edhe presionin në trajnerin Manuel Pellegrini.
Gonzalo Higuain dhe Kaka që të dy shënuan nga dy gola, por figura qendrore te mbretërit ishte Ronaldo, i cili bëri mbase paraqitjen më të mirë të sezonit, duke shënuar edhe njërin prej golave.
“Jam tërësisht i kënaqur dhe i lumtur me punën e ekipit. Numrat janë të rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur me punën që po bëjmë. Jam shumë i kënaqur pasi humbja nga Lyoni ndikoi emocionalisht që ekipi të përmirësojë lojën”, ka thënë Pellegrini.
Mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, raportohet se është cak i ri i Palermos.
Sportsmediaset shkruan se agjentët e Cannavaros kanë marrë një ofertë nga Palermo për sezonin e ardhshëm.
Presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, ka nxjerrë në tabelë një ofertë të re njëvjeçare të vlefshme 1.2 milionë euro.
Cannavaro do të mund të arrijë në Palermo si zëvendësim i Simon Kjaer.
Villarreali dëshiron ta mbajë në kampionatin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm, mesfushorin e Real Madridit, Fernando Gago.
Argjentinasi për pak nuk u transferua në Ligën Premier me Manchester Cityn që dështoi ta transferojë atë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Gago së fundi është lidhur me një rikthim në Argjentinë te Boca Juniors, megjithatë mediat spanjolle shkruajnë se Villarreal është i vendosur ta transferojë atë në sezonin e ardhshëm.
Roja e San Antonio, Tony Parker, ka qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit në humbjen e ekipit të tij me rezultat 109-101 në kohën shtesë ndaj Detroit Pistons.
Richard Hamilton, Rodney Stuckey dhe Ben Gordon janë bashkuar për të shënuar 68 pikë për tu dhënë fitoren Piston. Më kontribuuesi ishte Hamilton me 27 pikë. Gordon ndihmoi me 21 ndërsa Stuckey me 20.
Te San Antonio Spurs, Tim Duncan ishte më i miri me 29 pikë dhe 10 kërcime Ginobili shënoi 21 pikë, ndërsa George Hill 17.
Tony Parker ka munguar kohë pas kohe në 10 ndeshjet e fundit të Spurs, për shkak të dëmtimeve të ndryshme, këmbës, gjurit dhe tash ijës.
Parker ka një mesatare prej 16.8 pikësh për ndeshje dhe 5.9 asistimesh këtë sezon për San Antonio, që aktualisht janë në pozitën e shtatë të konferencës Perëndimore.
Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, është i gatshëm të largohet nga Barcelona për të kaluar në kampionatin anglez gjatë verës.
El Mundo Deportivo shkruan se përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë do të largohet nga Nou Camp në fund të sezonit. Në pritje të tij në Ligën Premier janë Arsenal dhe Manchester City.
Barcelona mund ta përfshi Touren në ofertën për të marrë shërbimet e kapitenit të topçinjve Cesc Fabregas.
Në anën tjetër, vëllai i tij, Kolo Toure, është kapiten te Manchester City, dhe mund të joshë vëllain e vogël te ky klub.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka lavdëruar sulmuesin Marco Borriello pas fitores së mbrëmshme ndaj Barit.
Borriello u rikthye nga lëndimi për të shënuar një gol të shkëlqyeshëm në fitoren 2-0 të rosonerëve në udhëtim te Bari.
“Borriello po shënon vetëm gola spektakolar! Kam përkrahje të madhe për lojtarët dhe Marco po kalon sezonin e tij më të mirë, më mirë se në Genoa. Ai është më i pjekur dhe ka bërë hapa drejt kualiteteve më të mira”, ka thënë Leonardo.
Në prag të takimit të pasnesërm përballë Interit, mesfushori i Chelseat, Deco, thotë se ai i ka borxh Jose Mourinhos për sukseset në karrierën e tij.
Chelsea do të udhëtojë në Giuseppe Meazza në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe portugezi ka kujtuar vitet e para të shpërthimit të tij me Porton, kur kishte për trajner Mourinhon.
“Para se Mourinho të arrinte, lojtarët ishin të dëshpëruar. Isha i pangushëllueshëm pasi kishin kaluar tre vite pa trofe në ligë. Jose Mourinho ishte infektues me praninë dhe punën e tij. Ne filluam të fitojmë dhe fituam ligën. Luanim futboll të bukur”, ka kujtuar Deco.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, ka zbuluar se ata e kishin sulmuar Manchester United me paramendim, në takimin e vikendit.
Moyes ka thënë se ata që më herët i kishin studiuar të metat e United gjatë fitores 3-1 në Goodison Park.
“Ne kishim një takim me lojtarët dhe iu thash atyre se do ta sulmonim United. Ne dëshironim vërtet të sulmonim. Ky ishte mesazhi. Jo tërheqje prapa”, ka thënë Moyes.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka provuar edhe një herë të minimizojë punën e rivalit të tij të Chelseat, Carlo Ancelotti.
Pavarësisht se Chelsea është duke udhëhequr në Ligën Premier, Ancelotti nuk i ka bërë shumë mbresa Mourinhos, duke marrë parasysh sasinë e pikëve që ekipi i tij ka humbur këtë sezon.
“Liga Premier kurrë nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë, por kur ekipi është i fuqishëm, i fuqishëm, i fuqishëm, nuk humb aq shumë ndeshje, aq shumë pikë”, ka thënë Mourinho.
Pasi që Roma i është afruar Interit në mëse pesë pikë pas fitores ndaj Catanias, dhe Claudio Ranieri ka refuzuar përsëri ta quaj garën për Scudetto të rihapur.
“Sinqerisht, unë nuk mendoj se gara për titull është rihapur.” Tha ai për mikrofonët e Sky Sports pas takimit.
“Ne po bëjmë punë të mirë, por ambicia jonë kryesore është Europa League.”
“Më duhet ta komplimentoj skuadrën, për faktin që ne të premtën ishim në Athinë dhe kemi mundur të shfaqim një paraqitje të mirë edhe sonte.”
“Kishte shumë presion në ndërtimin e lojës por dëshira jonë ishte që ti marrim tri pikët.”
“Ne e dinim se vizitorët do të ngrinin një mur në mbrojtje por skuadra ime bëri mirë që e zhbllokoi edhe murin edhe rezultatin.”
“Unë mendoj se Interi është një kalibër tjetër, për faktin që nxjerri me nëntë lojtarë ndaj një Sampdorie në top formë një barazim. Ne nuk jemi ende në atë nivel.” Tha Ranieri.