Craig Bellamy i ka dhënë përkrahje bashkëlojtarit të tij Wayne Bridge duke thënë se ai e di se çfarë njeriu është John Terry jashtë fushe.Bellamy shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Manchester Cityt ndaj Chelsea në Stamford Bridge, ku fokusi ishte mbi dy ish-bashkëlojtarët, John Terry dhe Wayne Bridge. Ky i fundit refuzoi t’ia japë dorën kapitenit të Chelseat pas spekulimeve se Terry kishte pasur aferë me ish-partneren e tij.
“Ju djelmosha (gazetarë) shkruani më shumë se sa keni informacione (në rastin Terry dhe Bridge). E di se si është John Terry dhe nuk jam i befasuar nga ajo, andaj nuk do të komentoj për këtë”.
“Mendoj se të gjithë futbollistët e dinë se si është ai, por kjo është jashtë fushe. Në fushë ai është futbollist i jashtëzakonshëm. Një kapiten i shkëlqyeshëm për Chelsean. Gjithmonë është vështirë të luhet kundër tij”, ka thënë Bellamy.
Keirrison ka shënuar një gol në minutat shtesë të ndeshjes për të nxjerrë një pikë për Fiorentinan në takimin në udhëtim te Lazio.Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë të lojës me anë të Sebastiano Siviglia, avantazh të cilin e ruajtën deri në minutat e fundit të ndeshjes.
Por, në momentet kur u mendua se romakët do të nxjerrin tre pikë shumë të vlefshme nga ky takim, sulmuesi i Barcelonës i huazuar te Fiorentina, Keirrison, shënoi për t’i dhënë një pikë Violas.
Barazimi shkon në të keq të Lazios që pas fitores së Catanias ndaj Barit (4-0) tash bie edhe një pozitë më poshtë, në të 16-tën, një vend larg zonës së rrezikut. Madje Lazio rrezikon të zbresë edhe një pozitë tjetër nëse Livorno nesër shënon fitore ndaj Sienës.
Real Madridi ka shënuar fitore 5-1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Tenerifes për të marrë kreun e tabelës së La Liga, së paku përkohësisht me Barcelonën që më vonë pret në fushë të vet Malagan.Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka shënuar dy gola në pjesë të parë të ndeshjes (29’ dhe 42’) për të çuar mbretërit të qetë në pauzën mes pjesëve.
Me të filluar pjesa e dytë vendasit ngushtuan disavantazhin me anë të Ayoze (46’), por nuk zgjati shumë dhe pas dy minutash tjera Kaka shënoi golin e tretë për Real Madridin (48’).
Të zgjedhurit e trajnerit Manuel Pellegrini nuk u dorëzuan me kaq dhe shënuan edhe dy gola të tjerë. Në listën e shënuesve nuk mungoi Cristinao Ronaldo i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (80’), ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, rezultatin e vulosi zëvendësuesi Raul (90’).
Me tre pikët e reja Reali merr kreun e tabelës së La Liga me një pikë më shumë se Barcelona, që më vonë ka shansin ta rikthejë atë nëse shënon fitore ndaj Malagas.
Arsenali ka shënuar dy herë në minutat e fundit të ndeshjes për të shënuar fitore 3-1 ndaj Stoke Cityt, me të tri golat protagonist kapitenin Cesc Fabregas.Topçinjtë e panë veten në disavantazh pas tetë minutash lojë pas golit të shënuar nga Danny Pugh, por arritën të barazojmë në minutën e 32-të kur Nicklas Bentner shënoi pas një harkimi të kapitenit Cesc Fabregas për të mposhtur portierin Thomas Sorensen.
Edhe pse vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të pas përjashtimit Ryan Shawcross, rezultati mbeti i barabartë deri në çastet e fundit të ndeshjes, kur topçinjtë shënuan dy gola të shpejtë. Së pari Cesc Fabregas shënoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt për t’i dhënë avantazhin 2-1 Arsenalit.
Rezultatin e vulosi një gol tjetër i shënuar nga Thomas Vermaelen në minutën e katërt shtesë. Një goditje e Thomas Rosickyt u mbrojt nga portieri vendas, por aty u gjend shpejt Cesc Fabregas që asistoi për belgun, i cili shënoi golin e tretë për topçinjtë.
Fitorja e sotme e afron Arsenalin dy pikë afër Manchester United dhe tre pikë larg kreu të tabelës, ku qëndron Chelsea.
Carlos Tevez është rikthyer në formacionin e parë për të shënuar dy gola dhe për të ndihmuar Manchester Cityn të shënojë fitore 4-2 ndaj Chelseat në derbin e zhvilluar në Stamford Bridge.Blutë dominuan pjesën e parë dhe kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Frank Lampard në minutën e 42-të të ndeshjes. Por mysafirët shfrytëzuan njërin nga pak shanset, për të barazuar rezultatin që në këtë pjesë. Ishte i rikthyeri Carlos Tevez ai që rihapi rezultatin më minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke shënuar golin e 20-të të sezonit.
City arriti të frenojë sulmin e Chelseat në fillim të pjesës së dytë dhe madje kaloi në epërsi me anë të Craig Bellamy që shënoi nga një kënd i vështirë për të mposhtur portierin Henrique Hilario.
Drama e vërtet e ndeshjes ndodhi në 15 minutat e fundit me Chelsean që mbeti me nëntë lojtarë në fushë dhe me Cityn që shënoi edhe dy herë tjera.
Juliano Belletti, i cili u inkuadrua në pjesë të dytë si zëvendësim i Daniel Sturridge, faulloi në zonën e rreptësisë sulmuesin kundërshtar Garreth Barry për t’iu dhënë mysafirëve penalti dhe për t’u largua nga loja pas vetëm 15 minutash qëndrimi në fushë.
Carlos Tevez ishte i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë një goditje të radhës Chelseat (77’). Për tu bërë edhe më keq, vendasit mbetën me nënë lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit pasi Michael Ballack faulloi nga prapa Carlos Tevez.
Të zgjedhurit e trajnerit Roberto Mancini shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë për të shënuar edhe një gol të katërt, të dytin nga Bellamy, dhe për të shtuar vuajtjen e Chelsat.
E gjithë çfarë arriti të bëjë Chelsea ishte të ngushtojë rezultatin në 4-2, falë një penaltie të shënuar nga Lampard në kohën shtesë, pasi Barry faulloi lehtësisht Anelkan në zonën e ndaluar.
Kjo është hera e parë në 50 vitet e fundit që City e mposht Chelsean në të dy ndeshjet e sezonit.
Me këtë rezultat gara në Ligën Premier bëhet edhe më interesante, me Chelsean që do të qëndrojë vetëm një pikë mbi United, dhe me Cityn që rikthehet në pozitën e katërt të tabelës.
Alexandre Pato thotë se edhe pse është i lumtur në Milan, ai është një fans i madh i futbollit anglez.Braziliani erdhi në Milan kur ky klub drejtohej nga Carlo Ancelotti. Por pas largimit të këtij të fundit në Chelsea, mediat vazhdimisht kanë spekuluar se Pato mund ta ndjekë atë.
“E përcjelli shumë futbollin anglez dhe Ancelottin. Trajneri më solli në Milan, tash ai është në Chelsea dhe unë e dua Londrën”, ka thënë Pato, i cili megjithatë thotë se për momentin do të vazhdojë të jetë futbollist i Milanit.
“Tash jam i fokusuar vetëm te Milan. Jam i lumtur pas dy vitesh këtu dhe jam adaptuar 100% me jetën në Itali. Të luaj në Milan do të thotë se kam mundësi të luaj krahas idhujve të mi të fëmijërisë. Shembull është David Beckham, pasimet e tij të gjata janë të përkryera për mua”, ka shtuar braziliani.
Sir Alex Ferguson ‘refuzon’ të bëjë presion ndaj Wayne Rooneyt me qëllim që sulmuesi ta tejkalojë rekordin e Cristiano Ronaldos prej 42 golash të shënuar para dy sezonesh.Rooney këtë sezon është në një formë të shkëlqyeshme dhe deri tash ka shënuar 27 gola për Djajtë e Kuq. Anglezi ka nevojë edhe për 15 gola për të arritur shifrën e Ronaldos, dhe Ferguson bën presion indirekt duke thënë se ai vështirë mund ta arrijë këtë shifër.
“Kemi edhe 10 ndeshje në kampionat pas ndeshjes së nesërme kundër Villas në finalen e Kupës Carling. Shpresoj se do të mund të luajmë edhe gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, me të cilën do të arrijmë 17 ndeshje të mundshme deri në fund”.
“Nëse ai shënon gol në çdo ndeshje, numri do të arrijë 44. Ky është një qëllim që gjithkush dëshiron ta arrijë. Por është vështirë që të mendohet se ai mund ta arrijë atë rekord”, ka thënë Ferguson./
Ronaldinho thotë se ai është shumë i lumtur në San Siro dhe nuk mendon të largohet nga Milani, pavarësisht spekulimeve.Ish-lojtari i Barcelonës këtë sezon është në një formë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Leonardo dhe është një prej më meritorëve që Milani është vetëm katër pikë prapa Interit.
“Kurrë nuk kam menduar për largim nga Milani. Në asnjë moment nuk menduar për diçka të tillë. Që kur u prezantova në San Siro si lojtar i ri i Milanit, e dija se këtu është shtëpia ime. Dhe nuk mendoj të largohem nga këtu”, ka thënë Ronaldinho për La Gazzetta dello Sport.
Mediat në Itali kanë shkruar sot se Juventusi dëshiron që në fund të sezonit të angazhojë Frank Riberyn dhe Edison Cavanin.Corriere dello Sport shkruan se pas takimit të mbrëmshëm të bordit të Juventusit, Roberto Gotega dhe Alessio Seco mund të jenë të disponuar pasi do të kenë një shumë të dukshme të parave për t’i harxhuar në fund të sezonit.
Drejtuesit e biankonerëve thuhet se sërish janë kthyer kah Frank Riberty. Francezi një kohë të gjatë është përcjellë nga Juve dhe u përmend si një prej pasuesve të Pavel Nedved, i cili sezonin e kaluar u pensionua.
Por, përveç faktit që Bayern bën rezistencë të vazhdueshme për të mos e shitur, janë një varg ekipesh që presin në radhë për të marrë shërbimet e francezit, si Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United.
Ndërkohë, Tuttosport shkruan se Edison Cavani nga Palermo po ashtu është cak i ri i biankonerëve. Sulmuesi nga Uruguai po kalon në një formë të shkëlqyeshme në Palermo dhe është lidhur me një largim dhe kalim në një nga gjigantët e Serie A.
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic thotë se ai dëshiron që këtë sezon të fitojë të dy trofetë më të rëndësishëm me Barcelonën.“Nuk jam i dhënë pas shënimit të golave. Punoj me ngulm që t’i ndihmoj ekipit. Sigurisht se dua të shënoj gola, pasi kjo është mirë për klubin. Po ashtu kjo ju jep më shumë vetëbesim që është diçka pozitive”.
“Nga golat që kam shënuar deri tash, më i këndshëm është ai kundër Real Madridit. Kjo është një ndeshje në mes dy ekipeve më të mira në botë. U futa në lojë dhe menjëherë shënova golin e fitores... Këtë nuk mund ta harroj”, ka thënë Ibrahimovic.
Suedezi po ashtu ka thënë se ai synon të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. “Mos më thoni ta zgjedh njërin... ne synojmë të dyja dhe mund t’i fitojmë”, ka shtuar lojtari.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero mezi pret të përballet me Fulhamin në rundin e ardhshëm të Europa League.Juve siguroi vend në 1/8 e finales së garës evropiane pasi eliminoi Ajax-in dhe Del Piero thotë se është i ngazëllyer që do të përballet me ekipin anglez.
“Një garë eliminuese si kjo, na lejon neve të caktojmë objektiva të reja. Kjo po ashtu na ndihmon të kuptojmë se gjithçka që bëjmë, së paku deri në finale, është vetëm një hap drejt asaj rruge. Duhet të vazhdoni të përparoni, hap pas hapi, të ecni drejt asaj rruge”.
“Testi jonë i ardhshëm është Fulhami pas dy javësh dhe pastaj do të vizitojmë Craven Cottage. Për momentin duhet të fokusohemi në Serie A, pasi të dielën është Palermo dhe pastaj Fiorentina. Nuk ka kohë për tu habitur, pasi pjesa argëtuese e sezonit fillon tash”, ka shkruar Del Piero në faqen e tij zyrtare.
Zëvendëspresidenti i Interit, Angelomario Moratti, thotë se Roberto Baggio do të mirëpritej si drejtor i klubit.Këtë javë Baggio deklaroi se ai është i gatshëm t’i rikthehet futbollit në cilësitë menaxhuese, dhe Interi reagon menjëherë duke thënë se është i gatshëm t’i ofrojë post në klub.
“Talenti i tij më i madh është se ai gjithmonë ka qenë i thjeshtë. Kujtimin më të bukur që e kam nga Roby ishte në ndeshjen kundër Real Madrid në të cilën ai shënoi dy gola për të na ndihmuar të fitojmë 3-1”.
“Ai qëndroi shumë i lidhur me Inter. Ne jemi të nderuar pasi ai është një simbol italian. Ne gjithmonë jemi të gatshëm ta mirëpresim atë”, ka thënë Moratti.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është duke shijuar në maksimum sezonin e tij të parë te klubi spanjoll.Ronaldo ka shënuar 12 gola në vetëm 14 ndeshje në La Liga, së fundi në fitoren 6-2 ndaj Villarrealit, dhe synon të vazhdojë formën e tij edhe në ndeshjen e radhës kur Reali viziton Tenerifen.
“Gjithmonë është e komplikuar kur vini nga një ligë me futboll tjetër. Por mendoj se jam komfort këtu. Ekipi luan mirë. Kur ekipi luan mirë, kjo më ndihmon mua shumë dhe ndjehem shumë më i qetë”.
“Nuk kam luajtur shumë ndeshje për Madrid, kam luajtur vetëm 20 mendoj, por ndjehem shumë komfort. Sigurisht, dua të luaj edhe më shumë ndeshje në Madrid”, ka thënë Ronaldo.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka thënë se ai është i gatshëm për ndeshjen e nesërme derbi kundër Chelseat.Argjentinasi u rikthye në Angli nga vendlindja e tij ku shoqëroi gruan gjatë lindjes së parakohshme të vajzës. Pas dhjetë ditësh mungese, ai pritet të jetë pjesë e formacionit startues, me Emmanuel Adebayor që është i suspenduar për katër ndeshje.
“Po jam i gatshëm të luaj. Nuk është se kam qëndruar. Jam stërvitur me ekipin kombëtar çdo mëngjes dhe ndjehem mirë”, ka thënë Tevez.
“Roberto Mancini e ka ditur që nga fillimi, por ai është nën presion që ekipi nuk ka fituar. Ai ishte nën presion që unë të rikthehesha, por ne tashmë e kemi diskutuar këtë dhe jam i qetë. Jam i sigurt se ai e ka kuptuar dhe nëse jo, nuk më intereson”, ka shtuar sulmuesi.
Steven Gerrard vazhdon të jetë i ngazëllyer pas paraqitjes së Liverpoolit në fitoren ndaj Unirea Urziceni, dhe beson se një formë e tillë është e mjaftueshme për ta fituar finalen në muajin maj.Gerrard mendon se Liverpooli përveç aftësive në mbrojtje duhet të tregojë më shumë edhe në sulm, siç tregoi në ndeshjen e fundit.
“Ishte lehtësisht shqetësuese që nuk krijuam mjaft (para kësaj ndeshje). Për të fituar ndeshjet e futbollit, duhet të krijoni shumë shanse dhe ne e bëmë atë. Gjëja më e rëndësishme është të mbrohesh mirë dhe ta mbash portën e paprekur, por po ashtu e rëndësishme është të sulmosh”.
“Mendoj se e treguam këtë në disa ndeshjet e fundit, se në mbrojtje jemi të mirë dhe jemi gjithnjë e më të qëndrueshëm dhe punojmë shumë dhe rezultatet janë përmirësuar”, ka thënë Gerrard.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, konsideron se dy bashkëlojtarët e tij, Leo Messi dhe Andres Iniesta, janë dy lojtarët më të mirë në botë.Duke folur për të përditshmen Sport, mbrojtësi spanjoll është pyetur se cili është lojtari më i mirë në botë, ndërsa përgjigja e tij e menjëhershme ishte: “Do të thosha Messi dhe Iniesta”.
Puyol ka dhënë edhe mendimin e tij se cila përfaqësuese do të udhëtojë më e kompletuar në Afrikën e Jugut.
“Sipas meje, Brazili dhe Spanja janë në mes të tre apo katër ekipeve që do të kenë sukses (në Kampionatin Botëror)”, është shprehur mbrojtësi katalunas.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij nuk është në nivelin e duhur të lojës për të fituar trofe të rëndësishëm këtë sezon, por thotë se ai është në gjendje t’i rregullojë problemet.“Unë e di si të rregulloj (gjërat) dhe kjo është arsyeja pse më paguajnë. Kjo është puna ime, të zgjidh problemet, sepse gjërat nuk po shkojnë mirë. Ne mund të luajmë shumë më mirë dhe do të përmirësohemi”, është shprehur Guardiola në një intervistë për Marca.
Guardiola ka thënë se dëshiron të fitojë të dyja kompeticionet në të cilat po garon Barcelona (La Liga dhe Liga e Kampionëve), duke shtuar se nëse skuadra vazhdon të marrë instruksionet nga ai, atëherë padyshim që trofetë mund të shkojnë në Camp Nou.
Mesfushori i Juventusit, Diego, thotë se skuadra e tij ka kapacitete për ta fituar Ligën e Evropës. Zonja e Vjetër eliminoi Ajaxin për t’u kualifikuar në 1/8 e finales, ndërsa braziliani thotë se bardhezinjtë mund të triumfojnë në këtë garë.“Është e qartë se qëllimi ynë është fitorja, por kjo ndeshje ishte 180 minuta, dhe ne ishim të aftë të shfrytëzojmë përparësinë që e arritëm në Amsterdam”.
“Ajo që ka rëndësi është se jemi kualifikuar dhe tash dëshirojmë të shkojmë përpara në këtë garë”, ka thënë Diego.
Juventusi ka konfirmuar se Amauri do të mungojë së paku 25 ditë, si pasojë e lëndimit që pësoi në ndeshjen e Europa League kundër Ajaxit.“Amauri do të jetë jashtë për rreth 25 ditë. Mëngjesin e sotëm (e premte), Amauri iu është nënshtruar ekzaminimeve klinike, pas lëndimit kundër Ajaxit”.
“Ato konfirmuan diagnozën e caktuar më herët nga stafi mjekësor i Bianconerëve, dhe ai ka vuajtur një tërheqje të shkallës së parë të bicepsit femoral të këmbës së majtë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit bardhezi.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, shpreson që ai dhe bashkëlojtari i tij Ronaldinho të jenë pjesë e përfaqësueses së Brazilit në Kampionatin Botëror 2010.“Jemi në pritje të ditës së fundit kur do ta shohim skuadrën që do të luajë në Kampionatin Botëror”.
“Shpresoj që unë dhe Ronaldinho të jemi atje. Gjithçka që dëgjoni për të nuk është e vërtetë. Unë e shoh se ai është i lumtur dhe ka qenë i tillë që nga ardhja te Milani. Jam i lumtur që jam mik i tij”.
“Ai po na ndihmon shumë në arritjen e rezultateve këtë sezon dhe ne jemi si një familje e madhe”, ka thënë Pato për La Repubblica.
















