Spekulohet se Juventusi është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Schalke 04, Kevin Kuranyi, ndërsa konfirmimi zyrtar pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.Kontrata e Kuranyit me ekipin gjerman përfundon në muajin qershor, ndërsa Sky Italia njofton se ai dëshiron ta vazhdojë karrierën te Juve.
25-vjeçari është transferuar te Schalke në vitin 2005 duke shënuar 65 gola në 151 paraqitje në Bundesliga.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se nuk ka kohë për të vuajtur humbjen nga Manchester City, dhe ka kërkuar nga skuadra e tij që të përqendrohen në ndeshjen e FA Cup kundër Stoke Cityt.“Tash nuk ka kohë për zemërim. Bëmë paraqitje të dobët dhe tash duhet të shikojmë përpara”.
“Është një moment i vështirë kur humb një ndeshje, por ne e kemi mundësinë që të përgatitemi mirë për ndeshjen e radhës dhe kemi një drejtim të mirë”.
“Kemi besim në lojën tonë dhe duam të vazhdojmë kështu. Është më mirë që të harrojmë (humbjen) menjëherë”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se është i sigurt që Barcelona do të lëshojë pikë me kalimin e javëve nga presioni i vazhdueshëm i Los Blancos.Argjentinasi mendon se titulli i La Ligas varet nga lojtarët e Realit, të cilët duhet të jenë të vendosur për të fituar të gjitha ndeshjet.
I pyetur për titullin e golashënuesit më të mirë në Primera Division, 22-vjeçari ka thënë se kjo është një ëndërr për të dhe do të tentojë që ta fitojë këtë trofe.
Aktualisht, Higuan ka të shënuar 16 gola, një më pak se Leo Messi dhe David Villa që kanë nga 17 gola të shënuar.
Skuadra e Real Madridit do ta shfrytëzojë kuvendin e përgjithshëm të Asociacionit të Klubeve të Evropës për ta filluar betejën për angazhimin e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.Mbretërit qe një kohë të gjatë janë të interesuar për mesfushorin francez dhe sipas mediave, ata do të mundohen të tejkalojnë konkurrencën e Chelseat, Manchester Uniedit, Barcelonës dhe Manchester Cityt për të siguruar shërbimet e Ribery.
Sipas njoftimeve, këtë javë Los Blancos do të fillojnë bisedimet me Bayernin, edhe atë pikërisht në takimin e Asociacionit të Klubeve të Evropës
Pritet që në kuvendin e AKE, që mbahet sot dhe nesër në Mançester, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të takohet me drejtorin ekzekutiv të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, për të diskutuar në lidhje me angazhimin e Rinery.
Asi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pranuar se skuadra e tij ka probleme serioze, ndërsa kjo u dëshmua në humbjen prej 2-0 nga Palermo.“Jemi në një gjendje emergjente dhe kemi qenë kështu për një kohë. Fatkeqësisht, kur ka javë të tilla si kjo, kur luan çdo tri ditë, problemi bëhet edhe më i madh”.
“Ende kemi mungesa të lojtarëve të rëndësishëm dhe shpresojmë që të rikuperohen sa më shpejtë që është e mundur. ”.
“Komplimentet tona shkojnë te Palermo që erdhi këtu dhe zhvilloi lojën e vet. E vetmja gjë që më bën krenar dhe është shpresëdhënëse, është se lojtarët dhanë gjithçka nga vetja”, tha Del Piero pas ndeshjes.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, thotë se më shumë i pëlqen të fitojë trofe me klubin e tij, sesa të arrijë rekordin e Cristiano Ronaldos prej 42 golash për një sezon.Goli i fitores në finalen e Carling Cup kundër Aston Villas, ishte i 28-ti për sulmuesin anglez këtë sezon, ndërsa në ndeshjet e mbetura (më së shumti 16 ndeshje), ekziston mundësia që Rooney ta arrijë rekordin e portugezit.
“Cristiano shënoi 42 gola, mirëpo unë thjesht mundohem t’i ndihmoj skuadrës të fitojë trofe”.
“Nëse arrij shifrën prej 42 golash do të ishte fantastike, por me kusht që të fitoj trofe gjë që do të ishte shumë më e mirë”, ka thënë Rooney.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, beson se Fernando Torres do t’u ndihmojë Redsave që të sigurojnë pozitën e katërt të Ligës Premier.“Ishte e bukur ta shihje Fernandon duke shënuar, sepse ai është lojtari kyç i yni”.
“Na kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje kampionale dhe gjërat mund të ndryshojnë tash kur e kemi atë në skuadër”.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë dhe të na ndihmojë ta mbyllim sezonin me disa fitore”, ka thënë portieri spanjoll.
Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, vazhdon ta lë jashtë përfaqësueses sulmuesin e Milanit, Ronaldinho, përkundër formës së tij të jashtëzakonshme me Rossonerët.Mospërfshirja e Dinhos ka shkaktuar reagim nga mediat, mirëpo Dunga thotë se nuk shqetësohet për këto kritika.
“Mendoj se është normale që mospërfshirja e Ronaldinhos shkakton pakënaqësi, sepse lojtarët që mungojnë gjithmonë janë më të mirë. Të gjithë duan të flasin për ata që nuk janë pjesë e përfaqësueses”.
“Asgjë nga këto nuk është e re në prag të Kampionatit Botëror. Pyetjet dhe përgjigjet vazhdojnë të jenë të njëjta. Presioni mbi trajnerin e Selecaos është gjithmonë i madh. Gjithkush dhe të gjitha gazetat dëshirojnë të imponojnë lojtarët e tyre, por unë do të vazhdoj në mënyrën time”, ka thënë Dunga për faqen zyrtare të FIFA-s.
Alessandro Nesta nuk do t’i bashkëngjitet përfaqësueses së Italisë për Kampionatin e ardhshëm Botëror- ka deklaruar të hënën Marcello Lippi.Trajneri i Azzurrëve ka shpresuar që mbrojtësi i Milanit do të ndërrojë mendje për t’u kthyer në përfaqësuese, mirëpo pasi e ka shqyrtuar ofertën e Lippit, Nesta e ka refuzuar atë.
“Ai më tha, sipas meje në një mënyrë definitive, se ai nuk mendon se duhet të kthehet. Më vjen keq sepse dëshiroja edhe një rast, por unë e respektoj vendimin e tij”, ka thënë Lippi.
Legjenda franceze Zinedine Zidane thotë se më lehtë do ta pranonte vdekjen sesa t’i kërkojë falje mbrojtësit italian Marco Materazzi, për goditjen me kokë në finalen e Kampionatit Botëror 2006.“Më fal... asgjë nuk ndryshon. Por unë e fal çdokënd, por jo atë (Materazzin). Kurrë, kurrë... do të ishte çnderim i vetvetes. Më mirë do të vdisja”.
“Nuk e fajësoj veten për atë që ndodhi, por po të thosha ‘më fal’, atëherë do ta pranoja se ajo që ka bërë Materazzi ishte normale”.
“Ai më ofendoi mua dhe ofendoi nënën time, e cila ishte e sëmurë, më shumë se njëherë dhe unë nuk reagova. Por atëherë, e bëra atë (e godita me kokë)”, ka thënë Zizu për El Pais.
Sipas mediave në Itali, ekipi i Juventusit dëshiron ta angazhojë sërish përzgjedhësin e kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, pas fundit të kampionatit botëror.Biankonerët mbrëmë përsëri treguan paraqitje të dobëta dhe humbën në fushë vendore nga Palermo me rezultat 2-0, pas të cilës përsëri u gjendën jashtë top katërshes së Serie A.
Pritet që Juventus këtë verë të bëjë ndryshime në stolin e trajnerit, pasi Alberto Zaccheroni ishte caktuar vetëm përkohësisht deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Cirro Ferrara.
Cesare Prandelli dhe Rafael Benitez përmenden si favoritë, por duket se bardhezinjtë kanë hedhur shikimin diku tjetër. Tuttosport shkruan se Juve në fund të kampionatit botëror do të përpiqet ta angazhojë Fabio Capellon.
Capello u largua nga gjiganti italian në vitin 2006, pas skandalit të montimit të ndeshjeve në Serie A.
Drejtori gjeneral i Wolfsburgut, Dieter Hoeness thotë se Edin Dzeko mund të largohet nga klubi në fund të sezonit, por vetëm nëse dikush ofron 40 milionë euro.Spekulimet për të ardhmen e Dzekos sërish kanë filluar të aktualizohen, pas spekulimeve se sulmuesi boshnjak tashmë kishte nënshkruar me Milanin.
As Wolfsburg e as Milan nuk i kanë pohuar e as mohuar këto thënie, por sipas drejtorit gjeneral të kampionit të Bundesligës, Dzeko mund të largohet nëse ndonjë klub ofron 40 milionë euro.
“Sipas marrëveshjes, Dzeko duhet të vendosë deri më 31 maj për të ardhmen e tij. Por të dyja palët dëshirojnë që kjo të pastrohet deri në fund të këtij muaji, nëse është e mundshme”.
“Është mirë të dihet se ne nuk jemi të detyruar ta shesim lojtarin, por nëse ndonjë klub ofron 40 milionë euro, Dzeko mund të largohet”, ka thënë Hoenes.
Kanadaja ka çuar në 14 numrin e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, Vankuver 2010, pasi triumfoi në rrëshqitje në akull ndaj SHBA-së.Sidney Crosby ka qenë ‘lojtari i ndeshjes’ duke shënuar golin e artë në fitoren 3-2 të Kanadasë në finalen në hokej në akull kundër SHBA-së.
Jonathan Toews shënoi golin e vetëm të pjesës së parë dhe Corey Perry shënoi një tjetër në të dytën, për t’i dhënë avantazhin 2-0 Kanadasë. Por amerikanët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan disavantazhin në 2-1 me anë të Ryan Kesler.
Zach Parise shënoi golin e barazimit 24 sekonda para fundit të ndeshjes, për të çuar në lojë shtesë.
Vetëm 22-vjeçar, Sidney Crosby doli në sipërfaqen në akull për të shkruar emrin si një prej lojtarëve që gjithmonë do të mbahen në mend. Crosby shënoi golin e artë kur koha tregoi 7 minuta e 40 sekonda në vazhdime, për t’i dhënë kështu medaljen e 14-të të artë vendit nikoqir të garave olimpike.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se ai është duke synuar të fitojë Këpucën e Artë në La Liga.Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 5-1 ndaj Tenerife, duke çuar në 16 numrin e golave këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur pasi jam afër për të qenë Pichichi (shënuesi kryesor) në La Liga. Për keqardhje ishte që një herë godita shtyllën, pasi dëshiroja të shënoj hat-trick”, ka thënë Higuain, i cili është vetëm një gol prapa dy liderëve, yllit të Barceloës, Lionel Messi, dhe atij të Valencias, David Villa.
Kampionët e NBA-së, Los Angeles Lakers, kanë treguar një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar ndaj Denver Nuggets me rezultat 95-89.Lamar Odom shënoi 20 pikë dhe 12 kërcime me Kobe Bryant që pati edhe një ditë të keqe në shënime me vetëm tre gjuajtje të sakta nga 17 tentimet dhe me 12 asistime, por që mjaftuan për të shënuar fitoren e parë këtë sezon ndaj rivalit të Konferencës Perëndimore.
Carmelo Anthony shënoi pikët më të larta në ndeshje, 21 për Denver.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se ata janë sërish në formën më të mirë pas fitores ndaj Malagas gjatë të shtunës.Barcelona pati nevojë për një gol të vonshëm të Lionel Messi për t’i fituar të tre pikët, por Puyol thotë se rezultati ishte i merituar.
“Ne ishim të fuqishëm dhe shumë intensiv, ishte turp që ata barazuar, por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët. Ne jemi rikthyer në lojën tonë, që është ajo që kërkojmë. Ne vuajtëm kur barazuam, por ekipi reagoi mirë dhe ne fituam”, ka thënë Puyol.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka kritikuar mënyrën e lojës së Blackburn Rovers pas fitores së djeshme prej 2-1 në Anfield.Liverpooli e pa veten në disa sfida të fuqishme dhe pati vetëm një lojtar me karton të verdhë krahasuar me pesë të Blackburnit.
“Reagimi i Nzonzi ishte shumë i dukshëm, duke e prekur në fytyrë Lucas, dhe rregullat janë rregulla. Ne kishim katër nga pesë lojtarët me probleme, duke gjakosur, dhe Maxi me një shenjë në barkun e tij. Interesante – por ne fituam”, ka thënë Benitez.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është ankuar në lëndim të gjurit, shkruajnë mediat angleze.Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, po ashtu ka konfirmuar lëndimin pas fitores së djeshme në finalen e Kupës Carling, në të cilën Rooney shënoi golin e fitores.
“Ai ka luajtur me gju të ënjtur për disa javë dhe po ashtu luajti edhe sonte. Mjekët janë duke e vlerësuar. Nuk e di se çfarë do të bëjmë; nuk e di se çfarë do të bëjë Anglia”, ka thënë Ferguson, pasi siguroi trofeun e 23-të si menaxher i United.
Megjithatë pavarësisht ankesave, Rooney do t’i bashkohet pjesës tjetër të kombëtares para takimit miqësor të së mërkurës.
Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez thotë se Craig Bellamy është lojtari më i mirë në Manchester City.Që të dy sulmuesit shënuan nga dy gola në ndeshjen në të cilën City tronditi Chelsean në Stamford Bridge gjatë të shtunës.
“Craig Bellamy është lojtari më i mirë në City. Jam shumë i lumtur për të që shënoi dy gola, dhe jam i lumtur për ekipin dhe për tifozët si edhe për fitoren e madhe”, ka thënë Tevez për faqen zyrtare të Cityt.
Braziliani mund të jetë jashtë aksionit për një kohë të pacaktuar…Sulmuesi i Milanit Alexandre Pato ka pësuar një lëndim serioz, bëhet fjalë për një zgjatje të muskulit e që është pasojë e takimit ndaj Atalantës të dielën pasdite. Pato shënoi dy herë në fitore duke i gjallë shpresat për titull.
20 vjeçari e ka pësuar këtë zgjatje të muskulit të kofshës së djathë në minutën e 80 dhe menjëherë u largua nga fusha.
Nuk dihet se sa do të mungoj Pato, por spekulohet për një periudhë relativisht të gjatë kohore.
















