Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ka njoftuar se i ka thënë superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, se italiani do të bëhet lojtar më i mirë se portugezi.Ronaldo dhe Balotelli u takuan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, kur portugezi luante për Manchester Unitedin.
“Kërkova fanellën e Cristiano Ronaldos dhe ai më tha se ia kishte dhënë dikujt tjetër. Unë reagova duke i thënë: ‘Do të bëhem më i mirë se ti’”, ka treguar Balotelli.
Para takimit miqësor ndërmjet Anglisë dhe Egjiptit, sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka pranuar se aktualisht është në formën e tij jetësore.“Shpresoj që të jem i dobishëm për Anglinë në Kampionatin Botëror. E di se nëse luaj mirë në Kampionatin Botëror do të kemi gjasa për sukses të mirë”.
“Unë aktualisht jam në formën më të mirë të jetës sime. Ndjehem si i pandalshëm”.
“Ndjej se do të shënoj në secilën ndeshje që paraqitem. (Dhe) jam i gatshëm (për të shënuar)”, ka thënë Rooney.
Ekipi i Milanit ka konfirmuar se lëndimi i Alexandre Patos nuk është serioz, megjithatë ai do të mungojë në ndeshjen kundër Romës.Braziliani u ankua në dhimbje gjatë ndeshjes kundër Atalantas dhe ekzistonte frika për një mungesë të gjatë të tij, duke qenë se më herët kishte pasur të lënduar pikërisht atë muskul.Megjithatë, klubi i Milanit ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se lëndimi nuk është serioz dhe sipas të gjitha gjasave ai do të luajë në takimin e Ligës së Kamionëve kundër Manchester Unitedit, por do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Romës.
Roberto Mancini ka bërë të ditur se një ditë do t’i pëlqente ta drejtojë përfaqësuesen e Italisë, mirëpo para se ta bëjë këtë ai dëshiron që të fitojë tituj me Manchester Cityn.“Unë punoj 18 orë (në ditë) ashtu që të arrijmë qëllimet tona. Brenda disa vitesh Manchester City duhet të fitojë, ngjashëm sikurse të gjitha klubet ku kam qenë”.
“Tash për tash po mendoj për Cityn. Do të qëndroj këtu për shumë vite, por një ditë dua të kthehem në Itali që ta drejtoj kombëtaren, nuk e mohoj këtë”, ka thënë ish-trajneri i Interit.
Cristiano Ronaldo thotë se është më shumë i interesuar që të fitojë trofe me Real Madridin sesa të shpallet golashënues më i mirë në La Liga.“Jam i sigurt se do ta fitojmë titullin. Është me rëndësi të shqetësohemi vetëm për veten tonë dhe të vazhdojmë në mënyrë të njëjtë. Besojmë në shanset tona”, ka thënë portugezi për AS.
Sa i përket titullit të golashënuesit më të mirë, Ronaldo ka thënë: “Nuk shqetësohem për të. Dua të fitoj trofe kolektive me Real Madridin”.
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka bërë të ditur se John Terry nuk do ta bartë më shiritin e kapitenit të Anglisë, së paku deri sa ai të jetë trajner i Anglisë.“Ai e di se nuk do të jetë më kapiten dhe është normale. Ai është sikurse lojtarët e tjerë. Ai po stërvitet shumë mirë. Ai do të jetë po i njëjti lojtar në dhomën e zhveshjeve”.
“Kam folur me të dhe i kam thënë se duhet t’i bëjë të gjitha gjërat sikurse kapiten”, ka thënë Capello.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka treguar se në të kaluarën ka mundur t’i bashkëngjitet Real Madridit, mirëpo këtë e kishte penguar presidenti i Nerazzurrëve, Massimo Moratti.Argjentinasi ka treguar se kishte arritur marrëveshje gojore me Los Merengues para dhjetë vitesh, duke qenë se nuk kishte raporte të mira me trajnerin e atëhershëm, Marco Tardelli.
“Në vitin 2000, me Tardellin në krye, unë vërtet mendova ta braktisja Interin”.
“Kisha një marrëveshje me Real Madridin dhe gjithçka ishte gati që unë të shkoja në Spanjë”.
“Por në minutën e fundit, ishin fjalët e Morattit, të cilat më bindën të qëndroj”, ka treguar Zanetti për revistën Guerin Sportivo.
Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva, mendon se kapiteni i Të Kuqvë, Steven Gerrard, është po aq i mirë sa superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka.“Ka ngjashmëri ndërmjet Kaka dhe Stevie, por Stevie jep kontribut më të madh në fushë”.
“Stevie është më komplet në atë kuptim, sepse ai mund të sulmojë dhe njëherit edhe të mbrohet. Kjo ndodh, pasi që Stevie ka përvojë në pozicione të ndryshme gjatë karrierës së tij”.
“Ai tash është po aq i mirë, saqë mund të luajë në çdo pozitë”, ka thënë Leiva për LFC Weekly.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, mendon të largojë rregullin e pozitës jashtë lojë dhe ka pyetur se çfarë ndikimi ka pasur në hokej vendimi për të hequr ofsajdin.Pozitat ofsajd shpesh janë problemet më të debatuara në futboll, por e gjithë kjo mund të jetë e kaluar nëse edhe në futboll përdoret shembulli i hokejit në fushë.
Në këtë sport është vendosur të hiqet në tërësi rregulli i ofsajdit në vitin 1998, pasi më herët kishte pasur dy vite periudhë provuese. Falë këtij hapi, loja është bërë më ngazëlluese dhe më atraktive për shikuesit.
“Ai më ka bërë shumë pyetje rreth asaj nëse ka qenë i suksesshëm një vendim i tillë. Megjithatë ai kurrë nuk më dha mendimin e tij, andaj vështirë se mund të vlerësohet se çfarë do të mund të bëhet në futboll në këtë aspekt. Por, më duket se ai ishte shumë i interesuar se si e kemi implementuar gjithë këtë”, ka thënë presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Hokejit, Leandro Negre, pas takimit me Blatter.
Mbrojtësi i Interit, Davide Santon, thotë se ai kurrë nuk do të mund të luante për Milanin.I riu italian shihet si një prej lojtarëve më premtues në Evropë në repartin e mbrojtjes, edhe pse ka dështuar të ruajë në nivel formën e tij këtë sezon.
“Të shkoj në Milan? Jo, kjo është çështje respekti për Interin. Në moshën 10 vjeçare kam pasur provën e parë në Ravenna, ku jam takuar me ish-trajnerin e të rinjve të Interit, që bë bëri të ndjehem menjëherë i afërt me Interin. Që atëherë kam punuar fuqishëm në gjithçka për të qenë pjesë e ekipit të parë të Interit”, ka thënë Santon për mediat italiane.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i bindur se ekipi i tij do ta tejkalojë Barcelonën dhe do ta fitojë ligën këtë sezon.“Sigurisht se ne mund ta fitojmë ligën. Nëse shikojmë ndeshjet e fundit, ne luajmë shumë më mirë se Barcelona, por ata janë të parët dhe duhet të respektohen”.
“Ne vetëm duhet të shqetësohemi për veten dhe të vazhdojmë të bëjmë gjërat që bëjmë tash. Ne kemi besim në shanset tona”, ka thënë Ronaldo për mediat portugeze.
Dirk Nowitzki dhe Jason Terry kanë udhëhequr ekipin e tyre Dallas Mavericks që bëri një paraqitje impresive në pjesën e dytë për të fituar ndaj Charlotte Bobcats me rezultat 89-84.Nowitzki shënoi pikët më të larta të ekipit 27 dhe Terry kontribuoi me 20 për t’i dhënë fitoren e tetë radhazi dhe të 40-tën të sezonit Mavericks (21 humbje)
Stephen Jackson shënoi 20 pikë dhe Tyrus Thomas 16 pikë dhe 12 kërcime për ekipin që është pronë e Michael Jordan, Charlotte Bobcast (28 fitore, 30 humbje këtë sezon), për të cilin kjo ishte humbja e pestë në shtatë ndeshjet e fundit.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, iu ka thënë reporterëve të Barcelonës se ai nuk do të largohet për në Spanjë gjatë kësaj vere.Cesc ishte në vendlindjen e tij gjatë vikendit për të ndihmuar promovimin e biznesit të ri të nënës së tij, dhe sërish është lidhur me një transferim në Barcelona.
“Nuk do të largohem nga Arsenali. Thierry Henry ka thënë të njëjtën gjë? Jo, po ju premtoj, nuk do ta bëj atë. Do të qëndroj atje”, ka thënë Fabregas.
Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, thotë se sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, nuk do të jetë pjesë e Kupës Botërore.Por italiani ka thënë se i riu ka një të ardhme të madhe me kombëtaren azure.
“Shpresoj se Balotelli do t’ia dalë mirë për ekipin U-21 gjatë të mërkurës, pasi ndeshja kundër Hungarisë është e vështirë”.
“Në Inter ata punojnë shumë me këtë të ri dhe ky është një proces i rëndësishëm për të, për të qenë pjesë e rëndësishme e të ardhmes së nerazurëve dhe Italisë”, ka thënë Lippi.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Arsenali tash është një kërcënim i madh për titullin e Ligës Premier.Djajtë e kuq shënuan fitore në të dy ndeshjet përballë topçinjve këtë sezon, por këta të fundit vazhdojnë edhe më tej të jenë në garën për titull.
“Duhet të jeni të fokusuar dhe të siguroheni se nuk bëni gabime. Ne humbëm ndeshjen e javës së kaluar kundër Evertonit dhe mendoj se ishin ca të lodhur, por po ringjallemi”.
“Ishte një rezultat i mirë për ne që Chelsea humbi të shtunën, dhe Arsenali tash është një kërcënim tjetër. Ata e kanë orarin më të lehtë në letra dhe do të jetë një pjesë interesante e kampionatit”, ka thënë Ferguson.
Mesfushori portugez Deco ka thënë se ai dëshiron të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.Kjo është edhe një goditje tjetër për blutë pas humbjes nga Inter dhe Manchester City si dhe skandaleve të seksit të John Terryt dhe Ashley Cole.
“Dua të rikthehem në Brazil. Ende kam disa vite të mira të futbollit cilësor në mua, por dua të jem afër fëmijëve të mi”, ka thënë Deco për The Sun.
Deco, 32-vjeçar, po ashtu ka bërë të ditur se është duke biseduar me klubin ta lejojë të largohet.
Manchester United është duke planifikuar një ‘sulm’ të ri në drejtim të Benficas për anësorin Angel Di Maria.Daily Mail shkruan se kampioni i Ligës Premier është duke menduar të rihapë negociatat me klubin portugez për të transferuar argjentinasin.
United, që raportohet se bëri pyetje për anësorin në muajin dhjetor, ishte në mesin e top klubeve vëzhguesit e të cilit ndoqën anësorin të shënojë hat-trick në fitoren 4-0 ndaj Leixoes.
Trajneri i përfaqësueses së Spanjës, Vicente del Bosque, e ka lëvduar kolegun e tij te Barcelona, Pep Guardiola, për arritjet e mëdha në krye të Blaugranëve, dhe e konsideron si pasardhës të denjë në stolin e Spanjës.“Barcelona ka fuqinë e rikuperimit, sepse kanë shprehi të mira, të cilat mund ta dërgojnë atje ku dëshiron”.
“Sa i përket Guardiolas si trajner i Spanjës? Ka pasur edhe gjashtë ish-trajnerë të Barcelonës, të cilët e kanë udhëhequr përfaqësuesen në të kaluarën. Po, ai do të kishte sukses”, ka thënë Del Bosque.
Presidenti i Realit Florentino Perez e ka përzgjedhur Jose Mourinhon si objektivin e tij primar gjatë afatit kalimtar veror, gjithnjë sipas mediumeve spanjolle.Mediat spanjolle raportojnë se Perez po e mendon sjelljen e Mourinhos në mënyrë që të zëvëndësoj Manuell Pellegrinin në fund të sezonit.
Dështimet e mundshme në La Liga dhe Ligën e Kampionëve do të mund ta detyrojnë Perezin që të shkarkoj trajnerin aktual.
Spekulimet tjera thonë se trajneri i Bordeaux dhe ish mbrojtësi i Interit Laurent Blanc po i bën gati valixhët për ta zëvëndësuar Mourinhon në San Siro.
Në të kaluarën, Mourinho mohoi se kishte patur kontakt me klubet spanjolle.
















