Dy golashënuesit, Sergio Ramos dhe David Villa. Kampioni i Evropës në fuqi, Spanja, ka dalë fitues kundër Francës, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stade de France të Saint-Denis.
Furia e Kuqe ka fituar me rezultat prej 2-0 kundër Les Bleus, për të konfirmuar edhe njëherë statutin e favoritit për ta fituar Kampionatin Botëror 2010.
David Villa (21’) dhe Sergio Ramos (45’) i dhanë fund ndeshjes që në pjesën e parë, duke qenë se në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gola.
Dy golashënuesit e Anglisë, Peter Crouch dhe Shaun Wright-Phillips. Tre Luanët kanë shënuar fitore prej 3-1 përballë kampionit të Afrikës, Egjiptit.
Faraonët kaluan të parët ne epërsi me anë të Mohamed Zidan (23’) dhe me avantazh minimal prej 1-0 mbyllën pjesën e parë.
Mirëpo, në pjesën e dytë, anglezët u treguan efikas duke arritur të shënojnë tre gola.
Njëherë Peter Crouch barazoi rezultatin (57’), ndërsa Shaun Wright-Phillips krijoi epërsinë për Anglinë (75’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Crouch me golin e dytë personal në ndeshje (80’).
Higuain duke festuar golin Argjentina ka shënuar fitore minimale prej 1-0 si mysafir i Gjermanisë, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Allianz-Arena.
Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuan, i cili pranoi një pasim të Di Marias, për të mposhtur portierin Adler, në minutën e fundit të pjesës së parë.
Më herët, Koreja e Jugut e ka mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultat 2-0, ndërsa Skocia ka fituar me epërsi minimale kundër Republikës Çeke.
Një përballje e Christian Maggio dhe Samuel Eto'o Kampioni i botës në fuqi, Italia, nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë përfaqësues së Kamerunit.
Takimi i zhvilluar në Stade Louis II (Monaco) ka përfunduar me rezultatin e fillimit të ndeshjes, 0-0.
Ndërkohë, Holanda ka shënuar fitore prej 2-1 kundër SHBA-ve, me golat e Kuyt (39’) dhe Huntelaar (73’), ndërsa për amerikanët shënoi Bocanegra (88’).
Fitore minimale prej 1-0, si mysafirë, kanë shënuar Suedia dhe Kroacia, kundër Uellsit, respektivisht Belgjikës.
Ervin Skela dhe Erjon Bogdani Të mërkurën mbrëma, përfaqësuesja e Shqipërisë ka qenë nikoqir i Irlandës së Veriut, për të zhvilluar takimin miqësor në “Qemal Stafa”.
Kuqezinjtë ishin skuadër më e mirë në fushë, edhe pse arritën fitore me epërsi minimale prej 1-0.
Mesfushori Ervin Skela ka shënuar golin e fitores për vendasit (28’), pas një gjuajtje të lirë, me ç’rast reagimi i portierit irlandez ishte i pamundur duke qenë se topi përshkoi këndin e majtë të portës.
Deri në fund të takimit, mysafirët nuk arritën ta barazojnë rezultatin, ndërkohë që Kombëtarja shqiptare nuk krijoi epërsi më të lartë.
Muajin e ardhshëm zhvillohet derbi ‘El Clasico’ në Santiago Bernabeu, ndërsa presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se kjo ndeshje nuk do ta vendosë fituesin e Kampionatit spanjoll.
“Do të shohim se sa i rëndësishëm do të jetë ai takim. Nëse të dyja skuadrat mbajnë ritmin aktual, atëherë mund të takohemi në Bernabeu me diferencën e njëjtë (të pikëve) dhe atëherë mund të jetë një ndeshje e rëndësishme. Por diçka mund të ndodhë para ndeshjes, prandaj takimi në Bernabeu mund të mos jetë vendimtar”.
“La Liga është mjaftë konkurruese. Të dyja skuadrat janë në nivel të shkëlqyer dhe konkurrenca është vërtet argëtuese”, ka thënë Laporta për FCBarcelona.com.
Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, pranon se dueli kundër Fiorentinas do të jetë i vështirë, mirëpo pret që bardhezinjtë të arkëtojnë tre pikët.
“Padyshim që ky takim do të jetë i veçantë për mua. Unë kthehem në Firence, qytet të cilin gjithmonë do ta mbaj mend dhe do të jetë pjesë e zemrës sime. Fiorentina më mundësoi hyrjen në përfaqësuesen e Brazilit dhe transferimin te Juventusi”.
“Kundër Fiortentinas na pret takim i vështirë, sepse ata janë taktikisht mirë të përgatitur dhe kanë tifozë të jashtëzakonshëm”.
“Mirëpo ne do të shkojmë për fitore, ne jemi Juventusi dhe gjithmonë luajmë për fitore”, ka thënë ish-lojtari i Violas.
Ish-trajneri i Anglisë, Graham Taylor, thotë se John Terry duhet të kërkojë falje publike, ashtu që të mos lejojë thellimin e problemeve në përfaqësuesen e Anglisë.
Për shkak të disa problemeve në jetën e tij personale, ku përfshihet edhe Wayne Bridge, Terry ka humbur shiritin e kapitenit të Tre Luanëve, njëherit duke ngjallur pakënaqësie ndërmjet lojtarëve të Fabio Capellos.
“Fabio Capello ka një problem me situatën e Terryt, ajo ka depërtuar shumë më thellë sesa dinë njerëzit. Të gjithë e kemi parë këtë, media nuk e lë të zhduket”.
“Mendoj se John do të bënte punë të mirë po të bënte një kërkimfalje, herët ose vonë, por më mirë më herët, mirëpo ai ka vendosur të mos bëjë diçka të tillë”, ka thënë Taylor.
Kampioni i Italisë, Inter, është duke u interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Gabriel Milito.
Sipas Tuttosport, presidenti i zikaltërve Massimo Moratti, tashmë ka dhënë lejen e tij që skuadra të tentojë transferimin e argjentinasit gjatë afatit kalimtar veror.
Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa Diego Milito, vëllai i Gabriel Militos ka thënë se këtij të fundit do t’i pëlqente të luajë në Itali.
Shifra të cilën duhet ta paguajë Interi lëviz nga 7 deri në 10 milionë euro.
Përzgjedhësi i kombëtares së Irlandës së Veriut, Nigel Worthington, kërkon nga lojtarët e tij të japin maksimumin në miqësoren e sotme kundër kombëtares së Shqipërisë që zhvillohet në Qemal Stafa.
“Duam ta fitojmë këtë ndeshje, edhe pse realisht, shumica prej nesh, nuk dinë shumë në lidhje me kundërshtarin. Ne nuk duam t’i lëndojmë tifozët tanë, kështu që patjetër do të japim maksimumin për të vënë në skenë një shfaqje vërtetë të mirë”.
“Kundërshtari do të ketë të njëjtin qëllim, ndaj do të na vënë në momente të vështira. Kjo është ajo që ne presim, prandaj duhet të sigurohemi që kemi një përgjigje për shqiptarët”, ka thënë trajneri irlandez.
Anësori i Manchester United, Nani, beson se kolegu i tij nga përfaqësuesja e Portugalisë, Miguel Veloso, mund të luajë për Manchester United.
Mediat një kohë të gjatë e kanë lidhur Veloson me një kalim në Manchester, ndërsa është përmendur se për të janë të interesuar edhe Arsenal, Chelsea dhe Manchester City.
“E di se ka shumë spekulime të cilat e lidhin Veloson me Manchester United, por unë nuk vendos për këtë. Shumë mirë e njoh atë, pasi së bashku kemi luajtur në Sporting, dhe e di se ai ka kualitete të luajë në United”, ka thënë Nani.
Spekulimet e fundit në mediat spanjolle shkruajnë se Manchester City është alarmuar pasi Gonzalo Higuain ka refuzuar për të dytën herë mundësinë për të vazhduar marrëveshjen me Realin.
Argjentinasi pati një formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe tashmë ka 16 gola në La Liga në emër të tij. Edhe krahas transferimit të yjeve si Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Kaka, Higuain ka besimin e trajnerit Manuel Pellegrini.
Megjithatë problemi është ajo që Higuain është një prej futbollistëve më pak të paguar te klubi mbretëror dhe ka pagë vjetore prej më pak se një milionë euro.
Për këtë arsye, si dhe për shkak të interesimit nga Arsenal dhe Manchester City, Reali ka filluar negociatat për të vazhduar marrëveshjen me sulmuesin.
Por dy palët janë larg arritjes së marrëveshjes, dhe sipas Daily Mail, argjentinasi së fundi refuzoi edhe për të dytën herë marrëveshjen e ofruar nga Reali.
Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, e ka cilësuar kundërshtarin e sotëm të Shqipërisë, Irlandën e Veriut, si 'të fortë'.
Kuqezinjtë do të përballen sonte (20.45) me kombëtaren e Irlandës së Veriut në një miqësore që do të zhvillohet në Qemal Stafa, dhe Kuzhe shpreson në një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
“Sigurisht, ndeshja me Irlandën është një test përgatitor, ku do të përpiqemi të përmirësojmë lojën tonë, edhe pse kemi përballë një kundërshtar të fortë. Një rezultat i mirë jo vetëm që do të kënaqe tifozët, por edhe do të krijojë një atmosferë pozitive edhe në ekip”, ka thënë Kuzhe.
Përzgjedhësi kroat po ashtu ka shprehur shqetësimin në lidhje me dëmtimin e Canës, i cili pritet të mungojë në këtë takim.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capelo, nuk ka shqetësime për formën e kapitenit të Chelseat, John Terry.
Paraqitjet e Terryt kanë qenë të kritikuara që kur ai u shkarkua nga detyra e kapitenit të kombëtares angleze muajin e kaluar, pas spekulimeve në media rreth jetës së tij private.
“I kam parë dy ndeshjet të cilat ai i ka zhvilluar në Milano dhe në shtëpi ndaj Manchester Cityt. Ai luajti një ndeshje normale por gjithmonë kur ekipi humb, gazetarët përpiqen të gjejnë diçka te lojtari më i rëndësishëm. Mendoj se ai luajti shumë mirë në të dyja ndeshjet”, ka thënë Capello.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka shmangur një dëmtim serioz të kofshës në fitoren e fundit kundër Atalantas.
Pato do të mungojë në ndeshjen e vikendit kundër Romës, por ka shpresa që të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, atë të kthimit kundër Manchester United.
Mbrëmjen e kaluar faqja zyrtare e Milanit konfirmoi se testet mjekësore nuk kanë gjetur ‘dëmtime të rënda të muskulit të kofshës’, duke i dhënë shpresa trajnerit Leonardo të llogarisë në të për takimin e javës së ardhshme.
Portieri i kombëtares së Egjiptit, Essam El-Hadary, e ka vlerësuar sulmuesin anglez Wayne Rooney si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.
Me Egjiptin që përgatitet të përballet me Anglinë në miqësoren e sotme në stadiumin Wembley, portieri veteran ka lavdëruar aftësitë golashënuese të sulmuesit të Manchester United.
“Rooney është një prej sulmuesve më të mirë në botë, nëse jo më i miri. Ai dominon në ndeshje dhe përfundimisht është në top pesëshin. Ai i ka të gjitha cilësitë dhe tash që Anglia ka Rooneyn, Crouch, Heskey, Lampard, Gerrard, që të gjithë lojtarë të veçantë, ka një sulm të shkëlqyeshëm dhe mund të shënojnë shumë gola”, ka thënë El-Hadary për Mirror Football.
Boston Celtics i ka dhënë fund dy humbjeve radhazi duke shënuar fitore 105-100 ndaj Detroit Pistons.
Ray Allen udhëhoqi ekipin fitues me 18 pikë, derisa Rajon Rondo shënoi 15 pikë dhe 11 asistime për Celtics, të cilët mirëpritën rikthimin e yllit tjetër Paul Pierce pasi ky mungoi në tre ndeshjet e mëparshme.
Jonas Jerebko udhëhoqi te Pistons me 16 pikë dhe 10 kërcime, derisa Richard Hamilton dhe Tayshaun Prince shënuan secili nga 15 pikë. Humbja është e katërta radhazi për Detroitin.
Trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të John Terryt në rolin e kapitenit të Tre Luanëve dhe ka zbuluar se Steven Gerrard do të drejtojë ekipin në takimin e sotëm kundër Egjiptit.
Ylli i lënduar i Manchester United, Rio Ferdinand, do të kishte qenë kapiten për takimin e sotëm, por mungesa e tij bëri që disa media të supozojnë se Terry do të rimarrë shiritin e kapitenit. Por Capello thotë se kjo nuk do të ndodhë dhe se Gerrard do të jetë kapiten për miqësoren e sotme.
“A mund të rikthehet Terry si kapiten? Mendoj jo. Kapiten i ardhshëm do të jetë Rio dhe për nesër (e mërkurë) kapiten do të jetë Steven Gerrard”, ka thënë Capello për Sky Sports.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, raportohet se ka arritur marrëveshje për vazhdimin kontratës me klubin anglez.
Liverpool Echo shkruan se Rafa Benitez ka qenë i etur të sigurojë të ardhmen e portierit dhe do të jetë i ngazëllyer që bisedat me agjentët e Reina tashmë kanë arritur fundin.
I ardhur nga Villarreal në verën e vitit 2005, spanjolli ka qenë një prej transferimeve më të suksesshme të Benitez dhe së fundi është në rrugë për të fituar për të katërtën herë shpërblimin ‘Dorëzat e Arta’, çmim që jepet për portierin më të mirë në Ligën Premier.
Kishte zëra se Reina, 27-vjeçar, do të largohej nga Anfield, por duket se spanjolli do t’i qëndrojë besnik klubit të tij dhe do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës deri në sezonin 2014/2015.
Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se lojtarët janë të lumtur të punojnë me menaxherin Roberto Mancini.
Toure thotë se gjithçka është rozë në kampin e Cityt dhe se italiani është adaptuar mirë me jetën në Ligën Premier.
“Mendoj se menaxheri po bën një punë të mirë, pasi ka pasur rezultate. Ne kemi zhvilluar disa ndeshje shumë të vështira dhe kemi luajtur çdo dy ose tre ditë, me të cilën nuk jemi mësuar, por jemi ende në garë për top katërsh, që është caku ynë kryesor”, ka thënë Toure.
Michael Owen thotë se është i kënaqur me rekordin e shënimeve të tij në Manchester United këtë sezon.
Owen shënoi gol në finalen e Kupës Carling gjatë të dielës, para se të pësojë një lëndim të këmbës dhe të largohet nga loja.
“Ishte goli im i nëntë i sezonit, që nuk është keq nëse merrni parasysh se nuk kam luajtur aq shumë”, ka thënë sulmuesi, i cili të dielën bëri vetëm startin e 11-të këtë sezon.
“Sigurisht, do të më pëlqente të luaj më shumë, por kemi luajtur 43 ndeshje këtë sezon dhe kam qenë në ekip ose në stol në 42 prej tyre. Kam qenë i gatshëm dhe do të rikthehem pas këtij lëndimi për të luajtur në disa ndeshje të mëdha”, ka thënë Owen.
Asi i Milanit, Ronaldinho, thotë se kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është punë e vështirë për Rossonerët, mirëpo nuk është i pamundur.
Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, të zhvilluar në San Siro, Milani u mposht me rezultat 3-2 nga Manchester United, ndërsa braziliani beson se kuqezinjtë mund ta përmbysin këtë rezultat në Old Trafford.
“Unë jam gjithnjë pozitiv, madje edhe atëherë kur ekzistojnë vështirësi. Po, do të jetë vështirë (ta mposhtim Unitedin), por jo e pamundur”, ka thënë Dinho për Sky Italia.
Massimo Moratti (majtas) dhe Jose Mourinho (djathtas) Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se trajneri Jose Mourinho do të jetë edhe një kohë të gjatë në stolin drejtues të ekipit.
Mourinho është lidhur me një largim pas shfrenimit të tij të fundit kundër futbollit italian, por Moratti thotë se portugezi do të qëndrojë te Inter.
“Ai ka një karakter shpërthyer, por mbi të gjitha ai është një profesionist i madh, i mprehtë, i kujdesshëm për gjithçka”.
“Mourinho është ende me ne, ai ka kontratë për 3-4 vitet e ardhshme. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të ecim përpara së bashku”, ka thënë Moratti.