Mediat italiane njoftojnë se trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, pritet të mos e përfshijë Diegon në formacionin bazë të Bianconerëve në ndeshjen kundër Firoentinas.
Sportmediaset.it njofton se Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet do të luajnë në qendër të sulmit, ndërsa Vincenzo Iaquinta ose Michele Paolucci do ta zë anën e majtë.
“Është mirë të kesh lojtarë si Diego, por ai mund të shfaqë atë që presim vetëm nëse është në formë të mirë”, ka thënë Zaccheroni.
Nga ana tjetër, mediat kanë spekuluar se Zonja e Vjetër mund ta shfrytëzojë Diegon si pjesë e marrëveshjes për sjelljen e Franck Ribery në Torino.
Sulmuesi i dikurshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjær, thotë se Wayne Rooney arrin të shënojë gola me ‘instinktin e vrasësit’.
Aktualisht, sulmuesi anglez gjendet në formën më të mirë të karrierës dhe ka shënuar 28 gola në të gjitha garat, ndërsa Solskjær ka vetëm lëvdata për të.“Sa herë që të shikoni një sulmues duke shënuar gola, kjo iu ofron kënaqësi. Wayne vërtet mundohet shumë”.
“Ai punon intensivisht në stërvitje, madje duke e përsëritur shpesh të njëjtën gjë. Kjo është ajo që duhet ta ketë një sulmues, ti përsërisë stërvitjet vazhdimisht dhe pastaj të realizojë në bazë të instinktit të tij, sepse nuk ka kohë të mendojë kur është në fushë”, ka thënë norvegjezi.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se është shumë herët të thuhet se Arsenali nuk është në garë për titullin e Ligës Premier.
Topçinjtë janë vetëm tre pikë larg kreut të tabelës (Chelseat) dhe dy pikë prapa Unitedit, prandaj Fergie është kundër atyre që mendojnë se Arsenali nuk ka fuqi të garojë me Blutë dhe Djajtë e Kuq.
“(Arsenali) ka programin më të lehtë në letër dhe do të jetë një garë interesante”, ka thënë skocezi për faqen zyrtare të United.
Sulmuesi Alberto Gilardino dhe anësori Juan Manuel Vargas janë rikuperuar në kohë që t’i ndihmojnë Fiorentinas për ndeshjen e vështirë kundër Juventusit.
Sky Sport Italia njofton se Gilardino dhe Vargas u paraqitën në seancën stërvitore të të enjtes së bashku me pjesën tjetër të skuadrës duke u përgatitur për vizitën e Juventusit.
Dy lojtarët kanë munguar në stërvitje që nga ndeshja kundër Milanit, si pasojë e lëndimeve.
Alessandro Del Piero vazhdon të shpresojë se do të zë vend në përfaqësuesen e Italisë për Kampionatin e ardhshëm Botëror, edhe pse është i vetëdijshëm se vështirë do ta realizojë qëllimin e tij.
“Unë vazhdoj ta ndjek ëndrrën. Është e qartë se ëndrra ime është të luaj në Kampionatin Botëror”.
“Fanella azzurre është gjithmonë maksimumi të cilin e dëshiron një sportist, e sidomos në një Kampionat Botëror, që është një emocion i pashpjegueshëm”.
“Unë kam luajtur shumë herë për Italinë, disa nga to ishin momente pikëlluese, por gjithçka ‘u fshi’ pasi fitova Kupën e Botës”, ka thënë ikona e Juventusit për Sky Sport Italia.
Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, thotë se fitorja në miqësoren e djeshme kundër Irlandës së Veriut rrit moralin dhe bashkon kombëtaren kuqezi para fushatës kualifikuese për Euro 2012.
Cana nuk mundi të aktivizohet nga pjesa e parë e ndeshjes për shkak të një problemi të vogël shëndetësor, por u aktivizua në e pjesën e dytë të ndeshjes për të ndihmuar kuqezinjtë të ruajnë avantazhin.
“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, sepse kushtet e terrenit ishin shumë të këqija. Të fitosh kundër një ekipi si Irlanda e Veriut nuk është gjë e lehtë. Të gjithë çunat dhanë shpirtin në fushë dhe e qarkulluam shumë mirë topin, sidomos në pjesën e parë”.
“Fitorja e bashkon ekipin, rrit moralin dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere pozitive për fushatën eliminatore të kampionatit evropian Euro 2012” ka thënë Cana pas ndeshjes.
Trajneri i kombëtares Shqiptare, Josip Kuzhe, është i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në takimin e mbrëmshëm miqësor përballë Irlandës së Veriut dhe shpreson të vazhdojë kështu.
Shqipëria fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e Skelën në pjesën e parë të takimit, por Kuzhe më së shumti është ndarë i kënaqur me mbrojtjen.
“Detyra kryesore ishte që si fillim të ishim të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe më pas të nisnim sulmin ndaj kundërshtarit, ku pa dyshim duhej të merrnim rezultat pozitiv. Pas 15 minutave të para ekipi fitoi vetëbesim dhe më pas nisëm të luajmë shumë mirë dhe me kombinime, duke qenë mirë edhe në aspektin fizik”, ka thënë Kuzhe për mediat shqiptare pas fundit të ndeshjes së mbrëmshme.
“Them se në mbrojtje ishim mirë dhe në fund e merituam fitoren. Skuadra luajti me kombinime të shumta ndaj Irlandës së Veriut, pasi kjo gjë ishte e kushtëzuar nga gjendja e terrenit, e cila nuk të lë të luash lirshëm. Gjithsesi, loja me shumë stacione që bëmë ishte me rezultat”.
“Kur mora drejtimin e Shqipërisë kisha të bëja me ndeshje zyrtare, që ishin të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, prandaj duke filluar nga ky takim me Irlandën e Veriut fillon Shqipëria e vërtetë e Josip Kuzhes”, ka shtuar më tej trajneri kroat siç përcjell Sporti Shqiptar.
Sipas mediave në Itali, Roma dëshiron ta angazhojë mbrojtësin e Arsenalit, William Gallas.
Romakët janë në kërkim të lojtarëve kualitativ kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit, me qëllim që të jenë më garues pa harxhuar shumë para.
Spekulohet se drejtuesit e Romës tashmë kanë vënë kontakte me mesfushorin e Palermos, Fabio Simplicio. Braziliani është në vitin e fundit të marrëveshje dhe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën.
Spekulimet e fundit në mediat italiane thonë se Roma do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për të angazhuar edhe William Gallas. 33-vjeçari ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen me Arsenalin dhe të dyja palët tashmë një kohë të gjatë janë në negociata.
Wenger lojtarëve të moshuar u ofron vetëm marrëveshje njëvjeçare, megjithatë Gallas dëshiron marrëveshje më të gjatë. Roma besohet se do të shfrytëzojë këtë mosmarrëveshje për t’i ofruar francezit transferim në Serie A dhe qëndrim më të gjatë.
Roberto Mancini thotë se ai punon nga 18 orë në ditë me qëllim që t’i arrijë qëllimet me Manchester Cityn.
Qëllimi i Cityt për këtë sezon në Manchester City është plasimi në një pozitë e cila çon në Ligën e Kampionëve dhe shanset janë reale nëse qytetarët vazhdojnë të fitojnë.
“Jam ftuar dhe është kërkuar nga unë t’i sjell sukses Manchester Cityt në Ligë Premier dhe këtu punoj nga 18 orë në ditë për ta arritur këtë qëllim.
“Kam fituar gjithkund ku kam qenë dhe City po ashtu do të fitojë. Më mungon ca familja e cila qëndron në Bologna. Por ata do të më bashkohen gjatë verës. Për momentin mendoj vetëm për Cityn dhe këtu do të jem edhe disa vite”, ka thënë Mancini.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se rosonerët janë të interesuar për të transferuar sulmuesin e Romës, Julio Baptista.
Braziliani 28-vjeçar nuk është lojtar standard në fanellën e klubit romak, dhe në afatin kalimtar të janarit u lidh me një kalim në Inter. Por së fundi edhe Milani është i interesuar për të dhe këtë e pohon edhe Galliani.
“Në periudhën kur Baptista luante për Real Madridin ne jemi interesuar për lojtarin. Ai është futbollist i cili mund të luajë në disa pozicione. Më pëlqen ai lojtar dhe Rosela Sensi e di këtë”, ka thënë Galliani.
Carmelo Anthony ka shënuar 30 pikë për të ndihmuar Denver Nuggets të lënë prapa dy humbjet radhazi dhe të shënojnë fitore ndaj ekipit në formë Oklahoma City Thunder me rezultat 119-90.
Athony shënoi 15 pikë vetëm në çerekun e parë, ndërsa përfundoi ndeshjen me 11 shënime nga 19 tentimet nga fusha. J.R. Smith shënoi 18 pikë dhe katër trepikësha pasi u inkuadrua nga stoli për Nuggets, të cilët ishin pa rojën Ty Lawson.
Lideri i Oklahoma City (36 fitore, 24 humbje), Kevin Durant, shënoi vetëm 19 pikë në këtë takim. James Harden shënoi 19 ndërsa Serge Ibaka 15 pikë dhe 13 kërcime.
Fitorja ishte e 40-ta e sezonit për Denver Nuggets, që kanë 21 humbje këtë sezon.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, thotë se ai ka dashur ta pushojë kapitenin Lorik Cana në muajin e kaluar, por kjo ka qenë e pamundshme.
Shqiptari, i cili erdhi në Sunderland për 5 milionë funte gjatë verës nga Marseille, shkëlqeu në fillim të sezonit pasi krijoi një partneritet të mirë në mesfushë me Lee Cattermole.
Megjithatë, me Cattermole që qëndroi jashtë fushe për shkak të lëndimit, përgjegjësia e tij u shtua, por forma pësoi rënie.
“Është e drejtë të thuhet se nëse do të kisha lojtarë në dispozicion dhe të gatshëm, ai do të kishte pushuar. Ai është mësuar të ketë një muaj pauzë në Krishtlindje. Ai pati një fillim të shkëlqyeshëm por tash e ka parë se si është Liga Premier”.
“Është shumë kërkuese dhe shumë e vështirë, por nuk ka gabime, ai do të rikthehet. Ka pasur momente kur kam menduar ta pushoj ca dhe t’i jap një vikend të lirë, por ka qenë e pamundshme”, ka thënë Bruce.
Menaxheri i kombëtares angleze Fabio Capello ka thënë se ai është i kënaqur me ‘problemin’ që ka para vetes – faktin se ka shumë lojtarë të mirë për zgjedhur.
Pas fitores në miqësoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj Egjiptit në Wembley, italiani kishte luksin të zëvendësojë në pjesën e dytë të ndeshjes Jermain Defoe me bashkëlojtarin e tij te Tottenham, Peter Crouch, dhe kjo u tregua një hap i qëlluar pasi shtatlarti u tregua vendimtar për fitoren e Tre Luanëve duke shënuar dy gola.
“Ai është një prej lojtarëve, një prej sulmuesve. Jam i lumtur. Kam mundësi të zgjedh nga shumë futbollistë, dhe kjo është gjë e mirë”.
“Në pjesën e parë të ndeshjes kishim shumë shanse, por nuk shënuam. Ndryshova disa lojtarë, por isha po ashtu i lumtur me pjesën e parë”, ka thënë Capello.
Ish-trajneri i kombëtares angleze, Sven Goran Eriksson, ka përjashtuar mundësinë për të marrë nën drejtim kombëtaren e Bregut të Fildishtë.
Suedezi dje ishte në Loftus Road për të parë nga afër Korenë e Veriut derisa mposhti me rezultat 2-0 Bregun e Fildishtë në miqësoren para Kupës Botërore.
Por Eriksson ka mohuar raportet se ai do të dalë në fushë për të drejtuar Didier Drogban dhe bashkëlojtarët e tij për në Afrika e Jugut 2010, me Guus Hiddink që pritet të marrë këtë detyrë.
“Jo, jo, kjo punë nuk ka të bëjë asgjë me mua”, ka thënë Eriksson.
Carlos Tevez Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka kritikuar mesfushorin e Chelseat, Michael Ballack, pas takimit të tyre të së shtunës.
Ballack u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 4-2 të Chelseat ndaj Manchester Cityt në Stamford Bridge.
“Gjithmonë kam pasur probleme me Ballack por, e dini, është vetëm futboll, nuk ka gjëra personale në mes nesh. Nuk e di, ndoshta ai nuk më pëlqen, ashtu siç nuk e pëlqen unë. Në fushë kurrë nuk kam kuptuar se çfarë më thotë, por jam i sigurt se as ai nuk më kupton mua”, ka thënë Tevez.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka falënderuar fansat anglez për përkrahjen gjatë fitores së fundit të kombëtares angleze ndaj Egjiptit dhe ka thënë se nëse do ta fishkëllejnë ose jo është zgjidhje e tyre.
Ish-kapiteni i Anglisë ka qenë i vetëdijshëm se ai mund të përballet me reagime negative të fansave, dhe edhe pse kishte disa zëra të paktë kundër tij në prekjen e parë të topit, ai shpejt fitoi përkrahjen e tyre pas paraqitjes mbresëlënëse.
“Tifozët ishin fantastik me mënyrën si qëndruan prapa nesh. Duket se aty kishte disa fishkëllima, por si lojtarë mund ta përballoj dhe këto janë të gjitha në duart e tyre. Me rëndësi ishte që ne fituam”, ka thënë Terry.
Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, është suspenduar nga futbolli që nga mesi i janarit, kur në organizimin e tij u zbulua prania e një substance të ndaluar.
Eksiton mundësia që rumuni të suspendohet për katër vite moslojë, duke qenë se edhe në të kaluarën ka rezultuar pozitiv në doping.
Mirëpo, agjenti i tij, Giovanni Becali, është mjaft optimist dhe thotë se klienti i tij mund të suspendohet vetëm për disa muaj.
“Unë mendoj se do të skualifikohet, por mendoj se nuk do të jetë më shumë se tre ose katër muaj. Tash duhet të presim për vendimin përfundimtar”, ka thënë Becali.