Trajneri i Milanit, Leonardo, dëshiron fitore kundër Romës, ashtu që të mbajë hapin me liderin e tabelës, Inter.“Po mendojmë të fitojmë nesër (e shtunë). Nuk mund të hyjmë në fushë pa menduar për t’u kthyer me fitore”.
“Duhet të kujtojmë se jemi tre pikë para Romës, dhe jemi prapa Interit. Është e drejtë për ne të mendojmë për fitore”, ka thënë Leonardo para gazetarëve.
Felipe Melo nuk do ta braktisë Juventusin për t’u transferuar tek Arsenali gjatë afatit kalimtar veror- thotë agjenti i lojtarit Umberto Fusco.Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i interesuar për shërbimet e mesfushorit brazilian, ndërsa sipas spekulimeve të fundit, ai mund të shkëmbehet me Emmanuel Eboue apo Robin van Persie.
Mirëpo, Fusco thotë se nuk ka gjasa që Juventusi dhe Arsenali të nisin bisedimet për Melon, pasi që Bianconerët kanë besim te lojtari i tyre edhe pse ai nuk ka treguar atë që pritej nga ai.
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, nuk është duke menduar që në të ardhmen ta drejtojë përfaqësuesen e Rusisë.Guus Hiddink braktisi postin e trajnerit të Rusisë për ta drejtuar Turqinë pas Kampionatit Botëror, ndërsa më herët mund ta drejtojë Bregun e Fildishtë.
Gjatë ndeshjes Chelsea-Manchester City, Capello është takuar me presidentin e Federatës ruse të futbollit, mirëpo burime pranë trajnerit italian thonë se ai nuk planifikon të bëhet trajner i Rusisë.
“Fabio është i përkushtuar te Anglia. Ai e dëshiron punën dhe jetën këtu. Ai ka marrëveshje deri në vitin 2010 dhe aq sa FA do të dëshirojë që ai të qëndrojë, ai planifikon të qëndrojë këtu”, ka thënë një burim.
Milani është duke e monitoruar nga afër mbrojtësin e Hamburgut, Jerome Boateng.Il Sussidiario njofton se gjiganti italian dëshiron që ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Boateng është në listën e trajnerit Leonardo.
21-vjeçari është transferuar te Hamburgu nga Hertha Berlin në vitin 2007 dhe që atëherë është bërë lojtar i rëndësishëm i skuadrës gjermane.
Rossonerët mund ta angazhojnë gjermanin për shumën prej 12 milionë eurosh.
Sir Alex Ferguson ka pohuar se sulmuesi i Michael Owen do të mungojë deri në fund të sezonit, pasi lojtari pësoi lëndim në finalen e Kupës Carling.Anglezi duhej të largohej nga fusha para kohe, pas dhimbjeve në kofshë. Parashikimet e para ishin se Owen do të mungojë vetëm disa javë, por Ferguson ka pohuar sot se sulmuesi do t’i nënshtrohet operacionit.
“Për fat të keq lëndimi i Michael është i keq dhe sezoni për të ka përfunduar. Lëndimi është më serioz se parashikimet tona të para dhe ai të hënën do të futet në operacion. Vërtet janë të pakëndshme lajmet për djaloshin dhe zhgënjyese për ne”, ka thënë Fergon.
Sulmuesi i Romës, Luca Toni, është i bindur se ai do të mund të ketë ndikim të madh në ndeshjen e nesërme derbi përballë Milanit.32-vjeçari përfundimisht ka filluar të stërvitet normalisht pas lëndimit të muskulit të kofshës po thuajse gjashtë javë më parë në takimin kundër Juventusit. Por pritet të luajë në ndeshjen e nesërme të rëndësishëm për pozitën e dytë të tabelës.
“Jam i gatshëm. Sot do të stërvitem me ekipin, pastaj do t’i takojë Ranierit të vendosë nëse do të më shfrytëzojë në takimin e të shtunës kundër Milanit”, ka thënë Toni.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ende mban shpresa se ai do të jetë pjesë e kombëtares së Italisë në Kupën Botërore.“Ende jam në kërkim të kësaj ëndrre. Është e qartë se ëndrra ime quhet Kupa Botërore. Fanella e kombëtares është aspirata më e madhe për një atlet dhe të përfaqësosh vendin në një Kupë Botërore është kënaqësi e papërshkrueshme”.
“Kam luajtur shumë për Italinë, po ashtu edhe kam kaluar nëpër momente të vështira, por pastaj gjithçka u kthye në rrugë të duhur me një emocion të madh për të fituar Kupën Botërore në vitin 2006. Do të fokusohem në këtë”, ka thënë Del Piero.
Miami Heat ka arritur t’i bëjë ballë paraqitjes së shkëlqyeshme të Kobe Bryant për të shënuar fitore 114-111 në kohën shtesë në shtëpi të vet kundër Los Angeles Lakers.Bryant, i cili shënoi tre pikë në çastet e fundit për të mposhtur Miamin në dhjetor, kësaj here shënoi 39 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Lakersave edhe një herë.
Ylli i Miamit, Dwyane Wade shënoi 27 pikë dhe 14 asistime, për të udhëhequr ekipin vendas drejt fitores së 46 këtë sezon (16 humbje). Richardson përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe Carlos Arroyo me 17 për Miamin.
Ndeshja pati 31 ndryshime të avantazhit që kalonte herë në favor të njërit e herë në favor të tjetrit ekip.
Mediat argjentinase edhe një herë kanë vënë në pyetje formën e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në ekipin e Diego Maradonas.Messi sërish bëri një paraqitje jo aq mbresëlënëse në miqësoren kundër Gjermanisë, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat minimal 1-0.
“Messi është një prej atyre që e shqetëson ekipin kombëtar. Sulmuesi i Barcelonës nuk po arrin nivelin të cilin e ka në klubin katalanas”, shkruan La Nacion, derisa gazeta tjetër Clarin ka pyetur “Ku je Messi?”.
“Më shumë se një herë Messi e ka bërë gabimin duke u rikthyer në pjesën e tij të fushës, duke e marrë topin dhe duke e humbur atë. Ai ende nuk është aq i rëndësishëm për ekipin kombëtar sa është për Barcelonën”, ka shkruar Ole.
Anësi i Sevillas, Jesus Navas, është i ngazëllyer që është lidhur me një kalim në Real Madrid.Klubi mbretëror raportohet se është duke synuar të transferojë përfaqësuesin e kombëtares së Spanjës gjatë verës, dhe spanjolli e ka mirëpritur këtë interesim.
“Është nderë që një ekip si Real Madridi është kthyer kah unë, por jam i qetë, vetëm mendoj ditë pas dite dhe përpiqem të kënaqem derisa luaj me ekipin tim (Sevilla)”, ka thënë Navas.
Juventusi raportohet se ka mirëpritur interesimin e Arsenalit për mesfushorin Felipe Melo.Biankonerët dëshirojnë ta shndërrojnë në para brazilianin, ndërsa interesimi i Arsenalit hap edhe një mundësi tjetër, atë të shkëmbimit ët lojtarëve.
Gjiganti nga Torino thuhet se është i hapur për dialog, por është duke synuar së paku njërin nga yjet e Arsenalit, Robin van Persie, Gael Clichy dhe Bacary Sagna si pjesë të marrëveshjes.
Menaxheri i topçinjve Arsene Wenger pritet t’i rezistojë largimit të treshes së ekipit të parë, megjithatë do të provojë të ofrojë Emmanuel Eboue si pjesë të marrëveshjes.
Menaxheri i kombëtares angleze Fabio Capello ka reaguar për të siguruar anësorin e Arsenalit, Theo Walcott, se ai e ka derën e hapur në kombëtare edhe pas paraqitjes së tij të dobët kundër Egjiptit.Walcott bëri një start të mirë në ndeshjen miqësore, por më pas pësoi rënie të lojës, për të cilën Capello ka arsyetim.
“Kur nuk luani shumë ndeshje dhe pastaj përpiqeni ta shfrytëzoni shansin që në fillim, përpiqeni të bëni gjëra të pamundshme. Por Theo megjithatë është një prej lojtarëve të rëndësishëm”.
“Ai është një prej lojtarëve më të shpejtë. Mbaj mend paraqitjet e tij para se të lëndohet. Ai ende ka kohë për t’u përmirësuar”, ka thënë Capello.
Të shtunën Real Madridi është nikoqir i Sevillas në Santiago Bernabeu, ndërsa mesfushori madrilen, Xabi Alonso, i ka paralajmëruar andaluzianët se do të ndeshen me një Real ndryshe nga ai që e mposhtën në takimin e parë të sezonit.“Ne sapo kishim filluar të luanim bashkë, kur u ndeshëm me Sevillan herën e parë këtë sezon, por tash jemi më të pjekur”, ka thënë spanjolli në një konferencë për shtyp.
Alonso ka folur edhe për ‘El Clasico’, duke e konsideruar një ndeshje shumë të rëndësishme, mirëpo ka thënë se Los Blancos njëherë duhet të përqendrohen te ndeshja kundër Sevillas, pastaj kundër Lyonit dhe në radhë kundër Valladolidit.
Mbrojtësi i Romës, Juan, u ka thënë gazetarëve se do të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në skadimin e kontratës së tij, dhe pastaj do të kthehet në Brazil për ta përfunduar karrierën.“Unë kam një kontratë me Romën deri në vitin 2013 dhe qëllimi im është që ta plotësoj këtë obligim”.
“Të gjithë e dinë për simpatinë që kam për Flamengon dhe është e sigurt se do të jetë zgjidhja ime e parë kur të kthehem në Brazil”, ka thënë 31-vjeçari për Globoesporte.
















