Villarrealli ka barazuar pa gola si mysafir i Espanyolit, ndërsa me rezultat identik ka përfunduar edhe ndeshja ndërmjet Osasunas dhe Getafes.Xerezi e ka befasuar Malagan duke e turpëruar para tifozëve të vet me rezultat 4-2.
Ndërkohë, me rezultat 3-0, Mallorca e ka mposhtur Sporting Gijonin.
Skuadra e Nurnbergut ka penguar Bayer Leverkusenin që të marrë kreun e tabelës në Bundesliga duke e mposhtur me rezultat 3-2.Në takimin e zhvilluar në EasyCredit Stadion, vendasit krijuan epërsi të trefishtë, para se të pranonin dy gola.
Eric Maxim Choupo-Moting (42’ dhe 45’) dhe Mickael Tavares (55’) ishin heronjtë e vendasve, ndërsa Stefan Kiessling (66’) dhe Patrick Helmes (73’) shënuan për mysafirët.
Chelsea ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Stoke Cityt për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup.Nga një gol i shënuar në secilën pjesë të takimit, bëri që Blutë të vazhdojnë garën në këtë kompeticion.
Frank Lampard krijoi epërsinë në pjesën e parë (35’), ndërsa John Terry dyfishoi epërsinë dhe vuri rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Sicilianët kanë shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Livornos, e cila mjaftoi për ta kthyer pozitën e katërt në tabelën e Serie A, me dy pikë më shumë se Juventusi që u zhvendos në pozitën e pestë.Heroi i Palermos në këtë takim ishte Fabrizio Miccoli, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 81-të.
Fitore me rezultat identik prej 1-0, ka shënuar edhe Bari kundër Chievos, ndërsa me rezultat të barabartë kanë përfunduar takimet ndërmjet Sienas dhe Parmës (1-1), dhe Cagliarit dhe Catanias (2-2).
Sampdoria dhe Bologna kanë shënuar fitore identike me rezultat prej 2-1, kundër Lazios, respektivisht Napolit në ndeshjet e javës së 27-të të Serie A.Me golat e Stefano Gubertit (29’) dhe Giampaolo Pazzinit (36’), Sampdoria mposhti kryeqytetasit të cilët shënuan vetëm një gol, me anë të Sergio Floccarit (7’), në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Luigi Ferraris di Genova.
Ndërkohë, Napoli ka pësuar humbje si mysafir i Bolognas, me golat e Marcelo Zalayetas (7’) dhe Adailton (12’), ndërsa për mysafirët shënoi Leandro Rinaudo (14’).
Skuadra nga Villa Park është kthyer nga disavantazhi prej 2-0 për ta fituar takimin e zhvilluar në The Madejski Stadium kundër Readingut, dhe në këtë mënyrë ka siguruar gjysmëfinalen e FA Cup.Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me anë të Shane Long (27’ dhe 42’) dhe me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, Aston Villa u kthye në lojë për të shënuar katër herë, me anë të Ashley Young (47’) dhe John Carew, i cili realizoi het-trik (51’, 57’ dhe 90’+2).
Sipas medieve italiane, mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, mund të mungojë për një muaj si pasojë e lëndimit në ndeshjen kundër Fiorentinas.Qendërmbrojtësi italian u ankua në dhimbje në pjesën e dytë të lojës, mirëpo qëndroi në fushë deri në fund të takimit duke qenë se bardhezinjtë kishin kryer të tria zëvendësimet.
Zonja e Vjetër ende është në pritje të rezultateve nga ekzaminimet mjekësore, mirëpo mediat spekulojnë se bëhet fjalë për një lëndim serioz të muskulit dhe Chiellini do të duhet të pushojë për një muaj.
Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka bërë të ditur se së shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.Francezi është në shënjestër të Real Madridit, Barcelonës, Chelseat, Manchester Unitedit dhe Juventusit, ndërsa bavarezët dëshirojnë ta mbajnë për vete.
“Do ta marr vendimin për të ardhmen time në dy-tri javët e ardhshme. Nuk jam qind për qind i sigurt nëse do të shkoj te Real Madridi. Barca është shumë e interesuar, po ashtu edhe Chelsea”.
“Po ashtu nuk do të thotë se me siguri do të largohem nga Bayern Munichu. Së shpejti do të vendos për të ardhmen time”, ka thënë Ribery për Telefoot.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka thënë se ish-skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Kampionatit anglez këtë sezon, përkundër mungesës së sulmuesit kryesor Robin van Persie.Aktualisht, Topçinjtë mbajnë vendin e tretë në tabelë me dy pikë më pak se kryesuesi Manchester United, ndërsa kanë pikë të barabarta me Chelsean që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“E them me sinqeritet se Arsenali mund ta fitojë kampionatin dhe e kam menduar këtë para se të fillojë sezoni”, ka thënë francezi për News of the World.
Mesfushori i Juventusit, Diego, ka thënë se nuk ka tentuar të dëshmojë asgjë në takimin kundër Fiorentinas, porse ka luajtur lojën e tij.Braziliani i shumëkritikuar zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe njëherit realizoi golin e parë, por ai shpreson që do të arrijë të fitojë zemrën e tifozëve bardhezi.
“Shpresoj t’i kënaq tifozët tanë duke shënuar edhe në shtëpi dhe jo vetëm në ndeshjet si mysafir”.
“Nuk kërkoja kurrfarë hakmarrje ndaj askujt, shënova për veten dhe për skuadrën për të cilën luaj”.
“Jam i lumtur me rezultatin dhe ne po përmirësohemi. Ishte një mbrëmje e përsosur për ne. Kemi luajtur futboll të mirë në pesë-gjashtë ndeshjet e fundit”, ka thënë Diego.
Barcelona barazoi si mysafir i Almerias, ndërsa trajneri Pep Guardiola është i kënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij, por jo me punën e gjyqtarit të ndeshjes.Nga minuta e 60-të, blaugranët luajtën me një lojtar më pak në fushë duke qenë se Zlatan Ibrahimovic u përjashtua me karton të kuq.
“Ishte një ndeshje argëtuese. Krijuam raste dhe unë duhet ta uroj skuadrën, sepse asnjëherë nuk u dorëzua”.
“Atëherë kur mbetesh me dhjetë lojtarë, kundërshtari tenton të fitojë”.
“Në përgjithësi, e patëm të vështirë të luanim kundër një skuadre të organizuar mirë dhe të motivuar. (Megjithatë) jam i lumtur”, tha Guardiola për Marca.
Sevilla pësoi një shok në Bernabeu duke u mposhtur me rezultat 3-2 nga Real Madridi, edhe pse pati epërsi të dyfishtë, ndërsa trajneri i andaluzianëve, Manolo Jimenez, nuk e konsideron turp këtë humbje pasi ka luajtur ndaj një skuadre superiore.“Kjo është skuadra më e mirë e Real Madridit të cilën e kam parë, ndërsa unë kam parë shumë”.
“Ata luajtën një futboll elektrik për të cilin janë të famshëm. Ata kanë lojtarë shtatlartë, të fuqishëm dhe të shpejtë”.
“Ata patën raste të qarta, ndërsa ne patëm kundërsulme, por është vështirë”, ka thënë Jimenez për Marca.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka lëvduar lojën e kundërshtarit të të shtunës mbrëma.“Ne ishim paksa të lodhur, ndërsa Pizzaro dhe De Rossi nuk ishin në gjendje të përsosur”.
“Filluam mirë, por atëherë Milani filloi ta kontrollonte topin dhe ishte vështirë që ta kthenim prapë. Në pjesën e parë nuk u ofruam shumë, ndërsa në pjesën e dytë ata patën dy raste”.
“Leonardo është një person i shkëlqyer, ai është i mirë për futbollin”.
“(Milani) ka lojtarë të kualitetit të lartë, të cilët luajnë me një ose dy prekje, dhe unë iu dëshiroj sukses kundër Manchesterit”, ka thënë italiani për SKY.
Roma dhe Milani barazuan pa gola në takimin e të dielës mbrëma në Olimpico, ndërsa trajneri Leonardo Araújo thotë se Rossonerët merituan të fitojnë.“Besoj se merituam më shumë. Ne e morëm nën kontroll situatën. Ne luajtëm në një mënyrë inteligjente”.
“Në gjysmën e dytë, goli ishte pranë por asnjëherë nuk u shënua. Mendoj se bëmë shumëçka mirë, por megjithatë, mbetëm me shije të hidhur”, tha braziliani për La Repubblica.
Santiago Bernabeu ishte nikoqir i kryendeshjes së javës së 25-të në La Liga, ku u takuan Real Madridi dhe Sevilla.Superndeshja me plot raste, emocione dhe gola, përfundoi me fitoren e Mbretërve nga Madridi me rezultat 3-2.
Mysafirët e filluan furishëm takimin dhe vetëm në minutën e 9-të arritën deri te goli i avantazhit, kur një krosim të Diego Capel e plasoi në portën vendase mesfushori Realit, Xabi Alonso.
Pas golit të pësuar e deri në fund të pjesë së parë, Mbretërit ishin skuadër dominuese me rastet të shumta, mirëpo iu mungoi konkretizimi.
Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fillimin e pjesës së dytë (52’), andaluzianët shënuan në portën e Realit, ndërsa realizues ishte Ivica Dragutinovic, i cili nga një distancë prej 30 metrash befasoi portierin Iker Casillas.
Pas golit të pësuar, edhe në fraksionin e dytë të lojës u kthye skena nga pjesa e parë me një dominim të plotë të vendasve, të cilët këtë herë ishin më konkretë.Pas golit të pësuar e deri në fund të pjesë së parë, Mbretërit ishin skuadër dominuese me rastet të shumta, mirëpo iu mungoi konkretizimi.
Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fillimin e pjesës së dytë (52’), andaluzianët shënuan në portën e Realit, ndërsa realizues ishte Ivica Dragutinovic, i cili nga një distancë prej 30 metrash befasoi portierin Iker Casillas.

Fillimisht, Cristiano Ronaldo ngushtoi epërsinë (60’) pas një krosimi të ulët të Marcelos, ndërsa Sergio Ramos barazoi rezultatin pas një goditjeje nga këndi (64’).
Në vazhdim Los Blancos sulmuan vazhdimisht, goditën disa herë shtyllën, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Megjithatë, pas rasteve të shumta dhe mohimit të fatit, Los Merengues arritën deri te goli i fitores, të cilin e realizoi Rafael Van der Vaart në minutat shtesë të takimit (90’+2).
Pas kësaj fitoreje, Reali Madridi barazohet me pikë me Barcelonën në krye të tabelës.
Derbi i Serie A në mes të Romës dhe Milanit ka përfunduar pa fitues dhe pa asnjë gol të shënuar. Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e ekuilibruar me edhe gjallorosët dhe rosonerët që kishin rastet e tyre, ndërsa pjesa e dytë ishte më shumë në favor të mysafirëve nga Milani, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.Vendasit patën rastin të shënojnë në çastet e fundit të takimit, por goditja nga distanca e John Arne Riise u mbrojt nga portieri Christian Abbiati.
Me nga një pikë të fituar nga secili ekip, renditja në tabelë nuk do të ndryshojë. Milani do të qëndrojë në pozitën e dytë me 55 pikë, tre më shumë se Roma që ka 52 pikë.
Interi mund të jetë fituesi më i madh nga ky barazim, pasi ka mundësi të shtojë avantazhin ndaj dy ndjekësve në gjashtë respektivisht nëntë pikë, nëse nesër shënon fitore në takimin si vendas i Genoas.
















