Festa e bavarezëve Bayerni ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë një goli më shumë të shënuar si mysafir.
Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në Artemio Franchi, mirëpo u eliminua duke qenë se Bayerni kishte fituar 2-1 në Allianz Arena.
Vendasit shënuan njëherë në pjesën e parë me anë të Juan Manuel Vargas (28’), ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë (54’), dyfishuan rezultatin me golin e Stevan Jovetic.
Mark van Bommel ngushtoi epërsinë në 2-1 (60’), ndërsa Jovetic e ngriti sërish në 3-1 (64’).
Njeriu vendimtar për bavarezët ishte francezi Arjen Robben, i cili shënoi golin e dytë (65’) që i dërgon gjermanët në çerekfinale edhe pse rezultati i përgjithshëm është 4-4.
Nicklas Bendtner shënoi Het-Trik Topçinjtë e kanë fundosur Porton në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve duke iu hakmarrë për humbjen që ua shkaktuan portugezët në Dragao.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Dragao përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Portos, ndërsa takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Emirates përfundoi me fitoren e lartë prej 5-0 të Arsenalit.
Në fraksionin e parë të lojës, londinezët shënuan dy herë, ndërsa golashënuesi pati të njëjtin emër- Nicklas Bendtner (10’ dhe 25’).
Në pjesën e dytë, vendasit realizuan edhe tri gola, me anë të Samir Nasri (63’) dhe Emmanuel Eboue (66’), ndërsa Bendtner kompletoi het-trikun e tij nga penalltia në minutat shtesë.
Kështu, Arsenali siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-2.
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, thotë se nuk e konsideron Real Madridin në krye të tabelës së Primera Divisionit, duke qenë se ende nuk është zhvilluar takimi në Santiago Bernabeu.
Në tabelën zyrtare të La Ligas, Reali kryeson me pikë të barabarta me Barcelonën por me golaverazh më të mirë.
Megjithatë, duke qenë se në Kampionatin spanjoll vlerësohen ndeshjen ndërmjet skuadrave, Alves thotë se ende Barca është në krye, pasi ka fituar 1-0 në Camp Nou, kurse ndeshja në Bernabeu ende nuk është zhvilluar.
Kampioni i Gjermanisë në fuqi, Wolfsburgu, i cili sipas të gjitha gjasave do ta humbë sulmuesin Edin Dzeko gjatë afatit kalimtar veror, shpreson që ta shfrytëzojë boshnjakun në një shkëmbim me mesfushorin Juventusit, Diego.
Diego ka përjetuar momentet më të mira të karrierës në Bundesliga me Werder Bremenin, ndërsa nuk ka mundur ta përsërisë formën e tij gjatë këtij sezoni me fanellën bardhezi.
Ndërkohë, Dzeko është njëri nga sulmuesit më të kërkuar për momentin, derisa tuttomercatoweb spekulon se skuadra gjermane është e interesuar për një shkëmbim me Diegon.
Sido që të jetë, mbetet të shihet veprimi i të dyja skuadrave, duke qenë se Juventusi nuk do të lejojë lehtë largimin e lojtarit për të cilin pagoi 24.5 milionë euro.
Njeriu kryesor i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, do të jetë në fushë në takimin e të mërkurës mbrëma kundër Milanit- ka konfirmuar trajneri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson.
Ekzistonte dyshimi se sulmuesi anglez do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme të United, që përkundër se fitoi 3-2 në San Siro, duhet të jetë mjaft i kujdesshëm kundër Milanit.
“Wayne është rikuperuar. Jam i lumtur që e them këtë. Ka pasur një përmirësim të shpejtë që nga mëngjesi i të shtunës, kur dukej shumë në dyshim (për të luajtur). Ai është në rregull”, është shprehur Fergie në një konferencë për shtyp.
Chelsea ka rihapur bisedimet për rinovimin e kontratës të sulmuesit Nicolas Anelka.
Kohëve të fundit, Blutë kanë neglizhuar negociatat për vazhdimin e kontratës së francezit, e cila skadon në fund të sezonit tjetër.
Mirëpo, sipas Sky Sports News, drejtuesit e Chelseat planifikojnë t’i ofrojnë Anelkas një kontratë të re dyvjeçare.
Në tre takimet e mëparshme, lojtari dhe klubi nuk kanë arritur të merren vesh për kontratën e re, mirëpo pritet që deri në fund të muajit të sqarohet gjithçka sa i përket kësaj çështjeje.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rizgjidhet për të tretën herë në këtë detyrë pas votimit të kryer të martën në Asamblenë e FSHF-së.
Me 49 vota pro, Duka rikonfirmohet në krye të Federatës, ndërsa ka premtuar se do të kryejë me përgjegjshmëri detyrat që i dalin përpara.
“Dua të falënderoj Asamblenë, dua të falënderoj konkurrentet që ishin në garë me mua dhe premtoj se do të marr parasysh të gjitha ato vërejtje që dolën në punimet e sotme”, u shpreh Duka për SuperSport.
15 vota të anëtarëve shkuan për kandidatin tjetër Refik Halili dhe vetëm një votë ishte për ish-futbollistin e kombëtares, Rudi Vata.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se Milani mund ta mposhtë Manchester United nëse luan ashtu siç i ngjan një gjiganti italian.
Milani do fillojë ndeshjen në Old Traffort me rezultat negativ, pas disfatës 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro, por rosonerët janë optimistë.
“Nuk do t’ju jap përqindje, vetëm do të them se Milani mund të shkojë më tej nëse beson. Dhe Milan beson në vete pasi ata nuk kanë frikë nga asnjë ekip në botë, as nga Manchester United. Të tjerët duhet të kenë frikë nga ne”, ka thënë Berlusconi.
“Ne duhet të luajmë një ndeshje që i shkon për shtati Milanit të madh, të luajmë me përkushtim dhe në nivel deri në sekondën e fundit të ndeshjes”, ka shtuar më tej kryeministri italian.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se në ndeshjen e nesërme në Santiago Bernabeu, ata do ta mposhtin Lyonin me rezultat 3-0 dhe do të kualifikohen në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Lojtarët e Realit janë plotësisht të bindur se ata përfundimisht do të arrijnë të kualifikohen në fazën e ardhshme, pasi pesë vite nuk arritën të plasohen në ¼ e finales.
“Do të fitojmë me rezultat 3-0 dhe të gjithë do të jenë të kënaqur. Ky lloj takimi e motivon çdo lojtarë që do të luajë. Do të kemi një mbrëmje magjike në Santiago Bernabeu”, ka thënë Ramos.
Paul Scholes nuk ka dyshime se fansat e Manchester United do ta mirëpresin ngrohtësisht mesfushorin e Milanit, David Beckham, në ndeshjen e nesërme.
Anglezi është i sigurt se ish-bashkëlojtari i tij te United do të ketë një përkrahje të ngrohtë në Old Trafford edhe pse sapo të fillojë ndeshja të dy do të jenë të përqendruar në fushë.
“Jam i sigurt se ai do të pranohet shumë mirë. Fansat e United ende e duan për atë që ai ka bërë për klubin dhe do të jetë një brohoritje fantastike. Pas kësaj, ne duam ta eliminojmë atë. Ky është plani”.
“Ai duhet të përcillet mirë. Nëse i jepni kohë dhe hapësirë me top, nuk ka dyshim se ai do t’i gjejë lojtarët. Nga gjuajtjet e lira po ashtu, ai është i shkëlqyeshëm si gjithmonë”, ka thënë Scholes.
Alvaro Arbeloa, Real Madrid Alvaro Arbeloa ka kërkuar nga fansat e Real Madridit të krijojnë një atmosferë të ngjashme me atë që krijojnë fansat e Liverpoolit në Anfield, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Olimpique Lyon.
Reali do të presë francezët në Bernabeu me një gol disavantazh, pas disfatës 1-0 në ndeshjen e parë.
“Shpresoj që Bernabeu të mërkurën të jetë i njëjtë si Anfield. Mbaj mend kur kemi luajtur në Ligën e Kampionëve në Anfield, fansat ishin me ju, ju jepnin shtytje. Shpresoj Bernabeu të jetë kështu, me 80 mijë njerëz që na shtynë neve. Do ishte një shtytje e sigurt drejt fitores”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpoolit.
Pep Guardiola Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është nxehur dhe ka shpërthyer ndaj lojtarëve të tij para stërvitjeve të djeshme.
Sport shkruan se Guardiola, i zemëruar pas paraqitjes kundër Almerias gjatë të shtunës, iu ka mbajtur rreth gjysmë ore ‘ligjërata’ lojtarëve të tij.
“Ne duhet të gjallërohemi ose e gjithë puna jonë e mundimshme do të jetë asgjë këtë sezon. Ne nuk do të fitojmë ASGJË”, kishte filluar fjalimin e tij Guardiola.
Lojtarët ishin tronditur nga zemërimi që vinte nga Guardiola, i cili iu ka thënë lojtarëve të mos arsyetohen me asgjë pas humbjes.
“Gjithçka është në mendje. Kur këmbët tuaja nuk përgjigjen, kjo është sepse ju nuk jeni të motivuar”, ka shtuar mes tjerash trajneri i Barcelonës.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se ai ka qenë shumë afër për t’iu bashkuar Realit të Madridit.
Totti është një prej lojtarëve të pëlqyer të presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili është përpjekur ta transferojë atë disa herë gjatë periudhës së parë kur drejtoi klubin spanjoll.
“Në njërin prej përpjekjeve isha shumë afër të nënshkruaj me Real Madridin. Isha i gatshëm të transferohesha në Spanjë”, ka pohuar ylli i Romës.
Sulmuesi shtatlartë i Tottenhamit, Peter Crouch, ka thënë se ai ende nuk e ka arritur kulmin e formës së tij.
29-vjeçari thotë se fansat duhet të presim edhe shumë më shumë nga ai.
“Mendoj se loja ime po zhvillohet. Sinqerisht mendoj se ka edhe shumë më shumë për t’u pritur nga unë. Gjithmonë kam menduar se mund të bëhem më i mirë”.
“Mendoj se do të kem çfarë të jap edhe një kohë të gjatë. Kam qenë me fat në fakt që nuk kam pasur shumë lëndime. Sinqerisht besoj se vitet e mia të 30-ta do të jenë edhe më të mirat në karrierë”, ka thënë Crouch për News of the World.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e di se topçinjtë duhet ta izolojnë sulmuesin e Portos, Hulk, nëse dëshirojnë ta fitojnë ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve dhe të kualifikohen më tej.
Sulmuesi brazilian është i suspenduar për katër muaj për shkak të një përfshirje në një zënkë pas ndeshjes së kampionatit portugez kundër Benficas dhjetorin e kaluar, por ai është i lejuar të luajë në garën evropiane.
“E di se ai është suspenduar nga liga portugeze, por ai ka një shpejtësi dhe fuqi të pabesueshme, andaj ne duhet ta mbajmë atë të heshtur”, ka thënë Wenger.
Frank Lampard beson se humbja e Chelseat nga Manchester City ka qenë vetëm një zgjim i nevojshëm për ekipin e tij.
Mesfushori i bluve thotë se ky sezon i Ligës Premier do të fitohet nga ekipi më i qëndrueshëm prej treshes Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.
Chelsea humbi 4-2 nga Manchester City në ndeshjen e fundit të Ligës Premier, por Lampard shpreson se kjo humbje do të jetë shkak për bashkimin e ekipit.
“Shpresoj se rezultati mund të na bëjë neve më të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm, veçanërisht në ndeshjet në shtëpi për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Lampard.
Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka vënë në pah se skuadrës së tij i duhet një gol i hershëm ndaj Lyonit në mënyrë që Los Blancos të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Duhet të bëjmë presion, t’i frikësojmë kundërshtarët dhe të shënojmë herët ndaj Lyonit. Jam i sigurt se kjo sfidë do të dallojë nga ndeshja e parë”.
“Ne duhet të fillojmë fuqishëm dhe të mos i lejojmë të shënojnë. Të jemi në deficit 1-0 nuk është dhe aq keq. Nuk është diferencë e madhe”, deklaroi Diarra për Marca.
Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të ri belg, Marnick Vermijl, nga Standard Liege.
Sipas babait të futbollistit, 18- vjeçari i ka lënë përshtypje menaxherit të United, Sir Alex Ferguson, me ç’rast mbrojtësi i krahut do të arrijë në Old Trafford gjatë afatit kalimtar veror, ku do të qëndrojë tri vitet e ardhshme, ndërsa si kompensim Standardi do të përfitojë afër 300.000 euro.
“Ata më thanë se ai është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë ose të djathtë që kanë parë për shumë vite. Ferguson më tha se në vitet e ardhshme, Marnick do të përshtatet në skuadrën e Manchester United”, ka thënë babai i futbollisti për Het Laatste Nieuws.