Dy golashënuesit, Miralem Pjanic dhe Cristiano Ronaldo. Real Madridi ka barazuar në Santiago Bernabeu kundër Lyonit, dhe në këtë mënyrë është eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor të ekipit francez.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Stade Gerland, pati përfunduar me rezultat 1-0 në favor të francezëve, ndërsa takimi i zhvilluar në kryeqytetin spanjoll përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
Los Blancos arritën te goli i avantazhit në minutat e para të ndeshjes (6’), kur Cristiano Ronaldo mposhti portierin Hugo Lloris, dhe me epërsi minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë (75’), Lyoni arriti ta barazojë rezultatin me anë të Miralem Pjanic, dhe ky gol do të thoshte se Reali duhej të shënonte edhe dy herë për t’u kualifikuar.
Iker Casillas pas pranimit të golitDeri në fund, Los Merengues nuk ndryshuan asgjë dhe kështu i thanë lamtumirë edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
Realizuesi i dyfishtë, Wayne Rooney. Manchester Unitedi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Milanin me rezultat të përgjithshëm 7-2.
Takimi i parë i 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve i zhvilluar në San Siro, përfundoi me fitoren e Manchesterit me rezultat 3-2, ndërsa ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford i takoi sërish skuadrës angleze, e cila shënoi fitore me rezultat 4-0.Festa e lojtarëve të Manchester United Në pjesën e parë, mysafirët patën më shumë nga loja, sa i përket statistikave, mirëpo vendasit ishin më efikas duke realizuar një herë.
Ishte lojtari në top-formë, Wayne Rooney, ai i cili e ndëshkoi Milanin, pasi arriti të shënojë me kokë, pas një harkimi të Gary Neville (13’).
Porsa filloi pjesa e dytë (46’), në Teatrin e Ëndrrave u rishfaq ‘ëndrra e keqe e Milanit’- superRooney, i cili realizoi golin e dytë në këtë ndeshje, dhe të katërtin kundër Milanit në të dyja takimet.Ji-Sung Park Në minutën e 59-të, Ji-Sung Park shoi shpresat e Rossonerëve për kualifikim duke shënuar edhe golin e tretë për Djajtë e Kuq, pas një pasimi të Paul Scholes.
Për të turpëruar edhe më shumë Milanin, u përkujdes Darren Fletcher i cili realizoi edhe golin e katërt (88’) dhe në këtë mënyrë kuqezinjtë u eliminuan nga gara më prestigjioze e futbollit evropian për klube.
Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, ka thënë se Barcelona ka gabuar me transferimin e Zlatan Ibrahimovicit, ndërsa sipas tij, Real Madridi ka gjasa reale për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Barcelona gaboi me transferimin e Ibrahimovicit. Ai është një lojtar fantastik, në aspekt individual, por në skuadër ai nuk luan mirë me të tjerët. Stili i tij i lojës është ‘vetmitar’”.
“Unë i kam thënë Pep-it se ka transferuar individualistin më të mirë në botë, sepse ai i ka të gjitha- aftësinë për të shënuar, fuqinë, talentin- por ka probleme. Shpresoj që të mund t’i zgjidhë ato. Aktualisht ai po vuan, por pas 15 ditësh gjithçka mund të ndryshojë për të mirë”, ka thënë Sacchi.
Ndërkohë sa i përket ndeshjes Real Madrid-Lyon, Sacchi ka thënë se Reali do ta përmbysë avantazhin e Lyonit nga ndeshja e parë, madje ka thënë se Mbretërit mund të shkojnë deri në finale.
Sipas medieve angleze, Chelsea është gati që t’ia zgjatë kontratë Michael Ballackut, por gjermani duhet të pajtohet me uljen e pagës për 50%.
The Sun njofton se Blutë i kanë ofruar mesfushorit kontratë njëvjeçare, por me kusht që paga e tij të jetë shumë më e ulët se ajo e tanishmja.
Megjithatë, edhe pse Ballack dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford, ai dëshiron një kontratë të sigurt, së paku dyvjeçare, ashtu që të mund të luajë në Kampionatin Evropian 2012 me përfaqësuesen e Gjermanisë.
Pritet të shihet nëse dy palët do të merren vesh për vazhdimin e bashkëpunimit.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka bërë të ditur se Alexandre Pato mund të mbetet jashtë ndeshjes së të mërkurës mbrëma kundër Manchester Unitedit, si pasojë e lëndimit.
“Është vështirë që Pato të mund të luajë, prandaj mendoj se sulmin do ta përbëjnë Borriello, Huntelaar dhe Ronaldinho”, ka thënë Galliani për Sky Sport 24.
Edhe pse më herët u njoftua se braziliani është rikuperuar dhe do të jetë së paku në bankën rezervë, duket se stafi mjekësor i Rossonerëve ka ndryshuar mendim, ose së paku duhet të presim në vendimin e fundit deri sa të fillojë ndeshja.
Për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Milani duhet të fitojë me epërsi të dyfishtë kundër Unitedit, ose të fitojë me çfarëdo rezultati duke shënuar më shumë se tre gola në Old Trafford, pasi që në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro u mposht me rezultat 3-2.
Guus Hiddink ka arritur marrëveshje për drejtimin e Bregut të Fildishtë gjatë Kampionatit Botëror 2010.
Sipas njoftimit të medieve holandeze, Hiddink ka nënshkruar kontratë dymujore me ‘Elefantët’, të cilët do t’i drejtojë nga 15 maj deri më 15 korrik.
Megjithatë, holandezi duhet ta shfuqizojë kontratën me përfaqësuesen e Rusisë brenda dhjetë ditësh, përndryshe nuk do të mund të fillojë punën e re.
Ndërkohë, menjëherë pas Kampionatit Botëror, Hiddink do të fillojë punën si trajner i Turqisë.
Mediat spanjollë njoftojnë se trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, do të startojë me një mesfushë të përbërë nga Lassana Diarra, Esteban Granero dhe Guti, në takimin e të mërkurës mbrëma kundër Lyonit.
Duke qenë se Xabi Alonso dhe Marcelo mungojnë si pasojë e suspendimit, Pellegrini duhet të vendosë se me kë do të luajë në mesfushë, ndërsa Marca njofton se kiliani ka lënë jashtë formacionit bazë Rafael van der Vaartin për të inkuadruar Graneron.
Pjesën tjetër të skuadrës së Realit, pritet të përbëjnë: në portë Iker Casillas; Sergio Ramos, Raul Albiol, Ezequiel Garay dhe Alvaro Arbeloa- në mbrojtje; Kaka si mesfushor ofensiv; ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain do ta përbëjnë sulmin.
Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, duket se është i gatshëm të rikthehet për të shkëlqyer sërish në futbollin evropian.
Adriano prillin e kaluar e prishi kontratën me Interin dhe u largua në Brazil ku duhej të bënte pauzë nga loja aktive e futbollit. Por braziliani nënshkroi me Flamengon dhe i ndihmoi ekipit të fitojë titullin e kampionit të Brazilit. Agjenti i tij Gilmar Rinaldi beson se ai mund të rikthehet sërish në Evropë.
“Besoj se Adri mund të rikthehet në Evropë dhe sërish do të ishte i mirë. Ai në disa vitet e kaluar është pjekur, tashmë nuk ka 18 vjet por 28. Nuk është më fëmijë, ai është një futbollist me përvojë”, ka thënë agjenti.
Spekulohet se për Adrianon janë të interesuar Milan dhe Roma.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron një ndeshje ‘hakmarrëse’ ndaj Manchester United ose Chelseat në Ligën e Kampionëve, pasi topçinjtë dje u kualifikuan për në çerekfinale të garës evropiane.
Arsenali eliminoi Porton në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 5-0 në Emirates Stadium dhe u kualifikua më tej me rezultat të përgjithshëm 6-2.
“Statistika dhe historia ishin kundër nesh, por treguam se ata nuk vlejnë shumë nëse në fushë keni një ekip që beson se mund të fitojë. Luajtëm një futboll të shkëlqyeshëm, patëm një start pozitiv dhe avantazhi i hershëm na dha besimin për të cilin kishim nevojë”, thotë Wenger.
“Kam një parandjenjë dhe ndoshta është e mirë për ne që të luajmë me një ekip nga Anglia (në fazën e ardhshme). Nuk kemi luajtur mirë ndaj Chelseat dhe Manchester United këtë vit, andaj do të mund të kemi një rast të mirë të tregojmë se mund të luajmë mirë kundër tyre”, ka shtuar francezi.
Heroi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, ka thënë se gjërat thjesht shkuan në favor të tij, pasi lojtari shënoi hat-trick në fitoren 5-0 ndaj Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Danezi ishte një lojtar krejt tjetër nga ai që ishte në takimin e të shtunës kundër Burnleyt, pasi mbrëmë shfrytëzoi me kujdes rastet që kishte.
“Çdo herë kur luaj një ndeshje, e lë atë prapa sapo ajo të përfundojë. Ndonjëherë është një prej atyre ditëve të mira dhe sot ishte e duhura. Jam i lumtur me tre golat e mi, por nesër vazhdojmë më tej. Ishte mirë të shënojmë herët në ndeshje, por nuk e di nëse kjo ndikoi në lojën time”, ka thënë Bendtner për Sky Sports 2.
Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, thotë se Fiorentina ka të drejtë të ndjehet e vjedhur pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Ekipi gjerman u mposht me rezultat 3-2 në ndeshjen e mbrëmshme, por kualifikohet falë më shumë golave të shënuar si mysafir, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 4-4.
“E kuptoj se është vështirë për Violan ta pranojë eliminimin në këtë mënyrë dhe se goli vendimtar ishte ai i ndeshjes së parë që ishte shënuar nga pozita jashtë loje”, ka thënë Van Gaal.
Fioretina barazonte 1-1 në ndeshjen e parë në Munich derisa Miroslav Klose në minutën e fundit shënoi nga pozita jashtë loje, gol që doli vendimtar për kualifikimin e Bayernit.
Trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, thotë se lojtarët e tij mund të qëndrojnë me kokën lart, pavarësisht eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve.
“Dukshëm jemi shumë të shqetësuar, por po ashtu krenar që kemi fituar gjashtë nga tetë takimet. Jam krenar për djelmoshat të cilët dhanë më të mirë”.
“Është turp që një gol nga ndeshja e parë u tregua aq i rëndësishëm. Lojtarët nuk duhet të ndjehet të frustruar. Ata punojnë për t’u bërë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ndeshjet si kjo mund tu ndihmojnë atyre të kuptojnë se mund të mposhtin gjithkënd. Kur luani në këtë mënyrë dhe fitoni ndaj Bayern Munich, mund të jeni krenar”, ka thënë Prandelli.
Kobe Bryant ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për të ndihmuar ekipin e tij Los Angeles Lakers të lërë prapa tre humbje radhazi për të fituar me rezultat 109-107 ndaj Toronto Raptors.
Chris Bosh barazoi ndeshjen për Toronton kur kishin mbetur nëntë sekonda deri në fund të saj, por Bryant bëri një gjuajtje vendimtare kur kishin mbetur 1.9 sekonda për t’i dhënë fitoren aq të nevojshme kampionit të NBA-së.
Bryant shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, ndërsa Andrew Bynum kontribuoi me 22 pikë për Lakers që shënuan fitoren e 47-të të sezonit (18 humbje).
Për Raptors që mbeten në kuotën e 32 fitoreve, kjo ishte humbja e 30-të e sezonit.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se publiku në Santiago Bernabeu do të jetë faktor i rëndësishëm në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.
Reali do të presë Lyonin në fushë të vet me një gol disavantazh pas disfatës në ndeshjen e parë, dhe Pellegrini shpreson në përkrahjen e publikut për këtë ndeshje të rëndësishme.
“Ne kemi nevojë për një publik siç ishte të shtunën (kundër Sevillas) pasi kemi një ndeshje të vështirë. Përkrahja nga publiku është vendimtare. Shpresoj se fansat dhe ekipi të mund të bashkohen për të nxjerrë një rezultat të duhur”, ka thënë kiliani.
Mesfushori i Milanit, David Beckham, ka thënë në prag të rikthimit të tij në Old Trafford se ai kurrë nuk kishte dashur të largohet nga Manchester United.
“Doja të qëndroj për gjithë karrierën time, por ndonjëherë gjëra nuk janë shkruar të bëhen. Kam qenë në tre klube të mëdha që kur u largova nga United, por do të kishte qenë mrekulli të qëndroja aty sikur Ryan Giggs. Të jesh në një klub për aq gjatë është një arritje e vërtetë”, ka thënë Beckham.
Mesfushori anglez rikthehet sonte në fushën e ish-klubit të tij për herë të parë që kur u largua në vitin 2003.
Ronaldinho thotë se Milani do ta heshtë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney, në takimin e sotëm.
Rooney shënoi dy herë në fitoren 3-2 të Manchester United në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro dhe do të luajë sonte pasi u rikuperua nga lëndimi në gju.
“Rooney ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë. Ne i shikuam videot e ndeshjes dhe kyç për fitoren tonë do të jetë të ndalojmë atë ta pranojë topin në afërsi të zonës së penaltisë”.
“Nëse mund ta ndalojmë atë opsionet tona do të fluturojnë. Mund ta mposhtim United. Për sa jam i vetëdijshëm unë, kjo ndeshje është si një finale e Ligës së Kampionëve në vete. Shoh një lojë shumë atraktive me shumë gola”, ka thënë Ronaldinho.
Darren Bent (majtas) shënoi het-trik. Sunderlandi ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 përballë Bolton Wanderers të martën mbrëma.
Njeriu i ndeshjes ishte Darren Bent, i cili shënoi het-trik (64’, 74’ dhe 88’). Ndërsa një gol e shënoi Campbell në minutën e parë të ndeshjes.
Ndërkohë, Birminghami ka shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Portsmouthit.