Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Fulhamit në kuadër të të tetës së finales së Europa League.Nicola Legrottaglie kaloi vendasit në epërsi (9’), për të dyfishuar Jonathan Zebina me një gol të bukur (25’).
Dickson Etuhu ngushtoi epërsinë në 2-1 (36’), ndërsa David Trezeguet vuri rezultatin përfundimtar në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3).
Në takimet tjera, Benfica dhe Marseille kanë barazuar 1-1, ndërsa Panathinaikosi është mposhtur me rezultat 1-3 nga Standard Liege.
Hamburgu ka shënuar fitore prej 3-1 përballë Anderlechtit në takimin e zhvilluar në HSH Nordbank Arena.Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me anë të Joris Mathijsen (23’) dhe Ruud Van Nistelrooy (40’), ndërsa në minutat shtesë të gjysmës së parë (45’+1), Jonathan Legear realizoi për mysafirët.
Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe njëherë me anë të David Jarolim (76’), dhe kjo epërsi prej dy golash është mjaft e favorshme para ndeshjes së kthimit që do ta luajnë si mysafirë.
Liverpooli ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Lille, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Europa League.Realizues i vetëm në takimin e zhvilluar në Lille-Metropole, ishte Eden Hazard (84’).
Edhe pse kjo nuk është epërsi e lartë, megjithatë mospranimi i golit në terren vendas është shumë i favorshëm për skuadrën franceze.
Ndërkohë në takimet tjera, Atletico Madridi dhe Sporting Lisbona kanë barazuar pa gola, derisa me rezultat 1-1 ka përfunduar takimi ndërmjet Rubin Kazan dhe Wolfsburg.
Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë vënë në kërkim të portierit të Fiorentinas, Sebastien Frey.Sipas La Repubblica, Viola mund të lejojë largimin e francezet nëse skuadrat e interesuara paguajë 15-18 milionë euro.
Drejtuesit e Bayernit kanë pasur mundësi të shohin kualitetet e Freyt nga afër, në dy ndeshjet që zhvilluan kundër Violas në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, United është në kërkim të një zëvendësuesi të Edwin Van der Sar dhe e shohin portierin francez si njeriun e duhur për portën e tyre.
Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve ka ngjallur pakënaqësi te presidenti Florentino Perez, ndërsa spekulimet më të reja janë se Jose Mourinho mund ta zë vendin e Manuel Pellegrinit.Perez nuk do të tolerojë më dështimet e skuadrës për të cilën pagoi qindra milionë euro, prandaj sipas The Times, ai tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.
Veç Mourinhos, në listën e Perez janë edhe Arsene Wenger dhe Carlo Ancelotti.
Emmanuel Eboue thotë se është i lumtur te Arsenali dhe nuk planifikon të largohet nga Emirates.“Asnjëherë nuk kam folur me askënd dhe nuk kam deklaruar se dua të largohem”.
“Kam edhe dy vite në kontratën time me Arsenalin dhe ndjehem shumë mirë këtu”.
“Dua të fitoj diçka për klubin, sepse më ka ndihmuar shumë...”, ka thënë Eboue.
Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa Ricardo Kaka u ka kërkuar falje tifozëve për këtë që u ndodhi Mbretërve.“Është një goditje shumë e rëndë për Real Madridin. E vetmja gjë që mund ta bëjmë është t’iu kërkojmë falje tifozëve”.
“Të gjithë dëshironim të luajmë në finalen e Bernabeut, dhe ne nuk e bëmë këtë”.
“Kam tejkaluar shumë momente të vështira gjatë karrierës sime. Do ta tejkalojmë edhe këtë, së bashku”, ka thënë Kaka për Marca.
Sipas mediave në Itali, ekipi i Fiorentinës do të përpiqet ta angazhojë trajnerin e kombëtares së Brazilit, Dunga, nëse Cesare Prandelli vendos të largohet në fund të sezonit.Spekulimet për një largim të Prandellit nga Fiorentina janë gjithnjë e më të zëshme pas eliminimit të italianëve nga Liga e Kampionëve prej Bayern Munichut.
Prandelli edhe më herët është përmendur si një prej pasuesve të mundshëm të Marcelo Lippit në stolin e përzgjedhësit të kombëtares së Italisë, por së fundi ai më fuqishëm lidhet me një kalim në Juventus.
La Repubblica shkruan se drejtuesit e Violas tashmë janë duke kërkuar një trajner të ri dhe kanë bërë një listë të trajnerëve të mundshëm. Spekulohet se Dunga është në maje të listës, së bashku me Massimiliano Allegri, Luigi Del Neri dhe Roberto Donadoni.
46-vjeçari Dunga gjatë karrierës së tij kaloi katër vite në Fiorentina dhe rikthimi në Firencë mund të jetë ide tërheqëse për të.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai nuk do të largohet nga klubi anglez.Emri i Benitez sot sërish është lidhur me Real Madridin, pas eliminimit të klubit spanjoll nga Liga e Kampionëve.
“Kjo është një periudhë vendimtare për gjithkënd në klub dhe detyrë e imja është të përqendrohem për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Kur nënshkrova kontratë të re, ishte sepse dëshirova të qëndroj dhe të luftoj për këtë klub dhe kjo është ajo që unë do të vazhdoj të bëj”, ka thënë Benitez.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i befasuar me eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve.Derisa United shkatërroi Milanin me rezultat 4-0 për të vazhduar garën më tej, Reali mbrëmë nxori vetëm një barazim 1-1 ndaj Lyonit, duke i mundësuar ekipit francez të kualifikohet më tej në garën evropiane me rezultat të përgjithshëm 2-1.
“Ishte befasi rezultati i Real Madridit sonte. Futbolli evropian është shumë i vështirë tash. Në vitet e fundit, klubet angleze ia kanë dalë shumë mirë dhe mendoj se ata do të jenë atje përsëri”.
“Nuk është me rëndësi me kë do të luajmë në çerekfinale. Ne jemi atje dhe shpresojmë të shfrytëzojmë avantazhet”, ka thënë Ferguson pas përfundimit të ndeshjes kundër Milanit.
Guti ka kritikuar mungesën e lojës ekipore të Real Madridit pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve nga Lyoni.Mesfushori spanjoll ka refuzuar të gjejë arsyetime për humbjen nga ekipi francez dhe thotë se zgjidhja është loja ekipore.
“Ishte turp. Ne nuk mund të arsyetohemi. Është treguar në ndeshje të mëdha se ne nuk i vrasim ekipet kundërshtare. Zgjidhja është të jemi më shumë si ekip në vend se të jemi shumë individualistë. Tash vetëm duhet të mendojmë për ligën, që është ajo që na ka mbetur”, ka thënë Guti.
Mesfushori i Milanit, David Beckham, thotë se rosonerët u deklasuan nga Manchester United në ndeshjen e mbrëmshme.Beckham bëri një paraqitje të shkurtër në pjesën e dytë të disfatës 4-0, duke shkelur për të parën herë në ish-fushën e tij që nga viti 2003 kur u largua nga Manchester United.
“Ishte një mbrëmje dëshpëruese pasi të gjithë humbëm dhe jemi jashtë Ligës së Kampionëve. Ne pranuam një gol të hershëm dhe ata shënuan të dytit në fillim të pjesës së dytë”.
“Dallimi mes dy ekipeve ka qenë tepër i madh, por Manchester United është një ekip i madh. Të jem këtu ishte diçka e veçantë. Fansat ishin të jashtëzakonshëm dhe i falënderoj”, ka thënë Beckham.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se ai nuk do të dëshironte të shkëmbejë vendet me përzgjedhësin e kombëtares italiane Marcello Lippi.Në një intervistë të fundit Capello është pyetur nëse do ta shkëmbente detyrën që bën tash me atë të Lippit, dhe italiani ka dhënë përgjigje negative.
“Të jem menaxher ishte një prej ëndrrave të mia. Vërtet jam krenar që jam menaxher i Anglisë dhe jo, nuk do ta ndryshoja pozitën me mikun tim Marcello Lippi”, është përgjigjur Capello.
Manuel Pellegrini nuk do të largohet nga Real Madrid edhe pse ekipi spanjoll u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Lyon.Goli i barazimit i shënuar nga boshnjaku Miralem Pjanic ishte i mjaftueshëm për të kualifikuar Lyonin në çerekfinale të garës evropiane me rezultat të përgjithshëm 2-1.
“Nuk do të jap dorëheqje, nuk do të largohem nga lufta. Sigurisht të gjithë jemi të zhgënjyer pasi dëshiruam të shkojmë më larg në këtë garë, por kurrë nuk kam menduar për dorëheqje”, ka thënë Pellegrini.
“Këtë pyetje duhet t’ua bëni drejtuesve. E shoh veten në të njëjtën situatë siç isha dje, sigurisht me një zhgënjim më të hidhur për shkak të eliminimit. E ardhmja ime varet vetëm nga bordi, e vetmja gjë që unë mund të bëj është të vazhdoj të punoj siç kam bërë deri tash”, ka thënë Pellegrini.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata kanë nevojë për 100 milionë euro shtesë në vit për tu krahasuar me Manchester United.Rosonerët mbrëmë u mposhtën me rezultat 4-0 nga Manchester United dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-2.
“Do të më pëlqente ta bëj këtë deklaratë pas një fitoreje dhe jo humbje 4-0. Ne duhet të rinovojmë stadiumet, pasi kjo sjell ndryshime në llojin e fansave si dhe të ardhura. Ne kemi mbetur të njëjtë, derisa çdokush ka ndryshuar”.
“Nëse Milan do t’i kishte 100 milionë euro më shumë, atëherë do të mund të ndërtonte një skuadër të tillë”, ka thënë Galliani pas takimit të mbrëmshëm.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se klubi i tij mund t’i bëjë ballë eliminimit nga Liga e Kampionëve.Pas barazimit 1-1 kundër Lyonit, Casillas ka reaguar për t’iu kujtuar fansave se klubi është në tranzicion.
“Është një klub i ri këtë sezon, pas eliminimit nga Kupa nga Alcorcon, kjo është po ashtu e vështirë, por ne nuk do të bëjnë arsyetime. Ne kemi pasur shumë shpresa dhe është vështirë të përballojmë këtë”.
“E vërteta është se ne jemi një klub i ri këtë sezon dhe shpresoj se fansat e Madrid do ta kuptojnë. Iu kërkoj falje për sjelljen e ekipit. Tash duhet të rikuperohemi. Ajo që është e qartë është se këto gjëra duhet të na ndihmojnë neve të ecim përpara”, ka thënë Casillas.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se golashënuesi Park Ji-Sung ishte lojtari kyç në fitoren e mbrëmshme ndaj Milanit.Jug-koreani Park ishte caktuar me detyrë për të bllokuar mesfushorin Andrea Pirlo, një detyrë për të cilën ai u kujdes në mënyrë të përkryer. Duke mos pasur kohë dhe hapësirë me top, Pirlo ishte i bllokuar për t’u lidhur me sulmin e Milanit.
“Park ishte kyç në lojën tonë. Ne mund flasim për Rooney, dhe ai ishte i shkëlqyeshëm, por disiplina, inteligjenca dhe sakrifica e Park e fitoi ndeshjen taktike. Pirlo është një lojtar shumë i rëndësishëm për ta”, ka thënë Ferguson.
Leonardo u shpreh i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve duke u deklaruar menjëherë pas ndeshjes.“Është vonë ta analizojmë tani ndeshjen. Arsyet e humbjes dihet cilat janë.”
“Ne e kemi menduar lojën ndryshe, por fatkeqsisht lëndimet kanë ndikuar në këtë ndeshje. Kur keni probleme strukturore është vështirë të luash ndaj një Manchesteri të tillë.”
"Ekipi bëri gjëra të veçanta por rezultatet nuk mund ta fshijnë këtë humbje. Gjithashtu nuk do të ishte mirë të mendonim vetëm për sonte.”
“Për të arritur diçka në Ligën e Kampionëve të duhet kohë dhe balanc gjë që nuk e patëm. “
“Tani duhet të tregojmë maturi për të mos lejuar që kjo ndeshje të na mposht.” Tha Leonardo.
Dështimi i gjashtë me rallë i Real Madridit në të njëjtën fazë e ka prekur thellë Manuel Pellegrinin duke marrë personalisht përgjegjësinë për eliminimin.“Finalja ishte synimi ynë, dhe për këtë asye eliminimi dhemb. “
“Unë mbaj përgjegjësinë për eliminimin, por ne duhet të këndellemi dhe të vazhdojmë të punojmë në La Liga.”
“E ardhmja ime varet nga drejtuesit e klubit, dhe gjëja e vetme që mund të bëj është të vazhdoj të punoj si përpara. Është një goditje e rëndë por duhet të vazhdojmë më tutje.”
Guti tha pas ndeshjes se nëse Reali duhet të luaj më shumë individualisht për të arritur sukses kurse Pellegrini ishte skeptic:
“Secili ka mendimin e tij. Ne patëm një pjesë të parë të madhe, por në të dytën… Në të dytën e lamë Lyonin të hapej dhe ja kemi lehtësuar gjërat. “ Tha duke qajtur Pellegrini për AS pas ndeshjes.
















