Het-trik i Gonzalo Higuain. Vetëm pak çaste pasi Barcelona mori kreun e La Ligas, Real Madridi ka reaguar në mënyrën më të mirë, për t’u rikthyer sërish në krye të tabelës me pikë të barabarta me katalunasit. Mbretërit kanë shënuar fitore me rezultat 4-1 si mysafirë të Valladolidit.
Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave nga një gjuajtje e lirë (28’), ndërsa Gonzalo Higuain dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë (52’), argjentinasi Higuain shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin.
Një autogol i Raul Albiol (58’), ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 3-1, mirëpo Higuain shënoi golin e katërt për Realin (65’), për të kompletuar het-trikun e tij, dhe njëherit për t’iu kundërpërgjigjur edhe Leo Messit, me të cilin garon për golashënuesin më të mirë të Kampionatit spanjoll.
Clarence Seedorf Milani ka arritur të sigurojë tre pikë të mëdha, në mënyrë sensacionale ndaj Chievos në San Siro në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Milani ishte skuadra më e mirë në të gjitha statistikat. Rossonerët ishin tejet të rrezikshëm përgjatë 90 minutave, por taktika e përdorur nga trajneri i Chievos doli të jetë pjesërisht e suksesshme.
As edhe hyrja në lojë e Pippo Inzaghit në minutën e 57 nuk kreu punë për Rossonerët. Hero përsëri doli të ishte holandezi Clarence Seedorfm i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutat shtesë (90+1) duke rritur maksimalisht gjasat e Rossonerëve për titull pas atij goli të fitores.
Milani me këtë fitore ka 58 pikë, një më pak se Interi që gjendet në pozitën e parë në tabelën e Seris A.
Het-trik i Leo Messi Supersfida e javës së 26-të në Primera Division është zhvilluar në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Valencias. Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma përfundoi me fitoren e katalunasve me rezultat 3-0. Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, edhe pse të dyja skuadrat shfaqën një lojë të hapur duke krijuar raste, mirëpo iu mungoi efektiviteti.
Rastet më të mira në 45 minutat e para i patën mysafirët, mirëpo edhe vendasit patën momentet e tyre kur ishin mjaft të rrezikshëm.
Blaugranët e filluan ndryshe fraksionin e dytë të lojës, duke krijuar vazhdimisht presion te porta kundërshtare.Goli i avantazhit erdhi në minutën e 56-të, kur pas një solo-depërtimi, lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, mposhti portierin Cesar.
Në vazhdën e pjesës së dytë, katalunasit ishin skuadër dominuese, ndërsa një rast shumë të mirë për të barazuar rezultatin e pati Nikola Zigic (68’), i cili dështoi të shënonte përballë portierit Valdes.Lionel Messi vs Cesar Njëzet minutat e fundit të ndeshjes ishin edhe më të vështira për Los Che, pasi që Hedëiges Maduro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 81-të doli sërish në skenë golashënuesi më i mirë në La Liga këtë edicion, Leo Messi, i cili dyfishoi epërsinë e vendasve.
Një minutë më pas, ‘SuperMessi’ kompletoi het-trikun e tij, pas një pasimi të Thierry Henry.Lionel Messi Pas kësaj fitoreje, Barcelona rimerr kreun e La Ligas me tre pikë më shumë se Real Madridi që të dielën mbrëma zhvillon ndeshjen e javës së 26-të kundër Valladolidit.
Trepça nis mbarë, Prishtina mposhtet Këtë fundjavë ka nisur stinori pranveror në Superligën e Kosovës, me liderin e Superligës Trepçën që nisi me fitore pjesën e dytë të sezonit.

Trepça në udhëtim kishte të bëjë me Ferizajn, të cilin e mposhti me rezultat 3-1, me dy golat e Florent Sejdiut (23’ dhe 85’), dhe me golin e tretë të Burim Ismajlit (17’). Golin e nderit për Ferizajasit e shënoi Avdyl Haliti (35’).


Nga ana tjetër, Hysi barazoi pa gola me Flamurtarin në Prishtinë, derisa kampioni në fuqi, Prishtina, u mposht si mysafir i Besës.


Rezultatet në Raiffeisen Superliga, java e 18-të:


Vëllaznimi-Drenica 0:0
Besa-Prishtina 3:1
Flamurtari-Hysi 0:0
KEK-u – Gjilani 2:1
Ferizaj-Trepça 1:3
Kosova (V)-Liria 1:0

Joseba Llorente shënoi golin e parë të Villarrealit. Villarreali dalëngadalë është shkëputur nga zona e rrezikshme e tabelës së Primera Divisionit, ndërsa në javën e 26-të ka shënuar fitore kundër Xerezit me rezultat 2-0.
Me nga një gol të shënuar në të dyja pjesët, Nëndetësja e Verdhë arkëtoi tre pikë të plota nga ky takim.
Joseba Llorente kaloi vendasit në epërsi (32’), ndërsa Damian Ariel Escudero vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Ndërkohë, Espanyoli është turpëruar nga Tenerife, duke u mposhtur me rezultat 4-1.
Adam Johnson Sunderlandi ka lëshuar nga dora fitoren në takimin ndaj Manchester Cityt, duke lënë që ndeshja e fundit e ditës në Ligën Premier të përfundojë me rezultat të barabartë 1-1.
Përkundër dominimit të Cityt, ishin vendasit ata që shënuan të parët. Kevin Jones pas një asistimi të Steve Malbranque arriti të kalojë Sunderlandin në epërsi (9’).
Sunderlandi u mbajt mirë deri në çastet e fundit kur Adam Johnson shënoi për të barazuar rezultatin (90+1’).
Manchester City me këtë barazim e sheh veten në pozitën e pestë me 50 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar se Tottenham që është në pozitën e katërt me 2 pikë më shumë.
Mesfushori kosovar, Lorik Cana nuk u paraqit në këtë takim, si pasojë e suspendimit.
Alessandro Del Piero Pas barazimit të çuditshëm prej 3-3 me Sienën në Olimpico të Torinos, sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero u shpreh të jetë i zhgënjyer me menaxhimin e dobët të epërsisë së lartë gjatë pjesës më të madhe të takimit.
“Nuk mendoj se problemi qëndron te mos përkushtimi i lojtarëve, por është te menaxhimi i dobët i epërsisë prej tre golave”.
“Fatkeqësisht kohëve të fundit nuk jemi mësuar me avantazhe të tilla dhe tani na duhen rezultate të mira për moral më të mirë”, deklaroi Del Piero pas ndeshjes.
Ndërkohë, sa i përket takimit të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Interit, ikona bardhezi ka thënë për Rai se do ta përkrahë rivalin e përjetshëm, Inter.
“Chelsea – Inter ? Nuk kam tendenca as për njërën e as për skuadrën tjetër, por për shkak se duhet ruajtur vendi i katërt i Series A në Ligën e Kampionëve unë e përkrah Interin”, tha kapiteni i Juves.
Michael Schumacher Michael Schumacher përkundër se përfundoi i gjashti në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit tha se starti në sezonin e ri të Formulës 1 është i shkëlqyer për të.
Schumaher përfundoi prapa kolegut të tij te skuadra Mercedes, Nico Rosberg, dhe Schumi tha se arsyeja pse ndodhi kjo është pushimi prej më shumë se 3 vitesh e gjysmë nga Formula 1.
“Për mua ishte kënaqësi, ishte një garë të gjithë kundër të gjithëve. Duhet të startoja më mirë dhe të mos bëja gabime”.
“Mendoj se jam përshtatur pas garës së parë, dhe se gjithçka do të varet në fund nga strategjia që do të përdorim”, tha Schumaher pas garës.
Festa e gjenovasve. Genoa ka mposhtur Cagliarin me rezultat 5-3 në takimin në të cilin u shënuan më së shumti gola në javën e 28-të në Serie A.
Për vendasit shënuan Zapater (36’), Palacio (39’), Sculli (43’), Rossi (45’) dhe Milanetto (59’), ndërsa për mysafirët realizues ishin Dessena (16’), Conti (41’) dhe Matri (55’).
Në takimet tjera, Lazio është mposhtur para tifozëve të vet nga Bari me rezultat 0-2, Parma ka fituar me epërsi minimale kundër Atalantas, ndërsa Bologna dhe Sampdoria kanë barazuar 1-1.
Het-trik i Cristiano Lucarellit. Livorno ka arritur të nxjerrë barazim 3-3 si nikoqir i Romës, në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Fillimisht ishte Cristiano Lucarelli ai që pas një asistimi të David Moros (9’) shënoi për 1-0. Një minutë më vonë (10’) Simone Perrota pas një shërbimi të Taddei barazoi rezultatin në 1-1.
Luca Toni iu rikthye golave kur shënoi për 2-1, pas 19 minutash lojë, ndërsa me golin e dytë në ndeshje, Lucarelli barazoi në 2-2, pas asistimit të Davide di Gennaros (26’).
Nuk vonoi dhe një minutë më vonë (27’) Roma kaloi për herë të dytë ne epërsi me anë të David Pizzaros.
Mirëpo, ishte sërish Cristiano Lucarelli, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-3, duke ia pamundësuar fitoren Romës dhe duke kompletuar het-trikun e tij në minutën e 71-të.
Roma ende mban pozitën e tretë me 53 pikë, dy më pak se Milan që sonte zhvillon sfidën ndaj Chievos.
Dy gola të Antonio Floro Flores. Udinese ka arritur të shënojë fitore të madhe në Friulli ndaj Palermos me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Ndeshja ishte e barabartë në posedimi të topit, por sa i përket rasteve Udinese ishte më e mirë.
Në fund të pjesës së parë (45’), pas një asistimi të Antonio Sanchezit, Antonio Floro Flores shënoi për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë (50’), Fabio Simplico barazoi rezultatin pas shërbimit të Miccolit.
Pas më shumë se një orë lojë (65’), Floro Flores shënoi golin e dytë në këtë takim për 2-1, ndërsa Asamoah shënoi për 3-2 vetëm pesë minuta ma vonë (70’).
Palermos i mbeti vetëm që të ngushtojë rezultatin në 3-2 me anë të Edison Cavanit (80’).
Udinese me këtë fitore largohet paksa nga zona e rrezikshme me 31 pikë të tubuara, kurse Palermo mban pozitën e katërt falë barazimit të Juventusit.
Edhe pse kishte epërsinë e tre golave, Juventusi nuk ka nxjerrë më shumë se një pikë në takimin kundër Sienas.
Vendasit e filluan furishëm takimin duke shënuar tri herë brenda dhjetë minutash.
Ishte ikona Alex Del Piero që hapi serinë e golave në minutën e dytë duke shënuar golin e 300-të në karrierë, ndërsa pesë minuta më pas e dyfishoi epërsinë.
Me një gol të bukur nga distanca, Antonio Candreva shënoi për rezultatin 3-0 (10’).
Mirëpo, përkundër kësaj epërsie mysafirët nuk u dëshpëruan. Massimo Maccarone ngushtoi epërsinë në 3-1 në pjesën e parë (16’), ndërsa me të filluar pjesa e dytë (46’), Abdel Kader Ghezzal shënoi për rezultatin 3-2.
Goli i barazimit erdhi nga pika e bardhë, ndërsa realizues ishte sërish Abdel Kader Ghezzal (74’).
Pas këtij barazi, Zonja e Vjetër mban pozitën e pestë me një pikë më pak se Palermo.
Realizuesi i dyfishtë, Wayne Rooney. Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Fulhamit duke iu hakmarrë për humbjen identike në pjesën e parë të këtij sezonit.
Djajtë e Kuq ishin skuadër më e mirë gjatë 90 minutave por përkundër rasteve nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë (46’), Rooney pas një asistimi të bukur të Nanit shënoi nga thellësia e zonës për 1-0.
Pas një depërtimi fantastik të Berbatov në zonë, ishte sërish Rooney që shënoi nga një pozitë identike si në golin e parë (84’). Ky ishte goli i 25-të i Rooneyt në Ligën e Premier dhe i 32-ti në të gjitha garat.
Sfidën e mbylli Dimitar Berbatov që shënon me kokë pas asistimit të Ji Sung Park (89’).
Manchester United me këtë fitore ka rikthyer pozitën e parë me 64 pikë, dy më shumë se Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fernando Alonso ka arritur të dalë fitues në garën e parë të sezonit në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit, duke mos cenuar në asnjë moment fitoren e tij.
Spanjolli Alonso që i përket skuderisë italiane Ferrari, startoi nga pozita e dytë, duke tejkaluar gjatë garës Sebastian Vettelin që ishte në pole pozicion, e që për shkak të problemeve me makinën përfundoi i katërti.
I dyti u rendit kolegu i Alonsos në kokëkuqen Ferrari, Felipe Massa, që ishte 16.099 sekonda më i ngadalshëm. Në podium arriti të ngjitej edhe piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, i cili ishte 23.182 sekonda prapa fituesit të garës.
Kampioni aktual Jenson Button doli i shtati, ndërkohë i rikthyeri te Formula 1, Michael Schumaher, arriti të zë pozitën e gjashtë, që duket të jetë një fillim i mbarë për kampionin i shtatëfishtë.
Tenisti i tretë më i mirë në botë Rafael Nadal, është rikthyer nga lëndimi me fitore prej 2-0 në sete (6-4 dhe 6-4) ndaj gjermanit Rainer Shuettler për të kaluar në rrethin e tretë të BNP Paribas Open në Indiana Wells.
Kjo ishte fitorja e parë e spanjollit që pas lëndimit të marrë në gju në çerekfinalen e Australian Open, me ç’rast u detyrua të heqë dorë nga kjo garë.
Britanikët Andy Murray dhe Ross Hutchins kanë pësuar disfatë me rezultat 2-0 (7-5, 7-6) nga amerikanët Andy Roddick dhe James Blake në konkurrencën e dysheve.
Në konkurrencën e femrave, spanjollja Carla Suarez Navarro mposhti favoriten ruse Svetlana Kuznetsova me rezultat 2-1 në sete (6-4, 4-6 dhe 6-4).
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, e ka paralajmëruar Chelsean se skuadra e tij do të sulmojë në Stamford Bridge në mënyrë që të eliminojë Blutë nga gara më e madhe e futbollit evropian për klube - Liga e Kampionëve.
“Chelsea është favorit dhe presioni është mbi ata. Çdo minutë që do të kalojë do të rrisë dhe presionin mbi ta. Ata do të ndiejnë tension”.
“ Kjo nuk do të thotë se ne do të mbrohemi. Ky do të ishte gabim i madh. Ne do të sulmojmë që nga fillimi i takimit dhe unë besoj se nëse do ta eliminojmë Chelsean, do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë kamerunasi.
Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, është shprehur mjaft i kënaqur për golin e shënuar në çastet e fundit në sfidën kundër Hull Cityt që u solli tre pikë të plota Topçinjve, për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e Ligës Premier.
“Na morri kohë derisa e shënuam, pasi që ishim të tensionuar. Mendoj se ky gol është shumë i rëndësishëm. Të gjithë golat që i shënoj janë të rëndësishëm, si për mua ashtu edhe për ekipin”, theksoi Bendtner për News of the World.
Arsenali aktualisht është në pozitën e dytë në tabelën e Ligës Premier, me 64 pikë, një më shumë se United që të dielën zhvillon takimin ndaj Fulhamit në Old Trafford.
Mesfushori i Milanit, David Beckham, është i frikësuar se mund të mos jetë pjesë e përfaqësueses së Anglisë që do të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror në Afrikën e Jugut.
“Nuk e kam ende të garantuar vendin për Kampionatin Botëror”.
“ Unë do të duhet të punoj dhe të shpresoj se do të fitoj një vend. Kanë mbetur edhe disa muaj”, tha Beckham për Daily Mail.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka lënë dyert e hapura për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos, i cili verën që shkoi u transferua te Real Madridi për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh.
“Cristiano e di vlerën e Manchester Unitedit. Lojtarët këtu kanë fituar mbrojtje. Ata vijnë në stërvitje çdo ditë dhe askush nuk i bezdis”.
“Nuk mendoj se është lehtë të luash te Real Madridi. Ndikimi i tifozëve dhe i mediave është tejet i madh”, deklaroi Ferguson për Sunday Express.
Menaxheri i Liverpooli, Rafa Benitez, ka vazhduar të jetë indiferent në lidhje me postin e tij si trajner i skuadrës nga Anfield duke aluduar tërthorazi në një largim.
Liverpooli është në krizë të rezultateve dhe rrezikon pozitën e katërt në Ligën Prermier që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Pas humbjes 1-0 nga Lille në Europa League, i pyetur nga gazetarët se a do të mund të sigurojë Liverpooli pozitën e katërt, Benitez ishte retorik.
“Unë mendoj se do të më duhet të garantoj fitoren ndaj Lille. Jam i sigurt se do ta mposhtim Portsmouthin dhe më pas Lillen”, përfundoi Benitez.
Benitez ishte subjekt i spekulimeve për një largim në drejtim të disa top-skuadrave evropiane, siç janë Juventus dhe Real Madrid.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se ekipi i tij është mjaft i përgatitur për t’u përballur me Interin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma në Stamford Bridge.
Blutë e Londrës janë në deficit 2-1 nga ndeshja e parë, por Ancelotti shprehet të jetë mjaft i përgatitur për sfidën, duke qenë njëkohësisht i bindur për kualifikimin në çerekfinale.
“Nuk mendoj se kemi dërguar një mesazh me atë fitore dje (të shtunën). Ndeshja kundër Interit do të jetë e baraspeshuar. Ne e dëshirojmë fitoren, ashtu sikurse Interi”.
“Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë, pasi që është moment kur jemi në formë të mirë”, deklaroi Ancelotti.
Real Madridi është duke konsideruar një ofertë prej 30 milionë funtesh për kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve.
Sipas Daily Star, eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve i ka detyruar drejtuesit e Los Blancos që të shikojnë alternativa tjera, ndërsa njeriu i duhur do të ishte Gerrard, që mund të largohet nga Anfiled nëse Liverpooli nuk siguron Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Gerrard ka kontratë që e mban atë në Anfield deri në vitin 2013, por një mega-ofertë nga Reali, do të thoshte se transferimi i mesfushorit anglez nuk do të ishte ndonjë problem i madh.