CSKA e ka turpëruar Sevillan para tifozëve të vet duke mposhtur me rezultat 2-1, dhe kështu ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Sevilla dhe CSKA Moska janë takuar në Ramon Sanchez Pizjuan për të zhvilluar ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Moskë nuk dha fitues dhe përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Sevilla i takoi skuadrës ruse, e cila fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Tomas Necid (39’), mirëpo dy minuta më pas, Perotti vendosi rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë, 1-1.
Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët që realizuan me anë të Keisuke Honda (55’), ndërsa ky gol do të thoshte, se Sevilla duhej të shënonte edhe dy herë për t’u kualifikuar.
Andaluzianët nuk ndryshuan asgjë deri në fund të takimit, ashtu që përfunduan garën më prestigjioze të futbollit evropian në këtë stad.
Nerazzurrët kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Chelsean me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Stadiumi Stamford Bridge ishte nikoqir i supersfidës ndërmjet Chelseat dhe Interit, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese e të martës mbrëma po ashtu i takoi Interit që shënoi fitore minimale prej 1-0.
ë gjysmën e parë të takimit të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme duke zhvilluar një lojë të mbyllur me qëllimin që të mos pranonin gol, dhe pikërisht ashtu ndodhi. Pas 45 minutave, rezultati ishte ai i fillimit, 0-0.Ne fraksionin e dytë të lojës mysafirët ishin skuadër më e mirë në fushë duke krijuar vazhdimisht presion para portës vendase, dhe pas tentativave të shumta, ia arritën qëllimit.
Një diagonale të bukur të Sneijder e pranoi më së miri kamerunasi Samuel Eto’o, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin Ross Turnbull (78’).

Ky gol i shënuar e detyronte Chelsean që të shënojë dy herë për të siguruar vazhdimet, mirëpo deri në fund të takimit Blutë qenë të paaftë për të bërë diçka në favor të tyre, dhe kështu eliminohen në këtë fazë, teksa Interi vazhdon tutje.
Real Madridi ka filluar të bëj herët ofertat për transferimet në afatin kalimtar veror, pasi që janë Los Blancos ata që kanë trokitur në dyert e Fiorentinas për të pyetur nëse Viola do të heqë dorë nga Juan Manuel Vargas për 15 milion euro.Sipas La Nazione, Real Madridi ka bërë tashmë një ofertë prej 15 milionë eurosh, dhe ka ofruar shërbimet e holandezit Royston Drenthe.
Javë më parë, mediat lokale në Firence raportuan se Liverpooli do ta transferonte Peruanin, Vargas.
Njëri prej agjentëve më të respektuar në botën e futbollit, Ernesto Bronzetti, ka zbuluar se destinacioni i radhës i Franck Ribery do të jetë Real Madridi.Super agjenti Bronzetti ka pasur punë më shumë se një herë me Real Madridin, dhe për këtë arsye ai tha për Marca, se nuk ka kurrfarë dileme se Ribery do të jetë lojtar i Realit, për shkak se Bayerni ka borxhe, dhe dëshiron të fitojë para.
Një citat që vlen të përmendet është dhe parashikimi i Bronzettit, një vit më parë, kur italiani parashikoi se Florentino Perez do të sjellë Cristiano Ronaldon dhe Kakan, kurse Perez atëkohë nuk ishte president.
“Florentino është praktikisht president i Realit, dhe ai do të bëjë tre transferime të rëndësishme, dy prej të cilëve do të jenë Cristiano Ronaldo dhe Kaka”, tha një vit më parë Bronzetti për Radio Kiss Kiss.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka kundërshtuar idenë e përdorimit të teknologjisë në vijën fatale të golit, por ka përkrahur idenë për të vënë më shumë gjyqtarë në lojë.Bordi i FIFA-s më herët i ka dhënë fund idesë për aplikimin e teknologjisë, ndërsa Platini pajtohet me këtë vendim, por ai ka lënë dyert e hapura për mënyrat tjera të gjykimit të vendimeve kontroverse.
“Loja me dorë e Henrys? Nëse do ta kisha bërë unë këtë, nuk do ta kishte parë askush, por sot, të gjithë do ta kishin parë, dhe kjo ndryshon gjithçka”.
“Kështu, kemi dy mënyra për të zgjidhur këtë problem: Ose shtojmë gjyqtarë, ose përdorim teknologjinë. Unë jam për elementin njeri, dhe mendoj se referimi duhet të jetë njerëzor”, është cituar legjenda franceze nga La Repubblica.
Sulmuesi i Liverpoolit, Ryan Babel, ka insistuar se ai gjithnjë ka dëshiruar qëndrimin në Anfield, përkundër spekulimeve që aludonin në largimin e holandezit.“Dalëngadalë po ndjehem më i fortë. Shpresoj se tani mund të vazhdoj të bëhem më i fortë. Tani e tutje, çdo ndeshje do të më shihni duke u përmirësuar”.
“Unë gjithnjë isha i lumtur te Liverpooli. Ndodh që të jeni i frustruar kur nuk keni mundësi t’u tregoni njerëzve se çfarë mund të bëni – por kjo është te secili lojtar, jo vetëm tek unë”, ka thënë Babel.
Përzgjedhësi i kombëtares Azzurre, Marcello Lippi, ka deklaruar se dera e tij është e hapur për të gjithë, përveç Antonio Cassanos, për të cilin thotë se “nuk e njeh”.“Cassano, kush? Kush është Cassano?...Nuk e di. Për çdo rast them se kjo është një pyetje e vjetër”, është cituar të ketë thënë Lippi kur është pyetur për sulmuesin e Sampdorias.
“Deri më 18 maj unë jam duke i shikuar të gjithë. Kurrë nuk kam thënë se njëri ose tjetri nuk do të ftohet. Janë mediat që thonë këtë pasi që kjo iu përshtatet”.
“ Balotelli? Ai është lojtar me cilësi të mëdha. Jam i sigurt se kur do ta përfundoj pjekurinë me Nerazzurrët, do të jetë pjesë e rëndësishme e kombëtares”, përfundoi Lippi.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka dhënë sinjale të forta se Rosonerët po planifikojnë që ta mbajnë David Beckhamin në skuadër.Mesfushori anglez u dëmtua në tetivën e Akilit në ndeshjen ndaj Chievos, të cilën Milani e fitoi 1-0, ashtu që do të mungojë në Kampionatin Botëror dhe është vënë në dyshim karriera e tij.
“Dashuria ime për Beckhamin ka shpërthyer ndaj Fiorentinas vitin e kaluar. E kam parë atë duke vrapuar pas një lojtari kur ishim duke fituar 2-0 ndërsa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit”.
“Ai është njeri i veçantë. Milani i dëshiron shërim të shpejtë, dhe mirëseardhje për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Galliani.
Ish- trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka thënë se është i zhgënjyer nga presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, për shkak se ai nuk ka përmirësuar gabimet e bëra më herët, duke mos sjellë një trajner që menaxhon vërtetë.“Jam paksa i zhgënjyer sepse besoja që Florentino, pasi që përjetoi gabimet nga hera e parë, do të vinte me një projekt të ri. Kam menduar se më në fund ai i la ‘Valdanot’(ndërmjetësuesit mes presidentit dhe trajnerit), dhe gjeti një trajner që vërtetë menaxhon”, tha trajneri gjerman për Marca.
Schuster gjithashtu foli edhe për refuzimin që ia bënë Realit pesë menaxherët më të mirë në botë. Ai mendon se stili i menaxhimit të Perez është i gabuar dhe totalitar.
“Me këtë stil të menaxhimit, askush nuk do të vijë. Është për arsye, se ata transferojnë vetëm ‘Schusterët’, ‘Pellegrinët’, apo dhe ‘Vanderlei Luksemburgët’. Natyrisht, se më të mirët nuk do të vijnë. Florentino Perez i shkurton përgjegjësitë trajnerit të Realit”, ka shtuar Schuster.
Mbrojtësi i krahut të majtë i Chelseat, Ashley Cole, është i pari në listën e transferimeve të Real Madridit për sezonin e ardhshëm, në kohën kur Los Blancos janë duke planifikuar forcimin e krahut të majtë të mbrojtjes.Pas anglezit Cole, në listën e Realit vijnë, Patrice Evra i Manchester United, Aleksandar Kolarov i Lazios, Gael Clichy i Arsenalit, Andre Santos i Fenerbahces, Filipe Luis i Deportivo La Corunas dhe David Luiz i Benficas.
Mbretërit dëshirojnë që të sigurojnë mbrojtës që kanë edhe aftësi sulmuese, ndërkohë që emrat që u përmendën i kanë ato kualitete.
Mario Balotelli nuk është ftuar për ndeshjen vendimtare të Interit ndaj Chelseat që zhvillohet të martën mbrëma, dhe e gjithë kjo rrjedh për shkaqe disiplinore pas acarimeve të fundit mes sulmuesit dhe trajnerit Jose Mourinho.Siç mëson Goal.com, Balotelli nuk ishte ftuar në skuadër për të udhëtuar në Londër pas një fjalosjeje me Mourinhon. Ky i fundit mori vendimin më të rëndë për shkak se nuk dëshiron që skuadra të shpërqendrohet para takimit kundër Chelseat.
Të hënën, në konferencën për shtyp, Mourinho u tregua i ashpër në pyetjen se pse nuk e ka ftuar Balotellin duke thënë: “Balotelli? Unë do të flas vetëm për ata që janë këtu”.
Natyrisht, grindjet e fundit mes trajnerit zikaltër dhe sulmuesit të ri, mund të ndezin spekulime për largimin e 19- vjeçarit në drejtim të Milanit.
Mauro Zarate premton se ai do ta shpëtojë Lazion nga rënia në Serie B, pasi është afër zonës së rrezikut.Lazio është duke kaluar një sezon katastrofik dhe për momentin është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut dhe ka një orar të vështirë të ndeshjeve deri në fund të sezonit.
Argjentinasi po ashtu nuk është në formën më të mirë këtë sezon dhe ka shënuar vetëm tre gola në Serie A, por edhe më tej është favorit i fansave të klubit romak.
23-vjeçari është duke vuajtur suspendimin dhe nuk ishte pjesë e humbjes së Lazios në Olimpico nga Bari, por ai premton se do të rikthehet dhe ta shpëtojë klubin nga rënia në Serie B.
“Do ta shpëtoj Lazion. Ua kam borxh këtë fansave fantastik të këtij klubi”, ka thënë argjentinasi për Corriere dello Sport.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto'o është i bindur se ai do të tregojë lojën e tij të vërtetë në ndeshjen e sotme përballë Chelseat.Eto’o thotë se ai është lojtar i ndeshjeve të mëdha dhe shpreson se do të shijojë atmosferën dhe fitoren në Stamford Bridge.
“Gjithmonë e kam ngritur nivelin e lojës kur kam luajtur ndeshje të këtij niveli dhe tashmë kam shijuar ëndrrën të shënoj gol të fitores në Stamford Bridge. Chelsea është favorit dhe presioni është mbi ta”.
“Çdo minutë që kalon pa gol gjatë ndeshjes do të jetë presion shtesë. Ata do ta ndjejnë atë. Kjo nuk do të thotë se ne do të jemi të fokusuar në mbrojtje. Kjo do të ishte një gabim i rëndë. Ne do të sulmojmë nga fillimi dhe nëse e fitojmë këtë ndeshje atëherë besoj se do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Eto’o.
Sulmuesi i Valencias, David Villa, nuk ka dyshime se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është më i miri në botë.Messi la nën hije David Villan në derbin e të dielës, duke shënuar hat-trick në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Valencias.
“Kur lojtari më i mirë në botë është në ditën e tij më të mirë, është vështirë ta ndalosh atë”, ka thënë Villa për sportiven spanjolle Sport.
Ylli i Chelseat, Didier Drogba, është i ngazëllyer që është emëruar Futbollisti Afrikan i Vitit dhe që do të ketë mundësi të përballet me rivalin e tij Samuel Eto’o.Ndeshja e sotme në mes të Chelseat dhe Interit do t’i shohë dy futbollistët më të mirë afrikan, të zbuluar javën e kaluar, Drogba dhe Eto’o, duke u përballur me njëri tjetrit.
“Jam shumë i lumtur. Ishte një dhuratë jo e pritur”, ka thënë Drogba për Chelseafc.com. “Eto’o është një lojtar fantastik dhe e di se ai do të vijë këtu dhe do të japë më të mirën nga vetja. Ai ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm (me Barcelonën), por ata ma dhanë çmimin mua dhe unë jam i lumtur”.
“Unë isha lojtari i parë nga Bregu i Fildishtë që e fitova këtë çmim dhe e kam bërë këtë dy herë dhe është mrekulli pasi e di se çfarë do të thotë kjo për vendim tim. Shpresoj se do të ketë edhe në të ardhmen”, ka thënë Drogba.
Boston Celtics kanë shënuar fitore të thellë prej 119-93 ndaj Detroit Pistons, duke u rikthyer shpejt në formë pas humbjes së një dite më parë nga Cleveland Cavaliers.Celtics filluan takimin e mbrëmshëm pas tre humbjeve në katër ndeshje, por shpërthyen që në pjesë të parë duke krijuar avantazh 64-35. Kevin Garnett ndihmoi me 14 pikë dhe tetë kërcime, derisa Paul Pierce dhe Ray Allen të dy shënuan nga 15 pikë, për t’i dhënë fitoren e 42-të të sezonit Bostonit (24 humbje).
Will Bynum shënoi 16 pikë për Pistons, të cilët u mposhtën për të nëntën herë në 11 ndeshjen e fundit dhe e humbën Tayshaun Prince në çerekun e parë për shkak të lëndimit në shpinë. Humbja ishte 44-ta e sezonit për Pistons, që kanë vetëm 23 fitore.
Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, raportohet se synon ta marrë mesfushorin David Beckham në Afrikën e Jugut, edhe pse ai nuk do të jetë plotësisht i rikuperuar nga operimi i tetivës.Daily Mail shkruan se rëndësia e Beckham për kombëtaren është aq e madhe sa menaxheri Capello e ka ftuar ish-kapitenin e lënduar t’i bashkohet ekipit prej 23 lojtarësh për Afrikën e Jugut.
Frika se Beckham me këtë lëndim i ka dhënë fund lojës kualitative është mohuar nga stafi i Anglisë dhe nga miqtë e afërt të lojtarit. Capello dje ka thënë se ai pret që mesfushori të luajë gjatë kualifikimeve për Euro 2012 në muajin shtator.
Por, italiani thuhet se ka kërkuar nga mesfushori të jetë pjesë e ekipit në Botëror edhe pse nuk do ta angazhojë atë në fushë. Prania e Beckham do të ishte me ndikim pozitiv dhe ai do të sjellje në ekip përvojën e tre turneve të kaluar botëror.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai duhet të kishte dhënë dorëheqje nga Chelsea në fund të sezonit 2006/07.Mourinho thotë se ai është penduar pasi nuk është larguar në kohën e duhur nga Chelsea, dhe se është dashur të qëndrojë për disa muaj larg lojës të cilën e dëshiron.
“Të ndryshoj një gjë? Do të ishte... Do të isha larguar ditën pasi fituam Kupën FA pas sezonit tim të tretë. Koha ishte e gabuar. Prita edhe tre ose katër muaj më shumë dhe, pas kësaj, u largova në shtator dhe nuk u kënaqa gjatë kohës derisa erdha në Inter”.
“Për mua, të jem jashtë futbollit është shumë e dhimbshme. Nëse do të isha larguar nga Chelsea në maj, do ta kisha filluar sezonin e ri në një klub të ri dhe nuk do të isha pa futboll për gjashtë ose shtatë muaj”, ka thënë Mourinho.
Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, është i ngazëllyer me golin e tij të shënuar në fitoren 4-1 ndaj Portsmouth.Italiani për herë të parë u angazhua gjatë një takimi të plotë në Ligën Premier dhe thotë goli i tij është i veçantë.
“Vërtet ndjehem mirë pasi kam shënuar golin tim të parë pas shumë kohësh. Jam vërtet i lumtur pasi edhe rezultati ishte ai për të cilin kishim nevojë”.
“Goli është edhe më i veçantë pasi e shënova para fansave tanë. Thash kur erdha në Liverpool se dua të shënoj para fansave dhe ky moment erdhi. Sot ishte një ditë e mirë dhe tash mendoj për ndeshjen tjetër”, ka thënë Aquilani.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është i bindur se Peter Crouch duhet të shkojë në Kupën Botërore.Redknapp e mbajti shtatlartin në stol në fitoren e fundit kundër Blackburn Rovers, por thotë se ai është i nevojshëm në momente të caktuara.
“Crouch duhet të shkojë në Kupën Botërore. Ai duket se shënon secilën herë që luan për Anglinë, ai e udhëheq formacionin mirë, e mban topin lartë dhe fiton çdo top me kokë”.
“Ai ju jep diçka krejtësisht të veçantë kur ndeshjet janë të vështira. Mund të luani me topa të gjatë me të, ai i fiton topat me kokë dhe ndihmon të tjerët rreth të fitojnë pasimin e dytë dhe hap mbrojtjen e paketuar. Mendoj se të dy, ai dhe Jermaine Defoe do të shkojnë në Kupën Botërore”, ka thënë Redknapp.
Atletico Madridi ka siguruar tre pikë të rëndësishme në shtëpi kundër Osasunas, për t’u shmangur nga zona e rrezikshme e tabelës së Kampionatit spanjoll.Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Vicente Calderon, përfundoi me fitoren minimale të kryeqytetasve prej 1-0.
Heroi i ndeshjes ishte Jurado, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje nga një distancë prej 20 metrash (79’).
Duhet përmendur që nga minuta e 57-të, vendasit luajtën me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Sabrosa Simaso me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ata menaxhuan të shënonin dhe ta fitonin ndeshjen.
















