Barcelona ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Stuttgartin me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Mercedes-Benz Arena përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa ndeshja kthyese e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Camp Nou i takoi skuadrës vendase e cila fitoi me rezultat 4-0.Pjesa e parë u takoi kryesisht Blaugranëve, të cilët menaxhuan lojën, patën rastet dhe realizuan dy gola.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 13-të, kur lojtari më i mirë në botë Lionel Messi shënoi një eurogol për rezultatin 1-0.
SuperMessi ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë duke bërë një superpasim në drejtim të Yaya Toure, i cili pasoi te Pedro Rodriguez, ndërsa ky i fundit nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (22’).Ashtu si në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë katalunasit ishin skuadër më e mirë në fushë duke dominuar ndeshjen dhe duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Një aksion të bukur të Pedros dhe Alvesit, e konkretizoi me gol lojtari i ndeshjes Leo Messi (60’), i cili realizoi golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për vendasit.
Ndërkohë, porsa hyri në lojë, Bojan Krkic vendosi rezultatin përfundimtar prej 4-0, pas një pasimi të Zlatan Ibrahimovic (89’).
Skuadra franceze Bordeaux ka arritur të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti skuadrën greke Olympiakos me rezultat 2-1, për ta përmbyllur fazën me rezultat të përgjithshëm 3-1.Olympiakos kishte dominimin por rastet ishin në anën e vendasve. Bordeaux startoi fuqishëm duke shënuar me anë të Yoan Gourcuff për epërsinë 1-0 (5’).
Në fraksionin e dytë, Olympiacos bëri përpjekje për të zvogëluar paksa epërsinë. Mitroglou dy minuta pasi u inkuadrua në lojë shënoi një gol fantastik (65’) për rezultatin 1-1.
Goditjen përfundimtare grekëve ua dha Marouane Chamakh me një gol me kokë, për rezultatin përfundimtar prej 2-1 (88’), duke shuar shpresat e grekëve për ndonjë ndryshim eventual në favor të tyre.
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve tërhiqet të premten me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, dëshiron që ta shohë klubin e tij më të drejtpërdrejtë në tregun e transferimeve, dhe kokë më kokë me rivalët tjerë, Manchester United dhe Chelsea.Spanjolli është pranë rinovimit në Anfiled, por shpreh dëshirën për më shumë transferime, ashtu siç kanë bërë United dhe Chelsea viteve të kaluara.
“Nuk është pyetje që mund ti përgjigjem. Unë mund të flas për lojtarët por jo për investimet, kjo nuk është në duart tona. Por shpresoj se ne do të mund t’i konkurrojmë Unitedit dhe Chelseat për të shpenzuar më shumë dhe për të qenë kokë më kokë me ta”.
“Ajo që dua unë është që ekipi të jetë kompetitiv ashtu si të tjerët. Asgjë nuk dua më shumë se të fitoj Ligën Premier. Kjo është një ëndërr që shpresojmë se do realizohet për një kohë të shkurtër”, ka thënë Reina për The Independent.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se po mbështet skuadrat italiane që janë ende në garë në Evropë, Interin në Ligën e Kampionëve, dhe Juventusin në Europa League.Galliani është duke mbështetur dy rivalët e përbetuar për shkak të koeficientit mes Italisë dhe Gjermanisë në UEFA. Në rast se Interi do të eliminohej nga Chelsea, atëherë Gjermania do të fitonte vendin e katërt për në Ligën e Kampionëve, kurse Italia do të kishte vetëm tre skuadra që do të garonin në sezonin e ardhshëm.
“Jam i lumtur për Interin. Tani do ta mbështes Juventusin që të kualifikohet dhe ta mbajë koeficientin më të mirë se Gjermania”, ka thënë Galliani për Sky Sports Italia.
Milani u turpërua në Ligën e Kampionëve javë më parë nga Manchester United në Old Trafford, me ç’rast rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 7-2 në favor të kampionit të Anglisë.
Mesfushori kreativ i Real Madridit, Kaka, ka zbuluar gjëra të pathëna më parë, si kundërpërgjigje për kritikat ndaj tij.Kaka është kritikuar shumë për formën e tij këtë sezon, por është mesfushori brazilian ai që tregon në një intervistë të raportuar nga AS, shkaqet e dështimit të tij këtë sezon.
“Erdha nga Milani i lënduar dhe kjo zgjati adaptimin tim. Kishte dhe faktorë të tjerë, siç është qyteti i ri, klubi i ri, dhe shumë gjëra tjera, por më kryesorja ishte lëndimi”.
“Për më shumë, një lëndim bën që një lojtar të humbasë besimin. Kjo ishte e vështirë, por tani jam rikuperuar dhe jam në rrugë të mirë”, është shprehur Kaka.
Mesfushori i Chelseat, Florent Malouda, i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të mos zhgënjehen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi që Blutë kanë mundësi të fitojnë dy tituj të tjerë.“Mendoj se të gjithë jemi të zhgënjyer pasi që ishte natë e vështirë për ne. Tani ka përfunduar gjithçka dhe duhet të mendojmë për ligën. Ne është dashur të jemi më të fortë se që ishim për tu kualifikuar. Mendoj se dështuam ndaj Interit, duhet të analizojmë atë takim dhe të mendojmë për të ardhmen”.
“Mënyra e vetme për t’u rikthyer është ta fitojmë Ligën Premier. Ne kemi cilësinë dhe mund ta tregojmë atë. Do të jetë vështirë, por ne jemi me fat sepse ne jemi në pozitë të mirë si në Premier Ligë ashtu dhe në FA Cup”.
“Ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe ne jemi të gjithë prapa menaxherit. Ne nuk e shfrytëzuam potencialin e kësaj skuadre, por kjo është jeta”, ka thënë francezi.
E pabesueshme por e vërtetë ! Ndodh shpesh që klubet e mëdha të mos pranojnë në skuadrat e tyre lojtarë të ndryshëm, por rasti i mëposhtëm është i rrallë.Në një raport të publikuar nga Marca, është zbuluar se në vitin 1996, kur legjenda franceze Zinedine Zidane dëshironte të largohej nga Bordeaux, Newcastle United (klub që atëkohë luftonte për titullin e Ligës Premier) refuzoi francezin për arsye se ai “nuk ishte i mire sa duhet”.
Barry Silkman, atëkohë njëri prej drejtuesve të Newcastle, tha se klubi anglez ofroi 1.2 milion funte për Zizu, kurse muaj më vonë, Juventusi e bleu atë për 3.2 milion funte.
“Pse është dashur ta blejmë Zidanen kur e kemi një Tim Sherwood?”, ripërsërit fjalët e tij Silkman.
Zidane do të bëhej futbollisti më i mirë në botë, që do të linte shenja në historinë e futbollit, duke e lënë Newcastlen që të vuajë për rastin e humbur, për të ndryshuar historinë e klubit.
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, është njëra nga shënjestrat e Real Madridit për afatin kalimtar veror, dhe në kampin e Los Blancos ekziston besim i madh se anglezi dëshiron largimin nga Stamford Bridge.Merengezët besojnë se Cole do të zgjidhë problemet në krahun e majtë të mbrojtjes së tyre. Transferimi i Cole në Bernabeu mund të ndihmohet nga depresioni i tij pas ndarjes nga gruaja, Cheryl Cole.
“Anglezi është njeriu i duhur për këtë punë. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai dëshiron të vijë në Spanjë”, citohet të ketë thënë një burim i Real Madridit.
Cole aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë i marrë ndaj Evertonit, e që do ta mbajë atë jashtë aksionit deri në fund të sezonit.
Ish- menaxheri i Chelseat, Ruud Gullit, beson se ish- klubi i tij duhet të përforcojë skuadrën gjatë verës nëse dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve.Legjenda holandeze ishte në stolin e Bluve nga viti 1996 deri 1998, ndërsa menjëherë pas eliminimit të Chelseat nga Liga e Kampionëve, ai ka thënë se Roman Abramovich duhet të ‘injektojë’ skuadrën me lojtarë të rinj nëse dëshiron të shohë më shumë trofe në vitrinat e klubit.
I pyetur se a do të mund ta fitojë Chelsea Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Gullit tha: “Jo më kurrë. Ky ishte rasti i tyre i fundit. Ata duhet të transferojnë lojtarë të rinj”.
“Ndaj Interit ishte ndeshje e vështirë për ta, pasi që ata nuk kanë mundur të luajnë lojën e tyre dhe janë dukur të pafuqishëm. Gjëja më e keqe ishte se nuk kishte kreativitet, as ide, askush nuk bëri diçka për të ndryshuar takimin”, deklaroi Gullit për Sky Sports.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, nuk e paramendon Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve, e aq më pak që Blaugranët ta fitojnë titullin e më të mirit të Evropës midis Bernabeut.“Nëse do të kishim qenë në finale, do të preferoja që Barcelona të jetë në finale. Është vështirë pasi që ne nuk jemi në këtë garë. Por shpresoj që Barcelona të mos jetë në finale”.
“Është vërtetë vështirë të jesh i eliminuar nga Liga e Kampionëve. Nuk ishte faktori fizik ai që çoi në eliminim. Ne tentuam por nuk kemi mundur ta bëjmë. Ne duhet të ngremë kokën lartë dhe të vazhdojmë të punojmë”.
“Tani jemi më të qetë dhe synimi ynë është La Liga. Ne do të vdesim nëse ka nevojë, për ta fituar titullin”, ka thënë braziliani.
Sulmuesi malazez i Fiorentinas, Stevan Jovetic, ia ka bërë të qartë Real Madridit se ai nuk dëshiron të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit.Paraqitjet fantastike të Jovetic në Serie A dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që të shtohet gradualisht interesimi i Mbretërve për shërbimet e tij.
“A po mendoj për të ndërruar ekip? Jo. Po luaj mirë te Fiorentina. Për çdo rast, unë kam kontratë deri në vitin 2013. Tani duhet të fokusohemi në Serie A dhe Coppa Italia”.
“ Unë mendoj se është herët për tu larguar nga Firence, qytet të cilin e dua”, përfundoi Jovetic.
Presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është duke e ruajtur me nostalgji besimin për trajnerin Alberto Zaccheroni, por thotë se ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen.“Unë kam besim te Zaccheroni. Ai po bën punë të mirë, por ne do të flasim në fund të sezonit”, ka thënë Blanc.
Synimi i Zaccheronit është pozita e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, por Blanc nuk preferon të bëjë presion në kohën kur ekipi fokusohet në ndeshjen kthyese në kuadër të Europa League kundër Fulhamit.
“Le të mbajmë këmbët në tokë dhe le ti marrim gjërat një nga një”, ka shtuar Blanc.
Problemet për John Terryn nuk kanë të ndalur. Mbrojtësi i Chelseat ka goditur një anëtar të sigurimit të Chelseat me automjetin e tij, duke ia thyer këmbën.Pas aksidentit të ndodhur jashtë ambienteve të Stamford Bridge, Terry është marrë në pyetje nga policia në orët e hershme të mëngjesit, në natën kur Chelsea u eliminua nga Interi në Ligën e Kampionëve.
Zëdhënësi i Terryt tha se mbrojtësi i Chelseat nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur derisa nuk e kishte pranuar telefonatën nga stafi i Stamford Bridge. Ai më pas u mor në pyetje për këtë çështje.
Terry shpejtë i kërkoi falje anëtarit të lënduar të sigurimit nëpërmjet një telefonate.
Andy Murray është kualifikuar në raundin e katërt të turneut BNP Paribas Open, kurse tenisti numër një në botë, Roger Federer, u turpërua pasi që u mposht nga Marcos Baghdatis.Murray i është nënshtruar testit të vështirë të amerikanit Michael Russell, por dy ‘break pointa’ të hershëm në të dyja setet bënë që britaniku të fitojë takimin me rezultat 2-0 në sete (6-3 dhe 7-5).
Murray në rrethin tjetër do të ketë të bëjë me spanjollin Nicolas Almagro, i 40-ti në listën ATP, që mposhti amerikanin James Blake me rezultat 2-1 në sete (6-4, 3-6 dhe 6-3).
Federer nga ana tjetër lëshoi nga dora një fitore të pastër, kur humbi tre ‘match pointa’, për të humbur sfidën me rezultat 2-1 në sete (5-7, 7-5 dhe 7-6).
Superylli i Atletico Madridit, Sergio ‘Kun’ Aguero, është shenduar në njërin nga top-prioritet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.Sulmuesi argjentinas ka në kontratën e tij një klauzolë prej 60 milionë eurosh, dhe siç raporton Marca, Real Madridi do të ishte i gatshëm të paguante çdo cent, për të transferuar një sulmues që pretendon të jetë më i miri në botë.
Ky sezon nuk ishte njëri prej më të mirëve për Atletico Madridin, pasi që Los Colchoneros gjenden në pozitën e dhjetë në La Liga.
Gjasat që Atletico vitin tjetër të luaj në Ligën e Kampionëve janë minimale dhe ky faktor mund ta bindë Agueron për të kaluar te rivalët e kryeqytetit.
Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, ka lavdëruar kapitenin Steven Gerrard dhe sulmuesin Fernando Torres, në kohën kur Të Kuqtë synojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.“Është kënaqësi të luash me Torresin. Gjithçka bëhet më e lehtë me të. Dhe me Gerrard gjithashtu, ata janë dy kampionë të veçantë”.
“Unë kam pritur shumë, por jam i lumtur për fitoren që e ka çuar Liverpoolin në pozitën e pestë. Ne shpresojmë që në fund të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Aquilani.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, nuk ishte aspak i impresionuar nga Interi, pasi që sipas Lippit, nuk ka shumë gjëra që e lidhin Italinë me atë ekip.Njëmbëdhjetëshi startues i Jose Mourinhos ndaj Chelseat nuk kishte asnjë lojtar italian, ndërsa Marco Materazzi, që erdhi pas 92 minutave, morri pjesë sa për prestigj.
“Futbolli italian në krizë? Ju mendoni këtë kur shikoni Ligën e Kampionëve, por nuk është kështu. Çfarë lidhje ka Italia me Interin për shembull? Ata të gjithë janë të huaj, duke përfshirë dhe trajnerin”.
“Futbolli italian shfaqet, përpos nga kombëtarja, te Palermo, Genoa dhe Chievo. Ata të gjithë luajnë mirë, dhe kanë trajnerë të shkëlqyer”, është shprehur Lippi.
Bayern Munich ka pohuar se kapiteni i klubit gjerman Mark van Bommel ka nënshkruar marrëveshje të re njëvjeçare.Marrëveshja e mëhershme e holandezit skadonte në fund të këtij sezoni, por Van Bommel vendosi ta vazhdojë besimin me bavarezët.
“Ekipi i Bayern Munichut dhe kapiteni Mark van Bommel janë pajtuar për të vazhduar edhe një vit marrëveshjen, sipas të cilës lojtari do të qëndrojë në Allianz Arena deri në 30 qershor 2011”, thuhet në deklaratën e klubit gjerman.
Xavi Hernandez do të mungojë në ndeshjen kundër Stuttgartit për shkak të një lëndimi.El Mundo Deportivo shkruan se Xavi ka lënduar muskulin e kofshës gjatë stërvitjeve të djeshme dhe nuk do të luajë në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve.
Lëndimi ende nuk është zyrtarisht i pohuar, por llogaritet se mesfushori spanjoll do të qëndrojë jashtë fushe për rreth dy javë.
Ndeshja e parë në mes të Stuttgart dhe Barcelona përfundoi me barazim 1-1, dhe blaugranët janë favorit për ndeshjen e sotme në Camp Nou.
Ish-sulmuesi i Interit, braziliani Adriano, thotë se ai nuk është një person i varur nga alkooli.Ylli i Flamengos thotë se ai ka pasur probleme në Itali, por tash e ka pijen nën kontroll.
“Nuk jam alkoolist. Është e vërtet se pi, por vetëm dy ose tre herë në javë. Në Itali kam pasur probleme serioze, atje pija gjithë kohën. Në atë kohë pesha ime ishte jashtë kontrolli. Ishte një moment kur gjithçka më erdhi përnjëherë pas vdekjes së babait tim dhe kalova në një depresion të thellë”, ka thënë Adriano.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka porositur rivalin e tij Carlo Ancelotti të vazhdojë dhe të fitojë titullin e Ligës Premier me Chelsean këtë sezon.Mourinhos mbrëmë mposhti ish-klubin e tij, Chelsea, me rezultat minimal 1-0 në Stamford Bridge, duke e eliminuar edhe nga gara e mëtejme e Ligës së Kampionëve.
“Nuk kam problem me Carlo. Nëse ne kemi shkëmbyer disa fjalë aty këtu, kjo nuk ka pasur efekt në respektin që kemi për njëri-tjetrin”.
“Në Angli, si traditë, i solla atij një shishe me verë nga vendi im dhe ai më dha një italiane. Ai më ftoi në zyrën e tij për pije më pas. Do të urreja të jem menaxheri i vetëm që e kam fituar Ligën Premier me Chelsean, kam shumë miq këtu dhe shpresoj Ancelotti ta fitojë këtë trofe”, ka thënë Mourinho.
Njeriu vendimtar në fitoren e madhe të Interit ndaj Chelseat, Samuel Eto’o, ka deklaruar pas ndeshjes se ai shënoi falë asistimit të Sneijder, të cilin e quan gjeni.“Tani besoj se pse nuk mund të vendos një njeri një ndeshje. Natyrisht, individët mund të jenë vendimtar, por Interi tregoi se është ekip i madh”.
“Sot kemi treguar se duke punuar së bashku mund të arrijmë rezultate të mira. I falënderohem Sneijderit për dy asistimet, njërin e humba, tjetrin e realizova. Ai është gjeni”, deklaroi i kënaqur pas ndeshjes Samuel Eto’o.
Denver Nuggets ka mirëpritur rikthimin e trajnerit George Karl pas mjekimit nga kanceri duke shënuar fitore 97-87 ndaj Washington Wizards.Me Karl që u kthye në detyrë pas katër ndeshjeve mungesë për shkak të kancerit në qafë dhe fyt, Carmelo Anthony shënoi 29 pikë dhe bëri 12 kërcime derisa Nuggets (46 fitore, 22 humbje) shënuan fitoren e shtatë në tetë ndeshje.
J.R. Smith shënoi 17 pikë për Denver, derisa Andray Blatche ishte më i saktë te Washington me 23 pikë dhe tetë kërcime. Për Wizards kjo ishte humbja e 45-të se sezonit (21 fitore).
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka kërkuar përqendrim të plotë nga bashkëlojtarët e tij në prag të ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve përballë Stuttgart.Barcelona do të jetë nikoqir i ekipit gjerman në ndeshjen e kthimit, pasi në ndeshjen e parë nxori barazim 1-1.
“Nëse nuk jeni 200% të përqendruar, nuk jeni për këtë ndeshje. Ne duhet t’i mbushim bateritë dhe të jemi të përgatitur. Dua të kaloj në rundin e ardhshëm”.
“Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme para fansave tonë dhe në stadiumin tonë. Nuk duhet ta keqpërdorim këtë. E dimë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është kjo garë. Një rrëshqitje e lehtë dhe ata ju dërgojnë në shtëpi. Vërtet është një ndeshje e vështirë dhe duet të dalim të përgatitur”, ka thënë Alves.
Sevilla ishte favorit në takimin e mbrëmshëm pas rezultatit 1-1 në ndeshjen e parë në Moskë, por spanjollët nuk mundën të nxjerrin rezultat pozitiv, duke u mposhtur 2-1 nga rusët para tifozëve të vet dhe duke u eliminuar kështu nga gara evropiane.
“Rezultati ka qenë tmerr dhe ne mundemi vetëm t’u kërkojmë falje fansave. Ne kishim shumë shpresa. Përgjegjësia më e madhe dhe e vetme është e imja dhe unë do ta përsëris këtë aq shpesh sa të jetë e nevojshme në këtë konferencë shtypi”, ka thënë Jimenez.
“Kam jetuar me kritikat tuaja (të mediave) dhe të tjerëve gjatë kohës dhe kam qenë i respektueshëm. Do të vazhdoj të punoj për kritikat dhe për jo-kritikët. Manolo Jimenez ka marrë shumë goditje në shpinë, por do t’i duroj të gjitha”, ka shtuar më tej trajneri i Sevillas.
Carlo Ancelotti ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer pas eliminimit të Chelseat nga Liga e Kampionëve, duke pohuar superioritetin e Murinhos dhe ekipit të tij Inter.“Nuk jam befasuar nga loja e Interit. Ishte fundamentale sepse ata punuan në mesfushë dhe bënë presion në mbrojtësit tanë. Kurrë nuk na është lejuar ta kontrollojmë lojën, dhe për këtë shkak nuk ishim të rrezikshëm”.
“Interi nuk ka fituar për shkak të cilësisë, por për shkak të sakrificës. Më duhet t’i komplimentoj ata për shpirtin sakrifikues të treguar” .
“Ekipi i Mourinhos do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Natyrisht, sot (e martë) kanë luajtur më mirë se në ndeshjen e parë. Është zhgënjim i madh për ne, e përsëris, Interi nuk na la ta luajmë lojën tonë, dhe duhet të përqendrohemi në Ligën Premier”.
“Serie A? Shpresoj se do ta fitojë Milani”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.
Jose Mourinho është shprehur tejet i kënaqur pas takimit të fituar përballë Chelseat në Stamfrod Bridge me rezultat 1-0, për të siguruar dhe kualifikimin e Interit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas pesë vitesh.“Është moment i mrekullueshëm për ekipin dhe për lojtarët të cilët vuajtën viteve të fundit për të kaluar këtë fazë. Paraqitja ishte e mirë, nuk ishte fati në pyetje”.
“Ishte ndeshje e përkryer nga të gjithë, secili lojtar kreu detyrën e tij. Ne kemi mposhtur Chelsean dy herë, dhe ne e kemi merituar kualifikimin. Unë e kam ditur se do të kualifikoheshim, pasi që e njoh Chelsean, e njoh ambientin, ekipin, dhe gjithçka tjetër”.
“E kam ditur se me një rezultat 0-0 nuk kemi mundur të kualifikoheshim. Chelsea ka lojë të paparashikueshme. E kam lënë një ekip në fushë, për t’i sulmuar. Unë e kam ditur se do të fitoj, sepse Stamfrod Bridge është shtëpia ime, unë kurrë nuk humbas këtu. Ancelotti kurrë nuk ka qenë problem për mua”.
“Kam festuar si kurrë më parë, sepse ekipi im është Inter, dhe e dua këtë klub, Chelsea është e kaluara ime”, deklaroi i ngazëllyer pas ndeshjes Mourinho.
Ylli i Milanit dhe i Anglisë, David Beckham, ka konfirmuar se operimi të cilit iu nënshtrua në tetivën e Akilit ka përfunduar me sukses, ndërsa njëherit ka falënderuar tifozët për mbështetjen.“Dua të shfrytëzoj rastin dhe t’i falënderoj të gjithë tifozët, anembanë botës që më mbështetën, për mua ata do të thonë shumë”.
“Operimi ishte i suksesshëm dhe do të doja të falënderoj doktor Oravën dhe gjithë stafin mjekësor gjatë qëndrimit tim në Finlandë. Po ndjehem mirë, dhe jam duke u koncentruar për tu rikthyer në mënyrë sa më të fuqishme”, tha i ngazëllyer Beckham.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka deklaruar se kualifikimi për Ligën e Kampionëve do të jetë i vështirë, pasi që vendi i katërt është shumë larg kryeqytetasve.Pas fitores ndaj Osasunës, Atletico gjendet në pozitën e 10-të në tabelën e La Ligës, dhe gjasat për të siguruar vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve janë minimale.
“Ne nuk do të mashtrojmë askënd. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë i vështirë, dhe ekipet para nesh do të duhet të dështojnë. Është shumë vështirë, por kurrë nuk i dihet”.
“ Nëse jo, atëherë do të tentojmë të sigurojmë një vend për Europa League”, ka thënë Kun Aguero.
Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka deklaruar se përkundër mospërfshirjes në skuadrën e Interit për takimin kundër Chelseat, sulmuesi italian duhet të punojë për të rikthyer vendin në formacionin e Interit.“Mario duhet të rikthehet dhe të punojë për të rifituar vendin në ekip. Ai gjithnjë duhet të sillet si profesionist. Ai gjithnjë duhet të jetë i hapur ndaj kritikave për tu përmirësuar”.
“Ai ka kontratë trevjeçare dhe klubi do të vendosë për të ardhmen. Ata e kanë në dorë një talent të rrallë dhe do të dinë se si ta shfrytëzojnë. Nga ana jonë ne do të bashkëpunojmë në mënyrë të plotë”, ka thënë agjenti.
Real Madridi duket se nuk dëshiron transferimin e strategut më kontrovers në botë Jose Mourinhos, pasi që spekulohet se presidenti i Realit, Florentino Perez, iu ka thënë miqve të tij se nuk e dëshiron portugezin në Bernabeu.Burime të afërta me Perezin thonë se ai dëshiron me çdo kusht largimin e Pellegrinit, por jo për ta zëvendësuar atë me Jose Mourinhon.
Një burim pranë Realit citon Perezin t’i ketë thënë se Mbretërit nuk janë të interesuar për Mourinhon.
Favoritët për të okupuar stolin e Los Merenges janë, Arsene Wenger i Arsenalit, dhe Rafa Benitez i Liverpoolit.
Juventusi është duke konsideruar një ofertë të befasishme për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, gjithnjë sipas mediumeve italiane.Sipas Tuttosport, Klubi nga Torino beson se spanjolli mund të shtojë kreativitetin në mesfushë.
Braziliani Diego pas transferimit nga Werder Bremen konsiderohet dështim për shkak të paraqitjeve të dobëta. Sidoqoftë është pak e besueshme se Fabregas do të dëshironte një kalim te Juventusi.
22- vjeçari ishte subjekt i spekulimeve për një rikthim te Barcelona, por në disa deklarata, Fabregas e ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë në Emirates.
Trajneri i Stuttgartit, Christian Gross, ka shfaqur moral para takimit kundër Barcelonës që zhvillohet të mërkurën mbrëma, duke thënë se eliminimi i Barcelonës, do të ishte arritja më e madhe në karrierën e tij.Stuttgarti udhëton në Camp Nou me një barazim 1-1 nga ndeshja e parë në Mercedes Benz Arena, dhe gjasat për kualifikim janë minimale. Sidoqoftë, gjermanët janë plot motivacion para sfidës.
“Ne mezi e presim ndeshjen, pasi që jemi tejet të motivuar. Është absolutisht e mundshme që ne të luajmë 90 minuta në Camp Nou, si në 45 minutat e ndeshjes së parë”.
“Një fitore ndaj Barcelonës, do të ishte arritja më e madhe në karrierën time si trajner”, ka thënë Gross.
Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, është shprehur tejet ambicioz për të ardhmen, duke thënë se ka besim se do të bëhet një ditë sulmuesi më i mirë në botë.“Unë gjithnjë kam qenë i tillë, edhe jashtë fushës. Unë besoj në vetvete, aq sa kam mundësi. Unë jam ky që jam dhe i takon të tjerëve të vendosin, nëse iu pëlqej apo jo”.
“Është lehtë të flasësh, por dua të dëshmoj se do të bëhem një ditë sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Bendtner.
















