Atletico Madridi ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europa League, pasi barazoi 2-2 si mysafir i Sportingut të Lisbonës.Ndeshja e parë e zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi me barazim pa gola, dhe duke parë barazimin 2-2 në ndeshjen e dytë, për shkak të golave si mysafir, Atletico Madridi vazhdon garën në Europa League.
Sergio Aguero hapi serinë e golave me të filluar takimi për 0-1 (3’), ndërsa sulmuesi vendas Liedson barazoi rezultatin, për të kthyer në lojë portugezët e Sporting (19’).
Ishte përsëri Aguero që shënoi, kësaj radhe u përkujdes për golin e dytë në takim për spanjollët (33’).
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi Polga barazoi rezultatin (45’) për t’i dhënë shpresë tifozëve vendas për një kualifikim të mundshëm.
Sidoqoftë, Sportingu nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe si pasojë eliminohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube, Europa League. Atletico Madridi ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europa League, pasi barazoi 2-2 si mysafir i Sportingut të Lisbonës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi me barazim pa gola, dhe duke parë barazimin 2-2 në ndeshjen e dytë, për shkak të golave si mysafir, Atletico Madridi vazhdon garën në Europa League.
Sergio Aguero hapi serinë e golave me të filluar takimi për 0-1 (3’), ndërsa sulmuesi vendas Liedson barazoi rezultatin, për të kthyer në lojë portugezët e Sporting (19’).
Ishte përsëri Aguero që shënoi, kësaj radhe u përkujdes për golin e dytë në takim për spanjollët (33’).
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi Polga barazoi rezultatin (45’) për t’i dhënë shpresë tifozëve vendas për një kualifikim të mundshëm.
Sidoqoftë, Sportingu nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe si pasojë eliminohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube, Europa League. Atletico Madridi ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europa League, pasi barazoi 2-2 si mysafir i Sportingut të Lisbonës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi me barazim pa gola, dhe duke parë barazimin 2-2 në ndeshjen e dytë, për shkak të golave si mysafir, Atletico Madridi vazhdon garën në Europa League.
Sergio Aguero hapi serinë e golave me të filluar takimi për 0-1 (3’), ndërsa sulmuesi vendas Liedson barazoi rezultatin, për të kthyer në lojë portugezët e Sporting (19’).
Ishte përsëri Aguero që shënoi, kësaj radhe u përkujdes për golin e dytë në takim për spanjollët (33’).
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi Polga barazoi rezultatin (45’) për t’i dhënë shpresë tifozëve vendas për një kualifikim të mundshëm.
Sidoqoftë, Sportingu nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe si pasojë eliminohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube, Europa League. Atletico Madridi ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europa League, pasi barazoi 2-2 si mysafir i Sportingut të Lisbonës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi me barazim pa gola, dhe duke parë barazimin 2-2 në ndeshjen e dytë, për shkak të golave si mysafir, Atletico Madridi vazhdon garën në Europa League.
Sergio Aguero hapi serinë e golave me të filluar takimi për 0-1 (3’), ndërsa sulmuesi vendas Liedson barazoi rezultatin, për të kthyer në lojë portugezët e Sporting (19’).
Ishte përsëri Aguero që shënoi, kësaj radhe u përkujdes për golin e dytë në takim për spanjollët (33’).
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi Polga barazoi rezultatin (45’) për t’i dhënë shpresë tifozëve vendas për një kualifikim të mundshëm.
Sidoqoftë, Sportingu nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe si pasojë eliminohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube, Europa League.
Liverpooli ishte nikoqir i skuadrës franceze Lille për të zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Europa League, e cila përfundoi me rezultat 3-0 në favor të Të Kuqve.Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë i takoi ekipit Lille që fitoi 1-0, ndërsa pas ndeshjes së dytë, kualifikohet Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Kapiteni Steven Gerrard kaloi Redsat në epërsi nga pika e bardhë (9’), ndërsa Fernando Torres dyfishoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (49’).
Ishte sërish spanjolli Torres, lojtari që i shoi shpresat e mysafirëve për kualifikim eventual, pasi që në minutën e fundit të kohës së rregullt shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpoolin.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ndërmjet Anderlecht dhe Hamburg u shënuan shtatë gola, me ç’rast skuadra belge fitoi me rezultat 4-3. Mirëpo përkundër kësaj fitore, Anderlechti u eliminua, pasi që në ndeshjen e parë Hamburgu fitoi me rezultat 3-1, kështu që ekipi gjerman kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6-5.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka pranuar se ai po shpreson që klubi i tij të shmangë Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“Tani për tani, të gjithë rivalët janë të fortë por unë dua që ta shmangim Manchester Unitedin”.
“Sidoqoftë nuk frikësohem nëse përballemi me ekipe si Arsenali apo Manchester United. Francezët e Lyon gjithashtu janë tejet të rrezikshëm”, deklaroi Begiristain.
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve tërhiqet të premten, ndërsa rivalët janë të ndarë në dy vazo:
Vazo 1
Manchester United
Lyon
Arsenal
Bayern Munich
Vazo 2
Barcelona
Inter
CSKA Moska
Bordeaux
Rregullat:
1. Nuk është e lejuar që të tërhiqen dy ekipe nga i njëjti vend.
2. Ekipi në vazon e parë tërheq një ekip në vazon e dytë.
Sipas mediave italiane, menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka filluar bisedimet me Ricardo Kakan për mundësinë e transferimit të tij te Chelsea pas dështimit te Real Madridi.Trajneri i Bluve ka raporte të jashtëzakonshme me superyllin brazilian dhe është shumë e besueshme që në një të ardhme të afërt të përjetojmë njërin prej transferimeve më të jashtëzakonshëm.
Ancelotti dëshiron të përfitojë nga situata jo e mirë e Kaka në Bernabeu. Real Madridi këtë sezon nuk është kualifikuar në fazat finale të Ligës së Kampionëve, e për më tepër Kaka ka rënë nga forma që pas transferimit në kryeqytetin spanjoll, dhe ky faktor mund të ndikojë me ribashkimin e brazilianit me njeriun që e ngriti në piedestal.
Sipas raporteve nga Italia, Milani është në kërkim të mesfushorit kreativ të Wolfsburgut, Zvjezdan Misimovic, ndërkohë që Rossonerët shpresojnë që gjatë afatit kalimtar veror të rrëmbejnë edhe sulmuesin Edin Dzeko nga kampioni gjerman.Thuhet se Milani dëshiron të shpenzojë 14 milion euro për 27 vjeçarin Misimovic, derisa klubi italian nuk pajtohet të paguajë 40 milionë eurot e kërkuara nga Wolfsburgu për Dzekon.
Njoftohet se Galliani do të udhëtojë në Gjermani për të përfunduar një transferim të dyfishtë, në mënyrë që të rinohet skuadra e Rossonere e shkatërruar javë më parë në Old Trafford nga Manchester United.
Liverpooli ka suspenduar Albert Rieran për kritikat e ashpra ndaj menaxherit Rafa Benitez thënë për një radio spanjolle.Spanjolli nuk do ta marrë pagën e tij për dy javë rresht, dhe nuk ka të drejtë të paraqitet deri të hënën në qendrën stërvitore në Melwood. Kjo do të thotë se ai do të mungojë ndaj Manchester Unitedit në fundjavë. Pos kësaj e ardhmja e tij është e pasigurt.
Mësohet se Benitez është i hidhëruar nga kritikat e lojtarit të tij, ndërsa kundër kritikave ka reaguar edhe legjenda gjermane e Liverpoolit, Dietmmar Hamman, i cili ka thënë se “Riera është i frustruar sepse nuk ka luajtur që shtatë-tetë muaj”.
“Ai nuk e njeh Benitezin për ta kritikuar në atë mënyrë. Liverpooli është larg fundosjes, dhe kurrë nuk do të fundoset”, ka thënë Hamman.
Artikull që ndërlidhet me:
Skuadra gjermane, Werder Bremen, është eliminuar nga Europa League nga Valencia pas goleadës në Wesser Stadion, në takimin që përfundoi me rezultat 4-4.Ndeshja ishte fantastike, e baraspeshuar në posedim por me raste në anën e gjermanëve. Sidoqoftë më konkret ishte David Villa që shënoi het-trik.
Pas dy minutash lojë David Villa hap serinë e golave pas asistimit të David Silvas. Juan Manuel Mata e dyfishoi epërsinë (15’), ndërsa asistues ishte përsëri David Silva.
Epërsinë e zvogëloi Hugo Almeida pas shërbimit të David Pizarros (26’). David Silva kompletoi ‘het-trikun e asistimeve’ pasi që shërbeu David Villan për golin e tij të dytë në këtë takim për rezultatin 3-1 për mysafirët (45’).
Fraksioni i dytë ishte gjithashtu interesant. Thorsten Frings shënon nga penaltia për 3-2 (57’). Pesë minuta më vonë (62’) Marco Marin barazon rezultatin në 3-3 pas asistimit të Mesut Ozil.
David Villa kompletoi het-trikun në këtë sfidë për të siguruar kualifikimin e Valencias (65’).
Gjermanët tentuan të bëjnë diçka me golin e Pizarros (84’), por ishte e kotë pasi që me këtë rezultat 4-4, Valencia kualifikohet për shkak të golave si mysafir. Ndeshja e parë në Mestalla përfundoi me barazim 1-1, dhe rezultati i përgjithshëm është 5-5 pas dy ndeshjesh.
Në takimin tjetër Standard Liege ka siguruar kualifikimin në çerekfinale pasi mposhti Panathiankosin me rezultat 1-0 në shtëpi. Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjesh është në favor të belgëve 4-1.
Fulhami është kualifikuar në çerekfinale të Europa League pasi ka arritur ta eliminojë Juventusin me rezultat të përgjithshëm prej 5-4.Juventusi ishte mysafir i Fulhamit në Craven Cottage për të zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Europa League. Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino përfundoi me fitoren e bardhezinjve me rezultat 3-1, ndërsa takimi kthyes i zhvilluar në Londër i takoi skuadrës angleze, e cila fitoi me rezultat 4-1.
Italianët ishin të furishëm në fillimin e ndeshjes duke kaluar në epërsi me anë të David Trezeguet (2’), mirëpo pas shtatë minutash Bobby Zamora barazoi rezultatin.
Gjërat shkuan keq për Bianconerët kur Fabio Cannavaro u përjashtua me karton të kuq (27’).
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzuan vendasit të cilët realizuan golin e epërsisë me anë të Zoltan Gera (39’) dhe me rezultat 2-1 mbyllën pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë u akordua penallti në favor të Fulhamit, pas prekjes së topit me dorë nga Diego, ndërsa nga njëmbëdhjetëmetërshi i pagabueshëm ishte Zoltan Gera (49’) dhe tani rezultati i përgjithshëm ishte i barabartë, 4-4.
Në minutën e 82-të erdhi goli i katërt i skuadrës angleze, të cilin e realizoi Clint Dempsey dhjetë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Ky gol e kualifikon Fulhamin në çerekfinale të Europa League, ndërsa Juventusi përshëndetet edhe me trofeun e fundit të cilin mund ta fitonte këtë edicion.
Në takimin tjetër të kësaj gare, Benfica ka arritur të fitojë si mysafir i Marseille me rezultat 2-1, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Europa League me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Anglisë, italiani Fabio Capello, ka lëvduar punën e kilianit Manuel Pellegrini në postin e trajnerit të Real Madridit.“Pellegrini ka bërë punë të mirë. Ai ka fituar shumë pikë dhe aktualisht është para Barcelonës”.
“Tre lojtarët më të mirë në botë? Ronaldo, Messi dhe Rooney. Shumë afër janë Kun Aguero dhe Alexandre Pato”, është shprehur Capello.
Interi ka arritur të sigurojë të martën fitoren më të madhe të sezonit ndaj Chelseat, për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve, ndërsa presidenti Massimo Moratti ka tërhequr vërejtjen për të menduar për ndeshjen kundër Palermos.“Jam tejet i lumtur dhe i kënaqur me paraqitjen e ekipit tim ndaj Chelseat. Por tani duhet të mendojmë dhe të fokusohemi vetëm te (ndeshja kundër) Palermo”, citohet Moratti nga Goal.com Italia.
Interi ka vuajtur në Serie A kohëve të fundit pasi që ka shënuar vetëm një fitore në gjashtë sfidat e fundit, duke lejuar Milanin të afrohet vetëm në një pikë.
Palermo është në pozitën e katërt dhe po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se klubi gjerman nuk do ta shesë anësorin francez Franck Ribery, përkundër interesimit të skuadrave kryesore evropiane.“Qëllimi ynë i parë është të rinovojmë kontratën me të”.
“Dua të bëj të qartë – ata që mendojnë se ne do ta shesim Franck Riberyn në fund të sezonit nëse nuk ka rinovim janë duke gabuar”.
“Bayerni do të vendosë se ku do të luajë Ribery sezonin e ardhshëm”, ka thënë Rumennige.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa , thotë se gjasat e Mbretërve për ta fituar La Ligën janë të vogla në krahasim me Barcelonën.“Barcelona po luan jashtëzakonisht mirë. Ne po flasim për njërën prej ekipeve më të mira në histori. Ata po luajnë shumë mirë dhe ne duhet ta dimë këtë. Për ne, do të jetë vështirë të fitojmë La Ligën ndaj këtij ekipi, por kjo na motivon më shumë”.
“Do të më shkaktonte dhimbje ta shoh Barcelonën përsëri në finale të Ligës së Kampionëve, në fushën tonë. Nëse kjo ndodh do të na kujtonjë që ne nuk ishim në gjendje ta arrijmë atë qëllim”.
“Nuk jam xheloz në Barcelonën. Jam i lumtur që jam lojtar i Realit dhe nuk do e ndërroja vendin tim me asnjë lojtar të Barcelonës. Nëse ata janë në çerekfinale, është për shkak se ata e meritojnë dhe ne jo”, deklaroi Arbeloa.
Jose Mourinho ka ndezur alarmin për top-skuadrat evropiane, pasi që zbuloi klauzolën e kontratës së tij, që thotë se ai mund të largohet kur të ketë dëshirë nga skuadra aktuale- Inter.Pas eliminimit mbresëlënës të Chelseat të mërkurën, Jose Mourinho ka ardhur në shprehje si njëri prej strategëve më të mirë në botë, duke fituar sërish ndaj rivalit të tij Carlo Ancelotti.
“E ardhmja ime konsiston në atë se sa jam i mirë deri në fund të sezonit, më pas do të shohim”.
“Kontrata ime është e thjeshtë. Kam edhe tre vite në të, me një klauzolë që më lejon të largohem kur të dëshiroj”, ka pohuar portugezi për tabloidin The Sun.
Manchester United nuk ka të ndalur në fushën e marketingut. Klubi anglez konfirmoi sot (e enjte) se ka arritur marrëveshje me kompaninë afrikane të telekomunikacionit MTN.Kjo kompani do të ketë të drejtat ekskluzive të United në Afrikën Jugore për tri vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është pritur mirë në rrethet e United, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve tjera brenda kësaj jave, me Telekom Malajzia dhe Turkish Airlines.
“Partneriteti me MTN-në është një hap shumë i rëndësishëm pasi që United dëshiron të jetë sa më pranë tifozëve anë e mbanë botës”, është shprehur David Gill, drejtor i klubit anglez.
Mesfushori i Liverpoolit, Albert Riera, është shprehur të jetë i frustruar me trajnerin e tij, Rafael Benitez, për shkak se ky i fundit komunikon pak me skuadrën dhe se kjo po e dëmton skuadrën nga Anfield.“Kur trajneri nuk ju thotë asgjë dhe ju jeni mirë, pa probleme fizike dhe stërviteni mirë, ju nuk mund të ndihmoni skuadrën pasi që mendoni se është ndonjë çështje personale”.
“Nëse unë po bëj diçka keq, dhe ti je trajneri im, dhe më vlerëson, atëherë duhet të vish dhe të më thuash se çfarë të bëj për të luajtur përsëri. Kjo më dhemb”.
“Ju po shihni se ekipi nuk po luan mirë dhe nuk po ka ndryshime. Është frustruese pasi që mund t’i ndihmoni ekipit. Unë që dy vite punoj me Benitezin. Nuk e kam parë kurrë të flasë me ndonjë lojtar. Mendon se ai është në nivel të detyrës dhe se gjithçka tjetër do të hasë në vesh të shurdhër. Dialogu i tij me lojtarët është praktikisht zero”, ka thënë Riera për Radio Marca.
Përkundër faktit se ka shënuar golat më të rëndësishëm për Realin këtë sezon, Gonzalo Higuain mund të shijojë shpejtë ‘sëpatën’ e Florentino Perez, pasi që ky i fundit po shpreson të sjellë një galaktik të ri në sulmin e Los Blancos.Duke shënuar gola të rëndësishëm, argjentinasi gjatë qëndrimit të tij te Real Madridi ka mbajtur gjallë shpresat e Mbretërve për tituj viteve të kaluara, përkundër faktit se mungonin lojtarët kualitativë. Megjithatë, spekulohet se Perez dëshiron ta largojë atë nga klubi, për të vetmin fakt se ai i takon kohës së Ramon Calderon.
Presidenti i Realit shpreson që të fitojë 40 milion euro nga shitja Gonzalo Higuain, i cili është golashënuesi më i mirë i Los Blancos dy sezonet e fundit.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, në një intervistë për Goal.com ka thënë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi vazhdon të shfaqë lojë argëtuese sikurse në sezonin e kaluar, ndërsa është shprehur se shpreson që të shmangë Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“A po luan Messi më mirë se sezonin e kaluar? Nuk e di nëse mund ta them këtë, sepse ajo çfarë bëri sezonin e kaluar ishte thjeshtë argëtuese. Mendoj se ai po vazhdon ashtu si sezonin e kaluar”.
“Askush në Barcelonë nuk dëshiron që ai të ndalet. Por, ajo çfarë po bën ai është argëtuese. Ai është i çmendur. Është kënaqësi të shohësh atë duke luajtur kështu”, ka thënë francezi duke shtuar se nuk dëshiron që të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenal, në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.
“Shikoni, është një ekip në Ligën e Kampionëve me të cilin nuk dua të përballem, dhe ai është Arsenali. Është për shkak të dashurisë për atë klub. Por kurrë nuk i dihet. Megjithatë nuk mund të them, dua të luaj ndaj këtij ekipi apo atij ekipi, pasi që kështu nuk tregoj respekt për të tjerët”, përfundoi Henry.
Real Madridi është duke synuar që të punësojë një trajner që ka fituar Ligën e Kampionëve, në kohën kur rrethi i kandidatëve për të zëvendësuar Manuel Pellegrinin po ngushtohet.Marca njofton se Jose Mourinho është në ‘pole pozicion’ për postin e trajnerit të Los Merengues, por në garë janë dhe trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, selektori i Anglisë Fabio Capello, dhe bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti- të gjithë këta fitues të Ligës së Kampionëve.
Florentino Perez dëshiron me çdo kusht Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Jose Mourinho ka zgjuar interesim të lartë pasi turpëroi të mërkurën Chelsean në Stamford Bridge.
Pellegrini ka kontratë me Realin deri në vitin 2011, por Perez do të mund të ‘detyrojej’ për një shkarkim të detyruar të kilianit.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se është duke përgatitur të ofrojë 50 milionë funte për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.Sipas The Sun, Abramovich i ka thënë Carlo Ancelottit se ai do të ketë në dispozicion dyfishin e kësaj shume për të përforcuar ekipin.
Ancelotti shpreson se do të mund të nënshkruajë me së paku dy emra të rinj, me Torres në maje të listës e që ndiqet nga sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Manchester City po ashtu është duke përgatitur ofertë për spanjollin. Por nëse City dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, dhe të njëjtën gjë bën edhe Liverpool, blutë do të jenë favoritë për të nënshkruar me Torres.
Carles Puyol ka paralajmëruar rivalët e ardhshëm të katalanasve se në të ardhmen duhet të presin një Barcelonë edhe më të mirë.Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola bënë një paraqitje të shkëlqyeshme në takimin e mbrëmshëm për të mposhtur gjermanët e Stuttgart me rezultat 4-0 dhe për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
“Sërish kemi kthyer një pjesë të sensacionit të vjetër dhe ndjej se më e mira prej nesh pritet të vijë. Vërtet jam i kënaqur për shkak të fitores dhe mendoj se luajtëm shumë mirë”.
“Edhe krahas asaj që Xavi ishte i lënduar, ne kishim në dispozicion një përbërje të shkëlqyeshme. Tash luftojmë për shumë tituj të rëndësishëm në dy fronte”, ka thënë Puyol.
Mesfushori i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, raportohet se është caku i ri i klubit të Ligës Premier, Chelsea.The Sun shkruan se blutë planifikojnë të pastrojnë mesfushën duke larguar Joe Cole, Deco dhe Juliano Belletti.
Schweinsteiger do të jetë një prej yjeve që Chelsea do të përpiqet t’i transferojë gjatë verës. Mesfushorit gjerman do t’i ofrohet kalimi në Stamford Bridge para fillimit të Kupës Botërore, ndërsa thuhet se edhe vetë lojtari preferon një ndryshim të ambientit.
Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka lavdëruar Interin pas fitoren ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.“Ishte një fitore e madhe për futbollin italian, jo vetëm sepse kjo e çon Serie A në tetëshen e fundit dhe e mban sportin tonë në nivel ndërkombëtar, por po ashtu me mënyrën se si e ka arritur”, ka thënë Zaccheroni.
Juventusi sonte do të udhëtojë në fushë të Fulham në kuadër të Europa League duke pasur avantazh 3-1 nga ndeshja e parë.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë shenja se ai është i zhgënjyer me Zlatan Ibrahimovic pas fitores së mbrëmshme ndaj Stuttgart.Guardiola e la suedezin në stol dhe në vend të tij nxori në fushë Thierry Henry, për të cilin vazhdon të ketë lëvdata, të cilat mungojnë për Ibrahimovic.
“Ne nuk do të fitojmë asgjë këtë sezon pa pasur më të mirën nga Henry dhe më të mirën nga Ibra”, ka thënë Guardiola.
“Henry është zgjedhur për shkak të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Valencias. Të mos e inkuadrosh atë është sikur at ndëshkosh. Henry më dha shenja të mira dhe doja t’i jepja vazhdimësi”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Duke folur për takimin e humbur përballë Interit në Stamford Bridge, mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka thënë se Interi është skuadra më e mirë defensive në botë.“Të luash ndaj këtij ekipi është vështirë, ata ishin shumë të fortë në mbrojtje dhe në çdo duel ishin të pabesueshëm, të mençur, dhe të fortë. Interi është skuadra me mbrojtjen më të fortë në botë”.
“Natyrisht se ju gjeni përgjigje sepse ne jemi gjithashtu një ekip fizik, por nuk ishte dita jonë dhe jemi tejet të zhgënjyer”, përfundoi gjermani.
Mbrojtësi i Interit, Lucio, thotë se ata kanë kapacitet për ta fituar Ligën e Kampionëve pasi eliminuan Chelsean.“Po, mendoj se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Mendoj se të gjithë bëjmë një punë të rëndësishme së bashku. Sakrificë është fuqia e Interit. Karakteri i këtij ekipi është një armë shtesë”.
“Ishim fantastik, ne e zbrazëm zemrën në fushë dhe kjo ishte më e rëndësishmja”, ka thënë Lucio.
Lionel Messi shënoi dy gola derisa Barcelona shkatërroi rivalin e Ligës së Kampionëe, Stuttgart, në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Nou Camp.Messi shënoi një gol të shkëlqyeshëm pas vetëm 12 minutash lojë, pas të cilit Pedro Rodriguez e dyfishoi në 2-0. Messi, i cili ishte një kërcënim i vazhdueshëm për portën e Jens Lehman, shënoi golin e tretë para se Bojan Krkic të vulosë fitoren me një gol të vonshëm.
“Ai është aq vendimtar. Si një lojtar i shkëlqyeshëm, ai ka tendencë për të ndikuar në ekip, sikur Michael Jordan me Bulls. Ai është më i miri. Ne nuk do ta japim atë për asgjë”, ka thënë Guardiola.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Interi në Ligën e Kampionëve, duke thënë se Blutë mund të rikthehen dhe ta fitojnë titullin e më të mirit të Evropës sezonin e ardhshëm.“Është vështirë pasi që çdo sezon ne e fillojmë me besim të madh, dhe më pas dalin vështirësi. Shpresoj të luaj më mirë. Këtë herë kemi përfunduar keq, por sezonin e ardhshëm titulli do të jetë i imi”.
“Do të thoshte shumë nëse së bashku e fitojmë (Ligën e Kampionëve) sezonin tjetër, pasi kemi pritur aq shumë. Shpresoj që ky ekip të japë më shumë. Çdo sezon është më ndryshe dhe unë shpresoj se sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për ne, në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Drogba.
Lajme të mira për Milanin…Alessandro Nesta kishte një rezultat të mirë pas largimit nga klinika Villa Stuart në Romë, dhe ai i premtoi fansave Rossonerë një rikthim të shpejt.
Mbrojtësi shpenzoi dy netë në spital, pasi ai iu nënshtrua operacionit në gjurin e djathtë të hënën.
Shenjat janë të mira për Nestën, i cili konfirmoi se lëndimi ishte jo aq i dëmshëm sa pritej të jetë, që domethënë se ai do t’i nënshtrohet rehabilitimit shumë shpejt.
“Para operacionit mendova se do të jetë e vështirë të kthehem para përfundimit të sezonit, por gjatë operacionit pamë se aty ishte një pjesë e paprekur”,deklaroi Nesta për Sky Sport Italia.
“Sidoqoftë mungesa ime nuk do të jetë e gjatë. Si gjithmonë do ta tërheq më shumë veten time dhe do të punoj më shumë”.
















