Manchester City është mposhtur para tifozëve të vet nga Evertoni me rezultat 2-0 duke rrezikuar maksimalisht pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.Takimi ishte dinamik që nga fillimi dhe skuadrat bënin luftë të pakompromis në mesfushë. Përkundër posedimit të lartë të topit dhe rasteve të shumta, City nuk arriti të triumfojë dot në fund.
Kapitullimi i vendasve nga Mançesteri u vulos herët, pas golit të Cahill që doli të jetë vendimtar për vazhdimësinë e takimit (33’). Mikel Arteta vendosi rezultatin përfundimtar për 2-0 dhe fundosjen e Cityt (85’).
Manchester City me këtë humbje ia vështirëson vetes punët për vendin e katërt, pasi që gjendet dy pikë prapa Tottenhamit që mban atë pozitë.
Sunderlandi në anën tjetër arriti të nxjerrë një barazim shumë të vlefshëm 1-1 ndaj Aston Villës në Villa Park.
Roma ka mposhtur në transfertë Bolognan në mënyrë rutinore duke arritur t’i afrohet në katër pikë kreut të tabelës dhe duke ndezur si kurrë më shumë luftën për Scudetto.Roma ishte skuadra më e mirë në këtë takim, përkundër lojës së balancuar në pjesën e parë dhe pa raste konkrete shënimi.
Ishte John Arne Riise ai që shënoi me të filluar pjesa e dytë e takimit (48’) për epërsinë e parë në këtë takim.
Fitoren e 17-të të Romës e vulosi Julio Baptista për rezultatin përfundimtar 2-0 (82’).
Roma me këtë fitore gjendet në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Milanin që pësoi ndaj Parmës dhe me katër pikë më pak se lideri Inter.
Interi ka shënuar fitore të lartë në takim me Livornon në kuadër të javës së 30-të në Serie A, duke arritur të forcojë kreun.Skuadra e vetme që u pa në fushë në këtë takim ishte ajo e Interit. Mungesa e Militos nuk u vërejt fare pasi që për golat u përkujdes Samuel Eto’o.
Kamerunasi arriti të shënojë brenda pak minutash dy gola. Pas shërbimit të Thiago Mottas, fantastik në këtë takim, Eto’o shënoi golin e parë në ndeshje (36’). Nuk vonoi shumë dhe pas asistimit të Goran Pandevit ishte përsëri Eto’o, i cili dyfishoi rezultatin me një gol të bukur (41’).
Fraksioni i dytë ishte formalitet. Skuadra e Interit ishte thjeshtë e pathyeshme dhe kishte mbetur vetëm dhe goli i tretë i Maiconit (61’) për të vulosur edhe zyrtarisht fatin e takimit.
Interi me këtë fitore forcon kreun, duke e parë veten katër pikë para Milanit që pësoi nga Parma dhe katër pikë para Romës që mposhti në udhëtim Bolognan.
Chelsea ka rikthyer formën më të mirë duke shënuar fitore të lartë prej 5-0, si mysafir i Portsmouthit.Didier Drogba kaloi Blutë në epërsi në minutën e 32-të për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Në minutat e para të pjesë së dytë (50’), Florent Malouda dyfishoi epërsinë, ndërsa dhjetë minuta më pas (60’), i njëjti lojtar shënoi për rezultatin 3-0.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për mysafirët në minutën e 77-të.
Ndërkohë, për rezultatin përfundimtar prej 5-0 u përkujdes mesfushori Frank Lampard, i cili realizoi në minutat shtesë të takimit.
Rossonerët kanë mbetur prapa në garën për titull, pasi që janë mposhtur si mysafirë të Parmës.Takimi i zhvilluar në Stadio Tardini përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat minimal prej 1-0.
Heroi i parmanëve ishte bullgari Valeri Bojinov, i cili realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Pas kësaj humbjeje, Milani mbetet katër pikë prapa liderit Inter, ndërsa ka pikë të barabarta me Romën, duke qenë se të dyja këto skuadra shënuan fitore në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga duke e mposhtur me vështirësi skuadrën e Osasuna me rezultat 2-0.Takimi zhvilluar të mërkurën mbrëma në Camp Nou përfundoi me fitoren e vendasve, të cilët dominuan me lojë, mirëpo është dashur të kalonte minuta e 73-të për të arritur deri te goli i parë.
Zlatan Ibrahimovic shënoi për epërsinë e Blaugranëve (73’) pas një pasimi të Maxwell, ndërsa pasimin e Andres Iniestas e shfrytëzoi njeriu që zëvendësoi Ibrahimovicin, Bojan Krkic, i cili realizoi për rezultatin 2-0 (89’).
Pas kësaj fitoreje, Barca mban vendin e parë në tabelë me tre pikë më shumë se Real Madridi, që të te enjten zhvillon ndeshjen e xhiros së 28-të kundër Getafes.
Rafael Van der Vaart mund të jetë cak i një transferimi te Chelsea, pasi që Carlo Ancelotti e ka identifikuar holandezin si zëvendësuesin e Decos në mesfushë.Sipas AS dhe The Sun, agjentët e Van der Vaart dhe ata të Chelseat kanë filluar bisedimet për një transferim të holandezit në Stamford Bridge, për një shumë që përflitet të jetë rreth 11 milionë euro. Marrëveshja do të nënshkruhet para fillimit të Kampionatit Botëror.
Van der Vaart është përulur nga Real Madridi në fillim të sezonit duke mos u ftuar as në ndeshjet miqësore. Sidoqoftë, holandezi ka gjetur rrugën për në formacionin bazë falë paraqitjeve fantastike, duke përmendur dhe atë ndaj Sevillas kur shënoi golin e fitores në sekondat e fundit.
Interi ka vendosur që definitivisht të transferojë Cesc Fabregasin e Arsenalit duke bërë një ofertë prej 50 milionë funtesh në drejtim të Topçinjve.Spanjolli po kërkohet qe një kohë të gjatë nga Barcelona dhe Real Madridi, por ‘I veçanti’ Mourinho ka vendosur të bëjë një ofertë të mirë prej 30 milionë funtesh plus sulmuesin që vlerësohet 20 milion funte, Mario Balotelli, që mendohet se do të bindë Arsene Wengerin të heqë dorë nga lojtari më i mirë i tij.
Fabregas shpeshherë gjatë këtij sezoni u tregua besnik ndaj Arsenalit, por viti i pestë pa trofe mund të ndikojë që ai të kërkojë klub të ri. Fabregas ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013. Raportet nga Italia të martën thoshin se Interi është aq i sigurt për transferimin e Fabregas, saqë e ka vënë atë në listën e sigurimeve shëndetësore si të gjithë lojtarët tjerë.
Arsene Wenger e adhuron Mario Balotellin, prandaj mësohet të ketë dërguar agjentët e tij për ta vrojtuar sulmuesin italian. Balotelli do të mirëpriste një lëvizje të tillë pas zënkave të fundit me Jose Mourinhon.
Arsenali është gjithashtu shumë pranë transferimit të Marouane Chamakh që do të mund të parandalonte një shkëmbim Balotelli-Fabregas. Manchester City dhe Chelsea janë treguar gjithashtu të interesuar për SuperMarion.
Arsenali ka mohuar të komentojë për spekulimet e fundit.
Presidenti i Bayern Munichut dhe legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se skuadra e tij i frikësohet Wayne Rooneyt dhe mendon se ai është rreziku kryesor për Bayernin, kur Manchester Unitedi dhe skuadra gjermane të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“Ai po luan absolutisht në mënyrë fantastike për Manchester Unitedin. Nuk është lehtë të shënosh 33 gola për klubin tënd, jo vetëm në Angli, por kudo tjetër”.
“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe po luan më mirë se kurrë. Ne këtu te Bayerni, do t’i frikësohemi atij kur të luajmë ndaj Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, u shpreh Beckenbauer.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, ka lavdëruar Lionel Messin për progresin e arritur në karrierën e tij edhe pse është vetëm 22 vjeçar.“Messi po piqet me hapa gjigantë. Unë shoh në të një lojtar fantastik që është plot shkathtësi dhe kënaqësi për lojë. Për mua, ai definitivisht do të jetë startues, së bashku me Javier Mascheranon e Liverpoolit”.
“Ka shumë golashënues argjentinas rreth e përqark Evropës, dhe do të ketë mjaft konkurrencë për vendin në përfaqësuese”.
“Në garë janë, Higuain, Aguero, Tevez, Diego Milito, Lavezzi dhe Martin Palermo. Do të jetë vështirë ta lë ndonjërin në shtëpi, por unë mund të ftoj vetëm 23 lojtarë”, ka thënë Maradona për Marca.
Legjenda braziliane Pele ka deklaruar se përvoja e lojtarëve të Selecaos mund të jetë vendimtare nëse Brazili dëshiron të fitojë Kupën e Botës, dhe se duhet ta ftojë Ronaldinhon si komponentë e rëndësishme e skuadrës.“Mendoj se Brazili po përmirësohet. Por, duhet të jemi të kujdesshëm sepse shumë prej lojtarëve tanë nuk kanë luajtur kurrë në Botëror, kështu që do të jetë presion i madh mbi ta dhe mbetet të shohim se si do ta trajtojnë atë”.
“Nëse Ronaldinho vazhdon të luajë kështu, mendoj se ai do të jetë komponentë mjaft e rëndësishme e skuadrës, pasi që ai do t’u tregojë lojtarëve tjerë si të sillen me presionin”, ka thënë Pele.
Ndërsa favoritët e Peles për Kupën e Botës janë Brazili dhe Spanja, ai ka tërhequr vërejtjen që të shikohen me kujdes Argjentina dhe Anglia që janë rreziqe potenciale.
“Asnjë ekip nuk është në formë si Argjentina. Duhet t’i respektoni ata sepse është një kombëtare tejet e rrezikshme me traditë në Botëror. Anglia do të jetë problem i madh, por ata do të arrijnë vetëm në gjysmëfinale”.
“Messi? Ai është futbollist i madh dhe luan mirë për Barcelonën edhe pse këtë nuk e bën për Argjentinën. Kjo është për arsye se lojtarët e Argjentinës nuk luajnë të gjithë te Barcelona”, përfundoi Pele.
Tenisti amerikan, Andy Roddick, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në turneun Queen’s Club dhe ka thënë se ai synon të fitojë titullin e pestë në këtë turne.Turneu mbahet nga 7 deri më 13 qershor, tetë ditë para fillimit të Wimbledonit.
“Kam pasur shumë suksese në Queen’s Club dhe ende them se është impianti më i mirë i barit në botë. Në të mund të luash në mënyrë perfekte, duke u përgatitur mirë për Wimbledon”.
“Nëse shikoni rezultatet e mia në fusha me bar gjatë vitit 2009, mendoj se shkoi mirë. Ishte zhgënjyes lëndimi im në gjysmëfinale të Queen’s Club dhe mendoj se u riktheva mirë më pas për Wimbledon. Sivjet synoj ta fitoj turneun Queen’s Club”, tha Roddick.
Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, ka akuzuar rivalët e tij duke thënë se ata nuk kanë nevojë të ‘nxehen’ pas komenteve të bëra pas garës hapëse të fituar nga Alonso, në Bahrein.Jenson Button, Lewis Hamilton dhe Michael Schumaher kishin shprehur brengën e tyre për tejkalimet, pas rregullës së re që nuk iu lejon atyre të rimbushim karburantin.
“Unë mendoj se shumë prej nesh kemi dhënë komente ‘të nxehta’ menjëherë pas garës në Bahrein. Është ende herët të flasim për ndryshime në rregulla”, ka thënë piloti spanjoll.
Rimbushja e plotë e karburantit është ndaluar për herë të parë në vitin 1993, që do të thotë se ngasësit duhet t’i kenë bolidët e tyre të plotë me karburant në fillim të garës.
Skuadra braziliane Flamengo, është duke e shqyrtuar mundësinë për ta rikthyer Ronaldinhon në vendlindje pas Kampionatit Botëror.Klubi po shikon se si të përforcohet gjatë verës, pasi që Adriano dhe Vagner Love e kanë bërë të qartë largimin nga Flamengo.
Flamengo tentoi ta transferonte brazilianin në vitin 2009, por ky i fundit dëshiroi qëndrimin te Milani.
Ronaldinho ka impresionuar në Serie A, dhe nëse ai dështon të luajë në Botëror, atëherë nuk ka më se për çfarë të qëndrojë te Milani, me ç’rast Flamengo dëshiron të shfrytëzojë rastin.
Por, është i vështirë rikthimi i Ronaldinhos në Brazil. 30 vjeçari është shndërruar në lojtarin kyç të Milanit dhe duket të jetë mjaft i lumtur te klubi aktual.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka fshehur kurrë urrejtjen për Los Blancos, duke përulur përsëri Mbretërit.“Është e çuditshme kur i shihni tifozët e tyre duke festuar më shumë për transferimet e lojtarëve të rinj se sa për titujt”.
“Kur ata transferojnë një lojtar të madh, tifozët janë të kënaqur dhe kjo ka bërë që presioni mbi lojtarin të jetë enorm”.
“Ky është sport ekipor. Reali është eliminuar që gjashtë vite radhazi nga Liga e Kampionëve në fazën e dytë. Reali është ekip lehtë i thyeshëm”, deklaroi Arsene Wenger.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë është bërë futbollisti që paguhet më shumë në botën e futbollit, duke e tejkaluar edhe David Beckhamin.Sipas France Football, pas ndeshjes kundër Zaragozas, Messi regjistroi gjithsej 29.6 milion funte në konton e tij, teksa Beckham mban vendin e dytë me 27.3 milion funte për sezon. I treti në listën e më të paguarve në futboll është superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 27 milion funte për sezon.
Portugezi Jose Mourinho pasi që spastroi nga rruga Chelsean ka arritur të zë pozitën e parë në listën e trajnerëve që paguhen më shumë, me 11.7 milion funte për sezon. I dyti pas tij është Roberto Mancini me 10.8 milion funte, kurse Luiz Felipe Scolari që drejton një skuadër të vogël në Uzbekistan fiton 8.5 milion funte për sezon.
Lista e futbollistëve më të paguar:
1. Lionel Messi (Barcelona) £29.6m
2. David Beckham (LA Galaxy/Milan) £27.3m
3. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) £27m
4. Kaka (Real Madrid) £16.9m
5. Thierry Henry (Barcelona) £16.1m
6. Ronaldinho (Milan) £15.5m
7. Carlos Tevez (Manchester City) £13.8m
8. Zlatan Ibrahimovic (Barcelona) £13m
9. Frank Lampard (Chelsea) £12.8m
10. Samuel Eto’o (Inter) £12.4m
Lista e trajnerëve më të paguar:
1. Jose Mourinho (Inter) £11.7m
2. Roberto Mancini (Manchester City) £10.8m
3. Luiz Felipe Scolari (FC Bunyodkor) £8.5m
4. Juergen Klinsmann (ish-Bayern Munich) £8.1m
5. Fabio Capello (Anglia) £7.5m
6. Guus Hiddink (Rusia) £7.1m
7. Sir Alex Ferguson (Manchester United) £6.5m
8. Pep Guardiola (Barcelona) £5.8m
9. Arsene Wenger (Arsenal) £5.7m
10. Louis Vaan Gaal (Bayern Munich) £5.4m
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes, është shprehur të ketë mjaft besim se skuadra për të cilën luan, është në gjendje që falë përvojës së madhe të fitojë titullin e katërt me radhë në Ligën Premier.“Mendoj se i kemi lojtarët e duhur, të cilët janë qe një kohë të gjatë këtu dhe e dinë se sa e vështirë është për t’u fituar Liga Premier”.
“Ndeshja ndaj Chelseat do të jetë vendimtare dhe ne e dimë se duhet ta fitojmë. Por ajo nuk është ndeshja e vetme e rëndësishme. Nëse dëshirojmë të fitojmë titullin duhet të fitojmë çdo ndeshje. Do të jetë vështirë, por do ta bëjmë”, është shprehur Scholes.
Gjyqi për zbardhjen e Calciopolit ka marrë një goditje të rëndë, pas pohimeve të fundit se dëshmitë e telefonatave të zyrtarëve të Interit dhe kryesuesve të gjyqtarëve janë zhdukur në mënyrë misterioze.Bëhet fjalë për thirrjet telefonike që janë realizuar në vitin 2005, mes numrit një të gjyqtarëve, Paolo Bergamo, sekretariatit të tij dhe Interit.
Avokatët e Luciano Moggit disa muaj më parë kishin akuzuar Massimo Morattin për krijim të Calciopolit dhe se për këtë kanë ekzistuar dëshmitë.
Sidoqoftë, kur avokatët e Moggit pyetën hetuesin, kolonel Auricchion, që ishte kryesuesi i hetimeve në vitin 2006, për dëshmitë rreth manipulimeve të Morattit, koloneli pohoi se këto dëshmi nuk ekzistojnë. Për këtë arsye, ende nuk dihet se çfarë ndodhi me dëshmitë që do të mund të zbulonin fytyrën e Massimo Moratit dhe manipulimeve të tij me Telecom Italia.
Avokatët e Moggit kërkojnë me çdo kusht dëshmitë rreth rastit Moratti. Sidoqoftë, zyrtarisht ende Luciano Moggi mbetet krijuesi i Calciopolit, që pati për pasojë suspendimin e tij nga futbolli deri në verën e vitit 2011 dhe marrjen e dy Scudettove të fituara nga Juventusi.
Emri i trajnerit të Real Madridit, Manuel Pellegrini, është lakuar kohëve të fundit shpesh nëpër media, si pasojë e kritikave të shumta që pohonin edhe shkarkimin e tij gjatë verës.“Të them të drejtën, më nuk më intereson asgjë që flitet nëpër media. Po jetojmë në demokraci dhe njerëzit janë të lirë të shprehin atë çfarë mendojnë. Kam mbështetjen e skuadrës dhe klubit, ndërsa ekipi im është i përkushtuar për lojë”.
“Ne po shënojmë shumë gola dhe po luajmë futboll mjaft argëtues. Ne jemi në formë të lartë në La Liga”, ka thënë Pellegrini.
Pellegrini refuzoi të publikojë listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen e të enjtes kundër Getafes.
Falë golaverazhit më të mirë, Real Madridi është në pozitën e parë në La Liga, me pikë të njëjta me Barcelonën që zë pozitën e dytë.
Piersilvio Berlusconi, i biri i presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se gjasat që sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, të transferohet te Milani janë të vogla.Të mërkurën paradite, Silvio Berlusconi tha se Balotelli ka fytyrë Rossonere, mirëpo është djali i tij që e demanton atë.
“Balotelli është i mrekullueshëm dhe ai është një talent që na intereson, por mendoj se transferimi i tij te Milani është i vështirë”.
I pyetur se a do të ishte në rregull shitja e klubit, nga pronari i Mediaset dhe Fininvest, i biri i Berlusconit u përgjigj: “Milani është pjesë e zemrës së babait tim dhe nuk mendoj se ai dëshiron t’ia mohojë vetes këtë”.
Piersilvio Berlusconi, i biri i presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se gjasat që sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, të transferohet te Milani janë të vogla.Të mërkurën paradite, Silvio Berlusconi tha se Balotelli ka fytyrë Rossonere, mirëpo është djali i tij që e demanton atë.
“Balotelli është i mrekullueshëm dhe ai është një talent që na intereson, por mendoj se transferimi i tij te Milani është i vështirë”.
I pyetur se a do të ishte në rregull shitja e klubit, nga pronari i Mediaset dhe Fininvest, i biri i Berlusconit u përgjigj: “Milani është pjesë e zemrës së babait tim dhe nuk mendoj se ai dëshiron t’ia mohojë vetes këtë”.
Anësori i Arsenalit, Andrey Arshavin, beson se Topçinjtë nuk janë aq të fortë saqë të konkurrojnë me Manchester Unitedin dhe Chelsean për titullin e Ligës Premier.“Unë vazhdoj ta mbështes mendimin se për të fituar trofe, Arsenalit i duhen më shumë lojtarë”, ka thënë rusi për The Mirror, duke përmendur largimin e Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, si dhe lëndimet e Robin van Persie, Kieran Gibbs dhe Aaron Ramsey.
“Liga Premier është shumë interesante për mua, së paku derisa po vazhdojmë të luftojmë për ta fituar. Mirëpo, pa lojtarë të ri me përvojë do të jetë shumë vështirë për të arritur sukses”, ka shtuar Arshavin.
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se qëllim i tij gjatë kohës që do të drejtojë Blutë, është që ta ndryshojë historinë e klubit nga Stamford Bridge.“Chelsea është njëra nga skuadrat më të mëdha në botë dhe doemos duhet të fitojë trofe. Derisa nuk arrihet kjo, atëherë diçka nuk është në rregull, mirëpo kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen time”.
“Unë jam këtu për ta ndryshuar historinë e klubit (dhe) jam shumë optimist”.
“Kam raporte shumë të mira me klubin dhe me Roman (Abramovich). Pozita ime nuk është vënë në pikëpyetje”.
“Është fakt se aktualisht po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë. Secili klub ka momente të vështira gjatë sezonit, (por) jemi duke punuar intensivisht që ta kalojmë këtë periudhë”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.
Mesfushori i Bayern Munichut, Frank Ribery, thotë se ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por nëse largohet do zhvendoset në Spanjë.Ish-anësori i Marseille me këtë deklaratë praktikisht e hedhur mundësinë për të kaluar në Chelsea, që është përmendur si një prej favoritëve për të marrë shërbimet e tij.
“Mund t’ju siguroj se ende nuk kam marrë kurrfarë vendimi. Do të duhet të gënjej nëse them se nuk kam një anim, por duhet të marr parasysh shumë faktorë”.
“Nëse vendosi mos ta rinovoj marrëveshjen me Bayernin, atëherë sigurisht se do të shkoj në Spanjë. Real Madrid dhe Barcelona janë, ndoshta së bashku me Manchester United dhe Chelsea, mbi të gjitha klubet tjera”, ka thënë Ribery.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se ai kënaqet duke luajtur poker gjatë kohës sa nuk është në fushën e futbollit.“Luaj tre herë në javë dhe kohë pas kohë edhe në internet. Më interesante janë përballjet me Mexes, Menez dhe Cassetti. Por kam qejf t’i mbledh paratë e Mexes”, ka thënë Totti.
Totti po ashtu ka një marrëveshje sponsorimi nga kompania e internetit Party Poker, si dhe një marrëveshje sponsorimi me Vodafione. Ai fiton rreth 5 milionë euro jashtë futbollit.
Në listën e futbollistëve të cilët fitojnë më së shumti në botë të publikuar dje nga revista France Football, Totti është renditur i 20-ti.
Ekipi i Sevillas ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Manolo Jimenez për shkak të rezultateve të dobëta.Sevilla nuk arriti ta mposhtë në fushë vendore ekipin e fundit në tabelë, Xeres, duke barazuar 1-1 në takimin e mbrëmshëm, që ishte edhe ndeshja e shtatë radhazi që ekipi nuk arrin të shënojë fitore gjatë këtij
“Bordi i drejtorëve të Sevillas ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Manolo Jimenez. Stërvitjen e sotme do ta udhëheqin Ramon Oria dhe Naco Orellana ndërsa bordi do të marrë vendim shtesë për trajnerin e ri të ekipit të parë”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Silvio Berlusconi ka thënë se nuk e di nëse Mario Balotelli do të transferohet në Milan, por shton se sulmuesi i Interit ka ‘fytyrë të një rosoneri’.Sulmuesi i ri i Interit sërish iu dha shkas mediave për të përfolur një kalim të mundshëm te Milani, pasi veshi fanellën kuqezi në një emision humoristik italian.
Balotelli është i pëlqyer nga radhët e Milanit ndërsa është në raporte jo të mira me trajnerin e Interit, Jose Mourinho.
“A do ta veshë Balotelli në të ardhmen fanellën kuqezi? Nuk e di, mos më pyetni mua për këtë. Por sido që të jetë, ai ka një fytyrë simpatike, fytyrë rosoneri”, ka thënë Berlusconi.
Danilo Gallinari ka shënuar 28 pikë për të ndihmuar New York Knicks të ndalojnë hovin e Denver Nuggets duke e mposhtur me rezultat 109-104.Knicks i bënë ballë lojës së shkëlqyeshme të Carmelo Anthony i cili shënoi 36 pikë, dhe rikthimit të vonshëm të Nuggets, për të fituar takimin e mbrëmshëm.
Al Harrington shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime për Knicks (26 fitore dhe 45 humbje), të cilët kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Për Denver (47 fitore dhe 24 humbje) shumë i saktë ishte Chauncey Billups që shënoi 25 pikë, por ekipi i tij me këtë humbje largohet edhe më shumë nga lideri i Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers.
Kaka nuk ka dyshime se ai dhe Cristiano Ronaldo mund të bëjnë ‘gjëra të mrekullueshme’ së bashku për Real Madridin.Braziliani ka mbetur nën hijen e Ronaldos që kur i është bashkuar ekipit gjatë verës, por ai është optimist.
“Cristiano Ronaldo dhe unë jemi miq, ne e kuptojnë njëri-tjetrin në fushë. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe sinqerisht mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme së bashku”.
“Vazhdoj të përmirësohem, të provoj gjëra të reja, motivime. Është mrekulli të luash me lojtarë të shkëlqyeshëm”, ka thënë Kaka.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të duhet të vizitojë bankat për të marrë Jose Mourinhon nga Interi.Në Inter, Mourinho aktualisht është trajneri më së shumti i paguar me 10.5 milionë euro në vit, dhe Perez duhet ta tejkalojë këtë shifër nëse dëshiron ta ketë atë në Madrid, shkruan Sport.
Perez do të ofrojë 11 milionë në vit për ish-menaxherin e Chelseat, me edhe një bonus prej 1.5 milionë për çdo trofe të fituar. Mourinho po ashtu thuhet se kërkon që stafi i tij t’i bashkohet në Real për një shumë prej 1 milionë eurosh në vit.
Për të prishur kontratën me trajnerin aktual Manuel Pellegrini, kjo do t’i kushtojë klubit rreth 14.5 milionë euro.
Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, ka qenë i zhgënjyer të dëgjojë fansat duke fishkëllyer lojtarët gjatë humbjes së mbrëmshme 3-1 ndaj Wolves.“Mendoj se fishkëllimat janë të padrejta pasi lojtarët japin gjithçka. Ata bënë më të mirën, por në një mënyrë jo të lidhur dhe kjo e bëri vështirë për ne. Ata luajtën shumë individualisht”.
“Kjo më dhemb shumë, pasi është detyrë e imja ta korrigjoj këtë. Ekipi nuk luan mirë dhe unë e marr përgjegjësinë për këtë. Nëse fansat duhet të zgjedhin dikë, ata duhet të më zgjedhim mua, pasi unë jam përgjegjës”, ka thënë Zola
















