Pamje nga ndeshja. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Emirates në Londër mes Arsenal dhe Barcelonës, pas një drame të vërtetë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2.

Pjesa e parë

Në pjesën e parë në Emirates avansoi në të gjitha anët ekipi spanjoll Barcelona, përveç në rezultat.


Ndeshja filloi me një vrrull të madh. Fillimisht Arsenali ndërtoi një aksion të bukur, por pa konkretizim mirëpo lojtarët e Barcelonës dukeshin të qetë.


Ekipi nga Katalunia filloi të ndërtonte aksione që premtonin shumë dhe të gjitha pasimet shkuan për Ibrahimovic, por suedezi ishte i paaftë t’i konvertonte në gol ato.


Gjatë kësaj pjese portieri Almunia ishte fenomenal sepse shmangte goditje nga më të ndryshmet. Busquets, Messi dështuan ta mposhtnin portierin e Arsenalit.


Për 15′ minuta lojë Arsenali kishte presion të madh dhe ishte në telashe të mëdha. Statistikat tregonin: nëntë gjuajtje të Barcës, gjithsej pesë brenda portës kurse Arsenal kishte zero gjuajtje.


Gunners’ u përshtatën paksa me ritmin e lojës dhe filluan të ndërtonin aksione. Vlen të përmendet rasti në minutën e 36′ kur Bendtner pas dy goditjeve rradhazi dështon ta mposht portierin Victor Valdes, por Danezi dukej se ishte në pozicion jashtë loje.


Pritej që Arsenal të posedonte topin në mënyrë të duhur, por ata nuk e mbajtën topin më shumë se 30 % kurse Barcelona kishte 70 % .


Arsene Wenger po ashtu u përball me probleme ekipore. Ai u detyrua të zëvendësonte dy lojtarë për shkak të lëndimit. Ishin Arshavin dhe William Gallas kur kulmi për Arsenalin erdhi në minutën e 44′ kur Fabregas ndëshkohet me karton të verdhë dhe ndeshjen e ardhshme do të mungojë në Camp Nou.


Rezultati në fund të pjesës së parë në Emirates: 0-0.


Pjesa e dytë


Se Barcelona dëshironte një gol në udhëtim,këtë e vërteton Ibrahimovic i cili shënon për 1-0 , pas një asistimi të Xavit. Ndodhi kjo në minutën e 46′.


Në ato momente Barcelona krijonte aksione vazhdimisht kurse Arsenal mbështetej tek kundërsulmet. Një krosim perfekt për Bendtner, ky i fundit godet fuqishëm me kokë, por intervenon për mrekulli Valdes.


Dominim i ekipit spanjoll vazhdonte edhe më tutje. Një pasim i Xavit për Ibran dhe suedezi me origjinë boshnjake me anë të një goditjeje të fuqishme, mposht për së dyti herë portierin e Almunia duke dyfishuar epërsinë për Barcelonën, në minutën e 59.


Gjërat flisnin në të mirë të Blaugranëve. Po zhvillohej një lojë e qetë në ato çaste. Wenger kryen edhe zëvendësimin e tretë. Theo Walcott inkuadrohet në vend të Sagnas.


Sjell gjallëri Walcott.Në minutën e 69′ pas një pasimi të Bendtner, Walcott me shpejtësinë e tij si të një ‘motori’ e kalon Maxwell dhe shënon për 2-1.


Tani brohoroasin tifozët e Arsenal. Natyrisht janë shumë të motivuar sepse ekipi i tyre kishte shumë kurajo dhe vazhdonte më tej duke krijuar raste. Barcelona dukej e lodhur dhe Leo Messi nuk vraponte më.


I mrekullueshmi Walcott kroson për Fabregas por spanjolli ndalet në mënyrë të palejueshme nga Carles Puyol dhe penalti për Arsenalin, kurse në anën tjetër Puyol ndëshkohet me karton të kuq dhe nuk do të luajë në Camp Nou.


Përgjegjësinë e merr Cesc Fabregas, i cili nuk dështon dhe shënon për të barazuar në 2-2. Gjatë procesit së goditjes, spanjolli u lëndua dhe çalonte deri në fund të lojës.


Deri në fund të ndeshjes kishte presion nga Arsenal dhe të gjithë lojtarët e Barcës ishin rikthyer prapa.

Diego Milito shënoi golin e vetëm në ndeshje. Interi ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 në San Siro, kundër ekipit rus, CSKA Moska.
Pjesa e parë nuk arriti të sjell gola nga ndonjë ekip dhe ekipi që do të fitonte u vendos në pjesën e dytë.
Në minutën e 65′ pas një aksioni të Interit të udhëhequr nga Sneijder, vjen pasimi për Militon i cili nuk dështon dhe shënon për 1-0.
Përderisa në Emirates po zhvillohej një ndeshje spektakolare në San Siro nuk kishte më gola.
Milani ka përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurosh për mesfushorin fantastik të Getafes, Pedro Leon.
Siç njofton Sportmediaset, klauzola në kontratë e Pedro Leon prej 10 milionë eurosh nuk do të ishte problem për Rossonerët të cilët dëshirojnë ripërtëritjen e skuadrës.
Milani do të ketë konkurrent një numër skuadrash nga Premier Liga për mesfushorin kualitativ të Getafes, duke përfshirë Tottenhamin dhe Manchester Cityn.
Pedro Leon në 34 paraqitje këtë sezon ka shënuar gjashtë gola.
Holanda e Wesley Sneijderit është duke u konsideruar njëri prej jofavoritëve të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, por holandezi e ka bërë të qartë se kombi të cilin e përfaqëson do të hyjë me synim të qartë për të fituar titullin e më të mirit të botës.
“Është vërtetë grup i vështirë. Të gjithë konkurrentët (Kameruni, Japonia dhe Danimarka) kanë stile të ndryshme të lojës, por përparësia jonë është që ne i njohim ata shumë mirë. Mendoj se do të kalojmë fazën grupore për t’i eliminuar më pas rend një nga një të gjithë që na dalin përpara, edhe pse duhet të kemi fat në këso lloj fazash”.
“Unë personalisht besoj se do të jem një lojtar kyç përbrenda ekipit. Ne të gjithë në skuadër kemi një synim të njëjtë, fitimin e Kupës së Botës. Të gjithë në këtë garë janë favoritë, sidomos kur kemi të bëjmë me Spanjën, Brazilin, Gjermaninë, kampionin Italinë, Argjentinën dhe Anglinë”, deklaroi Sneijder për FIFA.com.
Arsenali është duke e planifikuar një ofertë për mesfushorin e ri të Zaragozas, Ander Herrera, i cili konsiderohet si ‘Fabregasi i ri’.
Futbollisti i përfaqësueses së Spanjës U-21 është përkufizuar si ‘Fabregasi i ri’, pasi që Arsene Wenger ka qenë duke e vrojtuar futbollistin dy-tri herë në La Romareda këtë sezon.
Si pasojë, Wenger mbeti i impresionuar nga paraqitjet e Herreras dhe ka urdhëruar menjëherë drejtuesit e klubit që të ofrojnë 10 milionë euro për të. Edhe pse klauzola e tij është 20 milionë euro, borxhet e Zaragozas mund ta bëjnë që të lëshojë pe.
Herrera në 22 paraqitje këtë sezon në La Liga ka shënuar vetëm një gol, por shquhet për vizionin dhe kreativitetin e tij gjë që mund të jetë indikator i zëvendësimit të tij me Fabregasin, që sipas të gjitha gjasave do të kalojë ose te Real Madridi ose te Barcelona.
Wayne Rooney Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka pësuar një lëndim në nyje në takimin ndaj Bayernit, që pritet ta mbajë atë prej dy deri në katër javë jashtë aksionit.
Sipas Sky Sports, pas ekzaminimeve të para është kuptuar që Rooney sigurt do të mungojë në sfidën vendimtare në Ligën Premier ndaj Chelseat, ashtu si në ndeshjen kthyese në Old Trafford ndaj gjermanëve të Bayern.Wayne Rooney i lënduar
Sidoqoftë, nëse ndodh që Rooney të mungojë vetëm dy javë, atëherë ai pritet që të jetë i gatshëm për derbin e qytetit të Mançesterit, kundër Manchester Cityt.
Përkundër këtij lëndimi, Rooney do të mungojë vetëm në ndeshjet vendimtare të lartpërmendura dhe nuk mund të bëhet fjalë për një mosparaqitje në Kampionatin Botëror.
Roger Federer ka pësuar një humbje shokuese në turneun Sony Ericsson Open në Miami, duke u eliminuar në rrethin e katërt nga çeku Tomas Berdych me rezultat 2-1 në sete.
Federer ka mundur të pësojë që në fillim nga Berdych, por një rikthim pranë rezultatit 5-6 në setin e dytë i ka lejuar Federerit që të shmanget nga humbja për disa çaste duke fituar një ‘tie break’.
Sidoqoftë, në setin e tretë dështoi të konkretizojë duke kapitulluar në fund pas një ‘forhendi’ të numrit 20 në botën e tenisit Berdych, pranë rezultatit 6-4, 6-7 dhe 7-6.
Amerikani Andy Roddick dhe spanjolli Rafael Nadal kanë kaluar në 1/8 e finales së Sony Ericsson Open.
Mesfushori i cili ishte në dyshim për sfidën e të mërkurës në Ligën e Kampionëve, Cesc Fabregas, pritet ta fillojë takimin ndaj Barcelonës që nga minuta e parë.
Kapiteni i Topçinjve është rikthyer me kohë nga lëndimi dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Arsene Wenger do të mund të llogarisë në spanjollin që nga minuta e parë.
Ky është një lajm shumë i mirë për Arsenalin, kur dihet rëndësia e takimit dhe mungesa e Andres Iniestas te shtabi blaugran.
Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, pasi që holandezi do të rikthehet me kohë nga lëndimi.
Robben mungoi në ndeshjen e parë ndaj Unitedit, të cilën Bayerni e fitoi me rezultat 2-1 në Allianz Arena, ndërsa ai do të jetë i gatshëm në fundjavë kur bavarezët do të udhëtojnë në Gelsenkirchen për të luajtur kundër Schalkes në duelin vendimtar për titullin e Bundesligas.
“Arjen po bën mirë dhe ai do të jetë i gatshëm si për Schalken ashtu dhe për Unitedin”, citohet të ketë thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Rumenigge.
Sipas AS, Milani ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e krahut të djathtë të Real Madridit, Sergio Ramos.
Sergio Ramos është duke biseduar me krerët e klubit madrilen për një rinovim të kontratës, por mbretërit refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë pasi që Ramos kërkon 6 milionë euro për sezon.
Milani është treguar i gatshëm për t’i ofruar Ramosit pagën e kërkuar, por se sa serioze është skuadra kuqezi, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Rossonerët do t’i hyjnë një fushate gjatë kësaj vere për ripërtëritjen e skuadrës me lojtarë të rinj.
FIFA ka publikuar listën e përfaqësuesve më të mira të muajit, të cilat nuk sollën ndryshime në top treshen, por rënia e Italisë dhe rifitimi i pozicioneve nga Shqipëria janë pikat kyçe të kësaj rangliste.
Spanja ka vazhduar të mbajë pozitën e parë e pasuar nga Brazili në pozitën e dytë që ndiqet nga Holanda e cila është e treta.
Portugalia ka tejkaluar Italinë për të qenë në pozitën e katërt, kurse kjo e fundit ka rënë në pozitën e pestë. Gjermania gjithashtu ka rënë në pozitën e gjashtë, ndërsa Anglia ndërron vendet me Francën për të fituar një pozicion, atë të shtatin.
Shqipëria është në pozitën e 83-të duke rifituar 13 pozicione pas fitores ndaj Irlandës së Veriut.
Interi pritet të shesë një numër lojtarësh në mënyrë që të mbledhë sa më shumë fonde për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Sipas Tuttosport, i pari që do të largohet është Ricardo Quaresma për të cilin interesim ka treguar Sportingu i Lisbonës që ka ofruar 10 milionë euro.
Sulmuesi tjetër, Mario Balotelli, nuk i ka punët mirë me Jose Mourinhon dhe një largim i tij është shumë i mundshëm. Balotelli pritet të shitet për një shumë prej afro 30 milionë euro, ose të përfshihet si pjesë e shkëmbimit të Cesc Fabregasit.
Kur jemi te Fabregasi, Massimo Moratti dëshiron që me çdo kusht ta sjellë atë në Meazza dhe për këtë pritet të bëjë një numër lehtësimesh. Përkundër spekulimeve, Fabregas i ka qëndruar besnik skuadrës londineze.
Edvin van der Sar është i bindur se Manchester Unietd mund të fitojë edhe pa Wayne Rooneyn, nëse sulmuesi nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit në disa ndeshje vendimtare.
Rooney pësoi lëndim të nyjës në fund të takimit të mbrëmshëm kundër Bayern Munichut, të cilën United e humbi me rezultat 2-1.
Të shtunën zhvillohet ndeshja derbi e Ligës Premier në mes të Manchester United dhe Chelsea, ndërsa më pas ndeshja e kthimit kundër Bayernit, dhe nëse Rooney nuk rikthehet kjo mund të jetë një goditje e rëndë për djajtë e kuq.
“Kundër Boltonit tashmë kemi luajtur me disa futbollistë të tjerë. Ajo është diçka që mund të ndodhë gjatë këtij sezoni. Gjithmonë dëshironi t’i keni futbollistët më të mirë në dispozicion, por e dimë se edhe të tjerët të cilët mund të fitojnë rast mund ta bëjnë mirë punën”, ka thënë Van der Sar.
Ish-lojtari i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se bashkëvendësi i tij Frank Ribery është i lindur për të luajtur në Santiago Bernaeu.
Francezi verën e kaluar u lidh fuqishëm me një transferim në Real Madrid, por ekipi i Bayern Munichut kërkoi shumë të lartë për të lejuar largimin e tij.
“Ribery është i lindur për të luajtur në Real Madrid”, ka thënë Zidane në një intervistë të fundit për Marca.
Legjenda e futbollit francez po ashtu ka folur edhe për bashkëvendësin tjetër të tij, Karim Benzema. “Benzema ka një talent të madh dhe duhet të bëjë atë që klubi kërkon nga ai”, ka shtuar Zidane.
Real Madridi raportohet se është fokusuar në mesfushorin e Valencias, David Silva.
As shkruan se drejtuesit e Realit janë mbështetur në Silvan, me Lassana Diarra dhe Guti të cilët që të dy mendojnë largimin në fund të këtij sezoni.
Silva është i gatshëm të largohet nga Valencia gjatë verës dhe është duke kërkuar një shtytje më të madhe në karrierën e tij. Spanjolli raportohet se favorizon Realin, pavarësisht interesimit nga Manchester United dhe Barcelona.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i bindur se shpresat për të përfunduar në top katërsh janë në duart e tyre.
Në takimin e radhës City do të udhëtojë në fushë të Burnleyt, dhe italiani mendon se edhe ky takim do të jetë i vështirë për ta.
“Ne kemi nevojë të luftojmë në shtatë ndeshjet e fundit dhe e dimë se do të jetë vështirë kur të përballemi me Burnley. Dua të luajmë më mirë se kundër Wiganit, pasi kemi lojtarë. Dua ekipi im të luajë futboll të mirë”.
“Pozita që çon në Ligën e Kampionëve? Është ende në duart tona. Varet nga ne. Ne kemi shanse të mira”, ka thënë Mancini.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se ai ka ambicie për të drejtuar kombëtaren e Italisë.
Ranieri ka udhëhequr Romën drejt një sezoni të shkëlqyeshëm me gjasa për të fituar Serie A, pasi ata tashmë janë vetëm një pikë prapa liderit, Inter.
“Do të qëndroj këtu, pasi pas 30 vitesh rreth e qark Evropës kam ardhur në shtëpi dhe ju dëshironi të më largoni menjëherë?”, iu është përgjigjur Ranieri gazetarëve.
“Vetëm pasi të përfundoj me Romën do të doja t’i jap fund karrierës me një ekip kombëtar, por jo patjetër Italinë nëse Federata nuk mendon në mua pas disa vitesh. Por po e përsëris se për momentin mendoj, stërvitem dhe jetoj si romak”, ka thënë Ranieri.
Liverpooli është duke u përgatitur për të transferuar në Anfield kapitenin e Real Madridit, Raul Gonzalez.
Sportivja spanjolle Sport ka shkruar së fundi se Raul është kërkuar të kalojë vitet e fundit të karrierës në Liverpool dhe tash është duke e menduar me seriozitet këtë propozim.
Sulmuesi spanjoll është duke e diskutuar ofertën me agjentin e tij Gines Carvajal, edhe pse e di se çfarëdo lëvizje do të varet nga ajo nëse Reali do ta lirojë atë nga kontrata ekzistuese.
Spanjolli 33-vjeçar ka edhe disa propozime multi-milionëshe nga Lindja e Mesme dhe SHBA-të, por dëshiron të shijojë Ligën Premier para se të pensionohet.
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, e di se Liverpooli duhet patjetër të kualifikohet në Ligën e Kamponëve.
Redsat kanë gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit për të luftuar për një pozitë që çon në garën evropiane, dhe Kuyt mendon se forma e fundit e tyre është e mjaftueshme për të përfunduar në top katërsh.
“Ne duhet të përpiqemi dhe të mundohemi të përfundojmë në të katërtin. Ne jemi prapa dhe e dimë se do të jetë vështirë, por ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona dhe të vazhdojmë më tej prej aty”.
“Ne dështuam ca gjatë sezonit, por nuk kemi kohë të shohim prapa në ato gjëra, duhet të shohim përpara”, ka thënë Kuyt.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se Edwin van der Sar i ka mbajtur ata në lojë në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munich.
Bayerni përmbysi Manchester United me rezultat 2-1, por mund ta kishte fituar ndeshjen e parë me një rezultat shumë më të thellë po të mos ishte Van der Sar.
“Edwin na kurseu kohë përsëri. Ai bëri disa mbrojtje fantastike dhe na mbajti në lojë. Po, ne kishim disa shanse, por Edwin ishte ai që na mbajti në lojë. Nuk ishte një gol i mirë për të humbur, por ndeshja e dytë është në shtëpi tonën dhe besoj se kemi shanse të mëdha”, ka thënë Ferguson.
“Bayern ishte ekip më i mirë, nuk mund të ankohemi për këtë, por jemi më të mirë se ta në posedim”, ka shtuar skocezi
Trajneri i Bayern Munich, Louis van Gaal, thotë se goli në udhëtim i Manchester United është shqetësim për të, pas fitores 2-1 të ekipit të tij në ndeshjen e parë çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse vendasit arritën te fitorja falë golit të vonshëm të Olic (92’), Van Gaal është i pakënaqur që ekipi i tij do të udhëtojë në Old Trafford pas një jave me një gol të pranuar në Allianz Arena.
“Mendoj se Manchester United ka shanse të mëdha pasi ata kanë shënuar një gol në udhëtim. Nuk kam llogaritur në atë; kam dashur 0-0 ose 1-0 dhe 2-1 nuk është rezultati më i mirë”.
“Por ne gjithmonë kemi shënuar së paku një gol në Ligën e Kampionëve, mendoj. Kundër Haifa tre, kundër Bordeaux një, kundër Juventusit katër dhe kundër Fiorentinës dy”, ka thënë Van Gaal pas takimit të mbrëmshëm.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një largim të tijin, pas një deklarate sensacionale para takimit ndaj CSKA Moskës, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Serie A.
47- vjeçari është nën presion të lartë pasi që skuadra e tij, Inter, është shumë pranë humbjes së Scudettos pas katër vitesh dhe në të njëjtën kohë duhet të luftojë në Ligën e Kampionëve.
“Nuk jam i kënaqur me futbollin italian, sepse unë nuk e pëlqej atë dhe atyre nuk u pëlqej unë”, ka thënë Mourinho.
Interi është ende në pozitën e parë në Serie A, me një pikë më shumë se Roma dhe tre më shumë se Milani.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka paralajmëruar Barcelonën se skuadra e tij është e aftë për të mposhtur secilin klub që ekziston në botën e futbollit.
“Ne ishim në finale të vitit 2006 edhe pse me një hendikep në fillim pas përjashtimit të Lehman, ne treguam shpirt luftarak. Ne kemi rastin e duhur për t’i mposhtur ata. Hera e fundit kur luajtëm ndaj tyre ishte në finale, ishte ndeshje pa kalkulime. Tani taktikat do të kenë rol të madh, por kurrë nuk mund të parashikoni lojë të mbyllur kur luajnë dy skuadra të tilla”.
“Gjëja e mirë ndaj Barcelonës është që do të kemi për t’i ndalur shumë lojtarë, për të cilët nuk kam nevojë të brengosem. Nuk e dua ekipin tim të fokusuar në rrezikun e Barcelonës, ne do të luajmë lojën tonë. Dëshira jonë dhe besimi në vetvete do ta bëjnë diferencën. Kur luajmë mirë, mund të mposhtim cilindo ekip në botë”.
“Henry? Jemi të lumtur që do ta shohim përsëri këtu dhe ai do të marrë ovacionet që i meriton, por kur ndeshja të fillojë ne do të jemi në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do ta mposhtim (edhe) atë”, përfundoi Wenger.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ia ka vështirësuar vetes punët për t’u riftuar në skuadrën e Interit, pas komenteve të fundit të bëra në drejtim të Jose Mourinhos, të cilit ia bën të qartë se nuk do t’i kërkojë falje.
Balotelli përsëri është lënë jashtë skuadrës edhe për ndeshjen kundër CSKA Moskës, gjë që ka rezultuar në shpërthimin e Mario Balotellit.
“Nuk jam aq budalla sa të mungoj pesë (tani gjashtë) ndeshje. Nëse do të doja t’i kërkoj falje, këtë do ta bëja që pas ndeshjes së parë”.
“Unë kam të drejtë, dhe nuk kam nevojë t’i kërkojë falje askujt”, ka thënë sulmuesi italian.
Këto komente të SuperMarios natyrisht se nuk do të priten mirë nga portugezi, i cili mund ta përjashtojë sulmuesin e ri përgjithmonë nga Interi.