Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se nuk ka marrë ende një vendim për të luajtur apo jo për kombëtaren Azzure në Botërorin e radhës Afrika e Jugut 2010.Koha po kalon për Tottin, pasi që Botërori është më pak se dy muaj pranë, kurse ai ende është duke e menduar vendimin e tij përfundimtar për të luajtur apo jo në këtë kompeticion.
“Nuk kam menduar ende nëse do të luaj për kombëtaren sepse nuk kam biseduar ende me Marcello Lippin. Gjithashtu duhet të shoh dhe formën time fizike”, theksoi Totti.
Lippi do t’ia dorëzojë listën përfundimtare prej 23 lojtarëve FIFA-s më 1 qershor.
Sipas të përditshmes Sport, Gerrard Pique ka lansuar një libër të titulluar “Ndeshjet kthyese dhe ato si mysafir”, në të cilin ai flet për ëndrrën e tij fëmijërore për të luajtur një ditë për Barcelonën, gjë për të cilën e falënderon Pep Guardiolan.Pique erdhi në Barcelona falë insistimit të Pep Guardiolas, ndërkohë që ai ishte vetëm zgjedhja e dytë e Fergusonit te Manchester United.
“Në aspektin futbollistik, Guardiola më dha gjithçka. Unë e kam ditur se nuk është normale të kthehesh dhe të luash për Barcelonën kur e di se nuk ke pasur mjaft minutazh tek United. Unë i jam mirënjohës atij”, thotë Pique.
Pique është njëri prej faktorëve kyç të suksesit të Barcelonës, pasi që është i pazëvendësueshëm në mbrojtjen Blaugrane. Është pikërisht Pique ai që do të mungojë të martën në ndeshjen kthyese të Barcelonës ndaj Arsenalit në Camp Nou, për shkak të suspendimit.
Andy Roddick ka përfunduar pritjen e gjatë katërvjeçare për një titull në Masters, pas fitores në finale ndaj çekut Tomas Berdych për të fituar dhe turneun Sony Ericsson Open.Amerikani nr.6 i botës së tenisit fitoi me rezultat 7-5 dhe 6-4 për të fituar titullin e 29-të në karrierë dhe i pari në Masters pas Cincinnatit më 2006.
Roddick është shumë i suksesshëm në vitin 2010 pasi që ka më shumë fitore se askush tjetër, gjithsej 26.
Roddick gjithashtu bëhet vetëm tenisti i pestë që e fitoi turneun e Miamit dy herë, pas triumfit më 2004.
Nga ana tjetër Kim Clijsters në finalen e femrave ka shkatërruar Venus Williamsin me rezultat 6-2 dhe 6-1. Belges iu nevojitën vetëm 58 minuta lojë për të fituar titullin e 37-të në karrierë.
Kriza e lëndimeve për Arsenalin vetëm sa është përkeqësuar me të marrë lajmin se Alexander Song nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën pas një zgjatjeje muskulore.Arsenali e ka bërë publike listën e 18-të lojtarëve që do të paraqiten në ndeshjen ndaj Barcelonës dhe askund në këtë listë nuk gjendet Alex Song.
Nuk dihet se sa do të mungojë ‘izolatori i Messit’, ndërsa Arsenali ka tashmë të lënduar, Fabregasin, Gallasin, Arshavinin dhe Van Persien.
Arsenali udhëton në Camp Nou me rezultat të barabartë nga ndeshja e parë prej 2-2.
Mesfushori kreativ i Interit, Wesley Sneijder, është në dyshim për ndeshjen ndaj CSKA Moskës pas një lëndimi në këmbën e tij të djathtë, në stërvitjen e pasdites në Luzhniki.Sky Sport Italia raporton se holandezi ishte detyruar të largohej nga fusha artificiale e Luzhnikit pas një dueli në stërvitje me Muntarin, me ç’rast pësoi dëmtim në këmbën e djathtë.
Jose Mourinho në stërvitjen e sotme kishte përgatitur një ndeshje të vogël ku deshi të shihte formën fizike të Sneijder në raport me mesfushorët tjerë të Interit.
Lëndimi i mesfushorit nuk dihet saktë se sa do ta lë atë jashtë aksionit, por spekulimet e para nga Rusia thonë se ai është në dyshim të lartë për këtë takim kurse konfirmimet do të bëhen të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes.
Interi ka përparësi prej 1-0 nga sfida e parë kundër CSKA në Giuseppe Meazza para duelit kthyes të të martës mbrëma.
Ngasësi i Ferrarit, Felipe Massa, ka refuzuar që të tregojë optimizëm të shtuar pas një starti mjaft të mirë në sezonin e ri të Formulës 1.Braziliani aktualisht është i pari në renditjen e pilotëve me 39 pikë, me shokun e skuadrës Fernando Alonso në pozitën e dytë dhe pilotin e Red Bullit, Sebastian Vettel, me dy pikë më pak në pozitën e tretë. Ferrari është njëherit skuadra e parë në renditjen e konstruktorëve.
“Nëse i marrim parasysh të gjitha gjërat, ne kemi bërë punë të mirë në tri garat e para dhe fakt për këtë është epërsia jonë në të dyja renditjet. Sidoqoftë, kanë mbetur edhe 16 gara për t’u zhvilluar dhe ka mjaft hapësirë për t’u përmirësuar”, deklaroi Felipe Massa.
Çuditërisht, trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij në barazimin 1-1 në transfertë te Birminghami.“Ishte paraqitje e mrekullueshme, ne patëm disa raste në pjesën e parë, ndërsa në të dytën patëm edhe më shumë raste. Goli që pranuam ishte gol ‘pa lidhje’ dhe kur pranon një gol të tillë vërtetë nevrikosesh”.
“Reagimi i ekipit ishte i mirë, ne sulmuam dhe krijuam shumë raste. Ne jemi të zhgënjyer për arsye të paraqitjes së mirë”.
“Torres? Torres ishte shumë i lodhur, pasi që ne luajtëm 60 minuta me 10 lojtarë ndaj Benficas”, tha Benitez.
Gjigantët gjerman të Bayern Munichut mund të mos llogarisin në shërbimet e anësorit fantastik holandez, Arjen Robben, për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit.Robben mungoi në ndeshjen e parë ndaj Unitedit dhe gjithashtu mungoi edhe ndaj Schalkes. Trajneri i Bayernit, Van Gaal, refuzoi të jap detaje për formën fizike të Robben.
“Shpresoj se Robben do të luajë në Mançester por ne duhet të jemi të kujdesshëm me lëndimin e tij muskulor. Duhet të kujtohemi në Riberyn, i cili na mungoi disa muaj, kjo mund të ndodh edhe me Robbenin”, deklaroi Van Gaal për ZDF.
Megjithatë, sipas të gjitha gjasave vendimi për të luajtur apo jo Robben do të merret pak para fillimit të takimit, pasi që Robben ka udhëtuar me skuadrën bavareze në Mançester.
Nga ana tjetër po spekulohet për një rikthim sensacional të Wayne Rooneyt për ndeshjen e të mërkurës.
Liverpooli do të nënshkruajë një marrëveshje mjaft luksoze të ofruar nga Adidas, që ka shumën prej 150 milionë funtesh.Siç mëson News of the World, Adidas dëshiron të rinovojë për dhjetë vjet të tjera, pasi që Liverpooli së bashku me Manchester Unitedin janë dy skuadrat që shesin më shumë fanella gjatë një sezoni.
Manchester United deri tani ka nënshkruar marrëveshjen më të shtrenjtë të sponsorimit, pasi që për 13 vite Djajtë e Kuq do të përfitojnë 300 milionë funte edhe pse Nike mban të drejtën e të gjitha pajisjeve sportive të United.
Ariedo Braida, njëri nga drejtorët e Milanit, ditë më parë tha se Huntelaar është perfekt dhe se ai shënon “dhe askush nuk godet si ai, kështu që, pse duhet ta shesim atë?”.
Është thënë në të kaluarën se Milani mund ta shesë Huntelaarin për të transferuar Dzekon që kushton 40 milionë euro. Sidoqoftë, ky plan hidhet poshtë nga mediat britanike që favorizojnë Tottenhamin për firmën e boshnjakut që këtë sezon shënoi 19 gola.
Presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është në rrugë drejt shkarkimit nga klubi pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon.Sportmediaset raporton se Blanc preferoi që të shkojë për pushime personale në Francë se sa të përballet me humbjen 3-0 ndaj Udineses në Friulli. Ky hap i Blanc, natyrisht se ka zgjuar spekulime në mediumet italiane që thonë se ai i ka ditët e numëruara.
Kreu i klubit John Elkan do të jetë i paparashikueshëm në të ardhmen pas ‘kositjes’ bërë në bordin e klubit javën e kaluar. Thuhet se Elkan tashmë ka filluar të kërkojë president të ri.
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, e ka përshkruar ndeshjen e të shtunës- ‘el Classico’, si sfidë që nuk do të përcaktojë titullin.“Nuk ka lidhje se cili do të jetë rezultati ndaj Barcelonës të shtunën në Bernabeu, sepse gara për titull është më e hapur se kurrë. Nuk e di nëse kjo ndeshje do të vendosë titullin sepse janë edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur. Është e vërtetë se është ndeshje me rëndësi, por La Liga nuk merr fund të shtunën. Por do të jetë faktor që do të ndikojë në fund”.
“Rëndësia e ‘el Classicos’? Natyrisht është ngjarja më e madhe e vitit. Tensionet do të jenë të mëdha dhe ne do të tentojmë që ato të mos na prekin”.
“2-6 ? Nuk mendoj se do të mund të përsëritet ky rezultat. Futbolli është i paparashikueshëm dhe ka ekipe shumë më të forta se Barca ndër vite. Ky ‘el Classico’ do të jetë i veçantë për shkak se të dyja klubet hyjnë me pikë të barabarta. Nuk do të luajnë individët por ekipet”, ka thënë Valdano për AS.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se ai dëshiron që Arsenali ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.Para fillimit të sezonit të gjithë pritnin që Liverpooli të luftojë për kreun e tabelës, por të kuqtë tash janë duke pasur vështirësi të arrijnë edhe te pozita e katërt.
Arsenali në anën tjetër mbetet në garë për titullin e Ligës, duke qëndruar tre pikë prapa liderit, Chelseat, dhe një prapa Manchester United.
“Dua që Arsenali të jetë kampion. Ata kanë një renditje më të lehtë se dy ekipet lidere. Wenger e meriton titullin dhe një mirënjohje për punën e tij gjatë disa viteve të fundit”, ka thënë Torres për Canal +.
Pas fitores ndaj Racing Santanter, trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është fokusuar në derbin përballë Barcelonës dhe beson se ata mund të fitojnë në El Classico.Klubi mbretëror mbrëmë përsëri është rikthyer në maje të tabelës së La Ligas, në prag të derbit më të famshëm spanjoll që zhvillohet të shtunën në Santiago Bernabeu. Manuel Pellegrini beson në triumf ndaj katalanasve dhe kërkon hakmarrje për humbjen në Camp Nou.
“Ishte e rëndësishme të fitojmë kundër Racing dhe këtë e bëmë. Nuk pranuam gol dhe e ruajtëm fuqinë. Ndoshta nuk ishim shumë të ashpër në sulm, por kishim më shumë shanse”.
“Tash mund të kthehemi kah ndeshja me Barcelonën. Është e nevojshme të bëjmë atë që kemi bërë çdo ditë me qëllim që të fitojmë në ndeshjen e ardhshme. Nuk mund të humbin identitetin tonë. Do të përpiqemi të fitojmë dhe ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë. Duhet t’i kthejmë pikët e humbura në Nou Camp”, ka thënë Pellegrini.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Chelsea do të humbë pikë para fundit të sezonit.Blutë mposhtën Manchester United në Old Trafford dhe morën kreun e Ligës Premier, por Wenger shpreson se ekipi i Carlo Ancelottit do të rrëshqasë në ndonjë ndeshje tjetër.
“Nuk mund të thoni se dorëzoheni nëse Chelsea duhet të udhëtojë te Liverpool dhe Tottenham. Gjithçka mund të ndodhë. Nëse Manchester United dëshiron të dorëzohet, ne nuk kemi problem me këtë, por nuk mendoj se ata do të dorëzohen”, ka thënë Wenger.
Manu Ginobili ka shënuar 32 pikë për të udhëhequr ekipin e tij San Antonio Spurs drejt fitores 100-81 ndaj kampionit Los Angeles Lakers, fitore kjo që ua siguron Spurs-ave një vend në play-off.Tim Duncan ka kontribuar me 24 pikë dhe 11 kërcime për Spurs, të cilët kanë forcuar pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore.
Pau Gasol ka shënuar 32 pikë dhe Kobe Bryant 22 të tjera për Lakers, që pësuan humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit dhe të 22-tën e sezonit (55 fitore).
Për Spurs fitorja ishte e 47-ta e sezonit krahas 29 humbjeve që kanë deri tash.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal beson se kjo javë do ta ndërtojë ose shkatërrojë sezonin e Barcelonës.Të martën Barca pret në fushë të vet Arsenalin në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pasi barazoi me rezultat 2-2 në Emirates Stadium.
Ekipi i trajnerit Pep Guardiola më pas udhëton në Bernabeu të shtunën për t’u përballur me rivalin e hidhur Real Madrid në 'El Clasico', ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për titullin e kampionatit spanjoll.
“Ne po luajmë për gjithë sezonin këtë javë. Para ndeshjes me Madridin është ndeshja e rëndësishme e Ligës së Kampionëve dhe një mënyrë e mirë për ndeshjen e të shtunës është të kualifikohemi në gjysmëfinale”.
“Ne jemi kampionë dhe duhet të luftojmë shumë për këtë trofe. Për mua është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe veçanërisht në shtëpi nuk mund të rrëshqasim. Do të kemi më shumë vetëbesim dhe do të jemi më të fuqishëm për ndeshjen e të shtunës nëse fitojmë (të martën)”, ka thënë Abidal.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është i vendosur për ta vazhduar formën e tij të cilën e gëzon në Serie A edhe në Kampionatin Botëror.Holandezi ka qenë i jashtëzakonshëm që kur arriti në gusht nga Reali i Madridi në Inter dhe thotë se dëshiron ta fitojë turneun Afrika e Jugut 2010.
“Ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim në ekip, ne duam ta fitojmë Kupën Botërore. Mendoj se do të arrijmë ta kalojmë fazën e grupeve dhe pastaj do të duhet të fokusohemi në çdo ndeshje një nga një dhe shpresojmë të na prijë fati, për të cilin keni nevojë në një turne si Kupa Botërore”, ka thënë Sneijder.
Holanda është në grup me Danimarkën, Japoninë dhe Kamerunin në Kupën Botërore.
Klubi spanjoll Sevilla raportohet se është duke u përgatitur të sjellë gjashtë fytyra të reja në ekip.Pas shkarkimit të trajnerit Manolo Jimenez, Estadio Deportivo shkruan se drejtuesit e Sevillas janë duke u përgatitur për një operacion të madh në ekip.
Marius Stankevicius do të nënshkruajë kontratë të përhershme, derisa një mbrojtës i ri i qendrës do të kërkohet për të zëvendësuar veteranin Ivica Dragutinovic.
Dy mesfushorë po ashtu janë cak i klubit spanjoll, me yllin e Toulouse, Moussa Sissoko, që është i pari në listë.
Dhe në sulm, sulmuesi i Nice, Loic Remy, dhe anësori i Twente, Bryan Ruiz, janë duke u vëzhguar nga Sevilla.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka kritikuar taktikën e trajnerit Delio Rossi pas humbjes së fundit nga Catania.Palermo u mposht me rezultat 2-0 në fushë të Catanias dhe Zamparini mendon se fajtori është pikërisht trajneri.
“Ishte një paraqitje e zakonshme e ekipit të cilën e kemi parë në udhëtimet tona. Ne ishim të frikësuar. Unë nuk mund të ndihmoja por pash një formë të shkëlqyeshme të (Abel) Hernandez. Pashë gabimet e trajnerit, pasi me dy gola disavantazh do ta kisha futur Hernandez në fushë shumë më herët se sa Nicolas Bertolo”, ka thënë Zamparini për Gazzetta dello Sport.
Mediat italiane shkruajnë se Juventus po dështon në tentimin për të gjetur një trajner të përshtatshëm për ekipin.La Republicca shkruan se drejtuesit e biankonerëve do të takohen nesër për të vlerësuar disfatën e shtunës ndaj Udineses, por planet për trajner të ri janë anuluar për dy javë.
Besimi që Cesare Prandelli i dha Fiorentinës, ka prishur planet e Juventusit, derisa Roberto Mancini (Manchester City), Rafa Benitez (Liverpool) dhe Laurent Blanc (Bordeaux) duket se të gjithë janë rehatuar në klubet e tyre.
Ajo që i bën drejtuesit e Juventusit edhe më të papërshtatshëm është suksesi i ish-trajnerëve të Juves dhe zyrtarëve nëpër Evropë.
Claudio Ranieri dhe Gian Paolo Montali tash ëndërrojnë të fitojnë skudeton me Romën, derisa Didier Deschamps sapo ka fituar Kupën e Francës me Marseille. Të tre emrat u larguan nga klubi nën bordin e tashëm që udhëheq Juventusin.
Samir Nasri do të ketë ndeshjen më të madhe në karrierën e tij si lojtarë i Arsenalit gjatë mesjavës në udhëtim te Barcelona.Francezi pritet të ketë rolin e kapitenit Cesc Fabregas në takimin e radhës, i cili mungon për shkak të lëndimit dhe suspendimit.
“Ai (Nasri) sigurisht se është një lojtar i rëndësishëm pasi do ta udhëheqë ndeshjen tonë. Do të më pëlqente që Cesc të ishte aty 100%. Por ne nuk kemi zgjidhje, duhet ta kompensojmë atë ca”.
“Kam gjetur një ekuilibër të mirë në ekip për ta bërë ca të vështirë për Barcelonën, por sigurisht Nasri është një prej lojtarëve që mund të krijojë”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se mungesa a sulmuesit Wayne Rooney ka qenë kyçe për fitoren 2-1 të bluve dhe marrjen e kreut.“Nuk jeni i njëjti ekip pa të. Rooney është një lojtar fantastik i cili është vështirë të zëvendësohet me një tjetër. Berbatov po ashtu është i mirë, por Rooney është krejtësisht i ndryshëm”.
“Rooney ndonjëherë mund të kthehet në mbrojtje ta marrë topin dhe ta shfrytëzojë atë për gjithë ekipin, pastaj mund të sulmojë në cilindo drejtim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Ancelotti.
















