Barcelona është gjysmëfinalisti i dytë i Ligës së Kampionëve pasi që ka arritur ta eliminojë Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 6-3.Ndeshja e parë e zhvilluar javë më parë në Emirates, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse dueli i zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou u takoi Blaugranëve, të cilët fituan me rezultat 4-1.
Ndeshja filloi me një ritëm të ulët dhe dukej se të dyja skuadrat ishin mjaft të përqendruara që të mos pësojnë gol, ashtu që në fushë shfaqej një lojë e baraspeshuar dhe pa raste.
Mirëpo në minutën e 18-të gjërat ndryshuan. Një gabim të Gabi Militos, e shfrytëzuan lojtarët mysafirë, të cilët ndërtuan një kundërsulm të shpejtë me anë të Theo Walcott, i cili pasoi te Nicklas Bendtner, dhe ky i fundit pas tentimit të dytë e mposhti portierin Valdes.
Mirëpo, lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, nuk e la të zgjaste ky gëzim i Topçinjve, pasi që shënoi një supergol, për të barazuar shifrat (21’).
Një aksion të filluar nga argjentinasi, e përfundoi vetë ai me golin e dytë personal në ndeshje duke ia dhënë epërsinë skuadrës vendase (37’).
‘El Messiah’ kompletoi het-trikun e tij në minutën e 42-të, kur pas një asistimi të Seydou Keitas, paraboloi portierin Almunia, dhe me rezultat 3-1 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, mirëpo mungonin rastet, pasi që loja zhvillohej kryesisht në mesfushë.
Interi ka zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj CSKA Moskës në Luzhniki, takim të cilin Nerazzurët e fituan me rezultat minimal prej 1-0, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm prej 2-0.Interi e filloi shumë mirë takimin. Pas një goditjeje dënimi, i saktë u tregua specialisti i gjuajtjeve të lira, Wesley Sneijder që shënoi (6’) për kualifikimin e Interit.
CSKA u tregua e pafuqishme në vazhdim, pasi që Interi mbylli mirë hapësirat. Kësaj i shtohet dhe kartoni i kuq i marrë nga Odiah, katër minuta pas fillimit të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Interi vazhdoi me lojën e njëjtë duke mos lejuar CSKA-n të sulmojë, kurse nga ana tjetër Akinfeev shpëtoi në disa raste ekipin e tij.
Interi në gjysmëfinalen e parë pas shtatë vitesh do të mund të takohet me Barcelonën ose Arsenalin, në duelin e gjigantëve të Ligës së Kampionëve.
Sergio Ramos ka deklaruar se ndeshja e ardhshme ‘el Classico’ do të vendosë se kush do ta fitojë titullin në La Liga.“Ne kemi arritur në një pikë në La Liga ku nuk ka dallim në pikë mes nesh dhe Barcelonës, dhe çdo gabim mund të kushtojë me titull. Ne po hyjmë në ‘el Classico’ me ambicie të mëdha dhe besoj se ky takim do të vendosë se kush do ta fitojë titullin”.
“Duhet të jemi të fortë, të tentojmë të shkatërrojmë anësorët e tyre dhe shpejtësinë që e kanë, të vazhdojmë me posedim të topit, dhe të tentojmë t’i shmangemi gabimeve, para së gjithash në mbrojtje”.
“Barca nuk do ta ndryshojë stilin e lojës. Ne do duhet t’ia bëjmë futbollin bajat Messit, sepse ai mund ta bëjë diferencën. Edhe pse Barcelona mund të luajë ndeshjet keq edhe mirë, Messi mbetet i rrezikshëm. Ai është futbollisti më i frikshëm i Barcelonës”, deklaroi Sergio Ramos.
Real Madridi i është rikthyer stërvitjeve në përgatitje për duelin vendimtar të La Ligas, kundër Barcelonës në ‘el Classico’, ndërsa në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë përpos Kakas dhe Drenthes.Siç mëson Marca, Kaka është në fazën finale të rikuperimit nga lëndimi që e mban atë jashtë fushave që prej 10 marsit. Nuk dihet ende nëse braziliani do të jetë i gatshëm për ‘el Classico’.
Sidoqoftë, Manuel Pellegrini shpreson që Kaka të rikthehet të mërkurën në stërvitje në mënyrë që ai të vështrojë situatën fizike të brazilianit. Nëse Kaka do të jetë në formë të mirë fizike, gjasat që ai të paraqitet në ‘el Classico’ do të jenë të mëdha.
Kush do të fitojë në ‘el Classico’? Përderisa kjo përgjigje do të mësohet të shtunën, Marca ka pyetur madrilenët në një sondazh të sajin dhe gjithashtu ka pyetur madrilenët nëpër qytet se kë e favorizojnë ata.Sipas tifozëve të Real Madridit, Barcelona udhëton në Santiago Bernabeu si favorit për ndeshjen e të shtunës. Në sondazhin e Marca, 55 % e respondentëve favorizojnë Barcelonën kurse vetëm 45% mendojnë se Reali do t’i marrë tri pikët e arta.
Në disa intervista të shkurta nëpër Madrid nga gazetarët e Marca, është parë një favorizim i qartë nga madrilenët për Barcelonën, të cilët mendojnë se Barcelona luan futboll më të mirë dhe se mund të përsëritet rezultati prej 2-6 i vitit të kaluar.
Sidoqoftë, sivjet Real Madridi ka Gonzalo Higuainin me në krah Cristiano Ronaldon, që janë dy prej sulmuesve më të mirë në botën e futbollit.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, përfundimisht ka hedhur poshtë mundësinë që Wayne Rooney të paraqitet në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në Old Trafford.Rooney u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes së parë ndaj Bayernit, që sipas konfirmimeve do ta lë atë së paku tre javë jashtë fushave të blerta. Sidoqoftë, Rooney duket të ketë bërë progres dhe ka kërkuar nga Ferguson që ai të luajë.
Mirëpo, trajneri nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin e tij kryesor dhe ka marrë vendim: “Ai nuk do të luajë ndaj Bayernit. Nuk dua ta rrezikoj atë”.
Djajtë e Kuq duhet të shpresojnë në sulmuesin e ri italian Federico Macheda dhe për një ndikim të tijin në ndeshjen vendimtare të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke shpresuar në përsëritjen e lojës kur Topçinjtë rikthyen rezultatin kundër Barcelonës në Emirates.Arsenali llogaritet si jofavorit, pasi që rezultati nga ndeshja e parë prej 2-2 i përshtatet Barcelonës, para ndeshjes së dytë çerekfinale që zhvillohet në Camp Nou.
“Lojtarët janë rikthyer nga vdekja dhe besoj se mund ta bëjnë atë përsëri. Ata e dinë se i kanë shpëtuar eliminimit të parakohshëm nga gara dhe rastin duhet ta shfrytëzojmë sonte (e marte). Janë pashkët, koha e mrekullive. Ne duam ta bëjmë një të tillë sot”.
“Rikthimet e vonshme këtë sezon kanë treguar se ky ekip ka karakter. Ne kemi treguar qëndrueshmëri përgjatë sezonit. Ne jemi përjashtuar nga çdo garë në fillim të sezonit, por janë edhe pesë ndeshje në Ligën Premier që duhet të zhvillohen. Në Ligën e Kampionëve është e njëjtë. Njerëzit na kanë përjashtuar para kohe, por ne gati sa nuk e kemi eliminuar Barcelonën”, deklaroi Wenger.
Arsenali dhe Barcelona takohen të martën mbrëma në ndeshjen kthyese çerekfinale me fillim nga ora 20:45 në Camp Nou.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, ka mohuar sërish spekulimet kinse ai do të largohet gjatë verës nga United për t’u bashkuar me Real Madridin, duke thënë se ai kurrë nuk e ka menduar këtë ide.“Kurrë nuk kam thënë se dua të shkoj te Real Madridi. Definitivisht unë do të qëndroj këtu së paku deri në vitin 2012, dhe më pas kemi kohë të bisedojmë për të ardhmen”.
“Po kënaqem këtu dhe këtë mendoj se e kam treguar në fushë. Tani për tani po fokusohem se si të luaj sa më mirë”, përfundoi Vidic.
Përpos Real Madridit, Vidic ishte lidhur me një kalim te Milani dhe Barcelona.
Në kohën kur Real Madridi po përqendron vëmendjen në duelin kryesor këtë sezon ‘el Classico’, mesfushori i Los Blancos, Guti, ka lansuar disa komente interesante duke thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë frikë nga askush.“Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, por ne nuk i frikësohemi askujt. Ne duhet të pranojmë se Barcelona po luan shumë mirë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Por jemi mirë të armatosur dhe mund t’i mposhtim ata në çdo moment”.
Skuadra e Pellegrinit e pret të shtunën në Bernabeu skuadrën e Guardiolës, në tentim për të thyer rekordin prej 107 golave në një sezon në La Liga. Mbretërit kanë 100 gola në të gjitha garat deri më tani dhe janë në rrugë të mirë për ta thyer rekordin.
Sipas mediave gjermane, sulmuesi i Schalkes, Kevin Kuranyi, mund të bëhet në një të ardhme lojtar i Juventusit, meqë thuhet se Zonja e Vjetër ka bërë ofertë për sulmuesin gjerman.Sipas Kicker, Bianconerët i kanë ofruar Kuranyit kontratë katër vjeçare, periudhë në të cilën Kuranyi do të fitonte hiç më pak se 15 milionë euro.
“Agjentët e mi po e bëjnë punën e tyre dhe gjithçka shkon nëpërmjet atyre. Unë vetëm mund të them se ende nuk kam marrë një vendim për të ardhmen. Gjithçka është e mundshme”, u shpreh në reagimin e parë Kuranyi.
Gjermanit është duke i skaduar kontrata në Gelsenkirchen dhe do të mund të transferohej pa asnjë cent në Olimpico të Torinos. Në garë për Kuranyin janë edhe Dinamo Moska dhe Genoa.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, ka premtuar se do t’i shkaktojë Barcelonës probleme të mëdha në ndeshjen vendimtare që zhvillohet të martën mbrëma në Camp Nou ku dhe do të vendoset gjysmëfinalisti i dytë në Ligën e Kampionëve.“Si anësor dhe si lojtar sulmues, ju gjithnjë duhet të jeni përpara të gjithëve. Shpresoj se do të bëj kështu sonte dhe të shkaktoj mjaft telashe. Më vjen mirë për lëvdatat, por më duhet të dëshmohem në fushë”.
“Kam qenë në disa stadiume të mëdha në karrierën time, por ky në të cilën do të luaj sot do të jetë kulmi, sidomos për shkak të rezultatit. Do të ishte e mrekullueshme po të fitonim në Camp Nou”, ka thënë Walcott.
Në ndërkohë vijnë ca lajme të mira për Barcelonën. Sipas burimeve nga Katalunia, Andres Iniesta mund të paraqitet nga fillimi për Barcelonën në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Katër ditë para se të zhvillohet derbi më i madh i planetit, portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka deklaruar se ai shpreson që Xavi të dështojë në ‘el Classico’.“Çdo vit më shtrohet pyetja e njëjtë. Xavi është fantastik, pa marrë parasysh se e kam mik të mirë. Kur ai e kontrollon topin, Barcelona bëhet e rrezikshme dhe ai është i parapëlqyeri im”.
“Për mua, ‘el classico’ nuk do të jetë vendimtar, por duke parë rëndësinë e takimit, kjo do të jetë sfida e vitit mes dy skuadrave aktualisht më të forta në botë”, deklaroi Casillas për AS.
Më 30 mars 2010, projekti Red Bull Stratos për herë të parë zbuloi veshjen e prodhuar nga Kompania ‘David Clark’, të cilën do të mbajë Felix Baumgartner në hedhjen e tij nga stratosfera. Skuadra shkencore e Red Bull Stratos ka zbuluar gjithashtu edhe helmetën, e cila së bashku me veshjen do të shërbejnë si mjetet e vetme mbrojtëse për jetën e Felix Baumgartner, i cili do të hidhet nga stratosfera nga një lartësi prej 36.576 metrash.Këto pajisje janë prodhuar nga Kompania “David Clark”, e cila është pioniere e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse të ajrit që prej vitit 1941, duke përfshirë kostumin e Kolonelit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Ret.), Joe Kittinger, në hedhjen e tij historike “Excelsior III” në 1960.

Austriaku 40-vjeçar do të thyejë shumë rekorde botërore që kanë qëndruar të pacenuara për më shumë se gjysmë shekulli kur të ndërmarrë projektin e fluturimit në stratosferë në një lartësi më shumë se 36,576 metra brenda një kapsule që do të ngrihet nga një balon me helium.
Joe Kittinger, i cili me kërcimin e tij me parashutë nga 31,333 metra mbi nivelin e detit, hapi derën për eksplorimin e hapësirës në kuadrin e projektit të tij “Excelsior” që u zhvillua në datën 16 Gusht 1960, do të jetë pjesë e ekipit të misionit Red Bull Stratos.
Përpjekja e Kittingerit që ka lënë gjurmë në historinë e aviacionit dhe që Baumgartner po përpiqet të tejkalojë, provoi që kostumet me presion të lartë mund të mbronin njerëzit në ambientin e ashpër të stratosferës dhe ishte një nga eksperimentet që ndikoi misionin drejt hënës në vitin 1969.
Data ekzakte e misionit Red Bull Stratos, i cili do të ketë pikënisjen në Amerikën e Veriut, do të vendoset menjëherë pas përfundimit të testimit të pajisjeve dhe pas matjes së faktorëve atmosferikë – kushte këto të domosdoshme për të mundësuar suksesin e kërcimit final të këtij misioni.
Arjen Robben thotë se presioni është mbi Manchester United në prag të takimit të nesërm kur Bayern Munich viziton djajtë e kuq në Old Trafford.Robben, i cili është duke luftuar për t’u paraqitur në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mungoi në të parën, beson se Bayerni mund të shtojë presionin në United nëse shënon një gol në udhëtim.
“Presioni është i madh në kraharorin e lojtarëve të United. Ata e dinë se e gjithë çfarë kemi nevojë ne është një gol dhe ndeshja mund të përfundojë. Ata do ta kenë po thuajse të pamundur të rikthehen nga ajo. Ne tashmë kemi treguar se mund ta mposhtim ekipin anglez dhe jemi të sigurt se mund ta bëjmë këtë përsëri”, ka thënë Robben.
Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, thotë se ai mundohet ta përshtatë lojën e tij për t’iu shmangur kartonëve në të ardhmen.Përvoja e një sezoni në Angli duhet t’i ketë ndihmuar Canës të kërkojë të ndryshojë në tentim për t’u ndëshkuar sa më pak.
“Është pjesë e lojës time - që ndonjëherë marr kartonë. Por jam përpjekur të ndryshoj disa gjëra të vogla dhe mendoj se do t’ia dal më mirë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë mesfushori kosovar për The Journal.
“Kur i njihni arbitrit ca, mund të flisni me ta dhe të ndryshoni gjëra të vogla. Mendoj se kam raporte më të mira me arbitrit tash dhe mund të bëj një hap përpara. Por nëse luan 33 ose 34 ndeshje në sezon, sigurisht se do të pranosh kartonë”, ka thënë Cana.
Mesfushori i kombëtares Shqiptare ka marrë 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq në sezonin e tij të parë në Ligën Premier me Sunderlandin.
Patrick Vieira thotë se ai do të tregojë formën e tij më të mirë nën urdhrat e trajnerit Roberto Mancini dhe do ta ndihmojë Manchester Cityn të sigurojë kualifikim për në Ligën e Kampionëve.Francezi shënoi njërin prej golave në fitoren 6-1 të Cityt në udhëtim te Burnley gjatë të shtunës dhe ka filluar të rikthejë formën e tij.
“Kur arrita këtu nuk isha fizikisht në maje, por tash po përmirësohem. Shpresoj se mund ta ndihmojë ekipin të arrijë atë që ne vërtet dëshirojmë”, ka thënë 33-vjeçari.
Rio Ferdinand thotë se ekipi aktual i Manchester United duhet të shihet si një prej më të mirëve në futboll, nëse ata fitojnë titullin e katërt radhazi në Ligën Premier.Gjatë një interviste për revistën ‘Inside United’, Ferdinand ka thënë se ai dëshiron të shkruajë histori duke fituar titullin edhe këtë vit dhe duke u etiketuar si ekipi anglez më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.
“Askush nuk e ka bërë atë, andaj mendoj se ne duhet të shkruhemi si ekipi më i mirë anglez në histori. Sapo e fituam ligën vitin e kaluar, menaxheri na porositi ta bëjmë atë përsëri. Synimi është gjithmonë i njëjtë – dëshironi të përfundoni sezonin duke pasur të shkruar një kapitull të ri në librat e historisë”, ka thënë Ferdinand.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se është i interesuar të transferojë sulmuesin e Wigan Athletic, Hugo Rodallega.The Sun raporton se strategu francez është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin kolumbian, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro.
Wenger është impresionuar nga Rodallega, 24-vjeçar, i cili ka shënuar nëntë gola për Wiganin këtë sezon, dhe do të tentojë ta sjellë atë në Emirates sapo të hapet afati kalimtar veror.
Sulmuesi i Interit, Goran Pandev, thotë se nerazurët janë të bindur se do ta mposhtin CSKA Moskën në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 1-0.“Nuk e di se sa sulmues do të luajnë, por shpresojmë të krijojmë të njëjtën sasi të shanseve siç e bëmë në ndeshjen e parë në Milan”.
“E njohim mbrojtjen e tyre dhe duam t’i vendosim në vështirësi. Do të shkojmë atje të luajmë një ndeshje të mirë”, ka thënë sulmuesi maqedonas
Mesfushori i Real Madridit, Guti, thotë se mbretërit nuk kanë frikë nga Barcelona.Real Madridi do të presë Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën në derbin El Clasico që mund të jetë vendimtar në garën për titullin e kampionit të Spanjës.
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne nuk kemi frikë nga askush. Ne duhet të pranojmë se Barcelona po ia del mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Por ne kemi armë për t’i mposhtur ata”, ka thënë Guti.
Menaxheri i Newcastle United, Chris Hughton, ka lavdëruar ekipin e tij pasi ka siguruar rikthimin në Ligën Premier.Newcastle shënoi fitore 2-1 në takimin e mbrëmshëm ndaj Sheffield United dhe siguroi biletën për në elitën e futbollit anglez, nga ku u largua vetëm një sezon më herët.
“Kjo është një arritje e mrekullueshme dhe jemi absolutisht të ngazëllyer. Fakti që e kemi siguruar promovimin në Premier me edhe gjashtë ndeshje të mbetura është një dëshmi për kualitetin e këtij formacioni të lojtarëve dhe çfarë sezoni të mirë kanë pasur ata”, ka thënë Hughton.
Ndërkohë sulmuesi kosovar Shefki Kuqi i cili aktivizohet në ligën e dytë angleze, ka shënuar gol në fitoren e mbrëmshme prej 3-0 të Swansea ndaj Scuthorpe, për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit për ngjitje në Ligën Premier.
Holandezi Dirk Kuyt është plot me lëvdata për bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, argjentinasin Maxi Rodriguez.Maxi ka filluar të tregojë formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, që nga arritja gjatë janarit nga Atletico Madrid.
“Mendoj se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë. Për mua, Maxi është një lojtar kualitativ dhe një prej gjërave më të mira është se ai është adaptuar aq shpejt”.
“Ai ka qenë vërtet i rëndësishëm në ndeshjet që ka luajtur. Dhe me atë në ekip do të thotë se jemi ca më të fuqishëm dhe më të përmirësuar”, ka thënë Kuyt.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, planifikon ta angazhojë sulmuesin Nicklas Bendtner gjatë derbit të sotëm përballë Barcelonës, pasi shtatlarti jep një opsion më shumë për topçinjtë.Bendtner ka aftësi teknike, por Wenger pranon se sulmuesi danez jep më shumë opsione në ndeshjet e eliminuese siç është kjo në Spanjë.
“Ai është i rëndësishëm pasi jep diçka më ndryshe. Ai ka lartësi, ai është i mirë në ajër andaj në harkime shpresoni te ai. Kur njerëzit na thonë ‘ju nuk keni Plan B’, ai na jep këtë ca. Ne gjithmonë dëshirojmë të luajmë futboll, por ai na jep edhe një opsion loje në ajër të cilin nuk e kemi pa të”, ka thënë Wenger për arsenal.com.
Pep Guardiola beson se Arsenali do të jetë sfidues i vërtetë për skuadrën e tij, por mendon se në fund skuadra e tij do të tregojë pse është kualifikuar në gjysmëfinale.“Nuk ishte Walcott ai që bëri diferencën, por ishte Almunia. Walcott luajti mirë ndaj nesh dhe në ndeshjen e fundit në kampionat. Ai ka cilësinë e tij”.
“Ne do të tentojmë të mbajmë topin dhe të luajmë thjeshtë. Kjo është mënyra më e mirë për ta ndalur Arsenalin që ta përdorë Walcottin”.
“Mund të ndodhë që Arsenali të merr kurajë nga barazimi i ndeshjes së parë. Unë mendoj si Wenger. Ai ekip që e mban më shumë topin ai fiton në fund. Unë e di se Arsenali do të mund të rrezikojë me raste”.
“Nuk e di çfarë mendojnë lojtarët e mi sepse nuk jam në kokat e tyre, por unë e di se ne duhet ta harrojmë barazimin dhe të luajmë ashtu siç dimë më mirë”, u shpreh Guardiola.
Mesfushori i Chelseat, Deco, ka lavdëruar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai është yll i vërtetë i futbollit.“Ata kanë lojtarë të mëdhenj, por para së gjithash e kanë Lionel Messin. Asnjë skuadër nuk ka një lojtar si ai. Ai bënë gjëra të pabesueshme dhe gjithnjë mendon për bashkëlojtarët. Ai është një yll i vërtetë.
“Guardiola ka sjellë në Barcelonë një mentalitet të ri. Ai është një trajner që i përdor shumë lojtarët e rinj dhe di se si të nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Gjërat kanë shkuar mirë për të dhe mendoj se ai do të shkruajë histori me Barcën”, deklaroi Deco.
Sipas The Daily Mail, me interesimin e humbur të Milanit për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, rastin duket se do ta shfrytëzojnë skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester City.Sulmues i Wolfsburgut verën e kaluar shprehu dëshirën për të kaluar në Milanello, por kurrë nuk e mohoi mundësinë e kalimit në Ligën Premier.
Dzeko kushton 40 milionë euro, shumë që për Milanin ishte e pakapshme, ndërsa nuk do të ishte kurrfarë problemi për Chelsean apo Manchester Cityn.
Chelsea po shqyrton mundësinë e sjelljes së një sulmuesi të ri për të shoqëruar Drogban, kurse nga ana tjetër të njëjtën gjë e kërkon City për Adebayorin.
Jose Mourinho përsëri është treguar tejet kontrovers në deklaratat e tij, kur foli për gjasat e Interit për kualifikim dhe gjasat që Wesley Sneijder e Mario Balotelli të luajnë të martën.“Rezultati 1-0 nga ndeshja e parë është rezultat i hapur. Ne jemi në gjysmëfinale nëse nuk pranojmë gol, por nëse pranojmë atëherë do të jetë vështirë. Por, futbolli nuk është për ‘nëse’. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por fatkeqësisht, ne shënuam vetëm një gol, kështu që na duhet baraspesha dhe përqendrimi”.
“Nuk jam duke menduar se më kë do të luajmë në gjysmëfinale. A ndjehemi favorit? Favorit ka para ndeshjeve, kurse në fushë, favorit nuk ka. Do të shihni vet çfarë do të ndodhë”.
“Sneijder? Ai u dëmtua dhe është në dyshim. Mund të them se ai do të luajë. Balotelli? Më vjen mirë që u rikthye me gol dhe nesër ai mund ose të luajë ose të qëndrojë në bankinë e pse jo edhe në tribuna”, tha Mourinho për Sky Sports Italia.
Legjenda katalunase, Johan Cruyff, që është dhe president nderi i Barcelonës, ka deklaruar se nëse Barca relaksohet në ‘el Classico’ atëherë Real Madridi do të mund të fitojë njëjtë siç bëri Barcelona vitin e kaluar në Bernabeu.“Nëse Barcelona hy në fushë për t’u relaksuar dhe për t’u argëtuar, atëherë rezultati mund të jetë 6-2 për Realin kësaj radhe”.
“Dy ndeshjet e radhës (ndaj Arsenalit dhe Realit) janë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës këtë sezon. Ato ose mund t’i japin gjithçka Barcelonës ose të humbin gjithçka për Barcelonën”.
“Do të jetë vështirë të fitojmë La Ligën nëse nuk fitojmë në Bernabeu. Reali i këtij viti luan shumë më mirë se Reali i vitit të kaluar”, deklaroi Cruyff për El Periodico.
















