Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë takuar në Teatrin e Ëndrrave për të zhvilluar ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e Djajve të Kuq me rezultat 3-2, mirëpo ky rezultat i dërgon bavarezët në gjysmëfinale falë një goli më shumë të shënuar në terren mysafir.
Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Bayernit, ndërsa ndeshja e të mërkurës mbrëma në Old Trafford i takoi skuadrës vendase, e cila fitoi me rezultat 3-2, megjithatë me rezultat të barabartë 4-4, në gjysmëfinale u kualifikua skuadra gjermane.Në gjysmën e parë, United shfaqi një lojë spektakolare duke shënuar tre gola, megjithatë bavarezët arritën të shënonin golin e shpresës pa përfunduar pjesa e parë.
Serinë e golave e hapi Darron Gibson, i cili në minutën e tretë realizoi nga distanca.Pak minuta më pas (7’), Luis Nani dyfishoi epërsinë me një gol të bukur, pas një pasimi të Antonio Valencias.
Të njëjtët lojtarë u përfshinë edhe në golin e tretë të vendasve, ndërsa sërish Nani në një mënyrë edhe më të bukur e mposhti portierin Butt (41’).
Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Ivica Olic mposhti portierin Van der Sar (43’) për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm të Bayern Munichut në gjysmëfinale.Në minutën e 50-të, gjërat u vështirësuan për Manchesterin, pasi që Rafael Da Silva u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje në Franck Riberyn.
Me epërsinë numerike në fushë, mysafirët shtuan presionin përpara portës vendase duke kërkuar golin që i dërgonte në gjysmëfinale.Dhe këtë e arritën në minutën e 74, kur pas një krosimi nga këndi, Ribery e gjeti për mrekulli Arjen Robbenin, ndërsa ky i fundit në mënyrë edhe më të mirë shënoi golin e dytë të Bayernit, i cili do të thoshte se gjermanët luajnë në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Bayerni do ta ketë kundërshtar Lyonin që eliminoi skuadrën tjetër franceze, Bordeaux, me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Bordeaux ishte nikoqir i Lyonit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 që nuk mjaftoi që ‘les Girondins’ të kualifikohen më tej.Bordeaux ishte skuadra më e mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit duke shtruar dominimin e vet për shkak të rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë.
Pas një tollovie në zonën e Lyonit, Marouane Chamakh gjendet mirë në zonë duke shënuar (45’) për 1-0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Përvoja e Lyonit në Ligën e Kampionëve e bëri të veten duke mos lejuar pranimin e një goli që do të ishte fatal. Në fund Lyoni kualifikohet me rezultat për përgjithshëm prej 3-2 nga të dyja ndeshjet.
Lyoni do ta presë Bayernin në Stade Gerland më 21 prill në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Juventusit ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare ku thuhet se klubi nga Torino shpreson që më në fund të zbardhen fajtorët e vërtetë, pas pohimeve të fundit se do të fillojë një gjyq i ri, që akuzon Interin e Massimo Morattit.Avokati i Luciano Moggit është njeriu që ka insistuar në rihapjen gjyqit pas dëshmive të reja për audio regjistrimet e bëra të zyrtarëve të Interit me gjyqtarët, me në lidhje Telecom Italia.
“Me kujdes të plotë në lidhje me aktivitetet dhe proceset e reja, Juventusi me kujdes do të hetojë të gjitha dëshmitë me kujdes të plotë nëse gjyqi rihapet në Napoli. Juventusi është i sigurt se institucionet e drejtësisë do të sigurojnë trajtim të barabartë, ashtu siç dëshiruam ne në vitin 2006”.
Mbetet të shihet ditëve të ardhshme se çfarë do të ndodhw me Calciopolin. Një gjë është e sigurt, së shpejti do të dihen fajtorët e vërtetë të skandalit që shkatërroi Serien A.
Sipas Marca, në mënyrë që të shmangen deklaratat e flakta para takimit vendimtar ndaj Realit, trajneri i Barcës, Pep Guardiola ua ka ndaluar lojtarëve të tij të flasin për ‘el Classicon’.Të martën, pas ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola tha se nuk dëshiron të flasë ende për duelin ndaj Real Madridit. Ndërsa të mërkurën, në një konferencë për shtyp në promovim të librit të Gerard Piques, ishte ky i fundit që tha: “ Është mirë të mos flas për duelin Madrid – Barcelonë”.
Për më shumë, Guardiola ka anuluar të gjitha intervistat e lojtarëve të tij për mediat spanjolle pasi që ai do të jetë njeriu i vetëm nga shtabi i Barcelonës që do të flasë për ‘el Classicon’ në një konferencë të enjten.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është gati për t’u ballafaquar me Interin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, duke thënë se atij nuk i intereson aq shumë Interi sa i intereson finalja.“Gjëja e vetme që më intereson është të arrij në finale me Barcelonën. Sa për kundërshtarin, është si të gjithë të tjerët”, ka thënë argjentinasi.
Messi më pas foli dhe për rreziqet me të cilat do të mund të përballet skuadra e tij kur të takohet me skuadrën e Interit më 20 prill në San Siro.
“Ky sezon i Militos në Serie A është mbresëlënës, pasi që ai lufton gjithnjë për golashënuesin më të mirë. Ai shënon shumë gola dhe mënyra si luan është esenciale për Interin. Ai vërtet po luan shumë mirë”.
“Eto’o? Samuel Eto’o po luan mirë por t’u them të drejtën atij i ka marrë kohë adaptimi në futbollin italian, pasi që shkoi nga ai spanjoll, e që kanë dallime të mëdha. Por ai është aq lojtar i rëndësishëm sa që harrohen këto vështirësi”.
“Kalimi im në Serie A? Gjithnjë e kam thënë se dua të qëndroj këtu. Por ju kurrë nuk dihet çfarë do të ndodhë në futboll. Unë synoj që të qëndroj këtu”, përfundoi Messi.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili do të mungojë në sfidën vendimtare të këtij sezoni kundër Barcelonës, ka thënë se Barcelona është skuadër më e mirë, por beson se Reali ka gjasa për të fituar.“Barcelona është ekipi më i mirë i 20 viteve të fundit, si në aspektin e paraqitjeve ashtu dhe në atë të stilit të lojës. Një Barcelonë e fortë po na vjen por ne gjithashtu kemi formë të jashtëzakonshme”.
“Unë besoj në armët tona dhe nëse do isha një mbrojtës do të brengosesha që tani për Cristiano Ronaldon dhe Higuainin”, deklaroi Alonso.
Roberto Mancini ka hedhur poshtë mundësinë e një rikthimi të mundshëm në futbollin italian pas spekulimeve për një kalim te Juventusi, duke thënë se ai është duke shikuar se kë ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror.“Unë jam duke bërë plane për sezonin tjetër. Sezoni për ne fillon më 5 korrik, kur lojtarët kthehen nga pushimet verore për të shkuar më pas në turne. Për ne është me rëndësi ta përfundojmë mirë këtë sezon, sepse duam pozitën e katërt kurse kemi edhe gjashtë ndeshje të vështira. Më pas do shikojmë për ndonjë lojtar të ri”.
“Juventus? Shikoni, në Itali kjo është e zakonshme që të ndodhë në periudhën mars-prill. Ekzistojnë tri gazeta që duhet të shkruajnë çdo ditë për ardhmërinë e ndonjë trajneri apo lojtari. Kurrë nuk kam thënë se do shkoj te Juventusi. Unë kam deklaruar se mund të rikthehem, por nuk e di se çfarë shkruajnë ato sepse kam edhe tri vite e gjysmë kontratë me Cityn”, deklaroi Mancini.
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka zbuluar se ai ka mundur ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, kur ai ishte vetëm 14 vjeçar, por ai e refuzoi atë kur ishte president i klubit Como.Paraqitja fenomenale e Messit ndaj Arsenalit e ka bërë Preziosin të pendohet që nuk e transferoi si adoleshent.
“Kur isha president i Comos kam mundur ta transferoj Messin. Ai ishte 15- vjeçar dhe unë e refuzova atë. Ne e kemi ndjekur atë nga mosha 14- vjeçare kur ai ishte një fenomen i vërtetë”.
“Por ne nuk e transferuam atë për shkak të disa gjërave që nuk shkonin si duhet te Como. Shpeshherë bëni gabime të mëdha, por s’ke çfarë të bësh”, deklaroi Preziosi për Sky Sport Italia.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka hedhur poshtë mundësinë e përsëritjes së çerekfinales së vitit 2007, kur Djajtë e Kuq e shkatërruan Romën në Old Trafford.Tre vite më parë, ekipi i Ferguson ishte po ashtu në dizavantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë, ndërsa në Old Trafford, United deklasoi Romën me rezultat 7-1.
“Nuk kam menduar për ndeshjen ndaj Romës. Ata ishin të njëjtë sikurse është sot Bayerni dhe ajo ishte paraqitje të cilën dëshiron ta shohësh çdo javë, por nuk e sheh dot”.
“Ishte performancë e papërsëritshme. Këtë e tregon rezultati. Duhet të sigurohemi nga fillimi për një paraqitje të mirë, e më pas pason eliminimi i Bayernit”, deklaroi Ferguson.
Federata italiane e futbollit (FIGC) është duke shqyrtuar mundësinë e rihapjes së gjyqit sportiv të Calciopolit, në të cilin Juventusit iu morën dy Scudetto, e që pas dëshmive të reja në Gjykatën e Napolit e akuzojnë rëndë Interin për krijimin e Calciopolit.Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete, është duke u konsultuar me sekretarin Stefano Palazzin, në mënyrë që të gjendet një rrugë për të rihapur gjyqin e Calciopolit pas zbulimit të incizimeve të telefonatave të Massimo Morattit me gjyqtarët në bashkëpunim me Telecom Italia.
Avokati Tito Lucrezio Millela më 13 prill do të prezantojë dëshmitë e tij për të parë nëse një gjyq i ri që do ta akuzonte Interin do të mund të rihapej. Sidoqoftë, të gjitha skuadrat dhe individët e dënuar nuk do të dëmshpërbleheshin nëse do të rihapej gjyqi. Sipas avokatit të lartpërmendur, nëse këto dëshmi do të paraqiteshin në vitin 2006, atëherë Interi që atëherë do të dënohej.
Siç njoftohet nga AS, Real Madridi nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Ricardo Kaka në ndeshjen vendimtare të së shtunës ndaj Barcelonës, për shkak të lëndimit të pësuar që në kohën kur ishte te Milani.Kaka është qe një muaj jashtë aksionit, lëndim nga i cili vuajti dhe nga dhjetori deri në janar. Këtë lëndim Kaka e mori sa ishte te Milani dhe me këtë lëndim u transferua te Los Blancos.
Shumë fansa të Realit mendojnë se ‘el Classico’ ishte ndeshja e parë në të cilën Kaka tregoi formën e vërtetë pas shumë kritikave.
Sipas mediave italiane, Arsene Wenger dhe Fabio Capello janë dy emrat e fundit të cilët i janë bashkuar listës së dëshirave të Juventusit për stolin e trajnerit.Juve pritet të bëjë një ristrukturim të madh në fund të këtij sezoni mjaft dëshpërues, të cilin e filloi me synime për të fituar titullin, ndërsa tash rrezikon edhe pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në janar Zonja e Vjetër zëvendësoi trajnerin Cirro Ferrara me Alberto Zaccheroni, i cili u caktua si zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit. As ky ndryshim nuk solli pozitivistet te biankonerët dhe Zaccheroni pritet të zëvendësohet në fund të sezonit.
Derisa tash janë përmendur një varg opsionesh për stolin drejtues të Juventusit, mes të cilëve edhe Rafael Benitez, Lorent Blanc, Roberto Mancini dhe Cesare Prandelli.
La Gazzetta dello Sport shkruan se në listën e dëshirave tash është shtuar edhe Arsene Wenger. Spekulohet se Juve ka kontaktuar me Wenger edhe verën e kaluar, por atëherë kishte pasur dallime të mëdha financiare.
Corriere dello Sport në anën tjetër shkruan se biankonerët do të përpiqen ta rikthejnë në ekip Fabio Capellon, pasi ai të përfundojë punën me kombëtaren e Anglisë në kampionatin botëror Afrika e jugut 2010.
Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Emmanuel Eboue, ka refuzuar të komentojë spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim nga Emirates Stadium.Përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë rregullisht është përfolur për një largim nga Arsenali në disa vitet e fundit, ndërsa këto spekulime janë më të shumta këtë vit.
Eboue së fundi është lidhur me një kalim në Roma ku thuhet se kërkohet nga trajnerit Claudio Ranieri, por lojtari mohon se dëshiron të largohet.
“Unë jam lojtar i Arsenalit dhe nuk dua t’i komentoj spekulimet. Të gjithë lojtarët dëshirojnë vazhdimisht të luajnë dhe unë nuk jam më ndryshe, por nuk dua t’i komentoj spekulimet”, ka thënë Eboue për Skysports.
Para takimit shumë të pritur, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, mesfushori i Realit Guti ka thënë se Cristiano Ronaldo në nivel të njëjtë me Lionel Messi, nëse jo më i mirë se ai.Në krahasimin mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Guti tha: "Ata që të dy mund të vendosin fatin e takimit në çdo moment. Është shumë mirë të kesh një bashkëlojtar si Cristiano, është shumë e lehtë për bashkëlojtarët tjerë."
Guti vazhdoi: "Ne e kemi në plan ta frenojmë Messin, por nuk është vetëm ai në fushë, të kesh kujdes vetëm ndaj një lojtari është qesharake."
Veterani gjithashtu shtoi: "Nuk mund ta mbajë në mend një 'El Classico' me barazi kaq të madhe si në pikë ashtu edhe në gola, por ne jemi gjithnjë favorit kur luajmë në Santiago Bernabeu.
Barcelona është një ekip i rrezikshëm kur ata e mbajnë topin në pronësinë e tyre gjatë. Por, ne jemi të motivuar, e dimë se është e komplikuar, por ne i kemi mundësitë që ta fitojmë derbin."/sportisot/
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ata do të kërkojnë hakmarrje kur do të takohen përsëri me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Pasi nerazurët shënuan fitore në Moskë dhe për herë të parë në shtatë vitet e fundit u gjendën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ata do të kenë rastin të përballen edhe një herë këtë sezon me kampionin në fuqi të garës, Barcelonën.
“Mourinho në mënyrë të përkryer e ka përgatitur ekipin për këtë sfidë. Kam parë një shpirt të vërtetë ekipor”, ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.
“Ndeshja me Barcelonën? Mendoj se do jenë dy ndeshje magjepsëse. Mendoj Mendoj se të gjithë lojtarët e dëshiruan këtë ndeshje dhe besoj se të gjithë kanë dëshirë për hakmarrje. Ky Inter ka kualitete të tjera nga ai i fazës së grupeve”, ka thënë Moratti.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Arsenalit ka premtuar se ai do të shkëlqejë edhe në derbin e të shtunës kundër Real Madridit.“Jam shumë i lumtur. Unë gjithnjë jam trajtuar mirë prej tifozëve. Ndjehem shumë mirë dhe shumë i lumtur me fitoren. Ne e kemi ditur se duhet të luajmë një lojë të tillë para tifozëve tanë. Filluam keq, por e përfunduam në mënyrën më spektakolare të mundshme”.
“Ajo çfarë është me rëndësi është që ekipi të vazhdojë të fitojë. Unë shpresoj se mund të vazhdojmë kështu, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Ka ende punë për t’u bërë në Ligën e Kampionëve dhe La Liga. Tani vjen ndeshje e rëndësishme dhe iu premtoj paraqitje identike dhe në atë takim. Kjo fitore ndaj Arsenalit, është hapi i parë për ta fituar titullin”, përfundon Messi.
Deron Williams ka shënuar 42 pikë dhe ka bërë një kërcim vendimtar që i ka dhënë fitoren 140-139 ekipit të tij Utah Jazz në ndeshjen përballë Oklahoma City Thunder.Jazz i bënë ballë ndeshjes së shkëlqyeshme të Kevin Durant që shënoi 45 pikë për Thunder, për të shënuar fitoren e 51-të të sezonit (29 humbje) dhe të parën në katër takimet e fundit ndaj Thunder.
Williams kontribuoi edhe me 10 asistime, derisa Carlos Boozer shënoi 28 pikë dhe 15 kërcime për të çuar Utah në pozitën e dytë të Konferencës Perëndimore.
Agjenti i sulmuesit spanjoll David Villa ka thënë se ai nuk është aspak i shqetësuar me interesimin e skuadrës së Juventusit të spekuluar javëve të fundit nëpër mediat spanjolle.“Nuk e di nëse klubet kanë biseduar ose jo, por unë nuk kam informata për këtë. Tani për tani Villa është i lumtur te Valencia dhe nuk ka në plan të largohet”.
“Para së gjithash, askush nuk më ka kontaktuar mua që të më thotë se David Villa është në shitje. Shumë njerëz thonë se David Villa do të shitet për t’i mbuluar borxhet e klubit, por përsëri, askush nuk më ka thënë asgjë”, deklaroi Jose Luis Tamarago.
Trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, beson se skuadra e tij nuk është favorite për të eliminuar Manchester Unitedin.Gjiganti bavarez sot udhëton në Old Trafford për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka avantazh 2-1 nga ndeshja e parë.
“Po. United është favorit absolut për sfidën. Ata kanë shënuar një gol si mysafir dhe janë një ekip i mrekullueshëm”.
“Ata kanë përvojë të madhe në shtëpi në ndeshjet e mëdha dhe do të kenë edhe tifozët prapa tyre. Ekipi ynë është mjaft i ri që konsiston në lojtarë të rinj, kështu që është situatë krejt tjetër. Do të jetë ekipi ynë kundër ekipit të tyre dhe të shohim se si do shkojë”, deklaroi Van Gaal.
Mesfushori i Interit, Dejan Stankovic beson se ekipi i tij është mjaft i përgatitur për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.“Ne mund të themi se e kemi bërë hapin në Evropë. Ne po luajmë mirë dhe do të vazhdojmë kështu pasi që nuk ishte lehtë të arrijmë këtu. CSKA Moska pati posedim dhe pas kartonit të kuq, ne ishim të përkryer”.
“Barcelona? Ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë shumë më ndryshe se ato dy të parat”, deklaroi pas ndeshjes me CSKA-n, Stankovic.
Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner ka pranuar se skuadra e tij është mposhtur nga një skuadër shumë, shumë më e fortë.Lionel Messi shkeli Arsenalin në Camp Nou duke shënuar të katër golat e fitores 4-1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, rezultat që kualifikoi në gjysmëfinale Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 6-3.
“Mendoj se Barcelona ishte ndoshta ekipi më i mirë, pasi ne i humbëm rastet tona. Është më lehtë kur ekipi kundërshtar luan dobët, por Barcelona sot pati një paraqitje fantastike”.
“Mendoj se ne bëmë gjithçka por ata ishin shumë të fortë për ne. Goli i tyre i parë ishte qesharak sepse ne ua dhamë topin. Messi është lojtarë fenomenal dhe ai e tregoi këtë sonte”, deklaroi Bendtner.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.Francezi pa skuadrën e tij të shkatërruar në Camp Nou, ku njëkohësisht morri një leksion nga Lionel Messi rreth futbollit, i cili i vetëm eliminoi Arsenalin nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve duke shënuar të katër golat e fitores 4-1 të Barcelonës.
“Përgëzime për Barcelonën, ishte më e mirë se ne. Për mua, Messi është lojtari larg më i mirë në botë. Ai nuk është gjithnjë në lojë, por nëse është, ai është vërtetë i rrezikshëm”.
“Kur është në vrap me topin ai është i pandalshëm. Ai është i vetmi lojtar në botë që mund të ndryshojë drejtimin në atë pozitë. Kur e kishim rezultatin 1-0 filluam mirë me kundërsulme por gabuam qe i lamë të shënojnë golat. Ne luftuam. Filluam me raste pas rezultatit 3-1, por i humbëm edhe ato pak raste”, u shpreh i zhgënjyer Wenger.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka vazhduar me deklaratat sensacionale duke thënë pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve se skuadra e tij do ta fitoj titullin e më të mirit të Evropës.“Ne kemi arritur në gjysmëfinale në mënyrë mjaft të qetë dhe të merituar. Ky ekip ka besim dhe kapacitet, gjë që i ndihmon ata për të fituar”.
“Ne po luajmë në Ligën e Kampionëve me besim të madh dhe nëse nuk e fitojmë titullin tani, atëherë këtë do ta bëjmë pas disa vitesh sepse jemi në rrugë të mirë”, deklaroi Mourinho.
















