Rooney dhe Ronaldo Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka vazhduar me deklaratat e tij sensacionale para ‘el Classicos’ duke thënë se Wayne Rooney është më i mirë se Cristiano Ronaldo me ç’rast për Leo Messin thotë pa kurrfarë dyshimi ai është më i miri në botë.
“Vërtet e kam një pikë të dobët te Rooney…ai është i pabesueshëm, fantastik. Ai është i mrekullueshëm. Mënyra se si luan… Ai është perfekt”.
“Ai është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por Ronaldo ia morri protagonizmin vitin e kaluar”.
“Messi është pa kurrfarë dyshimi futbollisti më i mirë në botë. Sa për Unitedin, tani United është një ekip i vërtetë dhe jo kur e kishte Ronaldon”, përfundoi Alves.
Mesfushori ofensiv i Arsenalit, Andrei Arshavin, sipas të gjitha gjasave do të mungojë deri në fund të sezonit për shkak se nuk pësoi vetëm një por dy ndrydhje muskulore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
“Fatkeqësisht, nuk zbuluam vetëm një muskul të ndrydhur, por dy. Një muskul i çarë, ashtu siç e prita, por është edhe një ndrydhje tjetër në komblik, aty ku lidhet me kofshën”.
“Shpresoj se do të rikthehem ndaj Manchester Cityt më 24 prill. Këto janë vetëm shpresa, por është vështirë të them se si do të jem në të vërtetë”, deklaroi Arshavin.
Rusi do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kur Topçinjtë janë nikoqirë të Tottenhamit në Emirates.
Agjenti i Jose Maria Gutit, ka hedhur poshtë spekulimet që thoshin se klienti i tij ka filluar të negociojë me Interin për një transferim gjatë verës.
“Ai ka qenë një lojtar i Real Madridit për vite të tëra dhe ka edhe dy vite kontratë me Mbretërit. Mund të them qe nuk kemi kontaktuar me të. Sidoqoftë, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të luajë një ditë në Serie A”, tha Zoran Stevanovic për Fc Inter News.
Guti është lidhur me një kalim tek Interi, pasi që ishte vetë mesfushori ai që tha disa muaj më parë se e do Interin. Pos kësaj, ditë më parë Guti tha se ‘el Classico’ i të shtunës do të jetë i fundit për të duke aluduar në një largim.
Portieri standard i Juventusit, Gigi Buffon, pritet që t’u rikthehet fushave të blerta të dielën.
Sipas Tuttosport, Buffon është në dispozicion të Zaccheronit dhe do të fillojë nga minuta e parë ndaj Cagiliarit në Olimpico të Torinos.
Buffon për herë të fundit luajti më 21 shkurt në fitoren 2-1 ndaj Bolognas dhe mungoi për më shumë se një muaj, duke bërë skuadrën e tij të ndjejë mungesën për shkak se Manninger dhe Chimenti dështuan të impresionojnë.
Rikthimi i Buffon vjen në momentin më të mirë për Juventusin pasi që armata Bianconere është e përfshirë në luftën për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Sipas agjentit Stephane Courbis, Emmanuel Adebayor është shumë i shtrenjtë për Milanin duke mohuar kategorikisht një transferim të tijin në San Siro.
“Adebayor ka edhe pesë vite në kontratë me Cityn dhe ishte blerje e shtrenjtë”.
“Ai ka një pagë që nuk është e parametrave të Milanit, për më shumë ai po luan mirë te City. Treni në futboll kalon vetëm njëherë. Adebayor ishte pranë Milanit dy vite më parë, por jo më”.
“Manchester City pagoi gati 28 milionë euro për të dhe City nuk dëshiron ta ngushtojë Milanin pasi që Rossonerët nuk janë të interesuar për lojtarë që kushtojnë aq shumë. Ata tentojnë të transferojnë lojtarë me parametra zero ose me personalitet të lartë. Prandaj, Adebayor nuk do të kalojë te Milani”, përfundoi Courbis.
Agjenti i Sergio Agueros, Jose Segui, ka thënë se një kalim i Kun Agueros tek Interi gjatë kësaj vere vështirë se mund të ndodhë, përkundër asaj se vetë sulmuesi është shprehur i lëkundur nga interesi i kampionit të Italisë.
“Për momentin nuk kam informata për interesimin e Interit. Nuk kam pasur asnjë takim zyrtar me drejtuesit e Atleticos. Ne do t’i vlerësojmë gjërat në fund të sezonit. Tani ekipi është i zënë dhe para afatit kalimtar veror nuk do të ketë ndryshime”, deklaroi agjenti i Agueros.
Interi qe një kohë të gjatë interesohet për argjentinasin në mënyrë që të përforcojë radhët pasi që sipas të gjitha gjasave Balotelli do të largohet nga skuadra zikaltër.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është shprehur të jetë tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Benficas në Europa League, duke thënë se ai e dëshiron Fulhamin në finalen e garës së dytë më të madhe evropiane për klube- Europa League.
“Të jesh në gjysmëfinale të Europa League është vërtetë mirë për ne. Shpresoj se ne mund të luajmë në finale ndaj Fulhamit, sepse do ishte mirë që të jenë dy ekipe angleze aty. Më shumë më kënaqi paraqitja e ekipit”.
“Të gjithë luajtën mirë, në veçanti Lucas. Ne tentojmë të fitojmë çdo ndeshje. Nëse mund të kualifikohemi në finale do të isha i kënaqur sepse edhe mund ta fitojmë trofeun dhe në të njëjtën kohë do të përfundojnë në pozitën e katërt në Ligën Premier”, deklaroi Benitez.
Anësori i Chelseat, Joe Cole, ka goditur pohimet e fundit të cilat thoshin se ai është përtac dhe thotë se për lojën e tij nuk merr asgjë tjetër pos kritikave të padobishme dhe fyerjeve.
“Unë kam vjedhur dhe kam dhënë mjaft topa. Njerëzit që më përkufizojnë si statik janë vërtetë të pafytyrë. Ejani dhe më shikoni për pesë ose gjashtë ndeshje. Nuk besoj se ka ndonjë mesfushor apo anësor që punon më shumë se unë”.
“Dua t’i ndihmoj ekipit tim. Shpeshherë e teproj dhe duhet të jem ndoshta më i mençur, por tani nuk kemi kohë për atë. Tani është koha kur nuk duhet të bëjmë gabime. Nëse nuk bëjmë gabime mund të fitojmë dy tituj në fund”, deklaroi Joe Cole.
Trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, u shpreh se skuadra e tij duhet të jetë e pagabueshme kur do të presë në Artemio Franchi kampionin dhe liderin e Serie A, Inter.
“Nuk mund të bëjmë gabime në këto sfida të rëndësishme. Jam i fokusuar për të nesërmen dhe jo për të martën (Coppa Italia)”.
“Ne po ndeshemi me njërën prej skuadrave më të mira në Evropë, që ka lojtarë me teknikë të jashtëzakonshme”.
“Fiorentina do të jetë e zgjuar jo vetëm e trimëruar, por gjithashtu do të trajtojë me kujdes situatat gjatë ndeshjes. Këto dy ndeshje (nesër dhe të martën në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit) do të jenë tejet interesante”, tha Cesare Prandelli.
Asociacioni i lojtarëve në Spanjë (AFE) ka bërë thirrje për grevë për shkak të bllokimit të pagave, protesta të cilat do të ndikojnë në moszhvillimin e ndeshjeve në katër kampionatet e Spanjës nga 16 deri më 19 prill.
Kjo grevë do të mbahet në javën e 33-të të Primera Divisionit dhe Segunda Divisionit, ashtu si në kategoritë tjera më të ulëta. Kjo grevë do të respektohet nga të gjithë lojtarët në La Liga, La Segunda, La Segunda B dhe Tercera Division.
Nëse AFE nuk gjen zgjidhje për kompensimin e borxheve të klubeve ndaj lojtarëve që llogaritet të jetë rreth 4 milionë euro, atëherë pritet të merren masa tjera.

Ndeshjet e prekura të javës së 33-të në La Liga janë:
Malaga – Valladolid,

Sevilla – Sporting

Tenerife – Getafe

Villareal – Atletico Madrid

Xerez – Racing

Espanyol – Barcelona

Deportivo – Almeria

Real Madrid – Valencia

Athletic Bilbao – Zaragoza dhe

Mallorca – Osasuna.
Ronaldo ‘origjinali’ ka përjashtuar mundësinë që ai të luajë për kombëtaren e ‘Selecaos’ në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Përkundër thirrjeve nga qarqet e ndryshme përreth kombëtares braziliane që ‘fenomeni’ të rikthehet në radhët e Brazilit për të mundësuar fitimin e trofeut, është vetë Ronaldo ai që thotë se nuk e meriton të luajë në kombëtare.
“Nuk e meritoj kombëtaren. Ky është fakt që shihet. Por, unë jam i gatshëm që të luaj në çdo moment nëse kombëtarja ka nevojë për mua dhe do të isha krenar nëse do të më jepej përsëri mundësia”, tha Ronaldo.
Da Lima Ronaldo është kritikuar shpeshherë këtë sezon për mungesë të kondicionit dhe formës së duhur fizike.
Manchester City është shumë pranë transferimit të Angel Di Marias dhe Ivica Olicit, pas monitorimit që u ka bërë nga afër trajneri Roberto Mancini.
Italiani Mancini ka vizituar personalisht Anfieldin të enjten me ç’rast ka parë për së afërmi anësorin e Benficas, Angel Di Maria. Marrëveshja mund të jetë lehtë e arritshme pasi që City nuk e ka problem ofrimin e 20 milionë funteve të kërkuara nga Benfica.
Nga ana tjetër, City është edhe në gjurmët e kroatit të Bayern Munichut, Ivica Olic. Megjithatë, ky transferim duket larg realizimit për shkak të rezistencës së mirënjohur nga bavarezët për lojtarët më të mirë.
Ish-futbollisti i Real Madridit, tani drejtori për marrëdhënie me publik, Emilio Butragueno, ka deklaruar se është papërgjegjësi që Lionel Messi të konsiderohet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave pasi që ka edhe tetë vite karrierë para tij.
“Është papërgjegjësi që Messi të konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave pasi që ka edhe tetë-nëntë vite futboll para tij. Lionel Messi dhe Ronaldo janë më të mirët e botës. Messi është i pandalshëm me një vizion të qartë të lojës. Topi ngjitet në këmbën e tij dhe duket sikurse një film i vizatuar”.
“‘El Classico’? Reali mund ta fitojë ‘el Classicon’ dhe nuk ka nevojë të frikësohet nga Barcelona. Blaugranët luajnë futboll të bukur. Sidoqoftë, ne kemi pikë të njëjta dhe lojtarët tanë janë për çdo lëvdatë”, deklaroi Butragueno për Marca.
Ish-futbollisti i Real Madridit, tani drejtori për marrëdhënie me publik, Emilio Butragueno, ka deklaruar se është papërgjegjësi që Lionel Messi të konsiderohet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave pasi që ka edhe tetë vite karrierë para tij.
“Është papërgjegjësi që Messi të konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave pasi që ka edhe tetë-nëntë vite futboll para tij. Lionel Messi dhe Ronaldo janë më të mirët e botës. Messi është i pandalshëm me një vizion të qartë të lojës. Topi ngjitet në këmbën e tij dhe duket sikurse një film i vizatuar”.
“‘El Classico’? Reali mund ta fitojë ‘el Classicon’ dhe nuk ka nevojë të frikësohet nga Barcelona. Blaugranët luajnë futboll të bukur. Sidoqoftë, ne kemi pikë të njëjta dhe lojtarët tanë janë për çdo lëvdatë”, deklaroi Butragueno për Marca.
Mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, ishte realist kur u shpreh për gjasat e Milanit për të fituar titullin e Series A këtë sezon, kur kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar me tre pikë larg liderit Inter.
“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë këtë që jemi duke bërë aktualisht. Ajo është që të fitojmë. Por ne duhet të shpresojmë në gabime të të tjerëve, përndryshe nuk do ta fitojmë Scudetton”.
Këtë fundjavë, Milani pret Catanian në San Siro, përderisa Roma luan ndaj Atalantas, kurse Interi udhëton në Firence për të luajtur derbin e javës kundër Fiorentinas.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin që do ta mbajë atë edhe për gjashtë vite të tjera në Anfield.
Spanjolli u shpreh të jetë i kënaqur me marrëveshjen e re duke u shprehur në faqen zyrtare të Liverpoolit: “Jam i kënaqur që nënshkrova kontratë të re. Ndoshta ky është lajmi më i mirë deri tani në jetën time sepse unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu”.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Wayne Rooney nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Djajve të Kuq kur këta të fundit do të udhëtojnë në Blackburn për t’u takuar me vendasit e Rovers të dielën.
Rooney u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj Bayernit, për shkak se i lënduar luajti në këtë sfidë nga fillimi, ndërsa goditjet e Van Buyten vetëm sa ia kanë zgjeruar dëmtimin në nyje.
Ky lëndim nuk pritet ta mbajë atë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë jashtë aksionit dhe sipas të gjitha gjasave ai do luajë ndaj Cityt më 17 prill.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, thuhet të jetë shumë pranë largimit nga Interi gjatë kësaj vere dhe interesim për të ka shprehur e tërë Evropa.
Tuttosport pohon se Arsenali, Chelsea, Barcelona dhe Manchester City janë duke e monitoruar adoleshentin me ç’rast pritet që ndonjëri prej tyre ta transferojë atë.
Përkundër asaj se u pajtua me Mourinhon javën e kaluar pas një mungese gjashtë javore, Balotelli ende është i lidhur me një largim.
Interi nuk dëshiron të dëgjojë për shuma më të vogla se 30 milionë euro për sulmuesin italian, pasi që Nerazzurët janë në kërkim të Fabregasit për të cilin Arsenali kërkon 50 milionë funte.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ndeshja me Real Madridin nuk është vendimtare për titull, por pranon se ai që do të fitojë do të ketë shanse të mëdha për ta fituar titullin.
“Kjo është një ndeshje në të cilën ai që do të fitojë do t’i shkaktojë një goditje të fuqishme tjetrit. Ndeshja me Realin është e rëndësishme, por jo edhe vendimtare, nuk do të jetë finale. Por do të duhet të luajmë si në finale pasi në të kundërt mund ta humbin titullin në Bernabeu”
I pyetur për fitoren 6-2 të sezonit të kaluar, Pep ka thënë, “Mendoj se ajo fitore është unike dhe e papërsëritshme”.
“Në Bernabeu duhet të luajmë lojë ofensive. Edhe një herë duhet të demonstrojmë se jemi të aftë dhe se meritojmë ta mbrojmë titullin. Duhet të jemi të guximshëm, t’i sulmojmë pikët, pasi kjo është arsye se pse jemi krenar”, ka shtuar mes tjerash Guardiola.
Strategu i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ai do të jetë i kënaqur vetëm me tre pikë nga ndeshja kundër Barcelonës.
“Barazimi është gjithmonë një rezultat i keq për ekipin tim, kurrë nuk kemi luajtur një ndeshje me qëllim që të barazojmë. Kemi shumë fitore në fusha mysafire dhe edhe më shumë në Bernabeu. Prandaj as kjo ndeshje ndaj Barcelonës nuk do të jetë përjashtim”, ka thënë Pellegrini në konferencë shtypi.
“Pres ndeshje të hapur, me një futboll të mirë nga të dyja ekipet, secila efektive në aspektin e vet. Liga nuk përfundon me këtë ndeshje kundër Barcelonës, andaj ai që do të fitojë nuk duhet të ndjehet si kampion”, ka shtuar kiliani.
Pellegrini është pyetur edhe për formën e Messi, por ka thënë se ai më shumë është i interesuar për ekipin e tij se sa për sulmuesin argjentinas.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se sulmuesi Alexandre Pato dhe trajneri Leonardo do të mbeten në San Siro edhe për sezonin e ardhshëm.
Mediat spekulojnë se të dy brazilianët mund të largohen nga Milani në fund të sezonit. Leonardo është përmendur se mund të marrë nën drejtim kombëtaren e Brazilit ndërsa Alexandre Pato është cak i Real Madridit dhe Chelseat.
Por zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga San Siro.
“Pato sapo ka rinovuar marrëveshjen deri në vitin 2014 dhe ai do të mbetet po ashtu në Milan si edhe trajneri Leonardo”, ka thënë Galliani.
Real Madridi dhe Barcelona i kanë publikuar listat e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme ‘el Classico’ që zhvillohet në Bernabeu, ku vërehet mungesa e Ibrahimovic dhe Kaka.
Ish-lojtari i Interit u lëndua gjatë stërvitjeve para ndeshje me Atletic Bilbao që u zhvillua vikendin e kaluar në Camp Nou. Ai nuk arriti të paraqitet kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe tash do të mungojë edhe në derbin spanjoll pasi nuk arriti të rikthehet në kohë nga lëndimi.
Edhe pse nuk do të ketë në dispozicion lojtarin që i dha fitoren Barcës në ndeshjen e parë të sezonit kundër Real Madridit, Pep Guardiola do to të mirëpresë në ekip mbrojtësin, Gerard Pique. Por Pep nuk do të llogaritë në Erik Abidal që u lëndua në takimin e Ligës së Kampionëve.
Te Real Madridi do të mungojë përforcimi i madh i verës, Kaka, i cili po vuan nga lëndimi që nga 10 marsi. Pellegrini shpresonte që braziliani të luajë në ndeshje kundër Barcelonës, por megjithatë nuk do të mund të llogaritë në të. Pas suspendimit te mbretërit kthehen Sergio Ramos dhe Xabo Alonso.
Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, ka pranuar se ai nuk do të jetë tifoz i Interit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Pirlo, i cili në Milan arriti nga Interi, po ashtu nuk është i sigurt nëse do të pranonte që nerazurët ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe rosonerët Skudeton.
“Nuk jam i sigurt nëse do të isha i kënaqur me një ndarje të tillë të gjërave. Mendoj se jo... E kam përkrahur Interin deri në këtë moment pasi ata ishin i vetmi ekip nga Italia në Evropë dhe kishim nevojë për pikë për ta ruajtur pozitën në renditjen e UEFA-së”.
“Por tash ata kanë sjellë pikë të mjaftueshme për ne dhe mund të jemi më të qetë nëse ata eliminohen nga gjysmëfinalja”, ka thënë Pirlo.
Edhe menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ka mbetur i zhgënjyer pasi të gjitha klubet e Ligës Premier janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Pas fitores në Europa League ndaj Benficas, reporterët e pyetën Benitez nëse ka ndjenjë të kënaqësisë që Liverpooli ka vazhduar më tej pasi Manchester United dhe Arsenal u eliminuan nga Liga e Kampionëve këtë javë.
“Në të vërtet jo. Të jesh në gjysmëfinale të një gare evropiane është vërtet mirë për ne, por unë nuk kam problem me ekipet tjera të vazhdojnë në Ligën e Kampionëve. Mbase mund ta takojmë Fulhamin në finale dhe të shohim dy ekipe angleze atje”, ka thënë Benitez.
Një mbrojtje shumë efektive dhe 31 pikë të shënuara nga Carmelo Anthony i kanë dhënë fitoren 98-96 Denver Nuggets ndaj kampionit të NBA-së, Los Angeles Lakers.
Nuggets u rikthyer nga disavantazhi prej shtatë pikësh gjatë çerekut të katërt për të shënuar fitoren e 52-të të sezonit dhe të katërtën radhazi (27 humbje). Me këtë fitore Denver ngjitet në pozitën e dytë të Konferencës Perëndimore, para Dallas dhe Phoenix.
Los Angeles Lakers, të cilët luajtën pa Kobe Bryant që u pushua, u udhëhoqën nga Pau Gasol që shënoi 26 pikë dhe 13 kërcime. Humbja ishte e 23-ta e sezonit për Lakers, që megjithatë vazhdojnë të udhëheqin Perëndimin me 55 fitore.
Arsenali raportohet se është në prag të nënshkrimit të një para-kontrate me sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh.
London Evening Standard shkruan se Arsenali pritet të sigurojë nënshkrimin e Chamakh me Arsene Wenger që tenton të ristrukturojë ekipin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Barcelona.
Në anën tjetër edhe Bordeaux u eliminua nga Evropa edhe pse Chamakh shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 ndaj Lyonit, por në ndeshjen e parë ata ishin mposhtur me rezultat 3-1.
Kuptohet se Wenger do të hidhet në biseda me këshilltarët e sulmuesit gjatë disa ditëve të ardhshme në tentim për të finalizuar kushtet për marrëveshjen katërvjeçare, e cila pritet të kapë vlerën e rreth 3 milionë eurove.
Chamakh është pa kontratë në fund të sezonit dhe do të mund të transferohet si lojtar i lirë.
Manchester United ka bërë hapin e parë në merkaton e këtij viti duke transferuar sulmuesin meksikan Javier Hernandez nga klubi meksikan nga Guadalajara, Chivas.
‘Chicharito’ ka arritur marrëveshje me klubin dhe do të transferohet nga Chivas për një shumë që ende nuk është e definuar. Ai do të jetë lojtar i United nga 1 korriku i këtij viti. Hernandez javë më parë iu nënshtrua dhe testit mjekësor të cilin e kaloi me sukses.
“Jam i kënaqur që është arritur kjo marrëveshje me Chivas për të sjellë një sulmues kaq të mirë, që ishte në formë të jashtëzakonshme si për klubin ashtu dhe për kombëtaren. Ai do të jetë një transferim i mrekullueshëm për skuadrën tonë dhe ne do ta mirëpresim futbollistin tonë të parë meksikan gjatë verës”, ka thënë Ferguson rreth transferimit të ri.
Si pjesë e marrëveshjes, Manchester United do të luajë me klubin Chivas në nder të hapjes së stadiumit të ri të klubit meksikan në korrik.
Carlo Ancelotti beson se eliminimi i Manchester Unitedit nga Liga e Kampionëve përbën një lajm të keq për të dhe skuadrën e tij pasi që kjo për Ancelottin do të thotë se United mund të fokusohet tani vetëm në Ligën Premier.
“Unë mendoj se ky nuk është lajm i mirë për ne. Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme dhe kërkon shumë energji për të luajtur”.
“Edhe ne (Chelsea) edhe ata (United) mund të fokusohemi në Ligën Premier. Është gara e vetme në të cilën ata mund të luajnë. Ne duhet të tregojmë vëmendje sepse ata janë shumë afër nesh dhe ne duhet të nxitojmë për ta ruajtur vendin e parë në fund”.
“Unë kam dashur që United ta eliminoj Bayernin dhe të qëndroj në Ligën e Kamionëve, për ne do të ishte kjo shumë më lehtë”, deklaroi Ancelotti.
Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeneß, ka fajësuar menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, për kritikat e pabaza pas dështimit të këtij të fundit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Fergie tha pas ndeshjes së të mërkurës se eliminimi ishte nga ‘gjermanët tipik’ të cilët e dërguan jashtë loje me dy kartonë të verdhë mbrojtësin Rafael.
“Ne humbëm në vitin 1999 si xhentëlmenë. Tash United duhet të tregojë të njëjtën gjë”, ka thënë Hoeneß për The Sun.
“Ishte një reagim i tepruar nga ana e tij, ndoshta pasi ishte i zhgënjyer me humbjen. Normalisht ai është një xhentëlmen, por mendoj se ajo që ai tha nuk është në rregull. Ne ishim të sinqertë dhe cool në Barcelona dhe ata duhej të bënin të njëjtën”, ka shtuar presidenti i klubit bavarez.