Kampioni në fuqi i Serie A, Interi, ka nxjerrë vetëm një barazim 2-2 në ndeshjen në udhëtim te Fiorentina duke rrezikuar të bie nga kreu i tabelës.Sulmuesi i huazuar nga Barcelona, Keirrision, çoi Violan në epërsi pas 11 minutash lojë, avantazh të cilin vendasit e ruajtën deri në 16 minutat e fundit të ndeshjes.
Pas shumë rastesh të lëshuara nga nerazurët, Diego Milito barazoi në minutën e 74-të, ndërsa shtatë minuta më vonë Samuel Eto’o i dha epërsinë Interit.
Por avantazhi i nerazurëve nuk qëndroi gjatë kohë pasi Per Kroldrup arriti të barazojë rezultatin pas vetëm një minute.
Barazimi shkon në dëm të kampionit dhe liderit të Serie A, Inter, që tash mbledh vetëm 67 pikë, dy mbi Romën që nesër ka rastin të marrë kreun nëse shënon fitore në Olimpico ndaj Atalantas.
Lideri i tabelës së Bundesligës, Bayern Munich, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në fushë të rivalit për titull, Bayer Leverkusen.Pas një pjese të parë pa gola, bavarezët kaluan në epërsi pas pesë minutash në pjesë të dytë. Një penalti e fituar nga Frank Ribery u shndërrua në gol nga Arjen Robben.
Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi ‘farmacistët’ arritën të barazojnë me anë Arturo Vidal, tetë minuta më vonë (59’), për t’i dhënë barazimin e merituar ekipit vendas.
Pavarësisht barazimit, Bayerni (60 pikë) shton në dy pikë epërsinë ndaj ekipit ndjekës, Schalke 04 në maje të Bundesliga, pasi ky i fundit u mposht në fushë të Hanoverit. Leverkusen vazhdon të mbajë pozitën e tretë me 54 pikë.
Napoli nuk ka arritur ta ruajë avantazhin minimal të pjesës së parë duke u mposhtur me rezultat 3-2 në fund të ndeshjes në takimin si nikoqir i Parmës.Vendasit u dukën se do të kenë një ndeshje të lehtë pasi kaluan në epërsi pas vetëm tre minutash me golin e Fabio Cuagliarrella, të cilin e mbajtën gjatë gjithë pjesës së parë.
Por pjesa e dytë ishte më ndryshe, me mysafirët që përmbysën rezultatin me dy gola të shpejtë. Së pari Luca Antonini barazoi rezultatin (64’), katër minuat para se Alessandro Lucarelli t’i japë epërsinë Parmës.
Marek Hamsik ngjalli shpresat e vendasve për së paku një pikë me golin e barazimit të shënuar 12 minuta para fundit, por Luis Jimenez vulosi fitoren e mysafirëve tre minuta para fundit të kohës së rregullt.
Tre gola të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes i kanë dhënë Chelseat fitoren 3-0 në takimin gjysmëfinal të Kupës FA përballë Aston Villas të zhvilluar në Wembley të Londrës.Pasi pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me një penalti të paakorduar për Aston Villan, e dyta i takoi plotësisht ekipit blu.
Didider Drogba ishte ai që i dha avantazhin ekipit të Carlo Ancelottit (67’), ndërsa dy gola të tjerë u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes nga Florent Malouda (89’) dhe Frank Lampard (95’).
Fitorja e kualifikon Chelsean në finale të Kupës FA ku për kundërshtar do të ketë fituesin nga takimi tjetër Tottenham-Portsmouth, ndeshje e cila zhvillohet nesër.
West Brom ka shënuar fitore 3-2 në fushë të Doncaster për të siguruar kështu promovimin në Ligën Premier.Graham Dorrans shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë ekipit avantazhin pas 30 minutash lojë, para se Chris Bunt ta dyfishojë atë në fund të pjesës së parë.
Jay Emmanuel-Thomas u përgjigj për Doncaster me të filluar pjesa e dytë (47’), por goli Roman Bednar i shënuar në minutën 73-të shtoi avantazhin në 3-1 dhe qetësoi mysafirët. E gjithë çfarë arritën vendasit ishte edhe një gol i vonshëm nga James Hayter, por që nuk mjaftoi për të nxjerrë ndonjë pikë.
West Brom rikthehet në Ligën Premier së bashku me Newcastle United, një vit pasi të dyja u eliminuan nga elita e futbollit anglez.
Hannoveri ka mposhtur Schalken me rezultat 4-2 duke e penguar kështu të marrë kreun Bundesligës.Mysafirët do të mund të merrnin kreun (me 61 pikë) nëse shënonin fitore në udhëtim te Hannoveri, por u mposhtën për të dytën herë, pasi javën e kaluar u goditën nga rivali për titull Bayerni, që tash kryeson me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak.
Vendasit kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesë të parë me golat e Wasterman (17’) dhe Ya (29’), ndërsa mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin në fillim të pjesës së dytë me golat e Edu (46’) dhe Rakitic nga penaltia (52’).
Por Balic riktheu epërsinë për Hannoverin 10 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa Ya me golin e tij të dytë vulosi rezultatin për t’i dhënë shpresa për mbijetesë ekipit të tij.
Nga ndeshjet tjera Werderi ka fituar bindshëm në fushë të vet ndaj Freiburg (4-0), ndërsa Stuttgart fitoi me rezultat minimal në udhëtim te Hertha.
Ilan ka shënuar golin e dytë vendimtar në dy ndeshjet e fundit për të ndihmuar West Ham Unietd të mposhtë në fushë vendore Sunderlandin me rezultat minimal 1-0, duke eliminuar kështu Portsmouthin nga Liga Premier dhe duke mbajtur gjallë shpresat e veta për mbijetesë.Sulmuesi brazilian shënoi një gol të vonshëm në barazim 2-2 ndaj Evertonit dhe u dëshmua edhe një herë vendimtar pasi pranoi një top me kokë nga Carlton Cole për ta dërguar prapa rrjetës së portierit Craig Gordon.
Fitorja ishte shumë e vlefshme për West Hamin, që ngjitet në pozitën e 16-të të tabelës, pas fitores dhe katër pikë mbi zonën e rrezikut, pasi Burnley më herët mposhti Hull Cityn me rezultat 4-1.
Ndërkohë Portsmouth tashmë nuk ka asnjë gjasë për të mbijetuar në Ligë, derisa përgatitet të përballet me Tottenhamin në gjysmëfinale të Kupës FA.
Për West Hamin gjatë gjithë lojës luaji mitrovicasi Valon Behrami, derisa kapiteni Lorik Cana i mungoi Sunderlandit për shkak të një lëndimi.
Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, beson se klubet angleze janë në disavantazh në Evropë për shkak se nuk kanë pushim dimëror.Clichy thotë se faktori lodhje është një disavanatazh për klubet angleze në fazat e vonshme të sezonit.
“Është goditje për klubet angleze (të mos ketë përfaqësues në Ligën e Kampionëve), por në të njëjtën kohë ne jemi i vetmi kampionat në Evropë që nuk kemi pushim gjatë Krishtlindjeve”.
“Mendoj se në fund të sezonit nëse jeni në Chelsea, Manchester United ose Arsenal, futbolli anglez vuan për shkak se ata kanë luajtur shumë ndeshje”, thotë Clichy.
Claudio Ranieri thotë se është ‘mjaft’ që Roma ‘i fryn në qafë’ Interit dhe është koha që ata ta ‘përpijnë’ kampionin aktual të Italisë.Interi sonte do të ketë një udhëtim të vështirë te Fiorentina ndërsa Roma nesër do të ketë një ndeshje relativisht të lehtë në fushë vendore kundër Atalantas. Nëse nerazurët rrëshqasin sonte, Roma mund ta marrë kreun e Serie A pas një kohe të gjatë.
“E dimë se deri në fund të luftës për skudeton do të jenë Interi, Roma dhe Milani. Suksesi jonë përveç prej nesh, varet edhe nga rezultatet e të tjerëve. Qyteti ka të drejtë të ëndërrojë për sukses dhe është e nevojshme të vazhdojmë të bëjmë presion, pasi ende asgjë nuk kemi arritur”.
“Roma edhe para dy viteve ishte afër titullit, por atëherë ata e arritën Interin në dy-tre javët e fundit. Ne një kohë të gjatë bëjmë presion. Ata mund ta ndjejnë erën tonë dhe ne duhet t’i përpijmë”, ka thënë Ranieri.
Sipas mediave në Itali, ekipi i Juventusiut dëshiron të angazhojë dy futbollistët francez Karim Benzema dhe Joan Gourcuff.Zonja e Vjetër është duke u përgatitur për rikonstruktim të ekipit gjatë kësaj vere, pasi ata kanë një sezon të vështirë të cilin e filluan me ambicie për të qenë kampionë dhe tash përballen me luftë për pozitën e katërt.
Corriere dello Sport shkruan se Juventusi është duke e përcjellë sulmuesin e Real Madridit si dhe mesfushorin e Bordeaux.
Benzema ka pasur një sezon dëshpërues në Real dhe mediat paralajmërojnë se ai mund të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit. Për sulmuesin janë të interesuar edhe Manchester United dhe Milan.
Joan Gourcuff po ashtu është lidhur me një rikthim në Itali, pas shkëlqimit të tij me Bordeaux. Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i vështirë, pasi Bordeaux nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 25 milionë euro, sa thonë klauzula e tij.
Nëse Juve arrin të angazhojë trajnerin e Bordeaux, Lorent Blanc, transferimi i mesfushorit francez do të jetë më i lehtë.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se atij do t’i pëlqente ta shohë Kaka të luajë në Barcelona.Alves vazhdimisht kishte mbrojtur bashkëlojtarin e tij brazilian në shtypin spanjoll, pasi ish-lojtari i Milanit ka dështuar pas transferimit në Real Madrid.
I pyetur se kënd do të dëshironte të shohë në Barcelona, Alves ka thënë për Guardian: “Kaka. Jo vetëm sepse ai është miku im, por po ashtu sepse mendoj se ai do të përshtatej mirë”.“Vërtet më pëlqejnë lojtarët që i kemi, të cilët janë fenomenal, por ai do të na jepte edhe më shumë neve. Jashtë fushe ai është shumë kthjellët. Ai flet pesë gjuhë dhe ka studiuar”, ka shtuar Alves.
34-vjeçari, marrëveshja e të cilit skadon në fund të sezonit, tash është lidhur me gjigantin katalanas deri në qershor të viit 2011. Klauza blerëse prej 5 milionë eurosh mbetet e njëjta në kontratë.
Pinto iu bashkua Barcelonës nga Celta Vigo në janar të vitit 2008, fillimisht si huazim, dhe mbulon portierin e parë Victor Valdes.
Atlanta Hawks ka shënuar fitoren e 50-të të sezonit për të parën herë në 12 vitet e fundit, pasi mposhti Toronto Raptors me rezultat 107-101.Jamal Crawford ka shënuar 25 pikë për Atlantan që ka 29 humbje këtë sezon. Hawks nuk kanë fituar 50 ndeshje për sezon që nga ai i viteve 1997-98.
Humbja ishte e katërta radhazi për Raptors, të cilët janë duke luftuar për pozitën e tetë në Konferencën Lindore, pozita e fundit që dërgon në play-off. Chicago Bulls tash është barazuar me Raptors, pasi shënoi fitore 127-116 në kohën e dyfishtë shtesë ndaj New Jersey Nets.
Florent Malouda është emëruar Lojtarë më i Mirë i muajit mars në Ligën Premier, ndërsa Trajneri më i Mirë është zgjedhur edhe një herë David Moyes.Francezi ka shënuar plot pesë gola dhe ka ndihmuar me tre asistime gjatë katër ndeshjeve të Ligës Premier në muajin e kaluar, duke çuar në 13 numrin e përgjithshëm të golave të tij këtë sezon.
Kjo është hera e parë që Malouda, i cili ka 51 paraqitje me kombëtaren e Francës, fiton çmimin e Lojtarit më të Mirë që kur iu bashkua Chelseat nga Lyoni gjatë verës së vitit 2007.
Menaxheri më i Mirë i muajit është zgjedhur ai i Evertonit, David Moyes, pasi ekipi i tij mbeti i pamposhtur gjatë marsit. Evertoni fitoi tre ndeshje dhe barazoi në dy.
Për Moyes ky ishte shpërblimi i shtatë që kur ai ka kaluar në Goodison Park në vitin 2002 dhe i dyti këtë sezon.
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka qeshur me fjalët e menaxherit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, që i quajti disa lojtarë të Bayern Munich ‘gjermanë tipik’.Ballack thotë se ai ka ndjenjë kënaqësi duke parë ish-ekipin e tij Bayern Munich të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori gjerman po ashtu ka qeshur kur ka kuptuar rrëshqitjen e Ferguson që i quajti ‘gjermanë tipik’, lojtarët e Bayernit që bënë presion në arbitrin për të ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin Rafael.
“Ishte një gjë e çuditshme për t’u thënë pasi asnjëri prej atyre lojtarëve që shkuan te arbitri nuk ishte gjerman”, ka thënë Ballack.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se për ta ndaluar superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, duhen dy persona.Messi shënoi të katër golat e fitores 4-1 të Barcelonës ndaj Arsenalit gjatë të martës, ndërsa sonte udhëton në Bernabeu në derbin ‘el Classico’.
“Mendoj se mënyra më e mirë për ta ndaluar Messin është ta lejosh mbrojtësin tonë të majtë Ashley Cole të përpiqet ta pengojë edhe atë diku në mesfushë. Ai është aq i mirë, i mrekullueshëm dhe i paarritshëm në kohë”.
“Nëse vjen brenda (zonës së rreptësisë) në çdo kohë duhen dy persona për ta ndaluar atë. Nuk mund t’ia dilni me të një në një. Kam qenë i impresionuar me atë këtë javë dhe ai është një talent i veçantë, veçanërisht kur luan në Nou Camp”, ka thënë Terry.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të mos neglizhojnë Serien A për t’u koncentruar vetëm te ndeshja kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në kampionat sepse mund të jetë e tmerrshme nëse e humbasim, pasi ekipet tjera janë afruar dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Barcelona dhe Messi? Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Më pëlqen që e shoh duke u përmirësuar, por shpresoj se nuk do të luajë edhe ndaj nesh në atë mënyrë”.
“Natyrisht, do të jetë ndeshje tejet e vështirë por ne do të përballemi me të me gjithë përgjegjësinë e nevojshme dhe ndeshja kthyese do të jetë shumë interesante pas asaj që ndodhi herën e kaluar”, deklaroi Moratti.
















