Real Madridi tashmë ka fituar mbi 100 milionë euro nga shitja e më se një milionë fanellave në sezonin e parë të shkuarjes së Cristiano Ronaldos në Santiago Bernabeu dhe kjo vetëm në qytetin e Madridit.Qendra zyrtare e Real Madridit në Bernabeu ashtu si mini-qendra në Plaza del Sol vërshohen çdo ditë nga mijëra fansa, si spanjollë ashtu dhe vizitorë nga e tërë bota që dëshirojnë fanellën e më të preferuarit të tyre. Zyrtarët e Realit thonë se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, as me fenomenët e epokës së parë të Perezit si, Ronaldo (origjinali), Figo, Zidane etj.
Menaxhmenti i Realit në Madrid thotë se ka shitur mbi 1.2 milionë fanella të Ronaldos vetëm në kryeqytetin spanjoll. Nëse kjo shumëzohet me 85 euro për fanellë, atëherë fitimet dalin të jenë mbi 100 milionë euro që përbën shpagimin e 94 milionë eurove të shpenzuara për transferimin e tij nga United.
Konsorciumi Red Knights po i afrohet lansimit të ofertës për të blerë Manchester Unitedin pas një takimi produktiv të mërkurën.Konsorciumi që përbëhet nga tifozë të pasur të Manchester Unitedit në asnjë mënyrë nuk dëshiron të rrezikojë për një ofertë në kohën kur sezoni është duke përfunduar. Takimi i të mërkurës sqaroi burimet financiare të bërjes së ofertës për blerjen e klubit nga familja Glazer.
“Ne po e zhvillojmë modelin financiar para se të bëjmë ndonjë ofertë”, tha një burim për AP.
Sidoqoftë, Red Knights duhet të sigurojë rreth 509 milionë funte vetëm për të shlyer borxhet e mëdha të akumuluara nga familja Glazer.
Roma dhe Palermo janë klubet e fundit të cilat mësohet të jenë përfshira në procesin gjyqësor të Calciopolit në Napoli, pas dëgjimit të dëshmive të ofruara nga ekipi mbrojtës i Luciano Moggit.Në 75 thirrjet e dëgjuara nga trupi gjyqësor, janë përfshirë zyrtarë të 11 klubeve të cilat janë: Bologna, Cagliari, Fiorentina, Inter, Juventus, Lazio, Milan, Palermo, Reggina, Roma dhe Udinese.
Juventusi, Lazio, Milani, Fiorentina dhe Reggina tashmë janë dënuar në vitin 2006 nga po e njëjta gjykatë.
Nga ana tjetër është zbuluar në seancën gjyqësore të të martës se Paolo Bergamo kishte shkuar në zyrat e Interit për të marrë shpërblimin e merituar pas manipulimeve të fundit, pohime të cilat Bergamo i mohon.
“Nuk më kujtohet nëse kam shkuar në zyrat e Interit për të marrë ndonjë shpërblim. Por, më kujtohet, ishte kohë e krishtlindjeve dhe pranimi i dhuratave ishte i zakonshëm”.
“Ai ishte viti im i fundit si planifikues i gjyqtarëve dhe unë kam darkuar me disa miq të vjetër duke përfshirë Moggin dhe Antonio Giraudon. Moratti kurrë nuk erdhi, por ai më ftoi për të shkuar në Forte de Marmi”, tha Bergamo
Seanca e ardhshme dëgjimore e gjyqit të Calciopolit vazhdon të martën, kurse për më të rejat nga ky proces do t’u njoftojmë në ditët në vijim.
Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka lavdëruar fenomenin e Barcelonës, Lionel Messi, duke i quajtur performancat e argjentinasit si të pabesueshme.“Ai është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ç’është e vërteta, ai më mahnit pasi që është lojtari më i mirë në botë që vazhdon të zbulojë gjëra që kurrë më parë nuk i kam parë. Ai ka ende aftësi për t’u pjekur dhe për t’u përmirësuar si lojtar sepse është shumë i ri”.
“Unë gjithnjë tentoj t’i shikoj ndeshjet e Barcelonës në TV kur nuk duhet të luaj ndeshjet e mia. Për shembull, ajo çfarë bëri javën e kaluar ndaj Arsenalit është e pabesueshme. Ai është lojtar fenomenal, ai lufton për secilin top, ai luan më fortë se kushdo tjetër, ai mban topin ngjitur me këmbën dhe nuk i intereson çfarë ka përreth. Ai është lojtar i vështirë për t’u mbajtur për shkak të stilit me të cilin po luan”, deklaroi Bryant.
Andy Murray është mposhtur me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 6-1) nga Philipp Kohlschreiber në Monte Carlo Masters, si pasojë e formës së dobët të tij.Tenisti i katërt në botë ka kaluar një formë të dobët që pas humbjes në finalen e Australian Open dhe të njëjtën performancë e tregoi edhe kundër Kohlschreiber.
“Nuk isha i mirë sot. Është hera e parë pas shumë vitesh që fusha dukej aq e vogël. Nuk mundja ta gjej fushën. Kur është ashtu, është vështirë të luash”, tha britaniku.
Ndërkohë, të mërkurën, pesëherë kampioni i kësaj gare, Rafael Nadal dhe serbi Novak Djokovic, kaluan me lehtësi takimet e tyre të para, kundër Thiemo de Bakker, respektivisht Florent Serra.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk brengoset për spekulimet që thonë se ai do të largohet, duke thënë se e ardhmja e tij është gjëja e fundit që i intereson.“Nuk po brengosem për atë që po ndodh. Ne do të ulemi të bisedojmë në momentin e duhur. Unë nuk dua të kërkoj falje, e as të mbivlerësoj të arriturat e mia”.
“Që nga fillimi, kanë ekzistuar kritikat të cilat kanë qenë negative. Unë kam një vit tjetër në kontratën time dhe shpresoj se do ta respektoj atë dhe në asnjë moment klubi nuk më tha se nuk do ta përmbush atë”.
“Unë e di saktësisht çfarë kam bërë dhe çfarë duhet të bëj. Nuk është koha për të bërë vlerësime ose të flasim për ata që do të vijnë apo do të shkojnë”.
“E ardhmja ime është gjëja e fundit që më intereson. Ne do të tentojmë të fitojmë shtatë ndeshjet e fundit. Na duhet të presim se si Barca do ta përfundojë sezonin e vet”, deklaroi Pellegrini.
Asi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka vendosur t’i përkushtohet klubit ku luan aktualisht, duke pohuar se dëshiron të përfundojë karrierën te Sampdoria.Cassano në janar ishte shumë pranë kalimit te Fiorentina dhe në mënyrë konstante është lidhur me një kalim tekInteri.
“Unë për pak sa nuk shkova te Fiorentina, por ajo që më bëri të qëndroj këtu është dashuria e tifozëve. Unë jam mirë këtu përveç nëse presidenti nesër zgjohet dhe më thotë të largohem”.
“Unë dua të qëndroj. Unë e gjej veten vërtetë mirë, aq mirë sa që dua të qëndroj këtu edhe për gjashtë, shtatë apo edhe për tetë vite të tjera”, tha Cassano.
Përzgjedhësi i Azzurëve, Marcello Lippi, beson se Roma e ka fatin në duart e veta sa i përket Scudettos.Roma është në krye të Serie A me një pikë para Interit që është në pozitën e dytë, dhe përderisa kjo diferencë nuk është e mjaftueshme, Lippi ndjen se Roma ka cilësinë për të qëndruar në krye te tabelës.
“Sa i përket kampionatit, unë thashë disa javë më parë se Interi ka përparësinë për shkak se ka një pikë më shumë. Këtë javë, Roma e ka atë”.
“Nëse jeni një pikë prapa liderëve atëherë ju mund të bëni gjithçka, por nuk varet nga ju. Nëse jeni duke udhëhequr me një pikë, gjithçka varet nga ju. Nëse gjithmonë fitoni, askush nuk do t’u tejkalojë”, ka thënë Lippi.
Shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenige e ka bërë të qartë se gjiganti gjerman nuk është duke menduar për shitjen e Franck Ribery gjatë afatit kalimtar veror.“Javët e ardhshme ne do të zhvillojmë negociatat për kontratën me Franck Ribery. Synimi ynë i vetëm është rinovimi i kontratës. Sidoqoftë, nëse nuk e arrijmë këtë, nuk do të thotë automatikisht se ne do ta shesim atë gjatë kësaj vere”.
“Ne dëshirojmë të kemi një ekip të fortë për sezonin e ardhshëm dhe Franck Ribery do të jetë pjesë e këtij ekipi. Bayerni dëshiron të jetë i suksesshëm si në rang vendor ashtu dhe në atë evropian. Ribery luan rol të rëndësishëm në planet tona dhe nuk e shoh atë në largim nga klubi para vitit 2011”, përfundoi Rummenige.
Ribery është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madridi dhe Barcelona. Megjithatë, francezi duhet të marrë dhe vendimin e tij definitiv.
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, ka pranuar humbjen në garën për Scudetto, por këmbëngul se skuadra e tij nuk duhet të pendohet për këtë sezon edhe nëse mbetet duarthatë.“Të tjerët e kanë titullin në duar sepse Milani është prapa për momentin. Ne jemi të pikëlluar sepse kemi hedhur një numër rastesh dhe kështu ka pak gjasa që ne të kthehemi aty ku kemi qenë”.
“Janë edhe pesë ndeshje për t’u luajtur, por çfarë ndodhi, ndodhi dhe ky është fakt. Për çdo rast nuk kemi pse të pendohemi në fund të sezonit. Ua kam zili atyre që janë në krye, sepse unë do doja të jem aty dhe të shoh të tjerët duke folur kështu si unë”, përfundoi Ambrosini.
Real Madridi e ka përcaktuar David Silvan si njeriun numër një në listën e Los Blancos që duhet të transferohet gjatë afatit kalimtar veror.Marca shkruan se Florentino Perez nuk e ka aspak problem transferimin e Silvas, duke bërë kështu që Silva të jetë në krye të listës së dëshirave të presidentit të Mbretërve.
Reali dëshiron të arrijë një marrëveshje me Valencian për Silvan para Kampionatit Botëror, pasi që pritet që vlera e spanjollit të rritet pas kompeticionit. Oferta e parë e Real Madridit në drejtim të Valencias thuhet të jetë 25 milionë euro.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mezi pret ballafaqimin ndaj rivalit të qytetit Manchester United, për të zhvilluar derbin lokal në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit, dhe ai dëshiron që ekipi i Sir Alex Ferguson të mos ketë mungesa.“Mendoj se është më mirë nëse Rooney luan të shtunën. Ai është lojtar fantastik që ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Ai do të jetë rrezik, natyrisht, por United ka shumë lojtarë të mirë në ekip. Ne i kemi mposhtur njëherë këtu në shtëpinë tonë dhe këtë do ta bëjmë përsëri”.
“Mendoj se është mirë që të dyja ekipet të dalin në fushë me ekipet më të forta dhe më pas skuadra që i fiton tri pikët mund të thotë se cili është ekipi më i mirë dhe nuk ka arsye pse të mos jemi ne”.
“Nuk kemi të bëjmë vetëm me krenari lokale, sepse nuk është në pyetje vetëm nderi. Ne po luajmë për pozitën e katërt dhe çdo ndeshje nga tani deri në fund është si finale”, deklaroi Mancini.
Arsenali është siguruar nga Barcelona se nuk do të tentojë ta transferojë mesfushorin Cesc Fabregas gjatë afatit kalimtar veror - thotë drejtori i Arsenalit, Peter Hill-Wood.Spekulimet se Fabregas do të mund të rikthehej në vendlindje muajve të fundit nuk patën të ndalur, ndërsa drejtori i Arsenalit është përkujdesur për heshtjen e këtyre spekulimeve.
“Ishte një bisedë private që u zhvillua në bord dhe janë bërë sigurime të nivelit më të lartë. Arsenali nuk pret që këto premtime të thyhen”.
“Unë nuk jam privuar nga këto bisedime, por më kanë treguar për ato. Ata na kanë thënë neve se nuk janë të interesuar gjatë kësaj vere. Por, nuk e di nëse në të ardhmen ata do të interesohen për të. Nuk besoj se do të ndodhë”, përfundoi Hill-Wood.
Real Madridi ka shprehur hapur interesimin për yllin e Santosit, Neymar da Silva, lojtar që përkufizohet si ‘Messi brazilian’.Sipas Marca, braziliani është vetëm 18 vjeçar dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha. Reali është në ndjekje të tij që prej vitit 2007 kur Emilio Butragueno ia sugjeroi Florentino Perezit gjatë mandatit të parë të tij si president.
Stili i lojës së Neymar tashmë është duke u krahasuar me atë të Messit, ndoshta për shkak të mënyrës se si driblon me top duke e bërë atë t’i ngjitet në këmbë dhe për aftësinë e tij që të kalojë kundërshtarët në duelet një në një.
Ish-mesfushori i Real Madridit, Christian Karembeu, thotë se klubi mbretëror e ka humbur përqendrimin në fushë.Ish-lojtari i kombëtares së Francës fitoi dy tituj në Real dhe mbetet i afërt me presidentin aktual të klubit, Florentino Perez.
“Sa i takon biznesit, ata e dinë çfarë duhet të bëjnë. Por sa i takon sportit, atyre u mungojnë shumë gjëra”, ka thënë Karembeu.
Ai ka folur edhe për Barcelonën dhe trajnerin e saj. “Pep Guardiola ka udhëhequr klubin në një sezon të jashtëzakonshëm. Vetëm mund t’i duartrokas dhe t’i uroj ata”, ka shtuar francezi.
Kreu më i lartë i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, thotë se bavarezët synojnë ta rikthejnë Luca Tonin nga huazimi te Roma.Toni e ka bërë të qartë se ai dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Olimpico, por kështu nuk dëshirojnë drejtuesit e Bayernit.
“Edhe pse më pëlqen Edin Dzeko, Bayerni nuk ka nevojë edhe për një sulmues të qendrës. Në fakt, kur Toni të rikthehet nga huazimi i tij te Roma, ai do të jetë pjesë e ekipit sërish”.
“Ekipi ka nevojë të forcohet në mbrojtje. Ne pranojmë shumë gola dhe po ashtu kemi nevojë për një portier, duke parë se Hans-Jorg Butt nuk shihet si zgjidhja numër një për të ardhmen tonë”, ka thënë Beckenbauer.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Marco Storari do të rikthehet në ekip gjatë verës.Storari është duke u aktivizuar në portën e Sampdorias këtë sezon, ku është i huazuar nga Milani. Por Galliani thotë se e dëshiron atë sërish në ekipin kuqezi.
“Milani është duke llogaritur në Storarin dhe ai do të rikthehet te ne 100 për qind”, ka thënë Galliani.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se ekipit të Bolton Wanderers nuk i janë vjedhur pikë pas dy penaltive të mohuara gjatë takimit të mbrëmshëm.Nicolas Anelka shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i dha fitoren Chelesat. Megjithatë blutë ishin me fat që dy prekje të dukshme të topit me dorë, një nga Terry dhe një tjetër nga Didier Drogba, nuk u vërejtën nga arbitrat.
Terry thotë se topi kishte prekur kraharorin, por shton edhe se ekipet nuk e marrin gjithmonë vendimin që e meritojnë, mbase duke dashur të thotë se Boton ishin të pafat.
“Kam thënë pas ndeshjes me Villa se kampionati ka 40 ndeshje të veçanta, ndonjëherë mund të fitoni disa penalti dhe të mos fitoni të tjerat. Topi erdhi këtu. Ky sigurisht është gjoksi im”, ka thënë Terry duke bërë me shenjë.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ata nuk mund të qëndrojnë të qetë edhe pse kanë marrë kreun e tabelës pas fitores së vikendit ndaj Real Madridit.Katalanasit udhëheqin ndaj rivalëve të tyre me tre pikë dhe po ashtu rezultat më të mirë në ndeshjet mes tyre, që do të thotë se ata do të triumfojnë nëse dy ekipet përfundojnë me numër të barabartë të pikëve në fund të sezonit.
Megjithatë, Guardiola preferon të mbetet i kujdesshëm në këtë shkallë.
“Është një avantazh qesharak, një moment, një rrëshqitje dhe ata na arrijnë neve. Ne ende nuk kemi arritur asgjë, duhet të shkojmë dhe të fitojmë ligën vetë dhe nuk do të ndalojmë së luftuari”, ka thënë spanjolli.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se lufta e tyre për titull me Romën do të vendoset vetëm në ditën e fundit të sezonit.Moratti beson se ekipi i tij do të dalë fitues në garën për skudeton, për të pestin vit radhazi.
“Ne besojmë pa asnjë dyshim. Kam dëgjuar se çdo ndeshje është vendimtare që nga fillimi i kampionatit. Në këtë moment mendoj se ndeshjet e ditës së fundit do të jenë vendimtare. Ky është mendimi im”, ka thënë Moratti.
Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të përcjellin situatën e mesfushorit të Werder Bremenit, Mesut Ozil.Mesfushori i ri këtë javë mohoi spekulimet se ai tashmë kishte arritur marrëveshje për të vazhduar kontratë me Werderin. Me kontratën e tij që skadon vetëm pas 12 muajsh, Werder mund të detyrohet ta shesë atë gjatë verës.
Mediat spanjolle shkruajnë se që të dy, Reali dhe Barcelona, janë të interesuar për të transferuar lojtarin. Në anën tjetër një prej klubeve tjera evropiane që interesohet për të është edhe Arsenali.
Derrick Rose ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 39, për të ndihmuar ekipin e tij Chicago Bulls të shënojë fitore me rezultat 101-93 ndaj Boston Celtics dhe të jetë vetëm fitore larg play-offit të NBA-së.Kirk Hinrich shënoi 30 pikë për Bulls që shënuan fitoren e 40-të të sezonit (41 humbje) dhe mbeten në pozitën e tetë para Toronto Raptors që është me një fitore më pak.
Chicago tash është vetëm një ndeshje larg kualifikimit. Bulls kanë nevojë ose të fitojnë sonte kundër Charlotte Bobcats, ose Raptors të humbasin kundër New York Knicks.
Paul Pierce ishte më i sakti me 28 pikë për Bostonin në ndeshjen e mbrëmshme, ekip që u mposht për të gjashtën herë në nëntë ndeshjet e fundit (50 fitore, 31 humbje).
Kobe Bryant, një prej emrave më të mëdhenj të basketbollit, do të luajë ndeshjen e parë të NBA-së jashtë SHBA-ve, kur ai do të udhëheqë ekipin e tij kampion, Los Angeles Lakers, në ndeshjen para-sezonale kundër Minnesota Timberwolves në Londër më 4 tetor.Bryant, i cili fiton 20 milionë dollarë në sezon, ka fituar katër tituj të kampionit në NBA dhe vitin e kaluar u shpall MVP i finaleve të NBA-së.
Minnesota po ashtu do të luajë ndaj New York Knicks në ndeshjen tjetër të turneut para-sezonal të NBA-së që do zhvillohet në Paris më 6 tetor.
Knicks më katër tetor do të jenë në Milano, ndërsa Lakers do të vizitojnë Barcelonën tre ditë më vonë.
Drejtuesit e Juventusit i kanë dhënë një javë kohë menaxherit të Liverpoolit, Rafael Benitez, të pranojë ofertën e tyre.The Sun shkruan se gjiganti italian ka bërë hapa për të angazhuar Benitez që kur shkarkoi ish-trajnerin Ciro Ferrara në muajin janar. Benitez thuhet se është i ngazëllyer nga interesimi dhe edhe pse ka mohuar se agjenti i tij është takuar me drejtues të Juves, ai kurrë nuk i ka mohuar këto spekulime në mënyrë të plotë.
Juventus për momentin drejtohet nga Alberto Zaccheroni i cili ka kontratë deri në fund të sezonit. Por spanjolli 49-vjeçar ka mbetur një cak i kamotshëm i biankonerëve dhe tash ata planifikojnë të shtojnë presionin për të marrë përgjigje nga ai.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është i bindur se kapiteni Cesc Fabregas është rehatuar dhe do të mbetet me topçinjtë.“Disa njerëz përpiqen të bëhen specialistë për t’i bërë lojtarët të pakënaqur. Por deri tash, të gjithë lojtarët të cilët janë larguar kanë dashur të rikthehet, kjo do të thotë se ata nuk janë aq të pakënaqur sa ndonjëherë duken”.
“Besoj se ky ekip është në rrugë të ndërtimit. Ne nuk punojmë për katër ose pesë vite me lojtarë të rinj, të luftojmë për ta, t’i ndërtojmë dhe, kur të jenë të gatshëm të luajnë, t’i shesim. Kjo do të ishte papërgjegjësi. Por nuk mund t’i ndalojmë ata të flasin në Spanjë”, ka thënë Wenger.
Arsenali sonte udhëton te Tottenham në ndeshjen që mund të mbajë ose të nxjerrë topçinjtë nga gara për titull.
















