Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme prej 2-1 përballë Almerias, për të mbajtur hapin në garën për titullin e Kampionatit spanjoll.Reali dominoi që nga fillimi por gabimet e kohëpaskohshme në mbrojtjen mbretërore bënë që rezultati në fund të jetë i ngushtë.
Alberto Crusat klaoi vendasit në epërsi (14’) pas një reagimi të dobët të mbrojtjes mysafire, e cila ishte e tillë thuajse gjatë gjithë takimit.
Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Cristiano Ronaldo bënë një slalom për të goditur më pas dhe për të shënuar golin e barazimit (27’).
Fitoren Realit ia solli Rafael Van der Vaart, i cili ishte i saktë pas një goditjeje nga distanca (69’).
Real Madridi gjendet në pozitën e dytë me 80 pikë, tre më pak se lideri, Barcelona.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, duket të jetë favoriti kryesor për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligën Premier pas nominimeve të shpallura të enjten.Rooney shoqërohet nga mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, po ashtu edhe nga sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba. Forma e mirë e Carlos Tevezit me Cityn ka bërë që edhe ai të fitojë një nominim.
“Rooney ka qenë absolutisht fenomenal në rolin e tij të ri këtë sezon, duke krijuar më shumë probleme për mbrojtësit kundërshtar”, theksoi kryeshefi i Ligës Premier, Gordon Taylor.
Trajneri i Juventusit, Alberto Zacchernoi, shpreson se do të jetë dëshmitar i një paraqitjeje fenomenale nga lojtarët e tij në ‘Derby d’Italia’ ndaj Interit.“Unë dua të shoh Juventusin më të mirë dhe shpresoj se do ta shoh një ekip që do të bëjë hapin e duhur për të fituar pikët e duhura në një moment kur kampionati po merr fund. Kush do të luajë? Juventusi ishte dizajnuar në një mënyrë të caktuar në fillim të sezonit dhe sa i përket zgjedhjeve nesër (e premte), unë do të bazohem në formën e tyre”.
“Unë pres të shoh një Juventus të vështirë si zakonisht. Ne do të jemi të vështirë, sepse këtë e kemi në ADN, por nuk kemi qenë të tillë deri tani për shkaqe të caktuara. Synimi ynë primar është t’i marrim pikët dhe të forcohemi në pozitë për Ligën e Kampionëve”.
“Interi? Do të luajë lojën e vet, duke menduar vetëm për Juventusin dhe jo për ndeshjen e të martës ndaj Barcelonës”, deklaroi Zaccheroni.
Barcelona ka mohuar shkrimet e të mërkurës nëpër media, të cilat citonin drejtorin e Arsenalit, Peter Hill-Wood duke thënë se Barcelona i kishte premtuar Arsenalit se nuk do të interesohej për Cesc Fabregasin gjatë kësaj vere.Këtyre pohimeve të drejtorit të Arsenalit iu kundërpërgjigj shpejtë sekretari teknik i Barcelonës, Txiki Begiristain, që i ka dërguar një mesazh të qartë Arsenalit duke thënë se nëse e do Fabregasin atë dhe do ta marrë.
“Nëse Barcelona mendon se ai është i nevojshëm për ekipin, ne do ta transferojmë, gjithnjë duke respektuar negociatat. Kurrë nuk kemi thënë se nuk do të provojmë të transferojmë Cesc Fabregasin. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Begiristain për AS.
Zbulimi i fundit shokues i gjykatës së Calciopolit në Napoli është se kryetari i atëhershëm i federatës italiane, Franco Carraro, u ka dhënë urdhra gjyqtarëve që të mos ndihmojnë Juventusin, ndërsa Milani akuzohet se ka kontaktuar me gjyqtarët, jo vetëm me dizejnatorët.Telefonata shokuese e zbuluar nga Luciano Moggi, e sheh kreun e federatës italiane duke i thënë dizejnatorit Paolo Bergamo të dërgojë një gjyqtar për të mos i ndihmuar Juventusit. Këto zbulime janë sensacionale pasi që kemi të bëjmë me autoritetet që shfrytëzojnë fuqinë e tyre për të manipuluar në të mirë të interesave të tyre.
Ky transkript u zbulua në televizionin 7Gold, që pati si mysafir pikërisht Luciano Moggin dhe një ekspert të futbollit italian.
“Është skandal. Këtu kemi të bëjmë me kreun e futbollit italian. Duke u bazuar vetëm në këtë telefonatë, i tërë procesi i Calciopolit, nga viti 2006 duhet të hidhet poshtë”, tha mysafiri në këtë televizion.
Moggi nga ana tjetër akuzoi autoritetet e Juventusit për mos mbrojtje të interesave të klubit, pasi që sipas Moggit, Juventusi ka mundur të dalë e pastër nga Calciopoli po të bëhej sa është dashur rreth kësaj çështjeje.
Nga ana tjetër në një telefonatë të publikuar nga gazeta L’Espresso, shihet sekretari i Milanit, Leonardo Meani, duke biseduar me Pierluigi Collinan, pasi ky i fundit u zgjedh për të referuar në takimin Siena - Milan. Meani në këtë telefonatë i tha Collinas se Galliani dëshiron të flas me të.
Fiorentina nga ana tjetër ka deklaruar me anë të presidentit se do të ndërmarrë veprime ligjore për dy sezonet e humbura për moskualifikim në Ligën e Kampionëve pas dënimit me pikë, të cilat erdhën si pasojë e Calciopolit.
Sipas vlerësimeve të para, nëse eventualisht rihapet gjyqi i Calciopolit i vitit 2006, atëherë Interi do të mund të dënohej me dërgim në Serie B për herë të parë në histori, kurse nga ana tjetër Juventusi do të kompensohej me 200 milionë euro.
Kampioni aktual, Rafael Nadal, është kualifikuar në çerekfinale të Monte Carlo Masters, pasi shkatërroi gjermanin Michael Berrer me rezultat 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1).Numri 51 i botës së tenisit, Berrer, që arriti finalen e Zagrebit më herët gjatë këtij viti, fitoi vetëm pesë pikë në setin e parë.
Berrer arkëtoi në total vetëm 18 pikë dhe u përgëzua kur e fitoi ‘gejmin’ e parë në këtë sfidë. Sidoqoftë, forma e mirë e Nadal e vulosi takimin pas 54 minutash lojë.
Nadal në çerekfinale do të takohet me bashkëkombësin e tij, Juan Carlos Ferrero.
Britaniku Lewis Hamilton beson se Red Bull dhe Ferrari mbeten ekipet të cilat do të jenë favorite para garës së fundjavës për Çmimin e Madh të Kinës.Sistemi i ri aerodinamik ‘f-duct’ mësohet se do t’i japë skuderisë McLaren përparësinë në shpejtësi në rrugë të drejtë në pistën e Shanghait.
“Unë ende mendoj se Red Bull dhe Ferrari janë ekipet favorite, ashtu si në çdo garë tjetër. Vettel ndoshta është pak para meje në renditjen e ngasësve, por është shumë pranë dhe shpresoj se kështu do të vazhdojnë rezultatet”.
“Gjithçka mund të ndodhë pasi që ne po shkojmë përpara dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes shumë dështime në gara dhe mos përfundime të tyre. Secili ekip tenton të jetë sa më i qëndrueshëm në këto momente”, deklaroi Hamilton.
Federata belge e futbollit (KBVB) ka konfirmuar dhe zyrtarisht dorëheqjen e përzgjedhësit të kombëtares belge, Dick Advocaat, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.Advocaat erdhi në postin e përzgjedhësit të Belgjikës në tetor të vitit 2009-të. Ai në të njëjtën kohë ishte dhe trajner i skuadrës holandeze AZ Alkmar.
Arsyet e dorëheqjes nuk dihen, por mësohet se ai do të fokusohet plotësisht në AZ Alkmarin ose do të bëhet trajner i kombëtares ruse.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është parë në ambientet e zyrtarëve të lartë të Interit, ndërsa arsyet e vizitës ende mbeten të panjohura.Raporti thotë se Laporta ka shkuar për t’u takuar me Morattin në mënyrë që të dy të darkojnë. Dihet mjaft mirë miqësia që kanë Moratti dhe Laporta, por një vizitë e tillë është e pazakontë, sidomos para duelit të parë gjysmëfinale, javën e ardhshme në Giuseppe Meazza.
Në të kaluarën është spekuluar për një kalim të Messit tek Interi, por kjo duket se nuk është arsye e vizitës, pasi që sipas disa burimeve, Laporta është i interesuar për të shikuar skuadrën e Interit në aksion ndaj Juventusit.
Sulmuesi i ri i Barcës, Bojan Krkic, mund të shërbejë si mjet për transferimin e Franck Ribery nga Bayern Munichu, pas raporteve të fundit në mediumet gjermane se Krkic mund të shkojë te Bayerni si pjesë e një mega-marrëveshjeje me në qendër Franck Riberyn.Shtypi gjerman shkruan se përfshirja e Krkicit në këtë çështje do të ulte çmimin që duhet të paguajë Barcelona për Riberyn, duke bërë që spanjolli së bashku me 30 milionë euro të ishin të mjaftueshëm për transferimin e francezit, për të cilin të interesuara janë treguar Chelsea, Manchester City dhe Real Madridi.
Ribery tha të mërkurën se do të vendosë të ardhmen brenda dhjetë ditësh, por nëse ai dëshiron të largohet, Bayerni do të preferonte që atë ta shesë këtë vit për shkak se vitin tjetër ai mund të largohet me parametra zero.
Portieri i Interit, Julio Cesar, është duke planifikuar që tani për ngritjen e Kupës së Botës me kombëtaren e Brazilit.“Dunga ka punuar me këtë ekip për tri vjet dhe ai e njeh mirë këtë grup. Ai ka shumë besim dhe jam i sigurt se mund ta fitojmë atë, sepse jemi ekip shumë i fortë”.
“Unë do të luaj për Interin deri në vitin 2014, më pas do të rikthehem në Brazil, sepse më mungon familja dhe plazhi”, deklaroi Cesar.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është shndërruar në kandidatin kryesor për të zëvendësuar Marcello Lippin në postin e trajnerit të kombëtares italiane.Sipas Il Giornale, Lippi pritet që të heqë dorë nga detyra aktuale pas Kampionatit Botëror, ndërsa sipas spekulimeve të para se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, duket se favoriti kryesor është Claudio Ranieri.
Suksesi i trajnerit, sidomos me Romën, ka bindur hierarkinë e futbollit italian që t’ia ofrojë Ranierit postin e trajnerit të kombëtares Azzure.
Janë menduar edhe opsione tjera, si Roberto Mancini, Carlo Ancelotti dhe Cesare Prandelli, por që të tretë janë të angazhuar në ekipet e tyre. Trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri, është emër që gjithashtu është lakuar, por mungesa e përvojës në arenën ndërkombëtare është brengë për bosët e federatës italiane.
Sulmuesi i rikthyer i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se ai ka qenë i befasuar nga forma e portierit të Tottenhamit, Heurelho Gomes në takimin e mbrëmshëm.Braziliani bëri një varg mbrojtjesh për të ndihmuar ekipin e tij të shënojë fitore 2-1 ndaj topçinjve në White Hart Lane.
“Po, veçanërisht goditja e parë ishte mbrojtje e shkëlqyeshme. Prita që topi të shkonte në rrjetë, por ai disi e mbrojti, që ishte çmenduri. Goditja e lirë shkonte direkt në kënd dhe ai e mbrojti edhe këtë. Këto ishin momente vendimtare”, ka thënë holandezi.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Carlos Teves është shumë më i mirë tash se kur e mbante fanellën e Manchester United, por pret që sulmuesi të përmirësohet edhe më shumë.Në prag të derbit të qytetit të Manchesterit, Tevez është një prej figurave kryesore për të cilin flitet, për shkak të transferimit të tij nga United në City.
Sulmuesi argjentinas në fanellën e United kishte shënuar 19 gola nga 63 paraqitje në Ligën Premier. Në fanellën e Cityt në Premier ai ka luajtur 28 ndeshje si fillestar dhe në dy prej tyre nga stoli dhe tashmë ka shënuar 22 gola në ligë dhe gjashtë në kupë.
“Carlos tashmë është futbollist i rëndësishëm për ne, por mund të përmirësohet edhe më shumë sezonin e ardhshëm. Ai tashmë ka përparuar këtë vit, pasi kurrë më herët nuk ka shënuar 28 gola”, ka thënë Mancini.
Agjenti i Dunga ka refuzuar të pohojë ose të mohojë nëse përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit ka pasur kontakt me drejtuesit e Juventusit.Mediat italiane shkruajnë se Juve ka kontaktuar me Dungan për angazhim të tij pas kampionatit botëror, dhe braziliani nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë duke dhënë shenja se ka pasur kontakte.
“Nuk mund ta them atë. Por është e mundur që në të ardhmen ai mund të jetë trajner në Itali. Mund të them se jam kontaktuar nga ekipe nga Italia, Spanja dhe Anglia, por iu kam thënë se tash jemi të përqendruar vetëm në kampionatin botëror”, ka thënë agjenti i Dunga për Tuttomercatoweb.
Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-0 të ekipit të tij ndaj Derportivo La Coruna.Bojan Krkic, i cili u aktivizua në vend të të lënduarit Zlatan Ibrahimovic, hapi serinë e golave pas 15 minutash, para se Pedro dhe Yaya Toure, të shënojnë nga një gol fantastik në pjesën e dytë, për ta forcuan Barcelonën në krye të tabelës.
“Jemi në një formë shumë më të mirë se në fund të sezonit të kaluar dhe kjo është një shenjë e mirë. Ekipi ka një fuqi të shkëlqyeshme mentale dhe Madrid do të na bëjë nderë nëse na ndjek gjithë kohën”, ka shtuar Guardiola.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ekipi i tij nuk ishte i pjekur dhe nuk reagoi në mënyrën e duhur në ndeshjen e mbrëmshme.Arsenali u mposht me rezultat 2-1 ndaj Tottenhamit në White Hart Lane, dhe duke i thënë lamtumirë garës për titullin e Ligës Premier.
“Ne humbëm një ndeshje të cilën nuk duhej të lejonim ta humbnim në garën për titull. Kjo tregon se nuk jemi mjaft të pjekur pasi nuk mund të lejoni të humbni një ndeshje të këtij lloji nëse dëshironi ta fitoni kampionatin”.
“Tash ka aq shumë presion. Është e vështirë tash të fitohet kampionati. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por as një pikë nuk ishte e mjaftueshme nga ndeshja e sotme. Na duheshin tre pikë”, ka thënë Wenger.
Atlanta Hawks i kanë dhënë fund nëntë humbjeve radhazi në takimet ndaj Cleveland Cavaliers, për të shënuar fitore 99-83 ndaj rivalit të Konferencës Lindore në ndeshjen e fundit të sezonit.Jeff Teague ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 24, dhe ka kontribuar edhe me 15 asistime për Hawks, derisa të dy ekipet pushuan lojtarët më të mirë pasi kishin siguruar vend për në play-off.
Humbja e Cleveland (61 fitore dhe 21 humbje) ishte e katërta radhazi në fund të sezonit, ku ata luajtën pa shtyllën kryesore, LeBron James, që është duke u pushuar për play-off.
Francezi ka dështuar ta gjejë veten rregullisht në formacionin e parë të Milanit që nga arritja nga kampionati anglez, por thotë se nuk është penduar.
“Ishte ëndërr të vij këtu. Kam pasur edhe mundësi të tjera kur u largova nga Arsenali, dhe po ashtu i kam ato edhe tash, por synimi im është të qëndroj këtu dhe të fitoj diçka. Shpresoj skudeton edhe atë së shpejti”, ka thënë Flamini.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se fitorja kundër Juventusit gjatë të premtes është e patjetërsueshme.Nerazurët aktualisht janë duke ndjekur liderin e Serie A, Roma, me një pikë më pak dhe do të presin Juventusin në Giuseppe Meazza ca i lodhur nga fitorja në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës.
“Ne do të dalim në fushë për të fituar dhe kjo është për shkak se ne do të përballemi me shumë vendosmëri në çdo ndeshje që na pret. Ne jemi ende aktiv dhe në të tre frontet. Ne nuk do të dorëzohemi, ose në kampionat ose në Ligën e Kampionëve ose në Kupën e Italisë”.
“Po e përsëris, ne do të dalim në fushë me synimin për të fituar të gjitha ndeshjet. Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë tjetër jo. Do të luajmë edhe në ndeshjet e ardhshme me të njëjtin intensitet dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Zanetti.
Anësori i Valencias, David Silva, ka mundur të nënshkruajë me Real Madridin dhjetë vite më parë.Marca ka zbuluar sot se Silva ishte provuar në Real dhjetë vite më parë, por nuk ishte pranuar nga mbretërit. Sportivja shkruan se trajnerët e Realit kishin menduar se ai ka qenë tepër i shkurtër.
Tash, ky gabim mund t’i kushtojë Realit me 25 milionë euro, pasi presidenti Florentino Perez e ka bërë mesfushorin cak kryesor të afatit kalimtar të verës.
Florentino dëshiron që marrëveshja të përmbyllet para Kupës Botërore, duke ditur se edhe Manchester United është duke e kërkuar spanjollin.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Tottenhami meriton të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.Spurs befasuan topçinjtë me fitoren e mbrëmshme prej 2-1 në White Hart Lane duke iu dhënë një goditje shpresave të Arsenalit për titull.
I pyetur nëse Tottenham meriton të jetë në garën më të fuqishme evropiane, Wenger ka thënë: “Ka shumë ekipe të mira në Angli, ky është problem për Spurs".
“Nëse do të shtrohej pyetja pas ndeshjes me Portsmouth, do të thoshit jo. Nëse ju pyes pas ndeshjes së sotme, do të thoshit po. Sporti i nivelit të lartë është rreth qëndrueshmërisë”,ka shtuar francezi.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se shpreson një ditë që mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, të jetë bashkëlojtari i tij.“Nuk e di saktësisht kur, por unë shpresoj se ai do të jetë bashkëlojtari im. Ai dëshiron të fitojë çdo titull të mundshëm me Barcelonën, dhe unë shpresoj se ai mund ta bëjë këtë me Barcelonën”.
“Janë shumë pak lojtarë që mund ta përmirësojnë Barcelonën dhe ai është njëri prej tyre”, deklaroi Messi për Sport.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ia ka tërhequr vërejtjen Barcelonës duke ia rikujtuar se ende nuk është kampion dhe se fitorja në Bernabeu nuk është e mjaftueshme.“Ne kemi thënë para ‘el Classicos’ se nuk mund t’ia lejojmë vetes të mendojmë se nëse e fitojmë ‘el Classicon’ do ta fitojmë La Ligan, ashtu si nëse do të humbasim, shpresat për titull nuk janë të shuara. Sezoni mbaron më 16 maj, kështu që do të tentojmë të luajmë për fitore deri në javën e fundit”.
“Ky ekip do të arrijë të rimëkëmbet ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Unë i kam parë lojtarët e mi të përkushtuar ditëve të kaluara, të fokusuar për t’u rikthyer nga humbja. Nuk mund t’ia lejojmë vetes ndonjë goditje të rëndë pasi që duhet t’i fitojmë shtatë ndeshje me rëndësi. Është me rëndësi që të jemi mentalisht të përgatitur për duelin ndaj Almerias”, deklaroi Pellegrini.
















