Espanyol ka arritur ta frenojë me barazim pa gola kampionin në fuqi të La Ligës, Barcelonën, duke e bërë më të hapur garën për titull.Derbi lokal i zhvilluar në stadiumin Cornella El Prat u fokusua kryesisht në mesfushë dhe solli pak raste nga të dyja anët. Vendasit arritën të bllokonin në mënyrën më të mirë Lionel Messin dhe të frenojnë ekipin energjik të Barcelonës, madje edhe krijuan disa raste të mira që mund t’i jepnin fitoren Espanyolit.
Barcelona luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 62-të, pasi Daniel Alves u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Në mënyrë ironike me largimin e brazilianit blaugranët filluan të gjejnë ritmin e pasimeve, por nuk arritën të gjejnë edhe portën kundërshtare.
Real Madridi mund të ngushtojë në një epërsinë që tash është katër pikë, nëse shënon fitore ndaj Valencias në Bernabeu mbrëmjen e nesërme.
Shefki Kuqi ka shënuar gol për të ndihmuar ekipin e tij Swansea të shënojë fitore 3-1 ndaj Barnsleyt dhe të ruajë pozitën që dërgon në play-off për kualifikim në Ligën Premier.Ashley Williams ishte ai që i dha epërsinë ekipit vendas pas 23 minutash lojë, pesë minuta para se sulmuesi vushtrrias ta dyfishojë atë.
Mysafirët u rikthyer në ndeshje kur Darren Moore ngushtoi disavantazhin në pjesë të parë (35’), por Darren Pratley shënoi një gol tjetër për Swansea në pjesën e dytë për të vulosur edhe fitoren (72’).
Swansea mban pozitën e gjashtë në ligën e dytë angleze me 68 pikë dhe tashmë e ka siguruar vendin në play-off pasi njëri nga ekipet që rrezikonte të depërtojë në top 7-shin e play-offit, Middlesbrough, u mposht sot nga West Brom.
Arjen Robben ka shënuar hat-trick derisa Bayern Munich ka shkatërruar Hannoverin në Allianz Arena duke e mposhtur me rezultat 7-0 dhe duke rikthyer kreun e tabelës vetëm disa orë pasi e humbi atë.Bavarezët kryen punën e tyre që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola. Ivica Olic kaloi vendasit në epërsi pas 22 minutash, ndërsa Arjen Robben dyfishoi atë pas tetë minutash tjera. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Thomas Muller shënoi edhe golin e tretë të bavarezëve.
Ky hov i Bayernit nuk mbaroi këtu, pasi i njëjti tregim u përsërit edhe në pjesën e dytë, madje me një gol më shumë. Katër minuta me të filluar pjesa e dytë Olic shënoi golin e tij të dytë, ndërsa nuk vonoi shumë, vetëm një minutë më pas, edhe Robben gjeti portën për të dytën herë për të çuar avantazhin e ekipit të tij në 5-0. Ngjashëm Muller shënoi golin e tij të dytë, të tretin e pjesës së dytë dhe të gjashtin për ekipin vendas (62’).
Një gol tjetër i vonshëm i shënuar në minutat shtesë të ndeshje i ndihmoi holandezit Robben të kompletojë hat-trick dhe të vulosë fitoren e thellë të Bayernit.
Ekipi i trajnerit Louis van Gaal do të ketë dy pikë epërsi ndaj ekipit ndjekës, Schalke, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të sezonit.
John Terry është përjashtuar nga ndeshja derisa Chelsea u frenua në rrugën drejt titullit duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga Tottenhami në White Hart Lane, disa ditë pasi këtu u mposht edhe Arsenali, me po të njëjtin rezultat.Të zgjedhurit e trajnerit Harry Redknapp kaluan në epërsi pas 15 minutash lojë me një gol të shënuar nga pika e bardhë nga Jermaine Defoe, pasi më parë kapiteni John Terry kishte prekur topin me dorë.
Florent Malouda ‘mendoi’ se barazoi rezultatin kur shënoi një gol për Chelsean shtatë minuta para fundit të pjesës së parë (38’), por goli me të drejtë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në anën tjetër vendasit shënuan edhe një herë me anë të lojtarit më të mirë të ndeshjes, Gareth Bale, në prag të fundit të pjesës së parë të takimit (44’).
Chelsea morri një goditje tjetër në pjesë të dytë kur John Terry morri dy kartonë të shpejtë të verdhë dhe u largua jashtë loje (67’). Por, edhe pse me një lojtar më pak në fushë blutë arritën të shënojnë një gol të vonshëm me anë të Frank Lampard, por që nuk i mjaftoi ekipit mysafir për të nxjerrë ndonjë pikë.
Rezultati e ngre Tottenhamin në pozitën e katërt të tabelës që dërgon në Ligën e Kampionëve, dy pikë para Manchester Cityt që u mposht në derbin tjetër të Ligës Premier si vendas i United.
Pavarësisht humbjes, Chelsea vazhdon të mbetet në maje të tabelës, por tash vetëm me një pikë epërsi ndaj Manchester United.
Pasi u mposht nga Real Valladolid gjatë mesjavës, Sevilla iu është rikthyer shpejt fitoreve, duke mposhtur në fushë të vet Sporting Gijon me rezultat 3-0.Pas tetë minutash lojë Frederic Kanoute kaloi vendasit në epërsi, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë. Pjesa e dytë solli edhe dy gola tjerë për Sevillan. Së pari Luis Fabiano dyfishoi epërsinë pas tetë minutash në pjesë të dytë, para se Cela të shënojë golin e tretë 10 minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.
Mysafirët e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak pas eliminimit të sulmuesit Mate Bilic (32’), ndërsa në pjesën e dytë ata mbetën me dy lojtarë më pak, pasi u eliminua edhe mbrojtësi Jose Angel Valdes Diaz.
Me këtë fitore Sevilla rikthen pozitën e katërt, të cilën mund ta humbasë sërish nëse Mallorca shënon fitore ndaj Osasunas të hënën.
Tim Cahill ka shënuar një gol në minutën e fundit të ndeshjes për t’i dhënë Evertonit fitoren 3-2 ndaj Blackburn Rovers në një ndeshje mjaft emocionuese në Ewood Park.Mikel Arteta i dha një fillim të përkryer Evertonit pasi shënoi nga pika e bardhë pas vetëm katër minutash lojë, para se Blackburn të barazojë përmes Steven N’Zonzi në pjesën e dytë të takimit (69’).
Ayegbeni Yakubu shënoi vetëm pak sekonda pasi u inkuadrua si zëvendësues për të rikthyer epërsinë për mysafirët (79’), por vendasit sërish barazuan pas dy minutash tjera me një zëvendësues tjetër, Jason Roberts.
Mesfushori australian Tim Cahill përmirësoi një gabim të mëhershëm duke shënuar golin e fitores për ekipin e trajnerit David Moyes në minutat e fundit të ndeshjes.
Bayer Leverkusen ka luajtur me në lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshje dhe është mposhtur me rezultat 2-1 në fushë të Stuttgart duke mbetur kështu jashtë garës për titullin e Bundesligës.Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Stefan Kiessling (13’), por pësuan një goditje kur pas gjashtë minutash tjera mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të mesfushorit zviceran Tranquillo Barnetta.
Vendasit arritën ta shfrytëzojnë më së miri epërsinë numerike duke shënuar dy herë, me të dyja rastet me anë të Cacau. Braziliani me nënshtetësi gjermane së pari barazoi në pjesën e parë (29’) ndërsa i dha fitoren Sttutgartit me një gol të vonshëm të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Humbja e zbret Bayer Leverkusen në pozitën e katërt dhe e nxjerr jashtë garës për titullin e Bundesligës. Leverkusen tash gjendet shtatë pikë prapa liderit Schalke me vetme dhe tre ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.
Mesfushori kroat Ivan Rakitic ka shënuar dy herë për të ndihmuar Schalken të fitojë me rezultat 3-1 në fushë të vet ndaj Moenchengladbach dhe për të marrë kreun Bundesligës.Rakitic i dha epërsinë ekipi vendas pas vetëm tetë minutash lojë, por pas po aq kohësh mysafirët barazuan me anë të Raul Bobadilla.
Peruani Jefferson Farfan riktheu epërsinë për vendasit në fund të pjesës së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Rakitic vulosi fitoren e Schalkes me golin e tij të dytë.
Fitorja e dërgon Schalken në maje të tabelës me 61 pikë, një më shumë se Bayern Munich që mund ta rikthejë atë më vonë nëse mposht Hannoverin.
Veterani Paul Scholes ka shënuar një gol të vonshëm për t’i dhënë fitoren 1-0 Manchester United në derbin përballë rivalit lokal Manchester City dhe për të mbajtur djajtë e kuq në garën për titullin e Ligës Premier.Vendasit e filluan ndeshjen më me intensitet, por nuk arritën të gjejnë rrjetën kundërshtare. Carlos Tevez pati një rast të mirë nga goditja e lirë, por goditja e tij u ndalua nga në kënd nga portieri Edvin van der Sar (9’). Në anën tjetër as United nuk arriti të gjejë portën me Rooney dhe Giggs që patën raste të mira shënimi në fund të pjesës së parë.
Edhe pjesa e dytë pati mjaft raste me Tevez, Craig Bellamy dhe Gareth Berry që dështuan për Cityn. Patrick Vieira po ashtu pati një rast në minutat e fundit, por nuk arriti të shfrytëzojë rrëmujën e shënuar para portës së Van der Sar.
Pas edhe disa rastesh të lëshuara nga djajtë e kuq, nga Nani dhe Giggs, momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e fundit shtesë të takimit. Pas një harkimi të Evra nga e majta Scholes u gjend i vetmuar për të dërguar topin me kokë në rrjetën e portierit Shay Given.
Fitorja e mban Manchesterin në garë për titull me 76 pikë, vetëm një prapa Chelseat që më vonë udhëton te Tottenhami.
Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka kërkuar nga lojtarët tij t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit.Barcelona sonte udhëton te Espanyol në kërkim të fitores që do ta forconte ekipin në maje të tabelës. Blaugranët kanë dy fitore në ndeshjet një-më-një që do të thotë se nëse të dy ekipet kanë numër të njëjtë pikësh në fund të sezonit Barcelona do ta fitojë titullin.
Por Guardiola kërkon fitore në të gjitha gjashtë ndeshjet e mbetura dhe thotë se Barca nuk mund të lejojë të humbë më shumë pikë.
“Pres që Madrid të fitojë. Mendoj se ata do t’i fitojnë të gjitha ndeshjes, andaj duhet të shkojmë dhe ta fitojmë kampionatin vetë. Ne nuk do ta lëshojmë atë”, ka thënë Pep.
“Tre pikët dhe diferenca e golave (kokë-më-kokë) nuk më bëjnë më të relaksuar; ndoshta nëse do të kishte qenë një rival tjetër, por Real Madrid nuk do të humbasë pikë”, ka shtuar spanjolli.
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, thotë se menaxheri aktual i Interit, Jose Mourinho, nuk është personi i duhur për të drejtuar ekipin madrilen.Trajneri gjerman thotë se portugezi do të ishte i dobët për t’iu përshtatur filozofisë së Real Madridin.
“Mourinho nuk e ka profilin ose filozofinë e Real Madridit. Por, as Pellegrini nuk e ka ndryshuar stilin e lojës së ekipit”, ka thënë Schuster për Cadena Copa.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se Tottenham Hotspurs sezonin e ardhshëm mund të luftojë për titullin e Ligës Premier.Deklaratat e tilla të italianit vijnë në prag të derbit të sotëm londinez në White Hart Lane. Meqë Spurs luftojnë për pozitën e katërt, ndërsa blutë për titullin e kampionit të Anglisë, pritet që ndeshja të jetë shumë interesante, në të cilën të dyja ekipet do të kërkojnë nga tre pikë.
“Harry Redknapp po e bën punën në mënyrë të shkëlqyeshme në Tottenham. Ata ndoshta nuk kanë vazhdimësi, por tregojnë një futboll të kualitetit të lartë”.
“Ata kanë një ekip që dëshiron të luajë. Një ekip të mirë të mbushur me kualitet. Ata mund të jenë sfidues në sezonin e ardhshëm, ata mund të luftojë për titull”, ka thënë Ancelotti.
Sebastian Vettel i ka dhënë Red Bull-it pol pozicionin e katërt në po aq gara këtë sezon, në kualifikimet e sotme për Chinese Grand Prix.Gjermani kaloi shtegun për një minutë e 34.558 sekonda për të tejkaluar shokun e skuadrës Mark Webber në xhiron e fundit dhe për të siguruar pozitën e parë të nisjes për të tretën herë këtë vit dhe të tetën në karrierë.
Vettel, i cili tash shihet si favorit për të fituar garën në Shangai, u rreshtua para Webber edhe në garën e fundit në Malajzi si dhe në Shangai në vitin e kaluar, dhe do të marrë kreun e tabelës nëse shënon fitore në garën e nesërme.
Kampioni i dyfishtë botëror Fernando Alonso ishte i treti më i shpejtë me Ferrari dhe do të jetë në krah të ngasësit të Mercedes, gjermanit Nico Rosberg, i cili përfundoi i katërti. Rreshti i tretë me pozitat pesë dhe gjashtë është pushtuar nga dy ngasësit e McLarenit, britanikët Jenson Button dhe Lewis Hamilton.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e vlerëson takimin e sotëm në Manchester City si derbin më të madh që ka zhvilluar ndonjëherë.Ferguson e di se ai duhet ta fitojë takimin për të mbajtur gjallë shpresat për të mbrojtur titullin e kampionit të Ligës Premier dhe për të thyer rekordin e fitimit të katër titujve radhazi. Por, City jo vetëm që luan kundër rivalit lokal por është në kërkim të pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Është një e veçantë në këtë ndeshje që nuk ka qenë kurrë më herët në kohën time në United. Është hera e parë që ne luajmë me Cityn kur ata kanë një shans për të arritur diçka. Neutralët do të thonë se skenari është fantastik dhe do ta bëjë ndeshjen edhe më fascionante”.
“Forma e Cityt gjatë disa javëve të kaluara ka qenë e shkëlqyeshme. Pesë gola kundër Birmingham javën e kaluar – askush nuk e ka bërë atë ndaj tyre këtë sezon. Është një derbi më ndryshe për shkak të asaj se çfarë mund të arrijnë të dy klubet dhe të dyja mund të humbasin. Është java më e rëndësishme e sezonit për ne, Chelsean, Spurs dhe Cityn dhe skenarët janë fantastik”, ka thënë strategu skocez.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se lideri i Ligës Premier, Chelsea, është në ‘rënie’.Wenger merr si shembull moshën e lojtarëve dhe derisa blutë po ‘plaken’, ‘fëmijët’ e Arsenalit po arrijnë moshën e përkryer dhe kulmin e formës fizike.
“Në grafik ne po shkojmë lart, sigurisht. Ata (Chelsea) po bien. Chelsea ka gjashtë ose shtatë lojtarë mbi moshën 30 vjeçare. Ata nuk do të shkojnë lartë. Por Abramovich mund të thotë gjatë verës, ‘Do t’i blej shtatë lojtarë të moshës 24-vjeçare’ dhe sigurisht se jeni në të njëjtën garë përsëri”, ka thënë Wenger.
Johan Cruyff ka deklaruar se ai e sheh trofeun e Ligës së Kampionëve tashmë të siguruar nga Barcelona, duke thënë se titulli i garës më të madhe evropiane të futbollit për klube do të qëndrojë edhe një vit në Spanjë.“Ka gjasa që ta shohim Barcën në finalen e Madridit, por para kësaj kemi një ndeshje tjetër. Do të ishte mirë nëse një klub spanjoll do ta fitonte atë edhe nëse nuk është Real Madridi, ne do të bëjmë gjithçka në mundësitë tona që trofeu të qëndrojë në Spanjë”.
“Unë do të doja ta shihja Realin si fitues të kompeticionit nëse nuk do ishte eliminuar. Rivaliteti ekziston në kampionat, kur përballemi ballë për ballë, por në një garë evropiane ku njëri është eliminuar, është më ndryshe”, përfundoi Cruyff.
Agjenti i Sebastien Frey ka mohuar çdo spekulim që thoshte se Bayern Munichu ka bërë ofertë për portierin e Fiorentinas.“Ky informacion është absolutisht i pavërtetë. Nëse vërtetë ka pasur ndonjë ofertë, atëherë nuk është biseduar ende asgjë. Të gjitha spekulimet shkaktojnë huti. Një klauzolë ekziston në kontratë dhe ajo peshon 18 milionë euro”, deklaroi agjenti i Frey.
Për Sebastien Frey është treguar e interesuar edhe skuadra e Arsenalit që është vënë në kërkim të një portieri stabil.
Sir Alex Ferguson vazhdon të këmbëngulë se nuk pendohet që e ka shitur Carlos Tevezin përkundër faktit se argjentinasi po kalon një sezon fantastik në Ligën Premier.“Nuk kam pse të pendohem. Nuk jam i hidhëruar. Lojtarët largohen nga këtu kohë pas kohe. Disa luajnë mirë, të tjerët jo. Ne ecim përpara”.
“Nuk mund ta mohoj që ai po kalon një sezon fantastik. Tevez luajti mirë sezonin e parë për ne, por më duhet të pranoj, në sezonin e dytë ai dështoi”, deklaroi Ferguson.
















