Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, është plot besim se skuadra e tij mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përkundër pikëve të humbura në raport me Sampdorian që ia ka zënë vendin e katërt.“Liga e Kampionëve? Unë mendoj se do ta bëjmë atë, sepse pika e Cagliarit do të tregohet e vlefshme. Është e çuditshme që ne u gjunjëzuam pas një devijimi dhe gabimeve në mbrojtje”, theksoi Zamparini.
Palermo e pret në fundjavë në Renzo Barbera, Milanin, takim për të cilin Zamparini shprehet: “Milani i ka mendtë në sezonin e ardhshëm, por teknikisht është ekip i fortë dhe për këtë duhet të tregojmë vëmendje”.
Mesfushori kreativ i Interit, Wesley Sneijder, pranon se triumfi i Ligës së Kampionëve në shtëpinë e Real Madridit do të përbënte për të një kënaqësi pasi klubi spanjoll e detyroi atë të largohej verën e kaluar.“Unë kam ëndërruar për këtë që kur arrita tek Interi. Do të ishte mirë ta fitoja atë titull atje, do ishte një moment i mrekullueshëm. Unë e dija se finalja luhet në Bernabeu. Unë kam ëndërruar arritjen në finale dhe ngritjen e titullit. Tani jemi dy ndeshje larg saj dhe le ta bëjmë. Asgjë nuk është e pamundur”.
“Po, mirë, unë kam dëgjuar edhe për Messin. Unë mendoj se ai është aktualisht futbollisti më i mirë, por natyrisht ka mënyra për ta ndalur atë”, ka thënë Sneijder për UEFA.com.
Kombëtarja spanjolle ka pësuar një goditje të rëndë kur është mësuar se sulmuesi kryesor Torres ishte lënduar në menisk, por është Torres ai që tani shpreson se do të rikthehet në kohë për Botërorin e këtij viti.“Kampionati Botëror është shumë i rëndësishëm. Unë kam pritur katër vite për këtë dhe, nëse gjithçka shkon mirë, unë nuk do të mungoj në të. Unë kam filluar rikuperimin sot (e hënë)”, ka thënë sulmuesi i Liverpoolit.
Përderisa Torres shpreson të rikthehet me kohë për Botërorin Afrika e Jugut 2010, në anën tjetër ai do të mungojë në ndeshjet e mbetura në Ligën Premier dhe Europa League.
“Do të doja të rikthehesha tek Atletico Madridi dhe të përballesha me tifozët, por besoj se do të kem raste të shumta në të ardhmen”, tha Torres për Marca.
Sekretari teknik i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka refuzuar të pranojë se skuadra e Barcelonës është e lodhur pas udhëtimit të gjatë rreth e përqark Evropës dhe se kjo do të mund të përbënte përparësi për Interin.“Ata ndoshta kanë pasur më shumë kohë për t’u përgatitur për Ligën e Kampionëve, pasi që iu shmangën ndeshjeve të kampionatit. Në këto kohëra, të obligosh ekipin të udhëtojë nëpër Evropë është një tregim i së kaluarës. Sidoqoftë, lodhja nuk është në fjalorin tonë dhe ne do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Begiristain.
Në ndërkohë, ekipi i Barcelonës ka arritur tashmë në Milano ku është duke bërë dhe përgatitjet e fundit para super-duelit të të martës mbrëma.
Gjiganti italian Milan, është gati të shpëtojë Dimitar Berbatovin nga ‘keqtrajtimi’ i këtij të fundit te Manchesrter United, duke e transferuar atë gjatë afatit kalimtar veror në San Siro.Zyrtarët e Milanit kanë përpiluar një listë të shkurtër të futbollistëve të dëshiruar të cilët nuk do të kushtonin shumë dhe siç mëson Goal.com, Berbatov është në krye të kësaj liste.
“Milani e dëshiron Berbatovin dhe ata janë të bindur se mund ta marrin atë. Ai nuk ka luajtur rregullisht këtë sezon për United dhe për këtë arsye ai mund të largohet. Të gjithë e dinë që ai është një lojtar klasi dhe të gjithë e dëshirojnë”, tha një burim brenda Manchester United.
Spekulohet se Milani nuk dëshiron të paguajë më shumë se 15 milionë funte për bullgarin, kurse ende nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje pasi që edhe Bayern Munichu është gjithashtu i interesuar për ish-sulmuesin e Tottenhamit.
Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, është përshëndetur për nëntë muaj nga futbolli pas një dënimi të marrë nga tribunali Italian për anti-doping (TNA).Pas një seance të gjatë dëgjimore, sot (e hënë) në mëngjes u vendos që Mutu për shkak të përdorimit të substancave të palejuara të dënohet me nëntë muaj suspendim nga futbolli.
Një konfirmim zyrtar pritet të bëhet së shpejti nga TNA. Mësohet se rumuni është ndier i ofenduar nga vendimi i tribunalit, me ç’rast u ka kërkuar falje fansave te futbollit.
Sipas Sport, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është takuar me Cesc Fabregasin për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm në Camp Nou.Laporta është në një vizitë humanitare në Marok, vend në të cilin është duke pushuar edhe Fabregas për t’u rikuperuar nga lëndimi i pësuar.
Sport pohon se Laporta është takuar me Fabregasin për të diskutuar mbi detajet e rikthimit të tij në vendlindje.
Barcelona e ka lënë çështjen Fabregas ‘ende të hapur’, në kohën kur spekulimet janë duke u rritur.
Ylli i Bayern Munichut dhe përfaqësueses së Francës, Frank Ribery, është përfshirë në një skandal seksual që mbrëmë ka shpërthyer në mediat franceze.Mesfushori është pyetur nga policia në lidhje me një prostitutë të mitur marokene në vitin 2009. Avokatët e Ribery kanë pohuar se klienti i tyre është pyetur vetëm në cilësinë e dëshmitarit dhe kundër tij nuk është ngritur akuzë.
Por, burime të afërta me policinë zbulojnë se së bashku me Ribery janë pyetur edhe tre përfaqësues francezë, nga të cilët njëri ka pranuar se ka pasur kontakt me prostitutën, por nuk ka ditur se ka punë me një të mitur.
Mediat spekulojnë se futbollisti i Lyonit, Sidney Guvou, është një prej të përfshirëve, derisa emrat e dy të tjerëve nuk janë zbuluar, por dihet se njëri prej tyre luan në Spanjë dhe tjetri në Francë.
Nën hetim është edhe një klub në Paris, ku futbollistët shpesh kanë qenë mysafirë dhe ku ka ndodhur rasti me të miturën.
“Frank është pyetur vetëm si dëshmitar. Këtu përfundon tregimi. Edhe nëse bëhet fjalë për diçka tjetër, kjo është punë private”, ka thënë avokati i Ribery.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se nerazurët janë të gatshëm për ndeshjen me Barcelonën dhe beson se Mourinho do të gatuajë paraqitje të mira kundër kampionit të Evropës.“Ne jemi të gatshëm. Jemi në formë të mirë dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mirë përballë një ekipi të fuqishëm. Por edhe ne jemi një ekip i fuqishëm”, ka thënë Moratti.
“A pres befasi taktike nga Mourinho? Nuk e di, por nuk dua t’i imponoj asgjë atij në këtë periudhë kur e di se është shumë i përqendruar. E njoh shumë mirë për të ditur se ai do të përgatitë paraqitje të mira”, ka shtuar presidenti i Interit.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është lidhur me një kalim në SHBA ku ekipi i New York Red Bulls ka shprehur interesim për italianin.La Gazzetta dello Sport shkruan se sulmuesi 35-vjeçar ka marrë një ofertë joshëse nga klubi i ligës MLS dhe është duke menduar seriozisht për t’u transferuar atje.
Kapiteni i Juves ka edhe një vit kontratë me Juventusin, por mediat italiane zbulojnë se sulmuesi është i gatshëm ta ndërpresë kontratën. Del Piero është i vetëdijshëm se Zonja e Vjetër ka nevojë për një rikonstruktim të madh këtë verë dhe ndjen se ai mund të jetë tepricë nëse qëndron në klub.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha në ekip gjatë kësaj vere.Në të vërtetë Moyes e vlerëson ekipi e tashëm si më të mirin që ka pasur gjatë kohës së tij të kaluar në Goodison Park.
“Jam shumë i ngazëllyer. Është grupi më i mirë që kam pasur deri tash. Ne kemi një ekip që është i klasit”, ka thënë menaxheri i Evertonit.
Menaxheri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është i kënaqur me fitoren e fundit ndaj Valencias dhe thotë se e gjithë çfarë i intereson është ekipi i tij të mos dështojë.Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo ishin në listën e golashënuesve për t’i ndihmuar Real Madridit të shënojë fitore 2-0 mbrëmë ndaj Valencias, që ishte fitorja e 14-të në 15 ndeshjet e fundit për mbretërit.
“Ekipi e ka ruajtur nivelin gjatë gjithë sezonit. Në Bernabeu kemi luajtur 16 ndeshje dhe kemi fituar 15. Gjithmonë e kemi ngritur performacën pas momenteve të vështira”.
“Nuk më intereson çfarë bën Barcelona. Tashmë kemi luajtur kundër tyre. E vetmja gjë që më intereson është që ekipi të mos dështojë pas humbjes ndaj tyre, por ne kemi treguar një karakter të fortë edhe ndaj Almerias e edhe në këtë ndeshje”, ka thënë kiliani.
Kampioni në fuqi i NBA-së, Los Angeles Lakers, ka shënuar fitore 87-79 ndaj rivalit të parë të play-offit, Oklahoma City Thunder, duke avancuar 1-0 në serinë prej shtatë ndeshjeve.Kobe Bryant shënoi 21 pikë, Pau Gasol 19 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Andrew Bynum shënoi 13 pikë, 12 kërcime dhe katër bllokime gjatë ndeshjes së parë rikthyese që nga lëndimi i tij më 19 mars. Për Thunder, Russell Westbrook ishte më i mirë me 23 pikë dhe tetë asistime.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Dallas, Dirk Nowitzki shënoi 36 pikë për t’u dhënë fitoren 100-94 Mavericks ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e parë të serisë së play-offit.
Në Konferencën lindore, Jameer Nelson ka shënuar 32 pikë për t’i dhënë Orlando Magic fitoren 98-89 ndaj Charlotte Bobcats po në ndeshjen e parë të serisë së play-offit.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar superior.Dyshja kanë qenë rivalë të ashpër me të dy që kanë fituar titullin e Lojtarit në të Mirë të Vitit në Evropë dhe Botë gjatë dy viteve të kaluara.
I pyetur nëse Messi tash është më i mirë në botë, Ronaldo ka thënë për ‘News of the World’: “Ndoshta po, pasi Barcelona është një ekip fantastik”.
“Messi ka luajtur në mënyrë fantastike këtë vit dhe vitin e kaluar. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, por ekipi i tij i ka ndihmuar shumë sipas mendimit tim”.
“Nëse pyetni ‘Kush është ekipi më i mirë?’, ndoshta Barcelona, pasi ka fituar gjashtë titujt e fundit, ata kanë vazhduar atë formë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një arritje e madhe. Mendoj se ekipi është shumë i fuqishëm. Ata i ndihmojnë shumë Messi, por ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Ronaldo.
Milani raportohet se është duke përgatitur ofertë për portierin e Almerias, Diego Alves.Rosonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi të portierit Nelson Dida dhe cak i tyre është braziliani tjetër Alves, shkruan sportivja spanjolle AS. Kontrata e Dida skadon në fund të sezonit dhe klubi italian nuk ka në plan ta vazhdojë atë.
Në anën tjetër, kontrata e Alves ka një klauzolë që kap vlerën e 15 milionë eurove, megjithatë, presidenti i Almeria, Alfonso Garcia, thuhet se është i gatshëm ta shesë atë edhe për 10 milionë euro.
Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, nuk ka dyshime se dramat e këtij sezoni do ta bëjnë atë një menaxher më të rimë.West Ham që e filloi javën me katër pikë mbi zonën e rrezikut, ka edhe katër ndeshje të mbetura, përfshirë edhe ndeshjen e sotme në udhëtim te Liverpooli, për të qëndruar në elitën e futbollit anglez.
Zola së fundi ka qenë cak i spekulimeve për shkarkim, por italiani është duke vazhduar në tentim për ta shpëtuar West Hamin nga rënia dhe thotë se për të ardhmen e tij do të flasë vetëm pasi sezoni të përfundojë.
“Pa dyshim do të jem menaxher më i mirë për shkak të gjithë kësaj që ndodhi. Nuk bëj shaka kur them se ky vit ia ka vlejtur sa pesë vite përvojë si trajner. Do të mësoj më së shumti nga kjo, kjo është e sigurt”, ka thënë italiani.
Sulmuesi anglez Peter Crouch thotë se Tottenhami meriton të luajë në Ligën e Kampionëve.“Nëse arrijmë të shkojmë në Ligën e Kampionëve, kjo do të jetë një arritje e madhe. Nëse mund ta bëjmë atë dhe të ndërtojmë këtë, do të ishte mrekulli. Kam qenë me fat që kam luajtur në atë garë, është gara më e mirë në botë”.
“Një klub si ky e meriton të jetë atje dhe shpresojmë se do të mund të arrijmë dhe pastaj top klubet do të kenë qëndrueshmërinë të vazhdojnë atje dhe ne duhet ta bëjmë atë”, ka thënë Crouch.
Rafael Nadal ka bërë një paraqitje brilante për ta mposhtur bashkëkombësin e tij, Fernando Verdasco, në finalen e turneut Monte Carlo Masters.Me fitoren prej 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1) që e arriti pas vetëm një ore e 26 minuta, spanjolli siguroi titullin e gjashtë radhazi në këtë turne.
Ky është trofeu i parë i Nadal që nga maji i vitit të kaluar (në Romë), duke qenë se tenisti ka vuajtur nga lëndimi i gjurit, që ia ka kufizuar sukseset.
“Vitin e kaluar nuk luajta mirë këtu, por fitova. Këtë vit niveli im është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Nadal pas fitores.
Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, nuk mundi të përmbahej pas fitores së madhe të arritur ndaj Lazios në derbin e kryeqytetit.Vucinic shënoi dy gola, një nga penaltia dhe një nga gjuajtja e lirë, gola të cilët ishin vendimtar për fitoren e Giallorossëve.
“Të fitosh një derbi është fantastike. Nuk është me rëndësi kush i shënon golat, por të shënosh dy gola të cilët mund të jenë vendimtar është vërtet…”.
“Gjithçka shkoi mirë për ne dhe nëse Floccari do ta shënonte penaltinë, kush e di se si do të përfundonte takimi”.
“Gjëja më e rëndësishme është se kemi fituar, sepse Interi vuri presion mbi ne, pasi që nuk jemi mësuar të qëndrojmë në maje”, deklaroi Vucinic për Sky.
Milani ka pësuar edhe disfatën që ia shoi çdo shpresë për titull, gjë të cilën e pranon edhe trajneri Leonardo.“Ne kemi humbur motivimin. Sot nuk duhet të fajësohet askush, sepse ne gjithnjë luajmë mirë. Me një lojtar më pak se ata ne luajtëm më mirë se ata”.
“Pse ka qenë ky sezon i suksesshëm? Për shumë arsye. Ne kemi parë paraqitje të papritura nga lojtarë si Nesta, Abate, Antonini dhe Dida”.
“I kthehem lojës. Kjo na humbi stimulimin, por më pëlqen që lojtarët e mi nuk dorëzohen”, tha Leonardo pas ndeshjes për Sky Sports Italia.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ishte pa fjalë pas disfatës turpëruese në DW Stadium, ku Wigani u rikthye nga disavantazhi prej 2-0 për të mposhtur Topçinjtë.“Ne i bëmë gabimet ata përfituan. Ata ishin më të mprehtë se ne në fazën finale. Është e vështirë të përtypet por futbolli është 90 minuta i gjatë. Unë nuk e di si ta përshkruaj”.
“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Sot ishte një ndeshje të cilën nuk është dashur ta humbasim por ne vazhdojmë të luftojmë”, deklaroi Wenger për Sky Sports.
















