Roma ka bërë një hap prapa në luftën për titullin e Serie A, pasi është mposhtur në Olimpico nga Sampdoria, me rezultat 1-2, për të mbetur në vendin e dytë, me dy pikë më pak se lideri Inter që do t’i prijë sërish Kampionatin italian.Kapiteni legjendar Francesco Totti kaloi vendasit në epërsi (14’), kur pas një pasimi të Mirko Vucinic, shënoi me këmbën e majtë, dhe me epërsi minimale të Giallorossëve përfundoi pjesa e parë.
Megjithatë në pjesën e dytë gjenovasit barazuan. Ishte Giampaolo Pazzini, i cili pranoi një krosim të bukur të Antonio Cassanos, për të baraspeshuar ndeshjen (52’).
I njëjti lojtar u përkujdes për t’ia përkeqësuar punët Romës, duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores për Sampdorian, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Kjo humbje e sheh Romën në pozitën e dytë kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar. Ndërkohë, Sampdoria mban vendin e katërt me dy pikë më shumë se Palermo, për të shpresuar që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.
Blutë kanë regjistruar fitore të thellë prej 7-0 kundër Stoke Cityt, në takimin e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge.Salomon Kalou shënoi golin e parë në minutën e 24 për të kaluar Chelsean në epërsi, ndërsa shtatë minuta më pas dyfishoi rezultatin.
Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, u përkujdes Frank Lampard, i cili ishte i pagabueshëm nga njëmbëdhjetëmetërshi (44’).
Në minutën e 68-të, Kalou kompletoi het-trikun e tij duke shënuar golin e katërt të vendasve pas tentativës së dytë.
Në dhjetëminutëshin e fundit të kohës së rregullt, mesfushori Lampard realizoi golin e dytë personal në ndeshje që ishte goli i 20-të i sezonit për të (81’),
Në listën e realizuesve u shënua edhe Sturridge i cili shënoi për rezultatin prej 6-0 në favor të Bluve (87’). Ndërkohë që nuk mungoi as goli i Florent Maloudas, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (89’).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea rikthen kreun me një pikë më shumë se Manchester Unitedi, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Në xhiron e ardhshme Chelsea është mysafir i Liverpoolit, ndërsa në javën e fundit pret Wiganin në Stamford Bridge.
Liverpooli ka shënuar fitore të lartë në udhëtim te Burnley, duke e deklasuar këtë të fundit me rezultat 4-0, e njëkohësisht duke e larguar nga Liga Premier.Liverpooli ishte skuadra dominuese gjatë gjithë takimit, por golat erdhën në fraksionin e dytë. Steven Gerrard zhbllokoi rezultatin (52’) kur goditja e tij u devijua për të përfunduar në rrejt.
Kapiteni i Liverpoolit u paraqitet sërish në minutën e 59-të, kur shënoi një gol të shkëlqyer nga zona e rreptësisë për të dyfishuar epërsinë.
Pas një depërtimi në krahun e majtë të Burnleyt, Maxi Rodriguez, e pati të lehtë të shënonte golin e tretë të Redsave dhe të parin në fanellën e Liverpoolit.
Rezultatin përfundimtar në stadiumin Turf Moor e vendosi Ryan Babel në fundit të takimit.
Përkundër faktit që Liverpooli gjendet në pozitën e shtatë, ka vetëm dy pikë më pak se Tottenhami në pozitën e katërt. Kështu, në luftë për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve janë, Tottenhami, Aston Villa, Manchester City dhe Liverpooli, dy javë para përfundimit të Ligës Premier.
Ndërkohë që Burnley edhe matematikisht bie nga Liga Premier.
Lazio ka siguruar mbijetesën tre javë para përfundimit të Series A, kur e mposhti Genoan në transfertë, kurse Fiorentina ka bërë një hap gjigant prapa, kur pësoi nga Chievo në shtëpi, për t’ia shuar vetes shpresat e kualifikimit në Evropë. Napoli vazhdon të jetë konstant dhe barazoi me Cagliarin në San Paolo.Genoa në këtë takim hyri vetëm sa për t’i kënaqur tifozët, pasi që nuk kishte për çfarë të luante sepse ëndrrat për Evropë ishin shuar që moti. Rodrigo Palacio e kaloi në epërsi Genoan (8’), kurse dy golat tjerë në pjesën e parë nga Andre Dias (25’) dhe Sergio Floccari (32’), mjaftuan që Lazio të shënojë fitore prej 2-1 dhe të sigurojë kështu dhe matematikisht mbijetesën në elitën e futbollit italian.
Fiorentina nga ana tjetër dështoi të fitojë përsëri, pasi la që në pjesën e dytë Sergio Pellisier (54’) dhe Sardo (75’) të shënojnë dy golat e fitores për 2-0 dhe fitoren e madhe të Chievos në Artemio Franchi. Fiorentina ka tani 46 pikë, dy më pak se Chievo në pozitat 10 respektivisht 11.
Napoli ia ka vështirësuar vetes punët për sigurimin e një vendi që çon në Europa League, pasi që barazoi në shtëpi ndaj Cagliarit duke lënë që Juventusi të ngjitet në pozitën e gjashtë. Tani Napoli gjendet në pozitën e shtatë me 53 pikë, një më pak se Juventusi në pozitën e gjashtë.
Juventusi ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.Vincenzo Iaquinta shënoi golin e parë (53’) pas një krosimi të Diegos. Braziliani ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi që siguroi një penallti në favor të vendasve, të cilën e shndërroi në gol Alessandro Del Piero (69’).
Iaquinta rezultoi sërish efikas, kur pas krosimit të bukur të Antonio Candrevas, vendosi rezultatin përfundimtar prej 3-0 (87’) në favor të Zonjës së Vjetër.
Me këtë fitore, Juve ngjitet në kuotën e 54 pikëve, dhe ka katër më pak se Palermo që mban vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar.
Sezoni në Ligën Premier për të tashmë ka përfunduar, por sulmuesi kryesor anglez, Wayne Rooney, është në rrezik permanent që të mungojë dhe në Kampionatin Botëror.Ky lëndim u paraqit në ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe u zgjerua më pas në takim ndaj Manchester Cityt. Ndërsa, sipas Sunday Mirror, për shkak të këtij dëmtimi në ijë, Rooney do të mungojë sigurt në dy ndeshjet e mbetura të United në Ligën Premier, kurse është në dyshim paraqitja e tij në Botëror.
“Wayne Rooney e lëndoi ijën të enjten. Ne ishim duke bërë ushtrime të thjeshta, kur ai e ndrydhi ijën. Ne e tërhoqëm nga stërvitja dhe tentuam, por nuk ishte e mjaftueshme që ai të kthehej. Do të shohim pas dy ose tre javësh”, është deklarata e Ferguson për këtë dëmtim të Rooneyt.
Sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez, ka këmbëngulur se nuk ka asgjë të vërtetë në spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Milani gjatë verës.26 vjeçari është në top formë pas një impakti të menjëhershëm në Serie A pas arritjes në janar, duke shënuar 8 gola në 12 paraqitjet e tij. Spekulimet për një kalim te Milani u rritën kur Maxi në një intervistë tha se do të dëshironte të luante me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Ronaldinhon.
“Unë vetëm kam thënë se do të doja të luaja pranë tij një ditë, pas asaj kohe të kaluar në Barcelonë. Por, Catania është e tanishmja. Unë do të qëndroj këtu sepse jam përshtatur këtu. Milani? Jo, faleminderit”, deklaroi Maxi për La Gazzeta dello Sport.
Arsenali thuhet se do të shfrytëzojë problemet financiare të Liverpoolit gjatë verës, për të transferuar portierin spanjoll Pepe Reina.Siç shkruan Sunday Express, portieri Reina do të ishte zëvendësim ideal për Manuel Almunian dhe Lukasz Fabianksin të cilët kanë dështuar këtë sezon.
Reina është shndërruar në njërin prej portierëve më të mirë në botë, që prej kohës kur erdhi te Liverpooli në vitin 2005. 27- vjeçari kohë më parë nënshkroi një kontratë afatgjate me The Reds, por Liga e Kampionëve mund të ndikojë që ai të lëkundet për t’u transferuar në Emirates.
Reina nuk është emri i vetëm i lakuar për portën e Arsenalit. Rene Adler i Bayer Leverkusenit dhe Hugo Lloris i Lyonit janë gjithashtu kandidatë serioz të Wengerit, që medoemos duhet të transferojë një portier kualitativ në radhët e veta.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se tifozët e Arsenalit është dashur ta prisnin Emmanuel Adebayorin krahëhapur dhe jo me vërshëllima.Edhe pse Patrick Vieria dhe Kolo Toure, të dy këta ish-futbollistë të Arsenalit, janë pritur mirë, kjo gjë nuk ndodhi me Emmanuel Adebayor që pas hyrjes së tij u prit me vërshëllima nga tifozët e Arsenalit.
“Vërshëllimat ndaj Adebayorit? Çfarë mund të bëj unë? Unë thashë para ndeshjes se dua që të gjithë të respektohen dhe ju e dini shumë mirë mendimin tim. Adebayor ishte i fokusuar në lojë dhe fitoi disa duele në ajër”.
“Por, edhe pas hyrjes së tij, City ishte i mbyllur. Ata luajtën shumë në kundërsulme dhe kur mund t’i thyeni ato nuk do të keni shumë telashe. Më duhet të them se ishte një javë të cilën nuk jam mësuar ta shoh”.
“Ne krijuam shumë pak raste kurse Manchester City nuk krijoi asgjë. Ata ishin të fokusuar në mbrojtje dhe për këtë arsye ne nuk shënuam. Përderisa ne nuk e bëmë këtë, ndeshja ishte e mbyllur”, deklaroi pas ndeshjes Arsene Wenger.
Sipas Wayne Rooneyt, rivali i tij direkt për Këpucën e Artë evropiane, Lionel Messi, është futbollisti më i mirë në botë.Rooney që mund të mungojë në të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni për shkak të një lëndimi të ri të pësuar në stërvitje, është i kënaqur me formën e tij, por nuk dëshiron të krahasohet me Lionel Messin, për të cilin thotë se është fantastik.
“Është mirë që njerëzit më fusin në atë rreth, por unë mendoj se Lionel Messi është më i miri në botë. Gjërat që ai mund t’i bëjë me top janë të pabesueshme dhe pos kësaj ai shënon shumë gola”.
“Ai ishte fantastik përsëri dhe këtë vit. Ai është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Rooney për United Review.
Më në fund Kaka iu rikthye fushave të blerta dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të shënuar në fitoren prej 2-1 në La Romareda ndaj Zaragozas.“Ne do të luftojmë deri në fund. Unë e di se ka spekulime që lëndimi im nuk ishte i vërtetë dhe mendonin se jam acaruar me Pellegrinin. Sidoqoftë, kjo do të dëshmohet në fushë. Unë kërkoj nga tifozët e Realit të mos dyshojnë për lëndimin”, ishte prononcimi i Kakas për Marca pas ndeshjes.
Kjo fitore ia lejon Realit ta shtojë presionin mbi Barcelonën para takimeve të vështira Blaugranëve, kundër Villarealit dhe Sevillas javën e fundit në transfertë.
Milani vazhdon të rrëshqasë dita ditës, ndërsa pas disfatës prej 3-1 ndaj Palermos, Leonardo u tregua i zhgënjyer me lojtarët e tij.“Mënyra se si hymë në takim ishte thjeshtë një gabim. Ne ishim larg, shumë të butë dhe si rezultat pranuam dy gola. Unë isha i kënaqur me reagimin e djelmoshave të mi në pjesën e dytë. Unë mendova se erdhëm mirë në pjesën e dytë me përkushtim për ta rikthyer rezultatin”.
“Fatkeqësisht goli i tretë i Palermos na i shkurtoi këmbët dhe nuk kishte kthim prapa. Nuk dua të kërkoj falje për këtë rezultat. Thjeshtë nuk ishte dita jonë dhe starti i mjerë na kushtoi”, u shpreh Leonaro për Sky Sport Italia.
Pep Guardiola u tregua i kënaqur me fitoren ndaj Xerezit, por menjëherë ka filluar të kërcënojë Interin me goleadë në Camp Nou, para ndeshjes kthyese të mërkurën.“Xerezi ishte shumë i rrezikshëm. Ne vuajtëm në fillim të pjesës së dytë por goli i tretë ishte i mirë. Ekipi u përgjigj mirë edhe pse sot jemi lodhur më shumë se ç’kemi menduar. Ne arritëm maksimumin e fitoreve. Ne duhet të përgatitemi mirë tani, pa ato 14 orë udhëtim të cilat ndikuan. Interi është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”.
“Synimi primar është të fitojmë dhe ata (Interi) e dinë se mund të fitojmë. Ne e duam finalen. Ne do të fitojmë me shumë gola, por duhet të jemi vetvetja. Duhet të lirohemi më shpejtë se ç’është e mundshme nga presioni, sepse ndeshja e kërkon. Referimi kurrë nuk është faj nëse ne nuk luajmë mirë”, citohet Guardiola nga AS.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se ai është shumë i sigurt se do të luajë për Spanjën në Kampionatin Botëror.22- vjeçari ishte lënduar në takimin ndaj Barcelonës, duke pësuar një dëmtim në fibul, dhe sipas parashikimeve, ky lëndim do ta mbante atë dhe jashtë Kampionatit Botëror. Por vetë Fabregas shprehet se do të jetë i gatshëm për kompeticionin më të madh që ekziston në botën e futbollit.
“Unë jam në Spanjë për momentin, por do të rikthehem në Londër për t’u takuar me një specialist dhe për të bërë një skanim rutinor. Unë do të luaj në ndeshjen e fundit të Arsenalit, sepse dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen”.
“Pas kësaj, unë duhet të kthehem në Spanjë përsëri për të përfunduar rehabilitimin dhe më pas të bëhem gati për Kampionatin Botëror. Në mendjen time, mendoj se jam 100 për qind i sigurt se do të luaj në Botëror”, tha Fabregas.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka shprehur besimin e tij se synimet e skuadrës së tij për Ligën e Kampionëve nuk janë shkatërruar edhe pse është lënduar Shay Given.“Unë shpresoj se është një lëndim i vogël. Por nuk e di. Unë kam biseduar me fizioterapeutin dhe mjekun, por ai është ende në spital, nuk e di si qëndron situata”, është shprehur trajneri.
I pyetur nëse ky barazim pa gola ndaj Arsenalit është i mirë për të, kur dihet se përsëri skuadra e tij gjendet në pozitën e pestë me një pikë prapa Tottenhamit, Mancini u shpreh të jetë optimist.
“Po, jam i kënaqur, sepse luajtëm ndaj Arsenalit, një ekip i mirë, por dhe ne luajtëm mirë sot. Sot tentuam të fitojmë në pjesën e dytë, ishim më të mirë, por edhe barazimi është rezultat i mirë”, tha Mancini pas ndeshjes për Sky Sports.
Sir Alex Ferguson ka lëvduar paraqitjen e skuadrës së tij, Manchester United, për shfaqjen e karakterit në pjesën e dytë në fitoren prej 3-1 ndaj Tottenahmit.“Ne luajtëm mirë. Me rëndësi është të mbajmë nervat tona. Nuk treguam shenja të nervozës dhe këtu ndihmoi përvoja. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë”.
“A jam i kënaqur me rikthimin e kreut? Natyrisht. Ne e kryem detyrimin për ta fituar ndeshjen, tani na kanë mbetur edhe dy. Nuk mund të kërkoj më shumë. Paraqitja e Tottenhamit ndaj Arsenalit dhe Chelseat ishte top-klas dhe ne jemi të kënaqur që kemi mposhtur një ekip në formë”, deklaroi Ferguson pas ndeshjes.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ishte i kënaqur me karakterin e treguar nga skuadra e tij në ndeshjen kundër skuadrës që po lufton për mbijetesë, Zaragoza, duke thënë se ai nuk heqë dorë nga qëllimi për t’i fituar 99 pikë në La Liga.“Ne patëm dy ose tri raste ideale që nuk i shndërruam në gol në pjesën e parë, por ekipi u tregua i fortë fizikisht dhe mentalisht. Gjithmonë frikësoheni dhe nervozoheni, por këtë nuk e bënë lojtarët e mi. Goli i Zaragozas ishte jo i merituar, por në fund treguam dhëmbët”.
“La Liga nuk varet nga ne. Qëllimi ynë është të arrijmë 99 pikë dhe të dështojë Barcelona”, deklaroi për Pellegrini AS.
Dy gola të vonshëm e fundosën Tottenhamit në takimin ndaj Unitedin, ndërsa trajneri Harry Redknapp shprehet të jetë i pakënaqur me mbrojtjen e tij dhe jo i fascinuar nga sulmi i Djajve të Kuq.“Ne patëm rastin të nxjerrim diçka nga ai takim, por nuk luajtëm mirë sikurse në ndeshjet e fundit (ndaj Arsenalit dhe Chelseat). Me 10 minuta pa përfunduar takimin, ne mendonim se pranë rezultatit 1-1 duhej të mbroheshim”.
“Ne ua kemi dhënë atyre dy penalti pa lidhje dhe një gol të panevojshëm kur e lamë Nanin të depërtojë. Ne nuk u mbrojtëm mirë dhe kjo na kushtoi në fund”, citohet Redkanpp nga Sky Sports.
Mesfushori i Interit, McDonald Mariga, ka folur për rëndësinë që pati fitorja ndaj Atalantas me rezultat 3-1, në kohën kur lufta për titull po intensifikohet dhe në prag të superduelit kthyes të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.“Ndoshta nuk ishte sfidë e lehtë sot, por ajo ndaj Barcelonës, do të jetë diçka tjetër”.
“Por, unë nuk dua të flas për Barcelonën tani. Ishte fundamentale të fitonim sot (e shtunë), sa për Romën, shohim se çfarë do të bëjë nesër (e diel). Interi është ekip i madh me lojtarë të mëdhenj, është vështirë të luaj këtu, por jam i lumtur”, theksoi Mariga për Sky Sports Italia.
















