Me fitoren minimale prej 1-0 kundër rivalit direkt për pozitën e katërt Manchester City, Tottenham Hotspur ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, një javë pa përfunduar Liga Premier.Ndeshja që nga fillimi ishte tejet e shpejtë me sulme si në njërën ashtu dhe në anën tjetër, por me një dominim të lehtë të Manchester Cityt në fillim. Vlen të përmendet shtylla pingule e qëlluar me kokë nga Peter Crouch, ashtu si goditja e fortë nga distanca e Adam Johnson. Sidoqoftë, në pjesën e parë portat mbetën të patundura.
Në pjesën e dytë, tempi u balancua, me Tottenhamin që i pati rastet më konkrete për shënim. Adebayor mund të konsiderohet dështim i mbrëmjes, pasi që nuk ishte aspak i gjallë në zonën e Tottenhamit.
Gjumin e thellë të sulmuesve të Manchester Cityt e shfrytëzoi njeriu i ndeshjes, Peter Crouch, që në rastin e tretë ideal shënoi për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar pas një harkimi në zonë nga Kaboul (83’).
Manchester City ishte i pafuqishëm për të bërë diçka më tepër në këtë sfidë, duke ua dhënë mundësinë futbollistëve të Tottenhamit ta shijojnë Ligën e Kampionëve, pasi që me katër pikë më shumë se City një javë para fundit të Ligës Premier, Spursat edhe matematikisht e sigurojnë pozitën e katërt.
Interi është shpallur fitues i Kupës së Italisë pas fitores prej 1-0 kundër Romës, në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico.Ishte hera e pestë në gjashtë vitet e fundit që këto dy skuadra ndesheshin në finale të kësaj gare, ndërsa dy të fundit (2007 dhe 2008) i pati fituar Roma. Por kësaj radhe ishte ndryshe.
Diego Milito ishte heroi i ndeshjes, pasi që realizoi golin e fitores pas një goditjeje të bukur drejt portës (40’).
Interi është në garë që të fitojë edhe dy trofe të tjera. Scudetton, ku ka konkurrent kundërshtarin e sotëm, Roma, si edhe Ligën e Kampionëve, pasi që luan në finalen e 22 majit kundër Bayern Munichut.
Manchester United ka ‘spastruar’ nga rruga Barcelonën dhe Real Madridin, për të rifituar vendin e parë në renditjen e top-klubeve evropiane.Këto rezultate vijnë pas sfidave të fundit të zhvilluara në të gjitha garat. Si rrjedhojë, Barcelona edhe pse u eliminua nga Interi, fitoi dy ndeshjet e radhës dhe kështu është në pozitën e dytë.
Bayerni i Munichut është në top 10, duke shfrytëzuar rezultatet ekstremisht të dobëta të Arsenalit në tetë javët e fundit.
Lista e ekipeve më të fuqishme të sezonit në Evropë:
1. Manchester United
2. Barcelona
3. Real Madrid
4. Inter
5. Bordeaux
6. Benfica
7. Chelsea
8. Porto
9. PSV Eindhoven
10. Bayern Munich
Futbollisti më i mirë i këtij sezoni në Ligën Premier, Wayne Rooney, ka deklaruar se ai nuk dëshiron që vetëm emri i tij të jetë në qendër të vëmendjes te tifozët e Unitedit, pasi që sipas tij, Antonio Valencia ka qenë meritor për suksesin e tij.“Antonio Valencia. Nuk do t’i shënoja gjithë këto gola pa Antonio Valencian. Ai ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon dhe cilësia e topave që ai lanson brenda zonës, për mua është thjeshtë e pabesueshme”.
“Më pëlqejnë më shumë golat me kokë. Më pëlqejnë të gjitha golat që i kam shënuar me kokë. Është një gjë, për të cilën kam punuar vërtetë shumë dhe jam i kënaqur për këtë arritje”.
“Tani jam i vetëdijshëm për atë se sa më shumë një gjë ushtrohet, aq më shumë perfeksionohesh në të”, deklaroi Rooney për revistën MOTD.
Pas fitores ndaj Tenerifes, Barcelona ka arritur të arkëtojë plot 93 pikë, shifër e paarritur më parë në histori të këtij klubi, ndërsa anësori brazilian Maxwell, thotë se kjo është arritje e madhe për ekipin e tij edhe pse shprehet i befasuar që titulli ende rrezikohet nga Real Madridi.“Ne kemi bërë sakrifica të mëdha dhe tani na ka mbetur edhe shumë pak punë. Dy ndeshje, dy finale dhe duhet të japim gjithçka. 93 pikë të arkëtuara është shifër e padëgjuar dhe unë nuk kuptoj se si nuk jemi bërë ende kampionë”.
“Ky sezon ishte fantastik si për Real Madridin ashtu dhe për Barcelonën në La Liga. Këto pikë të arritura thonë shumë për të dyja ekipet, lojtarët dhe trajnerët e tyre. Por, vetëm njëri mund ta fitojë titullin dhe shpresoj që ata të jemi ne”, deklaroi Maxwell.
Gjermani Michael Ballack është drejt largimit të tij nga Stamford Bridge, pasi që londinezët nuk kanë filluar ende bisedimet me të për një vazhdim të kontratës.Mesfushori me përvojë në të kaluarën është lidhur me një kalim tek Interi, por tani duket se destinacioni i tij i radhës do të mund të ishte Bundesliga.
“Ne jemi të interesuar në transferimin e Michael Ballackut. Unë kam besim se ai është i gatshëm të pranojë një zvogëlim të pagës nëse ai vendos të rikthehet në Bundesliga verën e ardhshme”, theksoi trajneri i Schalkes, Felix Magath.
Sidoqoftë, 33 vjeçari që ka mbi 100 paraqitje në Ligën Premier do të dëshironte rinovim të kontratës, nëse kjo dëshirë ekziston edhe te Blutë e Londrës.
Përzgjedhësi i kombëtares spanjolle, Vicente Del Bosque, ka konfirmuar se Iker Casillas është njeriu që do të qëndrojë në portën e Spanjës për Botërorin e këtij viti.“Iker Casillas është i pazëvendësueshëm në portën tonë, pas tij është Pepe Reina”, tha trajneri i Spanjës.
Më pas, Del Bosque në mënyrë të tërthortë e ka përjashtuar nga kombëtarja Victor Valdesin, duke thënë se lista e lojtarëve mbetet sikurse e ndeshjes së fundit ndaj Francës (kur portier i tretë ishte Diego Lopez i Villarrealit).
Del Bosque shtoi se pret që tre futbollistët e tij kryesorë, Fabregas, Iniesta dhe Torres, të rikuperohen me kohë për Kupën e Botës.
Bayern Munichu ka dështuar të apelojë me sukses suspendimin prej tri ndeshjesh moslojë të Franck Ribery, që do të thotë se francezi do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve më 22 maj në Santiago Bernabeu.Bavarezët shpresuan në një zvogëlim të vendimit pas apelit ndaj UEFA-s, por pas një seance dëgjimore, trupi vendimmarrës i UEFA-s ka vendosur që të mos dëgjojë për apelin e Bayernit.
Ribery tanimë e ka përfunduar një ndeshje nga tre sa është i suspenduar, pasi që nuk luajti në fitoren prej 3-0 të Bayernit ndaj Lyonit.
Bayerni i Munichut ka edhe mundësi tjetër nëse dëshiron që Ribery të luajë. Bavarezët duhet ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare për arbitrim sportiv (CAS), nëse dëshirojnë që të kontestojnë edhe më tej vendimin e UEFA-s.
Juventusi ka lansuar në mënyrë të befasishme një ofertë për sulmuesin e Benficas, Angel Di Maria.Kjo ofertë vjen pas spekulimeve se atij janë duke iu afruar Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, pa përjashtuar dhe Real Madridin.
Sidoqoftë, A Bola shkruan se Juventusi ka bërë një lëvizje konkrete në drejtim të Di Marias, duke ofruar 30 milionë euro plus mesfushorin Tiago për sulmuesin argjentinas.
Ronaldinho tashmë është duke e menduar dy herë mundësinë për të qëndruar në Milanello, pasi që shumë lehtë ai mund të largohet.E ardhmja e Leonardos është vënë në peshore javëve të fundit dhe si pasojë bisedimet e Ronaldinhos për një rinovim të kontratës mund të bien në ujë nëse Leonardo largohet.
La Gazzeta dello Sport spekulon se Ronaldinho do të ndiqte hapat e bashkëkombësit të tij, arsye për të cilën Ronaldinho dëshiron që Leonardo të mbetet në pankinën rosonere.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka vazhduar të thumbojë rivalin e tij tashmë të përbetuar, Barcelonën, duke thënë se është klubi më i keq që ai ka njohur ndonjëherë dhe se ai nuk ka pasur një ekip të tillë.“Nuk më kujtohet të kem pasur ekip, që pas një disfate, ua ka ndaluar kundërshtarëve të festojnë në fushë. Nuk më kujtohet të kem detyruar kundërshtarët të hyjnë në dush”.
“Lojtarët e Barcës? Mirë, ne jemi mësuar me lojtarë të cilët rrëzohen në tokë pas simulimit dhe atë pasi shikojnë gjyqtarin”, theksoi Mourinho duke iu referuar simulimit të Sergio Busquetsit në Camp Nou.
Ylli i Real Madridit, Kaka, ka mbështetur tentativat e Manchester Cityt për të transferuar Fernando Torresin.Tani edhe publikisht dihet se Manchester City ka lansuar një ofertë prej 70 milionë funtesh për asin spanjoll, dhe Kaka thotë se ai është i nevojshëm për Cityn.
“Nuk jam trajner i Cityt dhe nuk mund të them se kë duhet të transferojnë, por Torres do të ishte një blerje e mirë për ta. Ai është i dëshmuar në Ligën Premier dhe unë them se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe për një klub që ka synime serioze”.
“Sikurse një ose dy klube tjera në botë edhe City është një prej tyre, pasi që mund të bëjë oferta të parefuzueshme. Pas kësaj, i mbetet të bindë dhe vetë lojtarin dhe lojtari bindet vetëm duke ia ofruar Ligën e Kampionëve”, tha Kaka.
Marouane Chamakh ka thënë se ai është tashmë lojtar i Arsenalit, transferim që përfundoi pa asnjë cent.“Kam pasur oferta nga Liverpooli dhe Tottenhami, por kam pasur dhe oferta marramendëse nga Rusia të cilat ishin disa herë më të larta se këto nga Anglia. Por, unë dua të luaj në Ligën Premier”.
“Jam duke i numëruar ditët, 11 ditë të shkurtra. Përderisa koha kalon, kam ndjenjë të çuditshme. Ndjej emocion”, tha 26-vjeçari në një intervistë për L’Equipe.
Alessandro Nesta do të rikthehet në radhët e Milanit për dy ndeshjet e fundit në Serie A, me ç’rast gjasat e Milanit për pozitën e tretë janë dukshëm më të larta me rikthimin e njërit nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.Faqja zyrtare e Milanit konfirmoi se Nesta i është rikthyer stërvitjes në mënyrë të plotë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Genoas.
Italiani pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë ndaj Manchester Unitedit në San Siro, dëmtim për të cilin u mendua se do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Gjithashtu, ndaj Genoas pritet edhe rikthimi i Alexandre Patos, i cili po ashtu ka qëndruar një kohe të gjatë jashtë fushave të blerta.
Kapiteni i kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, mendon se përfaqësuesja e Italisë ka potencial për të fituar Kampionatin Botëror, me ç’rast do të përsëritej suksesi i para katër viteve.“Ne shpresojmë ta marrim përsëri Kupën e Botës në shtëpi, këtë herë ta mbajmë atë”, është shprehur Cannavaro.
Për më shumë, Cannavaro ka thënë se planifikon të tërhiqet nga kombëtarja pas Kupës së Botës. “Ata thonë se jam i vjetër për të luajtur për kombëtaren, por paramendojeni gushtin!”, tha italiani.
Mbrojtësi Juventusit u bë kapiten i kombëtares italiane pas largimit të Paolo Maldinit në vitin 2002, duke thyer rekordin e legjendës së Milanit për pjesëmarrje në ndeshjet e kombëtares.
Në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010, në grup Italia do të laujë kundër Paraguait, Zelandës së Re dhe Sllovakisë.
Anësori i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka thënë se Manchester City është shumë pranë për t’u bërë njëri prej klubeve më të fuqishëm në botën e futbollit.“Ndeshja mes Cityt dhe Tottenhamit është luftë për më shumë se tre pikë. Nëse City fiton, atëherë fillon udhëtimi i krijimit të super-klubit”.
“Unë kam thënë se historia nuk mund të blihet, por nëse City kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ata mund të fillojnë krijimin e historisë së vet. Dhe me burimet që kanë, ata mund të krijojnë një super-ekip shumë, shumë shpejtë”, deklaroi Kaka për Daily Express.
Sulmuesi francez i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thënë se ai është shumë i lumtur në Stamford Bridge dhe se do të dëshironte të shkruante historinë e klubit londinez, në kohën kur Chelsea ka mundësinë për të fituar dy trofe këtë sezon.“Unë kam qenë me fat që kam fituar trofe në të kaluarën, ishte e mrekullueshme, por nëse fitoj titull me Chelsean do të jetë gjëja më e mirë deri më tani, sepse do ishte titulli i parë me klubin në të cilin ndjehem si në shtëpinë time”.
“Synimi ynë më i madh është titulli, por tani kemi rast për të fituar dy trofe. Kjo do të thoshte krijim i historisë së këtij klubit dhe për këtë arsye do të më pëlqente të ndihmoja në këtë aspekt. Ishte e mrekullueshme të fitoja titullin me Arsenalin, por jam më i moshuar tani dhe do të më kënaqte më shumë nëse e fitoj me Chelsean”, tha Anelka për Daily Express.
Një numër raportesh javën e kaluar thanë se Marco Van Basten është kontaktuar nga presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, për të zëvendësuar Leonardon në postin e trajnerit, spekulime të cilat i hodhi poshtë agjenti i legjendës holandeze.“Nuk e kam idenë se nga po vijnë këto spekulime. Ne nuk i kemi nisur dhe mund t’u siguroj se Milani nuk ka kontaktuar me Marco Van Bastenin”.
“Sidoqoftë, ka disa klube të njohura dhe disa kombëtare që na kanë kontaktuar. Nuk do të zbuloj emra, por deri më tani Marco Van Basten i ka refuzuar të gjitha. Ai nuk është ende gati që të merr një vendim për të ardhmen”.
“Janë disa kombëtare të mëdha të cilat kanë kërkuar shërbimet e Van Basten, por ai dëshiron të angazhohet në një klub. Madje nuk është e sigurt nëse ai do të vazhdojë karrierën si trajner”, theksoi për Goal.com Perry van Overeem, agjenti i Van Basten.
Drejtori i Juventusit, Alessio Secco, ka mbyllur dyert e largimit të mundshëm të Amaurit dhe të ardhjes së mundshme të mbrojtësit të Palermos, Simon Kjaer.Është spekuluar se Amauri është ndër lojtarët që pritet t’u tregohet dera nga zyrtarët e Juves, ndërkohë që është thënë se bardhezinjtë interesohen për shërbimet e danezit të Palermos, Simon Kjaer, spekulime të cilat i hedhë poshtë Secco.
“Unë i kam dëgjuar këto spekulime dhe ato janë të zakonshme para merkatos. Ne nuk do ta shesim Amaurin, sepse ai është lojtar i fortë në të cilin jemi duke llogaritur sezonin e ardhshëm”.
“Amauri dëshiron të qëndrojë te Juventus. Sa për Kjaerin, unë nuk mund të them se cili është plani ynë i merkatos. Kjaer është lojtar i mirë, por nuk është në planet tona”, sqaroi Secco për Reterete24.
Mesfushori i Valencias, David Silva, është lidhur vazhdimisht me një kalim te skuadra angleze Manchester United, ndërsa futbollisti thotë se ka marrë një numër ofertash nga Liga Premier, dhe deklaron se një ofertë nga Djajtë e Kuq do të ishte e parefuzueshme.“Kur dëgjoni se një klub si Manchester United është i interesuar për ju, atëherë ky është nder për ju. Unë e di interesimin nga Liga Premier dhe viteve të fundit ishte liga më e fortë në botë”.
“Nëse do të më thërrisnin, sidomos një klub si Manchester United, do të ishte vështirë për t’u rezistuar. Jam i lumtur te Valencia, por secili lojtar ka çmimin e vet dhe nëse ata merren vesh atëherë gjithçka është e mundshme”, deklaroi Silva për Daily Express.
Burime nga Argjentina bëjnë të ditur se Reali i Madridit ka fituar garën për të marrë shërbimet e mesfushorit të Benficas, Angel di Maria.Pavarësisht interesimit nga Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, “Ole” shkruan se Real ka arritur marrëveshje me Benfican për Di Maria, që do t’i kushtojë klubit spanjoll 34.5 milionë euro. Kjo shumë është e rekord në futbollin portugez.
Di Maria iu bashkua Benficas për 8 milionë euro tre vite më parë nga Rosario Central. Benfica tashmë ka kompletuar zëvendësimin e Di Marias, i cili është Nicolas Gaitan nga Boca Juniors.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, pajtohet me rivalin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola, se të dyja ekipet meritojnë të shpallen kampionë.“Ata kanë pasur një sezon impresiv, një vit të shënuar për të dyja klubet, por Liga nuk mund të ndahet. Barcelona kurrë nuk ka pasur kaq shumë pikë, e as ne”.
“Ndjej se të dy ekipet janë kampionë, por mund të ketë vetëm një dhe shpresojmë se ai do të jetë Real Madridi”, ka thënë Pellegrini.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se Manchester City do ta fitojë titullin e Ligës Premier pas tre vitesh.Spears sonte udhëtojnë në Eastlands në kërkim të së paku një pike që do ta mbante ekipin në pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Nëse do të më pyetnit mua për top pesë, do të ta vendosja Liverpoolin sigurisht, kam menduar se ata do të fitonin këtë vit, pasi përfunduan të dytët dhe kam menduar se Man City mund të mposht gjithkënd. Maje ka menduar se ata mund të jenë edh kampionë këtë sezon”.
“Gjithkush që e njeh futbollin e di se është vetëm çështje kohe, para se ata ta fitojnë titullin. Mendoj se ata do ta fitojnë atë në tre ose katër vitet e ardhshme”, ka thënë Redknapp.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, dëshiron të fitojë të tre titujt këtë sezon.Liderët e Serie A sonte do të përballen me Romën në finalen e Kupës së Italisë, në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
“Ka qenë një sezon i veçantë dhe do të arrijë kulmin me finalen time të parë në Ligën e Kampionëve. Është mrekulli. Të përfundosh sezonin me tre trofe, do të ishte diçka e jashtëzakonshme, veçanërisht për mua si kapiten”, ka thënë Zanetti.
Manchester City raportohet se dëshiron të transferojë sulmuesin e Fiorentinas, Alberto Gilardino.Gilardino së fundi ka pasur kundërshtime me drejtuesit e klubit, pasi ka thënë se dëshiron të sigurohet se ambiciet e Fiorentinës janë të ngjashme me të tij.
Italianit tash mund t’i tregohet dera në fund të sezonit dhe siç shkruan ‘sportsbook24.net’, City dëshiron ta transferojë atë.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, ka porositur drejtuesit e futbollit të kërkojnë një çmim nga ekipi italian për ish-sulmuesin e Milanit, Gilardino.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur se Reali i Madridi do të dështojë me presionin për të mbetur në hap me liderin e La Ligës.Pas fitores së mbrëmshme ndaj Tenerife, Barcelona sërish ka kthyer diferencën prej katër pikësh mbi Realin, që sot udhëton te Mallorca, e cila lufton për të mbajtur pozitën e katërt.
“Ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ka shtuar presionin në Madridin, andaj ndeshja ndaj Mallorcas tash është një ndeshje vendimtare”, ka thënë Laporta.
Los Angeles Lakers të ndihmuar nga Kobe Bryant kanë shënuar edhe një fitore tjetër ndaj rivalit të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore, Utah Jazz, duke e mposhtur me rezultat 111-103.Lakers, të cilët fituan ndeshjen e parë me rezultat 104-99, edhe një herë patën vështirë përballë Jazz para se Bryant të del ‘jashtë kontrolli’ për të shënuar nëntë nga 30 pikët e tij në pesë minutat e fundit.
Pau Gasol kontribuoi me 22 pikë dhe 15 kërcime dhe Andrew Bynum me 17 pikë dhe 14 kërcime. Te Jazz, Paul Millsap erdhi nga stoli për të shënuar 26 pikë dhe 11 kërcime.
Në Lindje, Orlando Magic ka shënuar fitoren e dytë më të lartë të play-offit, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 114-71 në ndeshjen e parë të serisë së ndeshjeve gjysmëfinale.
Menaxheri i Barcelonës shprehet i kënaqur me fitoren e mbrëmshme prej 4-1 ndaj Tenerife në Nou Camp, por thotë se nuk do të shqetësohet nëse e humb titullin.Rivali tjetër për titull, Real Madridi do të udhëtojë sot në fushë të Mallorca në takimin që është më i vështiri i mbetur për ekipin e Manuel Pellegrinit.
“Madridi e meriton titullin dhe ne po ashtu, që është arsyeja se pse në këto tetë ditë unë kam një qetësi në punën që e bëj. Nuk mund ta fajësoj ekipin, ose të kërkoj më shumë. Iu thash në pauzë, ‘Fitojeni nëse mundeni, dhe nëse jo, mos u shqetësoni’”.“Nëse dëshirojmë ta fitojmë ligën, do të ketë diskutime, por kjo nuk më shqetëson. Kur ta përfundojmë do të jemi të lumtur nëse e fitojmë dhe të dëshpëruar nëse jo, por pas tetë ditësh do ta harrojmë dhe do të themi: ‘Ka qenë një spektakël’”, ka thënë Guardiola.
Sergio Ramos thotë se ai është i lumtur në Real Madrid dhe se nuk dëshiron të largohet nga klubi.Ramos vitin e fundit është lidhur me një kalim në Milan, por thotë se ai dëshiron të qëndrojë me klubin mbretëror.
“Kjo është një gjë që tashmë krejtësisht është harruar. Synimi im ka qenë të siguroj të ardhmen dhe tashmë e kam bërë atë. Kam kontratë për tre vite të tjera dhe jam i lumtur këtu. Kur të vijë koha... do të diskutojmë”, ka thënë Ramos.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, synon të sjellë disa emra të rinj në Old Trafford gjatë kësaj vere.Nëse ata dështojnë ta mposhtin Chelsean në garën për titull, kjo do të thotë se djelmoshat e Ferguson do ta përfundonin sezonin me vetëm një trofe të fituar, Kupën Carling.
“Kur sfidoni të katër trofetë, mund të ketë efekt të shterjes. Duhet të jeni të kujdesshëm nga kjo dhe të vëreni momentin kur është e nevojshme të freskoni një ose dy lojtarë. Kërkesat dhe presioni në lojtarë mund të jetë shumë të vështira”, ka thënë Ferguson, duke lënë të kuptohet se ai ka në plan transferime të reja.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, duket të jetë gati për ta mposhtur Tottenhamin në duelin direkt që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa shton se klubi i tij mund të shkruajë histori.“Unë e di se ky është një moment i rëndësishëm për klubin. Ne kemi punuar për këtë. Të gjithë lojtarët kanë punuar për këtë qëllim. Unë kam punuar këtu për pesë muaj. Unë mund të ndërtoj një të ardhme të ndritur këtu. Ne do të bëjmë çmos për të ndryshuar historinë e këtij klubi”.
“E ardhmja ime nuk varet nga kjo ndeshje. Ne jemi kualifikuar për Europa League dhe kjo është e rëndësishme. Tani kemi rastin për të bërë më shumë. Tottenhami është ekip i mirë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe një menaxher të mirë, që ka përvojë të madhe. Ata ishin fantastikë këtë vit në Ligën Premier”.
“Tani Tottenhami dhe ne mund të luajmë për pozitën e katërt. Kjo është fantastike, si për ne ashtu dhe për ata. Unë po e shoh se sa njerëz e dëshirojnë këtë. Unë do të doja që të gjithë njerëzit të largoheshin nga stadiumi të kënaqur. Më pëlqen kjo situatë”, tha Mancini.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai nuk është i sigurt nëse do të mbetet trajner i Interit dhe për një sezon, duke refuzuar të hedhë poshtë spekulimet për një largim të tijin në drejtim të Real Madridit.“A jam i sigurt se do të mbes trajner i Interit? Jo. Në futboll, kurrë nuk i dihet”, ka thënë Mourinho.
I pyetur nëse do të bëhej trajneri më i mirë në botë po që se i fiton të tre titujt me Interit këtë stinor, portugezi u përgjigj: “Unë kam fituar tre tituj në një sezon më parë, kështu që, do të ishte hera e dytë. Unë nuk e konsideroj veten më të mirë, por një njeri që jep më të mirën dhe shkon në shtëpi pas secilës ndeshje dhe fle mirë, sepse unë gjithnjë jap më të mirën”.
“Dallimi mes të fituarit dhe të mos fituarit është i vogël. Ne kemi arritur në finale të Coppa Italia, në finalen e Ligës së Kampionëve dhe jemi në garë për Scudetto deri në ndeshjen e fundit, kështu që unë nuk kërkoj respekt, por e dhuroj atë. Në finalen e Coppa Italia ndaj Romës, sigurt mungon Sneijder dhe në dyshim është Lucio, të cilët i kemi rrezikuar ndaj Barcelonës”, deklaroi Mourinho në një konferencë për shtyp.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk është i merakosur që Manchester City dhe Tottenhami e kanë mundësinë për t’ia zënë Arsenalit vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier.“Unë them se nuk kemi pse të merakosemi për Tottenhamin dhe Manchester Cityn, duhet të shqetësohemi për finishin tonë në këtë sezon”.
“Ishin ca gabime individuale të cilat qartë thonë se Blackburni ka pasur një mbrojtje më të mirë, që ishte më e mprehtë në luftë me ne në situatat një me një. Nuk jam i interesuar në garën për titull mes Manchester Unitedit dhe Chelseat”, përfundoi Wenger duke iu referuar humbjes së pësuar dje nga Blackburni me rezultat 2-1 në Ewood Park.
Sergio Ramos ishte shumë i qartë kur u pyet nga gazetarët për lojën e Realit në një konferencë për shtyp, duke thënë se atyre që nuk u pëlqen loja e Realit mund ta fikin televizorin.Duke iu përgjigjur Andres Iniestas, që tha se Reali luan futboll aspak tërheqës, Ramos ishte shumë i qartë: “Reali nuk po luan keq. Unë jam shumë i kënaqur me stilin tonë të lojës dhe atyre që nuk u pëlqen loja jonë, lirisht le ta fikin televizorin”.
“Kontrata ime? Kjo çështje nuk më intereson tani. Unë mendoj se si të luaj mirë. Unë jam shumë i lumtur në Madrid dhe nëse më thërrasin për të rinovuar kontratën, këtë do ta bëj symbyllur”, përfundoi Sergio Ramos.
















