Shoqata e shtypit ndërkombëtar sportiv (AIPS), ka zgjedhur më të mirët e vitit në rruzullin tokësor, duke e emëruar trajnerin e Interit, Jose Mourinho dhe Lionel Messin e Barcelonës, si më të mirët e botës.

Kongresi i AIPS që u mbajt në Antalia të Turqisë, mblodhi 200 gazetarë nga 96 vende të botës, të cilët votuan për më të preferuarit e tyre.


Jose Mourinho pas një kohe të gjatë gjendet i pari në listë me 37% të votave të fituara nga gazetarët e globit, ndërsa në pozitën e dytë është Sir Alex Ferguson i Manchester Unitedit me 20% të votave. Nga ana tjetër, edhe Lionel Messi ishte i pacenueshëm duke fituar 43% të votave, numër i mjaftueshëm për t’i deklasuar kundërshtarët dhe për të qenë në pozitën e parë.


Trajnerët më të mirë në botë sipas AIPS:


1. Jose Mourinho (Inter) 37%
2. Sir Alex Ferguson (Manchester United) 20%
3. Guus Hiddink 13.3%
4. Fabio Capello (kombëtarja angleze) 9.3%
5. Marcello Lipi (kombëtarja italiane) 8%
6. Carlos Dunga (kombëtarja braziliane) 6.7%
7. Marcelo Bielsa 4%
8. Louis Van Gaal (Bayern Munich) 4%


Futbollistët më të mire në botë sipas AIPS:


1. Lionel Messi (Barcelona) 43%
2. Wayne Rooney (Manchester United) 14.9%
3. Kaka (Real Madrid) 9.2%

Sulmuesi kryesor i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka premtuar fitore të sigurt ndaj Athletic Bilbaos, duke thënë se dëshiron të shtojë presionin mbi Barcelonën, ndërsa shpreson në ndihmë nga Sevilla.
“Ne do të fitojmë. Kjo është e vetmja gjë që po mendojmë dhe do ta bëjmë këtë për të vazhduar presionin ndaj Barcelonës. Ne shpresojmë të shfaqim dëshirën tonë për të fituar titullin”.
“Ne kemi arritur të rikthehemi nga disfata e pësuar ndaj Barcelonës dhe mendoj se duhet të shpërblehemi në fund për këtë rikthim në moral. Nesër, shpresoj shumë në ndihmë nga Sevilla”, tha Higuain në një intervistë për bwin.com.
Thiago Motta është suspenduar me dy ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve, duke bërë që ai të mungojë në finalen e madhe ndaj Bayern Munichut më 22 maj.
Mesfushori i Interit mori dy kartonë të verdhë në takimin kthyes ndaj Barcelonës, kur ngriti lartë bërrylin dhe e goditi në fytyrë Sergio Busquetsin.
UEFA nuk deshi t’i dëgjojë ankesat e Interit dhe komisioni disiplinor i organit më të lartë të futbollit evropian, e ka dënuar Mottan me dy ndeshje moslojë. Si pasojë, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho për finalen e madhe, ashtu si për ndeshjen e parë të sezonit tjetër të kësaj gare.
Një futbollist tjetër që do të mungojë nga pala kundërshtare është Franck Ribery, që është dënuar me tri ndeshje moslojë.
Mbrojtësi i krahut i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ai dëshiron të pensionohet në Bernabeu.
“Ky është sezoni im i pestë dhe jam vërtet i lumtur. Do të doja të pensionohesha në këtë klub të madh”.
“Titulli? Edhe Barcelona edhe Real Madridi meritojnë ta fitojnë atë. Shpresoj që ne ta fitojmë. Ne nuk varemi nga vetvetja, por besoj se Barcelona mund të gabojë”.
“Askush nuk duhet ta konsiderojë Real Madridin të vdekur, sepse kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe ne jemi vetëm një pikë larg liderit”, deklaroi Sergio Ramos.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është shpallur menaxheri më i mirë i këtij sezoni në Ligën Premier, pas një jave historike, kur e kualifikoi skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.
Ky çmim u ndahet çdo fundsezoni trajnerëve më të suksesshëm, të cilët votohen nga qarqet vendimmarrëse të Ligës Premier, gazetarët dhe tifozët. Redknapp bëhet vetëm menaxheri i dytë në histori të Ligës Premier që nderohet me këtë çmim pa e fituar titullin.
“Jam i nderuar të pranoj këtë çmim, por më duhet të them se ky është nderim dhe për Kevin Bond, Joe Jordan, Clive Allen, Tony Parks, Tim Sherwood, Les Ferdinand dhe gjithë stafin drejtues dhe të fitnesit. Unë jam vetëm një pjesë e këtij ekipi. Gjithçka varet nga lojtarët dhe nga të arriturat e tyre. Vërtet, varet nga ata dhe është nder të pranoj një çmim të tillë”, ka thënë Redknapp.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka thënë se do të presë që Sevilla të përsërisë atë që bëri Interi në Camp Nou, duke shpresuar në një rrëshqitje të rivalit të përbetuar, Barcelonës.
“Të shohim nëse Sevilla mbrohet mirë dhe nëse arrin të dëmtojë kundërshtarin në kundërsulme, ashtu siç bëri dhe Interi”.
“Titulli mund të vendoset nesër (e shtunë), por do të duhet të luhet dhe java e fundit, që medoemos do të jetë vendimtare. Ne kemi treguar se kemi një vijë të përkryer ofensive me në krye Cristiano Ronaldon”, deklaroi Alonso.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duket të jetë tejet i tensionuar para duelit përballë Sevillas, duke thënë se do t’i sulmojë andaluzianët, edhe pse beson se titulli do të vendoset javën e fundit.
“A do të vendoset titulli javën e fundit? Po, mund të vendoset përkundër ndeshjeve që kemi (Reali dhe Barca) ndaj Malagas dhe Valladolidit. Do të ishim të zhgënjyer nëse nuk e fitojmë titullin”.
“Ndeshja ndaj Sevillas është si finale, shumë e rëndësishme. Sevilla është skuadër që rregullisht ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë e tmerrshme për ata nëse nuk luajnë në këtë garë. Ne do t’i sulmojmë”.
“Messi vs Ronaldo? Të dy janë të mrekullueshëm, por jam duke parë se debati është rihapur pas het-trikut të Ronaldos. Ne u eliminuam nga Interi, sepse nuk kemi mundur t’i sulmojmë edhe pse ata ishin me dhjetë lojtarë, prandaj nesër (e shtunë) do ta sulmojmë Sevillan nga fillimi”, tha Guardiola për AS.
Në janar ishte raportuar se drejtuesit e Manchester United, apo thënë më mirë, familja tashmë e famshme Glazer, kishte refuzuar një ofertë prej 1.5 miliard funtesh, pohime të cilat nuk duken të jenë të vërteta.
Shtypi britanik nxitoi gjatë afatit kalimtar të janarit, për të lansuar disa spekulime sensacionale të cilat thoshin se familja Glazer me çdo kusht e dëshironte klubin dhe se nuk dëshironte shitjen, madje edhe për 1.5 miliardë funte, ofertë e bërë nga një grup aziatik.
Sidoqoftë, është përfaqësuesi i tifozëve të United, Duncan Drasdo, ai që hodhi poshtë këto spekulime. Drasdo në të njëjtën kohë është dhe formuesi i grupit Red Knights që përbëhet nga multi-miliarderë të interesuar për të blerë klubin nga Old Trafford.
“Koha kur janë bërë këto pohime duket të jetë cinike me qëllim që të pengohet suksesi i klubit dhe blerja nga Red Knights. Vërtetë dikush mendon se familja Glazer do të refuzonte një ofertë prej 1.5 miliardë funtesh në kohën kur janë më shumë se kurrë në nevojë për të holla?”.
“Të gjithë ata të cilët do të ishin të interesuar, nuk do të bënin ofertë pa biseduar me tifozët dhe me grupin Red Knights, që tashmë është duke luajtur një rol të madh dhe blerja e United nga Red Knights, për mua është vetëm çështje kohe”, tha Duncan Drasdo, përfaqësuesi i tifozëve të United.
Presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është duke menduar seriozisht fillimin e një revolucioni në klubin nga Torino, edhe pse kjo do të jetë jo e lehtë për t’u realizuar.
Sipas Tuttosport, Agnelli dëshiron të ndjekë hapat e babait të tij, Umberto Agnelli, që atëkohë pati transferuar Zinedine Zidanen nga Bordeaux, me ç’rast lindi dhe ajo periudha e artë e Bianconerëve.
Sidoqoftë, transferimi i të parit në listën e Agnellit, Arjen Robben, nuk është dhe aq i lehtë sa mendohet. Arjen Robben u tregua vendimtar për Bayernin në sukseset e këtij sezoni dhe transferimi i tij do të mund të varej dhe nga Liga e Kampionëve, garë në të cilën Juventusi nuk do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm.
Gareth Barry (djathtas) gjatë lëndimit. Gareth Barry do të jetë së paku një muaj jashtë aksionit, pas dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Tottenhamit të mërkurën, dëmtim që mund ta lë atë shumë lehtë jashtë Botërorit.
29- vjeçari e pësoi këtë lëndim pasi rënies te një bashkëlojtar në pjesën e dytë të takimit që City e humbi me rezultat 1-0 ndaj Tottenhamit. Barry vizitoi specialistët dhe tani duket të vihet seriozisht në rrezik dëshira e tij për të luajtur në Botëror, sepse ai sigurt do të mungojë një muaj.
Fabio Capello të martën do të publikojë listën e tij provizore të 30 futbollistëve që mund të luajnë në Botëror. Lista do të shkurtohet në 23 futbollistë pas miqësoreve ndaj Meksikës dhe Japonisë, në të cilat Barry nuk do të luajë.
Jelena Jankovic ka ‘copëtuar’ Venus Williamsin në çerekfinale të Italian Open, për t’u takuar në gjysmëfinale me Maria Jose Martinez Sanchez.
Serbja ka tejkaluar pengesën amerikane me rezultat fenomenal prej 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1), për të përfunduar dominimin shumëvjeçar të motrave Williams në këtë turne.
Serena Williams nga ana tjetër tejkaloi lehtë rusen Maria Kirilenko me 6-1 dhe 6-4 për ta parë veten në gjysmëfinale.
“Unë kam punuar shumë, kam punuar në përmirësimin e shërbimit, gjë që vitin e kaluar ishte problem i vërtetë. Por, tani ndjej më pak presion në aspektet tjera të lojës dhe mund të fitoj me rehati ndeshjet e radhës”, tha Ivanovic pas triumfit.
Steven Gerrard Real Madridi papritur duket ta ketë ringjallur interesimin për mesfushorin anglez Steven Gerrard, ndërsa nga ana tjetër dëshiron të përforcojë opsionet edhe ashtu të forta në sulm, me transferimin e boshnjakut të Wolfsburgut, Edin Dzeko.
Sipas The Mirror, gjiganti spanjoll ka bërë një ofertë diskrete prej më se 30 milionë funtesh në drejtim të Liverpoolit për Gerrardin, por mbetet të shihet nëse ky i fundit do të transferohet në Bernabeu.
Gerrard në të kaluarën kishte refuzuar dy herë Chelsean, edhe pse ishte shumë pranë kalimit, kurse tani lojaliteti i tij ndaj klubit pritet të vihet maksimalisht në dyshim.
Nga ana tjetër njoftohet se Real Madridi ka filluar të kontaktojë përfaqësuesit e Dzekos, por sipas të gjitha gjasave Dzeko do të qëndrojë në Gjermani për të kaluar te Bayern Munichu në fund të sezonit. Nëse ndodh që Dzeko të transferohet në Bernabeu, e ardhmja e Karim Benzemas do të vihej automatikisht në dyshim.
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Luka Modric, është duke menduar seriozisht për një kalim te Manchester United.
The Times ka publikuar një raport të detajuar të qëllimeve të Sir Alex Ferguson në merkaton e kësaj vere, duke parë qartë një ngritje të dëshirës për të shpenzuar.
Kroati Luka Modric dhe anësori i Valencias, David Silva, janë një nga dy caqet e Ferguson për mesfushën e Djajve të Kuq gjatë kësaj vere.
Kolegu i Modric, Gareth Bale, e ka rinovuar kontratën, por duket se të njëjtën gjë nuk do ta bëjë dhe Modric, që pritet ta vlerësojë mirë situatën para se të nënshkruajë një zgjatje të qëndrimit në White Hart Lane.
Arsenali duket të jetë tejet i interesuar në portierin fantastik të Villlarrealit, Diego Lopez.
The Sun shkruan se Topçinjtë synojnë transferimin e spanjollit përderisa ata janë në kërkim të një portieri të mirë.
Agjentët e Arsenalit janë duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth portierit 28-vjeçar, që i kushtoi Villarealit rreth 5 milionë funte për ta transferuar nga Real Madridi.
Titulli në La Liga do të mund të vendoset që nesër në stadiumin e Sevillas, pasi që aty Sevilla do ta presë Barcelonën, ndërsa për epilogun e këtij takimi i sigurt duket të jetë Jesus Navas.
“Ne do ta mposhtim Barcelonën për arsye se për neve ky takim është shumë më i rëndësishëm dhe vendimtar. Ne po luajmë për Ligën e Kampionëve. Nëse nesër fitojmë, do ta siguronim kualifikimin”, tha Navas për Marca.
Sevilla aktualisht është në pozitën e pestë prapa Mallorcas, ndërsa ëndrra e andaluzianëve për garën më prestigjioze evropiane mund të shkatërrohet nëse Barcelona dëshiron të fitojë titullin e dytë me radhë.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti është i sigurt se mesfushori Joe Cole, do të mbetet në Stamford Bridge, përkundër faktit se zyrtarët e Chelseat ende nuk kanë filluar bisedimet për rinovim të kontratës, me ç’rast spekulimet ishin rritur ditëve të fundit.
“Në janar kam thënë se askush nuk do të transferohet dhe askush nuk u transferua”.
“Dhe kështu mendoj përsëri, Joe Cole do të qëndrojë, por ne kemi dhjetë ditë për të pritur sepse klubi do të fillojë bisedimet me Joe Cole dhe me lojtarët tjerë të cilëve do t’u skadojë kontrata”, përfundoi Ancelotti duke e vlerësuar si të suksesshëm këtë sezon.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, nuk do ta lë Francesco Tottin të kalojë lehtë pas incidenteve në ndeshjen Inter-Roma, duke thënë se kapiteni i Romës e quajti atë zezak.
“Zezak…po, kjo është ajo çfarë tha ai”, citohet të ketë thënë Balotelli pas takimit.
Totti tha se Balotelli e kishte ofenduar atë rëndë në vazhdimësi gjatë takimit, gjë të cilën e mohon agjenti i Balotellit, Mino Raiola.
“Nëse ai thotë këtë, atëherë gjesti i tij duhet të bazohet diku dhe duket se është i pre-medituar. Nuk më pëlqeu. Balotelli më tha se ai nuk e ofendoi askënd”.
“Ai pranon se i kishte thënë vetëm ‘mjaft më me goditje, mos u bë fëmijë, le të luajmë futboll’. Totti e kreu të tërën. Mendoj se njerëzit racistë janë injorantë”, deklaroi Raiola.
Sir Alex Ferguson duket se nuk mund ta harrojë ende eliminimin nga Liga e Kampionëve, duke thënë se ai do të kishte dëshirë të luante ndaj Interit, për arsye se Nerazzurët janë përmirësuar këtë sezon.
“Zhgënjimi më i madh i këtij sezoni, padyshim se është eliminimi nga Liga e Kampionëve. Është një tragjedi që nuk jemi në finale. Ne ishim ekip më i mirë ndaj Bayernit dhe fatkeqësisht zhgënjimi nga ndeshja e parë u shfaq dhe ndaj Chelseat. Ishte java më e keqe për ne dhe ka mundur të na kushtojë shtrenjtë”.
“Ne patëm një rast të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe unë mund të them se ne është dashur të jemi në finale ndaj Interit. Do të ishte një ndeshje e vështirë për ne sepse ata janë përmirësuar shumë”.
“Ne i mposhtëm lehtë vitin e kaluar, por kanë sjellë disa top lojtarë që kanë sjellë dhe përmirësim të madh, siç e keni parë ndaj Barcelonës dhe Chelseat. Vërtet do të kënaqesha me finalen e Madridit”, tha Fergie.
Manuel Pellegrini thotë se titulli i La Ligës do të vendoset nesër dhe shpreson që mbretërit t’i gëzohen trofeut.
Nesër mbrëma zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 37-të të La Ligës dhe e gjithë vëmendja është e përqendruar te takimi Sevilla-Barcelona dhe Real Madrid – Atletic Bilbao.
Duket se Sevilla është kundërshtari i fundit i vështirë për Barcelonën në garën për titullin e kampionit të Spanjës dhe Manuel Pellegrini është i vetëdijshëm se titulli do të vendoset pikërisht nesër.
“Ne shqetësohemi vetëm për atë që ne duhet të bëjmë dhe kjo është të fitojmë ndaj Atletic Bilbao, diçka që nuk do të jetë e lehtë. Mediat dhe njerëzit shqetësohen edhe për atë se çfarë do të ndodhë në Sevilla. Ajo që është e qartë është se titulli në La Liga në masë të madhe do të vendoset nesër”, ka thënë Pellegrini.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë do të ishte i lumtur nëse blutë do ta transferonin anësorin e Bayern Munich, Frank Ribery.
Ribery pritet të largohet nga gjiganti gjerman gjatë afatit kalimtar veror, pasi marrëveshja e tij skadon në vitin 2011 andaj nëse Bayerni dëshiron të përfitojë, duhet ta shesë atë këtë verë.
Real Madridi, Barcelona, Manchester Unietd, Manchester City dhe Chelsea, që të gjithë janë të interesuar për shërbimet e francezit, por Drogba shpreson ai të zgjedhë pikërisht ekipin e tij.
“E njoh Frank që kur kam luajtur në Guingamp. Nëse ai vjen në Chelsea do të isha i lumtur. Ai është i uritur për sukses. I dua futbollistët e tillë”, ka thënë Drogba.
Ekipi i Tottenhamit ka pohuar se Gareth Bale ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare me klubin londinez.
Bale është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm në White Hart Lane dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë edhe Manchester United. Por pas sigurimit të vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, Tottenham ka qenë i shpejtë për të siguruar Bale deri në vitin 2014.
“Klubi ka kënaqësinë t’ju informojë se Gareth Bale ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare e cila do të vlejë deri në vitin 2014”, shkruhet në faqen zyrtare të Tottenhamit.
Real Madridi raportohet se ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko.
Mediat gjermane shkruajnë se Reali ka qenë në kontakt me përfaqësues të Dzeko për mundësinë që boshnjaku të kalojë në Spanjë gjatë verës.
Megjithatë, 24-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Gjermani dhe synon t’i bashkohet Bayernit të Munichut.
Interesimi i Realit për Dzeko vë në dyshim të ardhmen e francezit Karim Benzema në klubin mbretëror.
Sergio Ramos thotë se bashkë-lojtari i tij te Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Messi vazhdon të shënojë gola, por Ronaldo në anën tjetër po tregon një formë shumë më spektakolare në javët e fundit të sezonit.
“Cristiano është më i mirë në botë. Ne jemi me fat që e kemi atë. Messi është më ndryshe dhe unë jam me Cristianon, dhe jo sepse jam në ekip me të”, ka thënë Ramos.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se ai kishte bërë gabim që kishte goditur Mario Balotellin gjatë finales së Kupës së Italisë, por ka kritikuar edhe tifozët të cilët e kanë braktisur pas kësaj ngjarje.
Totti u dërgua jashtë loje për këtë gjest ndërsa Roma u mposht me rezultat minimal 1-0.
“Është e vërtetë, kam bërë gabim. Por gjëja më e çuditshme është se pasi shënova atë golin e shkëlqyeshëm në Parma javën e kaluar, çdokush më ftoi dhe më uroi. Tre ditë më pas dhe jam i vetmuar”, ka thënë Totti
Sulmuesi italian e akuzoi Balotellin se e kishte provokuar atë drejt këtij reagimi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Olimpico.
Trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello, është lidhur me një rikthim në futbollin italian, kësaj here te kampioni i Italisë, Itneri.
La Stampa shkruan se presidenti i Interit, Massimo Moratti, është duke u përgatitur të sjellë në Giuseppe Meazza ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit, Fabio Capello, nëse Jose Mourinho vendos të largohet gjatë verës.
Moratti shpreson se pas Kupës Botërore, Capello do të vendosë të largohet nga stoli i kombëtares angleze dhe nga kontrata e tij e vlefshme 6 milionë funte në vit për t’iu rikthyer menaxhimit të përditshëm të ndonjë klubi.
Capello ishte afër t’i bashkohet Interit pesë vite më herët dhe ia rekomandoi Patrick Vieiran dhe Zlatan Ibrahimovic Morattit.
Orlando Magic ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme duke mposhtur Atlanta Hawks për të dytën herë radhazi, kësaj here me rezultat 112-98.
Dwight Howard shënoi 19 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa Vince Carter shënoi 24 pikë për Magic që tash avancojnë 2-0 në serinë e shtatë ndeshjeve të rundit të dytë gjysmëfinale të play-offit në Konferencën Lindore.
Al Horford shënoi 24 pikë dhe 10 kërcime derisa rezerva Jamal Crawford shënoi 23 pikë për Atlanta Hawks, që do të jenë nikoqir në ndeshjen e tretë që zhvillohet të shtunën.
Sulmuesi shtatlartë i Tottenhamit, Peter Crouch, është i bindur se ekipi i tij mund ta mposhtë Arsenalin në garë për pozitën e tretë të tabelës.
Crouch shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0 ndaj Manchester Cityt, që i siguroi Tottenhamit pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Harry Redknapp duhet të fitojë në Burnley të dielën dhe të shpresojë që Arsenali, që ka dështuar në ndeshjet e fundit në Ligën Premier, të dështojë edhe kundër Fulhamit.
“Nëse Arsenali humbet, ne kemi këtë mundësi, dhe nuk ka arsye pse ne të mos e kërkojmë këtë vetëm sepse jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Ne do të dalim dhe do të kërkojmë të nxjerrim rezultat pozitiv në Burnley dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.
“Të jem i sinqertë, ne kurrë nuk kemi ëndërruar për ta kapur Arsenalin. Ata luftonin për titull, dhe ne kurrë nuk kemi qenë në garë për titull. Por është një mundësi dhe kjo do të jetë fantastike”, ka thënë Crouch.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i gatshëm t’i pastrojë veteranët e ekipit gjatë kësaj vere.
London Evening Standard shkruan se Ancelotti do të ketë në dispozicion para për të harxhuar në dy ose tre lojtarë të rinj, por ai po ashtu dëshiron të shfrytëzojë edhe disa lojtarë të rinj sezonin e ardhshëm.
Hilario, Juliano Belletti, Deco, Paulo Ferreira dhe Ricardo Carvalho që të gjithë pritet të largohen nga Stamford Bridge, ndërsa atyre mund t’iu bashkohet edhe Michael Ballack.
Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, beson se paratë nuk janë përgjigje për të fituar tituj.
“Si ekip ne gjithmonë mund të jemi më të mirë dhe do të jemi vitin e ardhshëm. Por nuk është gjithmonë te paratë. Paratë nuk janë gjithçka. Ju mund të blini një lojtar, por nëse kundërshtari e dëshiron më shumë se ju (titullin), atëherë ju mund ende të humbni”.
“Manchester City ka harxhuar më shumë se ne, por sot ne jemi në pozitën e tretë dhe ata në të pestën. Është për shkak të urisë dhe dëshirës dhe se sa shumë e dëshironi. Ne të gjithë e dëshirojmë”, ka thënë Sagna.
Legjenda e Real Madridit, Raul, ka lëvduar profesionalizmin e lartë dhe qëndrimin prej një lideri të Cristiano Ronaldos.
“Do të ishte e mërzitshme nëse të gjithë do ishin të barabartë. Ai është njëri prej profesionistëve më të mirë që kam parë ndonjëherë. Ai është një fitues, dikush që nuk dëshiron të mungojë në asnjë ndeshje. Ai thotë atë që mendon, por gjithashtu mbetet i fokusuar në aspektin kolektiv”.
“Ai është i pari që vjen dhe i pari që largohet nga stërvitja. Kur e shoh atë, ndalem dhe i them vetvetes, ‘duhet të stërvitesh më shumë’. Ai është një djalosh i mrekullueshëm, një lider i përgjithshëm”, ka thënë Raul për AS.
Agjenti i menaxherit të Liverpoolit, Rafa Benitez, pret që klienti i tij të refuzojë Juventusin, për të vazhduar qëndrimin në Ligën Premier.
“Për momentin, Rafa do të mbetet në Angli. Nuk e di nëse ai është takuar tashmë, apo do të takohet ditëve të ardhshme me presidentin e Liverpoolit, Martin Broughton. Duhet ta pyesni atë”.
“Më duhet të them se çështja e investimeve është shumë e rëndësishme, sepse ekipit i duhen transferime të reja”, ka thënë Manuel Garcia Quilon për Calciomercato.
Francesco Totti Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka sqaruar pas ndeshjes finale të Kupës së Italisë, në të cilën skuadra e tij pësoi humbje nga Interi (0:1), përse shkaktoi ndërhyrje brutale ndaj Mario Balotellit.
Në fakt, në minutën e 88-të, Totti i shkoi prapa shpinës Balotellit dhe e goditi qëllimisht, për çka u ndëshkua me karton të kuq. “Momentet e nervozizmit ndodhin kur bëhet fjalë për një ndeshje aq të rëndësishme. Nuk mund të injoroni gjithmonë ofendimet e mëdha në fushën e gjelbër, direkte apo indirekte, të cilat përpiqen ta njollosin këtë qytet apo njerëzit në përgjithësi”, ka theksuar Totti, duke shtuar: “Mbi të gjitha është vështirë të përmbahesh kur ofendimet gjithmonë vijnë nga i njëjti person, i cili ofendimet sistematike i ka shprehi. E godita Balotellin sepse ai më ofendoi dy herë, por edhe për atë që bëri vitin e kaluar në ‘Guiseppe Meazza”, kur shkoi për të provokuar tifozët tanë”. Pritet që Totti për këtë veprim josportiv të dënohet me dy apo tri ndeshje moslojë.