Lideri në konkurrencën e ngasësve dhe kampioni aktual i Formulës 1, Jenson Button, thotë se është e pamundur të përcaktojë një favorit para garës për Çmimin e Madh të Monacos, pas garës për Çmimin e Madh të Spanjës, ku dominoi Red Bull.
“Në Monaco epilogu do të jetë ekstremisht i vështirë për t’u parashikuar”.
“Ka shumë ngasës kompetitivë dhe ka gjasa të mëdha të shohim një garë të paparashikueshme”, deklaroi Button.
Kampionia aktuale e turneut të Madridit, Dinara Safina, është eliminuar në mënyrë shokuese nga çekja Klara Zakopolova, me rezultat 2-0 në sete (7-6 dhe 7-6).
Disfata e Safinas pason pas eliminimit në raundin e parë të tenisteve të kategorisë së rëndë, si Justine Henin, Maria Sharapova dhe Svetlana Kuznetsova.
Por, Serena Williams nga ana tjetër u tregua solide kur e mposhti Vera Dushevinan me rezultat 2-1 në sete (6-7, 7-6 dhe 7-6) për t’u kualifikuar në rrethin e tretë të garave në Madrid Open.
Dëshmitari i radhës në seancat dëgjimore të gjyqit të Calciopolit ishte menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, që bëri disa spekulime sensacionale.
Seanca filloi saktë në ora 10:15, me çështje të prekura si telefonatat e kërkuara nga mbrojtja e Moggit. Ishte prokurori Giuseppe Narducci ai që goditi mbrojtjen e Moggit duke thënë se këto thirrje nuk është dashur të kërkohen tani, por para dy tri vitesh, kur ato ishin aktuale. Narducci gjithashtu kërkoi të hetohej deklarata e Moggit në emisionin “Matrix”, ku foli për aferën me SIM kartelat zvicerane.
Kulmi i ditës ishte ardhja e Ancelotti në gjykatë. Në momentin kur Ancelotti hyri në gjykatë, ishte krijuar një rrëmujë nga gazetarët fare pranë dhomës 216 ku dhe zhvillohej seanca. Në ndërkohë, rrëmuja u spastrua dhe në pyetje u mor Carlo Ancelotti, që reflektoi më shumë në sezonin 2004-2005.
“Çudia ime ishte në atë se si Milani u prek nga ky rast. Sa për Moggin, unë kurrë nuk e kam parë atë në zhveshtoren e gjyqtarëve kur Milani luajti ndaj Juventusit, sepse nuk kam qenë aty. Por, Gennaro Gattuso më tha se ai e kishte parë Moggin në zhveshtoren e arbitrave, pas ndeshjes Milan-Juventus”, tha Ancelotti duke iu referuar ndeshjes së fituar të Juventusit prej 1-0 në San Siro, me ç’rast Bianconerët morën titullin. Arbitër kryesor në atë takim ishte Pierluigi Collina.
Nga ana tjetër hetimi i pavarur i FIGC-së (Federatës Italiane të Futbollit) pritet të shtyhet për shkak të mungesës së edhe 84 telefonatave që duhet të transkriptohen. Hetimi pritet të fillojë më 18 qershor.
Ruud Van Nistelrooy në mënyrë befasuese nuk është përfshirë në listën provizore të 30 futbollistëve të zgjedhur nga përzgjedhësi holandez, Bert Van Marwijk.

Sulmuesi me përvojë i Hamburgut ka kaluar një sezon fantastik në fanellën e ekipit gjerman, por nuk u ftua nga përzgjedhësi holandez, përkundër faktit se ai e kishte deklaruar veten të pensionuar nga kombëtarja edhe pse kishte pohuar se do të rikthehej nëse do t’i jepej mundësia.

Emrat më befasues në këtë listë janë mbrojtësi i Ajaxit, Vurnon Anita dhe sulmuesi i AZ Alkmar, Jeremian Lens. Të dy këta pritet të bëjnë debutimin, ndërsa as mesfushorët Wout Brama dhe Otman Bakal nuk janë dhe aq futbollistë me përvojë.

Lista provizore e Holandës:

Portierët
Maarten Stekelenburg
Ajax
Michel Vorm
Utrecht
Sander Boschker
Twente
Mbrojtësit
David Mendes da Silva
AZ
Gregory van der Wiel
Ajax
Khalid Boulahrouz
Stuttgart
John Heitinga
Everton
Ron Vlaar
Feyenoord
Joris Mathijsen
Hamburger SV
Giovanni van Bronckhorst
Feyenoord
Edson Braafheid
Bayern Munich
Vurnon Anita
Ajax
Andre Ooijer
PSV
Mesfushorët
Demy de Zeeuw
Ajax
Orlando Engelaar
PSV
Wesley Sneijder
Inter
Rafael van der Vaart
Real Madrid
Ibrahim Afellay
PSV
Mark van Bommel
Bayern Munich
Otman Bakkal
PSV
Wout Brama
Twente
Nigel de Jong
Manchester City
Stijn Schaars
AZ
Sulmuesit
Jeremain Lens
AZ
Arjen Robben
Bayern Munich
Dirk Kuyt
Liverpool
Klaas-Jan Huntelaar
Milan
Robin van Persie
Arsenal
Ryan Babel
Liverpool
Eljero Elia
Hamburger SV

Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk ka arsye për ta pasur zili Diego Maradonan para fillimit të Kampionatit Botëror.
Valdano ishte fitues i Kupës së Botës në viti 1986 me Argjentinën, së bashku me Maradonan, ndërsa ai është i bindur se Messi mund të rigjejë formën më të mirë në kombëtare, gjatë Botërorit të këtij viti.
“Messi sot është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, ashtu siç ishte Maradona në të kaluarën. Messi ka një dekadë kohë për të dëshmuar aftësitë e tij dhe për të zënë një vend në historinë e futbollit”.
“Messi tashmë ka shënuar numrin më të madh të golave për Barcelonën, ku çdo ditë e më tepër po lëviz më lirshëm, duke marrë topin me frekuencë të lartë, ndërsa kjo mund të ndodhë edhe në Botërorin e këtij viti. Tani për tani, ai nuk ka arsye që ta ketë zili Maradonan apo këdo tjetër”, potencoi Valdano.
Patrice Evra thotë se lojtarët e Manchester Unitedit ia kanë dhuruar Chelseat titullin e Ligës Premier, pasi që, sipas tij, ishin pikërisht Djajtë të Kuq ata që bënë gabimet gjatë sezonit.
“Përgëzime për Cheslean. Nëse e fiton kampionatin është sepse vërtetë e ke merituar. Por, unë ndjej se ne ua dhamë atyre titullin. Ne humbëm shumë ndeshje. Ne nuk është dashur të pësojmë ndaj Chelseat në shtëpi. Një barazim do të ishte më i mirë, ndërsa më pas humbëm pikë edhe ndaj Blackburnit”.
“Më pas ne luajtëm në mënyrë fantastike, sepse mposhtëm Manchester Cityn dhe Tottenhamin, ndërsa këto nuk ishin ndeshje të lehta, ashtu si ndaj Sunderlandit dhe Stokes”.
“Por, shtatë ndeshjet e humbura u dëshmuan të jenë shumë. Që në fillim të sezonit ne humbëm ndaj Burnleyt dhe ne nuk është dashur të pësojmë në atë takim. Unë e përsëris se kur nuk dal i pari, them se nuk kam luajtur mirë për Unitedin. Kur luani për këtë klub, gjithmonë duhet të fitoni”, deklaroi Evra.
Sipas mediave angleze, Liverpooli është shumë pranë shitjes, pasi që dy tabloide pohojnë se dy multi-miliarderë, janë të gatshëm të investojnë në Anfield.
The Mirror shkruan se multi-miliarderi sirian, Yahya Kirdi, ka vizituar Londrën javën e kaluar, në mënyrë që të bisedojë me agjentin e shitjes së Liverpoolit, Michael Broughton dhe bashkëpronarin George Gillet. Bisedimet thuhet të jenë të suksesshme dhe bëhet fjalë për një ofertë prej 400 milionë funtesh. Transaksioni pritet të përfundojë shumë shpejtë.
Nga ana tjetër Independent shkruan se multi-milioneri kinez, Zhu Jun, që është vetëm 44-vjeçar dhe është pronar i kompanisë më të madhe të lojërave online The9 Ltd, është gjithashtu i interesuar. Sipas tabloidit, kinezi i lartpërmendur, ka lidhje të ngushta me bankën Barclays, bankë ku dhe Broughton është njëri prej njerëzve kryesorë.
Bosi i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është i bindur se Fulhami do ta mposhtë Atletico Madridin në finalen e Europa League që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Hamburg.
“T’u them të drejtën ekziston vetëm një zgjidhje në këtë rast. Paraqitjet e Roy Hodgsonit dhe 63 ndeshjet e luajtura deri në finale, është për mua mjaft statistikë e mirë. Unë mendoj se ata kanë gjasa vërtet të mira, mendoj se ata do ta fitojnë atë”.
“Gjëja më e mirë për Fulhamin aktualisht është se ata e dinë se çfarë duhet të kërkojnë çdo javë. Ka qëndrueshmëri dhe një përzgjedhje të mirë të ekipit. Ekipi është i njëjtë si gjatë gjithë sezonit. Shpresoj se Bobby Zamora do të jetë i gatshëm sepse është futbollist i rëndësishëm për ta. Por, ata kanë arritur formën e duhur, ata kanë një baraspeshë dhe ata e dinë si të luajnë. Mendoj se ata kanë rast të mirë”, tha Ferguson për Sky Sports.
Chelsea po përgatit një ofertë prej 20 milionë eurosh për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.
Daily Star shkruan se menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e ka pikësynim kroatin Modric, si njeriun që e do në mesfushën londineze.
Modric pritet të nënshkruajë kontratë të re me Spursat, por është gjithashtu edhe nën vështrim të Sir Alex Ferguson.
Ryan Giggs ka deklaruar se Manchester Unitedi duhet të mësojë të mos varet sezonin e ardhshëm nga Wayne Rooney, nëse dëshiron ta fitojë titullin e Ligës Premier.
“Nëse do të kishit diçka për të thënë, ndoshta do të thoshit se ne nuk duhet të varemi sezonin e ardhshëm aq shumë nga Rooney, siç bëmë këtë sezon. Ne duhet të shënojmë më shumë gola nga pozita të ndryshme nga lojtarë të ndryshëm edhe pse këtë vit kemi shënuar më shumë gola si ekip se vitin e kaluar”.
“Ne gjithashtu ishim më të mirë në mbrojtje këtë sezon se sezonin e kaluar, por ne nuk duhet të varemi aq shumë nga Rooney, siç bëmë këtë sezon, sa i përket shënimit të golave. Nuk ishte mirë të varemi shumë nga ai, sepse ai u lëndua në një moment kyç të sezonit”, deklaroi Giggs.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të Alexandre Patos te Blutë, duke thënë se Milani do ta mbajë atë.
“Milani do ta mbajë atë”, theksoi Ancelotti për La Repubblica kur është pyetur për Alexandre Paton.
Sa i përket futbollit anglez, Carlito shtoi se është futbolli më i miri në botë.
“Unë ndjehem si në shtëpinë time këtu në Londër. Është në pyetje atmosfera që varet nga ndeshjet, një mungesë e presionit dhe e përfshirjes së njerëzve tjerë nga jashtë. Unë besoj se ky është futbolli më i mirë në botë”, përfundoi Ancelotti.
Massimo Moratti u tregua më se i qartë, kur është pyetur se çfarë mendon ai për kërkesën e Juventusit për t’ia kthyer Scudetton e vitit 2006, duke thënë se kjo është lëvizje politike dhe se ai kurrë nuk do ta kthente Scudetton.
“Mendoj se ata po e bëjnë këtë për tifozët e tyre të hidhëruar dhe jo për atë çfarë ndodhi në të kaluarën. Nga pikëpamja politike, është një veprim që mund ta durojmë”.
“Por, nuk e kam idenë se si ose sa besojnë ata në rikthimin e Scudettos. Një gjë dihet, rikthimi i Scudettos mund të bëhet vetëm mbi varrin tim”, tha Moratti për Calcionews24.
Francesco Totti vazhdon të këmbëngulë se ai nuk e ka ofenduar Mario Balotellin në mënyrë racore, pas goditjes së qëllimshme në këmbën e sulmuesit të Interit gjatë finales së Coppa Italia.
“Po, unë bëra një gabim, por unë isha i provokuar. Kurrë nuk e kam quajtur zezak edhe pse e kam quajtur m...”.
“Ai më provokoi mua, duke më thënë ‘gjysh i harxhuar’”, ka thënë Totti për Diva e Donna.
Përzgjedhësi i Portugalisë, Carlos Queiroz, ka publikuar listën prej 24 emrave, 23 prej të cilëve do të jenë pjesëmarrës në Botërorin e këtij viti.

Befasia më e madhe e kësaj liste janë portieri i Sportingut, Quim dhe mesfushori kreativ, Joao Moutinho, të cilët nuk kanë marrë ftesën.

Pepe i Real Madridit nuk është në këtë listë, por nëse ai do të jetë i gatshëm fizikisht, nga lista do të largohen ose Ze Castro ose Ricardo Costa, ndërsa Quaresma as që përmendet në këtë listë.

Lista provizore e Portugalisë:


Portierët
Eduardo
Sporting de Braga
Daniel Fernandes
Iraklis
Beto
FC Porto
Mbrojtësit
Miguel
Valencia
Ricardo Costa
Lille
Paulo Ferreira
Chelsea
Ricardo Carvalho
Chelsea
Bruno Alves
FC Porto
Rolando
FC Porto
Ze Castro
Deportivo
Pepe
Real Madrid
Mesfushorët
Fabio Coentrao
SL Benfica
Duda
Malaga
Pedro Mendes
Sporting CP
Tiago
Juventus
Deco
Chelsea
Raul Meireles
FC Porto
Miguel Veloso
Sporting CP
Simao Sabrosa
Atletico Madrid
Danny
Zenit
Nani
Manchester United
Sulmuesit
Cristiano Ronaldo
Real Madrid
Liedson
Sporting CP
Hugo Almeida
Werder Bremen

Fabio Capello ka bërë publike listën provizore të 30 futbollistëve që mund të përfshihen në Botërorin e këtij viti, me befasi të radhës, siç është ftesa për Joe Cole dhe Jamie Carragher.

Vetëm 23 nga 30 futbollistët e kësaj liste do të jenë pjesë e kombëtares angleze në Botëror dhe rastin për të lënë përshtypje nuk e kanë Bobby Zamora dhe Carlton Cole, ndërsa Darren Bent ka arritur të bindë Capellon.

Në ndërkohë, mbrojtja angleze do të ketë në përbërje Ledley King dhe Michael Dawsonin e Tottenhamit. Dawson dhe Adam Johnson i Manchester Cityt janë futbollistët e vetëm që pritet të debutojnë.

Lista përfundimtare e Capellos prej 23 futbollistëve do të bëhet e ditur më 1 qershor, ndërsa lista provizore është si vijon:

Portierët
-
Joe Hart
Manchester City
David James
Portsmouth
Robert Green
West Ham United
Mbrojtësit
-
Leighton Baines
Everton
Jamie Carragher
Liverpool
Michael Dawson
Tottenham Hotspur
Rio Ferdinand
Manchester United
Glen Johnson
Liverpool
Ledley King
Ashley Cole
Tottenham Hotspur
Chelsea
John Terry
Chelsea
Matthew Upson
West Ham United
Stephen Warnock
Aston Villa
Mesfushorët
-
Gareth Barry
Manchester City
Michael Carrick
Manchester United
Joe Cole
Chelsea
Steven Gerrard
Liverpool
Tom Huddlestone
Tottenham Hotspur
Adam Johnson
Manchester City
Frank Lampard
Chelsea
Aaron Lennon
Tottenham Hotspur
James Milner
Aston Villa
Scott Parker
West Ham United
Theo Walcott
Arsenal
Shaun Wright-Phillips
Manchester City
Sulmuesit
-
Darren Bent
Sunderland
Peter Crouch
Tottenham Hotspur
Jermain Defoe
Tottenham Hotspur
Emile Heskey
Aston Villa
Wayne Rooney
Manchester United

Sergio Aguero e sheh ekipin e tij si më superior në krahas me rivalin e tij të finales së Ligës së Evropës, Fulham.
Nesër në Hamburg luhet finalja e Europa League në mes të Atletico Madrid dhe Fulham. Ekipi anglez është një befasi për këtë kupë, pasi arriti të mposhtë ekipet si Shakhtar, Juventus, Wolfsburg dhe Hamburg për të arritur në finale.
Edhe pse Aguero e vlerëson këtë, thotë se statistikat tregojnë se ata janë më superior në krahasim me Fulhamin.
“Nëse e analizojmë historinë dhe statistikat në Evropë, Atletico Madrid është ekip superior në krahasim me Fulhamin. Kjo nuk është garancion për finalen, e respektoj Fulhamin pasi ata kanë mposhtur Juventusin, Wolfsburgun dhe Hamburgun”.
“Ata do të luftojnë, por ata nuk janë Chelsea, Manchester United ose Arsenal”, ka thënë Aguero për Daily Mail.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, edhe një herë është lidhur me një largim nga ekipi italian dhe transferim te Arsenal.
Tuttosport shkruan se Juve dëshiron ta shndërrojë në para numrin një të kombëtares së Italisë dhe ka filluar negociatat me Arsenalin për një kalim të tij në Londër.
Problem për momentin është shqetësimi që ka menaxheri Arsene Wenger rreth problemeve të Buffon me shpinën ndërsa edhe italiani shpreson për një pagë më të lartë.
Buffon është lidhur edhe me një transferim në Manchester City dhe Bayern Munich.
Agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Yaya Toure, ka konfirmuar interesimin e Arsenalit për klientin e tij.
Edhe topçinjtë edhe Manchester United janë lidhur me një transferim të përfaqësuesit të kombëtares së Bregut të Fildishtë këtë sezon, por duket se Yaya preferon ish-ekipin e vëllait të tij, Kolo Toure.
“Yaya është i lumtur në Barcelona por Anglia ka disa ekipe të cilat e kërkojnë atë. Në mesin e tyre është edhe Arsene Wengeri i Arsenalit. Francezi e vlerëson lojtarin shumë dhe mendoj se ai mund të ketë një sukses të madh me Arsenalin”, ka thënë agjenti i Toure, Dimitri Selçuk.
Klubi spanjoll Sevilla ka filluar negociatat për mesfushorin e Olympique Marseille, Benoit Cheyrou.
France Football shkruan se Sevilla është e paepur të forcojë ekipin pas një sezoni jo aq të qëndrueshëm dhe kërkon të arrijë marrëveshje me francezin 29-vjeçarin para fillimit Kupës Botërore.
Sevilla po ashtu është në biseda me mbrojtësin e St Etienne, Mahamadou Dabo, i cili po ashtu është cak edhe i Olympique Lyonit.
Siç edhe pritej, ekipi i West Ham United ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me menaxherin Gianfranco Zola.
Për të ardhmen e italianit është folur në pjesën e dytë të sezonit, gjatë të cilës klubi londinez luftoi për mbijetesë në Ligën Premier. Tash pas fundit të sezonit, kur çekanët siguruan mbijetesën në elitën e futbollit anglez, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë menaxherin.
“West Ham United mund të pohojë se është prishur marrëveshja me Gianfranco Zolan. Bordi i drejtuesve dëshiron ta falënderojë Zolan për ndihmën e tij dhe t’i dëshirojë atij më të mirat në të ardhmen.
“Klubi tash do të kthejë fokusin kah gjetja e zëvendësimit të tij. Klubi nuk do të komentojë rreth kësaj”, thuhet në deklaratën e West Hamit.
Ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, duket se është një hap afër largimit nga Emirates Stadium.
Sipas London Evening Standard, 32-vjeçari nuk e kishte përcjellë fitoren e fundit prej 4-0 të Arsenalit ndaj Fulhamit, që ka zemëruar fansat e klubit.
Burime nga klubi kanë thënë se Gallas ka mbetur në Francë për të vazhduar trajtimin e tij të ijës në prag të bashkimit me kombëtaren e Francës në Kupën Botërore, por disa lojtarë të tjerë të lënduar të klubit, si Cesc Fabregas, Aaron Ramsey, Alex Song dhe Manuel Almunia ishin bashkuar me bashkë-lojtarët tjerë për t’i dhënë fund sezonit.
Wenger në anën tjetër, duket se ka hequr dorë nga mënyra e trajtimit të lojtarëve mbi 30-vjeçar, të cilëve u ofron vetëm kontrata njëvjeçare, por Gallas, i cili mbush 33 vjet në gusht, ka refuzuar të pranojë ulje të pagës që aktualisht është 80 mijë funte në javë.
Me asnjërën palë që nuk dëshiron të lëshojë pe, duket se Gallas do të largohet nga Emirates në muajin e ardhshëm, kur kontrata e tij skadon. Roma, Paris St-Germain dhe Milan janë disa prej klubeve që po përcjellin situatën e tij.
Orlando Magic dhe Los Angeles Lakers i kanë vënë kapak dominimit të tyre në ndeshjet gjysmëfinale të play-offit të NBA-së, duke u kualifikuar për në finale pas vetëm katër ndeshjesh ndaj rivalëve Atlanta Hawks respektivisht Utah Jazz.
Magic kanë çuar në 8-0 serinë e fitoreve në dy rundet e play-offit duke mposhtur Atlanta Hawks për të katërtën herë radhazi, këtë herë me rezultat 98-84. Në finalet e Konferencës Lindore, Magic do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër ku Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers kanë barazuar në 2-2 serinë e ndeshjeve.
Në Konferencën Perëndimore, Lakers po ashtu kanë shënuar fitoren e katërt radhazi ndaj rivalit të gjysmëfinales Utah Jazz, të cilin e mposhtën me rezultat bindës prej 111-96. Pau Gasol shënoi 33 pikë dhe 14 kërcime, derisa Kobe Bryant shënoi 32 pikë. Në finalet e Perëndimit, Lakers do të përballen me Phoenix Suns.
Robin van Persie thotë se ai do ta mirëpresë ardhjen e Marouane Chamakh pasi mendon se ekipi ka nevojë për lojtarë të ri kualitativ.
Sulmuesi nga Maroku është cak i kamotshëm i Arsenalit dhe për pak dështoi të arrijë në Emirates verën e kaluar dhe transferimi i tij do të konfirmohet zyrtarisht sapo kontrata e tij me Bordeaux të skadojë.
“E njoh atë nga televizori. Ai duket mirë, shumë i fuqishëm në ajër dhe shënon shumë gola me kokë. Chamakh duket shumë i sigurt në top. Mendoj se kjo do të jetë mirë për të gjithë ne për të qenë më garues. Ndjehem i lumtur ta shoh atë duke ardhur në klub”, ka thënë Van Persie.
Sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares angleze, Wayne Rooney, është emëruar ‘Barclays’ Lojtari më i Mirë i Sezonit
Çmimi është edhe një mirënjohje për sezonin e shkëlqyeshëm të 24-vjeçarit, pasi ai fitoi çmimet nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionist dhe Autorëve të Futbollit muajin e kaluar.
Rooney ka shënuar 26 gola në 32 paraqitje në Ligën Premier për të ndihmuar United të qëndrojë në garë për titull deri në javën e fundit të sezonit.
Vendimi është marrë nga Paneli i Çmimit Barclays, që përfshin përfaqësues të trupit qeverisës të futbollit, mediave dhe fansave.
Dirk Kuyt thotë se është e rëndësishme që lojtarët e Liverpoolit të mësojnë nga dështimet e këtij sezoni.
Derisa shumica e fansave dhe njerëzve të lidhur me klubin janë të lumtur që e shohin fundin e dhjetë muajve të vuajtur të Liverpoolit, Kuyt thotë se është e rëndësishme të mos komentojnë për dështimet kaq herët.
“Ka qenë sezon i vështirë dhe ne kemi bërë gjithçka për të ndryshuar këtë. Mund të thoni se duhet ta harrojmë atë çfarë ka ndodhur, por vërtet duhet të mësojmë nga gabimet që i kemi bërë. Duhet të dalim më të vrullshëm sezonin e ardhshëm dhe të shkëlqejmë që nga fillimi”, ka thënë Kuyt.