Atleltico Madridi ka fituar trofeun e Europa League, pas fitores prej 2-1 kundër befasisë së sivjetme në këtë garë, Fulham.Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi pas një aksioni të ndërtuar ndërmjet Reyes, Aguero dhe Diego Forlan, dhe ishte ky i fundit që mposhti portierin Schwarzer (32’).
Mirëpo, kaluan vetëm pesë minuta dhe anglezët barazuan shifrat, kur topi arriti me fat te Simon Davies, i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 1-1 (37’), i cili ishte i fundit për pjesën e parë.
Përkundër lojës dinamike që u zhvillua, në pjesën e dytë nuk pati gola, ashtu që skuadrat shkuan në vazhdime për të vendosur fituesin.
Në fraksionin e dytë të vazhdimeve, Atletico Madridi u treguar skuadër efikase, ndërsa ishte sërish uruguaiani Forlan që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin nga kryeqyteti spanjoll (116’).
Përkundër humbjes, Fulhami duhet të krenohet me suksesin e arritur në këtë garë, pasi që në rrugëtimin e vet drejt finales arriti të eliminojë skuadra të mëdha evropiane.
Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka deklaruar se ndeshja mes dy gjigantëve italianë, Milan dhe Juventus, nuk është e një rëndësie si ishte viteve të kaluara.“Ndeshja që zhvillohet në San Siro nuk do të jetë dhe aq e rëndësishme si viteve të kaluara, kjo për shkak se është sfida e fundit e sezonit. Duke u bazuar në ecurinë e kampionatit, nuk është një situatë pozitive. Kjo është këshilla ime për sezonin e ardhshëm: Milan-Juve, duhet të luhet në mes të sezonit”.
“E vërtetë është që kjo ndeshje nuk ka kurrfarë domethënie. Sidoqoftë, në fushë lojtarët janë të cilësisë së lartë. Ky është niveli më i lartë i futbollit, është e pamundur të mos ketë interesim”, deklaroi Zaccheroni për Sky Sport 24.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka deklaruar se ekipi për të cilin luan ai ka shpresë se do ta përfundojë sezonin me titullin e La Ligas.“Barcelona ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ashtu si ne. Për të dyja ekipet ka mbetur edhe një ndeshje, që do të jetë e vështirë. Gjithçka që mund të bëjmë është të luftojmë deri në fund. Këtë javë, çdo skuadër ka për çfarë të luajë. Valladolidi po lufton për mbijetesë dhe do të jetë një ndeshje vërtetë me rëndësi për ata”.
“Mourinho? Ai është trajner i madh. Kudo që ka shkuar, ai ka qenë i mirë. Por, ne jemi mirë me Pellegrinin”, deklaroi Higuain në një konferencë për shtyp.
Mbrojtësi i Anglisë, John Terry, ka thyer ashtin metatarzal gjatë stërvitjes, bën të ditur Sky Sports News.Terry do të mungojë sigurt në finalen e madhe të FA Cup që zhvillohet këtë të shtunë në Wembley, ku Chelsea luan ndaj Portsmouthit.
Terry është në garë me kohën për të qenë në kohë i gatshëm për listën përfundimtare të Fabio Capellos, e që duhet të publikohet më 1 qershor.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka mohuar të gjitha spekulimet që flisnin për një largim të tijin në drejtim të Chelseat.Braziliani tashmë dihet se është nën vëzhgim të Carlo Ancelottit, i cili ka pranuar se do të dëshironte të punonte përsëri me sulmuesin e ri.
“Tifozët kuqezinj nuk kanë se për çfarë të brengosen. Ata do të më shohin të bartë fanellën e Milanit përsëri”, deklaroi Pato në mëngjesin e sotëm.
Roger Federer i është rikthyer fitoreve pasi mposhti gjermanin Benjamin Becker me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 7-6), për të kaluar në rrethin e tretë të Madrid Open.Ky vit nuk ishte dhe aq i suksesshëm për Federer, kur dihet se u eliminua herët nga Roma Masters, ndërsa u përshëndet në gjysmëfinalet e turneut në Estoril.
28-vjeçari ka arritur tri herë në finalen e Madridit në katër vitet e fundit, duke e fituar atë në vitin 2006 dhe vitin 2009, por është pa titull që pas triumfit në Australian Open në janar.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai synon të drejtojë ndonjë skuadër spanjolle në një të ardhme të afërt, duke hedhur kështu benzinë në zjarrin e spekulimeve të shumta.“Objektivat dhe prioritetet e tanishme unë i kam thënë edhe më parë. Por kam ende gjëra të pakryera në futboll”.
“Natyrisht, pjesë e planeve të mia është të jem trajner në Spanjë dhe përzgjedhës i kombëtares portugeze…Por këtë do ta bëj kur të plakem, në 15 ose 20 vitet e ardhshme…”, tha Mourinho.
Roma ka refuzuar ofertën e parë marramendëse të Manchester Cityt për mesfushorin Daniele de Rossi.La Stampa shkruan se Roma ka refuzuar një ofertë prej 37 milionë funtesh nga City për italianin, por ka lënë derën e hapur për negociata të mëtutjeshme.
Cityt i është thënë që të kthehet prapë, por me një ofertë më të lartë. Fakt brengosës për Romën është se De Rossi mund të joshet nga kontrata e Cityt për të, e vlefshme 8 milionë funte për sezon.
Mësohet se Manchester United së shpejti do të bëjë ofertën fillestare për Karim Benzeman e Real Madridit.United dështoi të transferojë francezin verën e kaluar, për shkak se atë e transferoi Real Madridi për 35 milionë euro. Sezoni i parë i Benzemas në Bernabeu ishte katastrofal, gjë që ndikoi në vendimin e Domenech për ta lënë atë jashtë përfaqësueses franceze.
Është tabloidi britanik, Sunday Express, që pohon se United do të bëjë ofertë fillestare prej 15 milionë funtesh për të hyrë në bisedime me Real Madridin dhe atë jo më larg se javën e ardhshme.
Barcelona duket ta ketë vënë në ankand sulmuesin e saj, Zlatan Ibrahimovicin, duke mirëpritur ofertat nga Liga Premier.The Daily Mail shkruan se Barcelona ua ka ofruar suedezin Chelseat dhe Manchester Cityt, për 40 milionë funte.
Presidenti i Barcelonës për të arritur qëllimin e tij ka përdorur agjentin Pini Zahavin, për të zgjuar interesimin e Chelseat dhe Manchester Cityt.
Ibra mund të largohet për t’i krijuar hapësirë David Villas, që pritet të prezantohet javën e ardhshme si lojtar i Barcelonës.
Menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson thotë se ai nuk dëshiron të përsërisë kujtimet e vitit 1997 kur dështoi të fitojë finalen e Kupës UEFA me Interin kur si rival kishte Schalken, dhe shpreson që sot ai të jetë fitues.“Kam qenë shumë krenar që e dërgova Interin në finale, por tash jam edhe më krenar që jam këtu me Fulhamin, pasi kemi arritur me shumë më pak financa krahasuar me ato që kishte Interi në vitin 1997”.
“Së dyti, kishim një rrugë shumë më të vështirë deri në finale. Kur mendoj për ekipet të cilat i kam eliminuar me Interin, ata nuk ishin emra aq të mëdhenj si këto që kam fituar me Fulhamin”.
“Shpresoj se kujtimet e këqija të vitit 1997 të shndërrohen në të mira me fitoren e sotme”, ka thënë Hodgson.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të mirëpresë arritjen e David Villa nga Valencia gjatë kësaj vere.Sulmuesi spanjoll është lidhur me një kalim në Nou Camp, me spekulimet e fundit që thonë se transferimi nuk do të zgjatë më vonë se javën e ardhshme.
“Villa do të përshtatej shumë mirë me lojën e Barcelonës dhe sistemin tonë, pasi ai ka disa kualitete të shkëlqyeshme”, ka thënë Messi mbrëmë.
Befasisht në përzgjedhje nuk janë gjendur dy yjet e Interit, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti. Maradona ka menduar se ftesë nuk meriton as ylli i Realit të Madridit, Fernando Gago. Nga lojtarët tjerë të shquar mungojnë edhe ai i Benficas, Pablo Aimar, mesfushori i Marseille, Lucho Gonzalez dhe lojtari më i mirë i Lyonit në kampionatin francez, Lisandro Lopez.
Maradona në anën tjetër ka zgjedhur shtatë lojtarë nga liga argjentinase, përfshirë edhe ish-mesfushorin e Manchester United, Juan Sebastian Veron.
Lista e gjerë prej 30 lojtarëve, nga të cilët 23 do të udhëtojnë në Afrika e Jugut 2010 janë:
Portierë: Sergio Romero (AZ Alkmaar), Mariano Andujar (Catania), Diego Pozo (Colon)
Mbrojtës: Nicolas Burdisso (Inter Milan), Martin Demichelis (Bayern Munich), Walter Samuel (Inter Milan), Gabriel Heinze (Olympique Marseille), Nicolas Otamendi (Velez Sarsfield), Fabricio Coloccini (Newcastle), Juan Manuel Insaurralde (Newell's Old Boys), Clemente Rodriguez (Estudiantes), Ariel Garce (Colon)
Mesfushorë: Javier Mascherano (Liverpool), Sebastian Blanco (Lanus), Juan Sebastian Veron (Estudiantes), Jesus Datolo (Olympiacos), Jose Sosa (Estudiantes), Maxi Rodriguez (Liverpool), Mario Bolatti (Fiorentina), Juan Mercier (Argentinos Juniors), Angel Di Maria (Benfica), Jonas Gutierrez (Newcastle), Javier Pastore (Palermo)
Sulmues: Sergio Aguero (Atletico Madrid), Diego Milito (Inter Milan), Martin Palermo (Boca Juniors), Carlos Tevez (Manchester City), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona), Ezequiel Lavezzi (Napoli).
Cristiano Ronaldo është i kënaqur me sezonin e tij të parë në Real Madrid, edhe pse është ca i shqetësuar nga mundësia për të mbetur pa trofe në fund të sezonit.Megjithatë, ish-ylli i Manchester United refuzon të dorëzohet dhe ende shpreson se mund të shpallet kampion këtë vikend.
“Vërtet jam kënaqur gjatë këtij sezoni, por ende nuk e kam fituar titullin. Jam shumë i lumtur këtu në Madrid dhe kolegët e mi më kanë ndihmuar shumë. Pa ekipin, nuk mund të fitoni asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i bindur se do të fitojmë shumë tituj në të ardhmen”.
“Ky sezon është shumë i vështirë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Matematikisht kjo është e mundshme. Ne duhet të fitojmë në Malaga dhe të shohim çfarë do të ndodhë me Barcelonën. Duhet të shpresojmë”, ka thënë Ronaldo.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, dëshiron t’i vazhdojë performancat e tij gola-shënuese kundër klubeve angleze edhe në ndeshjen e sotme finale të Europa League kundër Fulhamit.Ish-sulmuesi i Manchester United është i ngazëllyer që ka shënuar në secilën ndeshje gjysmëfinale kundër Liverpoolit.
“Të shënosh gola gjithmonë është diçka e këndshme. Të shënoja kundër Liverpooli ka qenë bukur pasi jam një fans i Manchester United. Por nëse shënoj kundër Fulhamit kjo do të thotë më shumë. Dhe do të dal në fushë dhe do të përpiqem të shënoj dhe të fitoj kupën”.
“Jam sulmues dhe do të përpiqem të shënoj, por gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë. Ne dëshirojmë të fitojmë dhe të bëhemi kampionë. Kam imagjinuar duke fituar kupën dhe e kam fotografinë në mendje”, ka thënë Forlan.
Boston Celtics ka shënuar fitore 120-88 ndaj Cleveland Cavaliers në ndeshjen e pestë mes tyre për ta afruar këtë ekip një ndeshje larg eliminimit, që mund të përcaktojë edhe qëndrimin ose jo në ekip të lojtarit më të mirë, LeBron James.James u zgjodh MVP i këtij sezoni dhe do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni dhe shumë ekspertë mendojnë se një eliminim në këtë rund mund ta detyrojë atë të ndërrojë ngjyrën e veshjes për sezonin e ardhshëm.
Ray Allen shënoi 25 pikë për Bostonin, derisa James shënoi 15 pikë duke shënuar vetëm tre nga 14 tentimet nga loja e hapur.
Ndeshja e gjashtë do të mbahet të enjten në Boston, ku vendasit do të kenë avantazhin 3-2 dhe mund të kualifikohen në finale nëse shënojnë fitore. Fituesi i kësaj serie në finalen e Lindjes do të përballet me Orlando Magic.
Dilema e Del Bosques do të jetë në portë, pasi që numër një është Iker Casillas, ndërsa portier i dytë është Pepe Reina i Liverpoolit. Për vendin e tretë do të luftojnë mes vete David De Gea i Atletico Madridit, Victor Valdesi i Barcelonës dhe David Lopezi i Villarealit.
Në sulm janë ftuar Alvaro Negredo dhe Dani Guiza, por që të dy nuk pritet të marrin pjesë në listën përfundimtare, pasi që lufta për një pozitë në sulm do të zhvillohet mes Pedros dhe Fernando Llorentes së Atletic Bilbaos.
Lista provizore e Spanjës:
Portierët | |
Iker Casillas | Real |
David De Gea | Atletico |
Diego Lopez | Villarreal |
Pepe Reina | |
Víctor Valdes | |
Mbrojtësit | |
Raul Albiol | Real |
Alvaro Arbeloa | Real |
Cesar Azpilicueta | Osasuna |
Joan Capdevila | Villarreal |
Carlos Marchena | |
Gerard Pique | |
Carles Puyol | |
Sergio Ramos | Real |
Mesfushorët | |
Xabi Alonso | Real |
Sergio Busquets | |
Cesc Fabregas | Arsenal |
Andres Iniesta | |
Javi Martinez | Athletic |
Marcos Senna | Villarreal |
David Silva | |
Xavi | |
Santi Cazorla | Villarreal |
Jesus Navas | Sevilla |
Juan Mata | |
Sulmuesit | |
Pedro | |
Daniel Guiza | Fenerbahce |
Fernando Llorente | Athletic |
Alvaro Negredo | Sevilla |
Fernando Torres | |
David Villa |
Arsenali raportohet se është duke synuar të transferojë mesfushorin e Evertonit, Mikel Arteta.Sipas Daily Mail, Arteta sapo është rikthyer nga dëmtimi i ligamenteve në gju këtë vit, por është rikthyer edhe më i fuqishëm dhe ka treguar disa paraqitje të shkëlqyeshme që kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit.
Problem për Arsenalin mund të jetë ngurrimi i Evertonit për ta shitur atë. Arteta, 28-vjeçar, është favorit në mesin e fansave të klubit nga Liverpooli dhe, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2012, negociatat janë në vazhdim.
Franca do të udhëtojë pa sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema në Afrikën e Jugut, pasi që Raymond Domenech ka preferuar të zgjedhë disa adoleshentë në vend të ish-sulmuesit të Lyonit. Befasitë në listën provizore të Francës nuk kanë të ndalur. Përveç Benzemas, në listë nuk shihen emrat e Patrick Vieiras, apo Samir Nasrit. Në vend të lartpërmendurve, Domenech tregon ka ftuar në përfaqësuese adoleshentin Yann M’Vila të Rennes dhe Mathieu Valbuena të Marseille.
Lista provizore e Francës: Portierët Hugo Lloris Steven Mandanda Marseille Cedric Carrasso Mickael Landreau Mbrojtësit Rod Fanni Patrice Evra Eric Abidal Adil Rami William Gallas Arsenal Sebastien Squillaci Sevilla Bacary Sagna Arsenal Anthony Reveillere Marc Planus Gael Arsenal Mesfushorët Alou Diarra Lassana Diarra Real Jeremy Toulalan Franck Ribery Bayern Munich Yoann Gourcuff Florent Malouda Yann M'Vila Abou Diaby Arsenal Sulmuesit Thierry Henry Nicolas Anelka Djibril Cisse Panathinaikos Sidney Govou Hatem Ben Arfa Marseille Mathieu Valbuena Marseille Jimmy Briand Andre-Pierre Gignac
Pas spekulimeve të pareshtura për të ardhmen e Jose Mourinhos, është tani vetë protagonisti ai që hesht të gjitha spekulimet, duke thënë se ai nuk ka kontaktuar me asnjë klub tjetër.“Nuk kam kontaktuar me ndonjë klub dhe si të gjithë tifozët e Interit edhe unë po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Sienës dhe Bayernit të Munichut”, theksoi Mourinho për faqen zyrtare të klubit.
Strategu portugez ishte lidhur me një kalim te Real Madridi dhe për këtë thuhej se Interi është vënë në kërkim të një trajneri të ri, gjë që mohohet nga klubi nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.
“Duke parë atë që është raportuar nëpër mediumet italiane dhe atë në mënyrë të zëshme, FC Internazionale nënvizon se nuk është bërë absolutisht asnjë kontakt me ndonjë trajner, të klubeve tjera apo kombëtareve sepse klubi ka kontratë me Jose Mourinhon deri në vitin 2012 dhe të gjithë janë të fokusuar vetëm në angazhimet e rëndësisë së lartë që ka klubi”.
Definitivisht, Carlos Dunga është përkujdesur për befasinë më të madhe para Botërorit, duke bërë të ditur para kohe listën përfundimtare prej 23 futbollistëve, me ç’rast në shtëpi do të qëndrojnë Ronaldinho, Pato, Ronaldo, Adriano dhe Neymar. Dunga pritet të marrë kritika të mëdha, pasi që në listën tashmë definitive, e ka lënë në shtëpi Ronaldinhon, që konsiderohet befasia e vitit, ashtu si mohimi i shërbimeve të sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato. Në skuadër nuk janë përfshirë as legjendat si Ronaldo dhe Roberto Carlos që edhe ashtu pritej të mos përfshiheshin, ndërsa as paraqitjet e mira të Adrianos nuk e kanë bindur Dungan që ta ftojë atë.
Nga ana tjetër, befasi konsiderohet dhe thirrja për sulmuesin Grafite të Wolfsburgut. Në deklaratën e tij të parë pas publikimit të listës, Dunga tha se Grafite është prototip i Adrianos, që sipas tij është i harxhuar. Ndërsa kur është pyetur për Ronaldinhon ai thjeshtë kërkoi që gazetarët të kalojnë në pyetjen tjetër.
Lista definitive e Brazilit:
Portierët | |
Julio Cesar | Inter |
Heurelho Gomes | Tottenham |
Alexander Doni | Roma |
Mbrojtës | |
Maicon | Inter |
Daniel Alves | Barcelona |
Gilberto | Cruzeiro |
Michel Bastos | Olympique Lyonnais |
Lucio | Inter |
Juan | Roma |
Luisao | Benfica |
Thiago Silva | AC Milan |
Mesfushorët | |
Gilberto Silva | Panathinaikos |
Felipe Melo | Juventus |
Kaka | Real Madrid |
Julio Baptista | Roma |
Josue | Wolfsburg |
Kleberson | Flamengo |
Elano | Galatasaray |
Ramires | Benfica |
Sulmuesit | |
Robinho | Santos |
Luis Fabiano | Sevilla |
Nilmar | Villarreal |
Grafite | Wolfsburg |
Legjenda dhe këshilltari aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë për të përditshmen spanjolle AS, se spekulimet e fundit rreth kalimit të Jose Mourinhos në Bernabeu nuk i pëlqejnë aspak, sepse ai e sheh Manuel Pellegrinin në pankinën e Realit.“Unë tashmë i kam treguar presidentit atë që mendoj rreth situatës në pankinën tonë. Do të doja që Pellegrini të qëndronte, por unë jam këtu të këshilloj. Presidenti jep urdhrat dhe ai vendos. Do të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”.
“Titulli? Është vërtet vështirë që Barcelona të dështojë, por shpresoj se do të dështojë. Të dyja ekipet kanë pasur një sezon të mrekullueshëm dhe janë pranë arritjes së 100 pikëve. Nuk mund të pritet më shumë nga Reali. Është turp që nuk mund ta fitojmë La Ligan, por para nesh gjendet një Barcelonë shumë e fortë”.
“Ka mbetur edhe një javë dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të isha shumë i lumtur nëse ajo do të ndodhte”, përfundoi Zidane.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thuhet se do ta prezantojë transferimin më të ri, David Villa, hiç më larg se javën e ardhshme.Marca rithekson se Laporta do të dëshironte të prezantojë sa më shpejtë David Villan dhe data e prezantimit sipas gazetës do të jetë 19 maji.
Epoka e Laportas në Barcelonë merr fund më 30 qershor, por është pikërisht ai që disa herë ka vënë në pah dëshirën dhe nevojën për lojtarë të rinj, para fillimit të Botërorit.
Ishte Marca ajo që më 30 prill kishte shkruar se Blaugranët kishin arritur marrëveshje me David Villan dhe se prezantimi do të bëhej pak kohë pas përfundimit të sezonit në La Liga.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thënë në një intervistë për Marca, se ai nuk e konsideron zhgënjim sezonin e parë në fanellën e Real Madridit.“Unë nuk e konsideroj sezonin tim të parë si zhgënjim. E kundërta, kam fituar përvojën e duhur sepse jam në një klub të madh”.
“Unë kam pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, por nuk pata fatin të jem vendimtar në dy ose tri ndeshje. Për më shumë, kam qenë i lënduar dhe ka qenë e vështirë të luaj, por jam shumë i lumtur të kem shënuar, pasi që ndjehem më mirë”, tha Benzema duke shtuar se ai nuk preferon të flasë thashetheme, por të luajë futboll.
















