Ekipi i Milanit është duke u matur për të marrë trajnerin e kombëtares italiane Marcello Lippi pasi që Leonardo ka konfirmuar se do të largohet në fund të këtij sezoni.
Braziliani Leonardo dhe zëvendëspresidenti i Milanit Adriano Galliani kanë njoftuar për këtë hap të premten, duke thënë se ndarja ishte e vështirë, por miqësore. Tani, veçmë ka filluar gara për ta gjetur një njeri të ri.
Gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” pohon se shefi i klubit Silvio Berlusconi e adhuron Lippin, por tani atij do të duhej të priste derisa Lippi të lë kombëtaren italiane, një gjë që nuk do t’i shkonte për shtati ekipit pasi që ata dëshirojnë të planifikojnë shumë më herët për sezonin e ardhshëm.
Më të preferuarit tanimë janë brenda klubit. Asistenti i trajnerit Leonardo, Mauro Tassotti dhe ish mesfushori Filippo Galli janë në shënjestër për të marrë përsipër rolin e trajnerit.
Megjithatë, të premten ka pasur raporte se një prej ideve është edhe trajneri i ekipit të Romës - Claudio Ranieri. Mirëpo, gjasat janë të vogla që ai të largohet nga ekipi i tij aktual pas një pune të shkëlqyer që ka bërë këtë sezon.
Tenisti më i mirë në botë Roger Federer është rikthyer nga disavantazhi prej një seti, për të fituar ndaj letonezit Ernests Gulbis me rezultat 3-6, 6-1 dhe 6-4, dhe për të siguruar gjysmëfinalen e Madrid Open.
“Isha gjithnjë i shqetësuar. Unë e fillova ngadalë setin e parë dhe u ndëshkova për këtë. Në setin e dytë, u riktheva dhe fitova gjashtë herë radhazi”.
“Jam i lumtur me paraqitjen time dhe jam krenar që gjendem në gjysmëfinale”, u shpreh zvicerani pas fitores.
Aventura e Andy Murray në Madrid Open ka marrë fund, pasi është mposhtur në çerekfinale me rezultat 2-0 (7-5 dhe 6-3) nga David Ferrer.
“Dy përballjet e para ishte kënaqësi t’i fitoja, por nganjëherë humb ndeshje ku luan mirë”.
“Takimi i sotëm nuk ishte nga ato që pritej të fitoja, por pas dy orësh dhe pas rezultatit 7-5 dhe 6-3, mund të thuhet se ishte shumë afër”, ka thënë Murray pas humbjes.
Frank Lampard është njeriu numër dy në listën e transferimeve të Real Madridit këtë verë pas Jose Mourinhos, gjithnjë sipas disa spekulimeve në Spanjë.
Daily Mail raporton se mesfushori i Chelseat është futbollisti i parë që gjiganti spanjoll e dëshiron në Bernabeu, por fillimisht duhet të bindet Mourinho të largohet nga Interi.
Marca nga ana tjetër, mëson se Jorge Valadano dhe Florentino Perez kanë hartuar një listë transferimi, në të cilën gjendet edhe Frank Lampard.
Robin van Persie, beson se Arsenali duhet të bëhet shumë më i fortë nëse dëshiron që të fitojë titullin e Ligës Premier.
“Unë mendoj se duhet të bëhemi më të ashpër. Ne duhet t’ua qartësojmë njerëzve: ‘nëse dëshironi të luani futboll, ne mund të luajmë futboll. Nëse dëshironi të luajmë ashpër, ne do të luajmë ashpër”.
“Ne mund ta bëjmë atë, ne e kemi atë në brendësi, por duhet ta bëjmë në vazhdimësi, sepse nëse nuk e bëjmë, atëherë humbasim pikë dhe japim një mesazh të gabuar”, theksoi Van Persie.
Wayne Rooney beson se mosha dhe pjekuria e kanë bërë atë një lojtar shumë më të mirë, një gjë të cilën ai shpreson ta shfaqë në Botërorin e radhës me kombëtaren angleze.
“Disa vite më parë isha një lojtar i ri që mezi priste të luante për kombëtaren. Jeni të eksituar dhe të emocionuar kur duhet të merrni vendime, por tani jam i pjekur, si në fushë si jashtë saj. Mosha më ka bërë që të jem i duruar gjatë stërvitjeve”.
“Dy Botërorët e kaluar, ishin katastrofalë për mua, në njërin theva këmbën, ndërsa në të dytin u përjashtova. Dua të ruaj formën nga klubi edhe në kombëtaren e Anglisë, për t’i ndihmuar kombit tim ta fitojë Botërorin”.
Agjenti Luis Fabianos ka pranuar se klienti i tij mund të luajë për Romën në sezonin e ardhshëm.
“Siç ka thënë dhe vetë Luis Fabiano, ka gjasa që Sevilla ta vë atë në shitje. Roma është misterioze. Dy vite më parë ata më kontaktuan për t’u informuar mbi situatën e lojtarit. Është ekip i madh, një që e konsiderojmë në të njëjtin nivel si gjigantët tjerë italianë”.
“Verën e kaluar, Sevilla refuzoi ofertën e Milanit”, deklaroi Jose Fuentes për CalcioMercato.
Në fluksin më të madh të kërkesave për një biletë të finales së Ligës së Kampionëve, një tifoz i Interit ishte fatlum të pranojë një biletë nga trajneri Jose Mourinho, që ia ofroi biletën personale të tij.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se portugezi ia dhuroi biletën pa para, pasi që ky tifoz është dashur ta sigurojë Mourinhon se do të japë shumën prej 225 eurove të shpenzuara si donacion bamirës.
“Nuk mund t’i kënaq të gjithë tifozët. Por, me këtë gjest dua t’u tregoj tifozëve se sa shumë i dua”, theksoi Mourinho pasi ia dhuroi biletën Paul Saccos.
Pjesa tjetër e tifozëve zikaltër duhet të qëndrojnë jashtë ambienteve të Bankës Popullore në Milano, për të siguruar një biletë.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk e fsheh entuziazmin që ka para mundësisë së madhe për ta fituar edhe një titull të Kampionatit spanjoll.
“Është vështirë ta rifitosh titullin. Ta bësh këtë në ditën e fundit, me kaq shumë pikë, do të ishte spektakolare”.
“Mezi pres të zhvillohet ndeshja dhe ta kem rastin të festoj një tjetër titull. Ne e kemi të gjithë motivimin në botë për këtë ndeshje. Të gjithë e dimë se gjendemi vetëm 90 minuta larg titullit. Tifozët gjithmonë reagojnë dhe ne kemi nevojë për ta”, është shprehur spanjollin një konferencë për shtyp.
Në javën e fundit të La Ligas, Barcelona është nikoqir i Valladolidit në Camp Nou dhe i nevojitet fitorja për t’u shpallur kampion. Ndërsa sa i përket Iniestas, duket se nuk do të mund të luajë në atë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka kufizuar të luajë në një pjesë të madhe të sezonit.