Ish-trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri, ka pranuar një telefonatë nga Silvio Berlusconi, për të marrë në drejtim skuadrën e kryeministrit italian, Milanin.
Allegri është i lirë, pas shkarkimit nga bordi drejtues i Cagliarit, ndërsa pritet të takohet me drejtuesit e Milanit, të enjten ose të premten.
Corriere della Sera nga ana tjetër shkruan se Berlusconi do ta prezantojë trajnerin e ri gjatë kësaj fundjave. Marrëveshja me Masimiliano Allegrin pritet të finalizohet në ditët në vijim.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, është duke u lidhur me një transferim te Juventusi, pasi që është trajneri i ri Luigi Del Neri, ai që deklaroi se dëshiron të transferojë dy emra të mëdhenj.
“Tashmë ka shumë lojtarë cilësorë këtu, ndërsa duhet të mendojmë me kujdes, se kush është për çfarë dhe ku”, është shprehur Del Neri.
Në shitje te Juventusi janë Gianluigi Buffon, që do të përkujdeset për të hollat e transferimeve nga shitja e tij, kurse Trezeguet pritet të zëvendësohet nga Gianpaolo Pazzini i Sampdorias.
Diego gjithashtu nuk do të ketë vend në formacionin e Del Nerit, pasi që flitet se ose David Silva ose Arjen Robben, ashtu si Walcott, do të transferohen në Olimpico të Torinos gjatë kësaj vere.
Manchester Unitedit, ka dështuar ta transferojë David Villan, në momentin e fundit, duke mos arritur t’ia prishë planet Barcelonës.
The Mirror shkruan se Unitedit ka dështuar ta transferojë Villan në momentin e fundit të arritjes së marrëveshjes nga Barcelona. Këtë e konfirmon dhe presidenti i Valencias, Manuel Llorente.
“Ne kemi pasur një ofertë shumë të mirë nga Anglia, që nuk ishte nga Chelsea. Por, Barcelona ishte më e mirë për ne dhe për lojtarin”.
“Villa ka dhënë shumë për ne dhe ai meriton një transferim të tillë, sidomos kur merret parasysh dëshira e tij për të qëndruar në Spanjë”, ka thënë Llorente.
Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka pranuar se Van Persie ka tentuar ta dërgojë atë tek Arsenali.
“Robin Van Persie është mik i mirë i imi, si në fushë, ashtu dhe jashtë fushës. Ne mbajmë kontakte rregullisht. Por ne u fjalosëm një herë në kombëtaren U-21. Që të dy luftonim për rolin e mesfushorit kreativ”.
“Ai dëshiron me çdo kusht që unë të luaj në klubin e njëjtë ku luan dhe ai, kurse i ka kërkuar Wengerit të më transferojë. Jam krenar që një lojtar si Van Persie, ka bërë një gjë të tillë. Unë e kam menduar seriozisht largimin nga Real Madridi për në Arsenal. Është klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Por situata ime te Reali ndryshoi dhe tani dua të qëndroj”.
“Do të ishte kënaqësi të luanim së bashku me Van Persien në një klub, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ai vjen te Real Madridi”, deklaroi Van der Vaart.
Bayern Munichu do të ndeshet të shtunën në finalen e madhe të Bernabeut me Interin, ndërsa mesfushori turk Hamit Altintop thotë se ajo sfidë do të jetë e jetës për të.
“Liga e Kampionëve do të jetë ndeshja e jetës për ne. Ky është rasti për të shkruar historinë. I gjithë ekipi ka kaluar nëpër periudhë të vështirë, por gjithashtu ka arritur disa suksese të mëdha. Ne kemi punuar shumë për këtë dhe gati sa nuk e kemi përfunduar punën. Ndeshja e të shtunës është shpërblim për punën e madhe”.
“Të gjithë në Gjermani mezi e presin këtë ndeshje dhe për këtë arsye do të kemi mbështetje të madhe”, u shpreh Altintop për Bild.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij, që të mos fiksohen në finalen e Madridit, duke thënë se nëse ëndrra për titull bëhet fiksim, atëherë Nerazzurët mund ta humbasin finalen.
“Unë nuk jam mësuar t’i numëroj trofetë që i kam fituar ose ato që mund t’i fitoj në të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme për mua është gjithnjë ndeshja e ardhshme. Unë do t’i lejoj të tjerët t’i bëjnë kalkulimet. Finalja duhet të jetë ëndërr për ne, por ne nuk mund të ëndërrojmë shumë sepse do të bëhet fiksim dhe ne do të pësojmë humbje”.
“Unë kam luajtur dy finale ndaj klubeve angleze. Tani duket se gjërat do të jenë më ndryshe sepse kemi një Bayern në top formë. Të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Eto’o për UEFA.com.
Ndonëse pa befasi të mëdha, përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka konfirmuar skuadrën prej 23 lojtarësh për Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Victor Valdes ishte vënë në dyshim për portier të tretë në kombëtare nga Diego Lopez dhe David de Gea, mirëpo portieri i Barcës arriti të futet në rrethin e futbollistëve që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut. Në skuadër është përfshirë edhe Pedro i Barcelonës.

Portierët
Iker Casillas
Real Madrid
Pepe Reina
Liverpool
Victor Valdes
Barcelona
Mbrojtësit
Sergio Ramos
Real Madrid
Alvaro Arbeloa
Real Madrid
Carles Puyol
Barcelona
Gerard Pique
Barcelona
Raul Albiol
Real Madrid
Carlos Marchena
Valencia
Joan Capdevila
Villarreal
Mesfushorët
Jesus Navas
Sevilla
Xabi Alonso
Real Madrid
Xavi
Barcelona
Javi Martinez
Athletic Bilbao
Cesc Fabregas
Arsenal
Sergio Busquets
Barcelona
Andres Iniesta
Barcelona
Sulmuesit
David Silva
Valencia
David Villa
Barcelona
Fernando Torres
Liverpool
Pedro Rodriguez
Barcelona
Fernando Llorente
Athletic Bilbao
Juan Mata
Valencia

Rafael Benitez, thotë se Fernando Torres ka shtuar numrin e tifozëve të Liverpoolit pasi femrat ‘çmenden pas tij.
Benitez i është referuar imazhit të përmirësuar të Liverpoolit në Azi, por jo për shkak të lojës së futbollit por për shkak të bukurisë.
“Torres ka shtuar imazhin e Liverpoolit në Azi, pasi të gjitha femrat atje janë të çmendura pas tij”, ka thënë Benitez.
Strategu spanjoll po ashtu ka mohuar se sulmuesi do të largohet nga Liverpooli në sezonin e ardhshëm.
Federata franceze e futbollit ka pohuar se Laurent Blanc do të jetë përzgjedhësi i ri i ekipit kombëtar pas fundit të sezonit në Afrikën e Jugut.
44-vjeçari sezonin e kaluar e udhëhoqi ekipin e Bordeaux deri te titulli i kampionit të Francës dhe fitoi Kupën e Francës, por këtë sezon ka mbetur pa trofe.
“FFF dhe presidenti Jean-Pierre Escalettes, ka arritur marrëveshje me presidentin dhe aksionarin e Bordeaux, për ndërprerje të parakohshme të marrëveshjes me trajnerin Laurent Blanc, i cili do të jetë përzgjedhësi i ri i ekipit kombëtar”, thuhet në deklaratën e Bordeaux dhe FFF.
Tash pritet që Laurent Blanc të nënshkruajë marrëveshjen me FFF, por kjo sigurisht se do të ndodhë pas fundit të Kupës Botërore kur Blanc edhe zyrtarisht do ta pasojë Raymond Domenech në kreun e kombëtares së Francës.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka shkruar në kolumnen e tij për The Sun se ai pret që Arsenali ta shesë mesfushorin Cesc Fabregas te Barcelona.
“Është një trokitje në derë të cilës çdo menaxher ia ka frikën. Dhe e di – kam pranuar të tilla. Kjo është arsyeja se pse kisha simpati për Arsene Wenger kur Cesc Fabregas theu lajmin për të cilin kishin frikë të gjithë fansat e Arsenalit, duke zbuluar se dëshiron të largohet”.
“Ok, ka qenë ca më ndryshe te unë, kur isha në West Ham dhe e shitëm Rio Ferdinand, por principet janë të njëjta – ju humbisni një lojtar tmerrësisht të mirë. E di se Cesc ende nuk ka shkuar dhe e di se Arsene do të luftojë me dhëmbë e me thonj për ta mbajtur atë. Por besomëni, këtë është vështirë ta fitosh, dhe do të jem i mahnitur nëse çuni nuk i bashkohet Barcelonës”, ka shkruar Redknapp.
Sulmuesi biankoner, Amauri, ka mirëpritur caktimin e Gigi del Neri si trajner i ri i Juventusit.
Braziliani shënoi vetëm shtatë gola në 40 paraqitje këtë sezon për Juventusin, që përfundoi në pozitën e shtatë në Serie A dhe do të mungojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Dua ta harroj këtë sezon dhe të dëshmoj vlerat e mia të vërteta për ata të cilët më kanë kritikuar mua dhe duan që unë të largohem. Shtypi mund të shkruajë çfarë të dojë, por askush në klub nuk më ka thënë asgjë. Nuk do të largohem, 99%”, ka thënë 29-vjeçari.
Amauri po ashtu ka komentuar ardhjen e ish-trajnerit të Sampdorias, Del Neri, i cili do të pasojë Alberto Zaccheronin në stolin drejtues të Juves në sezonin e ardhshëm.
“Kam raporte të mira me Del Nerin. Ne kemi punuar së bashku në Chievo në vitin 2003 dhe 2004. Nga ajo sa di, ai llogarit në mua dhe kjo më jep një motivim shtesë për të punuar më shumë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Amauri.

Sotir Nini Roma është e gatshme të bëjë ofertë për mesfushorin e Panathinaikos, Sotiris Ninis (Sotir Nini).
Shqiptari 20-vjeçar i greqizuar, shihet si një prej talentëve të rinj më të mëdhenj në Greqi.
Drejtuesit e Romës e shohin Ninin si një pasues afatgjatë të Rodrigo Taddei dhe e dinë se mund të nënshkruajnë me atë për 10 milionë euro, sa shkruan klauzula blerëse në kontratën e tij.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, po ashtu thuhet se e sheh Ninin si një pasues të mundshëm të Paul Scholes.
Sulmuesi në largim i Valencias, David Villa, është i ngazëllyer për kalimin e tij në Barcelona.
Kalimi i Villas prej 40 milionë euro nga Valencia për në radhët e kampionit të Spanjës u konfirmua dje nga të dyja klubet.
“Për një kohë të gjatë Barcelona ka treguar se dëshiron të nënshkruajë me mua. Shumë mesazhe më janë dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë. Nga jashtë, mendoj se ai është klubi më i mirë ku mund të shkoj”, ka thënë Villa.
Villa pritet të zbulohet si lojtar i Barcelonës nesër (e premte) në mesditë.
Luis Figo thotë se Jose Mourinho do të mund të përshtatej shumë mirë në rolin e trajnerit të Real Madridit.
Figo ka luajtur vetëm një sezon nën urdhrat e Mourinhos në Inter, ku tash luan rolit e ambasadorit zyrtar.
“Ai [Mourinho] do t’i plotësonte vlerat e Real Madridit shumë mirë. Ai është një trajner fitues me një mentalitet fitues, si edhe lojtarët e Madridit. Andaj, ai do të përshtatej në Madrid, pa dyshim”, ka thënë Figo.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, nuk ka dyshime se Fernando Torres do të qëndrojë me Liverpoolin.
Sulmuesi spanjoll, i cili aktualisht është duke bërë luftë me kohën për të luajtur në Kupën Botërore pas operacionit që pati në gju, është lidhur me një kalim te Chelsea. Por Benitez është i bindur se Torres do të qëndrojë me Redsat edhe pas Kupës Botërore.
“Nuk jam i njoftuar se Torres dëshiron të largohet. Ai tash është i fokusuar vetëm për t’u rikuperuar dhe për të shkuar në Kupën Botërore, vetëm atëherë ai do të mendojë për të ardhmen e tij”, ka thënë Benitez.
Manchester City edhe zyrtarisht ka dërguar ofertë në vlerën e 20 milionë funteve për mesfushorin e Aston Villas, James Milner.
Më herët gjatë javës u raportua se klubi nga Eastlands vetëm se kishte bërë lojë me idenë për të transferuar Milner, por Sky Sports shkruan se Villa tashmë ka pranuar ofertë.
Besohet se oferta fillestare është e vlefshme 20 milionë funte dhe me shtesat tjera do të mund të arrijë në 25 milionë, shumë që mund të bindë Villan të heqë dorë nga 24-vjeçari që para Kupës Botërore.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga Cesc Fabregas gjatë kësaj vere.
London Evening Standard shkruan se Wenger ka caktuar më shumë biseda me mesfushorin, i cili është rikthyer për kohë të shkurtër në Londër dje, si pjesë e rehabilitimit nga dëmtimi në këmbë në prag të Kupës Botërore.
Francezi mundohet ta bindë Cesc se derisa ai është zemra e topçinjve, në Barcelona do të një lojtar i pjesshëm. Trajneri i Barcelonës luan me formacion 4-3-3 dhe ai do të duhet të konkurrojë me lojtarë si Xavi, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets për një vend të rregullt në 11-shen shartuese.
Në anën tjetër, pa dyshim kampionati anglez mbetet më garues se ai spanjoll
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka shprehur mikpritjen e tij për transferimin më të ri të Barcelonës, David Villa.
“Villa është këtu për ta bërë diferencën, është kënaqësi ta kesh Villan në cilindo ekip. Ai është sulmues i madh dhe është në gjendje të luajë në qendër, ashtu si në krah. Ai është shumë dinamik dhe gjithnjë është duke e kërkuar golin kundërshtar. Mund të thoni që loja e tij është e ngjashme me atë të Samuel Eto’o”.
“Ai ka luajtur me shumë prej nesh në kombëtare dhe ka luajtur në La Liga për shumë vite, kështu që nuk do të ketë probleme të adoptimit”.
“Villa dhe Cesc Fabregas, nëse ai vjen gjithashtu, janë të mirëseardhur për të na ndihmuar të vazhdojmë ta luajmë futbollin që na karakterizon neve dhe të arrijmë suksese të mëtutjeshme”, tha Xavi.
Asi i Milanit, Ronaldinho, thotë se nuk e di as vet se çfarë do të jetë e ardhmja e tij, ndërsa e sheh Mauro Tassotin si opsion për trajner të Milanit.
“As vet nuk e di të ardhmen time. Unë jam i lumtur në Itali, ku kam kaluar dy vite të mrekullueshme”.
“Tassoti e njeh mirë ambientin te Milani, kurse ka punuar shumë vite me Carlo Ancelottin. Ai ka gjithçka për t’u bërë i suksesshëm”, ka thënë Dinho.
Diego Capel shënoi golin parë. Sevilla ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Atletico Madridit në finalen e Copa del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Camp Nou.
Atletico Madridi që vinte pas triumfit në Europa League, nuk e pati aspak të lehtë ndaj rivalit Sevillas, që nuk njeh trofe prej më se dy vitesh.
Një goditje të bllokuar të Jesus Navasit, e shfrytëzoi për mrekulli Trinidad Diego Capel që shënoi një gol të bukur në minutat e para të ndeshjes(5’).
Atletico Madridi tentoi të ndryshonte rezultatin, pasi që i kishte si posedimin ashtu dhe rastet, por Sevilla u tregua agresive dhe tejet stabile.
Andaluzianët konfirmuan fitoren me një gol të shënuar nga Jesus Navas në minutat shtesë të takimit.
Juventusi ka konfirmuar se Luigi Del Neri është trajneri i ri i skuadrës bardhezi.
“Luigi Del Neri do të jetë trajner i Juventusit duke filluar nga 1 korriku 2010. trajneri ka nënshkruar një kontratë, e cila zgjat deri më 30 qershor 2012”, shkruan në një komunikatë të skuadrës nga Torino.
Pasi ia siguroi Sampdorias Ligën e Kampionëve, Del Neri u tërhoq nga posti trajnerit të skuadrës gjenovase për të zënë vendin e Alberto Zaccheronit te skuadra më e madhe italiane.
Juve po ashtu ka konfirmuar edhe Giuseppe Marotta në postin e drejtorit të përgjithshëm për çështjet sportive.
Sipas agjencisë argjentinase të lajmeve, Telam, Diego Maradona, ka përcaktuar 23 futbollistët që do të marrin pjesë në Botërorin e radhës Afrika e Jugut 2010.

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, përkundër konkurrencës së madhe ka arritur të gjendet në listën përfundimtare të Maradonas, ndërsa nga kombëtarja është përshëndetur Ezequiel Lavezzi.

Nga lista gjithashtu janë larguar dhe Jose Sosa, Jesus Datolo, Fabricio Coloccini, Juan Mercier, Sebastian Blanco dhe Juan Insaurralde.

Portierët
Sergio Romero
AZ Alkmaar
Mariano Andujar
Catania
Diego Pozo
Colon
Mbrojtësit
Nicolas Otamendi
Velez Sarsfield
Gabriel Heinze
Marseille
Martin Demichelis
Bayern Munich
Walter Samuel
Inter
Ariel Garce
Colon
Nicolás Burdisso
Roma
Clemente Rodriguez
Estudiantes
Mesfushorët
Juan Sebastian Veron
Estudiantes
Javier Mascherano
Liverpool
Jonas Gutierrez
Newcastle
Angel Di María
Benfica
Maximiliano Rodríguez
Liverpool
Javier Pastore
Palermo
Mario Bolatti
Fiorentina
Sulmuesit
Lionel Messi
Barcelona
Gonzalo Higuain
Real Madrid
Carlos Tevez
Manchester City
Sergio Agüerio
Atlético Madrid
Diego Milito
Inter
Martin Palermo
Boca Juniors

Roberto Donadoni është emri më i ri që ka filluar të lakohet nëpër mediumet italiane për të drejtuar Milanin.
Burime brenda Milanit kanë thënë se janë të sigurt që Donadoni do të jetë pasues i Leonardos në pankinën rossonere.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, bëri një aludim dje kur tha: “Ne kemi kohë. Trajneri i ri do të jetë dikush që askush nuk e ka menduar deri tani”.
Thuhet se Donadoni do të takohet me zyrtarët e Milanit, duke përfshirë dhe Gallianin, për të diskutuar punën e trajnerit. Për këtë, Donadoni do të duhet të mposhtë emra si Filipo Galli, Mauro Tassotti, Massimiliano Allegri dhe Marcello Lippi.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se shkuarja e Jose Mourinhos te Real Madridi, do të ishte e mirë për futbollin spanjoll.
“Mendoj se Mourinho do të përshtatej shumë mirë. Do ta respektoja nëse do të vendoste të drejtonte klub në Spanjë. Nuk kam se çfarë të them për bashkimin e tij me Realin”.
“Kur e pata rastin të përshëndetesha me të, ai ishte i sjellshëm. Ai është njeri me karakter që jeton në mënyrë intensive me presionin e futbollit, unë e paramendoj se si ai e liron presionin nga lojtarët e tij”, u shpreh Laporta.
Interi është shumë pranë fitimit të 100 milionë eurove nëse arrin të fitojë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën në Madrid.
Nerazzurët tashmë kanë fituar Coppa Italia dhe Scudetton, ndërsa Corriere dello Sport pohon se kampioni i Serie A, Inter, ka përfituar fillimisht më se 200.000 euro, pastaj 7.1 milionë euro për kalimin e fazës grupore të LK dhe 2.8 milionë euro për rezultatet në fazën grupore.
Sipas kësaj gazete, Interi ka përfituar 3 milionë euro për kualifikim në fazën 1/8, ndërsa kësaj i shtohen dhe 3.3 milionë euro për çerekfinale dhe 4.2 milionë euro për gjysmëfinale. Me arritjen në finale, skuadra e Morattit përfitoi edhe 5.5 milionë euro, por, kjo nuk është e tëra. Nëse Inter fiton Ligën e Kampionëve, atëherë do të fitonte dhe shpërblimin prej 9 milionë eurove.
Totali i shumave të lartpërmendura është 35.1 milionë euro, por nëse këtu llogaritni dhe të drejtat televizive, biletat, sezonin në Serie A dhe Coppa Italia, bashkë me faktin se Interi do të luftonte për Superkupën Evropiane dhe për Kupën e Botës për Klube, bënqë Interi të jetë pranë një fitimi prej 100 milionë eurosh.
Agjenti i mesfushorit ofensiv të Villarealit, Giuseppe Rossi, ka konfirmuar interesimin e klubeve nga Liga Premier për klientin e tij.
Rossi, ish futbollist i Manchester Unitedit, dëshiron të largohet nga Villareali gjatë këtij afati kalimtar veror.
“Javëve të fundit, ai është vështruar nga klube të ndryshme angleze. Ai është në listat e Arsenalit, Liverpoolit, Manchester Cityt dhe Tottenhamit”, deklaroi Pastorello.
Chelsea është vënë në ndjekje të sulmuesit malazez të Romës, Mirko Vucinic, në kohën kur Blutë po kërkojnë opsione për përforcimin e fazës ofensive.
Qendërsulmuesi konsiderohet nga bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, si mbulim për sulmuesin numër një, Didier Drogba.
Burime brenda Romës thonë se Chelsea dhe Real Madridi kanë kontaktuar skuadrën, me Blutë të cilët kanë gati 22 milionë euro për sulmuesin ballkanas.
Milani është në përgatitje të ofertës për ta sjellë Robinhon në San Siro nga Manchester City.
The Daily Mirror shkruan se pas përfundimit të periudhës së huazimit te Santosi, Manchester City dëshiron që Robinhon (të cilin e transferoi për 35 milionë euro në vitin 2008) t’ia japë Milanit, ndërsa për Rossonerët, City do të përgjysmonte çmimin.
Santosi nuk do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e Robinhos, pasi që ky i fundit ka një pagë prej më se 160 mijë funtesh në javë. Edhe agjentët e Robinhos përkrahin transferimin e tij te Milani.
Barcelona po përgatit 80 milionë funte për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, në mënyrë që ky i fundit të luajë nga sezoni i ardhshëm në Camp Nou.
Nga kjo situatë pritet të përfitojnë kandidatët për postin presidencial të Barcelonës, ndërsa katalanët dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për të përmirësuar gabimin e bërë këtë sezon në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Rooney aktualisht është me kombëtaren angleze dhe një marrëveshje pritet të arrihet pas Botërorit, për të mos shpërqendruar futbollistin gjatë kompeticionit.