Roma ka kërkuar përfshirjen e holandezit Rafael Van der Vaart si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Daniele De Rossit te Real Madridi.Marca shkruan se përkundër pohimeve të zyrtarëve romak se De Rossi nuk është shitje, ai mund të transferohet te Real Madridi, por vetëm nëse në marrëveshje përfshihet Rafael Van der Vaart dhe para shtesë.
De Rossi është i kërkuar edhe nga Manchester City, ndërsa dëshira e Romës për ta pasur Van der Vaartin në Olimpico, e hedh automatikisht poshtë opsionin e Cityt.
Mesfushori kreativ i Interit, Wesley Sneijder, ka siguruar tifozët e Interit se ai do të qëndrojë në Meazza, në natën kur Jose Mourinho tha se ai do të largohet nga Interi.“Unë do të qëndroj këtu, pasi që ka qenë një sezon i mrekullueshëm. Ne kemi fituar tre tituj, një ndër gjërat më të mira që mund të ndodhin në jetë dhe tani po festojmë. Kur erdha këtu, nuk e kam menduar kurrë se do të fitoj aq shumë për një kohë aq të shkurtër. Ne kemi fituar falë forcës së grupit dhe e meritojmë këtë”.
“Unë dua t’i falënderoj të gjithë tifozët që kanë qenë pranë meje. Mourinho është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Sot, ai është trajneri më i mirë në botë”, përfundoi Sneijder.
Marco Materazzi nuk ka ndaluar së ofenduari Juventusin, kësaj radhe me anë të fanellës festuese, duke paralajmëruar se pas një jave do të bëjë edhe një tatuazh me trofeun e Ligës së Kampionëve.Fanella të cilën e mbajti Materazzi shfaqte mbrojtësin duke mbajtur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe fjalët ‘A e dëshironi edhe këtë?’, duke iu referuar kërkesës së Juventusit që Interi t’ia kthejë titullin e vitit 2006, pas zbulimeve të reja të Calciopolit.
“Ishte kënaqësi e madhe. Unë më në fund e fitova. Kjo fanellë prezanton përpjekjet e shumta, ditë pas dite, si në lojë ashtu dhe në stërvitje”, tha i vetmi italian që shijoi pak minuta finalen.
Materazzi që tashmë e ka të mbuluar pothuajse gjithë trupin e tij me tatuazhe, shtoi se brenda javës së ardhshme do të bëjë një tatuazh të ri me trofeun e Ligës së Kampionëve në të.
Fabio Capello është i bindur se Anglia është në gjendje ta fitojë Kampionatin Botëror për herë të parë pas vitit të largët 1966.“Ne kemi besim se mund ta fitojmë Botërorin. Përpos Argjentinës, ne kemi luajtur ndaj ekipeve më të rëndësishme që do të luajnë në Botëror, ndërsa kemi luajtur shumë mirë”.
“Unë e di vlerën e këtyre vendeve dhe unë besoj se Anglia mund t’i mposhtë që të gjitha. Lojtarët besojnë në të gjithashtu. Ju duhet ky besim dhe unë kam shumë besim në ekipin tim. Synimi im është të luajmë në finalen e Botërorit dhe unë do të duhet të punoj çdo ditë dhe të krijoj një grup me mentalitet fitues”, tha Capello për Daily Mail.
Sulmuesi Marouane Chamakh shpreson se do t’i ndihmojë Arsenalit të përfundojë serinë e keqe të viteve të tëra pa tituj, pas kalimit të tij nga Bordeaux në Emirates Stadium.“Unë do të jap më të mirën për këtë klub, klubin të cilin vendosa ta mbështes. Ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj tek Arsenali dhe mendoj se ne do të japim gjithçka për të fituar trofe sezonin e ardhshëm”.
“Ekipi dhe historia e Arsenalit më bëjnë të ëndërroj. Qëllimi im ishte t’i bashkohesha Arsenalit, sepse ëndrra ime u bë realitet, për shkak se jam tifoz i Arsenalit që nga fëmijëria. Unë jam shumë i entuziazmuar dhe mezi pres të luaj në stadiumin Emirates, në fanellën e Arsenalit. Arsenali ishte zgjedhja e zemrës time”, deklaroi Chamakh për The Telegraph.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në paraqitjen e tij të 700-të në fanellën zikaltër, ka thënë se Interi po i thotë lamtumirë një trajneri të madh.“Është një ndjenjë unike. Pas një sezoni të mrekullueshëm, kjo na mungoi. Unë kam pasur shumë mendime pas vërshëllimës së fundit. Familja ime, bashkëshortja ime, presidenti Massimo Moratti dhe natyrisht, tifozët e Interit”.
“Vit pas viti ne u përmirësuam dhe u bëmë më të pjekur. Pasi vuajtëm në të kaluarën, ne më në fund jemi në maje të Evropës dhe kjo është kënaqësi e madhe. Unë nuk mund të zhgënjehem për asgjë në një sezon të tillë. Maradona mori vendimin e tij dhe Botërori për mua është e kaluar”.
“Unë jam vërtet i pikëlluar që Mourinho ka vendosur të largohet, por kjo është zgjedhja e tij. Ne duhet ta respektojmë vendimin e tij dhe fatkeqësisht jemi duke i thënë lamtumirë një trajneri dhe njeriu të madh”, deklaroi Zanetti për Sky Sport Italia.
Manchester United thuhet të jetë i gatshëm ta bëjë 24 vjeçarin Wayne Rooney, futbollistin më të paguar në histori të klubit.Sipas Manchester Evening News, United do ta bëjë lojtarin më të paguar ndonjëherë në Old Trafford, duke vazhduar linjën e krijuar nga Manchester City dhe Chelsea në këtë drejtim, të cilët kanë futbollistët më të paguar.
Rio Ferdinand aktualisht është futbollisti më i paguar tek United me 5.5 milionë funte për sezon. Ky sezon ishte i karrierës për Rooneyn, duke shënuar 34 gola dhe duke fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligën Premier. Rooney pritet të shkëlqejë edhe në Botëror.
Steven Gerrard ka thënë se ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të Kampionatit Botëror.Real Madridi ka shprehur hapur interesimin për kapitenin e The Reds, ndërsa kjo vjen si pasojë e sezonit zhgënjyes dhe të dështuar të Liverpoolit.
“Nuk dua të shqyrtoj të ardhmen apo të bisedoj për atë para përfundimit të Botërorit. Pas Botërorit, kam tre ose katër javë kohë, për të menduar se cila është zgjidhja më e mirë”, theksoi Gerrard për Daily Star.
Në deklaratën e tij pas shpalljes kampion i Evropës për klube, mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ua ka dedikuar trofeun të gjithë njerëzve që kanë të bëjnë me Interin, duke përmendur edhe ata nga e kaluara.“Unë mendoj edhe për ata që nuk janë sot, për shembull Giacinto Faccheti. Zyrtarët e Interit kanë pritur për këtë titull 45 vite dhe ky është moment i madh. Futbolli është i krijuar nga ciklet ku edhe trajnerët edhe lojtarët nderohen me kalimin e kohës”. “Unë kam bërë një zgjedhje vitin e kaluar, kur i jam përkushtuar Interit edhe për pesë vite të tjera, ndërsa nuk pendohem që bëra një zgjedhje të tillë”.
“Ne do të kthehemi vitin tjetër për të rindërtuar këtë sezon historik, pasi që jemi ende të uritur për sukses”, deklaroi Cambiasso pas ndeshjes për Sky Sport.
“Ne kemi bërë histori, por këtë e kemi ditur. Ne kemi biseduar për atë para ndeshjes. Kjo është një gjë vërtet e mrekullueshme për ne, mahnitëse. Shumë urime dhe faleminderit Mourinhos që është trajner dhe njeri i madh”.
“Unë do të qëndroj tek Interi, pasi që kam kontratë. Nëse Mourinho më dëshiron te Reali, atëherë do të shohim nëse Moratti do të pajtohet”, theksoi pas ndeshjes Maicon.
Më pas Maicon është pyetur se cili do të ishte trajneri i duhur për ta zëvendësuar Mourinhon.
“Rafa Benitez, Fabio Capello apo Sinisa Mihajlovic? Që të tre”, përfundoi braziliani.
Tenistja ruse Maria Sharapova ka kompletuar fazën përgatitore para French Open, duke fituar me lehtësi 2-0 në sete (7-5 dhe 6-1) ndaj Kristina Barrois, në finalen e turneut ndërkombëtar të Strasburgut.23-vjeçarja ishte duke pësuar 4-2 në setin e parë, por pas një bisede të shkurtër me trajneren, gjërat u rregulluan, ndërsa në setin e dytë ‘theu’ kundërshtaren e saj.
Në rrethin e parë të French Open, Sharapova pritet të takohet me Ksenia Pervak.
Anësori gjerman i Bayern Munichut, Philipp Lahm, nuk ishte aspak i kënaqur me fillimin e ndeshjes ndaj Interit, duke konstatuar se ekipi i tij tregoi shumë respekt për kundërshtarët.“Ne treguam shumë respekt për Interin në pjesën e parë dhe nuk ishim të motivuar para pushimit. Ne u përmirësuam pak pas pushimit, por ne dështuam t’i konvertojmë rastet që i patëm. Ju nuk mund t’i lejoni vetes gabime të tilla në një ndeshje të tillë. Interi ishte shumë i mprehtë dhe shfrytëzoi pothuajse secilin rast që e pati”.
“Ju gjithmonë keni shpresë dhe besim se mund të riktheni rezultatin, por thjeshtë nuk e bëmë edhe pse patëm rastet për të tundur rrjetën”, deklaroi Lahm.
Pasi iu bashkua babait të tij Angelo Moratti në librat e historisë, pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve, presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka përmendur Jose Mourinhon si njeriun prapa sukseseve të zikaltërve këtë sezon.“Mourinho qau shumë sonte (e shtunë). Mourinho është shumë i kënaqur dhe natyrisht edhe unë jam shumë i lumtur sonte. Ne kemi pasur një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve dhe tani duhet të kënaqemi me këtë ndjenjë, e të festojmë”.
“Unë mora medaljen e fituesit, edhe pse nuk është e lejuar që presidentët të pranojnë një të tillë. Nuk e kam ndërmend ta kthej”, përfundoi Moratti.
Richard Gasquet ka dhënë sinjalin e parë kërcënues në drejtim të Andy Murrayt, para takimit të tyre në raundin e parë të French Open, pasi që e fitoi turneun Nice Open.Francezi Gasquet, ka regjistruar fitoren e dhjetë me radhë pas një lufte të ashpër në finalen e Nice Open, ndaj Fernando Verdasco, të cilin e mposhti 2-1 në sete (6-3, 5-7 dhe 7-6).
Francezi Gasquet u rikthye nga dizavantazhi prej 3-0 në setin vendimtar, për ta fituar takimin në ‘tie break’.
Pas humbjes së pësuar nga Interi, trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ishte e mirë, duke e përgëzuar Interin për triumfin.“Thjeshtë ne nuk ishim mjaft të mirë dhe kurrë nuk ishim në gjendje ta luajmë lojën tonë. Duhet të jesh në formë super të lartë nëse dëshiron të luash në mënyrë ofensive ndaj një Interi të tillë”.
“Ndeshja shkoi ashtu siç e kisha pritur. Ne dominuam në lojë, përderisa Interi priste të na godiste në kundërsulme. Të mbrohesh është shumë më lehtë se të sulmosh”.
“Sidoqoftë, të mos lëmë dyshime, sepse Interi e meritoi të fitojë. Ata kanë pasur një paraqitje fantastike dhe dua t’i përgëzoj për fitoren. Gjithashtu dua të përgëzoj Jose Mourinhon”.
“Unë jam shumë krenar çfarë arritën lojtarët e mi. Ata kanë mësuar shumë nga kjo përvojë. Detajet e vogla e vendosën ndeshjen, ndërsa na mungoi kreativiteti i Franck Ribery”, u shpreh Van Gaal pas ndeshjes.
Supersulmuesi i Interit, Diego Milito, ishte i ngazëllyer pas trofeut historik në Bernabeu ndaj Bayern Munichut, në ndeshjen ku argjentinasi shënoi dy golat e fitores së Interit.“Është kënaqësi e madhe për mua. Unë kurrë nuk e kam përjetuar një gjë të tillë dhe jam vërtet i lumtur për Interin. Presidenti Moratti e meriton këtë dhe unë jam vërtet i lumtur për të gjithë sonte”.
“Ky është futbolli dhe jam vërtet i kënaqur. Unë gjithnjë kam punuar shumë për këtë dhe unë gjithnjë kam dhënë maksimumin. Ne e meritojmë trofeun, ekipi, klubi, presidenti dhe të gjithë. Unë jam shumë i lumtur. Unë dua të falënderoj Interin dhe presidentin”.
“A do të qëndroj? Nuk e di. Kam disa oferta të rëndësishme”, theksoi Milito për Sky Sports 24.
Agjenti i Manuel Pellegrinit do të udhëtojë në Madrid të hënën për të finalizuar negociatat e klientit të tij për klauzolën që duhet ta paguajë Florentino Perez, në mënyrë që Pellegrini të krijojë hapësirë për Jose Mourinhon.Mourinho ka thënë se ai do të largohet nga Interi pas triumfit historik prej 2-0 ndaj Bayernit, duke e udhëhequr Interin drejt një triplete historike. Mourinho dëshiron një sfidë të re me Real Madridin, duke dëshiruar të bëhet trajneri i parë që i fiton tre tituj të Ligës së Kampionëve me tre ekipe të ndryshme.
Para se edhe zyrtarisht ta prezantojnë Mourinhon si trajner të ri, zyrtarët e Realit do të duhet të shkarkojnë Manuel Pellegrinin dhe ta prishin kontratën me të, ndërsa kjo mbetet vetëm çështje orësh.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se ai do të largohet nga Interi, pas suksesit historik të arritur, duke fituar Ligën e Kampionëve në Madrid.“Puna ime këtu ka përfunduar. Unë kam bërë histori me këtë klub. Do të gjej motivime në një klub tjetër të madh. Të luaj kundër Barcelonës në Spanjë? Kjo do të ishte një sfidë e madhe”.
“Unë kam qenë shumë i lumtur tek Interi, por jo me botën e futbollit italian, sepse nuk më pëlqyen komentet e presidentëve, trajnerëve dhe gazetave. Por unë gjithnjë do ta dua Interin. Unë dua të falënderoj futbollin italian, sepse jam bërë trajner më i mirë. Tani është koha për mua të mendoj dy ose tri ditë, për të menduar ndonjë sfidë tjetër në ndonjë vend tjetër”.
“Unë kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe ndjehem i lirë të marr ndonjë vendim për të ardhmen time. Unë dua të bëhem njeriu i parë që do ta fitoj Ligën e Kampionëve tri herë me tre klube të ndryshme. Vetëm Real Madridi është i interesuar në mua, por unë ende nuk kam nënshkruar kontratë”, tha Mourinho për Rai Sport pas ndeshjes.
















