Anësori i Benficas, Angel Di Maria, u ka thënë bashkëlojtarëve të tij te klubi portugez, se ai po largohet nga klubi, sepse ka nënshkruar për Real Madridin, gjithnjë sipas mediumeve spanjolle.22-vjeçari është lidhur që një kohë të gjatë me Real Madridin, ndërsa çmimi prej 40 milionë eurosh duket se ka rënë në ujë, pasi që vetë argjentinasi u ka thënë bashkëlojtarëve: “Djema, sezonin e ardhshëm do të luaj për Real Madridin”.
Detajet e marrëveshjes së arritur mes agjentit të Di Marias, Jorge Mendes dhe Real Madridit nuk dihen, por thuhet se përveç klauzolës së largimit, në të mund të jenë të përfshirë dhe lojtarë si Ezequiel Garay dhe Royston Drenthe.
Përkundër deklaratave të fundit të Sir Alex Ferguson se Dimitar Berbatov nuk është në shitje, duket se e ardhmja e bullgarit është ende e dyshimtë.Sipas një raporti në Eurosport, gjiganti anglez Manchester United po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të borxheve me anë të shitjes së ish-sulmuesit të Tottenhamit.
Milani dhe Juventusi thuhet të jenë të interesuar për të, ndërsa Berbatov vlerësohet të jetë i shtrenjtë rreth 22 milionë euro.
Massimiliano Allegri është favoriti kryesor për të marrë postin drejtues në pankinën e Milanit, ndërsa për Alexandre Paton kjo ide duket të jetë e mirë.“Allegri prodhoi dy sezone të mrekullueshme me Cagliarin. Më pëlqen puna e tij me lojtarë të rinj. Nuk duhet ta harrojmë as Leonardon dhe gjithashtu edhe Tassoti ka qenë shërbyes i mirë i klubit”, theksoi Pato.
Ronaldinho ka deklaruar ditë më parë se ai nuk e ka në plan ta shikojë Botërorin, por i këtij mendimi nuk është Pato.
“Ronaldinho nuk do ta shikojë Botërorin me sa dëgjova, por unë do ta bëj të kundërtën, do të përkrah kombëtaren”, përfundoi Pato.
Futbollistët e Lirisë së Prizrenit kanë shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Vëllaznimit, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, dhe kanë fituar Kupën e Kosovës në futboll.
Në epërsi i pari erdhi Vëllaznimi me golin e Hasan në minutën 32, me të cilin rezultat (1:0) përfundoi edhe pjesa e parë.
Në minutën 46 të pjesës së dytë Liria barazoi përmes Tafilit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.
Golin e fitores për Lirinë e shënoi Tafili në minutën 112. Liria për herë të dytë në 4 vjetët e fundit ka fituar Kupën e Kosovës në futboll.
Në epërsi i pari erdhi Vëllaznimi me golin e Hasan në minutën 32, me të cilin rezultat (1:0) përfundoi edhe pjesa e parë.
Në minutën 46 të pjesës së dytë Liria barazoi përmes Tafilit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.
Golin e fitores për Lirinë e shënoi Tafili në minutën 112. Liria për herë të dytë në 4 vjetët e fundit ka fituar Kupën e Kosovës në futboll.
Mesfushori maestral i Barcelonës, Xavi, ka pranuar se i ka thënë bashkëkombësit të tij tek Arsenali, Cesc Fabregasit, t’i bashkohet Barcelonës, për të triumfuar sezonin e ardhshëm.“Unë do të doja që ai të vijë, dhe ashtu edhe i kam thënë. Nuk kam dyshim se Cesc do të triumfonte te Barcelona. Ne kemi qëllime të mëdha. Të gjithë duan të vijnë te Barca dhe çdo vit po bëhemi më të fortë”, ka thënë Xavi.
Javë më parë Arsenali refuzoi një ofertë prej 29 milionë funtesh nga Barcelona për kapitenin Cesc Fabregas.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka aluduar se ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, do të nënshkruajë me Interin brenda pak ditësh.“Unë mund të flas vetëm mirë për të, sepse ai është shumë i talentuar. Është e vërtetë, ne jemi shumë pranë Benitezit dhe do të vendosim brenda pak ditësh. Unë e di se Benitez ka statistikë të mirë ndaj Jose Mourinhos, ai e ka mposhtur atë pesë herë”.
“Kjo është shenjë se ai është i mirë, punon mirë dhe para së gjithash nuk i merr gabimisht ndeshjet e mëdha. Është me rëndësi që ai tashmë ka lënë gjurmët në Evropë. Ne duam të arrijmë më shumë në këtë fushë”, deklaroi Moratti për Corriere dello Sport.
Steven Gerrard është gati të largohet nga Liverpooli për të shkuar te Real Madridi.Mail on Sunday shkruan se transferimi i Gerrard në Bernabeu po bëhet fakt për shkak të problemeve të shumta brenda klubit nga Anfield. Mesfushori që ishte lidhur me një kalim te Reali si nëntëvjeçar, pritet të bisedojë me Jose Mourinhon për kalimin e mundshëm.
Strategu portugez nga ana tjetër mbetet ende adhurues i flaktë i Gerrard, por problemi i vetëm është nëse Mourinho do ta bindë presidentin Florentino Perez të paguajë 30 milionë funte.
Sulmuesi brazilian Adriano që po lidhet vazhdimisht me një kalim te Roma, ka thënë se ai mezi pret të takohet me Francesco Tottin dhe të hartojë planin e radhitjes së titujve në vitrinat e Olimpicos së Romës.“Nëse unë shkoj te Roma, dua të bëhem pjesë e historisë. E kam dëgjuar Francesco Tottin të ketë thënë se ai po më pret dhe unë mezi pres të ateroj në Romë. Liga e Kampionëve është një garë që është mjaft me rëndësi për mua, është niveli më i lartë dhe këtë herë dua ta fitoj atë”.
“Po, ndaj Interit duhet të jetë ndeshja ime e parë zyrtare, në superkupën e Italisë. Unë vërtet dua të luaj mirë, t’i tregoj Romës së jam futbollist i vërtetë, por nuk kam dëshirë t’u hakmerrem ish-bashkëlojtarëve apo presidentit Massimo Moratti”, deklaroi Adriano për Il Romanista.
Zvicra ka pësuar një goditje të rëndë para Botërorit të sivjetmë, me të marrë lajmin pas sfidës miqësore ndaj Italisë, se mesfushori kosovar Valon Behrami është lënduar.Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, do të duhet t’ia bëjë pa shërbimet e mesfushorit Valon Behrami, në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Spanjës më 16 qershor.
“Behrami ka luajtur në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe ishte i rrezikuar. Shpresoj se lëndimi nuk është aq serioz. Ai dëshironte të vazhdonte të luante. Ishte mjeku ai që e nxori nga loja”, tha Hitzfeld pas miqësores ndaj Italisë të shtunën.
Ekziston frikë e madhe në qarqet e Liverpoolit se futbollistët kyçë mund të largohen pas telasheve brenda klubit dhe largimit të Rafa Benitezit.The Independent pohon se pas largimit të trajnerit gjërat nuk po shkojnë mirë në Anfield dhe një burim nga skuadra e The Reds, pohon për tabloidin britanik se ai nuk është i vetmi që do të largohet nga Liverpooli.
Sipas këtij burimi, që besohet të jetë njëri prej futbollistëve, nga skuadra pritet të largohen Fernando Torres, Steven Gerrard, Javier Mascherano dhe Pepe Reina.
Rafael Nadal ka shfaqur paraqitje fenomenale për ta mposhtur suedezin Robin Soderling 3-0 në sete (6-4, 6-2 dhe 6-4), me ç’rast Nadal fiton titullin e pestë të French Open në karrierën e tij dhe rimerr kreun në renditjen ATP.24-vjeçari Nadal bëri ‘breakun’ vital në setin e parë, kur Soderling gabimisht e la një top duke menduar se ishte i gjatë e që u pasua nga dy ‘break pointa’ tjerë në setet vendimtare. Nadal thjesht ishte i shkëlqyer dhe me plot meritë iu hakmor suedezit për disfatën e vitit të kaluar.
Spanjolli, përpos faktit që e fitoi titullin e tij të pestë të French Open, ai e okupoi përsëri pozitën e parë në renditjen ATP, duke lënë prapa rivalin e përbetuar, Roger Federer.
Barcelona është e gatshme që të bëjë një ofertë befasuese për anësorin e Benficas, Angel Di Maria, për t’ia prishur kështu planet rivalit të përbetuar, Real Madrid.Record dhe Sport.es njoftojnë se bosët nga Camp Nou po e mendojnë ofertën për anësorin argjentinas, në kohën kur Reali është fare pranë transferimit të tij. Hyrja e Barcelonës në këtë mes, ka për qëllim që të rrisë çmimin e Benficas për Realin, ndërsa Barcelona nga ana tjetër do përfitonte dhe do e transferonte atë.
Reali ka hasur në vështirësi për të transferuar Di Marian, për shkak se Benfica nuk dëshiron të dëgjojë për shumë më të vogla se 40 milionë euro. Barcelona nga ana tjetër nuk e ka problem këtë shumë, ndërsa thuhet se Messi ka bindur drejtuesit e kubit që t’ia prishin planet Realit.
Sipas Sunday Express, Liverpooli dëshiron të provokojë rivalin lokal, Everton, me një ofertë për menaxherin skocez David Moyes, ndërsa një tabloid tjetër pohon se Roy Hodgson është në krye të listës.Pas largimit të detyruar të Benitezit (largim për të cilin pronarët e Liverpoolit është dashur të paguajnë kompensim prej tre milionë eurosh), nuk besohet se pronarët do të dëshirojnë të paguajnë një thyerje të kontratës së Moyes, për të cilin Evertoni do kërkonte shuma marramendëse, ndërsa Moyes nuk besohet se do të thyejë besnikërinë e tij prej tetë vitesh qëndrimi në Godisson Park.
News of the World nga ana tjetër pohon se Liverpooli është duke menduar seriozisht punësimin e menaxherit të Fulhamit, Roy Hodgson, reputacioni i të cilit u ngrit pasi dërgoi klubin nga Craven Cottage në finalen e Europa League. Megjithatë, për trajnerin e ri do të kërkohen mendimet e Fernando Torresit dhe Steven Gerrardit, si dy lojtarë kryesorë, të cilët spekulohet se mund të largohen.
Chelsea ka konfirmuar se nuk dëshiron ta shesë Joe Cole e as ta lë atë të largohet, përkundër interesimit të shtuar të skuadrave të ndryshme nga Liga Premier.Mesfushorit anglez i skadon kontrata në fund të qershorit, ndërsa për të janë treguar të interesuara një numër i madh i skuadrave nga Liga Premier. Megjithatë, Ray Wilkins, zëvendëstrajner në pankinën e Chelseat, ka thënë për Radio BBC 5 se Blutë e Londrës do t’ia zgjasin kontratën mesfushorit Joe Cole.
“Ne kemi biseduar me Joe Cole qe disa muaj, por dihet se Carlo Ancelotti dhe unë do të dëshironim që ai të qëndronte, por kjo varet dhe nga klubi. Ne shpresojmë se Joe do të qëndrojë me ne, ai është një djalosh luftarak dhe futbollist i mrekullueshëm”, theksoi Wilkins.
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, ka pranuar se ai ka qenë shumë pranë transferimit te Real Madridi.“Kam pasur disa mundësi për të nënshkruar për Real Madridin, por në fund fati nuk e dëshiroi këtë për mua dhe më ofroi diçka shumë më të mirë. Unë jam i lumtur këtu dhe kjo i takon të kaluarës”.
“Unë pranova të qëndroja te Sevilla për shkak të vdekjes së Antonio Puertas. Ne kemi përjetuar një moment të paharrueshëm dhe dhimbja gjithmonë lë shenja në shpirtin tuaj. Gjithmonë mbetet në kujtimet tuaja”, tha Alves për revistën Soccer Is Life.
Manchester City është gati të mposhtë Chelsean në luftën për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, duke ia ofruar këtij të fundit një kontratë që do ta bënte futbollistin më të paguar në botë.ESPN njofton se Torres e ka refuzuar një herë Cityn, për të kaluar te Chelsea ku do të luante në Ligën e Kampionëve, edhe pse, sipas një burimi, City ishte gati t’i ofronte Torresit një kontratë të jashtëzakonshme, “më të madhen që është dhënë ndonjëherë për ndonjë futbollist”.
Nga ana tjetër, duket e parefuzueshme për sulmuesin spanjoll, një ofertë e Cityt prej 200.000 funtesh në javë, të drejtat nga reklamat dhe bonuest tjera.
Italia ka arritur të nxjerrë një barazim ngushëllues prej 1-1 ndaj Zvicrës, pas humbjes ndaj Meksikës, ndërsa trajneri Marcello Lippi thotë se ka lojtarë të mëdhenj në skuadrën e tij.“Këta janë të gjithë lojtarë të mëdhenj. Nuk ka asgjë nga ajo që quhet ‘Italia dy’. Ne jemi një njësi e bashkuar dhe këdo që e zgjodha të jetë në formacionin startues ka të drejtë të barabartë ta përfaqësojë kombin në fanellën Azzure”, ka thënë Lippi.
Trajneri italian ka thënë se lojtarët që zgjodhi ndaj Zvicrës kishin pushuar paraprakisht dhe këtë e treguan në fushë.
Lionel Messi ka premtuar se ai do t’i përsërisë paraqitjet fantastike të treguara gjatë sezonit në fanellën e Barcelonës, tani në kohën kur ai do luajë për Argjentinën në Botëror.“Kam besim dhe jam i bindur se unë do t’i përsëris paraqitjet e mia për Barcën edhe në fanellën e kombëtares gjatë Botërorit. Ëndrra ime është ta dërgoj Argjentinën deri te triumfi në Afrikën e Jugut. Shpresoj se do luajmë mirë dhe si individ premtoj se do të përsëris paraqitjet si me Barcelonën dhe se do të bëhem kampion”.
Messi ka shënuar këtë sezon 34 gola në të gjitha garat, duke fituar çmimin ‘Pichichi’ si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Këpucën e Artë evropiane që i ndahet golashënuesit më të mirë të të gjitha kampionateve në Kontinentin e Vjetër.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp thuhet të jetë i interesuar për sulmuesin e Milanit, Klaas Jan Huntelaar dhe mesfushorin e Evertonit, Steven Pienaar, si transferime gjatë afatit kalimtar veror.Me Robbie Keanen që është në largim drejt Aston Villas, Redknapp kërkon alternativë tjetër në sulm, e që sipas tij do të ishte Huntelaar. Holandezi mund të kalojë te Tottenhami nëse Luis Fabiano transferohet te Milani.
Nga ana tjetër, Pienaar ka edhe një vit kontratë me Evertonin dhe transferimi i tij do ishte më i lehtë, kur dihet se ai do të dëshironte të luante në skenën evropiane të Ligës së Kampionëve.
Arsenali është shumë pranë transferimit të portierit të Fulhamit, Mark Shwarzer dhe mesfushorit të Chelseat, Joe Cole.Sipas News of the World, Shwarzer, i cili këtë sezon kaloi nëpër një formë të jashtëzakonshm, ka pranuar një ofertë të mirë nga Arsenali dhe është gati të largohet nga Fulhami për 3 milionë euro.
Nga ana tjetër, Daily Mail shkruan se mosfillimi i bisedimeve të Joe Cole dhe Chelseat për vazhdimin e kontratës, kanë pasur për pasojë spekulimet e shumta, ndërsa Arsenali dhe City janë të gatshëm ta transferojnë atë në parametra zero, pasi që mesfushorit i skadon kontrata këtë verë. Arsenali është favorit, për shkak se familja e Cole dëshiron qëndrimin në Londër.
Gara e makinave, “Rally Albania 2010”, ka filluar të dielën nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, për të përshkuar më pas rrugët e Shqipërisë. Në garë këtë vit marrin pjesë 260 garues nga 12 shtete, si Italia, Greqia, Spanja, Gjermania, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Austria, Bullgaria, Polonia, Zvicra dhe Shqipëri."Rally Albania" do të përshkojë rrugët në 60 për qind të territorit të Shqipërisë dhe ndër garuesit do të ketë edhe pjesëmarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë.
Në këtë edicion do të marrë pjesë një garues që ka dalë 5 herë kampion në garën Rally “Paris - Dakar” në motocross. Do të ketë një ekip që ka marrë pjesë me makinë 4x4 në garën “Rally Paris – Dakar”. Gjithashtu, në këtë garë do të jetë edhe kampioni i Europës për motocross në vitin 2009.
Ceremoninë e nisjes së garës që është e dyta në Ballkan për nga madhësia dhe nga pjesëmarrja, e përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke e konsideruar këtë një ngjarje të madhe për Tiranën dhe Shqipërinë.
“Erdha për t'ju përshëndetur në këtë ngjarje të madhe për Tiranën dhe Shqipërinë. Një grup njerëzish që vijnë nga e gjithë bota do të garojnë, në fakt më mirë të themi, do të luftojnë në territoret e këtij vendi, ku vetëm pak njerëz ngasin në këtë mënyrë, pasi nuk kanë aftësitë, guximin dhe angazhimin tuaj të forte për të zbuluar zonat më të largëta, por mbi të gjitha për të zbuluar bukuritë e këtij vendi. Prandaj erdha për t’ju përshëndetur më përzemërsisht dhe për t’ju uruar një turne madhështor në udhëtimin tuaj ekzaltues. Atëherë Zonja dhe Zotërinj: Ndizni motorët!”, tha në përshëndetjen e tij Berisha.
Ish-trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka deklaruar se Jose Mourinho është i dobët nga ana taktike, por u shpreh i bindur se ai do të ketë sukses te Real Madridi.“Mourinho zgjodhi të largohet, sepse ai tani e di se Interi është i gatshëm të triumfojë edhe pa të. Ai është dikush që ka nevojë për armiq, më pas ai ofendon dhe kjo vërtet nuk më pëlqen. Sidoqoftë, unë mendoj se ai do të bëjë mirë në Madrid. Askush nuk di t’i motivojë lojtarët si ai”.
“Trajneri i ëndrrave i Massimo Morattit ka qenë gjithmonë Fabio Capello. Por, ai e pati Mourinhon dhe tani do ta ketë Benitezin. Taktikisht, Jose Mourinho vlen pak. Unë kërkova nga disa trajnerë ta studiojnë në Riscone, gjatë parasezonit, ndërsa ata më thërrisnin çdo ditë duke më thënë se dëshirojnë të largohen, sepse nuk kanë pasur se çfarë të mësojnë”, u shpreh Zaccheroni për Il Giornale.
Përzgjedhësi i kombëtares portugeze, Carlos Queiroz, ishte plot lëvdata për futbollistin më të mirë portugez, Cristiano Ronaldo, duke shkuar aq larg sa që e quan ‘supermen’ të futbollit.“Ronaldo është kampion dhe si lojtar, ai është supermen. Në atë se si i hy një ndeshjeje nga ana mendore, ai është aq i fortë dhe ka aq besim. Gjithmonë ka qenë kështu, që prej se fillova ta stërvis si 18-vjeçar. Ai ka kokën e një kampioni”.
“Ai është dikush që gjithmonë ka qenë në gjendje të performojë mbi kërkesat e lojës. Është fantastike të punoj me një lojtar vërtet të veçantë në skuadrën tonë, që i ka treguar botës se është fitues edhe para se të nisë Botërori. Kjo e bën më të lehtë fitimin e sigurisë te pjesa tjetër e skuadrës së Portugalisë”, tha Queiroz.
Mbrojtësi i djathtë i Brazilit, Maicon, ka thënë se ai dëshiron të fitojë me çdo kusht Kampionatin Botëror edhe nëse kombëtarja e tij nuk e luan futbollin më të bukur të mundshëm.Kombëtarja braziliane kohëve të fundit po merr kritika nga qarqet braziliane të futbollit për stilin e lojës, që është një lojë defensive me kundërsulme, e që nuk i përshtatet stilit brazilian.
“Unë dua të bëhem kampion, pa marrë parasysh nëse Brazili nuk luan futboll të bukur. Pa marrë parasysh se a do të luajmë me stil, apo do të luajmë lojë të keqe, gjëja më e rëndësishme është që të jemi në finalen e 11 korrikut”, deklaroi Maicon për The Telegraph.
Marca shkruan se Reali i Madridit po përpiqet të befasojë Barcelonën duke nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.Caku numër një i Madridit besohet të jetë kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, por mbretërit janë duke kërkuar zgjidhje në qoftë se ata dështojnë të sigurojnë shërbimet e anglezit.
Barcelona tashmë ka filluar bisedimet me klubin londinez, por oferta e parë prej 29 milionë eurosh për Cesc është refuzuar nga Arsenali.
Marca thotë se Madrid do të kthehet kah Fabregas vetëm nëse Gerrard vendos të qëndrojë në Anfield, pasi trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, preferon kapitenin e Liverpoolit.
Italiania e renditur e 17-ta në botë, Francesca Schiavone, ka fituar titullin e parë Grand Slam pasi mposhti Samantha Stosur në dy sete (6-4; 7-6) në finalen e French OpenSchiavone, e cila kurrë më parë nuk ka shkuar përtej çerekfinales në një turne të madh, dominoi ndaj australianes që nga fillimi deri në fund, gjatë 98 minutave të ndeshjes.
Fitorja në Paris do të thotë se 29-vjeçarja do të bëhet po ashtu e para italiane që fiton një Grand Slam. Ajo është edhe femra më e moshuar që fiton një turne të madh, që kur Ann Jones e fitoi Wimbledonin në vitin 1969.
“Nuk jam përgatitur pasi kur përgatitem gjërat kurrë nuk ndodhin. Por jam ndjerë e mrekullueshme sot, si kampione. Jam vërtet shumë, shumë e lumtur. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Schiavone pasi ka marrë trofeun.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Australinë me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Roodenpoort, në afërsi të Johannesburgut.Sulmuesi Edson Buddle hapi rezultatin pas katër minutash lojë, ndërsa Tim Cahill barazoi në minutën e 19-të. Por Buddle riktheu epërsinë për amerikanët pas gjysmë ore lojë dhe zëvendësuesi Herculez Gomez vulosi rezultatin në kohën shtesë.
Në miqësoren tjetër, nikoqiri i Kupës Botërore, Afrika e Jugut, ka vazhduar formën e mirë duke shënuar fitore 1-0 ndaj Danimarkës me golin e shënuar nga Katlego Mphela.
Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka pësuar një lëndim serioz gjatë fitores 6-1 të Holandës në miqësoren ndaj Hungarisë, duke vënë në dyshime rikuperimin për Kupën Botërore.Ai nuk do të udhëtojë në Afrikën Jugore me pjesën tjetër të ekipit, por nuk është përjashtuar të jetë pjesë e garës që fillon të premten.
Robben u fut në lojë si zëvendësues i Dirk Kuyt në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë, para se të lëndohet pesë minuta para fundit të ndeshjes. Robben të dielën do t’u nënshtrohet skenimeve për të zbuluar se në çfarë shkalle është lëndimi i tij.
Në mesin e shënuesve tjerë ishin edhe Robin van Persie, Wesley Sneijder, Eljero Elia dhe Mark van Bommel.
















