Chelsea është shndërruar në rival të Manchester Cityt për firmën e mesfushorit kreativ të Valencias, David Silva.News of the World pohon se Seilva është i gatshëm t’i thotë jo një kontrate katër vjeçare të ofruar nga City, që ofron më shumë para se Chelsea, por spanjolli dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kushton 28 milionë euro, por pritet të shitet për një shifër më të ulët, ndërsa vetë agjenti i Silvas, Amadeo Rengel, ka thënë se Chelsea është një nga favoritët kryesorë për transferimin e klientit të tij.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është jashtëzakonisht i interesuar për shërbimet e mesfushorit kreativ të Werder Bremenit, Mesut Özil.Wenger është ‘dashuruar’ në mesfushorin gjerman me origjinë turke, pas paraqitjes së tij në ‘shkeljen’ e Gjermanisë bërë ndaj Australisë të dielën mbrëma.
Daily Star spekulon se Wenger është gati të bëjë ofertë për futbollistin e talentuar gjerman. Bosi i Topçinjve që vitet e kaluara kishte një buxhet të kufizuar, sivjet do jetë një nga shpenzuesit më të mëdhenj në tregun e transferimeve.
Japonia ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Kamerunit, në ndeshjen e dytë të Grupit E, të zhvilluar në Bloemfontein.Japonia startoi me: Kawashima, Abe, Komano, Tanaka, Nagatomo, Endo, Matsui, Okubo, Hasebe, Honda, Nakazawa; ndërsa Kameruni e filloi ndeshjen me formacionin: Souleymanou, Assou-Ekotto, Nkoulou, Bassong, Eto'o, Makoun, Choupo Moting, Webo, Enoh, Mbia, Matip.
Heroi i japonezëve ishte Keisuke Honda, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 33-të.
Pas kësaj fitoreje, Japonia barazohet me pikë me liderin e Grupit E, Holandën, që mposhti Danimarkën me rezultat 2-0.
Njëri nga favoritët për ta fituar Botërorin, Holanda, mposhti në ndeshjen e parë Danimarkën me rezultat 2-0, në një ndeshje të vështirë, por me të cilën është ndarë i kënaqur përzgjedhësi Bert van Marwijk.“Danimarka është skuadër e mirë defensive dhe është dashur të jemi të durueshëm. Unë jam shumë i çliruar që i morëm të tre pikët. Ne e kontrolluam pjesën më të madhe të takimit, përpos 15 minutave para pushimit. Ishte një start fantastik i pjesës së dytë dhe ne patëm më shumë hapësirë pas golit të parë. Ne krijuam raste për të shënuar edhe më shumë dhe kemi mundur të shënojmë shumë lehtë edhe dy gola tjerë”.
“Hyrja e Eljero Elias vërtetë na ndryshoi lojën. Është mirë kur ke mjaft opsione në sulm. Rafael van der Vaart luajti mirë në pozitën që luajti sikurse në miqësoren ndaj Ganës. Është start i mirë i kampionatit dhe jam i kënaqur me rezultatin final”, u shpreh Van Marwijk.
Ambasadorët e vullnetit të mirë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Didier Drogba dhe Zinedine Zidane, lansuan një klip televiziv kundër varfërisë duke i apeluar tërë botës të pranojë sfidën dhe t’i bashkohet ekipit që do ta mundë varfërinë.“Nuk mund të ketë shikues në luftën kundër varfërisë. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar jetët e miliona të varfërve në botë”, thotë sulmuesi i Chelseat dhe kapiteni i kombëtares së Bregut të Fildishtë.
“Kampionati Botëror bashkon njerëzit në tërë rruzullin për të përkrahur ekipet e tyre kombëtare dhe ne kemi nevojë për të njëjtin pasion për të zhdukur varfërinë dhe urinë. Viti 2015 që është edhe afati i përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit është vetëm disa vite larg, prandaj koha për të bërë ndryshime është tani”, është shprehur legjenda franceze Zinedine Zidane.
Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj kombëtares së Danimarkës në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit E të Kupës së Botës që zhvillohet në Afrikën e Jugut.Pavarësisht se kontrolluan pjesën e parë si me posedim po ashtu edhe me raste, holandezët arritën të shënojnë vetëm në pjesë të dytë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Soccer City në Johannesburg.
Menjëherë pas pauzës, pas një aksioni të ekipit të portokalltë erdhi edhe goli i parë që fakt ishte një autogol i Simon Poulsen.
15 minuta para fundit të ndeshjes, holandezët shënuan edhe golin e dytë, që ishte edhe goli i sigurisë. Pas një loje të mirë të Snejder, Dirk Kuyt u gjend në momentin e duhur para portës së portierit Sorensen, për të vulosur rezultatin.
Në të njëjtin grup me Holandën dhe Danimarkën janë edhe Kameruni dhe Japonia që përballen më vonë gjatë ditës.
Kampionati Botëror për herë të parë është duke u pritur nga një vend afrikan, ndërsa kjo nuk ka hasur në mirëkuptimin e liderit libian, kolonel Gaddafit, që e ka quajtur FIFA-n organizatë të korruptuar.“FIFA është një organizatë e korruptuar. Ata kanë pozitë monopoliste në botën e futbollit dhe ata janë duke ruajtur me miliarda dollarë. Thjeshtë, ata po e mbështesin skllavërinë moderne”.
“FIFA duhet të mbështesë financiarisht vendet nikoqire të Botërorit, në vend se ta bëjë këtë ekskluzivisht për vendet e pasura. Për këtë arsye, vendet e varfra kurrë nuk do ta shohin Botërorin në tokën e tyre”.
“Gjithmonë kam thënë se kampioni aktual duhet të presë Botërorin e ardhshëm dhe se FIFA duhet t’i paguaj të gjitha shpenzimet. Ata kanë para për ta bërë këtë, por nuk duan të shpenzojnë”, deklaroi Gaddafi.
Sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka thënë se ekipi i tij kombëtar mund ta ngrejë trofeun e më të mirit në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.“Kameruni mund ta fitojë Kupën e Botës. Njerëzit mendojnë se jam i çmendur kur e them këtë, por nëse besoni se keni ekipin më të mirë në botë, atëherë jeni më të fortë. Nëse futbolli vazhdon të jetë futboll, ne kemi gjasa. Unë e përjetova me shumë pikëllim eliminimin në vitin 1990 për shkak të shumë dënimeve. Unë ende ndjej padrejtësinë e bërë ndaj kombit tim”.
“Me ekipin që kemi, do ta luajmë një Botëror të mirë. Kurrë nuk kemi pasur aq potencial. Ne kemi lojtarë të rinj, por gjithashtu edhe ata me shumë përvojë, përzierja mund t’iu sjell shumë gjëra të mira”, deklaroi Eto’o për L’Equipe.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai shpreson që kombëtarja angleze ta fitojë Kupën Botërore.Wenger po ashtu është në Afrikën e Jugut, por kësaj here në cilësinë e komentuesit televiziv.
“Jam këtu për të komentuar për Francën, por po ashtu e përkrahi Anglinë pasi kam punuar atje një kohë të gjatë dhe mendoj se Anglia ka nevojë për sukses”.
“Jam tifoz dhe kur e shoh një ndeshje, ekipi që ka prirjen më pozitive, që është më bujar në shpirt, fiton përkrahjen time. Për ekipet që janë negative, gjithmonë jam ca ngurrues”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka këmbëngulur se ai nuk dëshiron ta shesë kapitenin Cesc Fabregas këtë verë.Barcelona është duke kërkuar me ngulm për ta transferuar mesfushorin spanjoll në Camp Nou, pasi është lojtari ai që ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në vendlindje.
“Nuk kam nevojë të flas për Cesc. Ai ka kontratë me Arsenalin dhe ne nuk duam ta shesim. Unë kam biseduar me Fabregasin shumë herë, si me të gjithë lojtarët tjerë që i kam në Botëror, por kurrë për të ardhmen”, ka thënë Wenger për AS.
Real Madridi është gati që t’ia ofrojë Fiorentinës 13 milionë euro dhe Royston Drenthen, për të sjellë në Bernabeu mbrojtësin e krahut të majtë, Juan Manuel Vargas.Sipas La Nazione, përkundër interesimit të shtuar të Juventusit, Real Madridi përfundimisht ka vendosur ta transferojë reprezentuesin peruan, me shpresë se Fiorentina do ta lejojë atë të largohet. Fiorentina kërkon 20 milionë euro, ndërsa Real Madridi dëshiron të ofrojë Drenthen plus 13 milionë euro.
Ndërkohë, AS shkruan se Jose Mourinho ka vendosur të transferojë Maiconin, Aleksandar Kolarovin dhe Daniele De Rossin e Romës. Megjithatë, AS shton se De Rossi është pothuajse e pamundur të transferohet.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Gjykata Federale zvicerane, sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, do të duhet t’ia paguajë Chelseat hiç më pak se 17 milionë euro, për shkak se rumuni e humbi apelin për rastin e abuzimit me kokainë.Në vitin 2004 Mutu ishte larguar nga Chelsea për shkak të përdorimit të kokainës. FIFA kishte vendosur që ta detyrojë rumunin t’ia paguajë Chelseat 17 milionë euro, vendim ndaj të cilit Mutu u ankua në Gjykatën Federale Zvicerane, por ankesa e tij nuk u morr parasysh.
Asociated Press tash pohon se sulmuesi do të paguajë 17 milionë e 173 mijë e 990 euro (17,173,990 €), plus duhet të paguajë edhe 104 mijë euro shtesë për detajet tjera të asaj kontrate me klubin londinez. Mutu aktualisht është i dënuar me dy vjet përjashtim nga futbolli për shkak të dopingut. Javën e kaluar Fiorentina konfirmoi se ai është në shitje.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ia ka bërë të qartë Chelseat se Kaka nuk është në shitje.Mourinho ka thënë për AS se u ka kërkuar drejtuesve të Realit të refuzojnë çdo ofertë që vjen nga Chelsea për mesfushorin ofensiv, Kaka, të cilin Carlo Ancelotti e kërkon me çdo kusht.
Mourinho është i bindur se mund të nxjerrë më të mirën nga Kaka, ndërsa fajëson lëndimet për dështimin e tij në sezonin e kaluar.
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, ka deklaruar se ai do të largohej nga Ajaxi vetëm për klube të kalibrit të Barcelonës apo Manchester United.23 vjeçari ka qenë në formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 35 gola në 33 paraqitje për Ajaxin, dhe vazhdimisht është duke u lidhur me lagim nga klubi holandez dhe kalim në ndonjë klub më të madh evropian.
“Manchester United dhe Barcelona janë ekipet elite të Evropës. Nëse ata thërrasin, do t’i dëgjoj. Unë do të largohesha nga Ajaxi për të shkuar në një ekip të asaj kategorie. Jam shumë i lumtur këtu, ndjehem i dashur dhe e vlerësoj këtë”, theksoi Suarez për Sport.
Rafa Benitez është i ngazëllyer që ka marrë nën drejtim kampionin e Evropës dhe të Italisë, Interin.Benitez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me drejtuesit e Interit, ndërsa ai u prononcua para mediave me të arritur në Milano, duke shprehur kënaqësinë e tij që është trajner i Interit dhe që është në Itali.
“Përshtypjet e para nga Italia janë pozitive, madje më pëlqejnë gazetarët. Më falni por nuk mund të them më shumë tani për tani. Jam shumë i lumtur”, tha Benitez, i cili nesër do të prezantohet si trajner i Interit.
Sandro Rossell do të jetë pasuesi i Joan Laporta pasi ka dalë fitues në zgjedhjet e mbrëmshme për president të ri të Barcelonës.Biznesmeni 46-vjeçar ka fituar bindshëm ndaj tre rivalëve të tjerë, Agusti Benedito, Marc Ingla dhe Jaume Ferrer duke marrë 61.38% të votave, më së shumti vota që ka marrë dikush në historinë e klubit, 35.021.
“Do të jem president për të gjithë. E di se kjo është një pozitë shumë e rëndësishme dhe shumë me përgjegjësi. Nuk do t’ju zhgënjej”, ka thënë Rosell pas zbulimit të rezultateve.
Rosell do të pasojë në stolin e presidentit të Barcelonës, Joan Laportan, i cili me 12-të trofe të fituar largohet si presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit katalunas.
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ka befasuar duke thënë se ai është duke mësuar gjuhën italiane.Argjentinasi është cak kryesor i Interit, pasi kampioni i Evropës caktoi në rolin e menaxherin ish-trajnerin e Liverpoolit, Rafa Benitez.
“A jam duke mësuar italishten? Po, po mësoj italisht derisa jam në Afrikën e Jugut. Nuk e di se çfarë do të bëj pas turneut. Do të shohim”, ka thënë Mascherano.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se ai ka qenë shumë afër të nënshkruajë me mesfushorin e Bayern Munich, Mark van Bommel.Moyes i ka bërë këto komente derisa ka diskutuar mundësitë e Holandës në ndeshjen e sotme kundër Danimarkës në kuadër të grupit E të Kupës Botërore.
“Për pak sa nuk kam nënshkruar me Van Bommel për Evertonin disa vite më herët. Atij i mungon ritmi por është një mesfushor shumë efektiv, një lojtar inteligjent i cili ka ide të qarta për atë që bën”, ka thënë Moyes.
Përzgjedhësi i kombëtares gjermane, Joachin Loew thotë se ekipi i tij ka ende për t’u përmirësuar.Gjermania dominoi ndaj Australisë në ndeshjen e mbrëmshme, duke shënuar fitore me rezultat 4-0 me golat e Lukas Podolski, Miroslav Klose, Thomas Muller dhe Cacau.
“Ka ende hapësirë për përmirësim. Mbrojtja ishte e shkëlqyeshme, ata kanë treguar një lojë shumë të mirë dhe kam qenë i kënaqur me kundërsulmet. Por në aspekt të mbylljes së hapësirave në mes të mbrojtjes dhe mesfushës, mendoj se ndonjëherë ishim shumë mbrojtës. Do të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Loew.
Trajneri i kombëtares së Kamerunit, Paul Le Guen, thotë se ai ka besim në sulmuesin Samuel Eto’o, në prag të ndeshjes së parë të tyre në Afrika e Jugut 2010, kundër Japonisë.Eto’o kërcënoi se do të largohet nga ekipi kombëtar gjatë javës së kaluar, pas kritikave nga legjenda e futbollit kamerunas, Roger Milla. Por sulmuesi i Interit ka ndryshuar mendje dhe do të jetë pjesë e ndeshjes kundër Japonisë.
“Eto'o e di se çfarë është mirë për të dhe për ekipin e Kamerunit. Ai është kampion dhe di të përqendrohet në gjërat që janë me rëndësi. Ne duhet të fokusohemi në gjëra të veçanta, jo gjëra të vogla”, ka thënë Le Guen.
Le Guen po ashtu thotë se Kameruni mund të bëjë befasinë në këtë kampionat, edhe pse e ka në grup kombëtaresh të vështira si Holanda dhe Danimarka.
Fabio Capello është i bindur se Kupa Botërore po shkon mirë për kombëtaren angleze, pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit dhe lëndimit të mbrojtësit Ledley King.“Nuk kam bërë gabime dhe nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe, për mua, gjëja më e rëndësishme është të shohësh shpirtin e ekipit dhe po ashtu gjendjen fizike të lojtarëve”.
“Kam qenë i shqetësuar për rezultatin pasi është e mundshme të humbni një ndeshje si kjo. Kemi pasur shtatë ose tetë shanse. Ky është futboll i mirë. Por nuk është e mjaftueshme vetëm të krijosh shanse. Për të fituar duhet të shënosh”, ka thënë Capello.
Boston Celtics janë mbështetur nga gjuajtjet nga largësia të Paul Pierce për të mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 92-86 në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA-së, duke iu afruar kështu vetëm në një fitore titullit.Pierce shënoi 27 pikë, shumicën e të cilave nga një distancë e largët, dhe ndihmoi Celtics të udhëtojnë me avantazh 3-2 të martën në Los Angeles për ndeshjen e gjashtë finale.
Nëse Lakers e fitojnë këtë ndeshje, atëherë finalja vendimtare (ndeshja e shtatë), përsëri do të luhet në Los Angeles të enjten.
Kobe Bryant shënoi 38 pikë për Los Aneles Lakers, por pranoi shumë pak ndihmë nga lojtarët tjerë, me spanjollin Pau Gasol që shënoi vetëm 12 pikë.
Atletico Madrid raportohet se është duke përgatitur ofertë për anësorin e Newcastle United, Jonas Gutierrez.The Sun shkruan se Atletico beson se prania e shokut të tij Sergio Aguero në Vicente Calderon mund të jetë joshëse për Gutierrez.
Argjentinasi ka një rritje të popullaritetit pasi ndihmoi Newcastle të rikthehet në Ligën Premier gjatë sezonit të kaluar, dhe është përcjellë vazhdimisht nga Atletico derisa ka luajtur në ligën e dytë angleze.
Presidenti në largim i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai është krenar me arritjet e klubit gjatë shtatë viteve sa ai është në krye.Laporta i mbijetoi votimit të besimit pas dy viteve të kaluara pa trofe në kohën kur Frank Rijkaard ishte në sezonin e tij të fundit në Barcelona dhe kur Ronaldinho humbi formën e tij.
Por suksesi në fushë u kthye nën drejtimin e Pep Guardiola, i cili udhëhoqi klubin drejt shtat trofeve brenda dy sezoneve, përfshirë gjashtë në vitin e kaluar.
Gjatë periudhës së Laportas si president i klubit, Barcelona ka fituar 12 trofe duke e bërë 47-vjeçarin presidentin më të suksesshëm deri tash.
“Jam shumë i lumtur – largohem me mendimin se kam përmbushur misionin tim”, ka thënë Laporta.
Kampioni i Serie A, Interi raportohet se dëshiron ta transferojë mesfushorin e Sampdorias, Angelo Palombo.Sky Italia shkruan se Interi është duke e parë Palombon si alternativë nëse ata nuk arrijnë ta transferojnë mesfushorin Javier Mascherano nga Liverpooli.
Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Palombos për të shtruar rrugën e marrëveshjes. Palombo është cak edhe i Juventusit.
Portieri i Milanit, Marco Storari, do të vazhdojë të qëndrojë në San Siro.Pas sezonit të fundit kur ai shkëlqeu te Sampdoria, Storari do të rikthehet në Milan sezonin e ardhshëm për të konkurruar me Christian Abbiati për të qenë zgjidhja e parë e portës rosonere.
33-vjeçari italian raportohet ka arritur marrëveshje të re trevjeçare me klubin italian, e cila do ta mbajë atë në klub deri në fund të sezonit 2012/2013.
Cristiano Ronaldo nuk është i brengosur për formën e tij në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, pasi që, sipas tij, golat vijnë sikurse kur del keçapi nga shishja e tij.“Golat janë sikur keçapi kur derdhet nga shishja, del i tëri përnjëherë. Por nuk jam i brengosur. Zoti e di kush punon shumë dhe kush meriton. Unë jam shumë i qetë. Unë dua të kem një kampionat të mirë, kush e di, ndoshta të jem më i miri. Do të luftoj për këtë. Synimi im gjithmonë ka qenë të jem më i miri”.
“Me topin jam mësuar më shumë se dy javë më parë. Nuk mendoj se do të jetë problem. Ne jemi stërvitur mjaft dhe jemi mësuar me të, jam i sigurt se driblimet, goditjet dhe kornerët do të jenë të mira”.
“Me vuvuzelat është vështirë të përqendrohesh në fushë. Shumë lojtarë nuk i pëlqejnë ato, por ata duhet të mësohen. Ekipet që nuk kanë bërë asgjë kanë kritikuar vuvuzelat, por duhet t’i respektojmë ato. Rrallëkush i do ato, por njerëzit që i pëlqejnë, janë vetë ata që iu bien atyre”, deklaroi Ronaldo.
Miroslav Klose ishte plot krenari në prononcimin e tij të parë për media pas ndeshjes ndaj Australisë, duke u shfaqur tejet i kënaqur me golin e 11-të të shënuar gjatë kampionateve botërore.“Gjithçka shkoi mirë dhe është me rëndësi që gjërat shkuan mirë në ndeshjen e parë. Ne kemi fituar respekt. Keni parë se jemi kënaqur me futbollin e luajtur në atë sfidë. Unë e di se mund t’ia dal. Unë ndjehem shumë mirë”, theksoi Klose.
Gjermania me këtë fitore, pos tri pikëve dhe pozitës së parë në grupin D, ka fituar edhe statusin e favoritit kryesor me paraqitjen fantastike të treguar ndaj australianëve.
Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, përpos se ka përsëritur që skuadra e tij është e fortë dhe është gati për Paraguain, ai ka lëvduar edhe aftësitë menaxheriale të Fabio Capellos.“Anglia është një nga rreziqet kryesore. Nuk është për shkak se Capello është italian, por për shkak se ai është fitues. Ai është trajner që ndërton skuadra pragmatike e që janë të përkushtuara. Të gjithë e kanë bërë Brazilin dhe Spanjën favorite dhe pajtohem me këtë fakt. Personalisht ndjej që Argjentina, Holanda, Gjermania, Italia, Franca dhe Anglia mund ta fitojnë. Janë ekipe që vijnë të fitojnë, jo thjeshtë për të marrë vetëm pjesë”.
“Nuk ka dyshim, ju siguroj se ekipi është gati të luajë një ndeshje të madhe. Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi, ata janë të gjithë të gatshëm pos Andrea Pirlos. Ai po e përmirëson gjendjen e tij. Ai ka ardhur me entuziazëm të madh këtu dhe nëse është gati për ndeshjen e tretë, do isha i kënaqur”.
“Një gjë që kam mësuar është që gjithçka që ndodh para Botërorit nuk vlen asgjë. Mund t’i fitoni dhjetë ndeshje me radhë, por nuk ka rëndësi. Një ekip i madh ngritet gjatë kampionatit. Besimi i ekipit rritet nga paraqitjet. Ata që luajnë ndaj Italisë gjithmonë ndjehen të frikësuar dhe me respekt. Nuk mendoj se do jetë ndryshe sivjet”, u shpreh Lippi.
Ish-menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, është emëruar trajner i klubit brazilian, Palmeiras.Scolari që ka drejtuar kombëtaret e Brazilit dhe Portugalisë, ka vendosur t’i rikthehet skuadrës që e drejtoi deri në vitin 2000. Ai zyrtarisht do të marrë nën drejtim Palmerias më 15 qershor.
61-vjeçari ishte trajner i skuadrës nga Uzbekistani, Bunyodkor, por u largua me pajtim të të dyja palëve, duke cituar edukimin e djalit të tij si arsyen kryesore të largimit.
















