Pas dështimit për të mposhtur Algjerinë dhe pas deklaratës së Rooneyt ku fajësoi tifozët për dështimin e kombëtares angleze, protagonisti kryesor ka kërkuar falje për prononcimin e tij.“Mbrëmjen e kaluar, në reflektimin e parë kam thënë gjëra nga nxehtësia e momentit, të cilat erdhën nga frustrimi si i paraqitjes ashtu dhe i rezultatit. Nga ana ime, unë kërkoj falje për ndonjë deklaratë që lëndoi dikë në fund të ndeshjes”, theksoi Rooney.
Anglia do të përballet me ‘ditën e gjykimit’ të mërkurën, kur do të duhet të mposhtë patjetër Slloveninë për të kaluar më tutje.
Mesfushori i Holandës, Mark Van Bommel, ka lëvduar rëndësinë e fitimit të të trija pikëve ndaj Japonisë në ndeshjen që u zhvillua pasditen e të shtunës.“Rezultati ishte i rëndësishëm, nëse e shikuat këtë ndeshje. Ne e kërkonim fitoren. Japonia luajti në mënyrë defensive, ne kemi pritur që ata të jenë më agresivë dhe më ofensivë. Ishte një ndeshje nervash”.
“Natyrisht, ne patëm fat te goli, por në fund do të shënonim dhe dy gola nga ato dy kundërsulme. Por, edhe Japonia pati disa raste”, deklaroi Van Bommel.
Holanda është më pranë se kurrë kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror, pasi që i ka mbetur vetëm edhe ndeshja ndaj Kamerunit më 24 qershor për ta vulosur këtë dhe për të mësuar se kush do jetë kundërshtari i radhës në fazën eliminatore.
FIFA, Meksika dhe Uruguai kanë mohuar spekulimet se Grupi A mund të jetë subjekt i konspiracionit.Meksika dhe Uruguai kanë nga katër pikë dhe e kryesojnë grupin A, ndërsa Franca së bashku me Afrikën e Jugut kanë nga një pikë. Me një barazim të mundshëm mes Meksikës dhe Uruguait, që të dy këto kombëtare do kualifikoheshin, me çka do të eliminohej Franca.
FIFA nëpërmjet një komunikate ka mohuar spekulimet për konspiracion, duke thënë se do të respektohet rregulla e ‘fair-play’. Ekziston frikë se mund të përsëritet skenari i evropianit të vitit 2004, ku Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2, me ç’rast e eliminuan Italinë.
Kombëtarja e Danimarkës ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej 1-0 për të fituar me rezulat 2-1 në ndeshjen e grupit E të Kupës së Botës përballë Kamerunit, duke mbajtur gjallë kështru shpresat për kualifikim në rundin e ardhshëm.Kameruni arriti të kalojë i pari në epërsi, kur një minutën e 10-të të takimit, pas një gabimi të Christian Poulsen, Pierre Webo asistoi për yllin e Interit, Samuel Eto'o, që shënoi golin e epërsisë.
Por danezët u përgjigjën që në pjesën e parë për të barazuar rezulatin. Në minutën e 33-të të takimit, pas një pasimi nga Dennis Rommedahl, sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, nuk e pati të vështirë të shënojë.
Edhe pse patën më pak raste në ndeshje, evropianët ishin më të saktë duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores që erdhi pas një ore lojë. Kësaj here e gjithë merita ishte krejtësisht e Dennis Rommedahl, që pasi kaloi mesfushorin Jean Makoun dërgoi topin në rrjet.
Fitorja le të hapur mundësinë e kualifikimit të Danimarkës për në rundin e ardhshëm, që do të vendoset në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Japonisë, e cila mbledh po ashtu tre pikë. Në grupin E, Holanda tashmë ka siguruar kualifikimin më tej pasi ka grumbulluar gjashtë pikë, ndërsa Kameruni është i eliminuar.
Përzgjedhësi i ShBA-ve, Bob Bradley, u tregua tejet i hidhëruar me gjyqtarin kryesor të takimit ShBA-Slloveni, i cili sipas tij e anuloi pa të drejtë një gol të amerikanëve.“Mendoj se ishte gol i rregullt. Gjëja e vetme që do të mund të akordohej, ishte penaltia për ne. Nuk kemi marrë përgjigje. Në fushë gjërat ndodhin shumë shpejtë. Nuk është një çështje për të cilën arbitrat do të dëshironin të bisedonin”.
“Ju mund të spekuloni sa të doni për cilindo arbitër. Aty nuk kishte asgjë. Ishte një gol i rregullt. Kjo është ajo. Ekipi si ekip pati një përgjigje të mirë ndaj golit të anuluar. Një rikthim prej 3-2 dhe rasti për t’u kualifikuar do ishte fantastike për të gjithë. Nuk ndodhi. Ne e kemi lënë këtë prapa nesh. Ne e dimë se nëse e fitojmë ndeshjen e fundit mund ta fitojmë grupin”, deklaroi Bradley.
Pas lëndimit të Gianluigi Buffonit janë rritur spekulimet se ai mund të largohet nga Juventusi, e të cilat megjithatë i hedh poshtë në mënyrë kategorike agjenti Silvano Martina.“Nuk kam shumë se çfarë për të thënë, Buffoni nuk është i kënaqur me atë që po ndodhë. Sidoqoftë, lëndimet ndodhin në futboll. Nuk ka nevojë për t’u brengosur, Juventusi do të vazhdojë t’i besojë atij”, tha Martina.
Po spekulohet se Juventusi po planifikon të transferojë portierin e Milanit, Marco Storari, si zëvendësim për Buffon.
Real Madridi është duke e kërkuar anësorin e Marseille, Hatem Ben Arfa, gjithnjë sipas sportives franceze L’Equipe.Mesfushori 23 vjeçar, i cili është lojtar i Marseille që nga viti 2008, është shndërruar në atraksion të klubeve si Everton, Manchester United dhe PSG. Spekulimet e fundit thonë se Real Madridi është duke e monitoruar situatën e Ben Arfas, pasi që Jose Mourinho planifikon ta gjallërojë klubin e tij të ri.
Sidoqoftë, besohet se Ben Arfa nuk është prioritet në listën e Jose Mourinhos, por do shndërrohej në të tillë nëse dështon transferimi i anësorit të Benficas, Angel Di Maria.
Federata franceze e Futbollit (FFF), ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka përjashtuar nga kombëtarja sulmuesin Nicolas Anelka, për shkak te sjelljes jo të mirë ndaj trajnerit, Raymond Domenech.Sipas informacioneve nga shtabi i kombëtares farnceze, përjashtimi vjen si pasojë e një shpërthimi të Nicolas Anelkas ndaj përzgjedhësit Raymond Domenech, në pushim të pjesës së parë në sfidën ndaj Meksikës.
Sipas France Football, në pushim të pjesës së parë në sfidën ndaj Meksikës, pranë rezultatit 0-0, mësohet se Domenech i ka thënë Nicolas Anelkas që të mos devijojë nga pozita e tij si sulmues qendror, gjë që nuk i pëlqeu Anelkas.
“Shko pa***hu me veten, ti bir i ndyrë bushtre”, u përgjigj Nicolas Anelka.
“Në rregull, do të zëvëndësohesh”, përfundoi Domenech duke e dërguar në zhveshtore Anelkan.
Sipas mediave franceze, Nicolas Anelka mund të largohet nga kampi francez në Afrikën e Jugut.
Kjo nuk është e tëra. Se futbollistëve francez u mungon edukata, e tregon fakti që William Gallas ia drejtoi gishtin e mesëm një gazetari të televizionit publik francez TF1, pasi që ky i fundit kërkoi ta intervistonte mbrojtësin francez.
Përzgjedhësi kontrovers i Uruguait, Oscar Tabarez, i ka thënë shtypit se ai është duke menduar vetëm për fazën grupore dhe se ende nuk e di se mund të përballet me Argjentinën në 1/8 e finales.“Ne jemi të fokusuar vetëm në rivalët tanë të fazës grupore. Kush është Argjentina? Nëse ndodh të ndeshemi me Argjentinën, atëherë ne do t’i mposhtim ata, nuk do të largohemi aq lehtë nga ky Botëror. Ne duhet të përfitojmë nga çfarë kemi arritur dhe të mos përfshihemi në spekulime dhe teori tjera”, theksoi Tabarez.
Uruguai është shumë pranë fazës tjetër, ndërsa një barazim ndaj Meksikës do t’u garantonte uruguaianëve një shmangie të përballjes me Argjentinën.
Edhe pse me një lojtarë më shumë në fushë për pjesën më të madhe të ndeshjes, kombëtarja e Ganës nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim në takimin e sotëm të grupit D përballë kombëtares së Australisë.Të dy golat e ndeshjes, e cila në posedim ishte e baraspeshuar, u shënuan gjatë pjesës së parë. Australianët kaluan në epërsi të parët. Në minutën e 11-të, pas një harkimi të topit nga Mark Bresciano dhe mbrojtje të portierit Richard Kingson, topi u kthye në lojë dhe Brett Holman shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Por në minutën e 25-të të ndeshjes australian pësuan goditjen më të madhe. Harry Kewell prek topin me dorë në zonën e ndaluar për t’i falur një penalti kombëtares së Ganës, derisa Asamoah Gyan ishte i saktë nga pika e bardhë.
Me pikën e fituar Gana mban kreun e grupit D me katër pikë, një më shumë se Serbia dhe Gjermania.
E përditshmja katalanase, El Mundo Deportivo, ka lansuar një spekulim sensacional ku pohon se mesfushori argjentinas do të refuzojë një kalim te Interi, për t’u transferuar te Barcelona.Sipas mediave italiane, Masherano është 99.9% lojtar i Interit, mirëpo raportet e fundit thonë se argjentinasi dëshiron të kalojë te Barcelona. Mësohet se Mascherano i ka thënë Messit se ai dëshiron të luajë në Camp Nou.
Yaya Toure është shumë pranë largimit në drejtim të Cityt dhe Guardiola tashmë ka filluar kërkimet për një mesfushor defensiv. Guardiola sezonin e kaluar bëri ofertë prej 20 milionë eurosh për Mascheranon, që atëkohë u refuzua nga Benitez. E ardhmja e Mascheranos varet nga shuma që do t’i ofrohet Liverpoolit, me Barcelonën që tashmë ka shpenzuar 40 milionë në David Villën.
Kombëtarja holandeze ka shënuar fitore minimale ndaj asaj japoneze me golin e vetëm të shënuar nga Wesley Sneijder.Edhe pse gëzuan një posedim më të lartë të topit, holandezët nuk arritën të kërcënojnë shpesh portën e kombëtares së Japonisë.
Pas një pjese të parë pa gola, kombëtarja e portokalltë arriti të kalojë në epërsi tetë minuta në pjesë të dytë. Pas një dështimi nga afërsia të Robin van Persie, ky i fundit arriti të dërgojë topin te Wesley Sneijder, goditja e fuqishme e të cilit nuk arriti të ndalohet nga portieri japonez Eiji Kawashima.
Derisa holandezët patën rast ta dyfishojnë epërsinë me anë të zëvendësuesit Ibrahim Afellay në minutat e fundit të ndeshjes, japonezët për pak sa nuk bënë befasinë në minutën e fundit, kur goditja e Shinji Okazaki përfundoi mbi portën e Maarten Stekelenburg.
Me këtë fitore Holanda mbledh gjashtë pikë për të shkelur me një këmbë në rundin e ardhshëm të Kupës së Botës.
Milani është në përgatitje të lansimit të ofertave në tregun spanjoll të transferimeve, për mbrojtësin në pronë të Barcelonës, Martin Caceres, dhe për sulmuesin brazilian të Sevillas, Luis Fabiano.Përkundër faktit se Milani ende nuk ka nënshkruar me Masimiliano Allegrin për trajner të ri, Rosonerët kanë përvjelë mëngët. Martin Caceres që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Juventusi, pritet që të mos transferohet përfundimisht nga biankonerët, ndërsa Barcelona dëshiron ta shesë atë. Caceres pëlqehet te Milani, por drejtuesit rosoner nuk duan të paguajnë 11 milionë euro për të, por ta marrin si huazim.
Përpos Caceres, Milani ka në radar edhe sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano. Milani shpreson ta shesë holandezin Huntelaar për 15 milionë euro, për të shtuar dhe 11 milionë euro të tjera për sulmuesin brazilian. Fabiano ishte pranë kalimit te Milani sezonin e kaluar.
Federata angleze e Futbollit (FA) ka nisur një ankesë në FIFA për shkak të një incidenti të ndodhur në zhveshtoren e kombëtares angleze pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Algjerisë.FA është hidhëruar me faktin që një tifoz ka tejkaluar të gjitha masat e sigurisë, duke hyrë në zhveshtoren e kombëtares angleze pas ndeshjes, ku ofendoi rëndë David Beckhamin dhe lojtarët tjerë.
“Ne kemi nisur një ankesë në FIFA për shkak të ndërhyrjes në zhveshtore. Një tifoz arriti të tejkalojë masat e sigurisë së FIFA-s. Ne zyrtarisht jemi ankuar në FIFA. Kjo është e papranueshme, por fatmirësisht nuk ka dëme serioze nga kjo”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga FA.
Ky hidhërim i FA vjen për shkak se pak para ndërhyrjes së këtij tifozi, në zhveshtore kishin qenë Princi Harry dhe Princi William.
Manchester City ka rishfaqur interesimin në sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, duke ia dërguar Interit me faks një ofertë prej 24 milionë eurosh.Gjithnjë sipas Il Corriere dello Sport, oferta do të pranohej menjëherë nga hierarkia Nerazzure, por problemi qëndron që Rafa Benitez e dëshiron argjentinasin Carlos Tevez. Nëse City lejon që Tevez të largohet, atëherë Interi do ta lejojë transferimin e Balotellit.
Por, nuk besohet se mund të ketë diçka konkrete në këtë aspekt, pasi që Manchester City nuk dëshiron ta përfshijë sulmuesin kryesor në kurrfarë negociatash, e për më shumë, këto spekulime i ka hedhur poshtë agjenti i Balotellit, Mino Raiola.

Bosi i Anglisë, Fabio Capello, ka pranuar se ai nuk ka ide se çfarë është duke ndodhur me sulmuesin më të mirë anglez, Wayne Rooney, pas paraqitjeve të tija zhgënjyese në Botëror.
“Nuk e di. Nuk më pëlqen të flas për një lojtar, për paraqitjen e një lojtari. Unë preferoj të flas për paraqitjen e ekipit. Por po, Rooney nuk luajti si Rooney, mirëpo nuk është vetëm problemi i tij ky”, theksoi Capello.
Capello gjendet në telashe të mëdha, pasi që duhet të mposhtë një Slloveni të papërshtatshme për t’u kualifikuar më tej.
“Nuk e di. Nuk më pëlqen të flas për një lojtar, për paraqitjen e një lojtari. Unë preferoj të flas për paraqitjen e ekipit. Por po, Rooney nuk luajti si Rooney, mirëpo nuk është vetëm problemi i tij ky”, theksoi Capello.
Capello gjendet në telashe të mëdha, pasi që duhet të mposhtë një Slloveni të papërshtatshme për t’u kualifikuar më tej.
Kur Javier Zanetti ishte lënë jashtë përfaqësueses argjentinase për këtë Botëror, ai kishte premtuar se do të ishte prapa ekipit në çdo moment, ndërsa këtë e vërtetoi dhe Javier Mascherano në një konferencë për shtyp.“Dua t’iu tregoj juve diçka, që është shumë me rëndësi. Dua të them, se para dhe pas çdo ndeshje, unë pranoj mesazhe nga Javier Zanetti. Ky lloj veprimi e definon atë si futbollist dhe njeri. Ai vazhdon të mbetet shembull për ne”, theksoi Mascherano.
Diego Maradona bëri një nga zgjedhjet më kontroverse të kësaj dekade kur la jashtë formacionit kapitenin legjendar Zanetti, që sivjet e udhëhoqi Interin drejt një triplete historike.
Në deklaratën e parë pasi mori vesh se nuk do jetë pjesë e kombëtares, Zanetti tha, “Unë do të jem tifozi numër një i kombëtares”. Legjenda Nerazzure ndodhet në Afrikën e Jugut si analist i Televisa Deportes. Ai do të shkojë dhe në bazën e kombëtares Gauçose në Pretoria, me ç’rast pritet të mbajë një fjalim motivues.
“Maicon është një lojtar fantastik, që ka dalë para Daniel Alvesit te Brazili, por ai është po thuajse 30 vjeçar (Maicon është 28 vjeçar)”.
“Nëse vjen një megaofertë, atëherë unë do të lejoj që ai të largohet. Nëse vjen një ofertë e stilit të Realit, ai do të shitet sepse karriera e tij është në përfundim”, deklaroi Carboni për AS.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka përshëndetur skuadrën mbretërore Real Madrid, duke ia bërë me dije se ai nuk ka ndërmend të largohet deri në fund të karrierës së tij nga kryeqyteti italian.“E ardhmja ime? Është e shkruar. Sensi refuzoi një ofertë dhe tha se do të qëndroj te Roma përjetë, jo vetëm deri në fund të kontratës”, theksoi De Rossi për të ardhmen e tij.
Ndërsa i pyetur për Botërorin, ai shtoi, “Nuk ka ndeshje që mbarojnë 6-0. Shikoni në Spanjën ose Gjermaninë, ose mënyra se si vuajti Brazili apo dështimi i Francës. Favoriti im është Argjentina, por Italia është Itali”, përfundoi mesfushori Azzur.
Një ndër trajnerët me të respektuar në qarqet e futbollit italian, Zdenek Zeman, ka vënë në pikëpyetje gjasat e Italisë në këtë Botëror.“Është një ekip që nuk godet dhe kur nuk godisni atëherë është vështirë të fitohen ndeshjet. Kur prisni kornerë apo gjuajtje të lira, atëherë gjithçka bëhet më e vështirë”.
“Mendoj se ata duhet të punojnë shumë. Sa për ekipin, unë do t’i ftoja ata që janë në gjendje të luajnë”, tha Zeman duke iu referuar mos thirrjes së Balotellit dhe Cassanos.
Një ndër sulmuesit më zhgënjyes të Botërorit të sivjetmë, Wayne Rooney, ka akuzuar tifozët e Anglisë për mos mbështetje pas barazimit ndaj Algjerisë.Gjatë edhe atyre pak rasteve jo mirë të krijuara nga Tre Luanët, futbollistët anglez në fushë ishin vërshëllyer nga tifozë anglez, ndërsa Rooney ishte një nga futbollistët më të dobët në këtë sfidë.
“Mirë t’i shihni tifozët tuaj duke ju vërshëllyer. Ja çfarë është mbështetje besnike”, theksoi Rooney i nervozuar pas takimit.
Anglia megjithatë e ka fatin në duart e veta, pasi me një fitore ndaj Sllovenisë në ndeshjen e fundit të grupit C, për të kualifikohet për në fazën e ardhshme.
Portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon do të ketë ndërhyrje kirurgjike pas Kupës së Botës, bën të ditur Tuttosport.Buffon, i cili pësoi lëndimin gjatë një seance stërvitore para ndeshjes me Paraguain, nuk do të jetë pjesë e mëtejme e turneut, pavarësisht shpresave të pakta se ai mund të rikuperohet.
Italiani do të futet në thika sapo kombëtarja të rikthehet në Itali nga Afrika e Jugut. Raportohet se operacioni do ta mbajë atë jashtë fushe për së paku katër muaj, që e detyron Juventusin të përshpejtojë transferimin e Marco Storarit nga Milani.
Ekipi i Nikolai Valuev raportohet se ka pranuar ofertën nga kompania K2 Promotions për t’u përballur me kampionin në fuqi në kategorinë WBC, Vitali Klitscho.Ka pasur shumë spekulime nëse kjo luftë do të zhvillohet, por Don King ka konfirmuar se Valuev (50 fitore – 2humbje, 34 me knock-out), i cili u mposht nga David Haye në nëntor, do të përballet me Klitschko (40-2, 38 KOs) me datën dhe vendin që ende nuk janë caktuar.
“K2 Promotions i ka ofruar Nikolai Valuev 2.5 milionë dollarë të përballet me Vitali Klitschko, dhe në interes të Ekipit Valuev, ne e pranojmë ofertën e tyre. Nikolai Valuev është krenaria e Rusisë dhe rusëve, dhe dëshiron të luftojë për vendin e tij dhe fansat e tij”, ka thënë Don.
Agjenti i mbrojtësit të Portsmouth, Nadir Belhadj, ka bërë të ditur se Lazio është e interesuar të nënshkruajë me lojtarin.27-vjeçari aktualisht është në detyrë në Kupën e Botës me kombëtaren e Alergjisë dhe është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Portsmouth, pas rënies së ekipit në ligën e dytë.
“Po e konfirmoj interesimin e Lazios për lojtarin, ne jemi duke pritur një marrëveshje me klubin. Gara është e vështirë por jam i sigurt se Lazio nuk do të humbë një lojtarë të mirë si Belhadj”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka eliminuar kombëtaren e Brazilit nga lista e favoritëve për të fituar Kupën e Botës.Redknapp thotë se njerëzit janë shumë të ngazëllyer për Brazilin dhe beson se Fabio Capello mund t’ia dalë në Afrikën e Jugut.
“Ne (Anglia) nuk do të kemi mundësi më të mirë se kjo për të fituar Kupën e Botës. Ne kemi lojtarë të mirë, kjo është koha jonë, është shansi jonë”, ka thënë trajneri i Tottenhamit.
“Ne po e vlerësojmë së tepërmi Brazilin. Të gjithë mendojmë se Brazili është fantastik. Por Elano nuk mundi t’ia dalë në Angli. Robinho në Manchester City, ata e larguan në fund”.
“Gilberto Silva ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm në Arsenal, por Wenger mendoi se është koha ai të largohet. Ne ndonjëherë i mbivlerësojmë këta njerëz dhe unë mendoj se jemi po aq të mirë si grup, ai çdokush tjetër dhe kjo është një shans i mirë për ne”, ka shtuar Rekdnapp.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, nuk do të paguajë shumë para për lojtarët të cilët kanë luajtur në Kupën e Botës.Moyes është në Afrikën e Jugut duke përcjellë lojtarë derisa punon edhe si ekspert për media, por është i vetëdijshëm për harxhimet e mëdha në lojtarët të cilët tregojnë paraqitje të mira në këtë garë.
“Nuk mendoj se duhet të kthehesh nga Kupa e Botës dhe të blesh pasi në të kaluarën shumë njerëz kanë blerë nga Kupa e Botës dhe kjo nuk ka funksionuar. Po ashtu është shumë shtrenjtë, pasi nëse dikush ka pasur vërtet një paraqitje të mirë, klubet e tyre kërkojnë edhe më shumë para”, ka thënë Moyes.
Anglia barazoi pa gola me njërën nga përfaqësueset jofavorite të Kampionatit të sivjetmë Botëror, Algjerinë, kurse trajneri Fabio Capello shfaqi vendosmëri pas ndeshjes duke thënë se do të bëjë ndryshime për takimin e fundit të fazës grupore, kur Tre Luanëve u kryen punë vetëm fitorja.“Ekipi nuk luajti me shpirtin që më pëlqen. Unë mund të bëj ndryshime, unë do të tentoj të bëj diçka më ndryshe. Ne nuk e fitonim topin me shpejtësinë e duhur. Ne luajtëm pa presion. Ne nuk luajtëm mirë. Ne humbën pasime të lehta. Ne duhet të luajmë një lojë tjetër dhe shpresojmë se do jemi të kënaqur”.
“Nuk e di nëse është presion apo vetëm një moment jo i mirë. Nuk ishte ekipi i njëjtë që njoh, ekipi që e njoh unë kur ne stërvitemi. Ndoshta për shkak të presionit. Shpresoj se nuk është në pyetje frika. Nuk do jetë e vështirë ta ngre ekipin. Do jetë rasti i fundit për kualifikim. Lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë”, deklaroi pas ndeshjes Capello.
Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, ka thënë se ekipi nuk është i kënaqur me paraqitjen e treguar në fushë, pas barazimit skandaloz ndaj Algjerisë.“Çfarë na mungoi? Goli. Ne nuk jemi të kënaqur me paraqitjen, na duhet më shumë, ne duhet të qëndrojmë në këtë kampionat deri në fazat përfundimtare, por duhet të përmirësohemi. Ne nuk ishim mjaft të mirë në fund të ndeshjes për të siguruar fitoren”.
“Ne nuk ishim mjaft agresivë, ne kurrë nuk e fituam topin në kohën e duhur dhe nuk patëm vullnet në fund të ndeshjes. Nuk duhet të fajësojmë presionin mbi ne, nuk ka falje. Ne e dimë se duhet ta kryejmë punën dhe e dimë se në ndeshjen e fundit do ketë edhe më shumë presion”.
“Por, të luajmë në këtë nivel, duhet të dimë se si të merremi me presionin, nëse luajmë nën të. Në asnjë moment nuk ishim në nivel, nuk ishim mjaft të mirë. Ne duhet ta mposhtim Slloveninë. Natyrisht, ata janë për çdo lëvdatë. Kjo është finalja e tyre e Botërorit dhe ata arritën të na nxjerrin një barazim. Por, duhet të shikojmë veten”, deklaroi Gerrard.
SHBA-të kanë arritur të barazojë rezultatin në mënyrë sensacionale në takim ndaj Sllovenisë, në ndeshjen më të mirë deri tani në këtë Botëror, ndërsa pas takimit përzgjedhësi amerikan, Bob Bradlay, u shpreh të jetë i kënaqur me mënyrën se si luftoi ekipi i tij.“Edhe njëherë mendoj se ky ekip shfaqi shpirtin e vet luftarak. Komplimentet duhet t’u shkojnë të gjithë lojtarëve. Ne ende kemi mundësi për t’u kualifikuar më tej”.
“Sa për golin e djalit tim (Michael Bradley, i cili shënoi golin e barazimit), natyrisht emocionoheni si trajner. Për mua, po, unë isha i lumtur si baba ashtu dhe si trajner”, deklaroi Bradley.
Trajneri i Japonisë, Takeshi Okada, ka kërcënuar Holandën me disfatë, para zhvillimit të takimit në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E.“Ne tani kemi një stil japonez të lojës edhe pse kjo nuk është një teknikë apo shkathtësi, madje ka pasur përmirësime. Por, ne gjithashtu jemi fokusuar në strategjitë se si t’i mposhtim ‘peshqit e mëdhenj’”.
“Ne e dimë se kemi të bëjmë me një ekip të sofistikuar, por besojmë se kemi gjasa për fitore nesër (e shtunë). Ne nuk duhet të ndjehemi të vegjël edhe pse Holanda ka lojtarë të klasit Botëror në skuadër. Ne duam t’i hyjmë kësaj sfide me gjithë fuqinë që ka ky ekip”.
“Fitorja ndaj Kamerunit na ka dhënë shtysë dhe besim të madh. Lojtarët po fokusohen se si të luajnë me përkushtimin e njëjtë nesër. E kam planin për disfatën e Holandës”, përfundoi Okada.
Para fillimit të xhiros së dytë të Grupit E, trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, thotë se nuk e ka ndërmend të fokusohet vetëm në superyllin kamerunas Samuel Eto’o, në takimin kundër kombëtares së tij.“Eto’o është një nga lojtarët e tyre kyç, ashtu si Nicklas Bendtner për ne. Por, nëse ekziston një lojtar kundërshtar, ndaj të cilit fokusoheni, atëherë lejoni hapësirë në çdo anë”.
“Ne duhet të përqendrojmë vëmendjen jo vetëm në atë se si Eto’o të mos shënojë gol, por se si ta ndalojmë atë nga pasimet për lojtarët tjerë”, deklaroi Olsen për FIFA.com.
















