Numri një i botës, Rafael Nadal dhe numri një i Britanisë, Andy Murray, kanë fituar duelet e tyre të para në rrethin e parë të turneut më të madh të tenisit, Wimbledon.Nadal regjistroi fitore me rezultat 6-2, 6-4 dhe 6-4, ndaj japonezit Kei Nishikori, ndërsa në rrethin tjetër takohet me holandezin Robin Haase, që tejkaloi James Blake.
Andy Murray nga ana tjetër e filloi fushatën e tij të pestë në Wimbledon me një fitore prej 7-5, 6-1 dhe 6-2 ndaj çekut Jan Hajek.
Kapiteni i Francës, Patrice Evra, ka thënë se ai do ta zbulojë të vërtetën prapa skandalit francez brenda kësaj jave, në një konferencë të veçantë për shtyp.“Mendoj se nuk është koha për të dhënë llogari, por koha për të kërkuar falje. Kjo kërkim falje është për miliona francezë. Unë desha ta bëja dje, por trajneri Raymond Domenech nuk më la”.
“Unë do të mbaj një konferencë për shtyp brenda kësaj jave. Populli francez duhet ta dijë të vërtetën, sepse ekipi i Francës, u takon francezëve. Ne ishim të pakënaqur për vendimin e marrë për Nicolas Anelkan, por gjithçka do të dini shumë shpejtë. Unë do të detajizoj çdo gjë në një konferencë për shtyp… Do t’u njoftoj gjatë javës”, ka thënë Evra pas ndeshjes turpëruese ndaj Afrikës së Jugut.
Steven Gerrard ka premtuar paraqitje shumë më të mirë nga futbollistët anglezë në ndeshjen vendimtare ndaj Sllovenisë, që peshon kualifikimin e Anglisë në xhiron tjetër, ndërsa fitorja ndaj ballkanasve është zgjidhja e vetme për Tre Luanët.“Është situatë ‘o jetë o vdekje’ dhe ne duhet të përmirësojmë paraqitjen nga hera e kaluar. Stërvitja ishte shumë e mirë këtë mëngjes dhe ne duket sikur jemi të gatshëm për ta bërë punën. Lojtarët janë të lënduar nga paraqitja ndaj Algjerisë. Ne e turpëruam kombin. Ne nuk jemi kënaqur ditët e fundit, për shkak të kritikave dhe ndjenjës se nuk kemi bërë diçka si duhet”.
“Ne nuk kemi humbur ndaj Algjerisë, por natyrisht mungoi shumë nga ajo paraqitje. Na nevojitej klimaksi në fund të takimit, por goli nuk erdhi. Ne duam ta bëjmë nesër kombin krenar me ne dhe për këtë jemi të gatshëm edhe të vdesim”, deklaroi Gerrard.
Pas fitores së madhe prej 1-0 ndaj Meksikës dhe sigurimit të vendit të parë në Grupin A, përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez ka thënë se ende pritet më e mira nga ekipi i tij.“Nuk mendoj se kemi arritur atë që kemi dëshiruar. Ne kemi treguar se jemi ekip i vështirë për të hyrë në duele dhe nëse shikoni historinë tonë nëpër Botërore, atëherë unë jam i kënaqur”.
“Si trajner jam shumë i kënaqur që shoh se si është përfshirë grupi im. Kjo është një skuadër e shkëlqyer, ka kohezion dhe miqësi mes lojtarëve, ata janë shumë të përkushtuar në punën që e bëjnë. Ata kanë arritur të zgjohen nga gjumi, kur kanë rënë në gjumë. Ata kanë bërë një punë të papërsëritshme”, tha Tabarez për AFP.
Mesfushori kreativ brazilian, Kaka, siç duket është duke ndjekur hapat e paraardhësit të tij, Pele, pasi që ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnerin e Argjentinës, Diego Armando Maradona.“Është qesharake që dikush si Maradona dëshiron të flasë për golin e Fabianos. Ai ka njohuri të mjaftueshme se si shënohen gola me dorë. Maradona nuk ka lidhje me futboll”, theksoi Kaka për Clarin.
Kaka shtoi se FIFA duhet të ndalojë së treguari xhirimet e ngadalësuara të golave të shënuar në ekranet gjigante të stadiumeve në ndeshjet e Botërorit, ashtu siç nuk e tregoi se si ai e mori kartonin e kuq në sfidën ndaj Bregut të Fildishtë.
Lufta e fjalëve mes dy legjendave Pele dhe Diego Armando Maradona nuk shfaq shenja se do të ndalet, me brazilianin që ka lansuar sulmin e ri ndaj rivalit të tij të librave të historisë.“E tërë bota e di se Maradona më do mua. Ai më adhuron mua. Kur u hap emisioni i tij në Argjentinë, ai më ftoi. Ata patën një gosti në Boca Juniors dhe unë isha atje. Maradona më do mua dhe sa herë ka nevojë për vëmendje, ai më thërret”, tha legjenda braziliane.
Pele gjithashtu foli për golin me dorë të Luis Fabianos, për të cilin Maradona tha se brazilianët bëjnë gjithçka për të fituar një ndeshje.
“Mendoj se Fabiano përdori pak veprimet tona. Pak nga koka ime dhe pak nga dora e Maradonas”, përfundoi deklaratën e tij bombastike, Pele.
Pas humbjes prej 1-0 nga Uruguai, përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, tha se lojtarëve të tij u mungoi shpirti dhe qëndrimi i duhur.“Mendoj se është mungesa e qëndrimit të duhur. Ne vërtet nuk dëshiruam ta fitonim ndeshjen. Mendoj se ajo që na mungoi ishte energjia. Ne e pranuam golin dhe më pas tentuam të rikthehemi, por nuk kemi mundur dhe më pas ne e humbëm shpirtin tonë. Tani jemi në 1/8 e finales. Ne do të tentojmë të rikthehemi dhe të bëjmë më të mirën që të arrijmë sa më shumë në Botëror”.
“Mendoj se Uruguai e filloi mirë takimin dhe mendoj se FIFA është tani e siguruar se kemi luftuar për fitore. Ne nuk luajmë për barazim, ne natyrisht hymë për të fituar. Ne ishim besnikë në stilin tonë dhe dallimi ishte një gol”, tha Aguirre.
Përfaqësuesja e Koresë së Jugut ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2 kundër Nigerisë, i cili ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në fazën e 16 më të mirëve.Kalu Uche shënoi golin e parë për Nigerinë, pas një harkimi të mirë të ulët nga Odiah (12’). Një gjuajtje të lirë e shfrytëzoi mjaft mirë Ki S. Y. që harkoi në mënyrë milimetrike te Jung-Soo Lee, i cili e barazoi rezultatin (38’).
Në pjesën e dytë, përkundër presionit të nigerianëve, janë jugkoreanët ata që kalojnë në epërsi. Chu-Young Park, shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të. Nigerianët u munduan që të shënojnë dy herë, por arritën që vetëm ta barazojnë rezultatin me anë të Yakubu Aiyegbeni që shënoi nga pika e bardhë.
Lars Lagerback në fund të takimit luajti me pesë sulmues, por asnjë prej tyre nuk arriti të shfrytëzojë rastet e treguara.
Me këtë barazim, Nigeria nuk arrin të kualifikohet më tej, ndërsa ky barazim u shkon përshtati jugkoreanëve, që me 4 pikë në pozitën e dytë në 1/8 e finales, takohen me Uruguain.
Përfaqësuesja e Argjentinës ka mposhtur Greqinë me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë e ka përjashtuar nga ky Kampionat Botëror, duke qenë se helenët nuk arritën të grumbullojnë pikët e nevojshme për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.Argjentinasit dominuan gjatë gjithë takimit, mirëpo nuk ishin edhe aq të motivuar për të shënuar gola, duke qenë se edhe me barazim do të kryesonin Grupin B.
Goli i parë erdhi në minutën e 77-të, kur pas një rrëmujë para portës, më së miri u gjet Martin Demichelis për të kaluar përfaqësuesen e tij në epërsi.
Fitoren e vulosi Martin Palermo, i cili në minutën e 89-të realizoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas kësaj fitoreje, Argjentina kryeson Grupin B me efikasitet qind për qind, tri ndeshje tri fitore, ndërsa Greqia duhet të paketojë valixhet, pasi që vendin e dytë në këtë grup e zuri Koreja e Jugut me pikë të barabarta me Nigerinë, por me golaverazh më të mirë.
Në 1/8 e finales, Argjentina për kundërshtar do ta ketë Meksikën, ndërsa Koreja e Jugut do të luajë kundër Uruguait.
Pasi ia shkaktoi kombit të tij njërën prej katastrofave më të mëdha në historinë e futbollit francez, njeriu më i urryer në Francë, Raymond Domenech, ka deklaruar se është i zhgënjyer, por se sheh një ekip të pavdekshëm në sytë e tij.“Si të gjithë edhe ne jemi të zhgënjyer, pasi që edhe në këtë ndeshje pashë pak nga ajo që prisja, pak zemër, bashkësi dhe solidaritet”.
“Nuk është koha të analizojmë atë që ka ndodhur. Ky ekip ka potencial të vërtetë. Ka pasur momente të jashtëzakonshme dhe do të ketë ende. Kombëtarja e Francës nuk vdes kurrë. Do të ringjallet”, ka thënë Domenech që pritet të zëvendësohet shumë shpejtë nga Laurent Blanc.
Vlen të ceket se Domenech ishte aq i zhgënjyer, sa që nuk pranoi të shtrëngonte duart me homologun e tij Carlos Alberto Parreira.
Pasi shkaktoi njërën prej befasive të këtij kampionati me mposhtjen e Francës, edhe përkundër eliminimit, përzgjedhësi i Afrikës së Jugut, Carlos Alberto Parreira, ka thënë se është krenar në lojtarët e tij.“Jam krenar me djemtë e mi. Ata e dëshmuan përparimin e mirë”, theksoi pas ndeshjes Parreira.
Nga ana tjetër, mbrojtësi që shënoi gol, Khumalo, tha: “Ne e kemi ditur se çfarë është dashur të bëjmë sot dhe goli i hershëm na ndihmoi shumë”.

Agjenti i Burdissos, Fernando Hidalgo, ka thënë se çmimi prej 8 milionë eurosh që kërkohet nga Interi, e të cilin nuk dëshiron ta paguajë Roma, është në gjendje ta paguajë pa problem Manchester City.
“Burdisso? Roma dhe Interi do të takohen të hënën, çmimi i Interit është i lartë, por nëse nuk arrihet një marrëveshje, lojtari do të kthehet në Milano. Nuk e di nëse ka vend për atë te Interi. Ai dëshiron të qëndrojë te Roma”.
“Manchester City? Interi më ka treguar për interesimin e klubit britanik, nuk e kam ditur më parë”, deklaroi Hidalgo për Sky Italia.
Futbollistët e Interit, Davide Santon dhe Mario Balotelli, përfunduan ‘testin e maturës’ të martën, por pyetja kryesore e gazetarëve ishte se a është në gjendje Interi ta përsërisë suksesin e tre titujve këtë sezon.“A mund ta fitojmë sërish tripletën? Është sigurisht e mundshme që ne mund ta përsërisim atë”, theksoi Santon për La Repubblica.
“Unë jam i zhgënjyer që nuk jam në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, gjuri im nuk ma lejoi atë. Sa për Interin, nuk dua të flas për zgjedhjet që bën klubi. Mourinho? Unë gjithmonë dua ta falënderoj atë dhe t’ia dëshiroj gjithë fatin e mundshëm”, ka thënë Santon.
Sir Alex Ferguson ka lëvduar sulmuesin e tij të posa transferuar, Javier Hernandez, për paraqitjet e tija me Meksikën në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.22-vjeçari u transferua në mënyrë befasuese te Manchester United për 10 milionë funte, ndërsa ‘dhëmbët i tregoi’ me golin e parë të shënuar në sfidën e fituar të Meksikës ndaj Francës me rezultat 2-0.
“Ai luajti shumë mirë ndaj Francës. Ai tregoi lëvizshmëri të mirë, ai është i shpejtë dhe ai i sheh hapësirat shumë mirë. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij”, theksoi Fergie.
Holanda, përkundër faktit se ka siguruar kualifikimin, nuk ka shfaqur lojën e shkëlqyer që jemi mësuar të shohim nga ky reprezentacion, ndërsa për këtë ka arsye përzgjedhësi Bert van Marwijk, që shprehet se skuadra e tij di dhe mund të luaj më mirë.“Është gjithnjë mirë të fitosh dy herë radhazi dhe ne kemi arritur të kualifikohemi në fazën tjetër. Gjithmonë shpresoni se mund ta bëni, nuk është aq e lehtë sa tingëllon. Kështu që, nëse e arrini këtë, mund të jeni mjaft të kënaqur. Por, ka ende hapësirë për t’u përmirësuar ekipi gjatë kampionatit. Ne mund të luajmë më mirë. Për shembull, në ndeshjet miqësore ndaj Meksikës, Ganës dhe Hungarisë, ne luajtëm në mënyrë më atraktive dhe shënuam shumë më shumë gola”.
“Por, e shihni që në Botëror është shumë më vështirë. Të gjithë duan të shënojnë një ose dy herë brenda 10 minutave, por nuk është dhe aq lehtë. Kundërshtarët janë gjithnjë shumë mirë të organizuar. Në përgjithësi, ndaj neve luajnë shumë lojë defensive, kështu që ka më pak hapësira në gjysmëfushën e kundërshtarëve. Ndeshjen ndaj Kamerunit e marr shumë seriozisht, pasi që lojtarët duhet të tregojnë çfarë kanë mësuar. Ne duam të përmirësohemi pas secilit takim”, deklaroi Van Marwijk për gazetarët.
Përfaqësuesja e Francës ka zhvilluar njërin prej botërorëve më të këqij në histori, duke u eliminuar që në fazën grupore pas dy humbjesh dhe një barazimi të vetëm.Afrika e Jugut ka mposhtur Francën para një atmosfere impozante në stadiumin Free State të Bloemfoentin, me rezultat 2-1.
Me të filluar takimi, jugafrikanët u tregun shumë më të përqendruar se francezët, të cilët qartë shfaqën situatën jo të mirë morale.
Bongani Khumalo shfrytëzon një gabim të portierit Hugo Lloris, duke shënuar me kokë për epërsinë e parë të Afrikës së Jugut dhe elektrizimin e vuvuzelave (20’).
Gjashtë minuta më vonë, Joan Gourcuff përshëndetet me karton të kuq nga Botërori, pas përdorimit të bërrylit në kundërshtarin e tij Sibaya.
Pas një depërtimi të mirë të Tshabalalas, në zonë arriti të harkojë Masilela, që e gjeti të vetmuar sulmuesin Katlego Mphela (37’), i cili shënoi golin e dytë për nikoqirët.
Në gjysmën e dytë, Franca u shfaq më e stabilizuar dhe si rezultat shënoi golin e nderit dhe të vetmin në këtë Botëror, me anë të Florent Maloudas që realizoi pas asistimit të Franck Ribery.
Përkundër fitores, rezultati i Afrikës së Jugut nuk ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej, pasi që me pikë të njëjta, por me golaverazh më të mirë, u kualifikua Meksika që u mposht nga Uruguai.
Përfaqësuesja e Uruguait ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Meksikës, për të siguruar vendin e parë në Grupin A dhe për të shmangur Argjentinën në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.Uruguai shfaqi lojë më të mirë në gjysmën e parë të takimit dhe kjo iu shpagua duke shënuar golin e epërsisë.
Diego Forlan dërgoi një top të bukur në drejtim të kokës së Luis Suarez, i cili mposhti portierin Oscar Perez (43’) dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në gjysmën e dytë, Meksika ishte skuadër më kërkuese, duke qenë se ishte në disavantazh, mirëpo nuk arriti të shënojë golin e barazimit.
Me këtë fitore, Uruguai grumbullon shtatë pikë dhe kualifikohet nga vendi i parë në Grupin A, ndërkohë, përkundër humbjes dhe pikëve të barabarta me Afrikën e Jugut, Meksika kualifikohet në raundin tjetër falë golaverazhit më të mirë.
Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka këmbëngulur se ai nuk është fajtor për golin e pësuar në barazimin befasues prej 1-1 ndaj Zelandës së Re.“Nuk është gabimi im. Ishte një top dytësor që më goditi, nuk ishte gabimi im, ashtu si ndaj Paraguait, kur De Rossi është dashur ta përcillte lojtarin e tij, por të gjithë po më fajësojnë mua”, theksoi Cannavaro.
Barazimi turpërues i kampionit të botës ndaj Zelandës së Re, e vë atë në vështirësi para rrethit të tretë, kur duhet të mposhtë patjetër Sllovakinë, nëse mendon të kualifikohet më tej.
Pas një starti zhgënjyes në Botëror, ku u shënuan më së paku gola në histori të kësaj gare, më në fund Kampionati Botëror, Afrika e Jugut 2010, ka marrë jetë. Përderisa tifozët çuditen se pse ky kampionat pati start të ngadalshëm dhe mungesë argëtimi, për këtë ka shumë shkaqe, ndër to, qëndrimi i skuadrave, topi i ri Jabulani dhe shkatërrimi i nervave nga vuvuzelat.
Megjithatë, në rrethin e dytë kemi parë një numër të madh të golave, shumë kartonë të kuq, një numër rekord të goditjeve në portë, referim skandaloz dhe madje disa rekorde të thyera të cilat ju sjellim më poshtë në numra.
42 - Numri i golave i shënuar në rrethin e dytë të këtij Botërori, një rritje prej 68% për dallim nga rrethi i parë (25 gola).
6 – Gjashtë kartonë të kuq janë shpërndarë në rrethin e dytë, duke e çuar numrin e kartonëve të kuq në 10, disa prej të cilave si rezultat i referimit katastrofal.
40% - Pothuajse gjysma e kartonëve të kuq janë dhënë në Grupin D, ku ka pasur nga një në çdo ndeshje mes, Gjermanisë, Australisë, Serbisë dhe Ganës.
25.9 – Përqindja e suksesit në rrethin e dytë nga goditjet në portë, ku janë shënuar 42 nga 162 goditje në kornizën e portës. Në rrethin e parë janë shënuar vetëm 18.9 për qind e goditjeve në portë.
7% - Suksesi i Anglisë në goditjet në kornizë (kur përfundojnë në gol). Kjo përqindje e vogël vjen për shkak të konkretizimit të dobët, pasi që shënuan vetëm një gol deri tani.
14 – Numri i goditjeve të futbollistëve anglezë në portë nga gjithsejtë 294 goditje në kornizë deri tani në Botëror. Nga 844 goditje në përgjithësi, si jashtë ashtu dhe brenda kornizës së golit, Tre Luanët goditën vetëm 33 herë.
58% - Përqindja e goditjeve të Anglisë jashtë kornizës së portës deri tani në Botëror.
446 – Ekipet kanë qenë shumë më të suksesshme në këtë Botëror sa i përket goditjeve në kornizën e portës që nga fillimi, me gjithsejtë 446 goditje, numri më i lartë që nga ndryshimi i formatit në 32 skuadra nga Botërori i vitit 1998.
66% - Zelanda e Re ka pasur vetëm tri goditje në kornizë të portës në këtë Botëror, por ka shënuar dy gola, përqindja më e lartë e konkretizimit nga ndonjë ekip.
558 – Mbrojtja e disiplinuar e Zvicrës, definitivisht ka funksionuar si orë zvicerane nëpër Botërore, pasi ka thyer një rekord të ri prej 558 minutave pa pësuar gol në ndonjë Botëror, para se Kili e theu këtë ecuri fantastike të hënën në fitoren 1-0.
31% - Përafërsisht 1/3 e golave të Portugalisë nëpër Botërore janë shënuar ndaj Koresë së Veriut, gjithsejtë 12. Shtatë golat e të hënës dhe pesë në vitin 1966, kur Eusebio arriti të shënonte katër gola në rikthimin sensacional prej dizavantazhit prej 3-0 për ta fituar ndeshjen me rezultat 5-3.
0 – Numri i golave të pranuara nga Brazili nga ndonjë ekip afrikan në ndonjë Botëror, para se Didier Drogba të shënonte me kokë të dielën.
Që nga koha kur Mourinho u largua në drejtim të Realit, ai është duke e kërkuar Maiconin, ndërsa Real Madridi dhe Interi nuk kanë arritur të pajtohen për shumën e transferimit.
Spekulimet e fundit nga Italia thonë se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun e tij Massimo Moratti, ku dhe besohet se është arritur marrëveshja. Perez ka ofruar rritje të ofertës në 28 milionë euro, por Moratti kërkon edhe dy milionë të tjera. Sipas kësaj gazete, Maicon do të bëhet lojtar i Realit brenda 48 orëve të ardhshme.
The Sun shkruan se Joe Cole u ka thënë bashkëlojtarëve te përfaqësuesja e Anglisë se dëshiron të kalojë te Manchester United. Mesfushori do të jetë transfer i lirë të mërkurën e ardhshme, kur do t’i skadojë kontrata me Chelsean.Pritej që Cole të transferohej te Tottenhami apo Arsenali, por duket se Sir Alex Ferguson do të nxitojë para Harry Redknapp dhe Arsene Wenger, të cilët e dëshirojnë në skuadrat e tyre.
“Ende më habit fakti se si la klubi të largohej një lojtar i tillë”, theksoi kohë më parë kapiteni i Chelseat, John Terry.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se është e mundshme që yjet e klubit nga Sicilia, Simon Kjær dhe Edinson Cavani, të shiten nëse ndonjë ofertë e parefuzueshme troket në derën e sicilianëve.“Ka një numër ofertash të rëndësishme për Kjaerin, të cilat jemi duke i shqyrtuar. Unë do të bisedoj me lojtarin. Vlera e Kjærit është 15 deri 20 milionë euro. E di se ka pasur bisedime me Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Wolfsburgun, por nuk di gjë për Interin. Nuk kam biseduar me Morattin”.
“Mendoj se edhe Cavani edhe Kjær do të largohen. Cavani dëshiron të shitet, ai dëshiron një klub tjetër dhe ne nuk do ta ndalojmë. Unë refuzova një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Real Madridi për Javier Pastoren, sepse ai mund të qëndrojë edhe dy vite me ne. Në të ardhmen do të jetë e vështirë ta mbajmë, por tani për tani ai nuk është në shitje për kurrfarë çmimi”, deklaroi Zamparini.
Juventusi e ka bërë Antonio Cassanon transferimin prioritar, por kjo nuk do të ndodhë para vitit 2011, njofton Tuttosport.Sipas spekulimeve të gazetës torineze, drejtori i Juves, Giuseppe Marotta, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Cassanon, pasi që ishte Marotta ai që ia shpëtoi karrierën sulmuesit italian kur e transferoi nga Real Madridi te Sampdoria, ndërsa që nga ajo kohë, forma e Cassanos është vazhdimisht në ngritje.
Luigi Del Neri e ka mirëpritur këtë ide dhe që të dy, edhe Del Neri edhe Marotta, kanë marrë pjesë në martesën e Cassanos të shtunën. Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në vitin 2011 dhe Cassano shihet si zëvendësim ideal për kapitenin legjendar.
Kërkesa e Diego Militios për rritje të pagës është pranuar nga Interi, kurse nga ana tjetër hierarkia ‘nerazzure’ nuk është në disponim as që do të dëgjojë për rastin e Nicolas Burdissos dhe kërkesës së tij për t’u transferuar në mënyre permanente te Roma.Sky Sports Italia raporton se Fernando Hidalgo, që është agjent i të dy të lartpërmendurve, është takuar me drejtorin e Interit, Marco Branca, ku janë vënë hapat e parë për të ardhmen e të dy futbollistëve. Duket se Milito do të qëndrojë te Interi pasi i është rritur paga, por tensioni vetëm sa është rritur për rastin e Burdissos.
“Unë jam i kënaqur. Milito kërkoi të qëndronte te Interi dhe klubi e kuptoi këtë. Ka pasur klube të interesuara në të, por Interi e ka sqaruar situatën. Unë do të flas me atë së shpejti”.
“Burdisso? Burdisso dëshiron të qëndrojë te Roma, kjo është e qartë. Kërkesat e Interit duhet plotësohen, por ato janë të larta. Burdisso mund të përfundojë duke qëndruar te Interi”, ka thënë Hidalgo.
Roma dëshiron ta transferojë kartonin e plotë të Burdissos, por Interi kërkon 8 milionë euro për të.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, ka thënë se ai do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit në kombëtaren e Togos, nga e cila hoqi dorë pas sulmit të bërë në janar ndaj kombëtares togoleze, ku pati disa të vrarë.“Për nëntë vite, unë kam vënë vendin tim para të gjithave, por tani gjëja më e rëndësishme për mua është jeta ime. Unë duhet të vë jetën time para vendit, sepse unë kam një familje të mirë dhe fëmijë të cilët duhet t’i edukoj”.
“Nëse federata është e mirë dhe nëse qeveria jonë është e gatshme të përmirësojë futbollin dhe të mos e përziejë politikën me sportin, atëherë unë do të ndërroj mendje. Sepse unë e dua futbollin dhe më pëlqen të luaj futboll, pasi që kam edhe disa çështje të papërfunduara”, tha Adebayor.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlsuconi, ka ripërsëritur se klubi i tij nuk është në shitje, përderisa Adriano Galliani ka thënë se transferimi i sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është i pamundur.“Së pari, duhet të shihni nëse është dikush i apasionuar pas Milanit, që është i gatshëm të investojë 50 milionë euro në vit, ashtu siç ka bërë familja ime çdo vit. Më pas, Milani është klubi që ka fituar më shumë tituj në botë, më shumë se Real Madridi i Bernabeut. Falë Milanit, unë jam presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit”, theksoi Berlusconi.
Galliani nga ana tjetër ua ka bërë të qartë tifozëve se nuk mund t’ua plotësojë dëshirat për të sjellë Zlatan Ibrahimovicin në San Siro, për shkak të çmimit të tij të lartë.
“Ibrahimovic? E pamundur. Ai kushton shumë. Plus, sistemi financiar në Spanjë është më i mirë. A do të luajë Luis Fabiano për Milanin? Shpresoj se po. Unë kam biseduar me të vitin e kaluar, por transferimi nuk ndodhi. Ai më ka impresionuar më së shumti në Botëror”, shtoi Galliani.
Zyrtarët e kombëtares franceze akuzojnë veteranët e Botërorëve, William Gallasin dhe Thierry Henryn, si fajtorët kryesorë të telasheve me përzgjedhësin Raymond Domenech.Domenech ka deklaruar se do të lë jashtë 11-shes startuese shumë yje të mëdha për sfidën ndaj Afrikës së Jugut, ndërsa mendohet se këtu janë të përfshirë edhe Gallas dhe Henry.
“Tre ose katër janë liderët e këtij ekipi. Disa lojtarë shkuan ta vizitonin Domenechun. Ata ishin duke qarë dhe i kërkuan falje për çfarë ndodhi. Ata ishin lojtarë të rinj. Liderët janë ata që kurrë më nuk do luajnë në Botëror. Kush? William Gallas, Eric Abidal dhe Thierry Henry, të cilët janë shokë të ngushtë me Nicolas Anelkan”, tha zyrtari francez Henri Monteil për The Sun.
Anelka dhe fjalët e tij fyese ndaj Domenechut ishin shkaktarë të përjashtimit të tij nga kombëtarja, që si pasojë ngjalli pakënaqësinë e futbollistëve eminentë të kombëtares, të cilët për një moment nuk deshën të stërviteshin.
“U kam thënë lojtarëve se ata e kanë shkatërruar imazhin e Francës”, ka thënë ministrja e sporteve i Francës, Roselyne Bachelot, e zhgënjyer me veprimet e futbollistëve francez.
Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, duket se ka vendosur t’i bashkohet gjigantit italian, Milan, pasi që u ka thënë bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja braziliane se ai dëshiron të luajë për Milanin.“Unë dua të luaj për Milanin”, mësohet t’i ketë thënë Fabiano bashkëlojtarëve të tij te përfaqësuesja e Brazilit.
Fabiano ka qenë pranë kalimit te Milanit edhe sezonin e kaluar, por transferimi dështoi për shkak se Milani nuk kishte 20 milionë euro për të. Dëshira e sulmuesit brazilian për të kaluar te Milani, i bën këta të fundit favoritë, ndërsa paratë për të pritet gjenden nga shitja e Huntelaarit që po kërkohet nga Fenerbahçe.
Sulmuesi i Spanjës, Fernando Torres, ka thënë se ende ka vend për përmirësime në formën e tij, pas fitores prej 2-0 ndaj Hondurasit.“Ne patëm shumë raste, por fatmirësisht shënuam dy gola, por edhe humbëm shumë raste. Ne ende jemi duke u përshtatur me ndjenjën e topit. Unë luajta 70 minuta pas një kohe të gjatë, por jam i kënaqur, sepse po të kërkonte trajneri do të luaja tërë ndeshjen”, tha Torres.
Spanja duhet të mposhtë Kilin në ndeshjen e fundit, nëse dëshiron të kualifikohet më tej dhe të zë pozitën e parë në grup.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka përshëndetur të interesuarit për shërbimet e tij por ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Milani deri në moshën 40 vjeçare.Së fundi u spekulua se Manchester City mund të provojë të lëkundë Milanin me një super-ofertë për brazilianin, pohime të cilat i mohon ish-futbollisti i Portos.
“Unë te City? Mirë, unë kam lexuar diçka rreth kësaj. Është mirë të dini se ka trajnerë të cilët pëlqejnë punën tuaj dhe klube që dëshirojnë të shpenzojnë shumë para në ju, por unë kam ide tjera për të ardhmen. Në fakt, unë kam një mesazh për Milanin: Unë jam gati të jem Rosoner deri në moshën 40 vjeçare. Dua të qëndroj te Milani dhe dua të fitoj”, deklaroi Silva për La Gazzeta dello Sport.
Njeriu që e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kampionatin Evropian të vitit 2008, Luis Aragones, është shprehur i shqetësuar me lojën e ‘Furisë së Kuqe’.“Loja e Spanjës nuk më bën të qetë, ne nuk jemi në rrugë të mirë dhe duhet të përmirësohemi për t’i hyrë më me siguri ndeshjes ndaj Kilit. Shpresoj që kjo të ndodhë”.
“Spanja fitoi, kjo është ajo. Ndryshimet nuk e bënë ekipin aq të mirë dhe unë kuptoj se ata janë duke punuar për ndeshjen e fundit, duke menduar se ajo është ndeshje vendimtare. Kjo nuk është Spanja që unë e kam pritur”, deklaroi Aragones për AS.
Interi është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Galatasarayt, Elano, për një shumë prej afro 7 milionë euro, pasi Rafa Benitez ka dhënë dritën e gjelbër për finalizimin e këtij transferimi, mëson Il Corriere dello Sport.Elano shihet si lojtar ideal për Interin, pasi që nuk kushton shumë. Massimo Moratti së bashku me Benitezin janë duke shqyrtuar mundësinë e baraspeshimit të shpenzimeve për një periudhë afatgjate, ndërsa transferimi i Elanos shihet si i përkryer, kur dihet se ai ka pasaportë italiane.
Në ndërkohë, Interi është po ashtu afër transferimit të mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascheranos, por edhe afër humbjes së sulmuesit Diego Milito.
Fernando Hidalgo, i cili është agjent i Mascheranos e edhe i Militos, ka thënë se derisa nuk zgjidhet çështja Milito dhe e ardhmja e tij, Interi mund ta harrojë mesfushorin e Liverpoolit.
“Është kontrata e fundit e rëndësishme e tij. Nëse Interi e lut atë, atëherë gjithçka është mirë, nëse jo atëherë ai mund të largohet sepse ka shumë oferta për të”, theksoi Hidalgo.
Fenerbahçe është e gatshëm të shpenzojë rreth 18 milionë euro në sulmuesin e Milanit, Klaas Jan Huntelaar, gjithnjë sipas La Gazzeta dello Sport.Huntelaar nuk ka shkëlqyer në fanellën e Milanit sezonin që sapo përfundoi dhe spekulohet se me paratë nga largimi i tij, Milani mund të transferojë Luis Fabianon e Sevillas. Për Huntelaarin janë të interesuara skuadra si Benfica, Bayerni dhe Tottenhami.
Megjithatë, thuhet se Huntelaar nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani, pasi që dëshiron t’i tregojë vlerat e tij pikërisht në San Siro.
Genoa raportohet se ka filluar bisedat me AZ Alkmaar për të marrë shërbimet e portierit Sergio Romero.De Telegraaf shkruan se AZ dëshiron ta shesë argjentinasin pas Kupës së Botës dhe tashmë ka pranuar oferta nga një mori klubesh, si Bayern Munich dhe Fiorentina.
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, raportohet se po ashtu ka filluar bisedat me klubin holandez për të caktuar çmimin për Romeron, i cili do të arrinte si zëvendësim për Marco Amelia që është në prag të nënshkrimit me Milanin.
Mbrojtësi i kombëtares angleze John Terry ka lëshuar një deklaratë publike në të cilën i kërkon falje trajnerit Fabio Capello dhe bashkëlojtarëve të tij.Ish-kapiteni i Tre Luanëve shkaktoi huti në një konferencë shtypi gjatë vikendit kur haptas kritikoi Capellon që nuk e kishte inkuadruar mesfushorin Joe Cole. Por 29-vjeçari tash ka thënë se nuk ka pasur për qëllim të ofendojë dikë dhe ka kërkuar falje publike nga pjesëtarët e ekipit, stafi dhe trajneri Capello.
“Dola në konferencën e shtypit me synimin për të qenë i sinqertë. Jam pyetur për Joe Cole dhe ndoshta shkova shumë larg. Por kurrë nuk kam synuar të shqetësoj menaxherin ose lojtarët dhe nëse e kam shqetësuar dikë, kërkoj falje”, ka thënë Terry.
Portieri i Milanit, Marco Storari, gjendet sot në Torino për të kompletuar kalimin e tij te Juventusi.Storari ka arritur marrëveshje për kushtet me Juven dhe pritet gjatë ditës ta kompletojë transferimin e tij.
“Jam i lumtur, është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj, të luaj për biankonerët. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Storari mbrëmë derisa është larguar nga zyrat e Juventusit.
33-vjeçari do të ribashkohet me trajnerin e ri të Juventusit, Gigi del Neri, i cili sezonin e kaluar ka luajtur në Sampdoria.
Mesfushori portugez Tiago thotë se vendi i tij do të kërkojë të përfundojë në maje të grupit G, pas fitores së thellë prej 7-0 ndaj Koresë Veriore.Tiago shënoi dy gola në ndeshjen e djeshme ndërsa shpreson që ekipi i tij të mposhtë edhe Brazilin në ndeshjen e fundit të fazës grupore për të marrë kreun e grupit.
“Të shënosh gjashtë gola brenda 45 minutash mendoj se është fantastike. Gjëja më e rëndësishme megjithatë ishin tre pikët. Por, ne kemi luajtur futboll të mirë. Ne jemi të lumtur për këtë po aq sa edhe për gjithë ata gola që i kemi shënuar”.
“E kemi arritur këtë dhe jemi të lumtur, por tash kemi filluar të mendojmë për të luajtur kundër Brazilit dhe synojmë të përfundojmë të parët në grup”, thotë Tiago.
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, është i bindur se do të arrijë ta mbajë në klub superyllin Sergio Aguero.Cerezo dje konfirmoi se është në përfundim të negociatave për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e Rennes, Rod Fanni dhe atë të Deportivo La Coruna, Luis Filipe, ndërsa tha se Sergio ‘Kun’ Aguero do të jetë në ekip edhe sezonin e ardhshëm.
“Lojtarët luajnë aty ku duan të luajnë dhe unë mendoj se Kun dëshiron të luajë për Atletico Madrid. Sezonin e ardhshëm ai do të jetë me ne pa kurrfarë problemi”, ka thënë Cerezo.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, është paralajmëruar nga kapiteni i kombëtare së Italisë, Fabio Cannavaro, të mos kundërshtojë trajnerin e Anglisë, Fabio Capello.Terry doli publikisht me ankesat e tij ndaj taktikave të Capellos gjatë të dielës. Por atij i është tërhequr vëmendja nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Juventusit, Cannavaro, i cili ka luajtur për Capellon në nivel klubi dhe njeh mirë mentalitetin e tij.
“Fabio është bosi. Nëse nuk kuptoni se Fabio është bosi, shumë shpejt do të jeni jashtë ekipit. Kur ishim në Madrid, David Beckham ishte lojtari më ikonë në botë, por Fabio nuk kishte frikë të tregojë se kush është bosi”, ka thënë Cannavaro.
Italiani megjithatë beson se Capello do të mund ta drejtojë me sukses edhe më tej kombëtaren e Anglisë gjatë Kupës së Botës.
Milani pritet të nënshkruajë sot me portierin e Genoas, Marco Amelia, bëjnë të ditur mediat italiane.Amelia dhe përfaqësuesit e tij janë takuar dje me zyrtarë të Milanit dhe kanë darkuar me zëvendëspresidentin Adriano Galliani.
Portieri me përvojë pritet të nënshkruajë sot gjatë ditës kontratë me Milanin. Ai pritet të arrijë në San Siro si zëvendësim për Marco Storarin, i cili do të largohet drejt Juventusit, dhe Nelson Dida, i cili do të jetë pa kontratë.
Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, pritet të takohet me drejtuesit e klubit pas përfundimit të Kupës së Botës për të diskutuar të ardhmen e tij.Edhe pse agjenti i tij Alessandro Beltrami ka përsëritur se klubi nuk dëshiron ta shesë atë, ai thotë se gjithçka do të vendoset vetëm pas Kupës së Botës.
“Kam disa kontakte në treg pasi Valoni është një lojtar që pëlqehet. Ne jemi marrë vesh me West Hamin të takoheni dhe të diskutojmë pas Kupës së Botës, por herën e fundit ata kanë thënë se e konsiderojnë Behramin të pa-shitshëm. Kush dëshiron ta transferojë atë? Palermo e deshi në janar, por West Ham nuk e lëshoi dhe ata kanë nevojë për Valonin”, ka thënë Beltrami për Sportitalia.

27-vjeçari malazias është një prej emrave më të përmendur në tregun e transferimeve me një varg klubesh nga Liga Premier që janë të interesuara në të.
“Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj në Olimpico, por pastaj gjithçka varet nga Roma, vërtet”, ka thënë Vucinic.
Santos raportohet se është në prag të nënshkrimit me sulmuesin e Barcelonës, Keirrison.Braziliani i ri i ka dhënë fund huazimit te Fiorentina dhe pritet të rikthehet në shtëpi të tij, në klubin brazilian Santos, po ashtu si huazim.
Keirrison iu bashkua Barcelonës gushtin e kaluar nga Palmeiras, por dështoi të gjendet mirë në Evropë, ku dështoi në Fiorentina dhe në Benfica më herët gjatë sezonit të kaluar.
Golashënuesi i dyfishtë i Spanjës në sfidën ndaj Hondurasit, David Villa, ka thënë se ai dështoi ta realizonte penalltinë për shkak të presionit mbi të.“Unë e humba penaltinë për shkak të presionit pranë rezultatit 2-0. Unë kam gjuajtur penalltitë gjatë gjithë jetës time dhe kjo ndodhi ashtu, ndoshta ishte presioni”.
“Humbja jonë ndaj Zvicrës është ‘ujë nën urë’. Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe tani jemi kthyer. Ne gjithmonë luajmë nën presion, ky është një Botëror, çdo ndeshje është e vështirë”, u shpreh Villa.
Pasi Spanja arriti të tregonte fuqinë e saj prej favoriti ndaj Hondurasit me një fitore prej 2-0, përzgjedhësi Vicente Del Bosque deklaroi se ekipi i tij është dashur të shënonte më shumë gola.“Pas ndeshjes së sotme (e hënë), them se e kemi gjetur rrugën e fitoreve. Nuk mendoj se luajtëm një ndeshje të madhe. Është dashur të shënojmë më shumë gola dhe nuk jam plotësisht i kënaqur me paraqitjen tonë”.
“Ne luajtëm ndaj Kilit në dhjetor të vitit 2008. Është ekip i mirë, shumë agresiv dhe që sulmon shpejtë. Mendoj se si të gjitha ekipet tjera të Amerikës Latine edhe Kili do ketë një kampionat të mirë”, tha pas ndeshjes Del Bosque.
















