David Villa edhe një herë është treguar vendimtar, pasi shënoi golin e vetëm të Spanjës në fitoren 1-0 ndaj Paraguait, gol që e kualifikon kampionin e Evropës në gjysmëfinalen e Kupës Botërore.Pavarësisht se është pritur një lojë shumë më sulmuese e tyre, spanjollët edhe një herë nuk treguan ndonjë paraqitje shumë mbresëlënëse, megjithatë arritën të kualifikohen në katërshen më të mirë të botës.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe me pak raste, pjesa e dytë solli pak më shumë dramë. Paraguai fitoi një penalti pas gati një ore lojë (59') pas një ndërhyrje të Gerard Pique në zonën e rreptësisë, por nga pika e bardhë dështoi të shënojë Oscar Cardozo, goditja e të cilit u mbrojt nga portieri Iker Casillas.
Pas vetëm dy minutash tjera, penalti u akordua në anën tjetër, ndërsa Xabi Alonso edhe pse shënoi në tentimin e parë, ky nuk u pranua dhe mesfushori dështoi të shënojë në tentimin e dytë nga pika e bardhë.
Por, si edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Portugalisë, David Villa doli në skenë kur ekipi më së shumti kishte nevojë për të. Me edhe tetë minuta të mbetura deri në fund të ndeshjes, Villa shënoi një shtylla-gol, pas një topi të kthyer po nga shtylla pas një goditje jo precize të Pedro Rodriguez.
Paraguai pati një rast të artë në minutën e 89-të të ndeshjes, por Iker Casillas sërish u tregua vendimtar për të parandaluar barazimin. Ndërkaq në anën tjetër spanjollët tentuan të shënojnë me disa kundërsulme, por rezultati nuk ndryshoi.
Fitorja e sheh Spanjën në gjysmëfinale ku do të ketë përballë një rival të vështirë, Gjermaninë, që deri tash është treguar shumë i fuqishëm duke eliminuar favoritët e turneut si Anglinë dhe Argjentinën.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, nuk ka mundur të fshehë kënaqësinë pas turpërimit që ia bëri skuadra e tij asaj të Argjentinës, në sfidën çerekfinale të Botërorit 2010.“Si luajtëm në pjesën e dytë, është vetëm klas. Ky ekip ka shfaqur shpirt kampioni. Rezultati i fitores, është pothuajse i paimagjinueshëm”.
“Ne jemi në top katërshen e botës, por ka edhe shumë punë për këtë ekip. Ne kemi dy ndeshje të mëdha para nesh. Por, ne e kemi në dorën tonë dhe ne mund të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mëdha këtu”, deklaroi Loew.
Carlos Tevez e përshkroi disfatën turpëruese nga Gjermania si një humbje të rëndë, ndërsa nuk tha se është dashur të bëhej diçka më ndryshe për t’u parandaluar ky deklasim.“Po, të humbasësh kështu dhemb, por shkoi kështu. Ishte një ndeshje e keqe, ndërsa ne po shkojmë në shtëpi. Ne e kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, por ata ishin në gjendje të na mposhtin”.
I pyetur nëse ka pasur diçka për t’u penduar, Tevez shtoi, “Jo, ne nuk pendohemi, jo”.
Diego Armando Maradona ka thënë se ai është duke e shqyrtar mundësinë për t’u larguar nga posti i përzgjedhësit të kombëtares argjentinase, pas eliminimit turpërues nga Gjermania në çerekfinale të Botërorit, Afrika e Jugut 2010.“Mund të largohem që nesër. Kushdo që do të vijë pas meje, ne do të vazhdojmë të implementojmë stilin ofensiv të lojës. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Dëgjoni, nuk kam menduar ende për largimin. Më duhet të bisedoj me familjen dhe lojtarët. Ne e studiuam mirë Gjermaninë dhe e definuam saktë se kush do të luajë ku, por që në harkimin e parë ata shënuan gol dhe rastësisht ndeshja mori kahje tjetër”.
“Ne ua bëmë atyre të lehtë. Ata patën më shumë ide dhe kontroll më të mirë të topit. Ata i shfrytëzuan rastet që i patën. Por, kjo nuk i përgjigjet faktit se unë besoj se rezultati nuk i korespondon asaj që ndodhi në fushë. Unë jam krenar që i drejtova këta lojtarë dhe do të doja t’i falenderoja publishkisht, ashtu si stafin teknik”, deklaroi i turpëruari Maradona.
Organi më i lartë i futbollit, FIFA, ka pranuar golin e parë të shënuar nga Sneijder, që në fillim zyrtarisht u shkrua si autogol i Felipe Melos dhe duke çuar njëherit numrin e golave të mesfushorit Sneijder në katër pas këtij takimi.“Goditjet të cilat janë në kornizë të portës dhe të cilat vijnë nga një mbrojtës, apo një goditje që kthehet nga portieri dhe preket nga mbrojtësi, konsiderohet si autogol, por FIFA ka vendosur që ta pranojë golin e Sneijderit”.
“Për këtë arsye, Wesley Sneijder tani ka katër gola në këtë Botëror, duke u barazuar me Gonzalo Higuain, Robert Vittek, Thomas Muller dhe Miroslav Klose, të gjithë këta në krye të listës së golashënuesve”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga FIFA.
Kombëtarja e Holandës mund të marrë frymë më lirshëm pasi ka marrë lajmin se Robin van Persie dhe Joris Mathijsen që të dy do të jetë të gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale kundër Uruguait.Kishte frikë se dyshja do të detyrohen të qëndrojnë jashtë kësaj ndeshje pasi u dërguan në spital për të bërë skanime për shkak të dyshimeve për lëndim. Por skanimet kanë zbuluar se lëndimet nuk janë aq serioze sa është menduar në fillim dhe ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen e të enjtes.
“As skanimi në Van Persie e as në Mathijsen nuk ka treguar ndonjë dëmtim serioz dhe të dy do të jenë të gatshëm kundër Uruguait”, thuhet në deklaratën e Federatës Holandeze të Futbollit.
Njëri prej trajnerëve në stafin e gjerë të Sir Alex Fergusonit te Manchester Unitedi, ka thënë se ai do ta mirëpriste një rikthim të superyllit uruguaian, Diego Forlan, pasi ky i fundit shkëlqeu gjatë këtij sezoni.31 vjeçari një kohë luajti te Manchester Unitedi, ku dështoi ta tregonte veten, pasi që shënoi vetëm një gol në fanellën e Djajve të Kuq, ndërsa pas kalimit në Spanjë, ai shkëlqeu vit pas viti, duke u shndërruar kështu në një prej sulmuesve më të frikshëm në Evropë.
“Diego ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Por, ne kemi mbajtur disa stërvitje individuale me Forlan, për muaj të tërë ne punuam shumë. Unë i kam thënë atij, ‘çfarë mëson këtu, e ke për vete. Ti je lojtar që i jep çdo skuadre diçka’. Ai u zhvillua në mënyrë fantastike, aq i kompletuar, një top atlet. Unë vërtetë do ta mirëprisja nëse do të kthehej te Manchester Unitedi”, theksoi Rene Meulensteen.
Meulensteen shtoi se ai ia kishte dërguar një mesazh Forlanit pas finales së Europa League, ku e përgëzoi për paraqitjen, duke kërkuar nga ai që të rikthehej, ndërsa përgjigja e Forlanit ishte se ai është ‘i gatshëm’ për ta bërë rikthimin te ish-klubi.
Por Forlan së fundi ka mohuar çdo spekulim që e lidh atë me një largim nga Atletico Madrid.
Federata italiane e Futbollit (FIGC), ka goditur klubet e Serie A, pasi që me një rregull të ri të aprovuar, obligon që nga kjo verë, klubet të mos kenë të drejtë të transferojnë më shumë se një lojtar joevropian.“Këshilli i klubeve të Serie A nuk ka dashur që ky numër të reduktohej nga dy në një. Ne duhet të fillojmë një politikë të re e cila i kufizon të huajt dhe i vlerëson më shumë akademitë vendore. Ky reduktim nga dy në një është vendosur nga Këshilli Federal edhe pse klubet nuk ishin në pajtim me këtë”, theksoi Sergio Campana, presidenti i Shoqatës italiane të Futbollistëve.
Kjo marrëveshje vjen si pasojë e eliminimit turpërues të Italisë në Kampionat Botëror, ndërsa nevoja për ndryshime rënjësore në sistemin e rekrutimit, ka detyruar FIGC të marr këtë vendim. Kundër këtij rregulli të ri u shpreh hapur presidenti i Lazios, Claudio Lotito, që ishte shumë pranë transferimit të dy futbollistëve të rinj joevropian.
Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se trajneri Pep Guardiola do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin pasi të rikthehet nga Afrika e Jugut.Negociatat u zhvilluan që më se një muaj, pasi kontrata e Guardiolës skadoi më 30 qershor, kurse Sandro Rosell kishte shprehur gatishmërinë që ta mbajë njeriun që u solli Blaugranëve shtatë tituj në dy sezone.
“Ne kemi biseduar dy ditë me agjentin e tij dhe kemi arritur një marrëveshje e cila do të konfirmohet nga nënshkrimi i Guardiolës kur të kthehet nga Afrika e Jugut”, theksoi Bartomeu për Sport.es.
Presidenti në largim i Federatës franceze të Futbollit, Jean-Pierre Escalettes, ka thënë se Nicolas Anelka nuk duhet të luajë kurrë më për kombëtaren franceze.Anelka ishte një nga shkaktarët e ‘skandalit francez’ në Afrikën e Jugut gjatë Botërorit, që e dërgoi Francën drejt përçarjes dhe eliminimit të parakohshëm.
“As unë, e as pasardhësi im, e as përzgjedhësi i ardhshëm nuk do ta harrojë atë që ndodhi dhe ne të gjithë do të përkujdesemi që ai të mos luajë më për Francën”.
“Unë kam folur deri tani me pak dijeni, por një lojtar më ka thënë se situata ishte më e keqe se sa që ishte raportuar, ndërsa unë menjëherë e dënova nxitësin”, ka thënë Escalettes.
Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka bërë të ditur se Manchester City është i interesuar në sulmuesin e talentuar të Interit.Pos me Manchester Cityn, Balotelli është lidhur me një kalim te Real Madridi dhe te Arsenali. Intersimin e Cityt, Raiola e konfirmoi duke thënë, “Ka interesim nga Manchester City, por natyrisht se nuk është ekipi i vetëm që mendon seriozisht për Balotellin. Nuk dua të them se do të vie një ofertë. Madje nuk dua të flas fare për këtë, është vendim i Massimo Morattit”.
Nga ana tjetër, sulmuesi që vlerësohet 35 milionë euro në tregun evropian të transferimeve, është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Interi, duke parë se gjasat që ai të fitojë minutazhë nën Rafa Benitezin janë të vogla.
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se sulmuesi meksikan Giovani Dos Santos ende ka të ardhme në White Hart Lane.Meksikani ka dështuar të rehatohet në Angli pasi nënshkroi nga Barcelona. Por, pas huazimit në Ipswich Town dhe Galatasay, karriera e tij duket se do të rikthehet në White Hart Lane.
“Ai ka aftësi fantastike. Por, përnjëherë ai ishte vonë çdo të hëne në mëngjes. Mbase qëndronte vonë në Barcelona duke u argëtuar diku”.
“Ai ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën Botërore. Nëse shtrëngohet këtë vit ai do të jetë lojtar i klasit. Ai është një çun i mirë dhe shpresoj ta mbajë kokën në tokë dhe të kryejë si duhet punën e tij”, ka thënë Redknapp për Talksport.
Sulmuesi uruguaian Diego Forlan ka mohuar të gjitha thashethemet që e kanë lidhur atë me një transferim në Ligën Premier duke thënë se do të mbetet në Atletico Madrid në sezonin e ardhshëm.“Jam shumë i lumtur në Madrid dhe kam tre vite të mbetura në kontratën time me Atletico Madrid. Nuk do të largohem. Tash dua të kem edhe një sezon po aq të mirë ose më të mirë se ai që sapo kemi kaluar”, citohet të ketë thënë Forlan për sportiven spanjolle Marca.
Forlan aktualisht është në detyrë me kombëtare e Uruguait dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës që zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Luis Fabiano ka ndryshuar mendjen rreth klubit të tij të së ardhmes pas eliminimit nga Kupa e Botës, duke thënë se dëshiron më shumë të qëndrojë në Sevilla se sa t’i bashkohet Milanit.“Do të ketë kohë për të menduar gjithçka. Presidenti (i Sevillas) e di dëshirën time. Unë kam folur me të dhe me drejtorin sportiv dhe iu kam thënë atyre se do të doja të qëndroj në Sevilla”.“E di se ka pasur fjalë se unë dua të luaj për një klub tjetër, por i kam thënë presidentit se kjo nuk është e vërtetë. Kurrë nuk kam thënë kështu”, ka thënë sulmuesi.
Gjermania ka depërtuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi shkeli kombëtaren e Argjentinës në çerekfinalen e zhvilluar në stadiumin Green Point në Cape Town.Të zgjedhurit e trajnerit Joachim Low bënë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe një futboll sulmues për të shënuar plot katër gola, tre prej të cilëve në pjesën e dytë të ndeshjes.
Gjermanët kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Thomas Muller shënoi me kokë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Bastian Schweinsteiger.
Edhe pse pati avantazh të hershëm Gjermania refuzoi të shkojë në mbrojtje, duke bërë presion të vazhdueshëm në pjesën e Argjentinës dhe duke qenë shumë afër dyfishimit të rezultatin përmes Sami Khedira dhe Miroslav Klose.
Pikërisht Klose, i cili bëri paraqitjen e tij të 100-të në garat ndërkombëtare, shënoi dy gola në pjesën e dytë (68’ dhe 89’), për të futur në sandviç golin e parë në gara ndërkombëtare të Arne Friedrich (74’).
Argjentina tentoi të gjejë portën kryesisht me anë të sulmuesit Lionel Messi, por vazhdimisht mbyllej nga dy ose tre mbrojtës gjermanë.
Gjermania tash llogaritet si favorite për të fituar titullit e kampionit të Botës, pasi pas ndeshjes së kaluar kur shkatërroi edhe një favorit tjetër, Anglinë, me rezultat 4-1, tash bëri një paraqitje edhe më impresive për të deklasuar ekipin e trajnerit Diego Maradona.
Në gjysmëfinale gjermanët do të takohen me fituesin e çerekfinales tjetër të sotme, Paraguain ose Spanjën. Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Holandës dhe Uruguait.
Numri një i botës për femra në tenis, Serena Williams, ka fituar për herë të katërt titullin e Wimbledon-it duke shkatërruar në dy sete (6-3, 6-2) rusen e 21-të në botë Vera Zvonareva.Kampionia në fuqi pati nevojë për pak më shumë se një orë (66 minuta), për t’i dhënë fund shpresave të Zvonareva për të fituar titullin e parë të saj Grand Slam.
Fitorja e ngre Williams mbi Billie Jean King, me 13 tituj të mëdhenj të fituar dhe ngjitet në pozitën e gjashtë të tenisteve më të mira të të gjitha kohërave.
“Ky është një titull shumë i veçantë. Billie Jean, të kam arritur”, i ka thënë Williams bashkëvendëses së saj e cila shikonte nga publiku.
Ish-mesfushori i Liverpoolit, Yossi Benayoun është i ngazëllyer me kalimin e tij te Chelsea.“Gjithçka duket këndshëm këtu. Është një fushë e mrekullueshme stërvitjeje dhe mund të shihni se është një prej klubeve më të mira në botë nga mënyra se si njerëzit ju trajtojnë. Kam takuar disa prej stafit dhe lojtarët i njoh ca nga loja. Është një sfidë e mirë për mua dhe jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Benayoun.
“Këtu ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Për mua është fillimi dhe duhet të punoj shumë dhe të dëshmoj se mund t’i sjell diçka këtij klubi. E vetmja gjë që mund të premtoj është të punoj fuqishëm dhe të jap më të mirën”, ka shtuar izraeliti për faqen zyrtare të Chelseat.
30-vjeçari bëhet nënshkrimi i parë i verës për trajnerin Carlo Ancelotti.
Sulmuesi i Tottenhamit, Robbie Keane, raportohet se preferon një kalim te Aston Villa.Birmingham Mail shkruan se Keane preferon të kalojë te Villa nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje me Tottenhamin për sulmuesin irlandez.
Martin O’Neill është një admirues i kamotshëm i Keane, i cili do të jetë vetëm një ngarkesë për Tottenhamin në sezoni e ardhshëm. Dhe 29-vjeçari ka dhënë shenja se ai është i interesuar të largohet nga Spurs për të kaluar te Villa.
Michael Owen thotë shoku i tij i skuadrës te Manchester United, Wayne Rooney, nuk e ka treguar veten në Afrikën e Jugut.Ai është një prej njerëzve të rrallë që mund të shpjegojë më mirë atë çfarë Rooney, i cili zhgënjeu në Kupën Botërore, po kalon së fundmi.
“Jam përballur me këtë situatë më herët. Disa lojtarë mund të thyhen nga kritikat, por presioni është në jetën e Wayne. Ai jeton me presionin çdo ndeshje”, thotë Owen.
“Ai nuk ishte Rooney i vërtetë, që luante në fushë. Ndoshta e ka ndjerë efektin e sezonit, por nuk e dimë”, ka shtuar sulmuesi anglez.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, është i paepur për një sezon pa lëndime, pas mungesës së tij në Kupën Botërore.Pas pushimit të zgjatur dhe të papritur veror, Walcott mezi pret të dalë në fushë me Arsenalin që kërkon t’i japë fund periudhës pesëvjeçare pa trofe.
“Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes, personalisht, me lëndimet që kam pasur. Shpresoj se mund të kem një sezon pa lëndime, ky është caku primar, dhe të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë diçka”.“Mendoj se është vështirë të kalosh gjithë sezonin pa ndonjë lëndim, por kështu është futbolli dhe duhet të jetojmë me këtë. Vetëm do të përpiqem të përqendrohem për të pasur një sezon më të mirë se ai i kaluari, pasi ishte një zhgënjim i madh të mos luaj aq sa kam dashur të luaj”, ka thënë Walcott.
Përzgjedhësi i Paraguait, Gerardo Martino, ka besim se skuadra e tij mund të krijojë befasinë më të madhe në çerekfinale me eliminimin e Spanjës.“Ne kemi pritur që Brazili të shkojë në finale, por holandezët luajtën vërtetë mirë dhe Brazili u ndihmoi duke bërë disa gabime të mëdha. Spanja ka luajtur shumë mirë. Më pas mund ta kemi Gjermaninë, por për mua Argjentina është ekipi më i mirë në çerekfinale”.
“Ne do të dalim në fushë ndaj Spanjës me synim për të fituar. Nëpër Botërore, jo gjithmonë ekipi që luan më mirë fiton, por ai që tregon më shumë kurajë, më shumë zemër dhe shpirtin më të madh luftarak”.
“Ata e monopolizojnë aq shumë posedimin, sa që ju detyrojnë të luani shumë në mënyrë defensive. Është vështirë të jesh sulmues ndaj një ekipi të tillë. Ne do të duhet të përmirësohemi në lëvizje të topit dhe ta ndalojmë Spanjën nga loja që zakonisht e luan. Ne luajtëm mirë në periudha të ndryshme ndaj Italisë dhe Sllovakisë, por tani ne duhet ta bëjmë atë për një ndeshje të tërë. Është koha më e mirë që ta largojmë imazhin e një ekipi që vetëm mbrohet”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai nuk ka pushim prej futbollit.Redknapp thotë se ai e ka të vështirë të shkëputet nga Tottenham Hotspurs dhe nga skena vendore futbollistike në përgjithësi.
“Vetëm e dua futbollin. Kur jeni në ndeshje, dëshironi t’ia dilni aq mirë, sa kurrë nuk ndaloni. Sapo sezoni përfundon, menjëherë filloni të mendoni për sezonin tjetër – siç po bëj unë tash. Kështu është gjithë kohën”, ka thënë Redknapp.
Everton vazhdon të ruajë kontaktet me kapitenin e kombëtaren amerikane Landon Donovan.Daily Mail shkruan se Evertoni dëshiron të sigurojë një marrëveshje të përhershme me mesfushorin e Los Angeles Galaxy, Donovan.
Donovan është rikthyer në aksion për Galaxy pas eliminimit të SHBA-ve nga Kupa Botërore dhe ka luajtur për 12 muaj pa pushuar.
Ricardo Kaka ka filluar të mendojë menjëherë për Kampionatin Botëror, Brazili 2014, pasi që u ka premtuar tifozëve se ky dështim nuk do të kalojë lehtë dhe do t’u kthehet me triumf në vendlindje.“Tani kemi katër vite për Botërorin tjetër. Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri atëherë, unë nuk e di nëse do të jem pjesëmarrës në ndonjë Botëror tjetër. Unë luftova shumë për të qenë në këtë Botëror dhe e di se nuk u shpagua. Unë kërkova më shumë, kërkova të luftoj për titullin e gjashtë. Shumë herë mendova se nuk do të luaja në Botëror për shkak të lëndimit. Por, bashkëlojtarët e mi ma dhanë fuqinë dhe mbështetjen për të qenë këtu”.
“Unë kam lidhje të fortë me Selecaon. Deri tash ky është momenti im më dëshpërues në kombëtare. Katër vite nga tani është shumë kohë e gjatë për të bërë plane. Ky është momenti për të reflektuar në gjërat e jetës dhe karrierës time. Unë e di dhimbjen që po e ndjejnë tifozët”, ka thënë Kaka.
Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka mohuar se ai do ta shesë anësorin Juan Mata.Mesfushori spanjoll është lidhur me një kalim në Barcelona që nga fundi i sezonit të kaluar, por duket se klubi nuk dëshiron ta shesë.
“Mata nuk do të shitet. Kjo është urdhërore. Nëse dikush vjen dhe paguan klauzën blerëse të lojtarëve, sigurisht se ai mund të largohet, por nuk do të ketë një ofertë të tillë”, ka thënë Llorente.
Michael Laudrup është emëruar trajneri i ri i klubit spanjoll Real Mallorca.“Jam shumë i lumtur që jam në Mallorca dhe po ashtu rikthehem në La Liga, që është një ligë në të cilën praktikohet futbolli më i mirë. Jam i ngazëllyer që do të jem në ishull”.
“Nuk më takon mua të them për qëllimet e ekipit. Kjo u takon lojtarëve t’i caktojnë ato dhe të binden se mund t’i arrijmë”, ka thënë Laudrup.
Nga Laudrup pritet të sjellë një lojë atraktive te Mallorca, pasi danezi pati një sezon impresiv në Getafe në 2007/2008, kur dërgoi klubin në çerekfinale të UEFA Kupës dhe në finale të Kupës së Mbretit, duke luajtur një futboll ngazëllyer dhe sulmues.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ua ka tërhequr vërejtjen gjithë opinionit futbolldashës se Paraguai nuk duhet të nënçmohet dhe se lojtarët e tij nuk duhet mendojnë se tashmë kanë arritur në gjysmëfinale, sepse kurrë nuk i dihet.“Ne natyrisht nuk kemi garanci se do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne nuk mund të fillojmë të mendojmë se tashmë jemi në gjysmëfinale. Obsesioni maksimal do të jetë se si ta mposhtim Paraguain. Ne nuk presim ndeshje të lehtë ndaj tyre”, u shpreh Del Bosque para mediave.
Spanja takohet të shtunën në mbrëmje me Paraguain, në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, u shpreh të jetë i sigurt se do të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të sivjetmë, por ka shtuar se ai brengoset për gjendjen e Messit, përkundër faktit se ai do të luajë ndaj Gjermanisë.“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në pjesëmarrjen e Messit ndaj Gjermanisë, por jam paksa i brengosur për të. Nuk do ta ndryshoj ekipin. Unë i respektoj të gjithë, por nuk i frikësohem askujt. Unë ndjehem shumë mirë. Mendoj se nesër do të luajmë një ndeshje të madhe dhe do të kualifikohemi në rrethin tjetër”.
I pyetur nëse Argjentina dhe Gjermania kanë përfituar nga gabimet e gjyqtarëve në 1/8 e finales, Maradona u përgjigj, “Anglia e fitoi Botërorin në vitin 1966 me një gol që nuk ishte gol. Sidoqoftë, duhet thënë se arbitri në ndeshjen Spanjë-Portugali ishte i tmerrshëm. Pa teknologji, ne do të shohim gabimet e njëjta të përsëriten si në Angli-Gjermani”.
Gjiganti italian Juventus, ka nënshkruar me mbrojtësin e Udineses, Marco Motta.mundësi që marrëveshja të shndërrohet në të përhershme në fund të sezonit të ardhshëm, për të cilën Juve do të paguajë 5 milionë euro.
Nëse qëndron edhe pas sezonit të ardhshëm, Motta do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare. Juventusi tashmë ka sjellë edhe disa lojtarë të tjerë si, Simone Pepe, Leonardo Bonucci, Marco Storari dhe Jorge Martinez.
Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani ka thënë se ai më parë do të qëndronte në Itali se sa të zhvendoset në Angli.Tottenhami thuhet se është shumë i interesuar të transferojë dyshen e Palermos, Cavanin dhe bashkë-lojtarin e tij Simon Kjaer. Por uruguaiani, i cili është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës me kombëtaren e tij, thotë se ai nuk është pro idesë për të kaluar në White Hart Lane.
“Nëse unë do të duhej të largohem nga Palermo, edhe më tej do të vazhdoj të luaj në Serie A. E di se Zamparini më sheh mua në Angli, por unë dua të qëndroj në Itali”, ka thënë Cavani për Tuttosport.
Njeriu që u konsiderua hero për Brazilin në pjesën e parë të takimit çerekfinale të Kupës së Botës përballë Holandës, e që në pjesën e dytë u shndërrua në fytyrën tragjike, Felipe Melo, ka thënë se Arjen Robben është një aktor profesionist.Melo po ashtu ka thënë se nuk ka mundur të përmbahet kur e ka dëgjuar djalin në telefon duke qarë.
“Për golin e parë, Julio Cesar ishte prapa meje dhe mua nuk më kujtohet nëse topi e preku atë ose mua, vetëm ndjenjën e keqe që shkoi brenda. Për golin e dytë, nuk është dashur ta lëmë një lojtar të shkurtër si Sneijder të shënojë me kokë”.
“Është ndryshe të përjashtohesh për grushtim apo për goditje me qëllim, e ndryshe nga një duel normal. Ndërhyrja e Pepes ndaj meje ishte shumë më e ashpër. Kjo varet nga interpretimi i gjyqtarit dhe unë mendoj se ai ishte tejet i ashpër. Është shumë e vështirë të dëgjoni djalin tuaj të qajë në telefon”, ka thënë Melo.
“Robben vazhdoi të luante. Nëse kam dashur ta lëndoj, ai do të largohej nga fusha. Unë kam mjaft forcë për t’ia thyer këmbën. Sa herë prekej, ai kërcente dhe rrotullohej gjithandej fushës. Unë vetëm doja ta merrja topin dhe ta filloja kundërsulmin”.
“Është e vështirë të besosh se një grup i tillë nuk do ta fitojë titullin. Ndoshta ky ishte grupi më i bashkuar i lojtarëve që ndonjëherë ka pasur Selecao. Të gjithë ishin fokusuar në punë me shumë përkushtim. Ne kemi lëshuar raste në pjesën e parë për të shënuar dy ose tri gola. Unë u kërkoj falje tifozëve brazilian për eliminimin. Ne kemi kërkuar të bëheshim kampionë. Ndoshta ishte viti më i vështirë i karrierës time, sepse as te Juventusi nuk fituam asgjë”, ka shtuar braziliani i dëshpëruar pas takimit.
Real Madrid raportohet se është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.Marca shkruan se forma e holandezit Van Persie e treguar edhe në Kupën e Botës e ka joshur seriozisht interesimin e drejtuesve të Real Madridit, Florentino Perez dhe Jorge Valdano.
Perez e sheh Van Persien si një zëvendësim ideal për kapitenin Raul, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere. Real do të bëjë ofertë prej 35 milionë funtesh për holandezin.
Gareth Bale thotë ai është plotësisht i përkushtuar ndaj Tottenhamit dhe se largimi i tij është vetëm spekulim mediatik.Anësori i Uellsit nënshkroi kontratë të re me Tottenhamin në fund të sezonit të kaluar.
“Jam plotësisht i fokusuar te Tottenham. Sapo kam nënshkruar marrëveshjen e re. Nuk e di se prej nga vijnë këto thashetheme, të jem i sinqertë. Janë vetëm letra me fjalë”, ka thënë lojtari.
Bale thotë se është i ngazëllyer nga mundësia që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën Premier.
Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Yaya Toure, thotë se klubi i tij i ri mund të sfidojë Manchester United dhe Chelsean gjatë sezonit të ardhshëm.Toure arriti dje në City për 24 milionë funte dhe është zotuar se do ta bëjë këtë klub më të madh se sa rivali lokal, United. Mesfushori i Barcelonës i bashkohet vëllait të tij Kolo.
“Ishte koha e duhur të largohem nga Barcelona dhe po i bashkohem klubit i cili mund të jetë si Chelsea dhe Manchester United. Ne mund të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe pastaj të fitojmë titullin. Më pëlqen Liga Premier dhe po i bashkohem klubit me një projekt të madh”, ka thënë Yaya.
Luis Fabiano ishte mjaft i zhgënjyer me eliminimin nga Botërori, por pranoi se ishin befasuar nga Holanda, duke shtuar njëherësh se Dunga ka qenë trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë.“Ne ishim befasuar në pjesën e dytë. Ne bëmë disa gabime, të cilat janë normale në futboll. Ne duhet të jemi kryelartë, pasi e fituam grupin. Por, jeta vazhdon. Futbolli është i tillë. Ne ishim befasuar në pjesën e dytë”.
“Ekipi tentoi, por fatkeqësisht stili jonë i lojës u neutralizua nga kundërshtari. Në pjesën e dytë ata ishin shumë agresivë dhe mendoj se gjyqtari e ndërpreu shumë shpesh ndeshjen. Trajneri e sheh ndeshjen nga jashtë dhe ai e di më mirë. Unë dua ta falënderoj Dungan, pasi që ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Një, që ka pasur besimin më të madh në mua. Më duhet t’i pranoj vendimet e tij”, ka thënë Fabiano.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociata në lidhje me transferimin e Cesc Fabregasit, por e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma të ‘çmendura’ për të.Aktualisht, transferimi i Fabregasit duket se nuk do të zgjidhet në një të ardhme të afërt, me vetë kapitenin e Arsenalit që kishte thënë se ekziston mundësia që ai të vazhdojë të qëndrojë në Emirates.
“Ne nuk dëshirojmë të flasim për transferimet, por ja që ky doli në skenë tre muaj më parë. Ne duhet të themi se negociatat janë duke u zhvilluar dhe ne do të vazhdojmë të negociojmë, por nuk kemi ndërmend të shpenzojmë shuma të çmendura. Nëse Arsenali dëshiron të bisedojë, ne do të bisedojmë, por kurrë nuk do të paguajmë një çmim që është i padrejtë”, theksoi Rosell.
Superylli brazilian, Robinho, ka pranuar mungesën e përqendrimit të ekipit të tij, pasi që dy topa të çuditshëm përfunduan në rrjetë dhe eliminuan Brazilin.“Pjesa e parë ishte e shkëlqyer. Dy topa pa lidhje nga kushtuan me eliminim. Na mungoi vëmendja. Në pjesën e parë ne menduam se mund të fitojmë më rezultat të thellë, por na mungoi vëmendja në pjesën e dytë”, theksoi Robinho.
Robinho ishte autori i golit të parë të Brazilit në minutën e 10-të të ndeshjes, gol që mbase shpërqendroi të zgjedhur e trajnerit Dunga dhe bëri që këta të fundit ta nënvlerësojnë Holandën, që në fund doli fituese.
Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, ka pranuar se ai ishte befasuar që skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.“Nuk di çfarë të them. Këta djelmosha e merituan të shkojnë në gjysmëfinale. Ne luajtëm mirë sot, por do të ishte e gabuar nëse ne do të eliminoheshim nga kampionati në penalti”.
“Lidhja që lojtarët e kanë me njëri tjetrin është fuqia e këtij ekipi, ne jemi shumë krenarë për këtë. Tani, ne duhet të festojmë, por jo të argëtohemi dhe aq, sepse takohemi me Holandën në çerekfinale dhe ne duam të fitojmë”, deklaroi Tabarez.
Agjenti i superyllit japonez, Keisuke Honda, ka thënë se do të ishte vështirë e refuzueshme një ofertë për klientin e tij, nga gjigantët e Ligës Premier, Liverpool apo Arsenal.Duke folur për Sport.co.uk, agjenti Kees Ploegsma pranoi se do të jetë e vështirë, por jo e pamundur që Honda të lagohet nga CSKA Moska, së cilës iu bashkua dhjetorin e kaluar.
“Nuk ka pasur interesim deri tani, vetëm spekulime. Por, ai është i hapur të mendojë për gjithçka. Vështirësia e vetme është se ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me CSKA Moskën dhe ai luajti vetëm gjysmë viti. Plus, ata paguan një çmim të mirë për të”.
“Ai është i hapur për interesime dhe bisedime nga Liga Premier, por çështja dytësore tani është CSKA Moska. Unë nuk po them se është e pamundur që ata ta shesin atë, por nuk e di se çfarë çmim mund të kërkojnë, sepse ai është nën kontratë edhe për katër vite. Nuk ka pasur telefonata deri tani, apo diçka e drejtpërdrejtë, por nuk ka tym pa zjarr, apo ka?”, përfundoi Ploegsma.
Në deklaratën e tij të parë pak minuta pas përfundimit të sfidës ndaj Argjentinës, mesfushori gjerman, Bastian Shweinsteiger u shpreh të jetë i kënaqur me fitoren, por ka filluar të mendojë menjëherë për ndeshjen gjysmëfinale, ndërsa për kundërshtar e dëshiron Spanjën.“Më pëlqen të luaj ndaj Spanjës sepse është një nga favoritët e Botërorit dhe ne humbëm ndaj tyre në finale të Euro 2008. Ata kanë një ekip të jashtëzakonshëm dhe mua më pëlqen të luaj ndaj ekipeve të forta”.
“Fitorja ndaj Argjentinës më jep kënaqësi të madhe, por nuk kemi kohë për të menduar sepse duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”, u shpreh Shweini.
Kampioni i Spanjës, Barcelona, ka konfirmuar emërimin e Andoni Zubizarretas si drejtor të ri teknik, ndërsa në konferencën për shtyp të mbajtur menjëherë pas emërimit, Zubizarreta ka thënë se transferimi i Fabregasit do të jetë qëllimi i tij kryesor.48-vjeçari njihet si njëri nga portierët më të mirë në histori të Barcelonës, ku ka qëndruar gjatë viteve 1986-1994. Ai ishte pjesë e ekipit të ‘ëndrrave’ të Barcelonës, që fitoi gjithçka në vitet e nëntëdhjeta. Zubizarreta në këtë post e zëvendëson Txiki Begiristain.
“Synimi ynë kryesor është që Fabregasin ta bëjmë lojtar të Barcelonës gjatë kësaj vere”, theksoi Zubizarreta në prononcimin e tij për mediat.
















